Arsye perse Kurani eshte ligj njeriu
Ne postimin
http://www.forumishqiptar.com/showpo...7&postcount=33 thash se, arsyeja perse Kurani eshte ligj arab, eshte ajo se Kurani - ashtu si Kanuni shqiptareve - u jep arabeve monopol dhe privilegje te lloj-llojshme, aso gjuhesore, tradicionale-kulturore dhe sociale. Me kete mendim behej fjale per nje krahasim te Kuranit me Kanunin si ligj nacional, dhe krahasimi beri te qarte (per mua) se Kurani eshte ligj arab. Kete mendim tani dua ta sqaroj edhe me aso arsye, te cilat jo nepermjet te krahasimit te Kuranit me nje ligj tjeter nacional (p.sh. Kanunin), por nepermjet te mendimeve dhe pyetjeve, tregojne se perse besoj se
Kurani nuk eshte ligj hyjnor, por
ligj njeriu.
Arsye perse besoj se Kurani nuk mund te jete ligj hyjnor, por duhet te jete ligj njeriu, jane:
1. Sikurse ligji i rendomte (ligji nacional) ashtu edhe Kurani urdheron
denime ne kete bote. P.sh. urdheron besimtarin apo te ahstuquajturin Profetin te luftoje, pra te denoje jobesimtaret ne kete jete. Me kete autori i Kuranit tregon se ai ne rrefimet mbi Ferrin apo Parajsen, pra mbi denimet jashtejetesore, nuk beson as vet. Sepse cfare te shtyen te denosh nje jobsimtar, nese kinse saktesisht per kete gje ekzistonka Ferri apo Parajsa? Mund te thuhet se e urdheron denimin e jobesimtarit pershkak se Allahu nuk deshiron qe jobesimtari te behet shembull i keq per besimtaret. Pra nuk deshiron qe jobesimtaret te ndikojne ne uljen e besimit te besimtareve. Por atehere vije pyetja: Si eshte e mundur qe Allahu me ka krijuar njeriun, pra besimtarin, ka krijuar edhe intelektin e tij, dhe Allahu prap se prap ka drohe qe jobesimtari do te ndikoje ne intelektin e besimtarit? A don te thote Allahu se besimtari i tij eshte nje kreature labile? Vepra (kinse) e Allahut labile? Besimi i besimtarit ne Allahun qenka ne dore te jobesimtareve? Atehere perse i ka krijuar Allahu jobesimtaret? Perse i ka krijuar me kete fuqi bindese per besimtaret? A nuk eshte kjo bote sipas Allahut kinse vetem nje test per njeriun, pra nje dhenie lirie njeriut qe te jetoj ashtu si mendon ai, pra si besimtar apo si jobesimtar, dhe ne fund (ne Diten e Gjykimit) te gjykoje Allahu mbi ta? Nese Allahu nderhyn duke urdheruar besimtareve denime ne kete jete ndaj jobesimtarit, atehere ai e pengon, e falsifikon kete test. Une nese jetoj nje shoqeri me numer mbiabsolut besimtaresh, p.sh. ne Arabi Saudite, dhe dua te jem jobesimtar, por kam frike nga denimet qe do te me behen nga besimtaret dhe per kete arsye jetoj si kinse besmtar, te shtirem si besimtar, atehere une kam jetuar si (kinse) besimtar, por jo per shkak te besimit ne Allahun, por per shkak te frikes ndaj njerezve qe besojne Allahut. Allahu ne kete rast ka manipuluar besimin tim. Sepse une ne te vertete nuk jam besimtar, por nga frika prej denimeve ne kete jete behem i tille. Nuk eshte i mundur testi te cilin ai kinse ka parapare per mua. Allahu ne kete rast nuk ka manipuluar vetem me mua si jobesimtar, por me tere njerezimin, pra edhe me vet besimtaret. Sepse edhe ata i genjen, i mashtron se kinse une qe ne te vertete jam jobesimtar, qenkam besimtar.
2. Permban
kunderthenie. Shemulli i pare per kunderthenie eshte ai qe e ceka me siper, pra si eshte e mundur qe ne njeren ane te jene krijuar njerezit sipas vullnetit te Allahut, pra edhe jobesimtaret, dhe keta te refuzojne vet Allahun? Si eshte e mundur qe Allahu ne njeren ane kete bote e mendon si nje test, por ne anen tjeter urdheron dhune ndaj jobesimtareve, dhe manipulon ne kete menyre edhe jobesimtaret edhe besimtaret edhe vet testin? Shembull tjeter per kunderthenie, eshte fakti se Kurani nje nje sure cmon alkoholin (veren), ne nje tjeter e ndalon ate.
3.
Nuk eshte i plote. Pretendon se eshte i plote, por ne te vertete ligjet e Islamit ne shumice nuk jane te Allahut, por te te ashtuquajturit Profet (dispozitat e Muhamedit, Haditet)
si dhe te disa dhjetera te ashtuquajturve dijetareve muslimane. Per te kuptuar kete pike, duhet te thellohemi ne Islam. Thirrim ne kujtese se arsyeja perse Kurani ekziston, eshte se (kinse) Allahu deshi te komunikoje me njeriun, te mesoje ate se si duhet jetuar jeten per te qene besimtar musliman, per te qene njeri i Zotit. Thirrim ne kujtese se Kurani permban 114 kapituj me perafersisht 80 fjali e periudha. Ne kete mori fjalishe, Allahu gjen kohe te reglementoj edhe gjera fare te thjeshta, si p.sh. si te vriten kundershtaret e arabeve ne lufte (i vritni ne kete apo ate menyre, i goditni ne qafe, merrni mallin dhe njerezit e sekuestruar ne lufte dhe beni ate dhe kete me te). Gjen kohe te shojegoje ne menyre te detajuar se ne cilat forma ka burri te drejte te denoje gruan. Ka plote fjali te tilla qe u dedikohen ceshtjeve me rendesi fare te vogel dhe i rregullojne keto ceshtje me rendesi triviale detajisht. Nga keto njohuri te pergjithshme mbi Kuranin, shtrohet pyetja: Si eshte e mundur qe Allahu vendosi te kontaktoje njeriun nepermjet te Kuranit, te rregulloje aty ceshtje me rendesi te vogel, por te mos rregulloje te gjitha ato ceshtje, te cilat akoma sot nuk jane te rregulluara nga askush dhe te cilat akoma sot askush nuk di se si do te donte Allahu te rregullohen ato? E kam fjalen per Haditet, ligjet te cilat nuk jane te shkruara ne Kuran, por i shkroi apo praktikoi vetem Muhamedi dhe te cilat ne Islam njihen si ligje te Allahut. Ligjet e Muhamedit, pernga masa pernga numri i dominojne ato te Kuranit ndoshta me mijera faqe. Keshtu qe Islami ne fakt - edhe sipas vet besimtareve - minimalisht eshte drejtperdrejt ligj i Allahut. Sepse ligjet e dalura nga Kurani ne Islam jane ne pakice ne krahasim me ato te dalura nga Muhamedi. Pastaj keto ligjet e Muhamedit nuk jane te shkruara. Por vetem interpretohen nga njerez qe nuk kane lidhje me komunikimet, te cilat Muhamedi (kinse) pati me Allahun. Pra ka disa dijetare muslimane, te cilet kane perjetuar Muhamedin ose kane jetuar perafersiht ne te njejten epoke dhe kane pare apo kane degjuar se si Muhamedi eshte sjellur ne disa situata jetesore, dhe prej ketyre sjelljeve te tij, kane shkruar me vone Haditet, dispozitat e Muhamedit. Nese pyet kleriket islame per kete gje, ata thone nder tjerash se arsyeja perse dispozitat e Muhamedit jane poashtu dispozita te Allahut, eshte se ai ka qene i frymezuar nga Allahu ne cdo sjellje te tij, dhe per kete arsye sjellja e Muhamedit eshte njekohesisht sjellje e Allahut apo te pakten e frymezuar dhe me te e miratuar nga Allahu. Nese kjo qenka keshtu, atehere se pari shtrohet pyetja: Perse Allahu nuk e frymezoi Muhamedin qe te i shkruaj edhe ligjet tjera? Perse Muhamedi te i leje sjelljet e tija te interpretohen, te shkruhen nga dora e trete? Nga njerez, te cilet Muhamedin as nuk ishin ne gjendje te kuptonin. Sepse nuk ishin te frymezuar nga Allahu sic (kinse) ishte Muhamedi. Shembull: Nese une jam i frymezuar nga Allahu, dhe them se une e shoh si te sakte se grate duhet te mbajne ferexhe, atehere kush nga njerezit pas meje do te mund te pergjegjin pyetjen se prej ciles moshe duhet te mbaj gruaja ferexhe? Qe nga mosha 2 vjeqare apo 20 vjeqare? Ne cilat situata? Ne cilat situata jo? A duhet te mbaj ajo shami edhe kur jeton ne vende me temperatura deri ne 50 grade celzius? Edhe kur te dali ne foto per leternjoftim?
Si dhe plote pyetje tjera. Miliona pyetje dalin. Kush i pergjgj keto pyetje? Une nuk jetoj me. Dhe une nuk kam shkruar pergjegje paraprake per te gjitha keto pyetje. Keshtu qe pergjegja e ketyre pyetjeve mbetet ne doren e njerezve te thjeshte, te pafrymezuar qe vijne pas meje. Pra jo une (kinse) i frymezuari, por njeriu i thjesht tregon se cfare kam menduar une (kinse) i frymezuari dhe nepermjet meje cfare ka menduar kinse Zoti, i cili kinse me fyrmezoi mua. Ne kete rast pergjegja e pyetjeve nga njerez te trete nuk ka as lidhjen me te vogel me vullnetin e Zotit. E njejta qendron mbi Muhamedin. Ai ndoshta ka bere kete dhe ate sjellje, por ai pamundesisht ka kaluar cdo situate jetesore ne te cilen mund te ndodhet nje njeri. Ai nuk i ka shkruar sjelljet e veta, ligjet plotesuese te Kuranit, dhe me kete arsye jane njerezit e thjeshte te cilet neve sot na mesojne se cfare ishte fjala e Allahut. P.sh. Allahu ne Kuran nuk shkruan per shtetin kalifat. Nuk shkruan se si duhet rregulluar ceshtja e resorseve shteterore, p.sh. naftes. Nuk shkruan se si dhe sipas cilave rregulla te behen gjykimet ne gjyqe islame. Si dhe nje mori ceshtjesh tjera, te cilat sot per arabet dhe per muslimanet jane te patjetersueshme. Te gjitha keto rregullore nuk jane te perfshira nga vullneti as i Allahut e as i Muhamedit. Jane ilegale. Perse nuk i interesoi Allahut te rregulloje keto ceshtje, por ato tjerat aq te parendesishme, triviale? A nuk eshte e rendesishme per Allahun te tregon se te organizohet shteti konkretisht? A nuk eshte e rendesishme te rregullohet detajisht divorci? Te drejtat e gruas ne raste te perditshme? A eshte gruaja per Allahun vetem nje qenie e dores te dyte? A nuk eshte e rendesishme per Allahun te kishte urdheruar Arabine Saudite te ndaj fitimin e naftes me muslimanet qe ane e kend botes vdesin nga uria? A nuk ishte e rendesishme per Allahun te rregullohet konkretisht dhe detajisht se ne cilat raste mbahet ferexhja e ne cilat jo apo te pakten te thote se ferexhja mbahet pa anje perjashtim, tere jeten. A nuk eshte e rendesishme per Allahun, ne vend se te flet ne Kuran me fjali te tera dhe detajisht per lufterat e arabeve, te flet per rreziqet qe i kanosen sot botes nga univerzi, p.sh. mundesine e perplasjes se meteoriteve me token? Perse nuk flet per klonimin? Perse nuk flet per te gjitha ato ngjarje ne bote shume shume shume me te rendesishme se lufterat e arabeve? Perse hesht Allahu ne keso ceshtje madhore? Madhore sepse kushtojne jeta njerezish. Ku eshte hyjnorja e Kuranit? Nese ishte njehere, ku eshte sot? Ku eshte hyjnorja e tij, kur sot pas vetem disa shekujsh as kerkesat e nje njeriu me dy fije logjike nuk di te i permbushe?
*
Krijoni Kontakt