Ministria e Rendit ne vitin 2006 nxorri nje rregull qe me duket u be edhe ligj ne parlament, ku publikonte nje liste me emra qe ishin te ndaluara qe tu viheshin njerezve ne gjendjen civile shqiptare. Lajmi dhe ligji beri buje ne Shqiperi per faktin se ishte e padegjuar ndonjehere qe nje shtet te nxirrte nje ligj te tille. Doni te mesoni disa prej emrave te ndaluar qe ishin ne ate liste?
Skaf,
Skafist,
Kanabis,
Gomone,
....
....
Cili prej ketyre emrave eshte emer fetar?
Kurse ne Kosove vihet re nje fenomen tjeter, ku rinine shqiptare e kane kapur ethet "kullerave", qe nuk eshte gje tjeter vecse importimi i kultures se getos se Amerikes edhe ne Kosove. Kullerat shkruajne edhe ne forumin shqiptar, edhe ne kete teme.
Tani sa per punen e "emrave myslimane":
Sikur te gjithe myslimanet shqiptare ti ndryshonin emrat e tyre nga Mahmut e Shemshedin ne Xhon e Xhorxh, mos valle do te ndryshonte ndonje gje ne kulturen e tyre si njerez, apo ne kulturen e tyre familjare myslimane ne te cilen u linden e rriten? Sigurisht qe jo. Po mire emrin qe e beme Xhon e Xhorxh, po mbiemrat Hoxha, Osmani, Islami, cfare ti bejme?
Ajo qe me ben mua te qesh me te tille shqiptare qe "gezohen" kur shqiptaret myslimane ndryshojne emrat eshte kjo ideja foshnjore se "po ndryshuan emrat myslimanet, epo atehere nuk jemi me populli i vetem mysliman ne zemer te Evropes". Me sjell nder mend ate skecin e pluralizmit me ata qenet rrugace te Tiranes, ku deputetet ziheshin se me cfare boje ti lyenin, te kuqe, blue, apo kuqi me topi blui.
Ndryshimi i emrit apo i mbiemrit ne ate pune eshte shume e thjeshte, nje e rene e lapsit ne gjendjen civile me mori fund. Por ndryshimi i kultures, nuk eshte dicka qe ndodh me nje te rene te lapsit, as ne nje dite, as ne nje vit, as nje nje dekade, sidomos kur flasim per nje popull.
Dhe ajo qe i ve kapak te gjithave eshte kur disa "nacionaliste" gezohen kur shqiptaret myslimane nuk mbajne me emra myslimane, pasi sipas asaj mendjes se tyre te vogel prej pambuku qe fluturon nga e merr era: "per aq kohe sa nuk mbajne me emra myslimane, i bie qe ti numerojme si te krishtere".
Ah sikur mysliman e te krishtere te te bente vetem emri...
Albo
Krijoni Kontakt