Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Ibn Atijje el Endelusi dhe tefsiri i tij
    “El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz”



    Biografi e tij e shkurtėr


    Ebu Muhammed Abdul-Hakk ibn Galib ibn Abdurrahman ibn Atijje el-Muharibi el-Endelusi u lind nė vitin 481 h – 1088 e.r nė afėrsi tė Granadės nė Spanjė. Rrjedh nga njė familje dijetarėsh me traditė. Qysh nė moshėn rinore udhėtoi nė tė gjitha provincat e Spanjės islame (Andaluzi). U shqua nė shumė disiplina shkencore islame, sidomos nė tefsir, hadith, fikh dhe gjuhė. Pėr njė kohė tė gjatė ishte kadi nė qytetin e Almerisė, ku dha shembullin mė tė mirė tė njė gjykatėsi tė drejtė e tė paanshėm.

    Pa dyshim, Ibn Atijje el Endelusi ishte njė ndėr dijetarėt mė tė mėdhenj tė kohės sė tij, dhe pėrveēqė ishte dijetar i madh i penės, Ibn Atijje el-Endelusi dha shembullin mė tė mirė edhe si muxhahid-luftėtar nė rrugėn e Allahut, duke marrė pjesė nė shumė beteja qė u zhvilluan me armiqtė nė truallin e Spanjės islame. Vdiq nė vitin 542 h. – 1148 e.r. nė qytetin Lurka.

    Mėsuesit dhe nxėnėsit e Ibn Atijjes


    Meqenėse rridhte prej njė familjeje dijetarėsh, ishte e natyrshme qė edhe Ibn Atijje tė vazhdonte rrugėn e tė parėve tė tij nė kėtė drejtim. Mėsimet e para i mori nga i ati Ebu Bekr Galibi, i cili ishte njohės i madh i shkencave tė hadithit, pėr se edhe kishte fituar gradėn “hafidh i hadithit”.

    Ibn Atijje nuk kishte lėnė pa shkelur vend pėr tė cilin kishte dėgjuar se kishte dijetarė, e aty ku nuk mund tė arrinte, u dėrgonte letra, nėpėrmjet tė cilave kėrkonte mendimin e tyre rreth njė ēėshtjeje tė caktuar. Pėrveē babait, mėsues tė tij ishin edhe Ebu Ali el-Gassani, Ebu Ali es-Sadfi, Ebu Muhammed Abdul-Xhebbar ibn Sulejman, Ebu Muhammed el-Kajrevani, Ebu Xha’fer ibnul-Kulej’i, e tė tjerė.1

    Nė tė gjallė tė tij arriti famė tė madhe nė mesin e dijetarėve, kėshtu qė pranė vetes kishte edhe shumė nxėnės, tė cilėt mė vonė u bėnė dijetarė me nam anekėnd Botės Islame, ndėr tė cilėt Ebul-Kasim Abdurrahman ibn Hubejshi, Ebu Bekr Muhammed ibn Ebi Hamza el-Mursi, Ebu Xha’fer Ahmed ibn Meda’ el-Lahmi, Ebu Bekr Muhammed Hajr el-Ishbili, Ebu Bekr ibn Tufejl el-Kajsi etj. Ky i fundit ėshtė filozofi i njohur islam me pėrmasa botėrore, autor i veprės po ashtu shumė tė njohur “Hajj ibn Jakdhan”.

    Ibn Atijje si dijetar


    Pseudonimin Ibn Atijje e ka trashėguar nga gjyshi i tij. Me tė njėjtin pseudonim njihej edhe babai i tij Galibi, kėshtu qė dijetarėt shpeshherė i ngatėrrojnė, po dallimi ndėrmjet tyre ėshtė se Ibn Atijje pėr tė cilin bėhet fjalė, ėshtė autor i tefsirit tė njohur “El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz” dhe ishte kadi vetėm nė Almeri, kurse babai i tij ka qenė kadi nė Granadė.

    Se pėr ēfarė kalibri prej dijetari bėhet fjalė, mund tė konkludojmė nga fakti se tė rrallė ishin ata dijetarė qė meritonin pozitėn e kadiut, do tė thotė vetėm ata mė tė aftėt dhe qė shquheshin pėr njohuri tė thella nė shkenca islame.

    Ibn Atijje radhitet nė mesin e dijetarėve mė tė mėdhenj tė Ehli Synetit. Allahu xh.sh. i kishte dhuruar aftėsi tė mėdha, po edhe zgjuarsi tė pashoqe, tė cilat i shfrytėzoi pėr mrekulli, duke e lėnė tė pashlyeshėm emrin e tij nė historinė islame. Disa dijetarė e konsiderojnė si dijetar tė gjithėanshėm pėr disiplinat fetare qė ishin tė njohura deri atėherė. Megjithatė famėn mė tė madhe e arriti me tefsirin e tij “El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz”, pėr tė cilin dijetarėt kanė folur me pietet tė lartė, duke e vlerėsuar madje si tefsirin mė tė mirė tė shkruar ndonjėherė nga dora e njeriut.

    Nė lidhje me tė si dijetar dhe komentator i Kur’anit, shumė dijetarė kanė shprehur fjalė miradie. F.v. Ebu Hajjani nė parathėnien e tefsirit tė tij pėr Endelusin shprehet: “Ai ėshtė pa dyshim prej mufessirėve mė tė shquar qė u morėn me komentimin e Librit tė Allahut. Ai ishte imam dhe shembull pėr mufessirėt e tjerė. Ishte shumė i sjellshėm, rridhte prej njė familjeje me tradita islame, ishte i zgjuar dhe shumė punėtor.”2

    Pėrveē tefsirit u shqua edhe nė fikh, sidomos nė atė tė medhebit malikij, tė cilin e kishin pothuaj tė gjithė banorėt e Andaluzisė. Falė kėtyre njohurive tė thella nė fikh dhe shkencat ndihmėse tė saj, edhe punoi si kadi. U shqua gjithashtu edhe nė shkencat e hadithit, pėr se mund tė bindemi gjatė leximit tė tefsirit tė tij, ku shohim se gjatė komentimit pėrdor shumė hadithe.

    Njohuritė nga hadithi i kishte pėrvetėsuar nga babai i tij, pėr tė cilin thamė se ishte “hafidh” i shkencės sė hadithit. Ishte i njohur edhe nė shkencat e gjuhės arabe, dhe me ėndje shkruante poezi, tė cilat edhe sot e kėsaj dite vlerėsohen lart.

    Pėrveē tefsirit, nga veprat e tij ka mbijetuar vetėm edhe njė vepėr tjetėr e quajtur “El-Bernamexh”, e cila ėshtė ende dorėshkrim, por ėshtė e vlefshme, sepse pėrmban shėnimet autobiografike pėr tė gjitha veprat e tij, mjerisht tė humbura e tė shkatėrruara nga pakujdesia e muslimanėve, pastaj shėnime pėr mėsuesit dhe nxėnėsit e tij etj.3


    Tefsiri i Ibn Atijjes


    S’ka dyshim se tefsiri i tij, pėr tė cilin do tė bėjmė fjalė, ėshtė njė prej veprave mė madhėshtore tė shkruara ndonjėherė nė shkencėn e tefsirit, me metodėn e komentimit tradicional. Ibn Atijje gjatė shkrimit tė tefsirit tė tij shfrytėzoi pėrvojat e shumė dijetarėve para tij. Ai nganjėherė nė mėnyrė kritike u qaset mendimeve tė mufessirėve para tij, po nė shumė raste jep edhe alternativat dhe mendimet e tij personale. Ibn Atijje pėr metodologjinė e tij tė shkrimit ishte dhe mbeti shembull i pėrkryer pėr shumė gjenerata dijetarėsh pas tij.

    Tefsiri i Ibn Atijjes “El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz” konsiderohet njė prej tefsireve mė tė mira dhe mė tė sakta tė shkruara ndonjėherė nė kėtė lėmė. Ka shumė dijetarė qė me plot tė drejtė thonė se ky tefsir ėshtė ende i patejkalueshėm, sepse Ibn Atijje nė tė mblodhi materien nga tė gjithė librat e tefsirit para tij, duke i pėrzgjedhur mė tė mirėt, duke i shkurtuar dhe klasifikuar me njė mjeshtėri dhe afinitet tė rrallė prej dijetari. Njė mendim tė tillė e ka shprehur edhe mendimtari i madh i Granadės, Ibn Xhuzijj, ndėrsa Ibn Ferhuni dhe Sujutiu Ibn Atijjen e llogarisin nė mesin e dijetarėve mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve.

    Edhe Ibn Halduni i famshėm, nė veprėn e tij tė njohur nė pėrmasa botėrore “El-Mukadime”, thotė: “…Pastaj nė mesin e mufessirėve tė mėvonshėm tė Magrebit4 u shfaq Ebu Muhammed Abdul Hakk ibn Atijje, i cili bėri njė pėrzgjedhje tė kombinuar tė tė gjithė tefsireve tė shkruara para tij, gjithnjė duke gjurmuar tek mė tė saktit dhe mė tė mirėt prej tyre. Ai e arriti kėtė sepse nė mėnyrė tė shkėlqyeshme i radhiti tė gjitha kėto pjesė tė zgjedhura nė veprėn e tij madhėshtore, tė cilėn e pėrdorin dijetarėt e Magrebit dhe tė Spanjės”.

    Fjalė miradie pėr tefsirin e tij ka shprehur edhe shejhul islam Ibn Tejmije, i cili duke bėrė njė krahasim nė mes kėtij tefsiri dhe “Kesh-shafit” tė Zemahsheriut, thotė: “Tefsiri i Ibn Atijjes ėshtė mė i mirė dhe mė i besueshėm nė transmetimin e komentimeve tradicionale sesa ai i Zemahsheriut. Tefsiri i Ibn Atijjes ėshtė ndikuar mė pak nga risitė, edhe pse disa prej tyre mund tė hasen nė tė. Vėrtet ky tefsir ėshtė shumė mė i mirė dhe mė i vlefshėm sesa “Kesh-shafi” i Zemahsheriut, dhe mbase ėshtė tefsiri mė i denjė i shkruar deri mė sot”5.

    Duke i krahasuar kėto dy tefsire, pra tė Ibn Atijjes dhe tė Zemahsheriut, dijetari tjetėr, Ebu Hajjani thotė: “Tefsiri i Ibn Atijjes ėshtė mė komplet dhe mė i spastruar, ndėrsa tefsiri i Zemahsheriut ėshtė mė i shkurtėr po mė i komplikuar pėr t’u kuptuar.”6

    Ndėrsa dijetari bashkėkohor Dr. Dhehebiu, nė lidhje me kėtė tefsir, jep kėtė vlerėsim: “Ibn Atijje s’ka dyshim se bėri njė punė shumė tė mirė nė kėtė tefsir duke sjellė disa elemente tė reja dhe freskuese nė shkencėn e tefsirit, pėr se emri i tij mori dhenė. Ky tefsir ėshtė argumenti mė i fortė se autori i tij atėbotė ishte i paarritshėm nė disiplinat e gjuhės arabe si dhe nė disiplinat e tjera… Mjerisht qė ky tefsir ėshtė ende dorėshkrim”7

    Gjatė kohės kur Dr. Dhehebiu kishte dhėnė kėto vlerėsime, tefsiri i Ibn Atijjes vėrtet ende ishte dorėshkrim, por fatmirėsisht, ndoshta dy vjet mė vonė, ky tefsir do ta shihte dritėn e botimit pėr herė tė parė nė Doha tė Katarit, nė vitin 1977, kur emiri (princi) i Katarit dha njė donacion personal. Botimi nė Katar doli me njė cilėsi tė lartė shtypi nė 15 vėllime. Pas kėsaj, Ministria e Vakėfit e Marokut shtypi botimin tjetėr tė kėtij tefsiri nė 16 vėllime. Botimi i kėtij tefsiri zgjati pėr vite tė tėra, dhe vėllimi i fundit doli nga shtypi nė vitin 1992.8

    Metoda e komentimit e Ibn Atijjes


    Tefsiri i Ibn Atijjes ėshtė mjaft i vėllimshėm dhe bėn pjesė nė radhėn e tefsireve tė gjata. Nė parathėnien e tij, Ibn Atijje thekson se kėtė tefsir e kishte shkruar pėr disa vjet. Pavarėsisht nga koha e gjatė e shkrimit, ai megjithatė i qėndroi besnik metodologjisė qė e kishte pėrcaktuar qė nė fillim tė punės. Sė pari ai shkroi parathėnien, nė tė cilėn shpjegoi arsyet qė e shtynė t’i hynte kėsaj pune kaq tė mundimshme dhe tė vėshtirė. Pas kėsaj parathėnieje dhe para se tė hynte nė komentim, ai shkroi disa kapituj qė kanė tė bėjnė me shkencat kuranore dhe ato tė tefsirit, pėr tė cilat mendonte se janė tė domosdoshme tė kuptohen para se tė fillojė tė lexohet tefsiri. Kėta kapituj janė:

    - Hadithet dhe thėniet e ashabėve dhe tė disa dijetarėve nė lidhje me vlerėn e Kur’anit famėlartė.
    - Vlera e komentimit tė Kur’anit.
    - Komentimi i hadithit “Kur’ani ėshtė shpallur nė shtatė dialekte”.
    - Tubimi i Kur’anit dhe historiku i vokalizimit tė tij - vėnia e shenjave tė pikėsimit.
    - Rreth disa fjalėve kuranore, tė cilat gjenden edhe nė disa gjuhė tė tjera pėrveē arabishtes.
    - Thėniet e dijetarėve pėr mrekullinė e patejkalueshme tė shprehjeve kuranore.
    - Emėrtimet e Kur’anit.
    -Komentimi i Eudhu-Besmeles etj.9

    Ibn Atijje nuk u shqua vetėm se pėrcaktoi metodologjinė komplete tė punės, d. m. th. hartimin e planit tė detajizuar se si t’i qasej komentimin tė Librit tė Allahut, por u shqua edhe pėr faktin se ai kėshtu bėnte hapat e parė konkretė nė njė metodologji pune e cila do t’u shėrbente shumė gjeneratave tė mėvonshme tė mufessirėve. Ai kėsodore tefsirin e shndėrroi nė njė shkencė tė mirėfilltė, e cila mbėshtetet nė baza tė shėndosha, nė studim tė pėrpiktė, nė radhitje tė bukur dhe me qasje dinamike tė komentimit.

    Karakteristikat kryesore tė punės sė tij nė komentimin e Kur’anit mund tė pėrkufizohen nė kėto pika:

    1. Qysh nė parathėnie tė tefsirit tė tij, Ibn Atijje thekson se komentimi i Kur’anit ėshtė njė gjė e rėndėsishme, prandaj ai qė dėshiron t’i qaset Librit tė Allahut pėr ta komentuar, patjetėr duhet tė ketė njohuri tė bollshme paraprake nė disiplina tė shumta shkencore, nė mėnyrė qė me njė pėrgjegjėsi tė plotė dhe pėrkushtim tė kryejė punėn e tij. Komentimin e Kur’anit nuk mund ta bėjnė njerėzit e rėndomtė, por vetėm dijetarėt e mirėfilltė, prandaj ai qė i hyn kėsaj pune seriozisht, duhet tė flejė fare pak, vetes duhet t’ia kufizojė nė njė masė tė madhe pushimin dhe t’i pėrkushtohet me tėrė qenien diturisė, derisa tė mos arrijė nivelin e dėshiruar.

    Ibn Atijje ėshtė shumė real dhe shumė modest kur nuk ngurron dhe e pranon se atij personalisht i ėshtė dashur shumė kohė derisa arriti tė gjitha kėto parakushte.10

    2. Sipas tij, gjėja e dytė qė duhet ta bėjė secili dijetar, ėshtė zgjedhja e njė disipline tė veēantė shkencore islame, dhe nė tė tė perfeksionohet maksimalisht. Ai pranon se me dėshirė kishte zgjedhur shkencėn e tefsirit dhe komentimin e Librit tė Allahut, sepse, sipas tij, tė komentuarit e Kur’anit ėshtė shkenca bazė e Sheriatit, dhe se tė gjitha shkencat e tjera janė shkenca ndihmėse nė krahasim me tė. “Jam bindur, - thekson Ibn Atijje, se shkenca e tefsirit ėshtė shkenca qė tė afron mė sė shumti tek Allahu i Madhėrishėm, i pastron nijetet (qėllimet), largon nga e padobishmja dhe nxit pėr atė qė ėshtė vėrtet e dobishme dhe e vlefshme.” 11

    3. Gjatė komentimit tė Kur’anit, Ibn Atijje shfrytėzoi e pėrdori veprat mė tė mėdha e mė tė sakta nga trashėgimia e tefsirit. Megjithatė ai nė kėtė rast nuk ishte vetėm njė pėrcjellės pasiv i qėndrimeve tė autorėve tė mėparshėm, pėrkundrazi Ibn Atijje lėshohej nė dialogė me mendimet e tyre, duke dhėnė shenjė se cila mund tė ishte e saktė e cila jo. Lexuesi i tefsirit tė Ibn Atijjes shumė lehtė mund ta vėrejė kontributin e tij personal nė kėtė lėmė. Sa i pėrket tefsireve tė cilat i shfrytėzoi do tė shohim se mė sė shumti pėrdori tefsirin e Ibn Xherir et-Taberiut, i cili si nga tė tjerėt ashtu edhe nga ky, ėshtė pranuar si mė i vlefshmi prej tefsireve tradicionale, e pastaj pėrdori edhe tefsire tė tjera me radhė, duke zgjedhur prej tyre gjėrat mė tė mira.

    Nė disiplinat e gjuhės arabe mė sė shumti pėrdori veprat e autorėve tė mėdhenj si Halil ibn Ahmedi, pastaj Sibevejhi, Ferrai, Muberridi etj. Nė lėmin e fikhut shfrytėzoi mė sė shumti “Muvettain” e Imam Malikut, drejtimit juridik tė tė cilit edhe i takonte. Nė lėmin e Akaidit pėrdori veprat e Bakilaniut, Esh’ariut, Imam Xhuvejnit etj.12

    4. Njė karakteristikė e veēantė e kėtij tefsiri ėshtė se Ibn Atijje, nėpėrmjet komentimit (tefsirit), ngėrthen nė mėnyrė tė barabartė tė gjitha njohuritė (shkencat) e tjera duke mos lėnė anash asnjė prej tyre. Nė tė njėjtėn kohė ai kritikoi ashpėr tė gjithė ata mufessirė qė komentimit iu qasėn vetėm nga njė aspekt, qoftė gjuhėsor, qoftė juridik, qoftė akaidologjik apo tjetėrfare, ndėrsa vetė ishte ndėr tė parėt qė i gėrshetoi tė gjitha kėto shkenca nė tė komentuarit e Kur’anit, prandaj edhe tefsiri i tij ėshtė vlerėsuar dhe ende vlerėsohet lart nga dijetarėt.

    5. Kur ėshtė fjala pėr qėndrimet e dijetarėve tė mėhershėm tė tefsirit, ai nuk i pranon ato qėndrime pa verifikuar mirė vargun zinxhiror nė transmetimet deri tek ata. Kjo sidomos kur ka tė bėjė me qėndrime kundėrthėnėse tė dijetarėve tė mėdhenj lidhur me disa ēėshtje tė caktuara. Ai tėrheq vėrejtjen sidomos pėr qasjen e komentimit tė simboleve (shprehjeve) tė komplikuara kuranore dhe atyre tė fshehta-alegorike (batin). Ibn Atijje thekson se kėto dy metoda tė komentimit shumė lehtė mund ta hutojnė mufessirin qė ai tė gabojė dhe t’i shmanget komentimit tė drejtė e tė saktė. Ai ishte ithtar i mendimit qė dijetarėt t’i qasen Kur’anit sa mė shumė nė komentimin e kuptimit tė jashtėm e sa mė pak tė atij tė brendshėm – alegorik. Ndoshta kjo edhe ishte arsyeja kryesore qė Ibn Atijje tė mos thellohej aq shumė nė komentimin stilistiko-gjuhėsor dhe alegorik tė ajeteve kuranore, siē kishte bėrė, fjala vjen, Zemahsheriu.

    6. Gjatė komentimit tė disa ajeteve dhe fjalėve qė gjenden nė tė, ai i komenton ato sipas radhitjes, duke mos kaluar nė tekst herė para e herė prapa, siē kanė vepruar disa mufessirė, por e ka ndjekur kėtė metodologji: sė pari komentonte ajetin nė tėrėsi, pastaj nxirrte dispozitat e caktuara nga ai, bėnte analizėn gjuhėsore-gramatikore, fliste pėr kiraetet apo mundėsitė e leximit tė njė fjale tė ajetit nė disa mėnyra, varėsisht se pėr cilin kiraet bėhet fjalė, mirėpo gjithmonė ishte i kujdesshėm qė tė tėrhiqte vėrejtjen se nėse bėhej fjalė pėr ndonjė kiraet tė papranueshėm (shadh-dh) ai e tregonte dobėsitė e atij kiraeti.

    7. Ibn Atijje, siē theksuam mė pare, i takonte drejtimit juridik tė malikinjve, por megjithatė aspak nuk ishte fanatik nė kėtė drejtim. Si ēdo dijetar tjetėr i madh, qė kishte arritur gradėn e ixhtihadit, edhe ky pėrpiqej qė pėr disa ēėshtje juridike tė sillte mendimin mė tė saktė e mė tė pranueshėm, pa marrė parasysh nėse ai mendim, tė cilin e parapėlqente, ishte i ndonjė shkolle tjetėr juridike e jo i malikinjve. Nė tefsirin e tij mund tė gjejmė shumė shembuj tė tillė tė mosanimit nga medhhebi juridik tė cilit i takonte.13

    8. Si pėrfaqėsues i denjė i shkollės tradicionale tė tefsirit, Ibn Atijje sė pari fillon komentimin e Kur’anit me vetė Kur’anin, nėse ekzistojnė ajete qė sqarojnė njėri-tjetrin. Ai madje tėrheq vėrejtjen se asnjė mufessir nuk bėn tė sjellė ndonjė mendim pėrfundimtar rreth njė ajeti tė caktuar, pėrderisa tė mos bindet se nė Kur’an nuk ekziston ndonjė ajet tjetėr qė mund tė jetė sqarues i tij. Pas kėsaj ai i qaset komentimit tė ajetit me hadithe nga i Dėrguari a.s., pastaj me fjalėt e ashabėve dhe tė tabiinjve e mė pas ai pėrdor edhe mendimet e dijetarėve tė mėdhenj para tij.

    Njė shembull tė komentimit tė Kur’anit me Kur’an nga Ibn Atijje e shohim tek komenton ajetin e fundit tė kaptinės “El-Fatiha” (Gajril magdubi alejhim ve le dal-lin) – “e jo nė (rrugė) tė atyre (ndaj tė cilėve) qė Je i hidhėruar, dhe qė kanė humbur!”

    Ėshtė i njohur fakti se nė lidhje me kėtė ajet kuranor ekziston njė hadith sahih (i vėrtetė) i pėrcjellė besnikėrisht nga Pejgamberi a.s. se (gajril magdubi alejhim) janė hebrenjtė, kurse (ed-dal-lin) janė tė krishterėt, por pavarėsisht nga kjo, Ibn Atijje me ngulm ka hulumtuar dhe ka sjellė njė lidhje tjetėr tė shkėlqyeshme tė ajeteve, kur si ajet sqarues pėr pjesėn e parė tė ajetit (Gajril magdubi alejhim) sjell ajetin 61 tė kaptinės El-Bekare:

    “…e ata (hebrenjtė) kundėr vetes shkaktuan hidhėrimin e All-llahut.”

    Ndėrsa nė lidhje me pjesėn e dytė tė ajetit (ed-dal-lin) qė flet pėr tė krishterėt, sjell ajetin 77 tė kaptinės El-Maide:

    “dhe mos shkoni pas epsheve tė njė populli tė mėparshėm qė ka humbur, qė ka shkaktuar humbjen e shumė tė tjerėve dhe qė u largua nė tėrėsi prej rrugės sė drejtė.”

    Tėrė kjo elokuencė nė sjelljen e argumenteve tė qarta nga Kur’ani, na flet pėr potencialin e madh tė kėtij dijetari tė famshėm, i cili mu pėr shkak tė kėtyre gjėrave, vlerėsohet si njėri ndėr mufessirėt mė tė mirė tė tė gjitha kohėve.

    9. Disa dijetarė, si Ibn Tejmijje dhe dijetari bashkėkohor Dr. Dhehebiu, nė disa raste kanė kritikuar Ibn Atijjen se pėr disa ēėshtje akaidologjike ėshtė mė i pėrafėrt me qėndrimet e mu’teziles sesa tė Ehli Synetit. Por, nėse analizohen hollėsisht kėto qėndrime tė tij, do tė shohim se kėta dy dijetarė nuk kishin tė drejtė pėr kėto kritika, sepse ai ishte vėrtet njė dijetar qė mbrojti denjėsisht parimet e Ehli Synetit. Ai ka kritikuar ashpėr qėndrimet e ngurta tė mu’teziles lidhur me cilėsitė dhe emrat e Allahut, pastaj pėr mundėsinė pėr ta parė Allahun xh.sh. nesėr nė Ahiret etj., por keqkuptimi nga ana e dy dijetarėve tė sipėrtheksuar qėndron nė faktin se Ibn Atijje i analizonte nė detaje edhe mendimet e Ehli Synetit, dhe pastaj ato i pranonte pas bindjes e jo vetėm tė imitonte dijetarėt tradicionalistė pa i shkoqitur mirė e mirė ato mendime.14

    Ndikimi i Ibn Atijjes tek mufessirėt e mėvonshėm


    Meqenėse Ibn Atijje ishte ndėr tė parėt qė themeloi disa parime nė shkencėn e tefsirit dhe iu qas komentimit me njė metodologji tė re e tėrheqėse, nuk ėshtė aspak ēudi pse shumė mufessirė tė tjerė pas tij, ta merrnin atė si shembull dhe tė ndiqnin po kėtė metodė tė punės qė ai e trasoi. Kjo flet mė sė miri se ēfarė vlere tė madhe ka tefsiri i tij. Meqenėse jetoi nė Spanjė, ishte shumė e natyrshme qė nga mėsimet e tij tė ndikoheshin mė sė shumti dijetarėt e Andaluzisė dhe tė Magrebit. Prej dijetarėve mė tė njohur qė ndoqėn kėtė metodologji pune ėshtė Kurtubiu. Kjo mund tė vėrehet lehtė, nėse i krahasojmė kėto dy tefsire midis tyre, pėr se dėshmojnė edhe shumė dijetarė.

    Ibn Halduni thotė se Kurtubiu pothuajse nė tėrėsi ndoqi kėtė metodologji tė punės tė Ibn Atijjes, me njė dallim qė Kurtubiu i kushtoi kujdes mė tė madh besueshmėrisė sė haditheve, por nė anėn tjetėr pėrdori mė shumė israiliate, gjė qė nuk mund tė thuhet edhe pėr Ibn Atijjen, i cili, ndonėse diku-diku ka pėrdorur israiliate, ato i ka pėrmendur vetėm nė mėnyrė kritike dhe sa pėr t’i shpėrfillur.

    Nga tefsiri i Ibn Atijjes ishte i ndikuar me tė madhe edhe dijetari tjetėr i madh, Ebu Hajjani i cili nė parathėnien e tefsirit tė tij pranon se e kishte shfrytėzuar shumė tefsirin e Ibn Atijjes dhe atė tė Zemahsheriut.

    Ndėrsa Abdurrahman ibn Muhammed eth-Thealebi nga Algjeria, nė parathėnien e tefsirit tė tij, thotė se pėr bazė kishte tefsirin e Ibn Atijjes, tė cilin e kishte shkurtuar dhe e kishte plotėsuar me disa gjėra tė vlefshme nga tefsiret e tjera dhe e quajti “El-Xhevahirul hisan fi tefsir-l-Kur’an”.15




    ============================

    Fusnotat:

    1. Ibn Atijje “El-Muharrerul vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz”, vėll. I, fq. 5, Duha-Katar, 1977
    2. Po aty, fq. 7-8.
    3. Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. I, fq. 178 Kajro 1985.
    4. Fjala Magreb nė tė kaluarėn pėrfshinte Marokun, Tunisin, Mautitaninė, Algjerinė, njė pjesė tė Libisė, njė pjesė tė Saharės Perėndimore si dhe Spanjėn e Portugalinė, ndėrsa sot me kėtė emėrtim njihet vetėm Maroku.
    5. Fetava li Ibn Tejmijje, vėll II, fq. 194.
    6. Ebu Hajjan “El-Bahrul Muhiit”, vėll. I, fq. 9.
    7. “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll. I fq. 180.
    8. Fehd ibn Abdurrahman er-Rumi, “Buhuth fi Usuli-t-Tefsiri ve menahixhihi” fq. 149, Rijad 1413 h.
    9. Ibn Atijje, “El-Muharrerul-vexhiz fi tefsiril-Kitabil-aziz”, fq. 13-98, Doha (Katar) 1977.
    10. Po aty fq. 7.
    11. Po aty fq. 8-9.
    12. Nga parathėnia e shkruar me rastin e botimit tė tefsirit tė Ibn Atijjes. fq. “Xh” 3-4.
    13. Po aty, fq. “Xh” – 9-10.
    14. Pėr mė gjerėsisht shih parathėnien e shkruar pėr tefsirin e Ibn Atijjes, fq. “Xh” – 19-20.
    15. Abdurrahman ibn Muhammed eth-Thealebi “El-Xhevahirul hisan fi tefsir-l-Kur’an”. fq.3, Bejrut, pa vit botimi.

    Vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dritė : 29-07-2009 mė 15:40

  2. #12
    Ismail ibn Kethir (701-774 h.) dhe tefsiri i tij
    “Tefsirul Kur’anil Adhiim”

    Sabri Bajgora

    Biografi e shkurtėr


    Emri i tij i plotė ėshtė Ismail ibn Amr ibn Kethir ibn Dav’u ibn Kethir ibn Zer’u, el Kajsi, el-Busrevi, ed-Dimeshki. U lind nė Busra njė fshat nė veri tė Damaskut nė vitin 701 h.[1] Ibn Kethiri njihet me ofiqet mė tė larta tė nderit me tė cilat e quajtėn dijetarėt: El Imam, El Hafidh, Imaduddin, Ebul Feda’ė, etj.

    Derisa Ibn Kethiri ishte nė moshėn e njomė, 4 vjeē, i vdiq babai, i cili ishte njė ligjėrues i njohur nė Busra, prandaj kujdesin ndaj tij e mori i vėllai, Abdul Vehabi. Nė moshėn 7 vjeē sė bashku me tė vėllanė u shpėrngulėn nė Damask dhe prej atje fillon shtegtimi i tij i dijes. Sė pari mėsimet fillestare i mori nga i vėllai e pastaj vazhdoi me dijetarėt mė tė mėdhenj tė kohės, ndėr ta edhe Ibn Shehine, El Amidiu, Ibn Asakiri, Ibnul Ferkah, Ez Zerradi, El Mizzi dhe Ibn Tejmijen, tė cilin e donte dhe e respektonte aq shumė, saqė pėr shkak tė pėrkrahjes sė fetvasė sė tij nė lidhje me shkurorėzimin, pėrjetoi edhe tortura nga fundi i jetės sė tij.[2] Pastaj mori mėsime edhe prej Shemsuddin Muhammed ibn Ahmed edh-Dhehebit , Ebul-Fet-h ed-Debusit etj..

    Vdiq dhe u varros nė Damask nė vitin 774 h. pranė varrit tė mėsuesit tė tij tė dashur Ibn Tejmije.



    Pozita e tij nė dije


    Ibn Kethiri, si emėr dhe si dijetar, me meritė zė njė vend tė posaēėm nderi ndėr dijetarėt, sepse ai me veprat e tij madhėshtore qė la pas, e bėri tė pavdekshėm emrin e tij prej mufessiri dhe dijetari tė gjithanshėm. Tefsirologėt e konsiderojnė si njėrin prej mufessirėve mė tė mėdhenj tė Botės Islame, posaēėrisht kur ėshtė fjalė pėr tefsirologėt e metodės tradicionaliste tė komentimit.

    Emrit tė tij, kudo nėpėr libra, i ėshtė shtuar edhe grada e nderit “Hafidh”, e cila tregon pėr kontributin e madh qė i ka dhėnė ky shkencės sė hadithit, nė tė cilėn edhe mori kėtė titull.

    Ibn Kethiri, qysh nė rininė e tij tė hershme, tregoi shenja tė zgjuarsisė dhe tė inteligjencės sė pashoqe. Ai nė moshė tė re pėrveēqė mėsoi pėrmendsh Kur’anin, mėsoi pothuaj pėrmendsh edhe shumė vepra tė tjera tė rėndėsishme tė proveniencės islame.

    Nė lidhje me zgjuarsinė e tij, autori i veprės “Shedheratu-dh-Dheheb” – Ibnul Imad el Hanbeli, i cili njėherėsh ishte edhe nxėnės i Ibn Kethirit, thotė: “Ai mbante shumė nė mend, shumė pak harronte kurse edhe mė mirė kuptonte…”[3]

    Ibn Kethiri vazhdoi guximshėm tė hidhej nė valėt e dijes derisa arriti nė majat e saj, me veprat e tij tė mėdha, qė edhe sot e kėsaj dite lexohen me admirim nga lexues tė shumtė anekėnd Botės Islame.

    Ibn Haxher el Askelani citon fjalėt e imam Dhehebiut nga vepra e tij e njohur “El-Mu’xhemul muhtass” tė ketė thėnė pėr Ibn Kethirin: “Ishte muftiu mė i dalluar (qė jepte fetva nė mėnyrė tė pavarur) muhaddith i shkėlqyeshėm, njohės i thellė i tė drejtės sė Sheriatit dhe mufessir i rrallė”[4]

    Ibn Hubejbi, ndėr tė tjera, pėr tė ka thėnė: “Nė kohėn e tij ishte dijetar pa konkurrencė dhe i pakrahasueshėm nė shkencat e historisė, hadithit dhe tefsirit”.

    Autori i “Tabekatul Mufessirin”, Shemsudin ed-Davudi, nė biografinė e tij, ndėr tė tjera, ka shėnuar: “Ishte shėmbėlltyrė pėr dijetarėt e tjerė, sidomos pėr hafizėt e shkencės sė hadithit nė pėrcjelljen besnike tė isnadeve tė haditheve”.[5]

    Nė fund, njė vlerėsim tė ēmuar pėr kėtė dijetar ka dhėnė edhe dijetari bėshkėkohor, Dr. Muhammed edh-Dhehebiu, i cili pėr tė thotė: “Nė ēdo rast, dija e Ibn Kethirit i bėhet e qartė secilit qė lexon tefsirin e tij dhe librin e shkruar nga ai nė lėmin e historisė “El-Bidaje ve-n-Nihaje”. Kėto dy vepra bėjnė pjesė ndėr librat mė madhėshtorė tė shkruar ndonjėherė nga njerėzit (dijetarėt)”[6]



    Veprat e shkruara tė tij


    Ibn Kethiri shkroi njė numėr tė madh veprash nė shumė disiplina shkencore islame, disa prej tė cilave, siē ėshtė tefsiri i tij i njohur “Tefsirul Kur’anil Adhim” edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė shtypen e tė botohen nė tirazhe rekorde.

    Ibn Haxher el Askelani nė veprėn e tij “Ed-Durrerul kamineh”, ndėr tė tjera, ka thėnė: “Veprat e tij u pėrhapėn edhe nė tė gjallė tė tij, e njerėzit i shfrytėzuan edhe mė shumė pas vdekjes sė tij. Vėrtet ėshtė njė rast i rrallė qė ndonjė dijetar tė shkruajė vepra aq madhėshtore nė shumė lėmenj, e ato tė konsiderohen si libra bazė”.[7]

    Prej veprave tė tij do tė veēonim:


    1. “Tefsirul-Kur'anil-Adhim” – tefsiri i tij i njohur, i cili deri mė sot ka pasur qindra botime; pėr kėtė vepėr do tė flasim mė gjerėsisht.

    2. “El-Bidaje ve-n-Nihaje” (Fillimi dhe fundi) – njė vepėr e shkėlqyeshme historike, e botuar nė 14 vėllime tė mėdha. Nė kėtė vepėr Ibn Kethiri, nė bazė tė ajeteve kuranore dhe haditheve tė Pejgamberit a.s., flet mbi krijimin e botės, mbi tė gjithė pejgamberėt prej Ademit a.s. e deri tek Muhammedi a.s. Nė kėtė libėr janė pėrfshirė ngjarjet mė tė rėndėsishme historike deri nė vitin 767 hixhri; aty flitet edhe pėr momentet e fundit tė kėsaj bote, pėr parashenjat e Kiametit, pėr ringjalljen dhe llogarinė e fundit. Kjo vepėr edhe nė kohėn tonė gėzon njė reputacion tė madh tek dijetarėt.

    3. “Et-tekmil fi ma'rifetith-thikati ved-du'afa'i vel-mexhahil” – ėshtė njė vepėr e hadithit qė flet pėr transmetuesit e haditheve.

    4. “El-Hedju ve-s-Senenu fi ehadithil-mesanidi ves-suneni” – Nė kėtė vepėr Ibn Kethiri ka tubuar gjashtė koleksionet mė tė mėdha tė hadithit, tė cilave pastaj ua ka bashkėngjitur edhe Musnedin e Imam Ahmedit, Bezzarit, Ebu Ja’lait dhe Ibn Shejbes. Qė tė gjitha hadithet i ka klasifikuar e radhitur nė kapituj pėrkatės.

    5. “Sherhu Sahihil-Buhari” (Koment i Sahihut tė Buhariut) – tė cilin nuk arriti ta pėrfundonte.

    6. “Ihtisaru Ulumil-hadith” – Njė pėrmbledhje e shkurtėr e veprės sė Ibn Sallahut nė lėmin e shkencave tė hadithit.

    7. “Musnedu-sh-shejhajn” – koleksion i haditheve qė transmetohen nga Ebu Bekri dhe Omeri r.a.

    8. “Tabekatul-fukahai-sh-shafi’ijjin” – vepėr e cila tregon pėr biografinė e dijetarėve mė tė mėdhenj tė medhhebit shafii. Edhe Ibn Kethiri i pėrkiste kėtij drejtimi juridik.

    9. “Risale fil-xhihad”.

    10. “El-Ixhtihad fi talebil-xhihad”.

    11. “Ihtisaru-s-sireti-n-nebevijje” – biografi e shkurtėr e Muhammedit a.s., e shtypur dhe e botuar me titullin: ”EL-FUSUL FI IHTISARI SIRETI-RR-RRESUL”

    12. “Kitabul-ahkam” – Njė vepėr madhėshtore nė lėmin e Fikhut, tė cilėn fatkeqėsisht nuk arriti ta pėrfundonte tė tėrėn, arriti deri te kapitulli i Haxhit.

    13. “Menakibu-sh-Shafi’i” – Vepra mbi jetėn dhe personalitetin e Imam Shafiut.

    14. “Kitabul mukaddimat”.

    15. “Tahrixh ehadith Muhtesar Ibnul Haxhib”, etj.[8]



    Tefsiri i Ibn Kethirit


    “Tefsirul Kur’anil Adhim”

    Tefsiri i Ibn Kethirit “Tefsirul-Kur'anil-Adhim” (Komentim i Kur’anit tė Madhėrishėm) ėshtė pa dyshim njėra prej veprave tė tij mė tė mėdha e mė tė vlefshme. Dijetarėt, pa dallim, kėtė tefsir e konsiderojnė ndėr tefsirėt mė tė mirė tė tė gjitha kohėve. Kėshtu tefsirologu i mirėnjohur Shevkaniu pėr kėtė tefsir thotė se ėshtė njėri ndėr tefsirėt mė tė mirė, mbase mė i miri. Tė njėjtin vlerėsim e ka dhėnė edhe Zerkaniu.[9] Dallime nė vlerėsime manifestohen vetėm kur bėhen krahasime nė mes tefsirit tė Taberiut dhe atij tė Ibn Kethirit, sepse dihet qė tefsiri i Taberiut ėshtė mė i vėllimshėm dhe pėrmban mė shumė transmetime. Dhe sigurisht, shikuar nga ky aspekt ėshtė mė i vlefshėm, mirėpo tefsiri i Ibn Kethirit, qė ėshtė me madhėsi mesatare, ėshtė mė praktik e mė i saktė, dhe mė i lexueshėm pėr masėn, duke marrė parasysh se nė tė ka mė pak transmetime tė dobėta sesa nė tefsirin e Taberiut.

    Ky tefsir deri mė tash ka pasur shumė botime dhe me tirazhe rekorde, zakonisht nė 4 vėllime. Ky tefsir ka pasur edhe disa botime nė versione tė shkurtuara, tė cilat i kanė bėrė dijetarėt e mėdhenj, si Ahmed Shakir, Muhammed Nesib er-Rifa'i dhe Muhammed Ali es-Sabuni. Nė versionin e shkurtuar botohet zakonisht nė 3 vėllime.

    Metoda qė ndoqi Ibn Kethiri nė tefsirin e tij


    Siē theksuam mė parė, ky tefsir ėshtė i dyti nga vlera pas tefsirit tė Taberiut, me metodėn e komentimit tradicional, por ėshtė i pari pėr nga tirazhi i botuar.

    Nė kėtė tefsir Ibn Kethiri ndoqi besnikėrisht metodėn tradicionale tė komentimit, sė pari duke komentuar ajetet kuranore me ajete tė tjera kuranore, pastaj ajetet me hadithe dhe, nė fund duke marrė edhe komentimet e ashabėve dhe tė tabiinjve, pėr se i ka tejkaluar tė gjithė mufessirėt.[10]

    Ibn Kethiri qė nė parathėnie tė tefsirit tė tij, duke cituar fjalėt e mėsuesit tė tij Ibn Tejmije, tė cekura nė “Mukaddime fi Usuli tefsir”, thotė se mėnyra mė e mirė e komentimit ėshtė komentimi i Kur’anit me Kur’an, pastaj me hadithe (Synet) e pas kėtyre dy burimeve me fjalėt (komentimet) e ashabėve dhe tė tabiinjve.[11]

    Ibn Kethiri nė fillim tė ēdo sureje sjell disa shėnime tė shkurtra pėrkitazi me suren, nėse ajo ėshtė mekase apo medinase, pėr emėrtimet e saj, ē’ėshtė transmetuar nė lidhje me vlerėn e saj, pėr numrin e ajeteve tė sures, madje nganjėherė sjell edhe numrin e shkronjave e tė fjalėve tė ndonjė sureje.[12]

    Gjatė komentimit tė ajeteve, Ibn Kethiri sjell po ashtu njė numėr tė madh tė haditheve, meqenėse ishte njohės i madh i hadithit.

    Ibn Kethiri nė shumė raste sjell edhe mendimet e Taberiut, tė cilin, siē thotė ai, e kishte shembull si njė mufessir tė madh.

    Nė tefsirin e tij ai sjell shumė ngjarje e ndodhi tė pejgamberėve, ngase ishte njohės i madh edhe i historisė, pėr se ishte dhe mbeti i patejkalueshėm nga ana e dijetarėve tė tjerė.

    Ibn Kethiri po ashtu kishte njė qėndrim kritik edhe ndaj israiliateve, tė cilat tė shumtėn e rasteve i demaskon duke i quajtur si gėnjeshtra dhe shpifje.

    Gjatė analizave tė thukėta qė i janė bėrė kėtij tefsiri tė madh, dijetarėt kanė veēuar disa nga pikat mė tė rėndėsishme qė ka trajtuar Ibn Kethiri; nga tė cilat janė:



    Qėndrimi i tij ndaj tefsirit racional


    Ibn Kethiri ishte mufessir qė preferonte metodėn tradicionale tė komentimit, do tė thotė sė pari tefsiri i Kur’anit me Kur’an, pastaj me hadith, pastaj me fjalėt e ashabėve dhe nė fund me fjalėt e tabiinjve, por fjalėt e tyre pėr tė qenė si argument i pranueshėm i kushtėzon tė jenė unike, pra tė mos ketė mospajtime mes tyre.

    Sa i pėrket qėndrimit tė tij ndaj tefsirit racionale, ai nė tė shumtėn e rasteve i parafrazon mendimet e mėsuesit tė tij Ibn Tejmijes, se komentimi racional pa njohuri tė thella paraprake tė shkencave islame - kuranore ėshtė haram - i ndaluar.[13]



    Interesimi i tij pėr cekjen e isnadeve


    Ndėr mufessirėt nuk njihet ndonjė tjetėr qė tė ketė pasur njohuri mė tepėr pėr isnadet sesa Ibn Kethiri. Kėtu i ndihmoi sigurisht njohuria e tij e madhe nė lėmin e Hadithit, pėr se kishte edhe titullin “hafidh”, kėshtu qė pothuaj nė ēdo transmetim, ai cek edhe isnadin e atij transmetimi, duke dhėnė shenjė nėse ka pėr vargun e transmetuesve ndonjė vėrejtje a dobėsi. Gjatė cekjes sė isnadeve, Ibn Kethiri nuk ra nė grackėn ku ra Ibn Xheri et-Taberiu, i cili nė disa raste e lė lexuesin nė huti lidhur me disa hadithe a transmetime, sepse nuk cek fare isnadin dhe as jep shenjė pėr dobėsitė eventuale tė atij vargu tė transmetuesve.[14]



    Qėndrimi i tij ndaj cilėsive dhe emrave tė Allahut


    Rreth kėsaj ēėshtjeje, Ibn Kethiri ndoqi me pėrpikėri udhėn e tė parėve (selefi salih), duke pranuar e vėrtetuar tė gjithė ata emra dhe ato cilėsi me tė cilat Allahu xh.sh. e ka pėrshkruar apo cilėsuar Vetveten, duke iu shmangur ēdo shėmbėllimi apo pėrngjasimi me cilėsitė e krijesave.

    P.sh. tek komenton ajetin e 54 tė kaptinės “El-A’raf”:

    إِنَّ رَبَّكُمُ اللّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

    “Vėrtet, Zoti juaj, Allahu, ėshtė Ai qė krijoi qiejt e tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj qėndroi mbi Arshin…”

    shohim tek thotė:

    “Nė lidhje me kėtė ēėshtje njerėzit kanė folur shumė, mirėpo ne nuk e kemi ndėr mend tė zgjerohemi tash nė kėtė temė, por themi vetėm atė qė kanė thėnė dijetarėt tanė, si Maliku, Evzaiu, Thevriu, Lejth bin Sa’di, Shafiu, Ahmed ibn Hanbeli, Ishak bin Rahevijjeh e tė tjerėt nga imamėt e mėdhenj, se kėtu nuk guxojmė tė bėjmė ndonjė shėmbėllim apo pėrgjasim tė Allahut me krijesat, sepse askush nuk ėshtė si Ai:

    لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ

    “Asnjė send nuk ėshtė si Ai (Allahu)” (Esh-Shuura, 11)

    Ne themi ashtu siē kanė thėnė imamėt e mėdhenj, e ndėr ta edhe Neim bin Hamad el-Huzai, mėsuesi i Buhariut se: “Ai qė e shėmbėllen Allahun me krijesat e Tij, ai ka rėnė nė mosbesim, sikundėr edhe ai qė e mohon atė cilėsi qė Allahu ia ka atribuuar Vetvetes, po ashtu ka rėnė nė kufėr-mosbesim.

    Prandaj ai qė i beson dhe i pohon ato cilėsi tė Allahut, tė cilat i ka cekur nė Kur’an nė atė mėnyrė qė pėrkojnė mė Madhėrinė e Tij, duke e zhveshur Atė nga ēdo mangėsi, ai vėrtet ka ndjekur rrugėn e udhėzimit.”[15]



    Interesimi i tij pėr dispozitat juridike nga Fikhu


    Meqenėse Ibn Kethiri ishte muhadith i madh, kur komentonte ndonjė ajet qė kishte tė bėnte me ndonjė dispozitė juridike, ai nuk e shpjegonte atė ajet vetėm kalimthi, po pėrpiqej qė ēėshtjen qė e prekte ajeti, ta shtjellonte duke marrė si shembuj edhe shumė hadithe tė Resulullahut, si dhe fjalėt e 4 Imamėve tė mėdhenj tė shkollave juridike islame. Shembuj tė tillė kur Ibn Kethiri flet pėr disa ēėshtje juridike islame, kemi kur flet rreth ajeteve tė martesės, shkurorėzimit, trashėgimisė, zekatit, agjėrimit, etj.

    Por ajo qė e bėn kėtė mufessir kaq tė madh e tėrheqės, ėshtė fakti se ai nuk zgjerohet aq shumė nė kėto ēėshtje pėr tė krijuar ndjenjė tė monotonisė tek lexuesi, ashtu siē ka vepruar f.v. Kurtubiu, po as nuk kalon nėpėr kėto ajete e dispozita vetėm kalimthi, pa hyrė nė detaje, sikur qė kanė vepruar shumica e komentatorėve tė tjerė tė Kur’anit, por ndjek njė rrugė tė mesme.[16]



    Qėndrimi i tij ndaj israiliateve


    Pa dyshim, Ibn Kethiri bėn pjesė ndėr mufessirėt qė ndaj israiliateve kanė qėndrim tepėr kritik dhe demaskues. Ai ka njė qėndrim mohues e negativ ndaj tregimeve tė tilla tė ēuditshme, tė cilat nganjėherė i cek sa pėr tė dhėnė shenjė se janė trillime, shpifje dhe padrejtėsisht kanė zėnė vend nėpėr librat e tefsirit. Ai njė gjė tė tillė e bėnte me lehtėsi e shkathtėsi tė paparė, sepse njohja e thellė e shkencės sė hadithit dhe njohja e dobėsive nė vargun e transmetuesve, i mundėsonte njė gjė tė tillė.

    Dr. Dhehebiu pėr Ibn Kethirin thotė: “Nuk kam parė dikė prej mufessirėve tė ketė qenė mė i ashpėr nė kritikėn dhe demaskimin e israiliateve sesa Ibn Kethirin. Afėr tij nė kėtė aspekt do tė radhitja edhe Ebu Muhammed bin Atijjen me tefsirin e tij “El Muharrirul vexhiz fi tefsiril kitabil aziz”, dhe Ebu Hajjanin me tefsirin e tij “El Bahrul Muhit”.[17]

    Ja njė shembull kur Ibn Kethiri demaskon njė rrėfim tė tillė, duke e quajtur rrenė dhe hiperbolizim, gjatė komentimit tė ajetit 22 tė kaptinės “El-Maide”:

    قَالُوا يَا مُوسَى إِنَّ فِيهَا قَوْمًا جَبَّارِينَ وَإِنَّا لَن نَّدْخُلَهَا حَتَّىَ يَخْرُجُواْ مِنْهَا

    فَإِن يَخْرُجُواْ مِنْهَا فَإِنَّا دَاخِلُونَ

    “Ata (populli i Musait) thanė: O Musa, aty ėshtė njė popull i fuqishėm (dhunues), prandaj ne nuk do tė hyjmė aty kurrė, derisa ata tė mos dalin nga ajo (tė na e lirojnė pa luftė) e nėse ata dalin nga ai vend, atėherė ne do tė hyjmė”.

    Ibni Kethiri rrėfen me isnad nga Ibni Xheriri e ky nga Ibn Abbasi, se: “Xhebbarinėt-amalikėt, ishin njerėz tė mėdhenj nga trupi-vigaj, ishin tė fuqishėm dhe dhjetė herė mė tė gjatė se njerėzit e rėndomtė. Kur Musai a.s. i urdhėroi beni-israilėt tė hynin nė qytetin e Erihas (Jerihon), para tyre dėrgoi njė pararojė prej 12 vetash, prej ēdo fisi nga njė, pėr tė vėzhguar terrenin dhe pėr tė parė se si qėndronte puna.

    Kur u futėn fshehtas nė qytet, ata u fshehėn prapa njė muri nė afėrsi tė njė kopshti. Njėri prej vigajve pa gjurmėt e tyre dhe i zuri tė gjithė e i futi nė njė thes dhe i dėrgoi para mbretit. Mbreti, pas njė bisede tė shkurtėr, iu tha: Jeni tė lirė, por tregoni tė parit tuaj (Musait) pėr atė qė patė kėtu, dhe i lėshoi. Ata, kur u kthyen, i treguan Musait a.s. pėr madhėsinė e tyre etj... Tėrė kjo rezultoi me futjen e frikės nė zemrat e beni-israilėve, tė cilėt pastaj refuzuan tė hynin nė kėtė qytet duke i thėnė Musait a.s. - Shkoni ti dhe Zoti yt e luftoni, kurse ne do tė rrimė kėtu e do tė presim. Nėse ata dalin vetė nga qyteti, atėherė ne do tė hyjmė nė tė.”!!!

    Ibn Kethiri, pasi pėrmend kėtė rrėfim, ndėr tė tjera thotė se nė Isnadin e tij ka dobėsi tė qarta dhe shpifje tė paskrupulla. Ai i krahason gjėrat sipas logjikės sė shėndoshė duke nxjerrė mendimin pėrfundimtar se ky tregim ėshtė pjellė e imagjinatės sė sėmurė hebraike dhe njė gėnjeshtėr e kulluar.[18]



    Qėndrimi i tij ndaj disa ēėshtjeve tė parėndėsishme


    Ibn Kethiri ishte shumė kritik ndaj atyre mufessirėve, qė pėrpiqeshin qė disa tekste tė pėrgjithėsuara kuranore, tė cilat nuk saktėsojnė emra, vende etj., mundoheshin t’i shtjellonin nė detaje, pa pasur ndonjė argument tė fortė. F.v., kur komenton ajetin 73 tė kaptinės “El-Bekare”:

    فَقُلْنَا اضْرِبُوهُ بِبَعْضِهَا كَذَلِكَ يُحْيِي اللّهُ الْمَوْتَى وَيُرِيكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ

    “E Ne u thamė: Mėshoni atij (tė vdekurit) me njė pjesė tė saj (tė lopės sė therur). Ja, kėshtu Allahu ngjallė tė vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu qė tė kuptoni.”

    thotė: “Kjo “pjesė” e trupit tė lopės, cilado qoftė ajo, me tė cilėn ėshtė prekur i vdekuri qė u ringjall pėr tė dėshmuar pėr njė vrasje qė kishte ndodhur nė mesin e beni-israilėve, nuk ėshtė fare me rėndėsi. Kėtu me rėndėsi ėshtė vetėm mrekullia e ringjalljes qė ndodhi me kėtė veprim. Po tė ishte e rėndėsishme tė ceket se me cilėn pjesė tė lopės ishte prekur i vdekuri, sigurisht se pėr kėtė do tė na lajmėronte vetė Allahu xh.sh., por kjo ēėshtje ėshtė e parėndėsishme nė krahasim me mrekullinė qė u zhvillua para syve tė njerėzve.”[19]

    Ibn Kethiri kėtu ua sheh pėr tė madhe disa komentuesve, tė cilėt kanė thėnė se pjesa e lopės me tė cilėn ėshtė prekur i vdekuri, ishte kofsha, disa brinja, disa koka etj., gjėra qė nuk kanė fare peshė dhe nuk kanė kurrfarė mbėshtetjeje argumentuese.

    Tė njėjtat konstatime i pėrsėrit edhe gjatė komentimit tė ajeteve 9-26 tė kaptinės El-Kehf qė flasin mbi tregimin e djelmoshave tė shpellės “Ashabul Kehf”, kur thotė: “Meqenėse Allahu xh.sh. na kurseu nga njohuria pėr vendndodhjen e kėsaj shpelle, e cila nuk na sjell ndonjė dobi nė ēėshtjet e fesė, atėherė pėrse disa mufessirė e lodhėn mendjen e tyre me supozime se shpella mund tė jetė nė kėtė apo atė vend. Madje ėshtė pėr t’u ēuditur se si disa prej komentuesve shkuan edhe aq larg, sa tė sillnin edhe mendime se ē’emėr apo ē’ngjyrė kishte lėkura e qenit tė djelmoshave tė shpellės, gjė qė paraqet njė absurd dhe pėrpjekje tė padobishme pėr tė ditur njė gjė, pėr tė cilėn nuk jemi tė ngarkuar e as kemi detyrim qė ta dimė.”[20]



    Ibn Kethiri nė cilėsinė e historianit kritik


    Ibn Kethiri ishte po ashtu njė historian i shquar dhe i njohur gjithandej nė Botėn Islame, pėr veprėn e tij tė famshme nė lėmin e historisė, “El-Bidaje ve-n-Nihaje”. Zaten , kjo i mundėsonte atij qė nė shumė vende nė tefsirin e tij tė hidhte poshtė disa mendime qė kishin tė bėnin me historinė e zbritjes sė disa ajeteve kuranore.

    P.sh., gjatė tefsirit tė fjalėve kuranore:

    لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُواْ

    “Gjithqysh ti do tė vėresh se jehudėt dhe ata qė i shpifėn Zotit shok (idhujtarėt), janė njerėzit me armiqėsi mė tė fortė kundėr besimtarėve...”. (El-Maide 82),

    thotė: “Ka thėnė Ali bin Ebi Talha ta ketė dėgjuar Ibn Abbasin tė ketė thėnė: Ky ajet ka zbritur pėr Nexhashiun dhe shokėt e tij, tė cilėve, kur Xha’fer ibn Ebi Talibi u lexoi disa pjesė nga Kur’ani nė lidhje me Isain a.s., u rrodhėn lotėt…”

    Ibn Kethiri pas kėtij transmetimi jep vlerėsimin e vet nė cilėsinė e kritikut duke thėnė: “Kėto fjalė nuk mund tė merren si tė vėrteta, sepse ky ajet kuranor ka zbritur nė Medinė, ndėrsa tregimi i Xhaferit me Nexhashiun ka ndodhur nė Abisini, para hixhretit”.[21]

    Njė vlerėsim tė ngjashėm kritik jep edhe gjatė komentimit tė ajetit 23 tė kaptinės “El-En’am”:

    ثُمَّ لَمْ تَكُن فِتْنَتُهُمْ إِلاَّ أَن قَالُواْ وَاللّهِ رَبِّنَا مَا كُنَّا مُشْرِكِينَ

    “Atėherė (pas atij sprovimi) pėrgjigje tjetėr s’u mbetet pėrveē tė thonė: “Pėr Allahun. O Zoti ynė, ne nuk ishim idhujtarė!”,

    kur thotė: “Ka transmetuar Dahhaku nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: Ky ajet ka zbritur pėr hipokritėt”, por unė them qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė sepse ky ajet ėshtė zbritje mekase kurse hipokritėt janė shfaqur nė Medinė, ndėrsa ajeti qė ka zbritur pėr hipokritėt ėshtė:

    يَوْمَ يَبْعَثُهُمُ اللَّهُ جَمِيعًا فَيَحْلِفُونَ لَهُ كَمَا يَحْلِفُونَ لَكُمْ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ عَلَى شَيْءٍ

    أَلَا إِنَّهُمْ هُمُ الْكَاذِبُونَ

    “Ditėn kur Allahu i ringjall tė gjithė, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnė (me atė betim) tė arrijnė diēka. Pra, ta dini se ata janė me tė vėrtetė rrenacakėt (hipokritėt)” (El-Muxhadele, 18).[22]



    Kultura e tij e lartė gjatė dialogut


    Ibn Kethiri kishte njė kulturė tė lartė tė shkrimit dhe tė qėndrimit ndaj dijetarėve. Edhe pse i pėrkiste medhhebit shafii, nė tefsirin e tij nuk shihet ndonjė fanatizėm dhe as anim nga mendimet e Shafiiut. Gjatė leximit tė tefsirit tė tij, nė shumė raste shohim tek citon pa kurrfarė ngurrimi dijetarė tė tjetėr para tij, sidomos Ibn Xherir et-Taberiun, pastaj Ibn ebi Hatimin, Ibn Merdevijen, Ibn Tejmijen etj., duke lartėsuar dhe pranuar mendimet e tyre.



    Fjala pėrfundimtare rreth kėtij tefsiri


    Nė lidhje me vlerėn e madhe tė kėtij tefsiri, dijetarė tė shumtė, ndėr shekuj, kanė shprehur admirimin dhe konsideratat mė tė larta. Dijetari i madh Sujutiu ka thėnė: “Deri mė sot asnjė tefsir i shkruar nuk mund tė krahasohet me tė”[23], kurse bashkėkombėsi ynė, Abdulkadėr Arnauti, muhadithi i njohur shqiptar nė pėrmasa botėrore, thotė: “Ky tefsir ėshtė mė i miri prej tė gjithėve, i cili duhet konsultuar patjetėr dhe i cili duhet besuar pa rezerva”.


    ==============================



    [1] Rreth vitit tė saktė tė lindjes sė Ibn Kethirit ka mospajtime midis biografėve dhe dijetarėve. Disa dijetarė, si Ahmed bin Muhammed el Ednirevi, Dr. Muhammed Husejn Dhehebiu Dr. Xhemal Mustafa Abdulhamid en-Nexh-xhar dhe Dr. Abdulla Shehate, pėr vit tė lindjes sė tij marrin vitin 700 h, kurse Shemsuddin ed-Davudi, Dr. Muhammed Sejid Xhibril dhe disa tė tjerė pėr vit tė lindjes marrin vitin 701; kurse njė grup tjetėr i dijetarėve si Zerkaniu, Dr. Hasen Abidu, Dr. Xhum’ah Ali Abdulkadir, Mennaul Kattan etj. pėr vit tė lindjes sė tij marrin vitin 705 h. Sidoqoftė, mendimi mė i saktė pėr vitin e lindjes sė tij ėshtė viti 701, sepse edhe dijetarėt e mendimit tė parė thonė se ai do tė ketė lindur ca muaj pas vitit 700 h. Kurse sa i pėrket vitit tė vdekjes sė tij (774), nuk ka ndonjė mospajtim.

    [2] Hafidh Shemsuddin ed-Davudi “Tabekatul Mufessirin” vėll. I, fq. 111, Kajro 1994.

    [3] Abdul Hajj Ibnul Imad el Hanbeli, “Shedheratu-dh-Dheheb”, vėll. VI, fq. 231 , Kajro 1350 h.

    [4] Ibn Haxher el Askelani “Ed-Durrerul kamineh”, vėll. I, fq. 399, Indi 1348 h.

    [5] Hafidh Shemsuddin ed-Davudi “Tabekatul Mufessirin” vėll. I, fq. 111.

    [6] Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirune” vėll I, fq. 235., Kajro 1985

    [7]“Ed-Durrerul kamineh”, vėll I, fq. 400.

    [8] Dr. Abdullah Shehate, “Ulumu-t-Tefsir” fq. 195-196

    [9] Muhammed Abduladhim ez-Zerkani “Menahilil Irfan fi Ulumil Kur’an”, vėll. II, fq. 30

    [10] Mennaul Kattan “Mebahithu fi Ulumil Kur’an”, fq. 396. Kajro, 1995.

    [11] Hafidh Ismail bin Kethir “Tefsirul Kur’anil Adhim”, vėll. I, fq. 8 , Kuvajt 1998.

    [12] “Ulumu-t-Tefsir” fq. 197.

    [13] Pėr mė gjerėsisht, shih parathėnien e tefsirit tė Ibn Kethirit, vėll. I, fq. 11-13.

    [14] Dr. Xhemal Mustafa Abdulhamid en-Nexh-xhar “Menahixh tefsirijjeh”, fq.239-240, Kajro, 2000.

    [15] Tefsiri i Ibn Kethirit, vėll. II, fq. 296.

    [16] “Menahixh tefsirijjeh” fq. 242-243.

    [17] Dr. Muhammed Husejn edh-Dhehebi “El Israiliat fi-t-Tefsiri vel Hadithi” , fq. 109, Kajro 1986.

    [18] Tefsiri i Ibn Kethirit, vėll II, fq. 54.

    [19] Tefsiri i Ibn Kethirit, vėll I, fq. 150.

    [20] Tefsiri i Ibn Kethirit vėll. III, shih fq. 100-108

    [21] “Menahixh tefsirijjeh”, fq. 249.

    [22] Po aty, fq. 250.

    [23] Dr. Muhammed Husejn Edh-Dhehebi “Et-Tefsir vel mufessirune”, vėll I, fq. 238


    Vazhdon...

  3. #13
    Sejjid Kutubi-biografia dhe nje veshtrim kritik mbi tefsirin e tij





    Shkrimtari i njohur egjiptian dhe kritiku letrar Sejid Kutubi, me vonė krejtėsisht i ėshtė kushtuar aktivitetit islam dhe shkrimit tė veprave qė pėrmbajnė tematika islame. Transformimin e pėrjetoi gjatė qėndrimit tė tij nė SHBA, pas vrasjes sė Hasan el - Benas, me ē’rast vendosi t'i bashkėngjitet mė pastaj, lėvizjes Vėllezėrit Mysliman. Sejid Kutubi sė shpejti do tė bėhet edhe bartėsi kryesorė i ideve tė tyre. Ėshtė angazhuar pėr formimin e bllokut tė tretė nė botė "blloku islam", mori pjesė nė grupin e revolucionit "eprorėt e lirė" nė vitin 1952, mirėpo tė njėjtit shumė shpejt do ta burgosin. Nė burg i kaloi rreth njėmbėdhjetė vite, ku pėrjetoi mundime tė tmerrshme, mirėpo megjithatė i qėndroi besnik parimeve tė tija. Nė fund ėshtė ekzekutuar me iniciativėn e kryetarit tė njohur egjiptian Xhemal Abdun - Nasir. Ėshtė autorė i njė numri tė madh tė artikujve, studimeve, librave, komentues komplet i Kuranit. Sipas shumicės sė mendimtarėve, Sejid Kutubi ėshtė njė ndėr mendimtarėt qė e ka veēuar koha nė periudhėn kur jetoi. Vepra mė e rėndėsishme e tij ėshtė Komentimi i Kuranit, i cili radhitet nė kuadėr tė tefsirėve racional. Nė kėtė tefsir, Kutubi interpreton ajetet me njė metodė krejt tė re, i kushton kujdes nė veēanti stilit Kur’anor duke nxitur drejt aksionit dhe angazhimit pėr vlerat islame. Kutubi nuk pajtohet me gjendjen aktuale, por thėrret nė angazhimin e tė gjitha fuqive pozitive, nė mėnyrė qė gjendja tė ndryshoj ka e mira. Mu pėr kėtė edhe interesimi pėr tefsirin e tij ka qen jashtėzakonisht i madh, pėr ēka edhe tregon fakti se pėr ēdo vit shfaqet nevoja e ribotimit tė tij. Emri i tij i plot ėshtė: Sejid ibn Kutb ibn Ibrahim. Ėshtė i lindur mė vitin 1324 (hixhri) /1906 (miladi) nė vendin e quajtur Musha, jo fort larg Asjutit, nė pjesėn e epėrme tė Egjiptit. Prejardhja e tij ėshtė nga India, prej ku edhe njėri nga paraardhėsit e tij ėshtė shpėrngulur nė Egjipt. Ėshtė rritur ne mesin e njė familjeje tė begatshme, mesatare. Babai i tij ishte mikpritės rrallė dhe gėzonte njė respekt tė konsiderueshėm tek banorėt e vendit. Shkollimin e lartė e pėrfundoi nė Kajro, ka punuar si profesor i gjuhės arabe, pastaj u aktivizua nė ministrin e mbrojtjes, ishte bashkėpunėtorė i shumė revistave, shkroi shumė vepra, aktivitetin e vet e shtriu edhe brenda lėvizjes Vėllezėrit Mysliman, ndėrsa dhjetė vitet e fundit i kaloi nė burg. Me vendimin famėkeq tė Qeverisė sė Egjiptit, ndaj tij ėshtė zbatuar dėnimi me vdekje nė vitin 1387 (hixhri) / 1966 (miladi).




    Rritja dhe arsimimi




    Sejid Kutubi shkollimin fillor e pėrfundoi nė fshatin e lindjes. Po nė fshatin e tij, diku rreth moshės dhjetėvjeēare arriti tė mėsoj Kuranin pėrmendėsh (hifdhin – memorizimin e Kur'anit). Krahas mėsimit tė rregullt, ai kohėn e lirė e kalonte duke lexuar nė bibliotekėn familjare dhe shoqėrore. Ai gjithnjė prezantonte nė takimet e babait qė i organizonte nė shtėpinė e tij. Nė kėto takime merrnin pjesė njerėzit e vjetėr dhe serioz tė fshatit. E gjithė kjo ka ndikuar nė Kutubin qė tė interesohet pėr letėrsinė arabe dhe shkrimin e artikujve nė gazeta. Shkollėn fillore e mbaroi ne vitin 1918, ndėrsa pėr shkak tė revolucionit kundėr okupatorit britanik, vetėm pas viti 1921 shkon nė Kajro, ku pėr njė kohė qėndron te daja i tij dhe kėshtu, nė vitin 1925 regjistron shkollėn e mesme. Fakultetin Matematiko Natyrorė (Darul Ulum) e regjistron nė vitin 1930 dhe e mbaron mė 1933 ku edhe e merr titullin profesor i letėrsisė dhe pedagogjisė. Nė gjashtė vitet e ardhshme punon si profesor i letėrsisė arabe, njėkohėsisht boton edhe artikuj nė El- Ihram dhe revistat, Er – Risale dhe Eth – thekafe. Gjatė kėsaj kohe tregon interesim pėr veprat e pėrkthyera, kryesisht nga gjuha angleze, lidhur me tė cilėn thotė: "Kam lexuar gjithēka qė ėshtė pėrkthyer nga gjuhėt e huaja nė gjuhėn arabe". Kjo ka ndikuar qė deri diku tė ndikohet nga disa ide tė caktuara nga kultura perėndimore, kryesisht nėpėrmes Abas Mahmud el – Akkadit dhe Taha Husejnit. Duke shkruar poezi, artikuj, kritika letrare dhe vepra nga letėrsia arabe, ai pėr njė kohė tė shkurtėr njihet si shkrimtar prestigjioz i cili me tė drejt radhitet krah pėrkrah me Akkadin, Taha Husejnin dhe Mutaf Siddik err – Rrafijen.




    Fillimi i transformimit




    Gjatė periudhės 1940 – 1948 Kutubi punon nė Ministrin e Arsimit, ku pati rastin tė njihet me njė tablo mė tė qartė tė gjendjes nė sistemin arsimor nė Egjipt, ndikimin e Britanisė nė atė sistem si dhe tė formoj njė botėkuptim sa mė real pėr gjendjen e pėrgjithshme nė shoqėri. Gjatė kėsaj periudhe ai gjithnjė e mė shumė bindet nė sjelljen e padrejtė tė Perėndimit ndaj arabėve dhe myslimanėve. Kjo padrejtėsi, shumė qartė ėshtė vėrejtur me pėrkrahjen e pa rezervė qė ia dhe Perėndimi formimit tė padrejtė tė shtetit tė Izraelit. Me kėtė ai shikonte dyfytyrėsinė e Perėndimit ndaj myslimanėve si dhe vendosjen e tyre nė pozitė tė pabarabartė me perėndimorėt, gjė qė e nxit pastaj kthimin ka literatura islame. Nė kėtė mėnyrė ai bėhet njė njeri i ri dhe ankohet pėr tė gjitha veprat qė i ka shkruar deri atėherė. Kjo ėshtė periudha kur filloi tė shkruante vepra tė reja dhe nė kėtė drejtim mundė t'i pėrmendim: "ET –TESVIRUL – FENNI FIL KURAN (Ilustrimi Artistik nė Kuran) dhe MESHAHIDUL – KIJAMETI FIL – Kurani (SKENA TĖ DITĖS SĖ KIJAMETIT NĖ KURAN). Nė hyrjen e njėrės nga kėto dy libra, duke folur pėr kthimin e tij ndaj Kur’anit, thotė: "Unė e gjeta Kuranin". Aty ai e pranon se i ėshtė kthyer Kur’anit, deri nė atė masė sa qė Kurani e ka bėrė tė magjepset me harmonin dhe bukurin e tij tė shprehjes, si dhe idenė gjithėpėrfshirėse. Krahas kėtyre veprave ai shkruan edhe artikuj me tematika tė njėjta nė revista tė ndryshme, duke treguar bukurinė e stilit Kur’anor, si dhe metafizikėn e tij, nė tė njėjtėn kohė edhe i kundėrvihej qėndrimeve tė atyre qė e mohonin kėtė. Nė kėtė mėnyrė ai vjen deri te kundėrshtimet me disa personalitete tė njohura nė mesin e tė cilėve ishte edhe Akkadi, pėr tė cilin mund tė thuhet si ishte kolegu dhe shembulli i deri atėhershėm. Veēanėrisht i ėshtė kundėrvėr mohimit qė Akkadi ia bėnte mbinatyralitetit Kur’anor, pastaj pohimeve tė Abdulla Ali el- Kasimit se islami ėshtė fajtorė pėr dekadencėn dhe prapambeturin e botės arabe -islame! Nė tetor tė vitit 1946 shkruan njė artikull ku akuzon gjendjen nė shoqėrinė egjiptiane, dhe thėrret nė kthimin e vlerave islame. Duke kritikuar civilizimin e atėhershėm ai pėr te thotė se ėshtė: "civilizim i materializmit, qė nuk ka vlera shpirtėrore." Duke vazhduar sė kritikuari shoqėrinė e atėhershme egjiptiane, ai shkruan disa artikuj nė revistėn El Fikrul xhedid (Mendimi i ri), ku nė mes tė tjerash thotė: "Ne nuk kėrkojmė sot asgjė mė shumė se sa dhjetė milion qytetarė tė Egjiptit qė jetojnė nėn nivelin e kafshėve, sepse kafsha ka mjaft pėr tė ngrėnė dhe pirė, ndėrsa kėta dhjetė milion nuk kanė as pėr tė ngrėnė dhe as pėr tė pirė. Kėrkojmė qė standardi i tetė milion tė tjerėve tė rritet nė minimumin e nevojave tė jetės sė njeriut, tė kenė ēka me ngrėnė, me pirė, tė vishen dhe tė sigurojnė vend pėr tė banuar. Edhe tė parėt edhe tė dytėt punojnė nė prodhimin e arit pėr ata qė qėndrojnė ulur, dhe asgjė nuk punojnė, duke jetuar nė komoditet. Pėr shkak tė artikujve tė tij, revista u ndalua, ndėrsa Sejid Kutubi vazhdon tė shkruaj ne revistat tjera. Kah fundi i vitit 1948 ai e boton njė ndėr veprat e tij mė tė njohura: "EL ADALETUL – IXHTIMAIJETU FIL – ISLAM" (Drejtėsia sociale nė Islam), ku kritikon gjendjen ekzistuese, duke u pėrpjekur qė nėpėrmes shembujve konkret tė tregoj qė shpresat e njerėzve mundė tė realizohen vetėm nėn mbrojtjen e sistemit jetėsor islam.




    Pjekuria nė Amerikė




    Ministria Arsimit nė vitin 1948 e dėrgon Kutubin nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me qėllim qė tė njoftohet me proceset dhe metodat arsimore tė SHBA-ve, dhe kėshtu pėrvojat pozitive t’i bartė nė sistemin arsimorė tė Egjiptit. Kėshtu figuron nė informacionet zyrtare pse Kutubi ėshtė dėrguar nė Amerikė. Mirėpo shumė biograf tė tij pohojnė se shkaku kryesorė i dėrgimit tė tij nė Amerikė, nė tė vėrtetė, ishte tendenca qė tė ndikohet tek ai nė mėnyrė qė t'i ndėrroj qėndrimet e tija dhe tė pushoj sė paraqituri idetė e tija. Ai nuk e deshi udhėtimin pėr nė Amerikė, mirėpo duke pasur parasysh nė ndėrkohė se e kishte tė ndaluar tė shkruaj artikuj nėpėr gazeta dhe revista, nė kėtė periudhė Qeveria e Egjiptit e kishte ndaluar revistėn El – Fikrul – Xhedid (Mendimi i ri), ku ai kishte botuar njė numėr tė konsiderueshėm tė artikujve tė tij, dhe se nuk kishte zgjidhje tjetėr, u detyrua tė pranoj kėtė udhėtim. Ndodhi e kundėrta nga ajo qė kishin pėr qėllim, ata qė e dėrguan nė Amerikė. Nė vend se Kutubi nė Perėndim t'i braktisė idetė e tija islame – gjė qė ėshtė pritė nga ai – ai nė Amerikė arriti tė thelloj paluhatshmėrinė ndaj bindjeve nė parimet e tija duke iu rekomanduar gjithnjė e mė shumė atyre. Nė tė shumtėn e rasteve, shumė tė tjerė nė situata identike nėn ndikimin e kulturės dhe civilizimit perėndimorė i kanė braktisur bindjet e tyre tė deriatėhershme fetare, ndėrsa me Kutubin ndodhi gjėja e kundėrt! Bindja e tij edhe mė tepėr thellohej nė mbinatyralitetin dhe pagabueshmėrinė e Kur’anit, si dhe vėrtetėsinė e tė gjitha principeve islame. Ai gjatė qėndrimit nė Amerikė, jo vetėm qė pozicionohej si njė apologjet i Islamit nga sulmet e padrejta, njėkohėsisht kritikonte civilizimin perėndimorė nė ato pika, ku ai mendonte se ka dobėsi dhe papėrshtatshmėri nė analogji me konceptet islame. Kutubit i bėri pėrshtypje pėrkrahja e pakusht e shtypit amerikan formimit tė padrejtė tė shtetit tė Izraelit dhe "turpėrimit tė arabėve, qė e pėrjetoi me aq vrull sa qė kurrė mė vonė nuk mundi ta harroj nė jetėn e tij. Kutubi e vėrejti se Amerika, tė cilėn ai dhe shumė arab tė ri e idealizonin, ėshtė ajo qė e pėrjashton dhe refuzon qenien dhe identitetin e tij. "Ėshtė e natyrshme qė kėto dukuri tek ai kanė nxit revoltė dhe e kanė larguar nga civilizimi perėndimorė dhe pėr efekt tė kundėr edhe mė fortė e kanė pėrforcuar nė principet islame mbi tė drejtėn absolute, barazinė e njerėzve pa marrė parasysh ngjyrėn e lėkurės, gjuhėn etj. Mbi qėndrimin nė Amerikė ka shkruar punimin me titull: "EMRIKA EL-LETI RE-EJTU" (Amerikėn tė cilėn e pashė), fatkeqėsisht pjesa mė e madhe e kėsaj vepre ėshtė djegur nė vitin 1955 nė fushatėn e pushtetit kundėr Vėllezėrve Mysliman. Kanė mbetur vetėm tri pjesė tė kėtij punimi, tė cilat janė botuar nė revistėn Er – rrisale.




    Bashkėngjitja e tij te lėvizja “Vėllezėrit Mysliman”




    Gjatė qėndrimit nė Amerikė, nė veēanti pėrshtypje tė fuqishme la mbytja e Hasan el – Benas, udhėheqės i lėvizjes Vėllezėrit Mysliman nė Egjipt. Kur nė shkurt tė vitit 1949 u krye atentati ndaj Hasan el – Benas, Kutubit i paraqiteshin skena tė gėzimit dhe haresė sė tepėrt ku pati rastin t'i shihte gjithkund: nė shtyp, televizion, radio, klube etj. U befasua nga njė gėzim i pa-pėrshkruar i Amerikanėve me mbytjen e njė njeriu i cili tėrė jetėn ia kushtoi islamit dhe asnjė padrejtėsi nuk i kishte bėrė amerikanėve! Duke e parė kėtė Kutubi solidarizohet me Vėllezėrit Mysliman dhe qė nga ky moment vendos menjėherė t'i bashkėngjitet kėsaj lėvizje pas kthimit tė tij nė Egjipt. Nė Amerikė Kutubi qėndron diē mė shumė se dy vite, dhe kėshtu nė bazė tė qėndrimit tė tij vetanak kthehet nė Egjipt. Menjėherė i bashkėngjitet Vėllezėrve Mysliman me njė elan tė madh sa qė atė vit e konsideron ditėlindjen e tij tė re. "Unė jam i lindur mė vitin 1951!" – shpesh e kujtonte kėtė detaj duke aluduar nė vitin kur iu bashkua lėvizjes Vėllezėrit Mysliman. Si anėtarė i ri nė kėtė lėvizje, nuk pati mundėsi tė merrte njėrėn nga detyrat udhėheqėse, mirėpo menjėherė tė gjithė e pranuan si njė ndėr mendimtarėt kryesorė nė lėvizje, epitet tė cilin gjithsesi e meritoi. Pėr rėndėsinė e kėsaj lėvizje prof. Menna el- Kattani nė mes tjerash thotė: "Lėvizja Vėllezėrit Mysliman, tė cilėn e themeloi martiri Hasan el – Benna, pa as njė dyshim ėshtė lėvizja mė e madhe bashkėkohore. Askush nga kundėrshtarėt e kėsaj lėvizje nuk mohoi kontributin e saj pėr vetėdijėsimin e myslimanėve nė mbarė botėn, lėvizjen e potencialit tė rinisė myslimane nė shėrbim tė islamit, fuqizimin e jurisprudencės (sheriatit) islame, ngritjen e misionit islam, ripėrtėritjes dhe ngritjes sė aspiratės drejt lavdisė dhe kthimit nė ditėt e lavdishme tė historisė sė tij. Ēka do qė do tė thuhet mbi ngjarjet qė i kanė ndodhur kėsaj lėvizje, ndikimin aq tė madh tė kėsaj lėvizje ne rrafshin ideor nuk mund ta anashkaloj as njė njeri …". Pas kthimit nga Amerika, gjer sa ende punonte nė Ministrin e Arsimit, Kutubi ashpėr kritikon planė-programet arsimore ekzistuese nė Egjipt, duke i cilėsuar si programe tipike britanike, si rezultat i okupimit tė Egjiptit, njėkohėsisht ai rekomandonte reformėn e atyre plan-programeve, nė mėnyrė qė tė harmonizoheshin me principet islame dhe kėshtu do t'i pėrgjigjeshin egjiptianėve. Duke mos pasur mundėsi tė ndryshoj diē esenciale nė sistemin e arsimimit ai ne vitin 1953 jep dorėheqje nga Ministria e Arsimit dhe krejtėsisht i rreket aktivitetit pėr tė shkruar vepra me pėrmbajtje reformiste dhe tematika islame tė karakterit politik, duke vepruar brenda lėvizjes Vėllezėrit Mysliman.




    Sejid Kutubi dhe revolucioni i vitit 1952



    Britania e Madhe deri nė vitin 1952 nė vazhdimėsi kishte ndikim tė fuqishėm nė Egjipt, edhe pse zyrtarisht me Egjiptin sundonte mbreti. Lėvizja e Vėllezėrve Mysliman angazhohej pėr liri dhe pavarėsi tė plotė tė Egjiptit, gjė qė kėtij qėllimi i ndihmonin edhe grupi i eprorėve tė rinj, nėn drejtimin e Xhemal Abdun – Naserit, me qėllim tė organizmit dhe realizimit tė revolucionit, tė cilėt edhe e rrėzuan pushtetin e mbretit. Kutubi me aktivitetin e tij i dha njė kontribut tė dukshėm kėtij revolucioni, gjė qė mund tė vėrehet nga shėnimet se ai ishte i vetmi civil i cili prezantonte ne takimet sekrete tė kėsaj grupe revolucionare tė eprorėve tė ri. Njė kohė tė gjatė pas revolucionit, udhėheqėsit e revolucionit kėrkonin nga Kutubi tė mbaj ligjėrata tė hapta nė shtėpinė e armatės nė Kajro, gjė qė e bėnte me dėshirė. Nė kėto ligjėrata do tė duhej tė merrte pjesė edhe Muhamed Nexhib, kryetarė i parlamentit tė Revolucionit, mė vonė edhe kryetarė i Egjiptit, mirėpo pėr shkak tė disa obligimeve tė befasishme nuk mundė tė prezantonte, kėshtu nė vend tė tij e dėrgon Xhemal Abdun – Naserin si pėrfaqėsues i tij. Kutubi atėherė e mbaji fjalimin e tij tė njohur, ku nė mes tė tjerash publikisht i paraqiti kritikat ndaj udhėheqėsve tė revolucionit pėr shkak tė fshehjes tė disa parimeve pėr tė cilat ishin pajtuar nė fillim. Theksoi se qėllimi i revolucionit nuk ishte vetėm largimi i mbretit por para sė gjithash, kthimin e Egjiptit drejt islamit dhe rrėnjėve tė tij. I paraqiti kėto qėndrime edhe pse frikėsohej se do tė vjen koha kur ai vetė personalisht ose dikush tjetėr do tė burgosej, siē ishte praktik nė kohėn kur e ushtronte pushtetin mbreti! Pas paraqitjes se Kutubit, Abdun – Naseri i ofrohet dhe me zė tė lartė ia thotė kėto fjalė: "I respektuari vėlla Sejid, pėr All-llahun, deri te ti mundė tė ofrohet dikush vetėm mbi trupat tonė tė vdekur! Ta japim besėn nė emėr tė All-llahut, dhe e pėrsėrisim premtimin tonė, se do tė sakrifikohemi pėr ty deri nė vdekje …" Mirėpo, kėto fjalė nuk do tė thonin asgjė, gjė qė u pa me njėherė pas dy viteve, kur Kutubin po kėta eprorė e burgosin. Pas pėrfundimit tė Revolucionit Kutubit ia propozuan disa funksione shumė tė rėndėsishme, ndėrsa ai pranoi tė jetė sekretar gjeneral i Kėshillit tė Revolucionit, sepse shpresonte se nga ky pozicion do tė mund tė ndikonte nė vendosjen e sistemit tė ri. Kėrkoi nga grupi i eprorėve revolucionar qė tė futnin reformat nė tė gjitha segmentet e shoqėrisė, dhe kėshtu do t'i ktheheshin vlerave islame dhe jetės sipas sistemit islam. Mirėpo, duke parė se ata po i shmangen kėrkesave tė tija dhe pamundėsinė pėr tė ndryshuar diē qenėsisht, si dhe tradhtia ndaj marrėveshjes me Vėllezėrit Mysliman, Sejid Kutubi pas disa muajve paraqet dorėheqjen nga pozita e sekretarit gjeneral, dhe nė vend tė tij vjen Xhemal Abdun – Nasir, i cili mė vonė do tė bėhet kryetari i njohur i Egjiptit. Si luftėtarė i palodhur pėr islamin dhe vlerat e pėrgjithshme njerėzore, Kutubi pastaj vazhdon me aktivitete tjera: Merr pjesė nėpėr kongrese tė shumta ku mban ligjėrata nė Damask, Jerusalem dhe Liban. Pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr shkruan disa vepra tė rėndėsishme: "EL – ISLAM VE SELAMUL – ALEMI (ISLAMI DHE PAQJA BOTĖRORE), EL MUSTAKBEL LI HADHED – DIN (ISLAMI FE E ARDHMĖRISĖ), etj. Krahas kėsaj ne vitin 1953 bėhet kryeredaktor i revistės Vėllezėrit Mysliman, revistė e cila u emėrtua njėsoj si vet lėvizja Ihvanul Muslimin (Vėllezėrit Mysliman). Nė tė gjitha kėto vepra, si dhe artikujt qė i boton nėpėr revista, lexuesve i rekomandon zbatimin e parimeve islame dhe fuqishėm e kritikon teorinė e ndarjes sė fesė nga shteti. Ai mbronte pohimin se kjo pikėpamje ėshtė e huaj pėr islamin. Gjithashtu ashpėr kritikon laicizmin nė Turqinė e atėhershme, si trashėguese e hilafetit tė dikurshėm Osman. Kutubi gjithashtu kritikon Universitetin e Ez – herit, si Universiteti mė i rėndėsishėm dhe mė i vjetėr islam, pėr shkak tė trajtimit tė temave tė thata, tė vjetruara dhe tė parėndėsishme pėr jetėn e njeriut, si dhe mosgatishmėria e institucionit tė Ez – herit pėr tė trajtuar tema qė prekin realitetin e atėhershėm tė botės islame. Duke parė qysh atėherė dukurit negative nė komunizėm dhe kapitalizėm, ai pėrmbante idenė e formimit tė bllokut tė tretė, "blloku islam", i cili nuk do tė ishte as lindorė as perėndimorė. Ai, lidhur me kėtė nė mes tjerash thotė: "Ekzistojnė dy blloqe tė mėdha: blloku komunist nė Lindje dhe ai kapitalist nė Perėndim. Secili nga kėta dy pėrhap propagandė mashtruese nė tėrė botėn, duke pohuar se ekzistojnė vetėm dy botėkuptime mbi botėn, komunizmi dhe kapitalizmi, dhe se popujt tjerė nuk kanė alternativ tjetėr, pėrveēse tė rreshtohen pėrkrah njėrit bllok ekzistues. Nuk ekziston rrugė tjetėr… Pėr sa na pėrket neve myslimanėve, duhet tė pyesim veten cili ėshtė roli ynė nė kėtė luftė? Ne mė herėt nė Palestinė u sprovuam se askush, as Lindja as Perėndimi, nuk treguan besueshmėri ndaj vlerave tė cilat paraqiten se i mbrojnė, dhe as qė na konsiderojnė se jemi me peshė … Ne nuk do tė pranojmė asfare mėshirė nga cili do qoftė bllok. Ne jemi tė huaj dhe tė shtypur, sipas tė kuptuarit nga tė dy blloqet. Andaj sipas kėsaj ne jemi bishti i karvanit pa marr parasysh se cilėn rrugė e pranojmė (lindje ose perėndim)




    Ditėt e burgut




    Nė tetor tė viti 1954 ndodhin demonstratat e mėdha popullore, qėllimi i tė cilėve ishte rrėzimi i Qeverisė – dhe siē e paraqitėn mė vonė qeveritarėt e atėhershėm – tentim pėr vrasjen e Xhemaledin Abd – Nasirit. Kryetari i atėhershėm Abdun – Naser, kėto ngjarje i merr si pretekst tė shkėlqyer qė mė nė fund do tė ketė mundėsi pėr t'i qėruar hesapet me lėvizjen Vėllezėrit Mysliman. Ai e ndalon revistėn e tyre, veprat e tyre tė shkruara dhe i burgos njė numėr tė madh tė pjesėtarėve tė kėsaj lėvizje, kryesisht udhėheqėsit e tyre dhe njė ndėr mendimtarėt kryesorė tė lėvizjes – Sejid Kutubin. E burgosin nė burgun ushtarak, ku qėndroi mė shumė se gjysmė viti nė kushte shumė tė vėshtira, nė tortura psikike dhe mundime tė tmerrshme fizike. Kėto mundime ndikuan qė seriozisht tė shkatėrrohet dhe ashtu shėndeti i dobėt i Sejid Kutubit si dhe paraqitja e sėmundjeve tė ndryshme, pėr ēka edhe nė fillim tė vitit 1955 ishte i detyruar tė bartet nė spitalin ushtarak, pėr t'u shėruar. Periudhėn deri nė fund tė jetės e kaloi me sėmundjen e mushkėrive, me ērregullime nė tė rrahurit e zemrės, e mundonin dhimbjet e eshtrave nga reumatizmi etj. Pėr shkak se ishte nė spital, nė pamundėsi pėr tė marr pjesė nė seancėn gjyqėsore, mė 13. 05. 1955 u dėnua nė mungesė me pesėmbėdhjetė vite burgim, me punė tė rėnda fizike etj. Mirėpo, njė dėnim i kėtillė tek ai nuk nxiti demoralizim dhe pesimizėm, por pėrkundrazi vazhdoi t'i pėrhap idetė e tija nė mesin e tė burgosurve, ku edhe shkroi veprat mė tė rėndėsishme: "FI DHILALIL – KURAN (NĖN HIJEN E KURANIT) thėnė ndryshe komentin e tij tė njohur mbi Kuranin. Gjatė qėndrimit nė burg arriti tė pėrfundonte dhe t'ia dorėzoj bashkėpunėtorėve tė tij, kėshtu ky tefsirė ka nxitur interesim tė posaēėm, sa qė shumė lexues e kėrkonin edhe jashtė Egjiptit. Ishin dijetarėt e Irakut tė cilėt pasi lexuan kėtė vepėr insistuan te qeveritarėt e Egjiptit pėr ta liruar Kutubin. Shqetėsimet e kėtyre dijetarėve ia paraqiti kryetarit tė Egjiptit Xhemal Abdun – Nasirit, Abdusselam Arif, kryetarė i atėhershėm i Irakut, me rastin e vizitės sė tij Egjiptit, pėrndryshe vet kryetari irakian e kishte lexuar tefsirin e Kutubit. Abdun – Nasiri kėtė kėrkesė e pranoi dhe ka fundi i vitit 1964 e liroi Kutubin, pas dhjet viteve tė burgimit. Kryetari i Irakut i bėri ftesė qė tė transferohet nė Irak, duke i ofruar edhe funksione tė njohura, mirėpo pėrkundėr kėsaj Kutubi vendosi tė qėndroj ne vendin e lindjes. Qėndrimin e shkurtėr nė liri, Kutubi e pėrdori pėr vazhdimin e aktivitetit tė tij nė fushėn e da'vetit (thirrjes) duke vepruar dhe shkruar njėrėn nga veprat me tė rėndėsishme tė tij: "MEALIMU FIT – TARIK"(SHENJAT NĖ RRUGĖ). Nė kėtė vepėr ai mė tutje i pėrpunon idetė e tij mbi univerzalitetin nė islam dhe domosdoshmėrinė e ushtrimit tė sistemit islam nė jetėn e njeriut. Kjo ishte njė arsye e mjaftueshme pėr pushtetin e atėhershėm tė Egjiptit pėr ta burgosur pėrsėri, sė bashku me njė numėr tė madh tė pjesėtarėve tė lėvizjes Vėllezėrit Mysliman, duke i akuzuar pėr tentim grusht shteti. Sė bashku me tė kėsaj radhe u burgosėn shumė nga anėtarėt e familjes sė tij: vėllain Muhammed, motrat Nefisa, Emina dhe Hamida, djemtė e Nefises prej tė cilėve njėri vdiq nga torturat e tmerrshme gjatė qėndrimit nė burg, si dhe dajallarėt e Kutubit. Duke folur pėr torturat dhe mundimet e tmerrshme nėpėrmes tė cilave kanė kaluar, prof. Fahd Abdurrahman err – Rrum nė mes tjerave thotė: "Nuk e di pėrse sa herė qė lexoj mbi at familje, mė kujtohen fjalėt e Muhamedit s. a. v. s. drejtuar familjes sė Jasirit: " Duroni familja e Jasirit, juve ju ėshtė premtuar xheneti!"




    Gjykimi me vdekje dhe varja




    Kutubi menjėherė pas burgosjes sė dytė, e ndjente se ēfarė do tė ishte pėrfundimi: "Isha fort i bindur se Qeveria kėtė herė e dėshiron kokėn time!" Vėrtet edhe ashtu ndodhi, nė fillim tė gushit tė vitit 1966 kur iu shqiptua dėnimi me vdekje Sejid Kutubit dhe dy bashkėpunėtorėve tė tij nga lėvizja Vėllezėrit Mysliman, Muhammed Jusuf Hevah dhe Abdulfetah Ismailit. Mbas shqiptimit tė dėnimit u organizuan njė numėr i madh i protestave nė tėrė botėn islame, ndėrsa shumė personalitete nga jeta kulturore dhe politike qė nga Maroku deri nė Pakistan i drejtonin lutje Xhemal Abdun – Nasirit pėr amnestimin e tyre, por kėtė herė asgjė nuk ndihmoi! Nė mėngjesin e 22. 08. 1966, nė qarkun e burgut tė Kajros, ndaj Sejid Kutubit dhe dy shokėve tė tij me varje, u realizua dėnimi me vdekje. Mbi torturat e tmerrshme dhe detajet e varjes dėshmojnė dy polic, tė cilėt ishin tė angazhuar veēanėrisht me Kutubin. Atė dhe shokėt e tij, autoritetet e burgut i konsideronin si tradhtarė dhe bashkėpunėtorė tė armiqve, tė cilėt punojnė kundėr shtetit dhe Islamit. Mirėpo me kalimin e kohės policėt u bindėn ndryshe nga versioni zyrtarė i autoriteteve tė burgut, dhe momentet e kaluara me Kutubin si dhe akti i varjes aq shumė ndikoi te ta, sa qė lėshuan punėn e tyre dhe iu kushtuan punės pėr islam! Duke pėrshkruar momentin e varjes sė Kutubit dhe dy bashkėpunėtorėve tė tij, policėt flasin pėr ardhjen e njėrit nga eprorėt e rangut tė lartė para vet aktit tė varjes, i cili barte me veti porosinė e Xhemal Abdun – Nasirit, ku kėrkonte nga Kutubi tė shkruaj vetėm njė fjali me tė cilėn do tė konfirmonte se do tė largohet nga veprat e tij dhe ta nėnshkruaj, nė kompensim me jetėn. Kur Kutubi refuzoi njė gjė tė tillė, eprori i thotė se kjo do tė thotė vdekje, Kutubi krejt i qetė i tha: "Mirė se vjen o vdekje nė rrugėn e Allahut!" Me urdhėr tė pushtetit egjiptian, ėshtė varrosur ne vend tė panjohur dhe nė varrin e pashėnuar. Kur nė burg mė parė i ėshtė kėrkuar tė kėrkoj amnisti nga kryetari Xhemal Abdun – Nasiri, krahas premtimit se lutja do t'i pranohet Kutubi pėrgjigjet: "Pėrse tė kėrkoj mėshirė? Nėse jam i burgosur me tė drejt – jam i kėnaqur me vendimin e drejtėsisė, ndėrsa nėse jam burgosur me pa tė drejtė – unė nuk mund tė kėrkoj mėshirė nga i padrejti!" Gjithashtu ka thėnė: "Me tė vėrtet, gishti im tregues, i cili dėshmon njėjshmėrinė e Allahut nė namaz, refuzon tė shkruaj njė shkronjė e cila do t'ia pranonte pushtetin tiranit!" Njė qėndrim i tillė i fuqishėm dhe i paluhatshėm, sigurisht se ėshtė rezultat i imanit tė sinqertė dhe bindjes sė thellė nė vėrtetėsinė e rrugės sė tij. Ndėrsa qėndrimi i tij ekspresiv, negativ ndaj pushtetit tė atėhershėm egjiptian, sigurisht ėshtė rezultat i mundimeve tė tmerrshme nėpėr tė cilat kaloi nė burg. Pėr ēdo rast, shumica konsiderojnė se ai me vdekjen e tij heroike vėrtetoi idetė pėr tė cilat i rekomandonte duke dėshmuar se njeriu meriton edhe tė sakrifikohet pėr idetė e veta, pėr kėtė edhe e kujtojnė duke e konsideruar shehid (dėshmorė, martir). Prandaj edhe shumė nga biografėt e tij, dhe tė tjerė kur pėrmendet emir i tij, detyrimisht para emrit tė tij e theksojnė fjalėn shehid sikur tė jetė pjesė pėrbėrėse e emrit tė tij. Sa, vdekja e tij i ka ngjallur emocione te shumė njerėz shihet nė mes tė tjerash, edhe nga fjalėt Allala el – Fasija tė cilat i ka thėnė pas humbjes sė Egjiptit dhe vendeve tjera arabe ne luftėn qė zgjati shumė shkurtė nė vitin 1967, kundėr Izraelit: "Allahu nuk dėshiroi tė ndihmoj luftėn tė cilėn e drejtoi mbytėsi i Sejid Kutubit …", duke aluduar nė kryetarin Xhemal Abdun – Nasir.




    Veprat biografike mbi Sejid Kutubin




    Kjo ėshtė nė sekuenca tė shkurtra, paraqitja e veprave dhe jetės sė Sejid Kutubit, mendimtarit dhe komentuesit tė shquar islam. Duke pasur parasysh rėndėsinė e veprės sė tij nė tėrė botėn islame, shumė nga autorėt pėrmendin se shekulli njėzet gjithsesi ėshtė karakterizuar me jetėn dhe veprimtarinė e tij. Mu pėr ketė edhe janė shkruar njė numėr i madh i veprave dhe studimeve biografike duke mos llogaritur numrin e madh tė artikujve, mbi jetėn dhe punėn e tij.




    Me kėtė rast do t'i paraqesim vetėm veprat mė tė njohura rreth biografisė sė tij: El – Ashmavi Ahmed Sulejman, EL – ALIMER – REBBANI ESH –SHEHID SEJJID KUTUB (Dijetari i zgjedhur nga All-llahu),


    Muhamed Tevfik Berekat, SEJID KUTUB


    Mehdi Fadlul – llah, MEA' SEJID KUTB FIKRIHUS – SIJASIJJU VED – DINIJU (Me Sejid Kutubin – Mendimet e tija politike dhe fetare),


    Ibrahim ibėn Abdurrahman el – Bulejhi, SEJID KUTB VE TURASUHUL – EDEBIJJUL – FIKRI (Sejid Kutubi dhe trashėgimia e tij ideore dhe letrare)


    Muhamed 'ali Kutb, SEJID KUTB EV SEVRETUL – FIKRIL – ISLAMI (Sejid Kutubi apo revolucioni i mendimeve islame)


    ESH – SHEHID SEJID KUTB – artikuj tė zgjedhur tė autorėve tė ndryshėm.


    Salah Abdul Fetah el – Halidi, SEJID KUTB ESH – SHEHIDUL – HAJ (Sejid Kutubi shehidi i gjallė)


    Jusuf el – 'Azmi, RA'IDUL – FIKHIL – ISLAMIJJIL – MUA'SIRI ESH – SHEHID SEJID KUTB (Shehid Sejid Kutb – Pionier i mendimeve bashkėkohore),


    Salah Abdulfetah, FI DHILALIL – KURAN – DIRASE VE TAKVIM (Nėn hijen e Kuranit – Analiza dhe vlerėsime) – disertacion doktorate,


    Ahmed el - Bedevi, SEJID KUTB NAKIDEN (Sejid Kutubi si kritik) – Disertacion doktorate,


    Salah Abdulfetah, SEJID KUTB VE TASVIRUL FENNI FIL KURAN (Sejid Kutubi dhe ilustrimi artistik nė Kuran) – punim magjistrature


    Abdullah el – Habbas, SEJID KUTB EL – EDIBUN – NAKID (Sejid Kutubi si kritik letrarė) – punim magjistrature.




    Mbi tefsirin e Sejid Kutubit



    Kutubi ėshtė autor i shumė veprave prej tė cilave shumica kanė pėrjetuar numėr tė madh tė botimeve dhe kanė ndikuar fort nė rrjedhat e mendimit islam nė botėn arabo - islame. Madje edhe veprat e shkruara nė periudhėn e parė nxitin kėrshėrinė dhe interesimin pėr to, nga se ai qysh atėherė ėshtė treguar si shkrimtar i shkėlqyer dhe kritik letrar. Veprat nga periudha e dytė e jetės sė tij qė flasin mbi temat islame kishin jehon shumė tė fuqishme dhe hasėn nė njė pranim tė shkėlqyer nga lexuesi gjatė tėrė botės islame, me ēka edhe Kutubi bėhet mjaft i njohur. Veprat e tij tė njohura janė: Fi dhilalil Kur’an (Nėn Hijen e Kur’anit) – komenti i njohur i tij mbi Kur’anin, Me'alim fit - tarik (Shenjat nė rrugė) – e pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, El – 'adaletul – ixhtima'ijjetu fil – islam (Drejtėsia sociale nė Islam), Et – tasvirul – fenni fil – Kuran (Ilustrimi artistik nė Kuran) – e pėr kthyer nė gjuhėn shqipe, El – islam ves - selamul – 'alemijj (Islami dhe paqja botėrore), El – islam ve mushkilatul – hadare (Islami dhe problemet e civilizimit tė sotshėm), Hasaisut – tessavuril – islamijji ve Mukavvimatuhu (Karakteristikat dhe faktorėt e konceptimit islam), Dirasat islamijje (Studime Islame), Nahve muxhteme'in islamijj (Drejt shoqėrisė islame), Ma'reketul – islami verr r- rrusmalijje (Lufta nė mes islamit dhe kapitalizmit), Tasvibat fil – fikril – islamijjil – mu'asir (Pėrmisime – Korrigjime nė mendimet bashkėkohore islame), Emrika el- leti re'ejtu (Amerikėn tė cilėn e pashė), Meshahdul – kijameti fil – Kur’an (Pamje tė Ditės sė Kijametit nė Kur’an), El – mustakbelu li hadhed – din (Ardhmėria i takon Islamit) – e pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, En – Nakdul – edebijju – usuluhu ve manahixuhu (Kritika letrare – bazat dhe drejtimet), Kutub ve shahsijjat (Librat dhe personalitetet), Hadhed – din ( Kjo fe), 2 [52] Tefsiru sureti – Shura (Komentimi i kaptinės Shura), Tefsiru ajatirr – rriba (Komentimi i ajeteve mbi kamatėn) – e pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, Islam ve la Islam (Pa besnikėri tė plot ndaj Allahut xh.sh. nuk ka islam), Muhimmetush – sha'ir fil – hajt (Cka ėshtė e rėndėsishme nė jetėn e poetit), Tiflun minel – karje (Fėmija nga fshati) – roman El – medinetul – mesh-hure (Qyteti i njohur) – roman, El – kasasud – dinijju (Tregime fetare) – Kutubi ėshtė bashkautor i kėsaj vepre, El – xhedidu fil – lugatil – arabijje (tė rejat nė gjuhėn arabe) – Kutubi ėshtė bashkautorė i kėsaj vepre. Krahas veprave tė pėrmendura tė cilat janė botuar sit ė tėra, duhet tė pėrmendim edhe numrin e madh tė artikujve tė cilat Kutubi i ka botuarnė revista tė ndryshme, si nė El – liva'ul – xhedid, Ed – da'va, Mexhel- letul Az-har, Mexhel – letul iman, mexhel- letush – shihab, el – ihvanul muslimun etj.




    Tefsiri i Kutubit




    Vepra mė e rėndėsishme dhe mė voluminoze e Kutubit, gjithsesi ėshtė komenti i tij i njohur mbi Kuranin: "FI DHILALIL – KUR’AN" – "NĖN HIJEN E KUR’ANIT". Duke pasur parasysh se ai nė faqet e kėsaj vepre paraqet pėrjetimin dhe kuptimin e Kur’anit, ekspertėt e tefsirit kėtė vepėr shpesh herė e numėrojnė nė komentimet racionale tė Kur’anit. Mirėpo, duke marr pėr bazė vlerėn letrare tė kėsaj vepre, kėtė tefsirė disa e numėrojnė si tė rėndėsishėm nė drejtimet e letėrsisė, pėrderisa grupi e tretė, duke marrė pėr bazė inkurajimin e tij pėr punė dhe sakrificė nė dobi tė islamit, kėtė tefsirė e konsiderojnė komenti mė i shquar i Kur’anit pėr nga pikėpamja e lėvizjes islame. Shkrimi i kėsaj vepre ka rrjedhur nė kėtė mėnyrė: Pas veprės sė tij tė njohur "ET – TASVIRUL FEN - NI FIL – KUR’ANI", Sejid Kutubi nė vitin 1952 nė shtatė numrat e revistės El – muslimun nė mėnyrė tė njėjtė interpreton disa ajete tė caktuara Kur’anore, dhe mė pastaj vendos qė me metodė tė njėjtė tė komentoj tėrė Kur’anin. Planifikoi qė ēdo xhuz (kaptinė) tė Kuranit ta paraqet volum nė vete, tė cilin do ta shkruante pėr dy muaj. Nė fillim arriti qė tė mbaj njė tempo tė tillė, madje edhe ta kaloj sepse qė nga tetori i vitit 1952 deri nė janar tė vitit 1954 publikoi interpretimin e gjashtėmbėdhjetė xhuzave (kaptinave) tė para tė Kur’anit. Pas kėsaj Kutubin e burgosin, por ai vazhdon me shkrimin e komentimit tė Kur’anit. Kėshtu qė nė burg e pėrfundoi komplet komentimin e Kur’anit, mirėpo, duke parė pėrvojat e ndryshme jetėsore dhe zbulimeve tė reja nė Kur’an, filloi me pėrpunimin dhe plotėsimin e kaptinave tė para tė Kur’anit. Ndonjėherė kėto pėrpunime dhe plotėsime ishin aq tė thella sa qė disa kaptina nė botimin e dytė ishin dyfish mė voluminoze se sa nė botimin e parė. Para se tė lėshohet nga burgu pėrfundoi pėrpunimin dhe plotėsimin e dhjetė kaptinave tė para, ndėrsa pas daljes nga burgu vazhdon punėn me plotėsimin e tė njėmbėdhjetit, dymbėdhjetit dhe tė trembėdhjetit xhuz (kaptinė). Nė kėtė kohė prapė e burgosin dhe nuk arrin tė vazhdoj me plotėsimin dhe pėrpunimin e kaptinave tjera, sepse ndaj ti u zbatua dėnimi me vdekje. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse kaptinat vijuese nė botimin pėrfundimtarė tė kėsaj vepre janė mė pak voluminoze. Nga hyrja e kėtij tefsiri mundė tė pėrfundohet se Sejid Kutubi duke iu kthyer islamit tė vėrtetė, ka kuptuar vlerat e Kur’anit dhe mesazhit tė tij, dhe kėshtu pjesėn tjetėr tė jetės sė tij e kaloi nė harmoni me parimet e tij. Kėtė periudhė e jetės sė tij, siē pohon edhe vet, e ka kaluar "nėn hijen e Kur’anit" (fi dhilalil – Kur’an), sipas tė cilės edhe e titulloi kėtė tefsirė. Edhe pse pjesėn mė tė madhe tė kėsaj periudhe e kaloi nė burg, duke iu nėnshtruar mundimeve tė tmerrshme, ai e konsideron pjesėn me fatlume dhe mė komplete tė jetės sė tij, periudhė nė tė cilėn arriti tė mishėroj jetėn e tij me parimet Kur’anore, gjeti mirėqenie nė jetė, pėrkundėr ballafaqimit me sprova tė vėshtira. Nė mes tjerash, ai nė hyrjen e tefsirit tė tij thotė: "Tė jetosh "nėn hijen e Kur’anit – fi dhilalil –kur'an", ėshtė begati vetėm pėr atė qė e ka shijuar atė, begati e cila lartėson jetėn, e pėrdėllen dhe pastron.(…) Kam jetuar duke u familjarizuar "NĖN HIJEN E KUR’ANIT" – ky konceptim i plotė i lartė dhe i pastėr i tė ekzistuarit – tė qenurit … ekzistimi i gjithēkafit, nė shėrbim tė ekzistimit tė qenies njerėzore duke i krahasuar me konceptet e paditurisė nė tė cilėn jeton njerėzimi nė lindje, nė perėndim, veri dhe jug, kėshtu e pyeta veten, si jeton njerėzimi nė kėnetėn, uji i tė cilės nuk ėshtė i pijshėm, nė humnerė ku gjithnjė pėrmbyten, nė shpellėn e errėt, kurse mbi te ka tokė tė pastėr frytdhėnėse, njė pėrparim aq tė lartė dhe njė dritė tė ndritur?" Prandaj, Kutubi me tefsirin e tij ia zbulon edhe tė tjerėve tė vėrtetėn tek e cila ai ka arritur, duke nėnvizuar se kjo ėshtė rruga e vetme e shpėtimit, dhe se tė gjitha aspektet tjera tė rrugėve tė dėrgojnė drejt mashtrimit, ose njerėzit do tė pranojnė Librin e Allahut xh. sh. si udhėzues nė tė gjitha sferat e jetės sė tyre, dhe tė jetojnė nė pajtim dhe kėnaqėsi si nė dynja ashtu edhe nė ahiret, ose do tė zgjedhin rrugėn e mashtrimit, e cila i dėrgon nė trazira, pafatėsi dhe shkatėrrim nė tė dy botėrat: "nėpėrmes familjarizimit me HIJĖN E KUR’ANIT kam arritur deri te bindjet e forta … se nuk ka tė mira nė kėtė tokė, nuk ka paqe pėr njerėzimin, nuk ka qetėsi pėr njeriun, nuk ka progres, mirėqenie e as dėlirėsi, nuk ka harmoni me ligjet e kozmosit dhe natyrėn e njeriut …, pa kthim ndaj Allahut xh. sh. (…) Kthimi ka Allahu i Lartėsuar i paraqitur nė Librin e Tij, nuk ėshtė nafile – qė njeriu tė bėj diēka qė i bie ndėrmend, as diē vullnetare, a as lėndė e zgjedhjes dua nuk dua … Karakteristiakt e tefsirit tė Kutubit Tefsiri "FI DHILALIL – KUR’AN", radhitet nė mes tefsirėve me komentim relativisht tė gjatė tė Kur’anit dhe mė sė shpeshti ėshtė botuar nė gjashtė pjesė. Nė fillim tė interpretimit tė kaptinės Kutubi shkruan hyrjen mbi kaptinėn nė fjalė, dhe pastaj merret me komentimin, ndėrsa nėse kaptina ėshtė e gjatė, atėherė Kutubi na sjell pjesėn e saj tė parė, e cila e pėrbėnė njė tematik tė tėrė. Pastaj shkurtimisht pėrshkruan pėrse ajo pjesė flet, pėr ēfarė arsye ėshtė shpallur (nėse ka shkakun e zbritjes), dhe pastaj e komenton ajet pėr ajeti. Pastaj i sjell pjesėt vijuese, derisa nuk arrin nė fund tė kaptinės. Mbi mėnyrėn e komentimit tė ajeteve Kuranore dhe veēorive tė tefsirit tė tij ėshtė shkruar shumė, nė mesin e tyre edhe disa studime, si dhe disertacione tė doktoratave. Ne nė versionin mė tė shkurtuar do tė paraqesim disa karakteristika mė tė rėndėsishme tė kėtyre veprave:




    1. Stili i rafinuar letrarė




    "Allahu i Lartėsuar i dhuroi Sejid Kutubit – Allahu e mėshiroftė – aftėsi tė jashtėzakonshme nė letėrsi dhe stil tė stėrholluar letrar, nė tė cilin askush nuk dyshon. Kėtė dhuratė tė lindur, ai nė formėn mė tė mirė e pėrdori nė tefsirin e tij, e qė sigurisht ėshtė njėra nga arsyet qė vepra e tij tė has nė pranim tė jashtėzakonshėm nė kohėn e sotshme." Ėshtė interesante se nė shekujt parė, Kutubit edhe pse kishim njė numėr tė madh tė mufesirėve (komentuesve tė Kuranit) asnjėri nga ata nuk arriti t'i ofrohet Kur’anit nga aspekti letrar, siē e bėri atė Kutubi. Duke pasur parasysh se kujdes tė veēantė i kushtoi stilit Kur’anor dhe shpirtit tė shprehjeve Kur’anore, ai diti t'i zbuloj disa kuptime qė paraardhėsit e tij aspak nuk i vėrejtėn. Nė tė vėrtet, stili i tij ėshtė i lartė dhe pėr disa i pakuptueshėm – sikur ėshtė i tillė edhe pėrkthimi nė gjuhėn boshnjake (i njėjti konstatim vlen edhe pėr pėrkthimin nė gjuhėn shqipe, shėn. i pėrkth.) mirėpo pėr shkak tė bukurisė sė stilit dhe mesazheve tė fuqishme megjithatė ka hasur nė mirėkuptim tė shkėlqyer me lexuesin.




    2. Pėrjetimi i thellė i tekstit Kuranor




    Nė shumė vende nė tefsirin e vet Sejid Kutubi flet lidhur me fuqinė e veēantė qė ka teksti Kur’anor, sepse lenė ndjenja tė pashprehshme nė shpirtin, zemrėn dhe mendjen e njeriut. Madje Kutubi me aftėsitė e tij tė jashtėzakonshme tė tė shprehurit, tregon se ėshtė e pamundur tė pėrshkruhet ndjenja e thellė e tekstit Kur’anor pėr t'u artikuluar nė fjalė dhe shkronja. Krahas saj ai nė disa vende nė tefsirin e tij pėrmend se shumė herė i ka ndodhur qė ndonjė ajet ta lexoj me qindra herė, por kuptimin e tij e ka pėrfunduar vetėm atėherė kur iu ka kthyer parimeve Kur'anore dhe pasi qė thellė ėshtė zhytur nė pėrjetimet e tekstit Kur’anor, si dhe nė momentet kur ėshtė shpallur Kur’ani. Ai thekson se tė jetosh nė atmosferėn e Kur’anit nuk do tė thotė vetėm tė lexosh tekstin Kur’anor si dhe tė studiosh kuptimin e tij, por tė bashkėjetosh me momentet kur ka zbritur Kur’ani, qė do tė thotė se ėshtė njė ndėr kushtet e tė kuptuarit e drejt tė tekstit Kur’anor.




    3. Potencimi i punės pėr Islam




    Ashtu siē ėshtė pėrmendur, tefsirin e Kutubit shumė studiues e konsiderojnė komentin mė tė njohur tė Kur’anit pėr pjesėtarėt e lėvizjes islame, sepse nxit nė punė, insiston nė aksion dhe thėrret nė dhėnien e kontributit deri nė maksimum pėr kauzėn islame. Nė shumė vende nė tefsirin e tij ai pėrmend se angazhimi aktiv gjatė punės pėr islam brenda xhematit ėshtė ēelės nga i cili hapen dyert e tė kuptuarit dhe hyrjes nė Kur’an, si dhe tė kuptuarit e intencave tė qėllimeve tė tija. "Pėr herė tė dytė tregojmė qė Kur’ani ia zbulon tė fshehtat e veta vetėm atyre qė luftojnė nė harmoni me Kur’anin, dhe nė luftė kalojnė xhihadin e madh. Vetėm tė tillėt jetojnė nė atmosferėn ēfarė ka zbritur Kur’ani. Vetėm ata pėrjetojnė ėmbėlsinė e Kur’anit dhe njohurit e tij, sepse ata vėrejnė se si Kur’ani kryekėput atyre i drejtohet, njėsoj sikur iu ka drejtuar shoqėrisė sė parė myslimane, andaj edhe ajo shoqėri ka nuhatur ėmbėlsinė e tij, diturinė qė buron nga Kur’ani dhe ka ecur pėrpara me te."




    4. Hyrje nė tekstet Kur’anore




    ende pa formuar qėndrimet e mėparshme Sejid Kutubi konsideronte se stili Kur’anor ėshtė sipėr formave dhe trajtave njerėzore, andaj edhe nuk duhet konsideruar nėpėrmes prizmit tė klisheve dhe botėkuptimeve njerėzore nė letėrsi, shkencė, art etj. Ai tėrheq vėrejtjen se shumė ndarje dhe standarde tė vendosura nė mes njerėzve janė fryt i mendimit subjektiv dhe kėshtu si tė tilla, nuk mundė tė praktikohen nė brendėsin e sė vėrtetės, respektivisht nė tė kuptuarit e fjalėve tė Allahut tė Lartėsuar. Nė kėtė kuptim, ai ashpėr kritikon ata tė cilėt tentojnė qė tregimet Kur’anore t'i kuptojnė si rrėfime tė imagjinuara, romane dhe drama nė letėrsi, dhe kėshtu thekson se Kur’anit duhet t'i ofrohemi pa kėto klishe dhe standarde tė ndara artificiale. Vetėm atėherė ėshtė e mundur qė Kur’anit t'i ofrohemi tė paanshėm, si e vėrtetė thelbėsore dhe vetėm atėherė kuptimi i tij do t'i zbulohet atyre qė gjurmojnė pėr njohurit e Kur’anit.




    5. Unifikimi tematik




    Kutubi shkėlqyeshėm arrin tė gjejė mesazhin thelbėsorė, mendimin kryesorė dhe idenė e unifikuar, e cila tėrhiqet gjatė tėrė kaptinės pa marrė parasysh se a ėshtė e gjatė apo e shkurtėr, madje kėtė unifikim ideor e hasim edhe gjatė tėrė xhuzit. Lidhur me elanin e tij Dr. Adnan Zurzuri, nė mes tjerash thotė: "Ai ėshtė komentuesi i parė nė tėrė historinė e Kur’anit Fisnik i cili ka treguar nė unifikimin tematik individualisht nė ēdo kaptinė, pa marrė para sysh se a bėhet fjalė pėr kaptinė tė shkurtė apo tė gjatė. Ai kėtė praktikisht e ka dėshmuar, nė tė vėrtetė kėtė rregull ai mė sė miri e ka praktikuar dhe e ka avancuar nė tefsirin e tij tė shkėlqyer – Allahu e mėshiroftė! ... Shkurt ai ka hulumtuar unifikimin tematik duke zbuluar lidhjet nė segmentet vijuese: - nė mes kaptinės paraprake dhe vijuese, - nė mes leksionit brenda njė kaptine Kuranore, - nė mes fragmenteve brenda njė leksioni Kuranor, - nė mes gjithė ajeteve brenda njė fragmenti, - nė mes disa fjalėve dhe fjalive brenda njė ajeti. Vetė Kutubi lidhur me kėtė nė mes tjerash thotė: "Ēdo kush qė jeton nėn hijen e Kur’anit do tė vėrej se secila kaptinė ka veēorit karakteristike, veēori e cila ka shpirtin dhe zemrėn e vet (…). Ēdo kapitull ka atmosferė tė veēantė e cila i mbulon tė gjitha temat e saja dhe bėnė qė teksti i njė kapitulli tė kyēet nė kėto tema nė njė tėrėsi pėr diēka tė caktuar, duke realizuar me kėtė pajtueshmėrinė e temave, nė pajtim me atmosferėn e paraqitur. Ēdo sure gjithashtu ka edhe ritmin e saj muzikorė, dhe kur ai ndryshon nė tekst aty vjen vetėm pėr shkak tė harmonisė me tematikėn e veēantė. Kjo ėshtė evidente nė tė gjithė kapitujt e Kuranit …"




    6. Mos hyrja nė detale pėr tė cilat Kurani nuk flet fare




    Shumė komentues para Sejid Kutubit janė lėshuar nė komentimin e disa detajeve mbi tė cilat Kur’ani nuk ka dhėnė asnjė informacion, madje edhe nė ēėshtjet e gajbit (tė fshehtės), me ēka edhe nė shumė raste, janė larguar nga drejtimi i vėrtetė duke hyrė dhe komentuar tekstin Kur’anor. Kutubi kėtė e ka vėrejtur, dhe kėshtu nuk lejoi qė edhe tek ai tė pėrsėriten tė njėjtat gabime. Aq mė tepėr haptazi nė disa vende, tregon se si disa komentues tė mėparshėm janė lėshuar nė komentimin e detajeve dhe gjėrave tė ndryshme tė cilat nuk kanė argumente. Kėshtu p.sh. Duke i komentuar ajetet nga kaptina Tebareke dhe Es – Safat, tė cilat flasin pėr xhinėt dhe shejtanėt, ai thekson se gjatė komentimit tė kėtyre ajeteve iu ėshtė pėrmbajtur tekstit Kuranoro – sunnetik, dhe asgjė tjetėr jashta tyre nuk ka marr parasysh, sepse bėhet fjalė pėr gjėrat qė janė gajb, thėnė ndryshe gjėra qė njerėzit nuk mundė t'i njohin.




    7. Qortimi i atyre qė pėrdorimin transmetimet hebrejo - krishtere (israilijjatet) gjatė komentimit tė Kuranit.




    Njė ndėr mangėsitė kryesore tė shumė mufesirėve tradicional ishte ajo se gjatė komentimit tė tekstit Kur’anor me tė madhe shėrbeheshin me tramsmetimet hebrejo – krishtere, pa vėrtetuar besueshmėrinė tyre, nė kėtė mėnyrė, pėr fat tė keq nė tefsir kanė depėrtuar mjaft komente qė nuk kanė autenticitet nė burimet islame, apo – ajo qė ėshtė edhe me e keqe – janė nė kundėrthėnie me burimet islame! I vetėdijshėm pėr kėto gabime fatale, Kutubi nuk i lejoi vetit qė t'i fut transmetimet e tilla nė komentin e tij Kuranit, madje nė disa vende i ka kritikuar komentuesit e mėparshėm tė cilėt i zbatuan ato kritere. Nuk ka nevojė qė tė sqarohet se Sejid Kutubi lidhur me kėtė ēėshtje kishte plotėsisht tė drejt, gjė qė edhe mė vonė edhe shumė ekspert tė tefsirit e konfirmuan kėtė.




    8. Mos preokupimi me ēėshtjet fikhore (jurisprudencės)




    Kutubi, gjithashtu, nuk ishte aderues i mufesirrėve tė cilėt ajetet me tematik tė fikhut i komentonte nė mėnyrė tė detajuar, ngase shumė tefsira tė komentuesve tė Kur’anit u shndėrruan nė libra tė fikhut, qė kishin pėr temė kryesore komentimin e ajeteve Kuranore mbi rregullat e fikhut. Ai gjatė komentimit tė ajeteve tė kėtilla i ka paraqitur rregullat elementare tė sheriatit lidhur me atė ajet, ndėrsa detalet nuk i ka pėrmendur, e nė veēanti jo ato detale nė tė cilat juristėt islam kanė ndarė mendime tė ndryshme! Kėshtu p. sh. Duke i komentuar fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: Ai cili do tė mund – le tė agjėroj tri ditė…", ai thotė: "edhe nė rast tė agjėrimit tė kėtyre tri ditėve nuk ekziston qėndrim i njėjtė i juristėve, a tė agjėrohen kėto ditė sė bashku apo me ndėrprerje, sepse nė tekst nuk flitet pėr agjėrim tė pandėrprerė. Paraqitja e kundėrthėnieve tė aspektit juridik mbi kėto detale nuk janė pjesė e metodės tonė nė komentimin e Dhilalit. Kush dėshiron njohuri mė tė shumta lidhur me kėto, le t'i kėrkoj ato nė veprat e fikhut …"




    9. Mos lėshimi nė shpjegimin e gjerė tė rregullave gramatikore




    Nė disa tefsira gjerėsisht shpjegohen rregullat gramatikore dhe analiza gramatikore tė tekstit Kur’anor, kėshtu qė ndodh qė nganjėherė ky segment i komentit tė jetė dominues. Mirėpo, Sejid Kutubi konsideronte se nuk ka nevojė pėr njė komentim tė tillė tė Kuranit, mu pėr kėtė edhe nė tefsirin e tij vetėm sipėrfaqėsisht ka shpjeguar rregullat gramatikore. Nė hyrjen e botimit tė parė tė tefsirit tė tij ai nė mes tjerash thotė: "Jam pėrpjekur maksimalisht qė tė mos fundosem nė studimet gjuhėsore, tė ilmul kelamit dhe fikhut, tė cilėt do tė mė pengonin nė mes Kuranit dhe shpirtit tim, respektivisht nė mes shpirtit tim dhe Kuranit. Jam futur vetėm nė ato gjera ku teksti Kuranor mė ka dhėnė inspirim …"




    10. Rezistenca ndaj komentimit "shkencorė"




    Kah fundi shekullit nėntėmbėdhjetė dhe fillimi i shekullit njėzet nė mesin e shkencėtarėve islam ėshtė paraqitur drejtimi nė komentimin e Kur’anit i cili kushtimisht mundė tė quhet "tefsiri shkencorė". Ē'ėshtė e vėrteta shumica e vendeve myslimane ishin nėn okupim dhe kėshtu disa shkencėtarė islam tentonin tė qė t'i harmonizonin tė gjitha zbulimet e deri atėhershme shkencore me ajetet Kur’anore. Me kėtė dėshironin t'i kthenin besimin myslimanėve nė Kur’an dhe kėshtu tė japin pėrgjigje nė pyetjen pėrse muslimanėt kanė mbetur mbrapa, me kėtė dėshironin tė tregonin se nuk ėshtė problemi tek Kur’ani, por te vetė myslimanėt, tė cilėt bukur mirė janė larguar nė aspektin e jetėsimit dhe praktikumit tė Kur’anit. Mirėpo, problemi qėndronte nė faktin se disa shkencėtarė papritmas ndėrlidhnin teoritė shkencore ekzistuese me tekstin Kur’anor, e qė mė vonė ėshtė dėshmuar se disa nga ato teori kanė qenė gabim! Sejid Kutubi, qė ėshtė e dukshme edhe nga karakteristikat e pėrmendura tė tefsirit tė tij, nuk ishte pėr njė qasje tė tillė ndaj Kur’anit. Ai i qaset tekstit Kur’anor me besim tė plotė, si diēka qė ėshtė mbi gjithēka tjetėr, prandaj edhe nuk ka nevojė qė vėrtetėsia e tij tė argumentohet me diēka tjetėr, e aq mė tepėr me teori shkencore tė pavėrtetuara. Lidhur me kėtė Sejid Kutubi flet nė shumė vende nė tefsirin e tij, si p.sh. gjatė komentimit tė ajetit 189 tė kaptinės El – Bekare, ajetit numėr 2 tė kaptinės El – Furkan, ajetit numėr 30 tė kaptinės El – Enbija. Kundėrshtimet qė iu bėnė tefsirit tė Kutubit Ashti si ēdo vepėr tjetėr njerėzore, ashtu edhe tefsiri i Kutubit i ka disa mangėsi. Ata qė kanė shkruar mbi mangėsitė e tefsirit tė Kutubit edhe vetė pohojnė se ato janė tė pakta dhe tė pa pėrfillura nė raport me vlerėn e tėrėsishme tė kėtij tefsiri. Bėhet fjalė, kryesisht pėr mangėsitė vijuese:


    1. Ajetet tė cilat flasin pėr "ISTIVAN", thėnėn ndryshe pėr vendin ku qėndron Allahu i Lartėsuar, Kutubi i komenton nė pajtim me shkollėn racionaliste tė tefsirit, nė kuptimin se me kėto ajete dėshirohet tė thuhet se Allahu i Lartėsuar ėshtė mbi ēdo gjė dhe sundon me tė gjitha. Mirėpo ėshtė e njohur se shkencėtarėt klasik islam kanė marr qėndrim lidhje mė kėtė, duke vėrtetuar se nė kėto ajete flitet pėr vendosjen e Allahut nė Arsh, thėnė ndryshe Ai gjindet nė Arsh, ndėrsa mėnyrėn e vendosjes ne nuk e dimė dhe nuk duhet fare tė diskutojmė pėr tė. Kėtu bėhet fjalė pėr polemik ekspertėsh nga fusha e akaidit, kėshtu qė nė kėto polemika nuk guxon tė lėshohet ai i cili nuk ėshtė kompetent dhe ekspert nė atė fushė.


    2. Kutubi nė tė shumtėn e rasteve gjatė komentit tė tij ka sjell njė numėr tė mirė tė haditheve (thėnieve profetike) qė lidheshin me ajetin qė komentonte, mirėpo ka raste kur ndonjėherė ka lėnė hadithet tė cila janė tė vėrtetė, e qė kanė tė bėjnė me temėn nė ajetin e komentuar. Krahas kėsaj, ndonjėherė ka sjell edhe hadithe tė dobėta (daif), pa sjellur edhe shkallėn e besueshmėrisė dhe koleksionet ku gjenden ato hadithe.


    3. Duke komentuar ajetin 187 tė kaptinės El – Bekare, Kutubi erdhi deri tė pėrfundimi se agjėrimi fillon para lindjes sė diellit: "Sipas versioneve tė cilat janė transmetuara mbi definimin e kohės sė imsakut (koha kur e ndėrpresim ngrėnien) mund tė themi se kjo kohė ėshtė diē para lindjes sė diellit …" Mirėpo, ėshtė e qartė se ky ėshtė njė pėrfundim i gabuar, sepse fillimi i agjėrimit nis me agimin.

    Nė fund

    Duke i marrė parasysh tė gjitha karakteristikat e Kutubit gjatė komentimit tė Kur’anit, mundė tė pėrfundojmė se bėhet fjalė pėr njė vepėr jashtėzakonisht mė vlerė, e cila ėshtė e detyruar pėr myslimanėt e sotshėm, siē thotė shejh Menna' el – Kattani, All-llahu e mėshiroftė: "Kjo vepėr, nė tė vėrtetė, ėshtė pasuri e madhe ideore dhe shoqėrore, e cila i duhet ēdo myslimani bashkėkohorė. Duke folur pėr vlerat e kėtij tefsiri, Muhammed ibn Abdul Aziz es – Sudejs thotė: "Derisa lexoj kėtė tefsirė ndiej ėmbėlsirėn dhe dėshiroj qė leximi tė vazhdoj gjatė. Kėshtu mendoj sepse konsideroj se ky ėshtė komentim i jetės nė tėrėsi nė dritėn e Kur’anit, qė ėshtė udhėzim pėr tėrė njerėzimin dhe shpėtues nga mashtrimet dhe lajthitjet. Ky tefsirė deri nė detale analizon problemet me tė cilat ballafaqohen myslimanėt dhe u ofron zgjidhje. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė tefsirė qė duhet ta ketė ēdo kush qė interesohet pėr arsimimin islam, sepse tefsiri i Kutubit konsiderohet njė ndėr komentet mė tė mira tė Kur’anit Fisnik." Pėr ēfarė vepėr me vlerė bėhet fjalė, dhe sa interesim ka nxitur tefsiri i Kutubit flet e dhėna se nė periudhėn prej vitit 1972 deri 1995 kjo vepėr ka pėrjetuar 24 botime – dhe atė nė tirazh tė madh – qė nė pėrqindje do tė thotė njė botim pėr njė vit! Kjo vepėr ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės, nė mes tė cilave edhe nė gjuhėn boshnjake. Duhet dhėnė komplimente Fakultetit tė Studimeve Islame nė Sarajevė dhe pėrkthyesve tė kėsaj vepre, tė cilėt kontribuan qė tė paraqitet pėrkthimi komplet dhe tė botohet nė tridhjetė vėllime ( qė nė parim ēdo njėri prej tyre pėrfshin nga njė xhuz Kur’anor) nė periudhėn prej vitit 1996 deri nė vitin 2000. Me kėtė dukshėm ėshtė pasuruar literature nga fusha e komentimit tė Kuranit nė gjuhėn boshnjake.




    Pėrktheu nga boshnjakishtja: Nexhmedin Ademi




    Vazhdon...

  4. #14
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Selam Drita

    Desha te ndalem vetem tek ky ajeti qe shpjegon ne menyre te perkryer se Kur`ani eshte sjell njerzimit e jo vetem dijetarve .

    Pra ne kete menyre edhe komentimi i Kur`anit behet sipas njerzimit e jo sipas disa dijetarve , pra qdo kush si e kupton .

    Selam alejkum Kushtrim


    Me sa pash Sabri Bajgora ka perdor perkthimin e Sherif Ahmetit kur ka nxjer kete ajet. E ky perkthim ka ca mangesi. E di qe do te hidhesh tani perpjete (si te tema tjeter) por lexo te lutem me vemendje sepse ta argumentoj detajisht e inshaAllah ke zemren e hapur dhe perfiton nga ky shkrim. Me kete shkrim nuk dua te ja ul punen e palodhshme te Sherif Ahmetit, e as meritat e tij, perkundrazi, e lus Allahun ta shperblej ate per kontributin e tij. E kam permend disa here se perkthim 1:1 nuk ekziston, por mund te gjejsh vetem pershtatje te peraferta, prandaj cdohere duhet ti referohesh origjinalit.

    Ka dal nje perkthim i ri i cili thone se eshte me i kompletuar nga ana gjuhesore, e kete e vertetova edhe une tani derisa bera kerkimin e ketij ajeti qe te mund te te jap nje spjegim. Te perkthimi i Sherif Ahmetit perdoret folja STUDIOJNE.

    Vargu arabisht kur lexohet eshte folja "jetefekerun" qe do te thote mendojne/ meditojne/ reflektojne.

    Keshtu eshte tek perkthimi ne shqip nga Hasan Nahi, botim i A.I.I.T.C. dhe ky perkthim mua me duket me i sakte sepse edhe ne gjuhet tjera keshtu e perkthenin.

    Lexo me poshte:

    Tek boshnjakishtja shkruan "....jasne dokaze i knjige. A tebi objavljujemo Kur'an, da bi objasnio ljudima ono sto im se objavljuje, i da bi oni razmislili." (perkth: qe ata te mendojne)

    Tek anglishtja: With clear proofs and writings; and We have revealed unto thee the Remembrance that thou mayst explain to mankind that which hath been revealed for them, and that haply they may reflect.

    Tjeter (Autor Yusuf Ali): (We sent them) with Clear Signs and scriptures and We have sent down unto thee (also) the Message; that thou mayest explain clearly to men what is sent for them, and that they may give thought.

    Gjermanisht: (Wir entsandten sie) mit den deutlichen Zeichen und mit den Büchern; und zu dir haben Wir die Ermahnung herabgesandt, auf daß du den Menschen erklärest, was ihnen herabgesandt wurde, und auf daß sie nachdenken mögen. ( perkth: qe ata te mendojne)



    Qe ta kuptojsh me drejte kete ajet, duhet ta marrim edhe ajetin para tij dhe mos i shkepusim nga konteksti. (e marr perkthimin e Hasan Nahi)


    43. Ne edhe para teje kemi dėrguar vetėm njerėz (rixhal=burra) tė cilėve u kemi dhėnė shpallje, andaj pyetni dijetarėt e Librit, nėse nuk e dini (kėtė).
    44. (Tė dėrguarit i ēuam) me prova tė qarta dhe libra. Ndėrsa ty (o Muhamed) tė zbritėm Pėrkujtesėn (Kuranin), me qėllim qė t’u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur dhe qė ata tė mendojnė.



    Ne ajetin 43 Allahu s.v.t. na flet per dyshimin e Kurejsheve ndaj Profetsise se Resulit dhe Allahu u thote se ai nuk eshte rasti i pare ne vargun e Profeteve, edhe para tij ka pasur te tjere si ai (burra), per kete edhe mund te pyesnin njerezit e ditur te Ehli Kitabit (cifut dhe krishtere) nese nuk din.

    Shiko sesi Zoti u thote ketyre njerezve (idhujtareve) qe te pyesin njerezit e ditur, dhe kjo eshte mjaft e rendesishme mbasi njerezit e ditur jane ata qe kane perparsi ne cdo fushe po ashtu edhe ne fe, sepse edhe feja eshte nje dije me vete dhe jo cdo kush mund te thote cka ti kete qejfi.
    Kur Allahu u kerkon idhujtareve tu kthehen njerzve te ditur te feve te tjera, po valle besimtaret muslimane nuk duhet tu kthehen dijetareve te tyre te fese per te mesuar fene e tyre?



    Ne ajetin e 44 thuhet se:
    "...tė zbritėm Pėrkujtesėn (Kuranin), me qėllim qė t’u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur"

    Dmth Profeti s.a.v.s duhet tu shpjegonte Kur'anin njerezve, nese Kur'ani paska nevoje per shpjegim nga ana e Profetit s.a.v.s kjo detyrimisht na dergon tek Sunneti i tij, dhe ky eshte nje nga ajetet baze qe tregon pandashmerin ne mes Kur'anit dhe Sunnetit.


    Armiqte e Islamit duke pare se mjeti me i mire per ta luftuar Islamin eshte ai i brendshem, kane sajuar perrallen se nuk na duhet Sunneti, por vetem Kur'ani dhe se Sunneti eshte sajese, i trilluar etj..

    Nese do ti vesh kazmen Islamit nuk ka rruge me te lehte sesa te largosh Sunnetin dhe do te shohesh sesa lehte do te vdes Islami.
    Kjo fe do te jetoje perderisa edhe Kur'ani edhe Sunneti te jene bashke, nese ndahen keta dyja nga njera tjetra, athere nuk ka me Islam.

    Pra ne kete menyre edhe komentimi i Kur`anit behet sipas njerzimit e jo sipas disa dijetarve , pra qdo kush si e kupton .
    Ti spjegimet duhet ti marresh ashtu siq jan shpall ne Kur'an dhe Sunnet, e ti pastaj mendo/reflekto/medito rreth tyre. Jo siq pretendon ti, ti nxjeresh ajetet nga konteksti dhe ti kuptojsh dhe interpretojsh siq te vjen mbare ty. Ka rregulla dhe keta rregulla duhet te rrespektohen. Lexo me vemendje temen, aty ke edhe shembuj se si jan keqinterpretuar disa vargje Kur'ani.

    Nese ecim me logjiken tende, shume harame do ti bejme hallall sepse njeriu si qenie eshte i prire te udhehiqet nga deshirat vetiake dhe kjo dobesi e jona, na largon nga urdheresat hyjnore.


    Pasi bera ca kerkime ketu ne forum pash qe ekzistojne edhe dy tema tjera me Tefsir:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...ghlight=tefsir

    http://www.forumishqiptar.com/showth...ghlight=tefsir


    Nuk dua ti perseris shkrimet te cilet vec jane postuar tek linket sipra keshtuqe e le njehere me aq. Nese rastesisht me bie ne dore edhe ndonje material i dobishem ne gjuhen shqipe, ua sjell inshaAllah ketu.


    Selam alejkum wr wb gjithve dhe nese kam bere ndonje gabim ose leshim, All-llahu s.v.t ma falte!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •