
Postuar më parë nga
Albo
Po ta shpjegoje une qe ta kuptosh:
Perpara se Berisha te vinte ne pushtet ne vitin 2005, ne Shqiperi mbreteronte modeli i shtetit mafioz, ku pushteti jo vetem eshte ne duart e mafiozeve, por ata e kthyen gjithe Shqiperine per 8 vjet ne Kolumbine Evropiane. Parate e krimit e trafikanteve pastroheshin duke ndertuar pallate ne gjithe Shqiperine, parate e emigranteve qe blinin ato apartamente pastronin parate e krimit te derdhura ne beton. Parate e krimit ngrinin edhe piramida mediatike si Top Channel qe kishin per qellim jo vetem te mbanin nen trysnine e tyre njerezit ne pushtet, por edhe te mashtronin popullin e thjeshte.
Dhe aq thelle dertoi ky model mafioz i qeverisjes e jeteses saqe arriti deri atje sa fshataret shqiptare i lane te mbjellat e grurit e misrit dhe filluan te mbjellin hashash ne gjithe vendin. Edhe ata njerezit e ndershem apo ai elektorati i djathte u prek nga fenomeni pasi te gjithe e dinin se nga vinin ato para, por te gjithe e kishin te veshtire ti rezistonin tundimit te pasurimit te shpejte apo nje rroge me te mire.
Pas 2005, Berisha filloi ta shkaterroje kete model: trafikaneteve te droges qe ngrinin pallate ne Tirane perfunduan shume shpjet ne pranga pasi dosjet e tyre ishin gati ne vendet fqinje. Policia filloi te shkaterroje te mbjellat e droges ne gjithe Shqiperine dhe te denoje me burg edhe fshataret qe i mbillnin. Ne keto 4 vjetet qe Berisha ka qene ne pushtet droga nuk eshte sekuestruar me kile por me tonelata, dhe droga nga me te ndryshmet, qe nga hashashi e deri tek kokaina e heroina. Bandat kriminale qe i kishin krahet e ngrohta nga pushteti socialist, filluan nje nga nje te bien ne pranga. Dhe te gjithe ata peshqit e medhenj te droges qe vepronin ne Shqiperi filluan te vriten ne atentate mafioze pasi po te binin ne duart e policise shqiptare, do te ciceronin emrat e politikaneve shqiptare me te cilet i lidhte puna e biznesi.
Ky shkaterrim i ketij modeli mafioz, kish anen e vete pozitive, pastrimin e shoqerise shqiptare nga falangat e krimit, por kish edhe anen negative: ata rrogetaret e krimit qe jetonin si parazite nga investimet e krimit te organizuar ne Shqiperi, tani ngelen pa pune. Bile ne vitin 2006, edhe gazetaret shqiptare filluan te "analizonin" te mirat e dy sistemeve, sistemit te inkriminuar qe siguron nje pasurim te shpejte per disa duke e kthyer Shqiperine ne Kolumbine Evropiane, dhe sistemit evropian te vlerave ku krimi denohet me ligj dhe ekonomia eshte nje ekonomi e inisiatives se lire, e jo nje ekonomi monopol i krimit te organizuar.
Ka shume te djathte ne keto zgjedhje qe kane votuar per here te pare per te majten dhe kunder Berishes, edhe pse ndajne me Berishen e te djathten te njejtat ideale. Arsyeja perse e bene kete gje eshte se Berisha shkaterroi ate model te inkriminuer qe i mbante ata me buke per 8 vjetet e pushtetit socialiste. Dhe perpara rroges e pasurimit te shpejte, shqiptaret nuk i vendosin idealet.
Albo
Krijoni Kontakt