Mua me habit hipokrizia e kryetarit te PS Edvin Rames. Ne 2007 kur po konkuronte per kryetar bashkie te Tiranes, dhe kur i duheshin votat e LSI me shume se kurdohere, beri marreveshje me Meten dhe me 22 mije votat e LSI mori mandatin e Kryebashkiakut te bashkise me te madhe ne vend.
Pas ketij momenti fillon dhe çarja me LSI dhe arroganca e Edvin Rames kundrejt kesaj force reale dhe vendimtare. Pikerisht, pas zgjedhjeve lokale filluan edhe diskutimet per kodin e ri zgjedhor. Maxhoranca i kerkoi opozites qe te jepte mendimin e vet dhe pelqimin nga ana e opozites per nje kod zgjedhor dhe ajo do ta votonte ate kod. Ketu del ne pah edhe çarja mes te majtes. Edvin Rama autorizon vartesit e tij partiake te hartojne nje kod ku "te vegjlit" te mos i kishte me neper kembe dhe ai kod te nxirrte fituese absolute te zgjedhjeve Partine Socialiste. Dhe, Kastriot Islami, me porosine e kryetarit te tij, hartoi nje kod me te vertet diskriminues e perjashtues. Hartoi nje kod ku peshku i madh e hante te voglin ne kuptimin e plote te kesaj shprehje. Menjehere pas kesaj, u hartuan dhe ndryshimet e famshme kushtetuese dhe u miratuan menjehere pas kodit. Ne kete pike LSI ndermori nismat e saj ligjore dhe demokratike kundra ketyre pislliqeve, por Edi Rama nuk beri as perpjekjen me te vogel per te degjuar zerin e LSI.
Ky eshte edhe çasti kur Ilir Meta deklaroi perfundimisht divorcin nga Partia Socialiste, me arsyen se ishte diskriminuar nga kjo force politike dhe se kjo force politike nuk i ishte permbajtur premtimit per nje te majte te bashkuar dhe per te konsoliduar kete te majte. Nderkohe qe Ilir Meta deklaroi divorcin, Edvin Rama dhe makinacionet e tij politike çdo dite e me teper benin nje lufte te ashper kunder LSI dhe nuk benin nje opozite konstruktive ndaj qeverise. Gjate kesaj kohe, Ilir Meta i ka bere disa here thirrje publike PS per te konsoliduar te majten dhe per te koordinuar veprimet ne menyre qe e majta te dilte fituese e zgjedhjeve te 28 Qershorit. Por, Edvin Rama nuk i degjonte keto thirrje, ai ironizonte keto thirrje dhe filloi nje fushate diskriminuese kunder kesaj force politike.
Vjen dhe momenti deçiziv, fushata elektorale per zgjedhjet Parlamentare te 28 Qershorit. Ne kete fushate Elektorale, Edvin Rama, e dime te gjithe tashme, doli me kauzen: Vota per LSI eshte vote per Berishen. Pra, ai me shume se sa kishte qellim te prezantonte nje program se si do te qeveriste vendin nese fitonte e majta, bente fushate kundra te majtes.
Te gjitha keto shkaqe sollen edhe humbjen per Edvin Ramen ne keto zgjedhje. Dhe tani, ne menyre hipokrite, ai kerkon votat e LSI. Kjo eshte e turpshme, sepse PS dhe Kryetari i saj, nese do ishin me te vertete kaq dashamires sa thone ndaj kesaj force politike nuk e diskriminonin ne kete menyre. Tani Edvin Rama le te shijoje frytet e punes se tij dhe stafit te tij te ngushte dhe te mos dale e te na tregoje pazare neper deklarata hipokrite.
Krijoni Kontakt