Prishtinë, 4 shkurt – Zv/ministrja në largim e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku bëri të ditur sot se Omani ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Omani Ka njohur pavarësinë e Kosovës
Publikuar: Sot, më 04 shkurt 2011
Ministrja në detyrë, Vlora Çitaku, ka thënë se nota e njohjes i është dërguar ambasadorit të Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të vendosen lidhjet diplomatike me Omanin dhe ambasador për këtë shtet do të jetë ambasadori aktual në Britani, Muhamet Hamiti.
Kjo e çon në 75 numrin e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Kjo njohje vjen në një kohë kur ndaj vendit tonë po zhvillohet një fushatë, e cila prej imazhin e tij. Bëhet fjalë për raportin e Dic Martit në AP të KiE-së, që akuzon lëvizjen çlirimtare dhe kreun e vendit për trafikim të organeve njerëzore dhe për krim të organizuar. Po ashtu ka disa muaj që vendi përballet me krizë qeverisëse.
Omani ka mbi 2.300.000 banorë dhe shtrihen në rreth 309.500 kilometra katror. Është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe me ndikim në vendet e Gadishullit Arabik. Kryeqyteti i Omanit është Muscati.
Më 17 shkurt Kosova kremton trevjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Krijoni Kontakt