1. Teoria: Kurani eshte ligj arab
Teoria qe Kurani eshte ligj arab eshte e sakte, nese Kurani eshte se pari ligj dhe se dyti nese eshte ligj arab. Kuptohet se ligji nuk ka kombesi, pra me termin (ligj) arab behet fjale per nje metafore. Ashtu sic eshte Kanuni ligj shqiptar, eshte Kurani ligj arab. Ne kete kuptim eshte e menduar shprehja ime.
a. Cka eshte ligj?
Se pari duhet te argumentohet se Kurani eshte ligj. Definicioni per ligjin: Mbledhje normash me qellim te rregullimit permbledhes te te drejtave te secilit brenda nje grupi social dhe te grupit social ne fjale me grupe tjera sociale (te jashtme). Qe te kemi nje ligj, u deshka te kemi se pari norma. Cfare jane normat? Normat jane fjali te cilat permbajne dy elemente: Elementi i pare: Normat permbajne rregullore, parime, ndalesa, kerkesa dhe lejesa. Dhe elementi i dyte: Normat permbajne nje pasoje normative, e cila tregon cfare behet ne rast te perfilljes apo mosperfilljes se kerkeses, ndaleses apo parimit (shembull: Kush vret, denohet me 15 vjet burg. Ne kete rast kush vret eshte parimi, ndalesa dhe kerkesa, kurse denohet me 15 vjet burg eshte pasoja normative).
Kjo ishte themelorja per normat.
Ka lloje te ndryshme normash. Ka norma qe rregullojne vetem lejesat, ndalesat, kerkesat dhe parimet ne mes te personave te thjeshte, pra atyre pa nje funksion te vecante ne shoqeri. Keso normash quhen norma zivile (shembull: Kush deshiron divorcin, duhet te deshmoje se partneri martesor e ka tradhetuar. Ne kete rast norma rregullon vetem ceshtjen e dy personave civile pa nje pozicion te vecante ne shoqeri, pra vetem ne mes te burrit dhe gruas). Perpos normave civile, ka edhe norma qe rregullojne ceshtjen e grupit social ne teresi (shtetit) dhe individit, pjeses me te vogel te grupit social. Keto norma quhen norma shteterore. Normat shteterore kane dy grupe: normat publike-administrative dhe normat penale. Norme penale eshte p.sh. ajo norma qe solla me larte me vrasjen. Norme publike-administrative eshte nje norme qe permban ndalesa, lejesa, kerkesa dhe parime ne lidhje me individin e thjeshte (civil) dhe nje instance qe ka lloj te vecante ne shoqeri (instance shteterore). Shembull per norme publike: Policia arreston nje person, vetem kur ai ka thyer nje norme penale. Kjo norme permban kerkesen ndaj nje instance shteterore (policise) se arrestimi eshte i lejuar vetem ne rastin e permendur, dhe i ndalon policit arrestimin ne raste tjera, dhe i jep ne kete menyre lejesen (te drejten, lirine) qytetarit per te mos u arrestuar ne raste tjera. Pra rregullon marredhenien ne mes te policise (shtetit) dhe individit.
Kjo ishte themelorja mbi definicionin e ligjit.
Ne definim te ligjit u fol edhe per parime, edhe pse per to nuk solla shembull konkret. Parimet duhet te imagjinohen si fjali me vlera abstrakte gjenerale. Shembull: Liria e shkences eshte e garantuar. Parimet ne jurisdiksionet bashkekohore vendin e tyre e gjejne ne Kushtetute. Kushtetuta permban parime abstrakte gjenerale. Keto parime abstrakte gjenerale jane njekohesisht itinerari i ligjdhenesit parlamentar, kur ai harton ligje. Pra nga parimet gjenerale, formulohen ligje. Nga parimi se liria e shkences eshte e lejuar, ligjdhenesi parlamentar formulon ligjin, i cili permban qindra norma qe i sherbejne konkretizimit te garancionit te lirise se shkences ne rastet konkrete te perditshme, por edhe kufinjet e kesaj lirie ne favor te parimeve tjera kushtetutore, p.sh. parimit dinjiteti i njeriut eshte i paprekshem. Pra ligji qe konkretizon garancionin e lirise se shkencen kufizon njekohesisht lirine e shkences ne disa raste per te mos prekur negativisht lirine e dinjitetit.
b. Kurani eshte ligj
Tani me keto informacione i kthehemi Kuranit. Kurani ne shumicen e fjalive te tij permban norma, pra kerkesa, ndalesa, parime dhe pasojen e shperfilljes dhe perfilljes se tyre. Keto kerkesa permanent ose rregullojne marredhenien e te ashtuquajturit Profetit me njerez te thjeshte (regullon se cfare ka te drejte profeti ndaj njeriut te thjeshte) ose marredhenien e njeriut te thjeshte me njeri te thjeshte (cfare ka te drejte burri ndaj gruas) ose marredhenien e teresise se grupit social te muslimaneve me individin (cfare behet, nese njeriu i thjeshte thyen norma te Kuranit). Keshtu qe paralel me shpjegimet e mesiperme mbi definicionin e ligjit Kurani permban norma shteterore, civile dhe penale. Pjeset tjera jane parime gjenerale abstrakte, shembull: Allahu eshte omniprezent dhe i plotfuqishem. Fjalet tjera te Kuranit, pra ato qe nuk jane norma civile, penale apo shteterore (dhe parime) jane fjali qe mundohen te sigurojne perfilljen e normave kuranore, si p.sh. levderime te Allahut apo pershkrime te tij, pershkrime te Ferrit si dhe fjali tjera te cilat kane per qellim te bindin apo frikesojne njeriun se Allahu eshte Krijuesi apo Zoti. Keso fjali jane te rendesishme. Sepse normat e Kuranit (si normat e cdo ligji tjeter) i futen njeriut ne te drejtat e tyre natyrore, pra i ndalojne njeriut lirite. Dhe per cdo ndalim te lirise, duhet justifikimi. Kushtetuta ndalimin e lirive e justifikon me voten e shumices, pra thote: Une te ndaloj ty lirine tende fizike natyrore te vrasesh, sepse une jam zgjedhur nga shumica e shoqerise per te vendosur se cka te jete e lejuar e cka jo ne kete shoqeri, dhe nese e thyen ndalesen time, pason sanksioni (burgimi) i cili poashtu eshte i justifikuar me voten e shumices se shoqerise. Ndersa Kurani nuk i justifikon ndalesat e tij me voten e shumices, por e ben kete justifikim duke sekuestruar fjalen apo vullnetin e Zotit. Pra thote: Mos pi alkohol (mos ushtro lirine tende fizike natyrore per te pire alkohol), sepse Allahu te dergon ne Ferr.
Permbledhur shkurt e tere kjo tregon se Kurani permban mbleshje normash. Per kete arsye Kurani eshte ligj. Fjalet plotesuese te Kuranit, te cilat nuk jane norma sipas shtjellimit te mesiperm, jane tentime per justifikime te heqjes se lirise fizike natyrore te njeriut nga normat kuranore.
Tani dua te tentoj te ju binde se kam te drejte kur them se Kurani (i cili sipas shtjellimeve pararendese paraqet nje ligj) eshte ligj arab (ne kuptim metaforik, sepse ligji nuk ka perkatesi etnike). Per te definuar se cka eshte ligji, te ndihmon shkenca. P.sh. jurisprudenca. Por cfare te ndihmon per te definuar se kur nje ligj eshte arab? Ndonje shkence jo. Keshtu qe mbetet te pergjigjet kjo pyetje me ane te nje krahasimi permbledhes te te informacioneve qe ka mbi Kuranin dhe mbi ligje tjera, p.sh. me nje ligj shqiptar.
bb. Krahasimi me Kanunin shqiptar
Marrim shembull Kanunin. Cka e ben kete ligj nje ligj shqiptar? Ndoshta ka shume kriterie qe e bejne kete ligj nje ligj shqiptar, por une do te i paraqes vetem ato qe me biejne mua ndermend. Kriteriet i kisha ndare ne kriterie formale dhe kriterie brendore. Te parat jane ato qe shihen akoma pa lexuar permbajtjen e normave kanunore. Te dytat ato qe nxjerren vetem pasi ke lexuar normat dhe pasi ke hulumtuar qellimin e tyre. Kriteri i pare formal qe indikon se Kanuni eshte ligj shqiptar, eshte gjuha. I shkruar dhe titulluar ne shqip, Kanuni tregon qe nga forma e jashtme tij, se behet fjale per nje ligj qe i dedikohet vetem nje grupi qe njeh kete gjuhe, ngase nje peron qe nuk flet shqip nuk mund te kuptoje kete ligj. Kriteri i dyte formal eshte vendthemelimi i tij. I themeluar dhe i ruajtur vetem ne Shqiperi, ai tregon akoma pa lexuar brendine e normave te tij se eshte ligj qe u intereson vetem njerezve qe jetojne ne kete vend. Ndoshta ka edhe kriterie tjera, por le te mjaftojne fillimisht keto.
Ndersa kriterie brendore jane: I pari: Kanuni ne normat e tij flet permanent per shqiptarin, per Shoqerine Shqiptare si dhe pjeset perberese te saj (kishen si dhe institucionet tjera). Si i tille, ai qe nga shikimi i pare i formulimeve te normave te tij tregon se eshte ligj qe i dedikohet Shoqerise Shqiptare. I dyti: Kanuni, i cili e ka te qarte se normat e tij duhen interpretuar, kompetencen dhe monopolin per interpretim te normave ua len shqiptareve, institucioneve te perbera nga shqiptare. Interpretim i normave eshte konkretizimi i tyre ne raste te perditshme ne menyre obliguese per te gjithe pjesemarresit. Pra ajo cka bejne gjykatesit apo juristet. Nje joshqiptar sipas Kanunit nuk ka te drejte te interpretimit te normave ne menyre obliguese per te gjithe pjesemarresit. P.sh. nese nje popull tjeter e pelqen Kanunin Shqiptar dhe e sipermerr per shoqerine e tij, Kanuni nuk thote ne asnje norme te tij, se interpretimi qe i behet Kanunit nga nje popull joshqiptar, eshte i obligueshem per nje shqiptar. Shkurt: monopolin e interpretimit te tij, Kanuni ua len ne dore shqiptareve. I treti: Kanuni ne normat e tij u referohet traditave te njohura dhe pjeserisht te kuptueshme vetem nga shqiptaret. Askush ne bote nuk do te kuptonte Kanunin, kur ai flet per p.sh. besen apo per terme dhe shprehje tjera specifike shqiptare, te cilat pra perdoren vetem tek shqiptaret apo u referohen traditave shqiptare. Nje joshqiptar nuk mund te kuptoje si shembull fjalen besa, as nuk mund te interpretoje kete fjale ne menyre adekuate, pa mesuar se pari tere gjuhen dhe traditen shqiptare, sepse vetem kur e njeh gjuhen dhe traditen shqiptare mund te kuptosh dhe interpretosh normat tjera te Kanunit, te cilat te nevojiten per te kuptuar kete term specifik kombtar (termin besa). I katerti: Kanuni ne normat e tij i pasqyron treditat e deriatehershme shqiptare, i unifikon keto dhe i ben te obligueshme per te gjithe, i ben ligj. Kanuni nuk zbulon normat nga vetja, por i mbledhe ato qe kane ekzistuar per te kodifikuar (shkruar ne ligj) dhe per te i perjetesuar keto. I pesti: Kanuni i referohet permanent natyres shqiptare. Kur Kanuni thote p.sh. se vrasesi apo nje antare te familjes se tij duhet vrare nga nje antare i caktuar i familjes se te vrarit, ai i referohet natyres shqiptare. Vetem per nje shqiptar eshte e pranueshme kjo gje. P.sh. nje eskimez nuk mund te pranoje nje gje te tille. Mund te ndodhe qe edhe ndojne popull tjeter gjen pelqim ne nje norme te tille, por kjo do te ishte vetem nje rastesi.
Ka edhe kriterie tjera brendore, por mjaftojne keto, per te treguar ne thelb se cka eshte ajo qe e ben Kanunin nje ligj shqiptar. Pra ne rezultat jane disa kriterie formale dhe themelore, te cilat shikuar se bashku ne kohen kur u themelua Kanuni perbejne nje bariere me nje mundesi te madhe te pakalueshte per nje joshqiptar. Duhej patjeter te dije gjuhen shqipe. Patjeter te njihje terme specifike shqiptare. Patjeter te njihje natyren shqiptare. E tjera. Kush i permbushe keto kriterie pos nje shqiptar? Rralle ndokush. Dhe ai qe i permbushe, ai shqiptarizohet. Per kete arsye mund te thuhet se Kanuni shqiptar ne rezultat kerkon te jesh shqiptar. Dhe per kete arsye eshte ligj shqiptar.
bb. Arabizmi i Kuranit
Tani te i kthehemi Kuranit. Kriteriet formale: Titullimi: Arabisht. Gjuha e normave: Arabisht. Vendthemelimi i tij: Arabi.
Kriteriet brendore paralel me ato te Kanunit: I pari: U referohet permanent arabeve dhe shoqerise arabe. I dyti: Kompetencen dhe monopolin e interpretimit te normave te tij, Kurani ua len ne dore arabeve; si imam shqiptar Kurani nuk te jep as te drejte as mundesi te interpretosh ne menyre te pavarur nga interpretatoret pararendes, te cilet ishin te gjithe arabe; Kurani per nje imam shiptar eshte fjale e pakuptueshme nese ai nuk studion se pari teresine e interpretimeve te imameve apo dijetareve pararendes arabe, e cila ne krahasim me Kuranin relativisht te varfer pernga numri i faqeve, permban miliona faqe. Pos kesaj je i obliguar te studiosh traditat e zakonet arabe si dhe zhvillimet aktuale te ketij populli atebote, perndryshe nuk mund te kuptosh e interpretosh Kuranin. I treti dhe i katerti: Kurani ne normat e tij u referohet disa traditave te njohura dhe pjeserisht te kuptueshme vetem nga arabet. Askush ne bote nuk do te kuptonte Kuranin, kur ai flet per p.sh. Arabet e Shkretetires apo per terme dhe shprehje tjera specifike arabe. Cka din lexuesi joarab cka mendon (kinse) Allahu, kur flet per Arabet dhe per Arabet e Shkretetires? Paska patur dy lloje arabesh? Kush e di. Ky eshte vetem nje shembull. Kurani eshte i mbushur me plote norma e terme e formulime specifike arabe dhe te kuptueshme vetem nga arabet. Madje as arabet e sotshem nuk jane ne gjendje te kuptojne normat e Kuranit, sepse pjeserisht eshte i lidhur ne kohe dhe ne hapesire. Duhet te jesh patjeter arab i shekujve 7-8 te kuptosh kete liber teresisht. Atehere si eshte e mundur qe Zoti te njohi llojet e ndryshme te arabeve, por te mos flasi anjehere konkretisht per popujt tjere (pos hebrejeve)? Si eshte e mundur qe Zoti te shkruaj ne librin e tij fjali te pakuptueshme per joarabet? Si eshte e mundur qe Zoti te sipermarri disa tradita te arabeve apo popujve semite dhe te i perjetesoje keto ne Kuran, si p.sh. sunetimin, mosngrenien e mishit te derrit e tjera? Perse nuk e sipermori Allahu edhe ndonje nga traditat e bukura ilire, egjiptiane apo greke dhe ta veje kete tradite si ligj univerzal? I pesti: Kurani permanent i referohet natyres arabe. Disa norma kuranore jane te kuptueshme dhe pranueshme vetem nga arabet. P.sh. flitet tere kohen per shkretetirat, cmohet uji, nuk permendet bora asnjehere. Te gjitha keto gjera mudn te i cmosh aq shume vetem nese je arab dhe jeton ne shkretetire.
2. Rezultati: Kurani eshte ligj arab
Si rezultat: Kurani eshte i menduar vetem per arabet. Roli i privilegjuar i ketij populli nga (kinse) Allahu eshte i pamohueshem. Me cilin arsyetim? Une nuk njoh asnje. As perdorimi i Arabishtes nuk eshte i arsyetueshem. Sepse ne krahasim me Greqishten apo Latinishten, Arabishtja atebote as nuk ishte me e pasur nga vokabulari, as nuk flitej nga me shume njerez. Dhe se fundja: Cfar i plotefuqishmi je, kur te nevojitet gjuha e arabeve per te komunikuar me njerezimin? Perse nuk merr nje gjuhe tjeter neutrale per te gjithe? Si te kuptohet ky Kinse-Zot? Si te kuptohet, kur krijon norma te cilat jane te pamundshme te kuptohen teresisht si joarab? Si nuk u referohet ngjarjeve dhe traditave tjera shume me me rendesi per njerezimin sesa sunetimi apo carja e detit nga Musa? Perse nuk flet per mrekullite e piramidave te Egjiptit? Perse nuk flet per traditat e mrekullueshme te kinezeve e budisteve mijera vite me heret? Perse nuk flet kokretisht per te ardhmen? Per dinosauret? Per rreziqet qe i kanosen njerezimit? Krahasuar me keto ngjarje si mund te flet mu per mbulesat e grave me ferexhe? Cfare rendesie ka kjo per kinse te dashurin e tij – njeriun – ne krahasim me ato mijera probleme qe i kanosen jobesimtareve dhe besimtareve te tij? Ku eshte Zotesia e ketij Zoti?
Keto jane perafersisht arsyet, perse mendoj se Kurani as qe ka lidhje me Zotin, por eshte ligj arab. Replikat ju lutem te i beni te qarta, qe te kuptohet se ku gjindemi ne teme. Propozoj qe te tregoni se pari ne lidhje me cilen pike konkretisht replikoni, pra te thuani p.sh. nuk jam i mendimit se Kurani eshte ligj, per kete dhe kete arsye. Nuk jam i mendimit se Kanuni eshte ligj shqiptar. Nuk jam i mendimit se Kurani eshte ligj arab, e keshtu me radhe. Edhe nje gje: mendimet e njerezve te trete (dijetareve muslimane) mundesisht te i perdorim vetem si citime te shkurtera, jo si romane. Perndryshe une nuk rireplikoj ne to.
Te mirat e botes qofshin me ju.
*
Sqarim:
Te gjithe shembujt e normave te shkruara me shkronja kurzive jane vetem fiktive. Dtth nuk ekzistojne ne te vertete. Por i solla per te bere me te kuptueshme formulimet pararendese teorike abstrakte.
Krijoni Kontakt