Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 125
  1. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,989
    Postimet në Bllog
    22
    KE: Opozita te mos i shfrytezoje kartat politikisht

    E Shtune, 06 Qershor 2009

    Pas Shteteve te Bashkuara te Amerikes, mberrin apeli i dyte brenda nje dite, per "shfrytezimin politik" te procesit te pajisjes se shtetasve me kartat e identitetit. Keshilli i Evropes, nepermjet vezhguesve te cilet dy ditet e fundit zhvilluan takime ne Tirane, ne nje deklarate zyrtare shprehet se partite e opozites nuk duhet ta perdorin politikisht ceshtjen e kartave. "Opozita nuk duhet te shfrytezoje politikisht procesin e kartave te identitetit, por duhet te kontribuoje qe ky proces te perfundoje brenda afateve". Keshtu deklaroi Korien Jonker, kryetare e delegacionit parazgjedhor te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Delegacioni ka ardhur ne Tirane me ftese te qeverise shqiptare per te vezhguar zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi. Po keshtu, zonja Jonker, i kerkoi qeverise te jete transparente per te gjithe informacionin qe kerkohet mbi procesin zgjedhor.

    "Ne shpresojme qe partite politike, sidomos ato te opozites, te mos bejne thjesht loje politike, por te jene edhe ato, pozitive ne mbarevajtjen dhe t'i inkurajojne njerezit ne menyre qe te kemi nje proces te rregullt dhe demokratik. Ne kerkojme qe qeveria te jete transparente per te gjithe informacionet qe kerkohen dhe listat", - ka shtuar Jonker.

    Nga ana tjeter, delegacioni thote se qeveria duhet te marre te gjitha masat e nevojshme per t'i siguruar cdo votuesi, nje karte identiteti ne menyre qe te gjithe votuesit do te jene ne gjendje te permbushin te drejten e tyre Kushtetuese me 28 qershor. Jonker paralajmeroi se nese procesi i pajisjes se qytetareve me leternjoftime deshton, nuk mund te kete zgjedhje, cka nuk i sherben aspak Shqiperise.

    Sipas vezhguesve, ceshtjet lidhur me karten e identitetit duhet te zgjidhen ne nje menyre plotesisht transparente per te siguruar besimin publik, si dhe besimin e te gjitha partive politike, ne procesin elektoral demokratik ne Shqiperi. Delegacioni thekson se autoritetet kane pergjegjesine te marrin te gjitha masat e nevojshme per t'i siguruar cdo votuesi nje karte te re identiteti, ne menyre qe te sigurohet se te gjithe votuesit do te jene ne gjendje te permbushin te drejten e tyre Kushtetuese, me 28 qershor. Ceshtjet lidhur me karten e identitetit duhet te zgjidhen ne nje menyre plotesisht transparente, per te siguruar besimin publik, si dhe besimin e te gjitha partive politike, ne procesin elektoral demokratik ne Shqiperi. Delegacioni verejti se Kodi i permiresuar ne menyre domethenese, mund te kete nje impakt pozitiv ne zhvillimin e procesit elektoral demokratik. Megjithate, implementimi i Kodit ne besim te plote, kerkon gjithashtu angazhim nga partite kryesore politike per te respektuar Kodin. Asambleja Parlamentare do te dergoje nje delegacion me 20 anetare, per te vezhguar zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009.





    Kongresi Amerikan: Edi Rama te mos synoje bojkotin


    Komiteti i Helsinkit ne Kongresin Amerikan ka diskutuar gjate per zhvillimet ne Shqiperi ne nje bisede me teme "Zgjedhjet dhe sfida e tranzicionit demokratik". Paneli drejtohej nga kryetari i ketij komiteti, Kongresmeni Alcee Hasting. Te ftuar per te folur rreth zgjedhjeve parlamentare 2009 ishin: Kongresmeni demokrat Eliot Engel, Kongresmeni Robert Aderhold, Drejtori Rajonal per Evropen dhe Azine i Zerit te Amerikes, Elez Biberaj, Drejtori per Evropen Qendrore dhe Lindore i NDI Robert Benjamin, si dhe Drejtori Rajonal per Evropen Qendrore dhe Jugore i Institutit Shoqeria e Hapur, Jonas Rolett.

    Kongresmeni Eliot Engel tha se nje nga gjerat qe ai ishte i shqetesuar lidhet me debatin mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste ne lidhje me kartat e identitetit. "Edi Rama nga PS ka kercenuar me bojkot te zgjedhjeve. Kjo ka ndodhur nje here dhe ndjesia ime me thote, natyrisht nese nje parti e ndjen se do te humbe, deshiron te bojkotoje zgjedhjet, per te dale me konkluzionet pse ka bojkotuar, duke u justifikuar se gjerat nuk jane te drejta", - evidentoi Engel. "Keshtu qe shpresoj te mos kete bojkot", - theksoi ai, duke shtuar: "Shpresoj se zgjedhjet do te jene te ndershme". Engel pohoi se ne cdo proces zgjedhor, gjithmone do te kete veshtiresi te cilat duhet te zgjidhen. Por shtoi se "nga ajo qe une shikoj, nga ajo cfare ambasada ka raportuar dhe nga ajo cfare monitoruesit thone, keto zgjedhje duket se do te jene te lira dhe te ndershme".

    Raporti i Departamentit te Shtetit raporton se nuk ka informacione qe kartat po shperndahen ne zona sipas preferencave politike. Lidhur me kete, Engel tha se "kjo eshte nje gje shume e rendesishme, sepse ne nuk do te donim te kishte qindra ose mijera pa karta ne diten e votimit". "Une mendoj, - vijoi Engel, se njerezit te cilet duan te marrin kartat e identitetit kane mundesi t'i marrin ato. Duke inkurajuar te dyja partite t'i bejne thirrje mbeshtetesve t'i marrin kartat, Engel evidentoi se jane bere 1.2 milione aplikime. Kurse detajoi se 20 mije karta po prodhohen cdo dite". Me kete ritem, konstatoi ai, - nuk ka barriera fizike per te marre 300 mije karta, nese qytetaret aplikojne".


    KJ

  2. #112
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Pajisja me karta me ritme te uleta

    Jane te shumte qytetaret pa pasaporte qe nuk kane aplikuar ende ne njesite bashkiake te kryeqytetit per tu pajisur me karta identiteti. Ne qendrat e aplikimit numri i shtetasve qe paraqiteshin per aplikim apo per te terhequr kartat e identitetit ka qene shume i ulet.

    Ne nje qender aplikimi mund te kalonin ore dhe numri i shtetasve te mos ishte me i larte se gishtat e dores.

    Te moshuarit te cilet nuk kane pasaporte dhe rrezikojne te mos marrin pensionin jane nder te paktet qytetare qe jane paraqitur prane njesive bashkiake.

    Edhe pse nje pjese e tyre nuk kane perfituar nga kompensimi, me me fat kane qene te moshuarit qe kane aplikuar kete jave.

    Ne njesine bashkiake numer 1 ne Tirane, rezultojne rreth 5781 qytetare pa pasaporte dhe rreth 1200 nuk kane aplikuar ende.

    Por vec ketij problemi ne datat 17, 18, 19 shkurt dhe po ne keto data te muajit mars ne kete njesi kane aplikuar rreth 900 persona te cilet deri me tani nuk i kane marre ende leternjoftimet.

    Ne njesine numer 2 mesohet se jane rreth 25 mije votues, por nuk behet i ditur numri i personave pa pasaporte, pasi sipas punonjesve eshte informacion qe jepet vetem nga Ministria e Brendshme.

    Ne numer 5 jane rreth 8400 persona pa pasaporte, por sipas informacioneve rezulton se rreth 400 persona nuk kane aplikuar.

    Ne njesine bashkiake numer 7 rezultojne se jane 6900 persona pa pasaporte dhe nuk behet i ditur informacioni sesa prej tyre nuk kane aplikuar per leternjoftime.

    Ne njesine bashkiake numer 10 jane rreth 2 mije persona pa pasaporte dhe 40% e tyre nuk kane aplikuar deri me tani per karta identiteti.

    Punonjeset e njesive bashkiake, por edhe te aplikimit dhe te shperndarjes se kartava te identitetit nga dita e hena ne Tirane do te jene te hapura nga ora 6 ne oren 22.

    Por duket se orari i ri nuk i kenaq ato pasi deri tani punonjeset e njesive bashkiake nuk jane paguar per oret shtese qe kane punuar sipas urdherave te meparshem te qeverise.

    Qeveria nuk ua njeh oret shtese, sepse urdheri nuk eshte dhene me shkrim, por ka qene verbal.

    T-CH
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198

    Ministri Nishani, apel qytetarëve: Tërhiqni kartat e prodhuara

    Ministri Nishani, apel qytetarëve: Tërhiqni kartat e prodhuara
    SONILA MESAREJA
    Vendimi: Deri më 15 qershor, në gjithë vendin, punonjësit do të shërbejnë në sportele 14 orë në shërbim të qytetarëve që do të aplikojnë

    * * * *



    Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, u ka bërë sërish apel qytetarëve që të paraqiten sa më parë për të tërhequr kartat e identitetit, për shkak se nga rreth 1 milion e 250 aplikantë, vetëm afro 700 mijë prej tyre e kanë marrë dokumentin. Ndonëse një apel i përsëritur këto kohët e fundit, 22 ditë para ditës së zgjedhjeve, kreu i Ministrisë së Brendshme është detyruar të dalë sërish dhe t’u drejtohet shtetasve shqiptarë që nuk kanë tërhequr kartat e prodhuara prej disa javësh apo dhe atyre që nuk kanë aplikuar ende dhe që nuk disponojnë një pasaportë. Ministri Nishani pohoi se prej të hënës, punonjësit do t’u shërbejnë në sportele për 14 orë qytetarëve në të gjithë vendin dhe kjo do të ndodhë deri në 15 qershor, që është dita e fundit e aplikimeve. “Nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 do të ketë sportele të hapura. Deri më sot kanë aplikuar 1.253.360 qytetarë, ndërkohë që janë tërhequr 767.190 karta”, - sqaroi z. Nishani, duke shtuar se “duke i shprehur falënderimet kompanisë “Aleat” për të gjitha këto kapacitete dhe mundësi maksimale që po ofron për qytetarët, i bëjmë thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë një pasaportë të paraqiten sa më parë në zyrat e aplikimit. Gjithashtu, të gjithë ata qytetarë që kanë aplikuar për letërnjoftimin deri më datën 24 maj 2009, të paraqiten për ta tërhequr atë. Ne i kemi të gjitha mundësitë që çdo qytetar që paraqitet për të aplikuar apo për të tërhequr kartën, ta ketë atë në disponim përpara ditës së zgjedhjeve”. Duke krahasuar numrin e shtetasve që votuan për zgjedhjet e vitit 2005, ministri deklaroi se sa qytetarë përllogariten të shkojnë në kutitë e votimit më 28 qershor. “Në 2005-n votuan 1 milion e 380 mijë qytetarë, ndërkohë që në zgjedhje këtë vit mendohet të jenë pjesëmarrës 1.4 milionë votues, duke marrë shkas nga aplikimet”, - u shpreh ministri Nishani. Më tej, në fund të deklaratës së tij, ministri Nishani i është përgjigjur interesimit të mediave të pranishme në konferencë, lidhur me mundësi dublimi të emrave në listat e zgjedhësve në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Si do të veprohet me personat që nuk kanë aplikuar për karta identiteti dhe që do të paraqiten për të votuar më 28 qershor, si dhe rolin e Policisë së Shtetit përgjatë këtij procesi zgjedhur?



    A ka dublim të emrave në listën e zgjedhësve të bërë publike në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme?



    Të gjitha rastet që mund të identifikohen do të jenë objekt i një verifikimi. Sipas një informacioni paraprak të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile kemi rastin e një personi, i cili ka ekzistuar më parë në katër zyra të gjendjes civile. Programi është i tillë që verifikon dhe dublikon dy e nga dy emrat. Është një rast i veçantë në afro 3.1 milionë zgjedhës. Në rastin e këtij shtetasi, i cili ka qenë i regjistruar 4 herë në zyra të ndryshme të gjendjes civile, programi nuk mund ta identifikojë katër herë, sepse padrejtësisht ai mund të hiqte një emër të ngjashëm me të.



    Po qytetarët pa pasaportë, që ende nuk kanë aplikuar deri ditën e zgjedhjeve?



    Në përfundim të procesit të aplikimit dhe prodhimit të letërnjoftimeve elektronike, lista e të gjithë qytetarëve pa pasaportë dhe që nuk kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, do t’i dërgohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Çdo ditë nga kompania “Aleat” merret lista e numrit të qytetarëve që kanë aplikuar dhe pas të gjitha procedurave verifikohet emri i aplikuesit nëse disponon pasaportë apo e kundërta. Nisur nga afati kohor prej dy javësh, i mjaftueshëm për prodhimin e letërnjoftimit elektronik, afati i fundit për mundësinë e aplikimit të shtetasve pa pasaportë është data 15 qershor.



    Cili do të jetë roli i Policisë së Shtetit në zgjedhje?



    Lidhur me rolin e policisë, duke shpresuar për vazhdimësinë e eksperiencës së deritanishme në proceset zgjedhore, të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, që janë pjesë e rendit publik dhe që do të angazhohen në procesin e ardhshëm zgjedhor, janë trajnuar dhe shpresoj se në zgjedhjet e 28 qershorit Policia e Shtetit do të tregojë performancën më të mirë të saj, të vlerësuar pozitivisht edhe në zgjedhjet e shkuara.



    Do të ketë zgjedhës që nuk do të mund të votojnë për shkak se nuk do të kenë as letërnjoftim, as pasaportë?



    Në asnjë rast të pamundësisë të kapaciteteve apo kohës në dispozicion. Ekzistojnë të gjitha kapacitetet e mundshme që të gjithë shtetasit pa pasaportë të pajisen me letërnjoftimin elektronik. Ministria e Brendshme, si implementuese e këtij procesi, i ka siguruar të gjitha kapacitetet e mundshme për çdo qytetar për të aplikuar, ndërkohë që nuk ka munguar as informacioni për çdo qytetar të vendit, pavarësisht vendbanimit të tij, lidhur me mënyrën dhe vendin e aplikimit. Kemi të gjitha kapacitetet reale dhe kohën në dispozicion të çdo qytetari që nuk ka pasaportë. Nga eksperienca e mëparshme, në Shqipëri marrin pjesë jo më shumë se 1.380.000 votues, ndërkohë që numri i aplikimeve për letërnjoftimin elektronik po shkon drejt shifrës 1.400.000
    ...Tirana eshte e para

  4. #114
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Kartat, MB: Më 15 qershor fund aplikimit. Gjika: S'janë pajisur gjysma e qytetarëve

    TIRANË- Aplikimi për letërnjoftimet elektronike përfundon më 15 Qershor dhe qytetarët pa pasaportë duhet të nxitojnë të aplikojnë dhe të tërheqin kartat, njoftoi sot përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Brendshme. Po sot një nga bashkitë më të mëdha në vend, ajo e Vlorës raporton se gjysma e shtetasve pa pasaportë nuk janë pajisur me karta identiteti.

    Ndërkohë Ministria e Brendshme përmes zëdhënësit tha se i kërkon edhe një herë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, që të paraqiten pranë zyrave të aplikimit për të tërhequr dokumentin e tyre, tashmë të prodhuar. Ndërsa informon se të gjitha zyrat për aplikimin dhe shpërndarjen e kartave janë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

    Nga ana tjetër, Kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika doli sot në një konferencë për shtyp, ku u shpreh se deri më tani janë shpërndarë karta vetëm për gjysmën e aplikuesve, shifra këto të ulëta, po të krahasohen me një proçes normal. Gjika ka bërë me dije se ka kallëzuar penalisht firmën që lidhet direkt me këtë proçes.

    Ai tha se "proçesi i aplikimit dhe shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike, proçes ky i menaxhuar nga qeveria dhe kompania ALEAT është një proçes tërësisht i dështuar dhe selektiv në favor të Partisë Demokratike".

    "Duke e konsideruar mision të përbashkët plotësimin e standarteve të proçesit zgjedhor, vazhdimisht kam kërkuar ndihmë për transparencë dhe ecurinë progresive të proçesit, por për fat të keq deri më sot angazhimi im ka rënë në vesh të shurdhër", vijoi kryebashkiaku i Vlorës. Nga 46.242 aplikantë, (për të cilët qëllimisht nuk jepet informacion se sa janë pa pasaportë), janë shpërndarë deri sot vetëm 23.601 karta identiteti, dhe për këtë Gjika do të ngrejë padi penale ndaj kompanisë ALEAT.


    *****

    PS: Kartat, 10% e qytetarëve mbeten pa votuar


    Data 11 qershor


    Mijëra qyetarë do të mbeten pa votuar për shkak se nuk jane pajisur me letërnjoftimin elektronik. Partia Socialiste denoncon sërish sot problemet me kartat. Sipas Kastriot Islamit, numri i votuesve pa pasaportë që nuk do të kenë në dorë letërnjoftimin, pra që nuk do të kenë mundësi të votojnë, do të jetë më shumë se 10 për qind.

    Ai është shprehur sot edhe për listat e votuesve te mbushura me persona të vdekur gjë që është denoncuar edhe nga 'Shekulli' ditë më parë. "Në listat e votuesve rezulton se Shqype Hasibja, 159-vjec, nga Shkallnuri, në komunën Rrashbull të Durrësit, është prezentë për të votuar në zgjedhjet e 28 qershorit", tha Islami duke shtuar se "këto janë manipulime banale që bëhen me teknologjinë moderne".

    Një shqetësim serioz për PS, janë edhe ata shtetas që kanë aplikuar por që nuk kanë marrë ende letërnjoftimin. "është i dyshimtë bashkëpunimi i qeverisë me kompaninë koncensionare Aleat. Askush nuk e kupton përse Aleat nuk publikon tek dera e zyrës së aplikimit emrat e të gjithë atyre që i ka ardhur letërnjoftimi, që të mos sorollaten", u shpreh Islami.

    "Askush nuk e kupton që nga 1936 votues pa pasaportë në komunën Poshnjë, 740 aplikantëve iu thuhet pas disa javësh, se ju është djegur aplikimi, kur procesi i aplikimeve mbaron nesër", vijoi ai duke vënë në dyshim edhe teknologjinë e firmës që po prodhon kartat. "Si mund të flitet për një teknologji moderne të kompanisë koncesionare, kur një ditë përpara përfundimit të aplikimit mund t'i thuhet njerëzve se gishtërinjtë tuaj nuk kanë dalë, të dhënat tuaja janë zhdukur, dhe 740 votues nga një komunë, nuk janë në gjendje të votojnë për shkak të defekteve të teknologjisë moderne", vijoi ai.

    Sipas Partisë Socialiste shifrat që jep Ministria e Brendshme janë të pakuptimta dhe nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. "Nuk është e rëndësishme se paskan aplikuar rreth 1.3 milionë, kur Qeveria nuk është në gjendje, apo nuk dëshiron të japë shifrën sesa votues pa pasaportë kanë marrë në dorë letërnjoftimin dhe këtë shifër nuk e ka dhënë asnjëherë", tha Sekretari për çështjet zgjedhore, Islami.

    PS ka arritur në konkluzionin se me kartat e identitetit dhe me regjistrin civil të përqendruar kjo qeveri realizoi dështimin e fundit, pra degjeneroi edhe teknologjitë moderne.

    Ministria e Brendshme: Kishte kohë për korrigjime

    Gjatë një komunikimi me mediat, zëdhënësi i ministrisë ka sqaruar se listat e zgjedhësve në Shqipëri janë ndërtuar mbi bazën e një regjistri të ri elektronik të standardeve më të mira europiane.
    "Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri lista paraprake e votuesve u shpall 4 muaj përpara ditës së zgjedhjeve, duke ofruar mundësi të plota për çdo qytetar të kontrollonte dhe korrigjonte gabimet e mundshme në atë listë"- thuhet në deklaratë.
    Lista përfundimtare e zgjedhësve, sipas MB, është një listë e hartuar dhe konfirmuar zyrtarisht nga çdo kryetar, i çdo njësie të qeverisjes vendore.
    "Është e vërtetë që në listat e zgjedhësve ka një numër qytetarësh me moshë mbi 100 vjeç, por për sa kohë ata ligjërisht janë shtetas që nuk janë deklaruar të vdekur nga familjarët e tyre, siç e parashikon ligji, askush nuk mundet t'i fshijë ata nga Regjistri Kombëtar i Shtetasve"- thuhet më tej.
    Ministria e ka quajtur të paarsyeshëm pretendimi i Partisë Socialiste për të konsideruar të vdekur çdo shtetas që ka mbushur moshën 90 vjeç.
    Në lidhje me procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimin elektronik, Ministria e Brendshme sqaron, se pas datës 15 Qershor, sapo të mbyllet procesi i aplikimeve për të gjithë qytetarët pa pasaportë, do të dërgohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe forcave politike të interesuara, lista e plotë e të gjithë shtetasve që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, si dhe lista e plotë e të gjithë shtetasve pa pasaportë që do të mbeten pa u paraqitur për të aplikuar.


    *****

    Tri dite me pare raporti i dytë i misionit vëzhgues të ODIHR-it konstatoi probleme në procesin e pajisjes me karta të qytetarëve, si dhe nënvizon se ministria e Brendshme ka dorëzuar të dhëna të pasakta sa i përket numrit të shtetasve shqiptarë që nuk janë të pajisur me pasaportë.
    Në raportin e dytë të ndërmjetëm për ecurinë e procesit zgjedhor, citohet se në datën 28 maj Ministria e Brendshme u ka shpërndarë Partisë Socialiste dhe organizmave të huaj të dhëna të pasakta lidhur me personat që nuk janë pajisur me pasaporta e që nuk kanë aplikuar ende për karta identiteti.
    Në raport, ODIHR ka theksuar se pasaktësitë e Ministrisë së Brendshme janë vlerësuar nga Partia Socialiste si tentativa të qeverisë për të manipuluar procesin zgjedhor. Ndërkohë, që ministria nga ana e saj deklaruar se bëhej fjalë vetëm për një gabim teknik. "Më 28 maj, MPB shpërndahu për PS-në, dhe praninë e OSBE në Shqipëri dhe të OSBE/ODIHR një bazë të dhënash, të pasaktë në lidhje me qytetarët të cilët nuk posedojnë një pasaportë. Kjo çoi në një mosmarrëveshje në mes të Qeverisë dhe PS; MPB ia atribuo këtë një gabimi teknik, ndërsa PS-ja deklaroi se ishte një tentativë e qëllimshme për manipulimin e zgjedhjeve"- thuhet në raport.
    Sa i përket kartave, raporti konstaton probleme në një sërë qarqesh të vendit, ndërkohë që shton se shumë qytetarë që duhet të përfitonin kompensimin për pajisjen me letërnjoftimin, nuk e kanë marrë ende atë.
    Fushata, sipas raportit është përgjithësisht e qetë, ndonëse janë shënuar disa incidente të veçuara, ku janë shkëputur dhunimi i çadrës elektorale të G99-ës. Jashtë vëmendjes së raportit nuk është lënë as gjuha e ashpër e fushatës dhe akuzat e ndërsjella, ndërkohë që përmenden edhe pikat kryesore ku është përqendruar vëmendja e rivalëve kryesorë. Sipas ODIHR-it, Partia Demokratike dhe kryeministri Sali Berisha është përqendruar në arritjet e qeverisë, dhe projektet për të ardhmen, si zhvillimi i infrastrukturës, luftën kundër korrupsionit, arsimin, reformën e taksave, dhe promovime bizneseve të vogla. Ndërsa Partia Socialiste ka theksuar arritjet e kreut të saj, Edi Rama, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, për të zgjeruar dhe ka premtuar suksese në fusha të tilla si infrastruktura, taksat dhe mjedisi.
    Ndërkombëtarët shprehen gjithashtu të shqetësuar se administrata po përdoret për fushatë politike dhe në funksion të saj, mbi punonjësit e administratës po ushtrohet presion.
    Këtu janë përmendur ankesat e shumta për këtë fenomen, ndërkohë që citohet shqetësimi i PBDNJ-së se rreth 18 zyrtarë të saj për këtë qëllim janë pushuar nga puna.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #115
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Probleme me kartat ne Lushnje

    Ne rrethin e Lushnjes kane aplikuar per karte identiteti rreth 59.306 shtetas, ku nga keta 28.375 nuk kane pasaporte. Por problem jane ata persona te cilet nuk terhehqin karten pas aplikimit te bere.


    Numri i tyre eshte 15.422. Shqetesues mbetet edhe mospajisja me karta e shume shtetasve te cilet presin prej nje kohe te gjate te pajisen me kete dokument.

    “Kam tre here qe vije dhe nuk e kam marre. Kam tre jave qe kam aplikuar”, tregon nje banor. “Kam nje muaj e gjysme qe kam aplikuar dhe s’e kam marre akoma”, thote nje tjeter.

    Por gjendja civile thote se shume karta jane bere gati, por jane vete qytetaret qe nuk paraqiten t’i terheqin.

    “Nga shtetasit qe kane aplikuar ne Lushnje, mbi 13 mije shtetas e kane terhequr, ndersa jane 13 mije karta te paterhequra”, deklaron Mirela Demiri. Nderkohe, prefekti i ri i Fierit, Rauf Troka jep shifra te tjera duke thene se vetem 4 mije persona nuk munden te aplikojne.

    T-CH
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #116
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    “Kartat”, shtyhet afati i aplikimit

    Qeveria shtyu edhe tri dite te tjera afatin e aplikimit per karta per personat qe duan te votojne dhe nuk kane pasaporta.

    Afati skadonte sot, por duke pare se ka ende shume persona qe nuk kane aplikuar, afati u shty deri ne daten 18 qershor.

    “Jane 1.000.632 shtetasit qe kane aplikuar, ndersa 950 mije tashme i kane marre kartat e identitetit. Arritem nje marreveshje per ta shtyre procesin e aplikimit edhe per tre dite te tjera”, u shpreh ministri i Brendshem, Bujar Nishani.

    T-Ch
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #117
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Kartat, sot afati i fundit i aplikimeve

    • Afati i procesit të aplikimeve me karta identiteti ishte 15 qershori por ministria e Brendshme vendosi shtyrjen për tre ditë të tjera me shpresën se mund të rritet disi numri i personave që pajisen me karta identiteti.

    TIRANE-
    Sot është afati i fundit për të aplikuar për kartat e identitetit për personat që duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

    Afati i procesit të aplikimeve me karta identiteti ishte 15 qershori por ministria e Brendshme vendosi shtyrjen e afatit për tre ditë të tjera me shpresën se me zgjatjen e afatit, mund të rritet disi numri i personave që pajisen me karta identiteti.

    Vendimi u mor pas takimit që ministri Bujar Nishani zhvilloi me përfaqësues të kompanive që kryejnë këtë proces.

    Procesi i aplikimit me kartat e identitetit nisi më 12 janar të 2009. Ministria e Brendshme në një njoftim për shtyp të shpërndarë tre ditë më parë tha se kishin aplikuar për letërnjoftimin e ri elektronik 1 ,354, 000 shtetas, prodhuar 1, 253, 000 mijë dokumente të këtij lloji, ndërsa nga alikuesit janë tërhequr 932 ,500 letërnjoftime.

    Sipas të dhënave të deritanishme në votimet parlamentare të 28 qershorit të këtij viti janë regjistruar rreth 300 mijë zgjedhës më shumë se në vitin 2005 dhe lista e zgjedhësve është rreth 3.1 milionë votues.

    Maxhoranca dhe opozita vazhdimisht kanë akuzuar njëra-tjetën se po pengojnë qytetarët për të marrë kartën e identitetit.

    (s.g/BalkanWeb)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #118
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,989
    Postimet në Bllog
    22
    Ministria: Numri i aplikimeve për kartat është 1.385.442

    Dita e fundit e aplikimeve, Poni: U tërhoqën 1.000.896 letërnjoftime

    Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinad Poni deklaroi se kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik 1.385.442 shtetas, si dhe kanë tërhequr dokumentin mbi 1 milion qytetarë. Pone theksoi se lista e atyre që kanë aplikuar dhe që u është prodhuar letërnjoftimi elektronik do të bëhen publike në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme si dhe këto lista do t’u dërgohen prefekturave, në mënyrë që të vihen në dijeni të gjithë njësitë vendore dhe që qytetarët të jenë sa më të informuar, që të shkojnë të tërheqin letërnjoftimet tashmë të prodhuara. Shifrat janë dhënë mbi bazën e informacioneve të marrë deri më 16 qershor. Ndërsa tre ditë më parë kishin tërhequr nga sportelet kartat rreth 950 mijë qytetarë. Ministria e Brendshme shtyu afatin e aplikimit deri në tre ditë, për t’i dhënë mundësi shtetasve pa dokument identifikimi që të aplikojnë. Sot është afati i fundit i aplikimit të qytetarëve.

    Ai deklaroi se më 16 qershor 2009:
    Numri total i aplikimeve është 1.385.442
    Nr. i aplikimeve më 16.06.2009 7.762
    Nr. i letërnjoftimeve të prodhuara 1.298.097
    Nr. i letërnjoftimeve në ZGJC-ve 1.279.338
    Nr. i letërnjoftimeve të tërhequra 1.000.896
    Nr. i kartave të tërhequra më 16 qershor 24.233

  9. #119
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,989
    Postimet në Bllog
    22
    1 402 000 qytetarë shqiptarë aplikuan për letërnjoftime elektronike.

    Konferencë për shtyp e Ministrit të Brendshëm Z. Bujar Nishani.Dt 19.06.2009

    Duke ju falënderuar për prezencën tuaj sot këtu, dua t'i përcjell opinionit publik lajmin se deri ditën e djeshme, kur ka qenë afati i fundit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik për ata shtetas që nuk disponojnë një pasaportë, pra që nga mesi i muajit Janar kur nisi ky proces dhe deri dje, u paraqitën dhe aplikuan për letërnjoftimet elektronike 1 402 000 shetas shqiptarë.
    Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët shfrytëzuan të gjitha kapacitetet, që për hir të së vërtetës kanë qënë shumë më të mëdha se ajo çka u realizua. Nëse kanë aplikuar 1 402 000 qytetarë, këto kapacitete kanë qenë për 2.5 milion qytetarë shqiptarë.
    Njëkohësisht i shpreh mirënjohjen dhe falënderimet edhe koncesionarit, kompanisë ALEAT, për bashkëpunimin shumë të mirë që ka patur me strukturat e Ministrisë së Brendshme, të ngarkuara për implementimin e këtij projekti madhor të qeverisë shqiptare.

    Gjithashtu do të desha që nga dita e sotme dhe deri në ditën e zgjedhjeve t'u bëja thirrje të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike dhe që ende nuk i kanë marrë nga zyrat e gjendjes civile, të paraqiten sa më parë për t'i tërhequr ato.

    Nëse kemi 1 402 000 qytetarë që kanë aplikuar përletërnjoftimet elektronike janë vetëm 1 050 000 që i kanë tërhequar deri më tani. Ndaj do t'u lutesha qytetarëve që ende nuk i kanë tërhequr letërnjoftimet elektronike, të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave përkatëse për të bërë të mundur tëheqjen e letërnjoftimeve, të cilat janë të gatshme për t'u dhënë.

    Ministria e Brendshme

  10. #120
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,989
    Postimet në Bllog
    22
    Ministria e Brendshme e Shqiperise ka hedhur ne Internet listat e shtetasve qe kane aplikuar ne kohe dhe mund te terheqin leternjoftimet e tyre te reja:

    http://www.moi.gov.al/index.php?opti...315&Itemid=205

    Ne faqen me lart, mund te njiheni me listat e cdo qyteti.
    Albo

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. A jane keta muslimanet qe ne duhet ti ndjekim!!!
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 00:55
  3. Powell: Do te ndjekim nje politike te jashtme agresive
    Nga Kryeplaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-11-2004, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •