Close
Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 119
  1. #61
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Anti Lexo Postimin
    me fal, po si cau mes komunisteve ai ne mes te bllokut, qe nga maja e malit, pa u sjelle si komunist?
    Me thuaj pra, pse priten 19 vjet Namik Dokle me Gramoz Ruçin per te thene qe Sala eshte komunist ???


    Citim Postuar më parë nga Anti Lexo Postimin
    Po te ishte demokrat, ishte ne burg, si te tjeret. Ai s'beri gje per demokracine ne komunizem, por perkushtimi ndaj komunizmit e coi ne bllok. Parimet komuniste i ka akoma...
    Sala mund te kete qene komunist, por ne bllok e dergoi profesioni, ashtu siç dergoi te tjere mjeke, infermiere, guzhiniere, guvernante, berbere, kopshtare, etj. etj.


    Citim Postuar më parë nga Anti Lexo Postimin
    Sic i puth b*then ilir metes sot, ashtu ia puthte komunisteve, qe ta mbanin ne gji.
    M'duket se ja puthi b*then Ilir Meta e jo Sala.


    Citim Postuar më parë nga Anti Lexo Postimin
    per ju, gjithcka qe s'ju pelqen eshte montature.
    I ka ik koha derrit per t'i thene daje ...


    Citim Postuar më parë nga Anti Lexo Postimin
    Veten genjejeni sa te doni, por me te tjeret c'keni. lol
    Kete ben mire t'a kesh parasysh vete ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #62
    LSI = Lidhja e Skrapallinjve te Inatosur

    Copyright: Himarablog
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  3. #63
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin
    e di si esht puna o trima ... mendoj se vetem losers shkruajn dhe flasin per politikanet Shqiptar qe padyshim jan krijesat me te qelbura qe krijoi zoti ...ndoshta kam ne jeten time gjera me te rendesishme te merrem dhe me vjen keq qe harxhova ca minuta nga jeta ime te replikoj me njerezit me ulet qe kam takuar ndonjeher.ne kete mjedis dhe njerezit normal behen crazy ,,.. fu.ck ket lloj krijesash
    I ke rene pikes plako. Une kalova njehere kendej (sepse kisha vite qe isha larguar) te merrja vesh se c'behej per zgjedhjet po me zuri koka nga ithtaret partiake. Ajo qe kuptova eshte pse e lashe ate vend, me kesilloj njerezish te degjeneruar nuk jetohet.

    Shnet e pare
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  4. #64
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Kjo eshte e vertete, jepi Cesarit ate qe i takon, lol
    Te pakten per Tiranen kjo ka vlere sepse eshte Edi aktor kryesor
    Apo ate qe s'i takon ... ?! Pikerisht keto teori e cuan edhe 4 vite PS'ne ne opozite! Me behet qefi qe jane kryelarte dhe kujtojne qe fluturojne, sepse sa me lart ndjehen aq me rende rrezohen.

    Dhe sa i takon Tiranes, pas 28 qershorit ndrruan aktoret (Nese para dy vitesh LSI e beri Ramen me mandat te 3te tashme raportet jane ndryshe)

    P.S. Me fal per pergjigjen e vonuar sepse e kam te pamundur te kushtoj shume kohe ne forum per shkak te obligimeve!

    Me respekt,

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Intriga ma e funit cuna. Ps po do me ia lon PDI nji vote nFier qi PD tket 71 vota ene mos kete ma nevoje me Meten. Nuk i dihet akoma a ka per ta majt sala meten nkoalicion apo jo

  6. #66
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Tiranë, 5 Korrik NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar disa negociata që ajo tha se Edi Rama ka bërë për të pasur një koalicion mes tyre duke ofruar edhe postin e kryeministrit.

    Sekretari i Përgjithshëm i LSi, Petrit Vasili duke folur për mediat, tha se Edi Rama i ka dërguar SMS Ilir Metës ku i ofronte të bëhej kryeministër, pasi vetë Rama, do të blinte disa deputetë të djathtë.




    ***

    Fillimisht Vasili i ka kërkuar në emër të LSI-së, Edi Ramës që “të administrojë me qetesi humbjen e zgjedhjeve dhe ta pranojë në mënyrë qytetare atë, sepse ky ishte verdikti që dhanë shqiptarët më 28 Qershor”.

    “Sot është dita kur Edi Rama do të duhej te reflektonte dhe të kërkonte ndjesë për fajin fatal për Kodin Zgjedhor antiopozitar, qe ai beri me qëllimin e vetëm për të asgjësuar LSI dhe që i humbi opozitës së paku 12 mandate, shumica e të cilëve i përkisnin LSI si dhe për mijëra vota opozitare, të cilat vajtën dëm për shkak të formulave të liga”, - deklaroi fillimisht në takimin me mediat, z.Vasili.

    Më tej, tregoi: “Opinioni publik duhet ta dijë se deri dje Edi Rama i çonte emisarë Ilir Metës për t’u bërë Kryeministër i vendit duke blerë deputetë nga e djathta, duke mos u çliruar dot nga filozofia e trafikimit të votave dhe njerëzve, filozofi e cila ishte edhe baza e mekanizmit mafioz dhe policesk manipulativ të tij në dëm të mijëra e mijëra votave të LSI”.

    Por Vasili ka treguar edhe se “Edi Rama dështoi edhe në tentativën e ndërtimit të një qeverie PS –PD që do të destabilizonte thellë vendin dhe do ta zhyste atë në krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale dhe doli me pas nen trysninë e dështimit që të hidhte balte dhe mllef mbi marrëveshjen parimore dhe kushtetuese ndërmjet LSI dhe PD”.

    Në vijim të daljes mediatike, Vasili vlerësoi në emër të LSI, se “Edi Rama duhet të skuqet e turpërohet kur i përmend 87 mijë votat e LSI, sepse ato ishin votat e sakrificave të njerëzve të LSI që i shpëtuan thonjve manipulativë të mafiozëve të paguar me miliona euro nga Edi Rama”.

    Vasili i dërgoi një mesazh të qartë Ramës kur tha se “ai duhet ta dijë mirë se jo vetëm ata, por edhe mijëra votues të tjerë të LSI, vota e të cilëve iu vodh paturpësisht provojnë zemërim dhe neveri, kur dëgjojnë Edi Ramen të flasë për to”.
    Zyrtari i lartë i LSI, theksoi se “ne kemi qindra fakte që provojnë manipulimin e turpshëm të komisionerëve të paguar nga Rama, të cilët do të ndiqen edhe penalisht dhe nëqoftëse Edi Rama kërkon sinqerisht t’u shkojë të vërtetave deri në fund, e ftojmë të hapim së bashku të 4700 kutitë e votimit dhe jo vetëm ato ku skema manipuluese e tij ka dështuar”.

    Për LSI, tani është momenti që “Edi Rama të administrojë me dinjitet humbjen dhe te mos vazhdojë më të përdorë si mburojë PS për interesat e tij të brendshme personale dhe partiake”.

    Por për LSI, është gjithashtu momenti që Edi Rama të reflektojë për hartimin e një Reforme zgjedhore te re, te thelle dhe te ndershme thellësisht të ndryshme nga ky Kod zgjedhor i pandershëm qe sakrifikoi dhe përdhosi mijëra vota opozitare për hir te ambicies së papërmbajtur të Ramës për të fituar i vetëm dhe për të pasur në grushtin e tij të gjithë shtetin shqiptar”.

    Duke përfunduar, LSI e ftoi Ramën që “të heqë dorë nga destruktiviteti dhe obstruksionizmi i vjetëruar që bllokon institucionet dhe funksionimin e shtetit për hir të problemeve të brendshme të tij me partinë dhe karrierën e tij, probleme që duhet t’i zgjidhe me veten dhe partinë që akoma drejton”.

    e.l/NOA
    Ca ka te keqe ti ofrosh Metes postin e kryeministrit? Te kishte te sigurte se bente shumicen, do e kishte pranuar Meta, po pranoi disa minitra dhe kryetarin e parlamentit meqe i kishte me te sigurta vendet ketej.

    Sa per manipulime votash pastaj le te hetohen nje nga nje e ti shkohet deri ne fund muhabetit dhe te cohen ne burg ata qe i kane bere si dhe ata qe kane dhene urdhra.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Postime
    85
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Me thuaj pra, pse priten 19 vjet Namik Dokle me Gramoz Ruçin per te thene qe Sala eshte komunist ???
    Pse s'i hapen kurre ato te shkreta dosje? As Sala s'i hapi...




    Sala mund te kete qene komunist, por ne bllok e dergoi profesioni, ashtu siç dergoi te tjere mjeke, infermiere, guzhiniere, guvernante, berbere, kopshtare, etj. etj.
    Ku te merrte njeri ne bllok pa biografi komuniste mer... ca flet ti.

    M'duket se ja puthi b*then Ilir Meta e jo Sala.
    Mua m'u duk se Sala ia beri oferten, jo meta.
    Por le te biem dakord e te themi qe jane ne pozicion 69.

  8. #68
    Citim Postuar më parë nga Tir@nci Lexo Postimin
    Intriga ma e funit cuna. Ps po do me ia lon PDI nji vote nFier qi PD tket 71 vota ene mos kete ma nevoje me Meten. Nuk i dihet akoma a ka per ta majt sala meten nkoalicion apo jo
    Cudi sa ngjani me Ramen, sikur ju ka pjelle nje babe! Mendime adoleshentesh!

  9. #69
    Metes i luten b*then dhe Sala dhe Rama pa diskutim. Sala ishte ne pozicion me te mire kshuqe ju pranu oferta. Sa per kuminista beni mir mos i zini ne goj se eshte turp te hedhesh vot per PS apo PD apo dhe nje tuf partish te tjera dhe te shash ish-komunistet.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Postime
    85
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cudi sa ngjani me Ramen, sikur ju ka pjelle nje babe! Mendime adoleshentesh!
    NJe adoleshent i sotem eshte 1 mije here me i edukuar dhe i pjekur se nje 50 vjecar i sotem.
    Jane brezi qe po na marrin frymen akoma.

Faqja 7 prej 12 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •