Close
Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 208
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Megjithë humorin, ti mund të rrish i qetë sepse do e mbajë tjetër njeri në kurriz.




    Nuk di se për çfarë komisioni po flet ti se mesa duket nuk e ke fare idenë, por ai i cili është marrë me edvin ramën (emri i vërtetë i individit) çoi raport në parlament, të cilin e lexoi Olldashi, dhe u hodh poshtë me votat e komunistëve.
    E kam idenë ndoshta më mirë se ty sepse aso kohe isha në Tiranë dhe ishte koha kur u përmbyt Tirona re nga liqeni.

    Citim Postuar më parë nga darwin

    Për këtë jam kurioz. Ku e di unë që janë aty? Kam lexuar një pjesë.
    Atëhere janë pa rëndësi kur i paske lexuar dhe ti...

    Citim Postuar më parë nga darwin
    Ke hapur tema të tjera, sikur po flisnim për hajdutin e bashkisë.
    Edhe sikur të jetë i tillë prapë e ka një të mirë, hajduti të vjedh, nuk të vret...


    Citim Postuar më parë nga darwin
    Ka shumë gallata kjo fjali. E para, jo "sipas nesh" po sipas çdo ndërtuesi e projektuesi që ekziston në Tiranë. Ik mëso çfarë është Atelier Studio, pastaj si naiv. E dyta, komisioni i kulturës në parlamentin shqiptar, nuk është komision hetimor, por është komisioni që merret me çështjet e kulturës në Republikën e Shqipërisë. E treta, do kesh dëgjuar besoj për heqje imuniteti. E katërta --> bolll lekë?! hahahaha.. nuk e njeh fare plehrën.
    Heqja e imunitetit nuk arrihet me shumicë të thjeshtë, kërkon 3/5 e votave të parlamentit pra 84 vota që PD sdo ti merrte kurrë.

    Citim Postuar më parë nga darwin
    Në bazë të rregullave të lojës, TË IDEUARA DHE PËRCAKTUARA nga vetë edvini, sistemi është proporcional rajonal, dhe votohet në bazë koalicionesh. Koalicioni i edvinit dhe erionit ka marrë më pak sesa koalicioni i PD-së. Është e qartë për të gjithë. Nqs populli do kishte votuar më shumë për edvinin, ky nuk do qante e turfullonte në mikrofon, por do kishte filluar nga mbledhja e KKRTSH-së direkt.
    Sistemi nuk është ideuar nga Edi Rama po nga Kastriot Bole Islami. Si lider politik Edi Rama ka marrë rreth 200000 vota më shumë se Sali Berisha. Si parti ka fituar 3 mandate më pak se PD me gjithë diferencën e konsiderueshme në vota në rang vëndi. Partitë e majta kane marrë 51% të votave në të gjithë vendin, pra shumicën.

    Citim Postuar më parë nga darwin
    Ilir Meta u bë tani prostitutë? Se fillimisht u pëpoqët ta zhduknit fare dhe ditët pas votimeve e llogarisnit rezultatin 70 - 70 (po po, edhe ti) sepse ashtu ju interesonte.
    Duhet ta kenë ditur ca malli është Iliri prandaj kanë dashur ta asgjesojnë. Do kishin bërë mirë. Gjithësesi unë si gjithë të tjerët i kisha llogarit mandatet e Metës për të majtën pasi me dukej e pamundur dhe asburde që të kishim një rast të dytë Xhuvelizmi pas gjithë asaj fushate anti-Berisha që u bë nga LSI. Prandaj e titulloj prostitutë politike pasi shiti jo vetëm nderin e vet (ku kanë nder këta po fjala bie) po edhe gjithë elektoratin e vet që votoi kundër Berishës.

    Citim Postuar më parë nga darwin
    E megjithatë, rreth 87 000 veta votuan për të, pra "votuan për Berishën" (kështu ulëriste kryetari juaj - tani përse i vjen keq që ka të drejtë?!). E dyta, e shpjegoi shumë mirë Ilir Meta banditizmin socialist, se si ishte vjedhur database kompjuterik i LSI-së dhe se si bëtë diversionin politik.
    Ti nuk je aq naiv sa mos e kuptosh që po flet për dy gjëra të ndryshme. Vota indirekte dhe direkte është totalisht në dy kahe të kundrta. Vota indirekte është ndarja e votave midis forcave të majta duke ndihmuar Berishën ne mënyrë indirekte të fitojë sic bëri ne 2005. Për këtë të cilën ka folur Edi Rama. Ndërsa rasti konkret është votë direkte për Sali Berishën pasi votat e majta po e ndihmojnë të formojë sërish një qeveri kundër vullnetit të popullit. E dyta herë në Shqipëri që formohet një qeveri e cila nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së elektoratit.

    Citim Postuar më parë nga darwin
    47% + 6% = 53% (si e nxjerr ajo matematika jote?)
    Matematika e thjeshtë nuk aplikohet në proceset zgjedhore. 47% e votave kanë qëne PRO Berishës ndërsa ajo 6% që llogarit ti ka qënë kundër dhe ato katër buçet që përfaqësojnë (ose nuk përfaqësojnë) atë 6% po shesin dhe po zhgënjejnë elektoratin e tyre.

    Nëse LSI do kishte shpallur koalicion para zgjedhor me PD, a do të mundte të merrte ndonjë cerek mandati nga elektorati i majtë? Pyetja është retorike dhe ska nevojë për përgjigje.

    E sigurt është vetëm një gjë. Plerat e stazhonuara bolshevike, një e nga një po kryejnë vetëvrasje politike duke i lënë rrugës politikës së re të ndryshimit. Në zgjedhjet e ardhshme, kurdo qofshin ato, do të vriten dy zogj me një gur, Sali Pallë Berisha dhe Ilir Buç Meta.

    Citim Postuar më parë nga darwin
    Qeverisë mund t'i vijë fundi, por fillimisht do të asistojmë si do fusin ramën në zyrën e ilustruar më poshtë nga ty.



    "Unë do ta fitoj këtë garë, sepse kam besim që do më çojnë të parin në Kombinat a Tufinë.."


    lamtumirë, çoji lule atij plehrës dhe ngushëllo peshqit
    E provoi Berisha në 1997 por nuk i eci. As në 2000 nuk i eci.

    Po e mbyll postimin me komentin më iluzional që kam lexuar për pazarin Meta-Berisha, koment që as Berisha vetë nuk do ta bënte: Bravo i qofte Ilir Metes, qe mendoi per here te pare per Shqiperine duke lene menjane interesat e tij personale dhe duke vene primare interesat e kombit.Pergezime Ilir.
    Pune te mbare qeverise se Kryesuar nga i madhi Sali Berisha dhe aleateve pa perjashtuar politikanin Fatmir Mediu.

  2. #172
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Meta: PD-LSI, qeverisje e qëndrueshme. Xhufi: Lëvizje e nxituar

    TIRANË- Konventa Kombëtare e Jashtëzakonshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) ka miratuar sot në mbrëmje vendimin e kryesisë së kësaj partie për të bashkëqeverisur me PD-në.

    Në fjalën e tij, Meta ka theksuar se marrëveshja u bë për të mirën e vendit, për stabilitetin dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

    Ndërkohë që nënkryetari Pëllumb Xhufi ka reaguar duke e quajtur marrëveshjen të përshpejtuar. Sipas tij, partia e drejtuar nga Meta mund ta shmangte krizën duke votuar disa ligje të rëndësishme, por pa qenë nevoja për të marrë pjesë në qeveri. "LSI duhet t'i shërbejë ligjeve për integrim"- ka thënë ai.


    Meta, u shpreh se Edi Rama ka bërë një operacion mafioz për të blerë anëtarët e LSI-së. "Jam këtu të ndajë së bashku me ju me argumente dhe përgjegjësi të lartë politike vendim e marrë për të ecur përpara" theksoi Meta, duke shtuar se janë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe jo për Izolim.
    Ai ka sqaruar para të pranishmëve se nuk ka asgjë të pamoralshme në marrëveshjen me PD-në dhe shkon në funksion të integrimit të vendit.
    "Pse qenka i moralshëm bashkëpunimi me PD-në kurriz të Kushtetutës dhe pse nuk qenka e moralshme kur ne bëjmë marrëveshje për të stabilizuar vendin dhe për ta integruar atë BE"- tha ai.
    Ai e ka quajtur të vetmen zgjidhje bashkëpunimin me PD-në, pasi ka deklaruar se nuk i lidh më asgjë me Partinë Socialiste. Sipas Metës, një pakt me PS-në do ta çonte vendin në zgjedhje pas dy muajsh. Ndërkohë që marrëveshja me PD-në, sipas tij garanton një qeverisje të qëndrueshme.

    "E gjithë fushata e ditëve të fundit u përqendrua në një agresion korruptiv përmes manipulimit të databeizit të LSI-së në qendër. Pavarësisht nga të gjitha këto, rezultati elektoral e bën të pamundur një qeverisje PS-LSI. Çfarë duhet të bëjmë? Të bashkohemi me agresorët e votës tonë? A e zgjidh kjo situatën aktuale në Shqipëri? Të shkojmë brenda dy muajve në zgjedhje, me këtë kod, pa komisionerë, pa numërues dhe të krijojmë tension?", tha Meta.
    Ai ka shtuar më tej se LSI do të ecë përpara, pasi nuk është krijuar as për të qenë bishti i PS-së dhe as i liderit aktual të saj, por për të përfaqësuar aspiratat e socialistëve progresistë që duan një Shqipëri në Europë.

    Pavarësisht kundërshtimeve të disa anëtarëve të kryesisë, në Konvente pritet të miratohet koalicioni me Partinë Demokratike dhe të mandatohet kryetari Meta per nisjen zyrtare të negociatave me kreun e PD-së, Sali Berisha.
    Mbledhja e konventës u njoftua një ditë pasi Meta pranoi ftesën e Berishës pë t'u bërë pjesë e koalicionit qeverisës.
    "Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme të situatës që ka lidhje me vendimin politik të LSI-së për të pranuar hyrjen në bashkëqeverisje me PD-në, kryetari i LSI-së Ilir Meta thërret Konventën Kombëtare të Jashtëzakoshme për të konsultuar dhe mandatuar vendimin e kryesisë së kësaj partie për bashkëqeverisje me PD-në, si dhe për të marrë mandatin për të negociuar në emër të LSI-së për krijimin e qeverisë së re".- u njoftua disa ditë më parë.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #173
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Koalicioni me Berishën, Brokaj refuzon konventën e Metës

    "Vendimi u mor, s‘ka çfarë të diskutohet aty"

    Në mbledhjen e Konventës Kombëtare së LSI-së duket se do të ketë mungesa teksa një pjesë e atyre që nuk pajtohen me kalimin në koalicionin qeverisës do të shkojnë për të dëgjuar vendimin e marrë nga Ilir Meta.

    Një nga themeluesit e kësaj force politike, Sabit Brokaj, konfirmoi dje në një prononcim për "Shqip" se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Konventës së sotme të LSI-së. Sipas tij, vendimet janë realizuar tashmë të gjitha dhe në këtë Konventë nuk ka më se çfarë të diskutohet, thjesht ato do të lexohen para të gjithëve. Një tjetër themelues i kësaj force politike, Ndre Legisi, duke mos dashur të bëjë asnjë koment, as nëse do të shkojë apo do ta refuzojë këtë mbledhje, preferoi të shprehet me një fjali, duke lënë të nënkuptohet gjithçka.

    "As duartrokas dhe as shtyj njeri në gabime", është shprehur Legisi, duke e lënë të hapur lojën për ditën e sotme në mbledhjen e Konventës së jashtëzakonshme të LSI-së. Teksa duket se ka preferuar të mos jetë pjesë e debatit pro apo kundër vendimit të marrë nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Duket se për Legisin, pozicioni asnjanës aktualisht është më i pranueshmi. Ndërsa anëtari i Kryesisë së LSI-së, Fatos Klosi, deklaroi se do të shkojë në mbledhjen e Konventës së ditës së sotme. Klosi sqaroi se do të jetë aty për të dëgjuar dhe diskutuar më konkretisht në lidhje me këtë marrëveshje që pritet të bëjë LSI-ja me PD-në. Deri më tani, nënvizoi ai, ne dimë që kryetari Meta thjesht ka pranuar për të diskutuar në lidhje me këtë marrëveshje me demokratët. "Ai mund të pranojë të diskutojë me këdo, por vendimi përfundimtar merret pasi dëgjohet mendimi i të gjithëve", tha ai. Për ta mbyllur prononcimin e tij, Klosi theksoi se "tani dimë vetëm se është pranuar ftesa, për të tjerat duhet të pritet vendimi i Konventës së partisë".

    Ndërsa disa nga anëtarët e tjerë të kësaj force politike nuk kanë dashur të japin asnjë koment para mbledhjes së Konventës së LSI-së. Ky debat mes emrave kryesorë të LSI-së ka nisur prej tri ditësh, kur kryetari i partisë, publikisht, në një konferencë për shtyp, pranoi ftesën e bërë nga Kryeministri Sali Berisha për të bashkëqeverisur me të. Ftesa duket se nuk është diskutuar në të gjitha strukturat e kësaj force politike, por thjesht në një mbledhje të Kryesisë së ngushtë të LSI-së. Vendimi i Metës për t‘u bashkuar me Berishën shkaktoi shumë pështjellime në kampin opozitar. Kryetari Rama e konsideroi si një tradhtar të 83 mijë opozitarëve Ilir Metën, duke theksuar se ai u bë pjesë e pazareve të pista politike.

    Shqip
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    marre nga blogu PESHKU PA UJE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    "Shqip" i famshem shkruan;

    Kryetari Rama e konsideroi si një tradhtar të 83 mijë opozitarëve Ilir Metën, duke theksuar se ai u bë pjesë e pazareve të pista politike.
    Shqip
    [/QUOTE]
    ---------

    Ne rastin konkret;-lidhja e nje koalicioni qeverises ne mes dy koalicioneve, qe garuan ne menyre autonome ne zgjedhje,pse stigmatizohet si tradhti dhe pazar i pist nga kjo gazete dhe shume forumiste te majte ?
    Kur situata eshte shume e thjeshte ,per mendimin tim.
    - Eshte lidhur nje kolicion partish,i cili ne nje proces zgjedhor korrekt fiton 71 vende (mund te jete per nje me shume ose me pak,qe ska fare rendesi per momentin) dhe,ka nje koalicion tjeter,i cili fiton 4 vende ne Parlament dhe pas shpalljes se rezultateteve paraprake, bien dakort te negociojne per lidhjen e nje kolicioni qeverises ne te ardhmen... .
    Ku eshte tradhtia ketu ?
    Per te tradhtuar,duhen se paku dy pale..ku jane ato pale ?
    -Ka pasur marrveshje koalicioni ne mes te PS dhe LSI ?
    -Ka pasur marrveshje xhentelmenesh (cfare praktikohet ne shume vende perendimore ne mes te lidereve) ?
    -Ka autorizim ose mandat nga LSI, Edi Rama ose Gramoz Ruci, qe flasin ne emer te saj dhe te atyre 83000 "zemrave te zhuritura"- lsiste per "popullin e majte shqiptare"...!, te udhehequr nga i madhi,i urti ,i pa gabueshmi kryebashkiak Edvin Kristaq Rama ?
    -Ku eshte pazari i pist ?,kur ende ,sipas aktereve kryesor,as qe eshte biseduar per modalitetet e qeverisjes, dhe se he per he,bisedimet jane ne nivel parimesh.
    -Pse nje marrveshjeje shume korrekte e transparente,dhe e perkrahur nga shume faktor te rendesishem te politikes vendore e nderkombetare, i vishet apriori atributi i famshem "pazar i pist".
    Pse nuk e thoni:- cili eshte pazari ?,pasi sipas jush kenka aq i "pist"..!

    A ka mundesi kush te shpjegoje :-cka eshte tradhtia ne politike , ku eshte ajo,te kush dhe nga kush ?

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    "Shqip" i famshem shkruan;

    Kryetari Rama e konsideroi si një tradhtar të 83 mijë opozitarëve Ilir Metën, duke theksuar se ai u bë pjesë e pazareve të pista politike.
    Shqip

    ---------

    Ne rastin konkret;-lidhja e nje koalicioni qeverises ne mes dy koalicioneve, qe garuan ne menyre autonome ne zgjedhje,pse stigmatizohet si tradhti dhe pazar i pist nga kjo gazete dhe shume forumiste te majte ?
    Kur situata eshte shume e thjeshte ,per mendimin tim.
    - Eshte lidhur nje kolicion partish,i cili ne nje proces zgjedhor korrekt fiton 71 vende (mund te jete per nje me shume ose me pak,qe ska fare rendesi per momentin) dhe,ka nje koalicion tjeter,i cili fiton 4 vende ne Parlament dhe pas shpalljes se rezultateteve paraprake, bien dakort te negociojne per lidhjen e nje kolicioni qeverises ne te ardhmen... .
    Ku eshte tradhtia ketu ?
    Per te tradhtuar,duhen se paku dy pale..ku jane ato pale ?
    -Ka pasur marrveshje koalicioni ne mes te PS dhe LSI ?
    -Ka pasur marrveshje xhentelmenesh (cfare praktikohet ne shume vende perendimore ne mes te lidereve) ?
    -Ka autorizim ose mandat nga LSI, Edi Rama ose Gramoz Ruci, qe flasin ne emer te saj dhe te atyre 83000 "zemrave te zhuritura"- lsiste per "popullin e majte shqiptare"...!, te udhehequr nga i madhi,i urti ,i pa gabueshmi kryebashkiak Edvin Kristaq Rama ?
    -Ku eshte pazari i pist ?,kur ende ,sipas aktereve kryesor,as qe eshte biseduar per modalitetet e qeverisjes, dhe se he per he,bisedimet jane ne nivel parimesh.
    -Pse nje marrveshjeje shume korrekte e transparente,dhe e perkrahur nga shume faktor te rendesishem te politikes vendore e nderkombetare, i vishet apriori atributi i famshem "pazar i pist".
    Pse nuk e thoni:- cili eshte pazari ?,pasi sipas jush kenka aq i "pist"..!

    A ka mundesi kush te shpjegoje :-cka eshte tradhtia ne politike , ku eshte ajo,te kush dhe nga kush ?
    Fare e thjeshtë. Mbi këtë fushatë mori votat e MAJTA Ilir Buç Meta:



    Ndërsa pas zgjedhjeve:




  7. #177
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar më parë nga Tir@nci Lexo Postimin
    O INT3RISTO pse prish nervat me kto langaraqat ti lale. Me mir ik e futi nonji loje ne XBox. Ky Call of Duty fundit osht llahtare fare plako. Po kte filmin e fundit te Chuck Norris e ke pa plako, me llahtare akoma
    skam moshe per lojra tilla plako skam lujt kurre ashtu lojrash. por mduket ti qenke qefli nto. kur un isha adoleshent ishte shqiperia duke zier nga bandat e kuqe dhe mu desh me u rrit para kohe.

  8. #178
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar më parë nga sersilada777 Lexo Postimin
    sindroma e militantizmit eshte sindroma e bagetive bariu eshte sala!
    po keta qe e mbrojne pervecse pjekurise per te diskutuar ne tema te tilla qe eshte e dukshme e kane mbushur moshen per tu futur ne internet apo koha e internetit ne shqiperi perfshin dhe bebet nga 0-1 vjec!
    pusho pak merr fryme thelle se na u lodhe ti cobanesh delesh. fol dicka per temen ate bej ti leri robt te lire se skane hy ktu me provim e me msu edukate. shnet.

  9. #179
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar më parë nga EdiR Lexo Postimin
    Ne kete teme nuk ka vend pse te permendet emri i Berishes pasi puna e tij, kualicioni i tij eshte fitimtar ne zgjedhje.
    Opsionet e Metes ishin dy dhe ai besoj se i sqario pse zgjodhi kete bashkeqeverisje, gjeja tjeter do te ishte trafik votash ne parlament dhe pse jo edhe zgjedhje te parakohshme.
    Per humbesit zgjedhjet e parakoheshme jane drite shprese por per Shqiptaret ne pergjithesi eshte nje shperdorim parash, tensione te metejshme, etj. Per ne zgjedhjet jane mallkim qe edhe njehere ne 4 vjet nuk harron te mare jete njerzish.
    Imagjino mos te kish qen meta qe te tregonte pazaret qe donte me bo edvinist stalinist hajd ramosi. edi i vjedh vet e ja kish lene sales dhe ju kishte turr me mediat e topi e leshit e ja kish mush mendjen publikut qe sala beri dicka qe e ka ber vet ky dmth i kish hedh fajin aitj. por zoti edhe i madh edhe pse meta eshte i keq po mos te ishte keq do na linte. shyqyr qe doli ai e ja nxorry ftyren edvinist ramosit.

  10. #180
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Rama: I mohoj me 'neveri' cdo mashtrim te Metes ne lidhje me ofertat e mia ndaj tij!

    Kete shprehu 2 dite me pare..

    Rama: Cdo vote per LSI e Meten, eshte nje vote me teper per Berishen!

    Kete shprehte dite, jave e muaj perpara zgjedhjeve te 28 qershorit..

    Ju vazhdoni te besoni RD, KlanTV, TVSH, Gazeta 55 etj etj!

Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •