Close
Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 208
  1. #91
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Me thuaj mik i dashur çfare pritet prej qenit qe ha aty ku ka peshtyre aq eshte pritur, pritet dhe do te pritet edhe prej Ilir Metes.

    Ka nje ndryshim shume te madh ndermjet Ilir Metes dhe Edi Rames!

    Meta eshte nje nder nismetaret e krijimit te levizjes eurosocialiste ne Shqiperi, bashke me Majkon dhe qe nga viti 1991 ai eshte aktiv ne politik.

    Ka arritur te beje nje progres te vazhdueshem si politikan dhe ja ka arritur qe te dale nga llogoret e dogmatizmit, ne te cilat qe futur ne fillimet e pluralizmit politik.

    E kam thene me nje shkrim se sikur dyshja Meta-Majko, po te kishin ditur ta mbanin njeri-tjetrin, sot do te ishin dyshja me e votuar ne politike, mirepo ata u shfrytezuan shume keq nga naiviteti i moshes, nga ujqerit e vjeter te PS.

    Ata dy bene gabimet me te madh, kur ja lane njeri-tjetrin ne dore sukseset dhe deshtimet dhe nuk e ruajten unitetin ne dite te mira dhe te keqia.

    Shikojeni Majkon, se ne cfare nivelesh te ulta ka rene, djaloshi qe i priu Shqiperise ne vitet me te veshtira.

    Rama nuk vjen nga levizjet politike, por nga prapaskenat politike te atyre qe e drejtojne ne te vertete PS dhe nga kompromiset e nentokes se mafies se ndertimit.

    Nga aspekti i politikes, Meta eshte tashme i afirmuar si nje politikan i pjekur, qe di se ku e hedh hapin dhe se ku i del perfundimi, ndersa Rama eshte nje kukull qe as di ku e hedh hapin e as di se ku i del fundi, sepse ai telekomandohet.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Tir@nci Lexo Postimin
    Cuna qafshaperzotin plani o kshtu: Rama e ha derrin ke PS ene shko te G99. Qorri merr PS. Kokmodhi ia fut baces ene mas dy vjetesh ka zgjedhje treja. Qorri bashkohet me Kokmodhin ene ia fusin baces. Qorri president kokmodhi kryeminister.
    Mas nja dy vjetesh ka per ta kuptu baca
    Shkrujta iher un ma siper qe ja futen kolonen e 5 berishes po se kaptoi kush.
    Ti po e thu ma shqeto.

  3. #93
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    DYDRINAS, fort hidhesh nga dega me dege edhe ti mor mik! Degjoje me vemendje fjalimin e Metes (nje prej te shumteve) qe te kam sjelle me lart dhe per nje here te vetme, te lutem me bej nje nder: Dil nga kompjuterat me internet falas te selise Berishiane dhe pasi te kesh marr fryme thelle, per nje here te vetme shkruaj ate qe mendon dhe ajo ate qe di, apo te thone!

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kronika e një mbrëmje shiu

    Ja te shohim njihere cka shkruar profesori, pinjoll te majtesh, me prejardhje te djathte nga te dy prinderit.

    si thoni do e lexoni?



    Kronika e një mbrëmje shiu

    » Vendosur: 03/07/2009 - 08:36

    • Artan FUGA

    Jo dje, por pardje pasdite deri në mbrëmje, Tirana u ndodh poshtë një furtune me rrebeshe shiu të fuqishëm që binin nga qielli si litarë. Përmbytje e madhe. Dukej se gjithçka lundronte mbi një oqean uji krejtësisht të lëkundshëm e pa pika të qëndrueshme. Pamjet që jepnin kanalet televizive dukeshin si apokaliptike. Dhjetëra vetura të kushtueshme brenda disa çastesh ishin fundosur poshtë masash uji që shpërthyen furishëm diku në një parking si gropë. Askush nuk kontrollonte vërshimin. Gjithçka e sheshtë. Vetëm disa sipërfaqe çati veturash të përmbytura dukeshin si teneqe pa vlerë, shkëputur nga kushedi se cila barakë, lundronin mbi ujin me llum. Një detaj mbetej vërtet tronditës. Uji ishte ngjitur deri në gjysmën e xhamit të pasmë të një veture, ndërsa fshirëset e tij vazhdonin ende të punonin. Ndoshta ishte e vetmja pjesë e saj që ende funksiononte. Më kot. Diku kishte marrë një komandë dhe e zbatonte verbtazi. Mekanizmi punonte mirë, por pakuptim dhe padobi. Dukej si një puls pa jetë e diçkaje që po zhytej drejt pushimit absolut.
    Mbi të gjitha, brenda në veturë nuk dukej të kishte njeri. Nuk ishte pra as një shenjë alarmi, nga dikush me shpirt që i bllokuar brenda ujërave me llum, të kishte gjetur si shenjë thirrje për ndihmë të lëvizte fshirëset e xhamit të pasmë.
    Dukeshin si dy duar që ngriheshin lart, kryqëzoheshin, sikur thërrisnin për ndihmë. Jo, nuk kishte njeri. Boshatisja e asaj makine të përmbysur në një çast të vetëm, të jepte ndjesinë sikur në një sekondë rreziku vegla të ishte bërë me shpirt. Pluskonte, lëvizte krahët metalikë, sikur fliste e thërriste për ndihmë.
    Ai rrebesh shiu dukej sikur po i jepte fund edhe një periudhe të ngarkuar politike zgjedhjesh. Natyra po periodizonte kohën politike.
    Mjaft me zgjedhjet, merruni me zgjidhje!
    Në të vërtetë mbrëmja e asaj pasdite me shi vazhdoi të ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Parti të zhytura në ujë brenda një çasti të vetëm, kryqëzonin fshirëset e xhamave gjithë ankim, fate deputetësh, aleancash, shpresash të ushqyera më kot, të përmbytura.
    Në ekranet televizive vazhdonin fshirëset që punonin vetiu, pa dobi, të fshinin xhamet e pasme të veturave të përmbytura.
    Natën vonë, mbi ekranin e televizionit Klan, shfaqen militantë të Partisë Socialiste, të cilët kanë rrethuar një qendër votimesh.
    «Fieri çohu, Fieri çohu!»
    Brenda, anëtarë të komisionit të votimit. Nuk kuptoj asgjë se nga është e drejta, nga është e padrejta, por një gjë është e qartë. Nëse ka kundërshtime lidhur me mënyrat e numërimit të votave brenda kutive të mbetura, atëherë është e qartë që zgjidhja më e mirë do të ishte ajo ligjore. Jo me militantë. Kutitë e votimit duhej të shoqëroheshin menjëherë drejt Tiranës.
    Folja «çohu!» në formën e vet urdhërore ose thërritëse, semantikisht ka shumë kuptime, shumë më tepër sesa dukej në fillim kur askush nuk kishte ngè dhe kohë për t’iu kushtuar vëmendje sloganeve.
    Çohu nga gjumi?
    Çohu në revoltë?
    Çohu në kuptimin e ngritjes shpirtërore?
    Çohu nga vendi se dikush tjetër do të vijë në vendin tënd?
    Kuptime krejt të ndryshme. Sidoqoftë, të gjitha nuancat duken disi shqetësuese. A mund të zgjidhet duke bërë thirrje për të çuar militantët nga gjumi, a në aksion të drejtpërdrejtë një problem procedural? Nuk e besoj sa më përket mua. Është një praktikë e rrezikshme për themelet e shtetit. Pavarësisht se cili ka të drejtë. Kutia e votimit dhe njerëzit në shesh vështirë se i zgjidhin problemet e njëri-tjetrit. Po sikur pala politike tjetër të thërriste nga ana saj: «Fieri ngrihu?» Shoh mes turmës dhe profile kandidatësh për deputetë.
    Në Tiranë disa dhjetëra makina me njerëz tundin në shesh flamuj të Partisë Demokratike, amerikanë dhe të tjerë. Ndjehem paksa i siguruar kur mendoj se sheshi i Fierit dhe i Tiranës ndodhen sidoqoftë disi larg njëri-tjetrit.
    Vegime filmash dhe letërsie më qarkullojnë në imagjinatë. Nuk di se përse më asociohen skena filmi nga «Nusja dhe shtetrrethimi». Pastaj Diana Vorpsi e “Prillit të Thyer” qysh hyn tek të ngujuarit atje në kullën malësore duke i ikur si nëpër ëndërr bashkëshortit të saj.
    Pajtoni «fuori strade» ka qëndruar mënjanë në pritje.
    Fshirëset e xhamit të pasmë punojnë pa pushim.
    Deputetja e ardhshme, aktorja e njohur Rajmonda Bulku, çan një turmë që e përmbledh brenda një rrethi shumë të ngushtë. Synon për të shkuar tek të ngujuarit. Trimëri? Patjetër. Por, më duket jo fort i gjetur pasioni i saj. Mund të sillte konfrontime të pariparueshme mes forcave të policisë që u sulën ta mbronin dhe militantëve të inatosur. Një grupim i revoltuar mendon se ka gjithnjë të drejtë. Vetëm Sartri ka çarë përmes një sheshi të rrethuar pa u ngacmuar. Të tjerët… kanë nevojë për policë, për shumë policë. Sidoqoftë një femër ka vend për t’u respektuar, edhe kur akoma nuk ka imunitet. Nuk mund të rraset me forcë e të shtyhet si mos o Zot rrëzë një muri.
    Me ndërgjegje qytetare Artur Zheji, i ndodhur në studion e Klan, me elokuencë të spikatur, me të drejtë shpreh shqetësimin se transmetimi i atyre pamjeve filmike nëpër ekranet e stacioneve të huaja mund të sjellë reminishenca iraniane. Kush do t’iu japë paskëtaj viza shqiptarëve, ndërkohë që shihet se shteti ligjor përmbytet nga valë tufani pasionesh politike të pakontrolluara? I drejtë shqetësimi. Po atëherë përse i transmetojnë ato skena? A duhet hedhur në ekran, në kohë reale, pa regji, pa vendosje në skenë, pa filtra, gjithçka që ndodh? Do të bëhet edhe televizioni si interneti, skipe, etj., ku amatorë shkëmbejnë imazhe pa përzgjedhje?
    Do ta flakë tej media bashkëkohore gazetarin si të tillë duke bërë një lidhje të shkurtër midis një kamere automatike të vendosur diku dhe një ekrani përballë një divani? Do të ishte katastrofë, sepse ndër të tjera do të ndizte shpirtin e turmës pa strukturë, pa ndërmjetës midis ngjarjes dhe vetes së saj. Si dikur turma që lidhej direkt me liderin, fyhrerin, komandanten.
    Do të kishim paradoksin e medies pa ndërmjetës.
    Të demokracisë direkte në një shoqëri me parlament.
    Kriteri i objektivitetit, sigurisht. Objektiviteti pa strategji është naivitet. Por, në çastin e dhënë ndofta mund të mendohet edhe për imazhin e vendit. Ose jo. Por, atëherë nuk ka vend shqetësimi se mos sekuencat e transmetuara mund të sjellin pasoja negative për vendin.
    Blendi Fevziu duket se është i mësuar me situata të pazakonta. E mbledh veten dhe nga ekrani thërret ndërgjegjen e drejtuesve politikë për t’i hequr militantët nga rruga. Refleks i drejtë, shpëtimtar. Askush tjetër nuk ndërhyn. Opinionistët e lodhur kanë ikur nëpër shtëpitë e tyre. Sa e ndërlikuar është mjeshtëria e gazetarit!
    Më kujtohet se reporterët e mediave vizive ditën e zgjedhjeve raportonin gjithandej për një qetësi olimpike nëpër qytete, edhe në Fier, që pothuajse, sikurse shpreheshin, i kishte lënë pa punë. Ka nevojë për një formim në psikologji sociale gazetari. Dita e zgjedhjeve është kurdoherë një gjendje tensioni psikologjik për kombin. Kush nuk e vë re rrezikon të bjerë viktima e tij. Rrugët bosh si asnjë ditë tjetër tregojnë sensibilitet psikologjik kolektiv të rritur dhe jo një shtriqje gjumësore. Zgjedhja shoqërohet me ankth dhe ndjenja vetëfajësimi që i hidhen tjetrit. Zgjedhjet janë një ditë zgjedhjesh, vendosjesh të lira për fatet e vetes. Kanë ankth shpesh të pashprehur. Gazetari që nuk e di këtë rrezikon që të mos ndodhet pranë lajmit kur ai feks papritur. As të mos e parashikojë atë.
    Gazetari me përvojë e ndjen se duhet ta kapërcejë kufirin që përcakton mjeshtërinë e tij. Bën thirrje. Gazetari si rregull vetëm raporton. Nuk është pasiv, por gjithsesi moralin e lajmit a komentit që bën e transmeton indirekt. Çdo fjalë ka pasoja ilokutore, themi ne, pra nxit veprim. Por, nuk ka kohë si duket për mesazhe të tërthorta. Thirrja bëhet direkt. Duket sikur jep alarmin. Përfytyrimet e fshirëse të xhamit që lajmërojnë rrezikun e përmbytjes së veturës më fanepsen përsëri.
    Sesi u transformua media shqiptare këtë radhë zgjedhjesh parlamentare. Lëvizi midis modelit të medias së vërtetë, fletë–rrufeve, kamerës së fshehtë, ekraneve të bursave financiare, por që në vend të eurove tregojnë kuota fletësh votimi, letrave anonime, aparateve të propagandës të partive, makina bastesh a hedhjesh fall për polle dhe sondazhe. Ndjehet një shkarje që do të dojë kohë të rikuperohet.
    Dritan Prifti pasi ka marrë mandatin e tij për deputet, duke përballuar sikurse shprehet presionet e së majtës tjetër rivale, nuk përjashton mundësinë për të mbështetur koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike.
    Shumëkush tkurret.
    Nuk mund të kundërshtohet megjithatë se kemi të bëjmë me një refleks të shpejtë. Kur individë që thonë se janë të majtë, biles se rrjedhin nga familje të persekutuara e antikomuniste kandidojnë për Partinë Socialiste, përse kandidatë të majtë, në rrethana të caktuara, të mos i lejojnë vetes të mbështesnin të djathtën. Ky kod elektoral që nuk kam reshtur së kritikuari prej muajsh, duke e ironizuar si ligj elektoral jospanjoll, që nuk ka të bëjë fare me përvojën dhe realitetin ligjor në Spanjë, i përçudnuar tej mase, nuk të lejon të ndash se kujt iu dhanë votat. Partisë, kandidatit, kryetarit të partisë, grupit të kandidatëve në listë? Të kujt janë votat? Kaos legjitimiteti.
    Kështu është ndërtuar në kontekste të caktuara qeverisja në vende të ndryshme. Presidenti Sarkozi merr në qeveri Kushnerin e majtë. Anxhela Merkel përfiton nga mbështetja luajale e socialdemokratëve gjermanë. Presidenti Obama lejon vend në ekzekutiv për republikanë… Çdo gjë ndodh.
    Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha motivon ministrat se deri në shtator, kur të mblidhet Kuvendi i ri, qeveria do të funksionojë me ministra, jo me zëvendësministra. Ka të drejtë. Por, deri në shtator është shumë larg. Janë akoma edhe dy muaj. Kam ndrojë se administrata do të bjerë në depresion, sikurse thoshte Maks Ëeber. Sociologu i madh shprehej se në sistemet hierarkike, kur vartësi nuk e di se cili është shefi i vërtetë, rrezikon të bëjë deprimim. Bën sikur punon, por punon kot. Ndruaj se dy muaj pushime për parlamentarët e ardhshëm janë shumë. Ka nevojë të përcillet më shpejt mesazhi i elektoratit. Edhe hekuri rrihet sa është i nxehtë…
    Fshirëset e xhamave në një ditë apokaliptike shiu mbi Tiranë përshëndesin festën, a thërresin për grupim, a japin sinjale rreziku.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #95
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Shkrujta iher un ma siper qe ja futen kolonen e 5 berishes po se kaptoi kush.
    Ti po e thu ma shqeto.

    Ju ecni ende me Njutonin dhe harroni Ajnshtajnin, sepse i merrni gjerat si te palevizshme dhe jo ne dinamike.

    2 vjet me vone!

    Sikur do te jete fundi i botes ne vitin 2012!

    Kushedi sa ujera do te kene rrjedhur deri atehere!

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Skema e liderëve, të gjithë në pushtet, askush në opozitë

    duke lexuar kete mendoj se asnji simpantizant partie ska per tu merzitur se do i gjeje krietaret te gjithe ne "tave"....

    Rrnofte Partia!!!!


    Skema e liderëve, të gjithë në pushtet, askush në opozitë

    04 July, 2009 02:56:00

    Gazeta Telegraf


    Partitë të kënaqura nga postet që do të marrin së shpejti krerët kryesorë

    Duket se është gjetur më në fund skema kryesore e liderëve të politikës që do të kënaqë të gjitha forcat politike në Shqipëri, duke i dhënë secilës prej tyre një pjesë të pushtetit. Sipas kësaj skeme, Sali Berisha do të mbajë postin kryeministror, ndërsa Edi Rama, Bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër kreu i LSI-së Ilir Meta, do të inkuadrohet në krye të Parlamentit shqiptar dhe pikërisht në postin e Kryetarit të Kuvendit. Ndërsa Fatos Nano do të ndihmohet që të marrë karrigen presidenciale me një shumicë votash të garantuara. Në këtë mënyra të gjitha partitë kryesore që i japin tempin politikës shqiptare do të mbeten të kënaqura duke u bërë pjesë të pushteteve. Natyrisht në të gjithë këtë plan operativ, Edi Rama mbetet më i pakënaquri, por sidoqoftë qenia e tij në krye të Bashkisë është një ngushëllim i vogël për momentin aktual, duke synuar më vonë edhe kryesimin e qeverisjes, e cila do të provohet nëpërmjet votive në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Konsensusi

    Ky konsensus i arritur në tryezat partiake ka si synim kryesor që asnjera palë të mos mbetet jashtë zhvillimeve aktive të politikës vendimmarrëse. Në këtë mënyrë asnjë forcë politike nuk do të kundërshtojë skemën e lidershipit sepse çdonjëra prej tyre ka kryetarin e vet në një pjesë të kupolës. Në këtë mënyrë zgjidhet njëherë e përgjithmonë edhe skema e rikthimit të Nanos në politikë, i cili për hir të së vërtetës duhet thënë se ka dhënë një kontribut të konsiderueshëmm gjatë këtyre 19 viteve të pluralizmit shqiptar. Ai jo vetëm që njihet si themelues i Partisë Socialiste, por disa herë ka qenë edhe promoter i lëvizjeve demokratizuese në vendin tonë. Herë me prezencën e tij në krye të PS-së dhe në krye të qeverisjes, por edhe me mungesën e tij, në momente dorëheqjesh, Nano ka dhënë një shembull të qartë të civilizimit politik dhe qytetar. Para dy vjetësh, skema e rikthimit të Nanos në krye të presidencës, u iniciua nga vetë Kryeministri Berisha, si mundësi e zgjidhjes së krizës, por kjo skemë u kundërshtua nga socialistët dhe nuk pati mbështetjen e duhur nga partitë e tjera parlamentare. Aktualisht, ndodhemi në një realitet të ri politik, ku numri i partive në Parlament është tepër i kufizuar, prandaj edhe skemat e ndërtuara kanë më shumë shanse që të funksionojnë.

    Konkretizimi

    Duket se aktualisht në politikës shqiptare ekziston një krizë besimi midis forcave politike. Në realitetin e ri, të krijuar pas skualifikimit të partive të vogla, duket se e gjithë politika shqiptare kërkon pak kohë për t’u ripozicionuar. Sepse disa parti si: PSD, PDS, PDL, PLL, PBKD, PDK, LZHK, etj., tanimë i përkasin së kaluarës. Bashkë me to edhe dhjetëra parti të tjera, të cilave nuk i mbahet mend as emri. Prandaj, në këto momente partitë kryesore e ndjejnë më të domosdoshme se kurrë, nevojën e konsensusit paraprak, pa të cilin, vendi mund të shkojë menjëherë në zgjedhje të parakoshme. Natyrisht, ky konsensus nuk mund të jetë i pranueshëm për të gjithë, por dikush do të ketë patjetër koston e vet. Dhe në këtë rast është Partia Socialiste që mund të humbasë diçka, por që në këmbim të sakrificës, mund të fitojë terren për zgjedhjet e ardhshme. Por sido që të ndodhë tanimë njihen qartë faktorët kryesorë që do të ndikojnë ndjeshëm në lëvizjet e ardhshme politike. Emrat e tyre janë, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta dhe fatos Nano. Dhe të katërt këta liderë së shpejti do të kenë pjesën e tyre, në drejtimin e strukturave të larta.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #97
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    DYDRINAS, fort hidhesh nga dega me dege edhe ti mor mik! Degjoje me vemendje fjalimin e Metes (nje prej te shumteve) qe te kam sjelle me lart dhe per nje here te vetme, te lutem me bej nje nder: Dil nga kompjuterat me internet falas te selise Berishiane dhe pasi te kesh marr fryme thelle, per nje here te vetme shkruaj ate qe mendon dhe ajo ate qe di, apo te thone!
    Jam prane PC time dhe ne nje largesi prej 2000 km nga Tirana.
    Une flas krejtesisht i pandikuar nga askush, sepse kam mbi 10 vite qe nuk me lidh asgje me politiken ne Shqiperi, por nganjehere kur jam pushim, gjej kohen e merrem me forumin, kembej ide dhe mendime me njerez te te gjitha niveleve.

    Sa here duhet ta perseris, se jeta e sotme i pranon kompromiset, ndersa ju vazhdoni ti thurrni vargje kohes se kaloresise!

  8. #98
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    ...Nga aspekti i politikes, Meta eshte tashme i afirmuar si nje politikan i pjekur, qe di se ku e hedh hapin dhe se ku i del perfundimi...
    Normale qe po. Ka pas nje mesues goxha te shqyer dhe zhgrryer ne politiken shqiptare:

    Xhuvelin !

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  9. #99
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin
    ore ajo e Germanis esht ndryshe ..PSD dhe Kristianet nuk jan dhe aq te kundert ..thuajse ne qender ,,.. dhe nese e ka par pak me mir shife se c'far po behet me qevrin Gjermane ..esht ne paterica ai palla qe beri kualicionin kerkon te behet kryeminister ...PD dhe PSI esht si PKSH dhe ballistet ore .. a merrni vesh ju apo ju te ashtuquajturit demokart kur esht ne interesin tuaj mundohi te justifikoni gjithcka ... degjoni mua ky esht fundi i Berishes se Meta nuk futet ne rangun e tij dhe gorillave te tij ,,... ai do ja fus Sales dhe vetes se elektorati i ka ik ati ke PS ...
    ketu e 2-3 vjet perpara ka pas forumi nje mori anetaresh te majte e te djathte qe debatonin e diskutonin, benin batuta te forta te cilet i lexoje me kenaqesi.

    tani jane futur nje tufe kellufash qe nuk ke mundesi ti dallosh dot nese po tallen apo jane me te vertete aq idiota.

    Une seriozisht do te propozoja qe peprara se te regjistrohen te gjithe anetaret duhet te kalojne nje bicim test-provimi qe te demostrojne qe jane te afte per te argumentuar dhe diskutuar.

    kjo do te largonte shume palla

  10. #100
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sa here duhet ta perseris, se jeta e sotme i pranon kompromiset, ndersa ju vazhdoni ti thurrni vargje kohes se kaloresise!
    Perseri shkrove ate qe di dhe jo ate qe mendon! Ketu qendron problemi..
    Atehere te te pyes une ty, e kjo do jete hera e fundit qe ta bej kete pyetje: Bazuar ne frazen tende lidhur me kompromisin dhe jeten e sotme, si e vlereson ti personalisht (dhe jo reporteret e TvKlan apo TVSH) kete kompromisin e Metes me Berishen, ne jeten e sotme fatkeqe shqiptare? Edhe, do arrije ta mendoje dhe pranoje nje veprim te tille, sikur ta mendoje para disa vitesh, ose muajsh, si militant PD-ist qe je?

Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •