Oferta e Berishės, LSI ndahet nė dysh
Krijimi i njė qeverie tė mundshme mes PD-sė dhe LSI-sė ka ndarė nė dy rryma drejtuesit e partisė sė majtė, e cila doli vetėm me 4 mandate nga zgjedhjet e 28 qershorit. Burimet brenda LSI-sė thanė dje se, negociatat me Berishėn kanė filluar qysh pas deklaratės sė Dritan Priftit, i cili tha se do tė ishte ai mandati i 71-tė qė i duhet qeverisė sė Berishės. Oferta e Sali Berishės pėr Ilir Metėn mėsohet se ėshtė posti i zv/kryeministrit dhe dy ministri, tė cilat ende nuk janė pėrcaktuar se cilat mund tė jenė apo nėse do tė jenė edhe nė nivele tė dyta. Diskutimi ka filluar mes kryesisė sė ngushtė tė LSI-sė. Sipas tė njėjtave burime, drejtuesit janė ndarė nė dy rryma. Pjesa e atyre mė tė vjetėrve dhe me mė shumė eksperiencė politike, ku futen vetė Meta apo edhe Brokaj dhe qė kanė njė pėrvojė me Berishėn, nuk ėshtė se janė shumė nė favor tė bashkėpunimit me Berishėn. Kjo pjesė mendon se nėse do tė shkohet me Ramėn, kjo nuk ėshtė se do tė ketė ndonjė vlerė tė madhe. Kjo mund tė favorizojė Ramėn nė kėtė moment pėr t’i bėrė karshillėk Berishės, i cili nuk ka mundėsinė tė krijojė qeverinė, por nga ana tjetėr kalimi me Berishėn ėshtė edhe ēėshtje e reputacionit nė sytė e elektoratit tė majtė tė LSI-sė. Pėrballė kėtij mendimi qėndron edhe ai i mė tė rinjve, ku kryeson mendimi i Dritan Priftit, por edhe Monika Kryemadhit, tė cilėt mendojnė se koalicioni me Berishėn tė paktėn do tė shpėtonte vendin nga kriza ku mund tė futet nė rastin e njė koalicioni me Ramėn. Megjithatė, ende nuk ėshtė marrė njė vendim i prerė. Nė mbledhjen e kryesisė qė ėshtė mbajtur dje nė mbrėmje, nuk ėshtė pėrcaktuar asgjė, megjithėse nė tė ka qenė i pranishėm edhe Dritan Prifti. Deri tani, Meta apo edhe sekretari i pėrgjithshėm i LSI-sė, Petrit Vasili e kanė cilėsuar vendim personal tė Priftit, por sigurisht ai do tė marrė edhe mendimin e kryesisė sė LSI-sė nė fund. Drejtuesit e tjerė tė kėsaj partie e justifikojnė deri diku qėndrimin e Priftit, pas sulmeve tė ashpra tė PS-sė ndaj LSI-sė nė Fier. Ndaj, edhe kėtu flitet mė shumė pėr njė inat personal ndaj Ramės dhe thirrjeve kundėr LSI-sė para zgjedhjeve, se sa njė vendim politik parimor. Pas mbledhjes sė kryesisė, sekretari i pėrgjithshėm, Petrit Vasili tha se, “LSI-ja nuk ka asnjė vendim politik lidhur me ēėshtjen e ndėrtimit tė koalicioneve qė kanė tė bėjnė me qeverisjen e re. Ajo ka ngarkuar tė gjithė grupin e ekspertėve dhe personave tė ndjekin kėtė proces dhe po pret me qetėsi rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve, dhe mbas marrjes sė rezultatit, analizės sė kontekstit politik, shoqėror dhe elektoral, do tė mbledhė forumet e saj dhe do t’iu njoh me kėto vendime nė kohėn dhe momentin e duhur”, - tha Vasili. Ai tha gjithashtu se, “Rama s’ka asnjė tė drejtė, as politike, as publike, as morale qė tė flas nė emėr tė mandateve tė LSI-sė”. Vasili akuzoi socialistėt pėr humbjen e 12 mandateve tė LSI-sė pėr shkak tė sistemit zgjedhor. Nė mbledhjen e kryesisė ėshtė analizuar edhe rezultati i LSI-sė nė kėto zgjedhje. LSI-ja ka ngritur grupet e ekspertėve qė do tė merren me procesin ankimor “tė tė gjitha fakteve shumė komprometuese qė kanė ndodhur nė procesin e konsumimit tė korrupsionit elektoral, qė disponojnė tė gjitha kasetat filmike tė cilat demonstrojnė qartė se ēfarė ka ndodhur”.
Krijoni Kontakt