Close
Faqja 0 prej 38 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 380
  1. #1

    Thumbs up Sarkozy: Jo ferexheve ne France

    Nje gje e ngjashme duhet te behet edhe per Shqiperine

    __________________________________________________ _______

    Presidenti francez Nicolas Sarkozy ne nje fjalim ne parlamentin francez denoi veshjen e ferexheve nga femrat muslimane duke e quajtur ate veshje perbuzese dhe servilizmi per femrat.

    “Problemi i ferexheve nuk eshte nje problem fetar. Me shume eshte nje ceshtje per lirine dhe dinjitetin e femres. Ky nuk eshte nje simbol fetar. Eshte nje simbol servilizmi dhe une dua ta them ne menyre solemne qe ferexhete nuk jane te mirepritura ne France”- tha presidenti Sarkozy.

    Deklarata e presidentit francez vjen pas kerkeses se disa ligjvenesve franceze per ndalimin e ferexhese ne France.

    TCH
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Nuk do te jete e larget dita qe do te ndalohen me shtimin e akteve vandale te myslymaneve afrikan ne tere Francen .

    Nje gjobe 50 euro nuk do te ishte keq si fillim , qyteterimi e ka nje ēmim.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e g.gerguri
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    23
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Nje gje e ngjashme duhet te behet edhe per Shqiperine

    __________________________________________________ _______

    Presidenti francez Nicolas Sarkozy ne nje fjalim ne parlamentin francez denoi veshjen e ferexheve nga femrat muslimane duke e quajtur ate veshje perbuzese dhe servilizmi per femrat.

    “Problemi i ferexheve nuk eshte nje problem fetar. Me shume eshte nje ceshtje per lirine dhe dinjitetin e femres. Ky nuk eshte nje simbol fetar. Eshte nje simbol servilizmi dhe une dua ta them ne menyre solemne qe ferexhete nuk jane te mirepritura ne France”- tha presidenti Sarkozy.

    Deklarata e presidentit francez vjen pas kerkeses se disa ligjvenesve franceze per ndalimin e ferexhese ne France.

    TCH
    Per mendimin tim ndalesa e ferexhes ėshtė gabim, fundja ajo ėshtė bindje personale e seciles femėr dhe nuk ėshtė e drejt ndalesa e saj

    Kjo ėshtė diskriminim fetar

    me t'mira

  4. #4
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    pra Franca don ta ndalon ferexhen , mbulimin e gjith trupit dhe te ftyres.

    U ndaluan edhe kryqet ne shkolla

    Europa krishtere
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  5. #5
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Ndalojne shamine, lejojne homoseksualet.Kjo eshte bota e degjemodernizume.



    ps: Sarkozy eshte hebre dhe mendon se do bej nje revulucion ne francez per te vendosur koservatorizmin e tij judaik ndaj cdo besimi.Francezet jane me vrojtues se amerikanet ne lidhje me lozhat masone qe komandojne. Shpresoj qe "Luigji" ti mbaj bythet drejte dhe mos e ktheje Francen ne arene gladiatoresh Polici-Emigrante.Te na rroje derrokracia francese.





    Ajatollahėt e sekularizmit

    Besnik Sinani

    http://www.shekulli.com.al/2009/04/2...ularizmit.html

    Shamitė e vajzave myslimane dhe pėrjashtimet e tyre sporadike nga shkollat publike, na kanė ofruar ndėr mundėsitė e pakta tė diskutimit mbi sekularizmin. Nė ato pak raste kur sekularizmi ėshtė diskutuar nė lidhje me ēėshtjen e shamive, shpesh ėshtė vėnė nė kontekstin e modeleve turke apo franceze. Nuk kam ndeshur asnjėherė ndonjė debat qė adreson arsyet se pse nė kontekstin e modeleve nuk shqyrtohet eksperienca amerikane e sekularizmit. Kjo do ishte e rėndėsishme, mendoj, jo vetėm sepse sekularizmi amerikan nuk duket tė ketė ndonjė problem me praninė e vajzave me shami nė shkollat publike, por dhe sepse modelet amerikane dhe franceze artikulojnė dy koncepte tė ndryshme mbi marrėdhėnien e qytetarit me shtetin. Ėshtė vėnė shpesh nė dukje prej studimeve krahasuese tė kėtyre dy modeleve, se sekularizmi amerikan ėshtė kuptuar si arena ku diferencat sociale, kulturore, fetare e racore, negociohen. Sekularizmi francez ėshtė kuptuar si pėrballja e qytetarit me shtetin, pasi qytetari ėshtė zhveshur nga gjithė bagazhi i tij kulturor, fetar, e social. Pėr kėtė arsye, sekularizmi amerikan ėshtė akuzuar se i jep hapėsirė fraksionalizimit tė shoqėrisė, ndėrsa sekularizmi francez ėshtė akuzuar se parashikon qytetarin tė jetė abstrakt dhe jo siē ėshtė nė realitet. Sekularizmi amerikan parashikon mbrojtjen e shtetit nga feja, por dhe mbrojtjen e fesė nga shteti dhe pavarėsinė e saj. Shteti ndalohet nga Kushtetuta tė promovojė fenė, se kjo do sillte nė njė shoqėri me shumė besime, diskriminimin e feve tė tjera minoritare. Sekularizmi francez pretendon mbrojtjen e qytetarit nga kthetrat e fesė dhe sekularizmi zė rolin e fesė sė promovuar prej shtetit. Sekularizmi amerikan pranon ekzistencėn faktike tė diskriminimit nė shoqėri dhe promovon programe qė adresojnė diskriminimin e minoriteteve. Kohėt e fundit kjo u tregua dhe me emėrimin e Dalia Mogadeh, njė myslimane me shami, si kėshilltare e Presidentit Obama pėr ēėshtjet e diskriminimit ndaj myslimanėve. Shteti francez pretendon se nuk ekzistojnė diskriminime, sepse tė tėrė janė tė barabartė para republikės. Rrėmujat e vitit 2005 nė lagjet e minoriteteve, treguan sa larg realitetit ėshtė ky pretendim. Nė emėr tė sekularizmit, shteti amerikan ndalon pėrfshirjen e kreacionizmit nė kurrikulumin shkollor. Nė emėr tė sekularizmit, shteti francez ndalon hyrjen e vajzave me shami nė shkollė. Shteti amerikan ndalon besimin e njė pakice, tė shprehur tek teoria e kreacionizmit, t'i imponohet shumicės. Shteti francez ndalon tė drejtėn e shumicės, e drejta e shkollimit, t'u jepet dhe pakicės, pėr shkak tė besimit tė tyre fetar. Por, kėto ide mbi marrėdhėnien e qytetarit dhe shtetit nuk ekzistojnė nė vakum historik, nė tė kundėrt, ato janė produkt i konteksteve tė caktuara sociale dhe realiteteve historike. Imazhi i Amerikės si vendi i emigrimit pėr ata qė kėrkojnė liri fetare, ėshtė njė prej miteve mė tė rėndėsishme formative amerikane. Historikisht, udhėheqėsit fetarė amerikanė ishin prej promovuesve tė sekularizmit, sepse panė paanėsinė e shtetit si kusht i mbrojtjes sė lirisė sė tyre fetare nga bashkėsitė e tjera. Pati prej 'etėrve themelues' tė Amerikės, qė ndėrtuan tempuj, ku ishin tė ftuar tė tėrė ata qė donin tė predikonin fenė e tyre, pėrfshirė 'myftiun e muhamedanėve' nga Stambolli.
    Idetė e sekularizmit francez jo vetėm qė u ngritėn mbi ekzekutimet e priftėrinjve, por dhe nėn sfondin e eksperiencės koloniale. Historiania Joan Scott, profesoreshė nė Universitetin Princeton tė Shteteve tė Bashkuara, ka vėnė nė dukje se debatet mbi shaminė myslimane dhe sekularizmin nė Francė janė jehona tė trashėgimisė sė kolonializmit dhe refuzimit tė shtetit francez tė integrojė ish-subjektet koloniale. Dualizmi i shamisė si shenjė e nėnshtrimit tė femrės dhe simbol i agresivitetit dhe rezistencės ndaj tė ashtuquajturit misioni civilizues i kolonializmit, gjendet dhe sot nė ligjėrimin politik francez. Ato janė tregues i anktheve tė globalizmit, por dhe refuzimit pėr t'u pėrballuar me pasojat e pushtimit tė pėrgjakshėm tė Afrikės sė Veriut.
    Nė vitin 2003, gjatė debateve tė nxehta pėr ligjin e shamisė, ligj qė qe konsideruar, por bllokuar dhe nė vitet 1989 dhe 1994, vėmendja e shtypit francez u fokusua tek Alma dhe Lila Levy. Tė dyja gjimnaziste, ato ishin pėrjashtuar nga shkolla pak muaj pas konvertimit tė tyre nė Islam dhe vėnies sė shamisė. Rasti qe problematik pėr mbėshtetėsit e ligjit kundėr shamisė, sepse dukshėm nuk kishte patur presion prej ndonjė mashkulli nė familje. Pėrkundrazi, njė vajzė marokene qė i qe bashkuar kauzės sė dy motrave, u tėrhoq pasi, siē u tha reporterėve, i ati e rrihte se mbante shaminė. Babai i dy vajzave Levy ishte, siē tha pėr veten, "njė ēifut pa Zot", dhe e ėma ishte me origjinė Berbere, e pagėzuar si katolike, por qė nuk praktikonte fenė. I ati i vajzave deklaroi se: "Unė nuk jam nė favor tė shamisė, por mbroj tė drejtėn e fėmijėve tė mi pėr tė vajtur nė shkollė. Gjatė kėsaj ēėshtjeje kam zbuluar ēmendurinė histerike tė disa ajatollave tė sekularizmit, qė kanė humbur gjithė logjikėn.
    Modeli turk, i huazuar mė sė shumti nga eksperienca franceze, ėshtė tashmė duke u pėrballur me krizėn e vet. Siē ėshtė vėnė nė dukje prej shumė studiuesve, praktika turke, ku imamėt janė tė punėsuar nga shteti dhe konsiderohen si punonjės civilė, ėshtė kontradiktore me idetė e sekularizmit. Por kjo ka sjellė dhe qė Islami nė Turqi tė jetė fe zyrtare dhe kjo nė dėm tė pakicave fetare, si Alevitė apo dhe vetė myslimanėve qė nuk janė dakord me domestifikimin e fesė sė tyre nga shteti. Por, mbi tė gjitha, siē vė nė dukje studiuesja turke, Alev Ēinar, duke komentuar mbi vizionin e Jurgen Habermasit tė sferės publike si arenė jo pėrjashtuese, ku individėt sjellin kontributin e tyre, se natyra pėrjashtuese e sekularizmit turk ėshtė nėn trysninė demokratike tė pjesėmarrjes nė shoqėri tė grupeve tė pėrjashtuara. . Zgjedhjet e fundit nė Turqi nuk ishin fort pozitive pėr partinė me nuanca islamiste tė Kryeministrit Erdogan, por siē njoftonte gazeta Zaman, kandidatėt republikanė pėr Stambollin, trashėgimtarėt politikė tė Ataturkut, po shpėrndanin nė lagjet e Stambollit shami pėr tė treguar se ata nuk janė kundėr fesė.
    Nė kontekstin e ngushtė, pra tė ēėshtjes sė shamisė, sekularizmi nuk ka rregulla tė gdhendura nė gur. Gjermania ka rregulla tė ndryshme pėr lokalitete tė ndryshme, ku shumė prej tyre pranojnė studentėt, por jo mėsuesit tė kenė shami; Franca ka vendosur ndalimin gjer nė shkollė tė mesme, sepse nė moshėn universitare femrat konsiderohen nė kontroll tė vendimeve tė tyre; Anglia pati njė debat mbi mbulimin e fytyrės, dhe Amerika pranon femrat me shami si mėsuese apo nxėnėse, apo dhe kėshilltare nė Shtėpinė e Bardhė.Kėto qėndrime janė tė bazuara mbi idetė qė informojnė tė drejtat e qytetarit para shtetit dhe, si tė tilla, reflektojnė qėndrime mė tė rėndėsishme se vetėm shamia.Eksperienca jonė e paktė republikane nuk ėshtė ngjizur mbi ekzekutimin e klerikėve, por me bekimin, ndihmesėn, e pjesėmarrjen e tyre, siē ėshtė parė nė shpalljen e pavarėsisė e gjer tek qeveria jetėshkurtėr e Nolit. Ne kemi njohur edhe formėn mė ekstreme tė idealit tė Revolucionit Francez 'tė shpėtimit tė njeriut nga kthetrat e fesė' tek regjimi komunist. Do mendonim se kjo eksperiencė do na kish bėrė skeptikė ndaj dhėnies sė tė drejtės shtetit, qė tė pėrcaktojė si vishemi, por mbi tė gjitha, mbi faktin se sekularizmi absolutist mund tė jetė po aq diktatorial sa dhe teokracitė. Sekularizmi, siē vuri nė dukje francezi Levy, mund tė ketė Ajatollahėt e vet.
    *Student nė Qendrėn Hagop Kevorkian pėr Studime tė Lindjes sė Afėrt.
    Universiteti i New Yorkut SHBA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 23-06-2009 mė 05:07
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga g.gerguri Lexo Postimin
    Per mendimin tim ndalesa e ferexhes ėshtė gabim, fundja ajo ėshtė bindje personale e seciles femėr dhe nuk ėshtė e drejt ndalesa e saj

    Kjo ėshtė diskriminim fetar

    me t'mira
    Ferexheja te con ne epoken e gurit. Ja beje dallimin midis ketyre dy fotove:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e g.gerguri
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    23
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ferexheja te con ne epoken e gurit. Ja beje dallimin midis ketyre dy fotove:
    Megjithat ka tė bėj me dallimin ne mes bindjes tėnde dhe tė saj, dhe ti nuk mund ta detyrosh qe ajo ti bindet bindjes tėnde(ėshtė kunder te drejtave te njeriut)

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga g.gerguri Lexo Postimin
    Megjithat ka tė bėj me dallimin ne mes bindjes tėnde dhe tė saj, dhe ti nuk mund ta detyrosh qe ajo ti bindet bindjes tėnde(ėshtė kunder te drejtave te njeriut)
    Sikurse nuk lejohet nudizmi ne publik, ashtu nuk duhet lejuar dhe wahabizmi ne publik. Ne shtepi bej cte duash, hidh dhe batanije ne koke po deshe. Ne France, Angli dhe kudo ne Evrope duhet respektuar kultura e vendit ne te veshur. Besimin mbaje ne zemer, spo thote njeri gje, por nuk mund te influencosh negativisht me kulturen prej emigranti nga shkretetirat e Arabise dhe Afrikes ne mes te Evropes.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #9
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Citim Postuar mė parė nga g.gerguri Lexo Postimin
    Megjithat ka tė bėj me dallimin ne mes bindjes tėnde dhe tė saj, dhe ti nuk mund ta detyrosh qe ajo ti bindet bindjes tėnde(ėshtė kunder te drejtave te njeriut)
    Thuaji ti krahasoj me keto.





    Thuaji Sarkozit ta mbuloje kete lart dhe poshte

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ~Geri~ : 23-06-2009 mė 05:50
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  10. #10
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Citim Postuar mė parė nga ~Geri~ Lexo Postimin
    Ndalojne shamine, lejojne homoseksualet.Kjo eshte bota e degjemodernizume.


    ps: Sarkozy eshte hebre dhe mendon se do bej nje revulucion ne francez per te vendosur koservatorizmin e tij judaik ndaj cdo besimi.Francezet jane me vrojtues se amerikanet ne lidhje me lozhat masone qe komandojne. Shpresoj qe "Luigji" ti mbaj bythet drejte dhe mos e ktheje Francen ne arene gladiatoresh Polici-Emigrante.Te na rroje derrokracia francese.
    Europa ka kalu ne faza te ndryshme , fazat e pushtetit kishtar ishin kur skishte lakuriqsi , kur per prostitucion te hanin koken qent , per homoseksualizem ta prenin prej ne rrenj , per kryengritje kunder kishes te zhduknin eshtrat ...
    Pastaj vijn vitet kur u japin lirit dhe te drejtat femres dhe qytetarve te tjer qe deri ate koh llogariteshin gjysem njerez ose pale cka ...
    Femra fiton te drejten e votes ... OK , pastaj lejohet aborti ...
    Me von u lejua bashkjetesa e cifteve njegjinore ... tani po lejohen edhe martesat mes tyre ... bile bile edhe adoptimi i femijve...

    Hajde ferexheja qenka perbuzje , po pse ndaluan edhe shamite ne shkolla , pse ndaluan mbajtjen e kryqave nga nxenesit ?
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

Faqja 0 prej 38 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •