Close
Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 208
  1. #111
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Politika e Berishes: Shaj Nano dite e nate, ne fund jep doren dhe behet miq...Berisha shan Meten dite e nate, ne fund behen miqe...

    Te mjere ju qe jetoni ne Shqiperi, qe vriteni e prieni per Sali Berishen dhe Edi Ramen...



    Shqiperia ka mare fund me keta politikane. BE? Me ket politike, dhe me cfare ndodhi gjate zgjedhjeve dhe deri sot dhe cfare do ndodhi neser, gjith Evropa do tallet me ne.
    Fatkeqesisht, si puna e juve ketu, nuk do arrini ta kuptoni, qe te dyja partit sot jan armiku me i madh ne historine e Shqiperise moderne.
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  2. #112
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    politica e una ****** Amigo."te rrim drejt te flasim shtremet."

    fsh dika dhe italisht.

  3. #113

    Koalicioni i ri do të sjellë kulturë të re besimi

    Koalicioni i ri do të sjellë kulturë të re besimi


    Ka kaluar gati një javë pas zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri, e megjithatë ende nuk është përcaktuar rezultati përfundimtar i votimeve. Të shtunën KQZ vazhdoi verifikimin e kontestimeve të fundit të votave


    Liberalët e majtë nën Ilir Metën dhe kryeministri Sali Berisha e çliruan Shqipërinë nga mati politik, që kërcënonte ta paralizonte vendin me javë të tëra. Kjo është një dëshmi e përgjegjësisë politike. Për herë të parë qysh pas fundit të komunizmit në Shqipëri mund të ketë një koalicion, që i kapërcen ideologjitë e vjetra të kampit, duke vendosur për atë çfarë i bashkon dhe jo për atë çfarë i ndan.

    LSI-ja ndonëse është krah i shkëputur prej Partisë Socialiste, ajo gjithmonë është përpjekur të çlirohet nga fryma e së shkuarës. Fatos Nano, ish-kryeministri socialist, ka përfaqësuar frymën konfliktuale të së shkuarës duke qenë rivali kryesor i Sali Berishës. Nano ishte ai që e detyroi Ilir Metën - dikur pasuesi i Nanos në postin e kryeministrit - të largohej prej socialistëve duke siluruar politikën e tij.

    Paçka se zgjedhësit tradicionalë të LSI-së, dhe të socialistëve në fakt, janë më afër njëri-tjetrit, Berisha dhe Meta kanë së paku një gjë të përbashkët: Rivalitetin e tyre me socialistët.

    Fabian SchmidtBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Fabian Schmidt

    E qartë është që sistemi i ri elektoral proporcional u ka hequr bazën e ekszitencës thuajse të 45 partive të vogla. Në parlamentin e ri ka vetëm gjashtë parti. Prej tyre vetëm tri kanë secila nga një mandat. Në thelb ajo që mbetet është pra një sistem tripartiak. Në këtë sistem të ri kërkohet aftësia për koalicion duke tejkaluar konfliktet ideologjike dhe personale.

    Partitë relevante të vendit thuajse nuk ndryshojnë fare prej njëra-tjetrës, sa u përket programeve. Ato synojnë në përgjithësi një sistem liberal ekonomik me sigurime sociale në themel, përkrahin pa rezervë NATO-n dhe duan ta çojnë vendin deri drejt antarësimit në BE. Konfliktet mes partive pra, nuk konsistojnë në përplasje ideologjike, por në luftën për ndarjen e pushtetit për grupet e përkatëse të klientelës si dhe në mosbesimin kundrejt njëri-tjetrit, mosbesim me rrënjë të thella.

    Kësisoj tani mbetet të shpresohet, se një koalicion i ri do të sjellë edhe një kulturë të re besimi. Zgjedhjet treguan, se ndonëse shumë gjëra i zbatoi teknikisht, administra ka qenë më mirë se në dekadat e fundit, ishin partitë ato që i shfrytëzuan procedurat administrative si të vetëkuptueshme, për luftën e tyre për pushtet.

    Koalicioni i ri më në fund, ofron shansin për ndërtimin e një administrate mbipartiake, e cila të mos instrumentalizohet më për qëllime politike dhe të gëzojë si vazhdimësinë, ashtu edhe besimin përtej hapësirave kohore të një periudhe legjislative. Berisha dhe Meta duhet ta shfrytëzojnë këtë shans.

    Autor : Fabian Schmidt
    Redaktoi : Vilma Filaj - Ballvora / Aida Cama

    dw

  4. #114
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Ilir Meta dhe LSI, me 4 deputetë për 4 vite në qeverisje të djathtë do të digjen tërësisht, do të asgjësohen. Një ish kryeministër i majtë, një ish figurë kyçe e të majtës, sot shpëton një kryeministër "veteran" të djathtë nga fiaskoja që e pret. Për 2 ministri, dhe disa poste drejtorësh e udhëheqësish dikastereve, ai shkel mbi vullnetin e majtë, mbi 83 mijë votat e LSI në rang vendi dhe kalon faktikisht në PD.

    Ky është absurdi më i madh i politikës shqiptare. Një deputet që thyente foltoret në kuvendin e Shqipërisë kundër Sali Berishës, një deputet që shante çdo ditë e natë Sali Berishën, sot ja shpëton jetën atij. E pistë është politika. Për 4 vitet e ardhshme elektorati i LSI, me dy duar do të përqafoj PS-në, si partia e vetme që kujdeset për vullnetin e tyre, për idealet e tyre majtiste dhe mbrojtjen dinjitoze të votës së tyre.
    Ok, mund te humbe disa nga elektorati i vet qe mund t'i bashkangjiten PS-se, por a e ke menduar se sa mund te jete numri i elektoratit qe mund te fitoje nga kjo? Sa nga PD do te marre, sa nga te pavendosurit do t'i japin voten tani?

  5. #115
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    LSI-ja duhet te kishte shkuar me Berishen qe perpara 3 vjetesh. Megjithate me mire vone sesa kurre. Tani LSI e kuptoi qe Berisha eshte lideri i shqiptareve, ai ka per te zhduke te gjitha qarqet pro-serbe ne Shqiperi.
    Ilir Meta aty e ka vendin bashke me PD-ne, kurre me me gjinushin, gramozin, nanon, majkon, milon, ramen, ramizin.....

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Postime
    85
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    LSI-ja duhet te kishte shkuar me Berishen qe perpara 3 vjetesh. Megjithate me mire vone sesa kurre. Tani LSI e kuptoi qe Berisha eshte lideri i shqiptareve, ai ka per te zhduke te gjitha qarqet pro-serbe ne Shqiperi.
    Ilir Meta aty e ka vendin bashke me PD-ne, kurre me me gjinushin, gramozin, nanon, majkon, milon, ramen, ramizin.....
    LSI-ja po kercen hu me hu... njeri do t'i hyje...

  7. #117
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    brook po ne gjermani cfare koalicioni eshte.???

    kur nuk ju vjen per shtat e dridhni si kuckat.


    piken mbi I" ja veme ne qe jemi ne emigracion.

    S'me behet vone shume se c'marreveshje politike behen ne Gjermani apo gjetke, por politika e vertete ka rregulla loje dhe udhehiqet mbi disa principe baze. Principe qe bejne dallimin midis njeres force politike nga nje tjeter. Kjo qe ndodh sot ne Shqiperi eshte nje rast ndoshta i paprecedent ne te gjithe Evropen. Dy lidere partish, qe vetem nje jave para leshonin ne menyre te drejperdrejt akuza te renda ndaj njeri tjetrit, sot dalin e thone se programet e tyre partiake kane perpuethshmeri me njera tjetren dhe i lejon qe te krijojne koalicion. Ketu degjenerimi dhe paciperia ka arritur kulmin dhe i eshte vene kapak cdo shprese se ne ate vend mund te kete demokraci dhe prosperitet.
    Kesaj i thone poashtu "Per inat te sime vjerre (Edi Rames) vajta fjeta me Saliun (mullixhiun)".
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #118
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Berisha dihej qe do ndertonte qeverine e re....pakcka nese Meta do ishte me te apo jo.


    Urime qeverise Berisha II

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    LSI mori nje vendim qe s'kishte nga ja mbante, dhe une them se elektorati i LSI e kupton kete gje.

    Une s'e kuptoj fare si njerezit ketu mendojne qe LSI ka trradhtuar PS per kete gje. Edi Rama dhe PS desh e nxorren ne kapitullim LSI me kete kod zgjedhor dhe kishin nje fushate shume negative kunder LSI.

    Ne fund te fushates ne 3 ditet e fundit LSI tentoi si nje tentative e fundit qe te bente koalicion me PS dhe ata refuzuan. Po ta kishin bere do kishin fituar zgjedhjet me lehtesi. Si mund ta quajne trradhti veprimet e LSI-se une nuk e kuptoj.

    Eshte ironike kur pak a shume njerezit ketu i thone LSI-se:

    "Si guxon te na trradhtosh vetem sepse ne te trradhtuam ty!"


    Arsye tjater eshte qe PS-LSI nuk kane 71 mandate sepse LSI do e kishte zgjedhur kete koalicion. Kryesorja eshte qe te mos te kete zgjedhje te tjera se keto do ishin shume keq.

    Te majtet s'kane pse ankohen. Elektorati i PS duhet te gezohet ne fakt. Me mire nje qeveri me Meten dhe Berishen bashke, se sa vetem me Berishen. Ndrryshimi arrihet me lehte nga brenda se nga jashte.

  10. #120
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar më parë nga Anti Lexo Postimin
    LSI-ja po kercen hu me hu... njeri do t'i hyje...
    Eshte here e pare qe LSI bashkohet me PD dhe ajo s`ka per te bashkepunuar kurre me partine e gramos rucit apo gjinushit

Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •