Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Nuk e kuptoj pse ju socialistet e Edvin Rames tani e anatemoni Ilir Meten?
    Ilir Meta para zgjedhjeve ju luste qe te bashkoheshit por ju e ironizuat ne cdo kerkese dhe lutje te tij. E tani ju te mjeret socialiste i kerkoni llogari Ilir Metes pse nuk u bashkua me PS.
    Me te vertete a nuk ju vjen turp per nje gje te tille qe e beni ne drejtim te LSI-s?

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Jam shume dakort qe te ashtuquajturit te majte te edvin rames jane mbetjet e diktatures por nuk mendoj se PD-ja eshte e majte. Shqiperia nuk ka nje parti te majte qe te mbroje interesat e me te dobeteve. Sala mbron ata qe kane bere leke.
    Sala deri mesot mbrojti shteresat e varfra. Tokat ja dha fashatarit e me vone legalizoi dhe pronat e vjedhura te pronareve te ligjshem, pensoinet po ashtu, rrogat e mesuesve etj.Sala mbrojti jo vetem te verferit por dhe grabitesit e te gjitha shtresave.Sala nuk e ndau token me reforme por perjashtoi pronaret e medhej te tokave duke ja marre komplet token atyre.Deri me sot viktime e politikes shqipetare , me Sale e pa Sale jane njerzit e ndershem dhe ish pronaret..Sala nuk prefaqeson te pasurit ne grupimin e tij pasi nuk ka te tille.Te pasurit shqipetare jane tek PS.Njeriu me i lumtur ne shqiperi eshte ai qe nuk trashegoi prone e cila nga politika shqipetare u kthye ne nje stres, ose ne nje vrasese pa arme.Po nuk duhet mohuar se nga Sala fituan me shume shqipetaret keto kater vjet.

  3. #13
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Sala deri mesot mbrojti shteresat e varfra. Tokat ja dha fashatarit Sala nuk prefaqeson te pasurit ne grupimin e tij pasi nuk ka te tille.Te pasurit shqipetare jane tek PS.Njeriu me i lumtur ne shqiperi eshte ai qe nuk trashegoi prone e cila nga politika shqipetare u kthye ne nje stres, ose ne nje vrasese pa arme..
    Ndarja e tokes ishte vetem nje problem i vogel ne Shqiperi. Menyra se si ajo po ndahet nuk percakton se c`fare krahu eshte sala apo edvini. Partia Democratike eshte me e qarte ne pozicionin e saj. Ajo eshte me majtas ballit kombetar apo partise republikane. Por nuk mund te thuhet qe ajo eshte e majte per arsye se puntoret ne Shqiperi nuk gezojne asnje te drejte. Te pakten te kishin te drejtat qe puntori francez i ka pasur ne vitet 30. Ndersa partia socialiste apo LSI me kompany jane thjesht klane mafioze te cilat nuk u shkeputen kurre nga metodat apo kultura e vjeter enveriste..Ata nuk kane filozofi, feja e tyre eshte leku.

  4. #14
    Jam pjeserisht dakord me ata qe thone se PD-ja eshte nje parti e majte. PD-ja gjate viteve te fundit ka ndjekur nje politike qe mund te konsiderohet nje politike e majte, duke mbrojtur interesat e shtresava me te ulta. Ndersa partia socialiste ka bere pothuajse gjithmone te kunderten. Partia Socialiste gjate qeverisjes Nano te viteve te fundit, e bazoi politiken e saje tek imprenditoret dhe te pasurit, qe natyrisht jemi te vetedishem si behet pasuria ne Shqiperi. Duke kandiduar bisnesmen si Anastas Vangjeli apa Duka, nje politike te tille ka perdorur Berlusconi ne Itali. Kjo menyre politike ka frytet e veta por jo ne nje shoqeri si ajo shqiptare, ka frytet e veta dhe arrihet vetem ne nje menyre, duke blere voten e lire tek elektorati. Ndoshta ky ishte gabimi qe Fatos Nano beri gjate qeverisjes, mendoi se do te mjatonin nje grup bisnesmenesh per te pasur konsensusin e nje populli, dhe natyrisht ishte nje bumerang. Fatkeqsisht as me ardhmjen e Rames nuk patem nje ndryshim ne kyte vije, o te pakten nuk na ka dhene kyte pershtypje.
    Nje poliike te tille ne vendet prendimore e ndjekin te djathtit, Berlusconi ka ndertuar nje perendori ne kyte menyre. Po t'a kishte ndjekur PD-ja kyte politike do te kishte qene nje gje e kuptueshme, e ka ndjekur PS-ja nje parti e "majte", eshte mjaft kondradiktore. PD-ja gjate legjslatures se fundit, per hir te se vertetes ka ndermarre politika sociale, jane rritur pensionet apo edhe rrogat e disa kategorive, dhe kjo eshte nje poitike e majte.
    Problemi kryesor qe ne politiken shqiptare(sipas meje) eshte se nuk arrijme te dalim nga nje periudhe e gjate tranzicioni. Nuk kemi filluar akoma me reforma tipike europiane, dhe nuk do te jete e lehte te integrohemi ne BE, nepermjet politikave te vjetra qe natyrisht behen edhe nga politikan te vjeter. Shqiperia ka nevoje per nje politike te re dhe njez te ri, vetem me nje binom te telle mund te shpejtojme rrugen per ne BE.
    E para parti qe duhet reformuar eshte PD-ja, eshte e kote qe enderrojme, nuk mund te shkohet ne Europe me Berishen.. Ishte Bamir Topi qe per mendimin tim mund t'a merrte per dore PD-ne drejt nje reformizmi total, per t'a nxjerre nga loja e bene President. Duket pak paradoksale, por te jeshe President i nje vendi parlamentar, eshte e njejta gje me perjashtim nga politika, duke pare edhe kopetencat........Mendoj se PD-ne duhet t'a marrene dore nje politikan si Lulzim Basha, i ri, i shkolluar ne USA, edhe mjaft i afte per ate qe mund te prceptohet nga ne qe e shikojme nga jashte.
    Edhe PS-ja duhet reformuar por me Ramen, nuk eshte problemi te largohet Rama, problemi kush mund te vije? Majko eshte me i miri, por nuk ben per krytar. Duhen larguar Ruci, Dade, Dokle dhe te gjithe ata qe vijne nga PP-ja, dhe te zevendesohen me te rinje. Por per te bere nje ndryshim gjeneratash duhet nje krytar karizmatik, nje njeri i forte edhe me moral, Rama per mendimin tim i ka keto virtyte.
    Dua t'a perseris edhe nje here, LSI eshte e vetmja force politike qe ka fituar keto zgjedhje, me kujtohen fjalet e Metes pas numerimit te votave qe tha:"LSI ka fituar zgjedhjet" dhe kishte plotesisht te drejte. Nuk besoj se eshte nje parti me nje te ardhme ne politiken shqiptare, dhe nqs nuk ndryshohet ligji elektoral, ne zgjedhjet e ardheshme do te mbese jashte parlamentit. Jam i sigurt edhe nga eksperienca e vendeve te tjera se qeveria e ardheshme nuk do te mund te qeveris per 4 vjet, nuk i ka numerat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga gerrard73 : 11-07-2009 më 15:14

  5. #15
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Eh mor Flory, e shikon si te mbysin horat e Rucit dhe Gjinushit po u shave liderat.Te kishte Rama pushtet ushtarak ne dore do i conte te gjithe anetaret e LSI ne Aushvic.Rama si Hitleri,Ruci si Himleri dhe Gjinushi si Gebelsi...
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #16
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    "Projekti i Edi Ramës "Rikthim në Identitet" ka prekur dhe PS "

    Pyetja eshte ne cilin identitet:
    Ne identitetin grek, apo serb?

    Pyetja tjeter eshte:
    Athua cfare dallimi paska (euro)socializmi nga bolshevizmi i deridjeshem?!!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    Letra/

    Ardian ekologjisti i Bilbil-Gjyzarit nga Klosi

    10-07-2009 / Gazeta 55




    Në gazetën “55” lexova me interes të veçantë një shkrim për Ardian ekologjistin, shokun e Edvinit, piktorit të tallashit e plehut të kazanit. I pari, i biri i Bilbil juristit nga Klosi, i dyti, i Kristaq skulptorit, të njohur si firmëtarë vrasjesh politike. Në ato çaste m’u kujtua rinia që m’u tret më kot në ato 45 vite frike.

    Ndonjë të diel të rrallë, kur nuk shkonim në punë“vullnetare” për vaditjen e misrit me kova apo korrjen e grurit, ngjitesha lart në kodrat e Selitës mbi Tiranë, dhe sodisja lagjen “Tirana e Re”. Atje tej, nën mjegullimin e përhimtë mezi dukej “Tirana e Vjetër” e qytetarëve vendas. Lana e turbulluar zvarritej si anakondë e ndante këto dy botë, njëra e re, me banorë të ardhur sidomos nga fshatrat e jugut, të rehatuar ndër vilat e borgjezëve të shpronësuar, tjetra e vjetër me shtëpi qerpiçi në rrezik shembjeje. Në mes të pallateve të “Aviacionit”, “Xhenios” e “Moskateve” prehej nën hijen e pishave “Blloku i udhëheqjes” me roje të armatosura përqark. Një grup i “zgjedhur” me dyfek e yll të kuq në ballë, pasi braktisi punët e fshatit nisi të merret me drejtimin e vendit, me politikë e kulturë marksiste–leniniste. Mjeshtrat e vjetër e të rinj tiranas humbën dyqanet e formuan klasën punëtore ndër fabrika pa eksport, me drejtorë që ulërinin fshatçe nëpër mbledhje, mbi kokat e vartësve. Tregtarët dorëzuan çelësat, disa pa e zgjatur shumë, disa me dhunë. U dukën dyqane të rinj me emra që rimonin: NTSHAP, NTLAP, NTSHUS, NTLUS etj. Bujqit e mashtruar humbën tokat e bagëtinë dhe morën një emër të ri, “fshatarësi punonjëse apo kooperativiste”. Pjesa tjetër u quajt rusisht kulake. Intelektualët e mirëfilltë u dëbuan nga kryeqyteti, disa u pushkatuan, disa drejt burgjeve e kampeve, të tjerët në internime në zonat e thella. Për ata që shpëtuan, u caktua emri “shtresë e zgjedhur intelektuale”. Teoricienët në “Pallatin e Endrrave” sajuan disa parulla të çuditshme, të panjohura deri atëherë, por të patundura nga istikami marksist: “Të ndërtojmë socializmin në vendin tonë, me partinë në krye sipas mësimeve të shokut Enver! Pushtetin e ka në dorë klasa punëtore në aleancë me fshatarsinë punonjëse dhe shtresën intelektuale!” S’kishte ku shkonte më bukur se sa kjo formulë e vështirë, të cilën nëse e ngatërroje pak, mund të mbeteshe në klasë ose mund të merrje ndonjë vërejtje të hidhur nga sekretari i partisë buzagaz.

    Në Bllok ishte një kafene e projektuar plot art nga një arkitekt-dhëndër. Salla ndriçohej për bukuri. Bufeja plot me shishe, gota, filxhanë e pasqyra, zhurmëronte nga ekspresi i kafeve me pak sheqer. Në kënd dukej një shkëmb nga rridhte uji i pijshëm si në fshatin Klos. Një urë e drunjtë mbi përrua lidhte sallën me një ishull të vogël sa një gogël, ku qe vendosur një tavolinë e caktuar vetëm për udhëheqësin e madh. Aty shihej të ulej ndonjë mik i vjetër për kafe, biseda e qyfyre gazmore. Në kafene hynin e dilnin njerëz me rëndësi, Bilbilët e Klosit e Kristaqët e Durrësit me fëmijët e tyre, Ardin dhe Edin. Ishin të urtë atëherë, megjithatë do të rriteshin dhe do t’ua kalonin prindërve të tyre. Udhëheqësi kënaqej me shoqërinë e tyre dhe i shtoheshin energjitë për vepra të mëdha. Me kalimin e kohës Ardi e Edi u bën djem të shkathët. I shihje tek krekoseshin mbi jahtet e Bllokut-2 në plazhin e Durrësit nëpër detin e kaltërt, para barakve të kalbura të klasës punëtore, me wc të bllokuara. Në raste festash këta djem mamakash i shihje tek u vardiseshin vajzave të ushqyera mirë, veshur sipas modës në ballot e organizuara në Bllok si në Europë, me tavolinat mbushur plot, kur jashtë nëpër trotuaret e qytetit, njerëz të lodhur rreshtoheshin para dyqaneve e prisnin me durim rreth “zjarreve partizane” për një shishe qumësht apo një pulë. Të dy bandillët me ndihmën e prindërve të shquar, u shkolluan, njeri sportist i koshit e piktor plehra kazanësh, tjetri letrar, historian kritik, etj, etj.

    Kohët ndryshuan muret e Bllokut po shembeshin. Në kafene mbretëronte heshtja. Ishulli i vogël kishte mbetur shkretë. Askush nuk shkelte në urën e drunjtë, sepse në atë muzg kafeneje, fantazma e kuqe të dukej se dilte e zhytej në përrua. As Bilbilët, as Kristaqët nuk u dukën më në sallë.

    Po Edvni i Kristaqit me Ardianin e Bilbilit, ku ishin? Thuhet se i pari qe shfaqur për njëzetë mintua në një tribunë para stadiumit Qemal Stafa, si urlator me britmën: “Do të marrim pushtetin!!!” Britma ishte aq e fuqishme sa edhe kolonat përballë u tronditën. Pastaj qe futur në turmën, që ecte drejt Bllokut, për ta larguar andej, ku pat lindur. Ardiani i mbyllur në shtëpi zgurdullonte sytë i trembur ndërmjet perdeve. Por demokracia është si dielli në qiellin blu, që shkëlqen për të gjithë, ndaj Ardiani u duk në rrugë në kërkim të shokëve të vjetër.

    Vitet shkojnë, frika u largua dhe djemtë e Bllokut u poqën. I shohim si zhurnalistë me fantazi të pashterur shpifjesh të ndyra, tek nisin sulmin guximtar kundër qiellit. Zemra e shkrimeve të tyre gjallëron me sajime zinxhire, kundër gjithçkaje shqiptare.

    Më 1993 Ardian letrari merr arratinë drejt perëndimit të ngrohtë, se lindja ka ngrirë kallkan, për t’u kthyer më 1998, si shpend shtegtar në folenë e vjetër. Në këto kohë pas rrënimeve të vitit 1997 ringjallet e boton libra në bashkëpunim me Edvinin e kthyer nga plazhet nudo. Me ato shkrime antishqiptare, u përpoq më kot të errësojë jo vetëm figurën e Skënderbeut të ndriçuar nga Fan S Noli, por edhe objektivat e demokratëve. Për këto shkrime plehra, rrëmbeu diku titullin “doktor” si fletë-lavdërimet e dikurshme të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në muajin e blertë, kur piqen qershitë dhe populli, qytet e fshat, është ftuar të shfaq vullnetin për vazhdimin apo jo të udhës së nisur qysh më 1992, Ardiani turfullon nga gëzimi i egër i hakmarrjes, i trashguar ndër gjene nga prindi, prokurori i pamëshirshëm komunist me emrin Bilbil, që dha për kundërshtarët e komunizmit, mbi 150 dënime me vdekje e burgime të gjata, kurse qindra të tjerë i degdisi në internime.

    Pa zbardhur mirë 25 qershori 2009, iu shfaq në ëndërr tuneli dhe autostrada e Bashkimit të Kombit, si një top i zgjatur me dy gryka nga fluturonin predha të zjarrta në kokën e tij të çoroditur, kurse Gërdeci i rilindur, si mbarimi i shpresave të një banditi të kuq, që përpiqet si serb i tipit Çubriloviç, të ndajë në mes Shqipërinë, veriun nga jugu, vëllain nga vëllai. I marrtë të keqen dashurisë ndërmjet veriorëve e jugorëve, ky b…pambuk., ky intelektual i dështuar me “doktoratën” fallco, ky shkatarraq të vërtetash historike.

    Me 28 qershor u zgjua i tmerruar nga thirrjet gazmore në sheshe: Rroftë Aleanca për ndryshim!!


    55

    ..

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    "Projekti i Edi Ramës "Rikthim në Identitet" ka prekur dhe PS "

    Pyetja eshte ne cilin identitet:
    Ne identitetin grek, apo serb?

    Pyetja tjeter eshte:
    Athua cfare dallimi paska (euro)socializmi nga bolshevizmi i deridjeshem?!!
    Po pse duhet te diskutojme mbi materie qe nuk jemi ne gjendje t'i kuptojme??

  9. #19
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga gerrard73 Lexo Postimin
    Po pse duhet te diskutojme mbi materie qe nuk jemi ne gjendje t'i kuptojme??
    Ky eshte problem i yti personal. Mund te deklarohesh per vete, mundesisht ne njejsin e gjuhes shqipe!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #20
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    "Projekti i Edi Ramës "Rikthim në Identitet" ka prekur dhe PS "

    Pyetja eshte ne cilin identitet:
    Ne identitetin grek, apo serb?

    Pyetja tjeter eshte:
    Athua cfare dallimi paska (euro)socializmi nga bolshevizmi i deridjeshem?!!
    Euro-Socializmi është linja e partive Social - Demokratike, ose partitë e majta të Europës pse jo dhe Democratic Party në SHBA. Këto parti në programet e tyre kanë, mbrojtjen e shtresave të mesme dhe të varfëra të popullsisë, hapje vëndesh pune, taksa të ulta për bizneset e vogla, siguracione më të ulëta, procedura mjekësore më të lira, procedura gjyqësore më të lira... etj etj.

    E përmbledhur në pak fjalë, Euro-Socialistët në programet e tyre kanë politikat Sociale të cilat mbrojnë interesat e shtresës së mesme dhe të varfër të popullsisë.

    Ndërsa bolshevizmi i djeshëm është i bazuar mbi gjakun, dhe etja për pushtet. Ata e duan pushtetin më shumë se çdo gjë tjetër, dhe nuk kursejnë as gjakderdhjen, në këmbim të marrjes së pushtetit, apo dhe mbajtjes së tij.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •