Kam gjithēka gati pėr maxhorancėn e re”, - u shpreh dje kryeministri nė njė konferencė pėr shtyp, ku foli se nuk do tė ketė koalicione me individė, por vetėm me parti politike.
Sipas tij, vendi ka koalicione tė tjera, qė mund tė krijojnė njė qeveri fare stabėl. “Kėrkohet koalicion i gjerė, kur koalicionet e tjera nuk japin dot qeveri. Vendi ka koalicione tė tjera, tė cilat mund tė japin qeveri dhe fare stabėl, fare stabėl”, - deklaroi dje kryeministri. Pėr Berishėn, do tė jetė ai i mandatuari pėr tė krijuar kėtė maxhorancė, pasi ai nuk fitoi aq sa e kishte llogaritur. “Nuk ishte njė fitore e gjerė, por ėshtė njė fitore. Sido qė tė jetė, e madhe apo e vogėl, fitorja ėshtė e shndritshme.
Nuk kam fituar aq sa do tė doja dhe kam ndėrmend tė eci drejt koalicioneve”, - komentoi kėshtu Berisha, “fitoren” e tij nė zgjedhjet e 28 qershorit, edhe pse gjithnjė ėshtė shprehur se pėr ta shpallur kėtė fitore, pret vendimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Kryeministri shprehu kėmbėnguljen e tij se nuk do ta ēojė vendin nė zgjedhje, prandaj do tė respektojė rregullin e demokracisė, qė janė krijimi i koalicioneve. “Sovrani votoi, sovrani diktoi koalicion! Ēfarė do tė bėjmė ne? Do tė themi se pėr inat tė sovranit do tė shkojmė nė zgjedhje? Jo, absolutisht, do tė respektojmė kėtė qė na dha, dhe t’i themi faleminderit shumė dhe tė vazhdojmė mė tutje”, - theksoi kryeministri, nė konferencėn e djeshme.
Krijoni Kontakt