Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Projekti i Edi Ramës "Rikthim në Identitet" ka prekur dhe PS

    Duke ju referuar, perjudhës kohore në të cilën Edi Rama ka qënë kryetar i PS (Partisë Socialiste) ai ka bërë një luftë verbale kundër LSI dhe të gjithë socialistëve liberal të cilët nuk kishin të njëjtën vijë politike me të.

    Si rezultat i kësaj, me apo pa dashje, Edi Rama bëri dhe seleksionimin e elektoratit të majtë, duke i ndarë liberalët e majtë, apo Euro-Socialistët në një krah, dhe linjën e ashpër të Socialistëve, apo Komunistët e kamonfluar në një krah.

    Desha të di nga të gjithë ju, që keni pak njohuri mbi manovrat politike, a është ky një fillim i ri i të majtës Shqiptare, ku të gjithë Socialistët Liberal, apo masa e thjeshtë e popullit që nuk kishin lidhje me sistemin e kaluar komunist, do të drejtohen drejt Euro-Socialistëve të LSI dhe në PS do të mbeten vetëm mbeturinat e sistemit të kaluar, me në krye ata që shkaktuan dhimbje dhe vuajtje tek Shqiptarët?

    A është ky një projekt për kthimin e PS në Identitet, d.m.th PPSH, ku për Partinë Socialiste, do të vojtojnë vetëm ish antarët komunistë me tesër partie të PPSH?
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Une as qe mund te pretendoj qe futem tek ato njerez prej te cileve ti kerkon mendim, dmth qe kane njohuri ne manovrat politike, por per dicka mund te shprehem bindshem dhe ky eshte fakti qe kjo teme ka nje mungese te forte objektiviteti dhe percjell nje mesazh te gabuar tek pjesmarresit. E kuptoj mbeshtetjen sublime qe po i ben LSI-se kohet e fundit, por kjo nuk do te thote qe automatikisht, Rames duhet ti shtohen as cilesi qe s'i ka dhe as tentativa e gabime qe s'i ka e s'i ka bere. Nese ish-antare te PS iu bashkangjiten LSI-se ne kohen kur Nano drejtonte kete parti, nuk mund te merret si aktakuze per t'ja vershuar Rames, kur ky i fundit, e theksoj se ka futur me shume figura te reja ne poltiken shqiptare dhe ne partine qe ai kryeson, me shume se kushdo tjeter. Berisha madje, e ka kopjuar edhe ne kete stil Ramen, ashtu sic i kopjoi fushaten elektorale, duke nisur me slloganin pergjigjes, duke vazhduar me kengen qe shpiku Rama dhe Berisha duhej te bente te tijen patjeter etj etj. Rama ka qene novator, pike. Kjo me ka terhequr tek ai. Gjithashtu, beri nje reforme te dukshme, te prekshme, te pamohueshme ne partine e tij, duke frenuar shume figura te vjetra dhe per kete nisem qe nga Nano. Do 'balls' per ta bere kete qe ai beri. Vertet vazhdojne te mbeten vampire komuniste si Ruci, noi Dokle etj..por gur gur behet mur. Cdo gje ka kohen e vet. Nga ana tjeter, LSI dhe Ilir Meta, sado te sperdridhen e perpeliten media shqiptare e gazetat prostitutale, duke e mbrojtur ne vendimin e tij per ti lepire tajaren Berishes dhe per tu sulur drejte interesit personal, perkthyer embel si nje veprim qe duhet te mbahet ne histori me vlera madhore, se gjasme u be per stabilitetin e vendit, per bashkepunim ne reforma prioretare, per integrime ne BE etj etj (bullshit me rradhe) ...per mendimin tim, kjo parti dhe ky kryetar, eshte nje shushunje, nje prostitute politikan, nje imoral dhe mashtrues 24 karatsh, madje se bashku me Berishen, i cili i nisur nga te njejtat parime, e kerkoi per kualicion. Ti vetem shiko nxitimin shtatanik qe paten per te bere kualicionin. Duket qarte qe ka qene e paramenduar, e orkestruar prej Nanos e Berishes dhe ne kete rast vetem elektorati qe i dha votat, mbeti si i dhjere..

    LSI eshte parti prostitute!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Une nuk do ta quaja parti prostitute por fraksion i ps i cili u krijua nga etja biblike e Metes per pushtet dhe per violine e pare ne ps. Meta u be me i keq me ps sapo pa staturen politike te Rames qe duam sduam i dha dimension te ri te majtes. Kjo beri qe te distancohej perdite nga ps dhe te kerkonte rruge te reja per tu shtuar si elektorat sepse stili i ri i Rames ne ps do ta eklipsonte e do ta gllaberonte si pikat e zhives lsi.
    Fati qe ju dha ne dore metes per te patur pozita komande keto zgjedhje u perdor ne menyren me te keqe nga ai vete duke bere nje seri gabimesh qe ne teresine e tyre te cojne ne fundin politik te tij. Ai kete rast humbi identitetin e vet dhe u eklipsua nga mendja diktatoriale e saliut. Meta me kot shet dengla qe do realizoje edhe programin e vet antikrize duke pasur mbi krye peshen e rende re saliut. Meta eshte nje shtojce e nevojshme por e neveritshme per berishen prandaj nuk ka asnje aresye qe berisha e meta te bashkeqeverisin.
    Do qeverise berisha dhe meta do jete nje modus viventi per te plotesuat numrat e nevojshem.
    Lsi njelloj ka per tu absorbuar nga ps si korpus tani qe po rigrumbullohet gjithe e majta. Lsi do absorbohet dhe Meta do ngelet jashte si Gjinushi me shoke bile me keq se do kete mbi supe edhe damken e tradhetise. Meta do ngelet si shume viktima te tjera te berishes jashte cdo loje politike.

  4. #4
    Une mendoj se do te ndodhe e kunderta, LSI me hyrjen ne qeveri me Berishen do te kete me shume pasoja se sa favore. Mendoj se ata 80 mije elektor te LSI-se ashtu siç theksoi edhe Rama do te ndihen te zhgenjyer nga kjo manover e partise se tyre. Ligji i fundit elektoral ka prodhuar vetem krize politike, qeveria e ardhshme do te kete shume veshtirsi te qeveris vendin. Per hir te se vertetes duhet pranuar se nuk ekzistonte nje alternative tjeter, perveç nje qeverisja PD-LSI.
    Sidoqofte mendoj se ardhur koha qe partite politike ne Shqiperi te reformohen dhe te ndahen nga e kaluara e tyre pak e lavdishme, dhe kjo nuk vlen vetem per PS-ne. Mund te duket paradoksale por partia qe ka nevoje per me shume reformizem eshte PD-ja. Nese tek PS-ja kemi pasur pothuajse gjithmone nje reformizem dhe evolucion te krereve te saje, nganjehere edhe te tepert, tek PD-ja ka mbreteruar vetem Berisha. Nga PS-ja kemi pasur edhe nje emoragji qe ka prodhuar nje largim nga kjo force te disa personazheve te rendesishm siç jane Meta, Legisi, Prifti, Petro Koçi dhe shume te tjere. Nuk e di nese mund t'a konsiderojme si nje fenomen pozitiv apo negativ, por nje gje eshte e sigurt, tek Partia Socialiste nuk ka munguar demokracia.Tek Partia Demokratike ka ndodhur gjithmone e kunderta, Berisha eshte nje politikan autoritar dhe ndoshta edhe ky eshte nje virtyt per te qendruar ne pushtet, por sigurisht nuk ndihmon ne demokratizimin e nje partie. Politika shqiptare duhet reformuar sepse te gjitha forcat politike qe e perbejne kane nje te shkuar komuniste, edhe se sot tentojne te ndahen me ngjyra, por per mendimin tim jane gjithmone komunista. Ka komunista te kuq ka edhe komunista blu, dhe nje reformim eshte mese i domosdoshem.
    LSI eshte nje parti qe nuk garanton nje besim nga te majtit shqiptar, nuk mund t'i lihen fatet e se majtes nje partie si ajo e LSI-se. Nuk eshte nje mister se Meta u largua nga PS-ja jo per vizione te ndryshme politike me zotin Nano por me shume per zenka personale. Moralisht ka dalur fituese e ketyre zgjedhjve ndoshta e vetmja parti qe ka fituar. Ligji elektoral u pergadit qe te zhduke partite e vogela nga skena politike, ashtu siç ndodhi edhe ne Itali, dhe ne nje fare menyre ndodhi pikerisht ajo, me perjashtim te LSI-se. Por eshte pikerisht ky ligj qe rrezikon t'a shkaterroje LSI-ne, nese nuk ndryshohet. Qendrimi ne nje qeveri me Berishen mendoj se do t'a debesoje LSI-ne, dhe nje mbyllje e parakoheshme e legjislatures se ardhhme, qe eshte shume e mundur duke pare numerat ne parlament, do te çonte uje vetem ne mullirin e PS-se. Ne nje legjislature problematike qe mbaron me pare se afati i saje, forca qe eshte e favorizuar ne zgjedhjet e ardhshme sigurisht eshte ajo qe ka qene ne opozite. E vetmja shprese qe i ka mbetur sipas meje LSI-se per te ekzistuar eshte ndryshimi i ligjit aktual elektoral. Ndoshta duhet te jete pikerisht ky kushti kryesor per te qeverisur sebashku me PD-ne!!??

  5. #5
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    kjo nuk do te thote qe automatikisht, Rames duhet ti shtohen as cilesi qe s'i ka dhe as tentativa e gabime qe s'i ka e s'i ka bere. Nese ish-antare te PS iu bashkangjiten LSI-se ne kohen kur Nano drejtonte kete parti, nuk mund te merret si aktakuze per t'ja vershuar Rames
    Kjo që përmëndët ju këtu, është shumë e vërtetë, se lëvizja e të majtëve të moderuar, ka filluar qysh me Nanon, por lufta ndaj këtij komuniteti të majtë, u intensifikua, pikërisht me ardhjen e Ramës në krye të PS.
    Ishte pikërisht zoti Rama, ai i cili e gjeti dhe e propozoi tek Berisha, ligjin elektoral, me qëllimin e vetëm për eleminimin e LSI.
    Ishte pikërisht zoti Rama, ai i cili e përqëndroi të gjithë forcën e PS, për shkatërrimin e LSI, sesa për fitimin e zgjedhjeve.

    ky i fundit, e theksoj se ka futur me shume figura te reja ne poltiken shqiptare dhe ne partine qe ai kryeson, me shume se kushdo tjeter. Berisha madje, e ka kopjuar edhe ne kete stil Ramen, ashtu sic i kopjoi fushaten elektorale, duke nisur me slloganin pergjigjes, duke vazhduar me kengen qe shpiku Rama dhe Berisha duhej te bente te tijen patjeter etj etj.
    Futja e elementëve të rinj, ka të bëjë thjesht me rrethin e ngushtë të zotit Rama, si ai dështaku i bashkisë Shalsi, Mimi Kodheli etj etj. Por kjo nuk do të thotë asnjë gjë, pasi elementi i ri nuk klasifikohet nga mosha dhe emrat, por nga ideologjia dhe vizioni.
    Fakt për këtë, është mosha e elektoratit të PS, ku mosha mesatare e aktivistëve të PS është mbi 45 vjeç.

    Nga ana tjeter, LSI dhe Ilir Meta, sado te sperdridhen e perpeliten media shqiptare e gazetat prostitutale, duke e mbrojtur ne vendimin e tij per ti lepire tajaren Berishes dhe per tu sulur drejte interesit personal, perkthyer embel si nje veprim qe duhet te mbahet ne histori me vlera madhore, se gjasme u be per stabilitetin e vendit, per bashkepunim ne reforma prioretare, per integrime ne BE etj etj (bullshit me rradhe)
    Për sa i përket kësaj, unë do të thosha se ligji elektoral të cilin e zgjodhi Edi Rama nuk linte shteg tjetër, ai vet (E. Rama) do të shtrëndohej nga komuniteti ndërkombëtar për të bërë koalicion me PD në rast se LSI nuk do ta bënte.
    Dhe kjo do të ishte me të vërtetë e rëndë.
    LSI mori përsipër të ndërmerte këtë hap jo pa dhimbje, por në të mirë të vëndit, dhe në të mirë të stabilitetit të Shqipërisë, dhe sigurisht dhe të antarëve të LSI që kurrë nuk u gjunjëzuan përpara furtunave të cilat ju drejtuan nga PS dhe E. Rama në veçanti.

    Ti vetem shiko nxitimin shtatanik qe paten per te bere kualicionin. Duket qarte qe ka qene e paramenduar, e orkestruar prej Nanos e Berishes dhe ne kete rast vetem elektorati qe i dha votat
    Po le ta marim pak më shtruar dhe të mendojmë se çfarë do të sillte pritja, apo shtyrja në kohë, i koalicionit PD - LSI?
    Për mendimin tim, kjo vonesë do të thellonte krizën, duke mbajtur PS me një shpresë të kotë, për një koalicion me ta, gjë e cila nuk do të siguronte qeverrisje dhe stabilitet.
    Unë mendoj se Ilir Meta dhe LSI ka vepruar me maturinë më të madhe.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Duke ju referuar, perjudhës kohore në të cilën Edi Rama ka qënë kryetar i PS (Partisë Socialiste) ai ka bërë një luftë verbale kundër LSI dhe të gjithë socialistëve liberal të cilët nuk kishin të njëjtën vijë politike me të.

    Si rezultat i kësaj, me apo pa dashje, Edi Rama bëri dhe seleksionimin e elektoratit të majtë, duke i ndarë liberalët e majtë, apo Euro-Socialistët në një krah, dhe linjën e ashpër të Socialistëve, apo Komunistët e kamonfluar në një krah.

    Desha të di nga të gjithë ju, që keni pak njohuri mbi manovrat politike, a është ky një fillim i ri i të majtës Shqiptare, ku të gjithë Socialistët Liberal, apo masa e thjeshtë e popullit që nuk kishin lidhje me sistemin e kaluar komunist, do të drejtohen drejt Euro-Socialistëve të LSI dhe në PS do të mbeten vetëm mbeturinat e sistemit të kaluar, me në krye ata që shkaktuan dhimbje dhe vuajtje tek Shqiptarët?

    A është ky një projekt për kthimin e PS në Identitet, d.m.th PPSH, ku për Partinë Socialiste, do të vojtojnë vetëm ish antarët komunistë me tesër partie të PPSH?
    Ne shqipieri parti e majte eshte e ashtequajtura e djathta e Sales.Ndersa te ashtuquajturit te majta, jane mbetejet apo nostalgjiket e diktatures, te menaxhuara nga trashegimtaret e "bllokut". Kto jane te ligjte qe kane kapur pushtetin ekononmik.Pra mafija shqipetare.Ato skane asnjelidhje me socializmin.Perpjekjet e Rames jane per te krijuar grupimin MASONIK nga e majta ne te djathte.Keshtu qe nuk ka vend per diskutim.E gjithe kjo bashkesi duhej ndaluar te merrej me politike per disa vjet.

  7. #7
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Jam shume dakort qe te ashtuquajturit te majte te edvin rames jane mbetjet e diktatures por nuk mendoj se PD-ja eshte e majte. Shqiperia nuk ka nje parti te majte qe te mbroje interesat e me te dobeteve. Sala mbron ata qe kane bere leke.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga flory
    Si rezultat i kësaj, me apo pa dashje, Edi Rama bëri dhe seleksionimin e elektoratit të majtë, duke i ndarë liberalët e majtë, apo Euro-Socialistët në një krah, dhe linjën e ashpër të Socialistëve, apo Komunistët e kamonfluar në një krah.
    Deri këtu lexova. Të qeshurat smë lanë të vazhdoj më tej.

    Jam kurioz të di se cfarë titulli do të kishin këta "Euro-Socialistë" () nëse nuk do të kishin pranuar të futeshin në koalicion për formimin paraprak të pseudoqeverisë.

  9. #9
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Duke ju referuar, perjudhës kohore në të cilën Edi Rama ka qënë kryetar i PS (Partisë Socialiste) ai ka bërë një luftë verbale kundër LSI dhe të gjithë socialistëve liberal të cilët nuk kishin të njëjtën vijë politike me të.

    Si rezultat i kësaj, me apo pa dashje, Edi Rama bëri dhe seleksionimin e elektoratit të majtë, duke i ndarë liberalët e majtë, apo Euro-Socialistët në një krah, dhe linjën e ashpër të Socialistëve, apo Komunistët e kamonfluar në një krah.

    Desha të di nga të gjithë ju, që keni pak njohuri mbi manovrat politike, a është ky një fillim i ri i të majtës Shqiptare, ku të gjithë Socialistët Liberal, apo masa e thjeshtë e popullit që nuk kishin lidhje me sistemin e kaluar komunist, do të drejtohen drejt Euro-Socialistëve të LSI dhe në PS do të mbeten vetëm mbeturinat e sistemit të kaluar, me në krye ata që shkaktuan dhimbje dhe vuajtje tek Shqiptarët?

    A është ky një projekt për kthimin e PS në Identitet, d.m.th PPSH, ku për Partinë Socialiste, do të vojtojnë vetëm ish antarët komunistë me tesër partie të PPSH?
    Hap tema ti mer daje, po ky popull komunist ka qene dhe ashtu do ngelet. Kjo eshte arsyeja pse Shqiperia sot nuk ecen. Sot ne vend qe vendi te kete stabilitet dhe ta shikoje njehere dhe perfundimisht bota qe kundershtari politik i cili ka dalur i humbur ti jape doren dhe ti uroje suksese fituesit, ai boti shkon e ben thirrje qe o burra marrim armet dhe bojme 97-en. Shqiperia ka nevoje per stabilitet dhe qetesi per nje kohe shume te gjate gjer sa te "shtrohet", por JO! Kemi akoma njerez me shkolla marksizem leninizmi te cilet duan te vene ne zbatim cfare kane nxene nga idhujt e tyre. Sa te zhduken keto specje te cilet i thone derrit daje ose kombit parti Shqiperia do kete keto lloj masash qe kane n je dhe vetem nje ideal: PARTINE.

    Gjithashtu, megjithese ne teori duket shume e mire(Shpresoj qe te jete keshtu per kombin ne rradhe te pare), aleanca midis PD-LSI nuk besoj se do funksionoj. Shpresoj me gjithe shpirt te jem i gabuar. Frika ime me e madhe eshte krijimi i trazirave i cili do ishte teper fatal per Shqiperine. Pedi Rama eshte nje gore i cili ka etje te madhe per te drejtuar nje subjekt ne menyre diktatoriale. Pyesni tironsit qe kane pas punuar para se te merrte bashkine monstra...Kam pasur njeriun tim te afert dhe e ka provuar kush eshte ai njeri qe pretendon te udheheqe Shqiperine

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    teme interesante dhe diskutime interesante..
    rast i rralle ki..

    derkaisler..
    pa na trego se cte ka treguar ai miku qe ka punuar me edvinin..
    fije per pe mundesisht se ashtu i kuptojme me mire gjerat..
    keshtu dhe njerzve u hapim syte..


    ne teme nashti..

    koha do e tregoje se.. vertet lsi na qenka grupim socialistesh liberale sic pretendon flory apo nje klan hajnash enveriste qe u ndan nga nano per interesa hajduterie.. e qe vazhdojn te jen te ndare nga edvini po per kto arsye..

    kurse edvini as nuk mundohet ta fshehe se nuk eshte tjater vec nje enver i ri e nje grumbullues i enveristave e sidomos i kelishve te tire qe jan 10000 here me te zinj se baballaret e tyre..
    psh ilir gjoni eshte 120 mij here me i keq se xhelili..
    kurse ditmir bushati nja 120 00000 here me i keq se sulejmani bushat..
    e dash peza shum me cub e batakci se i jati bab myslym..
    edvini solli ne parlamentin shqiptar.. kte radhe.. llumin me te zi te këlisherise se nomenklatures enveriste..
    ky parlament do jete.. me i felliquri ne histori per nga kualitetet e deputeteve te ps-se..
    dokle e zabiti do na duken para ketyre tani si balu-ra para sherikaneve..
    ububuja..
    po ki erion veliu a ryri ne parlament..se erioni brace kish hyre..
    ??

    gramozi ruc na vertetoi dhe nji here me datat 29 e ketej.. se ai eshte dhe krye organizatori i 97 tes se tmerrshme..
    thx o shoki gramoz qe na hoqe dyshimet..


    ...

    ne kto zgedhje humbi demokracia..

    PD nuk mori aq vota sa meritonte.. e kjo ka ricuikluar futjen e enveristeve legalisht ne qeverisje te vendit ..sic eshte ne fakt.. futja e metoistave ne qeverine e ardhshme..

    megjithate e kuptoj saliun.. se ska nga tja mbaje..
    arithmetika e votes e detyron ti thote derrit ilir.. dajë..

    kulmi..



    ..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •