Close
Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 208
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga INT3R Lexo Postimin
    skam moshe per lojra tilla plako skam lujt kurre ashtu lojrash. por mduket ti qenke qefli nto. kur un isha adoleshent ishte shqiperia duke zier nga bandat e kuqe dhe mu desh me u rrit para kohe.
    Ti kalamo bythe, s'paske moshë ti me u mor me këto gjona

    Ca s'nigjo sot

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

  3. #183
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Qajj voglushi i nanit ooo qajj qajjj e mos pushoooo hahah :P

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    "Shqip" i famshem shkruan;

    Kryetari Rama e konsideroi si një tradhtar të 83 mijë opozitarëve Ilir Metën, duke theksuar se ai u bë pjesë e pazareve të pista politike.
    Shqip
    ---------

    Ne rastin konkret;-lidhja e nje koalicioni qeverises ne mes dy koalicioneve, qe garuan ne menyre autonome ne zgjedhje,pse stigmatizohet si tradhti dhe pazar i pist nga kjo gazete dhe shume forumiste te majte ?
    Kur situata eshte shume e thjeshte ,per mendimin tim.
    - Eshte lidhur nje kolicion partish,i cili ne nje proces zgjedhor korrekt fiton 71 vende (mund te jete per nje me shume ose me pak,qe ska fare rendesi per momentin) dhe,ka nje koalicion tjeter,i cili fiton 4 vende ne Parlament dhe pas shpalljes se rezultateteve paraprake, bien dakort te negociojne per lidhjen e nje kolicioni qeverises ne te ardhmen... .
    Ku eshte tradhtia ketu ?
    Per te tradhtuar,duhen se paku dy pale..ku jane ato pale ?
    -Ka pasur marrveshje koalicioni ne mes te PS dhe LSI ?
    -Ka pasur marrveshje xhentelmenesh (cfare praktikohet ne shume vende perendimore ne mes te lidereve) ?
    -Ka autorizim ose mandat nga LSI, Edi Rama ose Gramoz Ruci, qe flasin ne emer te saj dhe te atyre 83000 "zemrave te zhuritura"- lsiste per "popullin e majte shqiptare"...!, te udhehequr nga i madhi,i urti ,i pa gabueshmi kryebashkiak Edvin Kristaq Rama ?
    -Ku eshte pazari i pist ?,kur ende ,sipas aktereve kryesor,as qe eshte biseduar per modalitetet e qeverisjes, dhe se he per he,bisedimet jane ne nivel parimesh.
    -Pse nje marrveshjeje shume korrekte e transparente,dhe e perkrahur nga shume faktor te rendesishem te politikes vendore e nderkombetare, i vishet apriori atributi i famshem "pazar i pist".
    Pse nuk e thoni:- cili eshte pazari ?,pasi sipas jush kenka aq i "pist"..!

    A ka mundesi kush te shpjegoje :-cka eshte tradhtia ne politike , ku eshte ajo,te kush dhe nga kush ?[/QUOTE]

    z. Guri Kuq,
    Më poshtë po sjelli një shkrim, në vend të përgjigjes, se a ka
    tradhëti në politikë. Më duket se autori e ka shtjelluar mirë këtë çështje.
    --------------------------------------------------------------------------------------------
    Demokracia vdiq, rroftë regjimi!
    Gazeta Shqip

    Ilir Yzeiri

    Në fakt titulli ka një pasaktësi, unë them që demokracia vdiq, mirëpo, me të drejtë, shumëkush mund të më thotë: A kemi pasur ndonjëherë demokraci në këto 18 e ca vjet? Dhe ai shumëkushi ka të drejtë. Pas vitit 1990, pra pas shembjes së diktaturës, shqiptarët nuk vendosën demokracinë, por instaluan regjimin shumëpartiak. Ajo që ndodhi këto ditë, pranimi i Ilir Metës pra për të qeverisur me Sali Berishën, mund të lexohet në njëqind e një mijë mënyra, por në thelb ka vetëm një të vërtetë që është kjo: në Shqipëri u arrit që të bashkëqeverisin një i majtë ekstrem dhe një i ashtuquajtur antikomunist ekstrem, një ish-kryeministër socialist që guxoi dhe e rrasi brenda, pra e futi në burg të paktën për disa orë liderin e atëhershëm të opozitës, Sali Berishën, atë që do ta ketë sot aleat për të na qeverisur dhe ish-presidenti i parë në qeverisjen pluraliste. Ajo që debatojnë të gjithë qëndron këtu: ky kompromis është politik, elektoral, strategjik, ekonomik, mafioz, patriotik, apo është thjesht një fjalë burrash, besë cubash e dhënë me ndërmjetësinë e kallauzëve të regjimit. Me një fjalë çfarë është? Duhet të bëjmë një marrëveshje që në fillim, i dashur lexues. Marrëveshja është kjo: gjithë ata që japin opinione në Shqipëri, pra edhe autori i këtyre radhëve, kanë ndjesinë se po thonë një gjë që të tjerët nuk e dinë ose kanë dëshirën që të ndikojnë në emocionet e lexuesve me më shumë tërsëllëm. Nuk është kështu, të gjithë, pra edhe autori i këtyre radhëve, përsërisin ca të vërteta të njohura, vetëm se i tregojnë për një realitet apo për një grup njerëzish që ata kujtojnë se nuk i dinë këto gjëra. Këtë do të bëj edhe unë.

    Pra, argumenti i ditës është ky: në këta katër vjet ne do të qeverisemi nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, nga një i majtë dhe nga një i djathtë. Një aleancë e tillë, po të mos llogarisim Xhuvelin, është hera e parë që bëhet në Shqipëri dhe, me të tilla përmasa, është gjithashtu hera e parë.. Në imazhërinë popullore, ose në vetëdijen e shqiptarëve, një akt i tillë përkthehet si tradhti, pra Ilir Meta, sipas kësaj mendësie, tradhtoi të majtën dhe u bashkua me të djathtën, se Ilir Meta tradhtoi nënën Parti Socialiste dhe motrën Lëvizje për Integrim dhe u bashkua me djallin Parti Demokratike e kështu me radhë. Mirëpo, në demokraci nuk ekziston termi tradhti. Demokracia dhe aktet juridike që përshkruajnë figurën e tradhtisë e gjejnë ose e ruajnë atë si figurë vetëm në marrëdhëniet bashkëshortore. Pra, tradhtia është e dënueshme vetëm në ato raste kur ajo bëhet në një çift, më saktë kur burri shkon me një grua tjetër ose anasjelltas dhe ai kapet nga gruaja ose anasjelltas. Vetëm në këtë rast ai ose ajo ka kryer tradhti, që me terma juridikë quhet tradhti bashkëshortore dhe me këtë provë gruaja ose burri mund ta ndajë partnerin/en. Në politikë nuk ekziston termi tradhti, sepse lideri i një force të caktuar politike është i lirë të shkojë me kë të dojë, pra po të përdornim termin e tradhtisë bashkëshortore, ai është i lirë që të flirtojë, të bëjë dashuri, të kryejë marrëdhënie me cilindo lider tjetër, qoftë ai edhe kundërshtar ose, për analogji, mund të thoshim qoftë edhe i seksit tjetër, në kuptimin e krahut politik dhe kjo nuk quhet tradhti, kjo quhet marrëveshje, madje në ndonjë rast shoqërohet edhe me lëvdata, me mirënjohje. Elektorati i kësaj force politike, që për analogji mund ta quajmë gruaja ose burri i liderit që ka kryer këtë tradhti ose marrëveshje, nuk ndjehet aspak i lënduar dhe nuk shkon në gjykatë siç ndodhte në rastin e çiftit familjar, përkundrazi ai ndjehet i ngazëllyer, sepse lideri e bëri këtë marrëveshje për të shpëtuar kombin. Pak a shumë edhe Ilir Meta këtë arsyetim bëri kur vendosi të pranojë propozimin që të bashkëjetojë me Sali Berishën në të njëjtën qeveri.

    Siç dihet në mentalitetin perëndimor, tradhtari i parë është Juda. Ai e tradhtoi Krishtin, pra e spiunoi te romakët dhe pas kësaj Krishti u kap, u dënua dhe u kryqëzua. Juda është i vetmi dishepull i Krishtit që nuk ka një Ditë të Shenjtë, që nuk ka një katedrale, siç e kanë shenjtorët e tjerë. Përkundrazi ai është shenjtori më i anatemuar. Ai ka hyrë në memorien kolektive si simboli i tradhtisë. Sapo përmendet Juda, të gjithë sjellin në mendje një tradhti, një prerje në besë. Mirëpo, disa filozofë e studiues mendojnë ndryshe. Ata, duke iu referuar historisë dhe kronikës, thonë se Juda u caktua nga Krishti që ta tradhtonte atë. Juda, thonë historianët e krishterimit, ka qenë ndër shenjtorët më të ditur dhe më të bukur dhe Krishti zgjodhi pikërisht atë që ta tradhtonte, duke i ngarkuar një mision shumë të vështirë, por të domosdoshëm. Po të mos ishte kryer tradhtia e Judës, ne sot nuk do të kishim qytetërimin kristian, pra nuk do të ishte realizuar profecia. Nga kjo pikëpamje, Juda është njeriu që ka kryer sakrificën më të rëndë, sepse ai pranoi të tradhtonte dishepullin e tij. Jo vetëm kaq, por ai pranoi që të bëhej mit i një prej virtyteve më të pështira të njeriut, që është tradhtia. Ai është krijimi i këtij institucioni, megjithëse ai e bëri atë tradhti që të shpëtonte njerëzimin. Disa filozofë të tjerë shtyhen më tej dhe thonë se ky akt lindi aktin tjetër, atë të faljes dhe të tolerancës. Si të thuash, Krishti ose Perëndia i krijoi vetë që të dyja aktet, nga njëra anë tradhtinë që mund të ketë si pasojë deri edhe vdekjen dhe, në të njëjtën kohë, la porosi që njerëzit të praktikojnë faljen, tolerancën. Në fakt, njerëzit bënë krejtësisht të kundërtën. Historia e re, ajo që fillon me Krishtin, është e mbushur me luftëra, tragjedi, me tradhti e vuajtje.

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    ---------

    Ne rastin konkret;-lidhja e nje koalicioni qeverises ne mes dy koalicioneve, qe garuan ne menyre autonome ne zgjedhje,pse stigmatizohet si tradhti dhe pazar i pist nga kjo gazete dhe shume forumiste te majte ?
    Kur situata eshte shume e thjeshte ,per mendimin tim.
    - Eshte lidhur nje kolicion partish,i cili ne nje proces zgjedhor korrekt fiton 71 vende (mund te jete per nje me shume ose me pak,qe ska fare rendesi per momentin) dhe,ka nje koalicion tjeter,i cili fiton 4 vende ne Parlament dhe pas shpalljes se rezultateteve paraprake, bien dakort te negociojne per lidhjen e nje kolicioni qeverises ne te ardhmen... .
    Ku eshte tradhtia ketu ?
    Tradhëtia, sic shprehet qartë dhe në deklaratë, nuk është ndaj PS por ndaj elektoratit të LSI i cili dha votën e tij kundër Sali Berishës. Elektoratit të cilit ju kërkua te votojë LSI si forcën që me forcë lufton Berishën dhe ju publikua se plani për veprim konsistonte në eleminim nga politka shqiptare Berishën. Kjo është tradhëtia. Mandatet e deputeteve janë mandate që erdhën si rezultat i votës popullore dhe atyre u delegohet e drejta për ta përfaqesuar votën në parlament që është dhoma e perfaqësuesve ne një rend demokratik. Katër mandatet e LSI vijnë si rezultat i vullnetit të sovranit, dhe katër të mandatuarit janë thjesht shërbëtor të vullnetit të sovranit. Ky vullnet u tradhtua dhe kjo është tradhetia për të cilën flet Edi Rama. Qëndrimet politike të gazetës skanë të bëjnë fare sepse ajo ka pasqyruar pa censurë dhe me citime deklaratat e bëra nga Edi Rama. Po të doni ja u japim dhe me video ti shikoni.

  6. #186
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    LSI, Ylli: Fatos Klosi, tradhtar. Nuk bëri asnjë ditë fushatë

    • Pas deklaratave të njëpasnjëshme në media të Fatos Klosit rreth koalicionit PD-LSI, reagon zyra për shtyp e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Zëdhënësi Ylli e ka cilësuar Klosin si një njeri që nuk ka kontribuar për partinë. Ylli sqaroi madje se vendimi I lSI për bashkëqeverisje nuk ndikoi aspak në vendimet e KQZ për rezultatet e zgjedhjeve

    TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka reaguar ndaj deklarateve të një prej themeluesve të kësaj partie, Fatos Klosi duke e akuzuar ate, si tradhtar. Në një prononcim për shtyp në selinë e LSI, Dritan Ylli u shpreh se “LSI ndjehet e zhgënjyer pas deklaratave të Fatos Klosit nëpër media. "Fatos Klosi tradhëtoi LSI-në pasi shpërdoroi besimin e mbështetësve”, u shpreh Ylli. LSI e akuzon Klosin si një person që nuk bëri asnjë ditë fushatë për partinë e tij, por që tani po përpiqet ti shërbejë Bashkisë me deklaratat që bën.
    Ylli sqaroi gjithashtu se vendimi që mori LSI për të bashkëqeverisur me PD nuk ndikoi në rezultatin e KQZ-së. Sipas Yllit, ky vednim nuk ka të bëjë aspak me rezultatet e KQZ, për vetë faktin se sipas Yllit, LSI nuk ka asnjë përfaqësues në Komision. “Dhe për mospërfaqësimin tonë në komisione, shkaktare ishte PS”, shtoi Ylli.
    “Kryengritja” e Klosit pati zanafillën që në Konventën e LSI të zhvilluar më 7 Korrik. Anëtari i LSI-së e njëkoëhësisht themelues I kësaj partie, Fatos Klosi ka kundërshtuar vendimin e Metës për të bashkëpunuar me Berishën. Megjithëse nuk ishte planifikuar të fliste, Klosi ka kërkuar me ngulm fjalën në Konventën e LSI-së dhe e ka cilësuar të nxituar vendimin dhe të pavend. “Si t’u përgji-gjemi të gjithë atyre që na mbështetën për të rrëzuar Berishën? - ka pyetur në një moment Klosi. Edhe gjatë deklaratave të fundit në media, Klosi është shprehu I zhgenjyer për këtë vendim të Metës. “Nuk gjej më idealet e mia tek LSI” u shpreh Klosi pas koalicionit që kjo parti bëri me PD.

    (d.b/BalkanWeb)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Tradhëtia, sic shprehet qartë dhe në deklaratë, nuk është ndaj PS por ndaj elektoratit të LSI i cili dha votën e tij kundër Sali Berishës. Elektoratit të cilit ju kërkua te votojë LSI si forcën që me forcë lufton Berishën dhe ju publikua se plani për veprim konsistonte në eleminim nga politka shqiptare Berishën. Kjo është tradhëtia. Mandatet e deputeteve janë mandate që erdhën si rezultat i votës popullore dhe atyre u delegohet e drejta për ta përfaqesuar votën në parlament që është dhoma e perfaqësuesve ne një rend demokratik. Katër mandatet e LSI vijnë si rezultat i vullnetit të sovranit, dhe katër të mandatuarit janë thjesht shërbëtor të vullnetit të sovranit. Ky vullnet u tradhtua dhe kjo është tradhetia për të cilën flet Edi Rama. Qëndrimet politike të gazetës skanë të bëjnë fare sepse ajo ka pasqyruar pa censurë dhe me citime deklaratat e bëra nga Edi Rama. Po të doni ja u japim dhe me video ti shikoni.
    Ta garantoj une se shumica e atyre qe kane votuar per LSI-ne (qe jane pak a shume ata qe u angazhuan per fushaten dhe ruajtjen e votes) jane dakord me vendimin e kryesise. Ndjekesit e LSI-se nuk durojne dot me ne opozite pasi me fjale te bukura mund te ushqesh shpirtin, por jo dhe trupin. Pra shumica e atyre qe kane votuar LSI-ne jane dakord per kete koalicion, megjithese arsyeja se perse ata e duan eshte e gabuar.
    Rama perpara se te beje puritanin dhe t'u "qaje hallin" votuesve te LSI-se duhet te jape njehere llogari per votat e cuara dem nga simpatizantet e PS-se, PSD-se, PDS-se apo G99. Sa mandate mund te fitonin me teper nqs do i kishin numeruar sakte, apo ti kishin perkthyer sakte keto vota ne mandate??? Por u genjye nga "politikanet e rinj" Ruci, Islami, Dade etj se me kete kod nuk do kishte pasur nevoje per "te vegjlit" e se majtes, dhe as per te medhenjte, dhe keshtu mund ti sulmonte qe ne fillim pasi e kishte fitoren ne xhep.
    Pra nuk eshte se ja humbi Meta votat te majtes, por vete lidershipi i saj. Deklaratat qe behen tani jane thjesht perpjekje per te mbajtur akoma karrigen e kryetarit te PS sepse po e ndjen qe po i lekundet. Ndersa sa per Meten ai ka per te bere perseri koalicion me Meten ne te ardhmen dhe do i harroje te gjitha keto "tradhetira" te tanishme, ashtu sic harroi Meta te keqijat qe i vinin popullit nga qeverisesi aktual.

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin

    Jo shumica e atyre që votuan e duan, sepse ndryshe nga ato qentë e rrugëve që vërdallisen rreth e rrotull Lionelit duke pritur ndonjë kockë, ka shumë më shumë dhe njerëz që e kanë votuar LSI në bazë të parimeve dhe bindjeve të tyre politike.

    Shumë të tjerë gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen nga LSI dhe janë anëtarësuar në PS.

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar më parë nga MUAHHH Lexo Postimin
    Jo shumica e atyre që votuan e duan, sepse ndryshe nga ato qentë e rrugëve që vërdallisen rreth e rrotull Lionelit duke pritur ndonjë kockë, ka shumë më shumë dhe njerëz që e kanë votuar LSI në bazë të parimeve dhe bindjeve të tyre politike.

    Shumë të tjerë gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen nga LSI dhe janë anëtarësuar në PS.
    Degjo mua, shumica e duan koalicionin, pasi nje pjese jane ata qe te permenda pak me siper, ndersa pjesa tjeter e votuesve jane mbeshtetesit e "ujkut te vjeter" te PS-se qe e kane shtyre te bashkepunojne me PD-ne, qe te rrezohet "cakalli i ri". Pra po ti marresh ne total, votuesit e LSI, kane mbetur te jene ata qe do kerkojne post ne shtet dhe ata qe do kerkojne post ne PS.

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Nuk ka se si të rrëzojnë atë që ka mbështetjen e mbarëpopullit.

Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •