Shqiptar
Registered User
(8/12/00 8:16:10 pm)
--------------------------------------------------------------------------------
Gazeta 55
---------
NGA KOSTAQ XOXA
Shoqata Miqtë e gjuhes shqipe ka kryer një aktivitet të gjërë për të bërë të mundur, me aq sa e lejojnë rrethanat kohore, që gjuha jonë, strukturat e saj gramatikore dhe sintaksore, leksiku i përdorur në publicistikë, - të mos shpërdoren, për shkaqe subjektive, madjè edhe objektive. Ndër këto të fundit më i rëndësishmi është nxitimi, i pashmangshëm, sidomos, në gazetat e përditshme, veçanërisht në ato organe që dalin në qarkullim përmes vështirësish të panumërta, të kushtëzuara nga ngushtica financiare. Kuptohet, e kemi fjalën për gazetat opozitare, me staf të reduktuar, të cilat janë vënë edhe në syrin e ciklonit, duke u paditur në Prokurori për çdo fjalë e frazë, qoftë edhe për kombëtarizimin që i karakterizon. Le të përmendim vetëm kapërcimin e të njëqind padive kundër 55 -s si edhe përbuzjen, denigrimin dhe inkriminimet e njëpasnjëshme të Radio Kontaktit, e cila ka qenë pararendësja e shqiptarizmit, shumë kohë më parë se të sensibilizoheshin mediat e pushtetit në fuqi për çështjen kombëtare. Për këtë të fundit këto media, sikur janë zgjuar nga gjumi letargjik, tashmë, çka dëshmon se në ç‘pozita kombëtare të drejta ka qenë Radio Kontakti për të qartësuar, me kohë, indiferencën për flakadanin gjithëpërfshirës, që po i afrohej Kosovës së martirizuar dekadash. Për këtë veprimtari kjo Radio pati vetëm mallkime, paditje, ndërprerje të komanduara të linjave telefonike, zhurmues në linjë... Nëse do të kontestohem për këtë politizim që po i bëhet një teme, si ajo e gjuhësisë, vërejtja duhet pranuar. Por le të merret si një shfajësim dukuria që çdo gjë është politizuar në vendin tonë, gjer në shprehje të pakuptimta intelektualësh, gjoja të revoltuar për një psikozë të hamendësuar për gjuhë të komunizmit dhe për gjuhë të antikomunizmit (!).
Mendime për gjuhën e njësuar
Përpjekjet e hershme për njësimin e gjuhës shqipe i kanë të dyja anët e medaljes. Efekti pozitiv është i përligjur. Mund të merret lehtësisht me mend sesi do të instrumentalizohej nga armiqtë tanë, mungesa e një
gjuhe të njësuar. Gjuha e njëjtë për të gjithë shqiptarët është, pra, një domosdoshmëri. Sesi u bë ky njësim,
është çështje tjetër. Prof. Arshi Pipa në Albanica e ka sqaruar këtë problem me argumente shkencore. Edhe njësimi i gjuhës nuk i ka shpëtuar tendenciozitetit dhe indoktrinimit.
Leksiku i pasur verior është shpërfillur. Pasuria e fjalëve të epopesë sonë Lahuta e Malësisë , për shembull, nuk
është përfaqësuar tërësisht në Fjalorin drejtshkrimor (1976), apo në Fjalorin e shqipes së sotme (1984).
Por le të merret në shqyrtim edhe ana tjetër e problemit. Njësimi gjuhësor u bë, duke bartur me vete mangësira të pashmangshme; por u bë, amà. Jo vetëm, por veprat letrare,
letërsia artistike në përgjithësi, pasqyroheshin me emrin e redaktorit dhe të korrektorit letrar. Kështu, fjalori normatov 32000- fjalësh (1976)u vu në zbatim dhe, sido që jo shumë i pasur nga pikëpamja leksikore, u respektua edhe në Diasporë, ndonëse intelektualët e saj e kishin në dorë të shkruanin si të donin.
Veçanërisht letërsia kosovare ishte tepër e përpiktë. Folësit e stacioneve televizive, përtej kufirit Shqipëri-Shqipëri, të habisnin me rigorozitetin e zbatimit të normativës drejtshkrimore. Kjo ishte edhe një sfidë ndaj
okupacionit sllav, e parë kjo në aspektin kombëtar. Pra, është i pamotivuar ndonjë mendim që të zhbëhet gjithçka dhe
të fillohet nga e para. Herën e fundit që erdhi në Shqipëri, prof. Arshi Pipa, një nga kritikuesit më të
rreptë të tendenciozitetit në gjuhësi, u shpreh, në biseda konfidenciale, për një ristrukturim, jo për zhbërje. Janë
dhënë mendime, në publicistikën e pasnëntëdhjetës, se ka ardhur koha për një kongres gjuhësor, apo për një
konferencë kombëtare, që do të vinte pikat mbi i-të për shumë çështje të pazgjidhura, për korrigjimet në
shpërfilljen e leksikut verior, për çështjen delikate të infinitivit (paskajores), etj. Pasurimi i fjalorit do
të jetë, natyrisht, në qendër të vëmendjes.
Domosdoshmëria e pasurimit të fjalorit
Në një studim me titullin Fjalë shqipe nga fusha e detarisë dhe e lundrimit ( Hylli i Dritës , 1995, N.
5-6), studiuesi Etrit Rakaj ka paraqitur 161 fjalë, të shoqëruara me shpjegime të përhapjes gjeografike të
tyre, ndonjëherë edhe me sinonimet përkatëse. Vendet burimore janë Shkodra, Durrësi, Vlora, Shëngjini,
Pogradeci, Saranda, Narta, Karavastaja... e njëmbëdhjetë qytete të tjera. Duke i ballafaquar me Fjalorin e shqipes së sotme, vëmë ré se, në shkronjat A dhe B (28 fjalë), përmbahen në fjalorin tonë vetëm fjalët amull e bunacë. Fjala biskë ( rosë e egër me bisht të gjatë), nuk e përmban
në fjalor edhe kuptimin tjetër: Qartësimi i ujit të turbullt pas dekantimit të mbeturinave, ne fund.
Bishtanjake-ja në fjalorin tonë ka kuptimin peshk me bisht të gjatë, si sharrëz, me të cilin mbrohet. Por mungon kuptimi tjetër: Fundi i rrjetës konike, që përdoret për peshkimin e ngjalës. Bocë jepet në kuptimin e fletëve për ndreqjen e gabimeve të shtypit. Autori i studimit të cituar e shpjegon si një lloj litari të trashë, që shërben për lidhjen e barkave në port. Bokël : koçan misri; mensur druri, në të cilin mblidhet filli i leshit. Kjo fjalë, në studimin që po shqyrtojmë, ka edhe një kuptim tjetër: Tapë që përdoret për sigurimin e hapjes vertikale të rrjetave. Po
kështu, duke vazhduar më tej , fjala bum nuk ka vetëm kuptimin e rritjes së menjëhershme të prodhimit (Fj.), por edhe: purtekë,që mban të shtrirë pjesën e poshtme të velës.
Përfundimisht, në 28 fjalët e shqyrtuara, Fjalori ynë përmban vetëm dy prej tyre. Pesë të tjera kanë shpjegim të pjesshëm. 21 fjalë mungojnë. Kemi shkruar, jo shumë kohë më parë, për një novelë të gjatë të Shtjefën Gjeçovit, me titullin Mnera e Prezës . Është nga novelat e para të letërsisë shqipe, me vlerë të mirëfilltë letrare, por e lënë në harresë gjatë dhjetëvjeçarëve të diktaturës, për shkaqe që i analizuam një herë. Por ajo që duhet të rivëmë në dukje është fjalori i pasur. Në një vështrim të shpejtë dhamë, në rend alfabetik, një mori fjalësh që nuk i përmban
Fjalori. Le të vëmë në dukje se edhe fjala mnerë (tmerr), pjesë e titullit, nuk gjendet në Fjalorin tonë shpjegues të ‘84-s, gjë që i jep të drejtë prof. Arshi Pipës, në vërejtjet e tij të shumta për këtë fjalor, që ka lënë jasht vëllimit të tij një pjesë të madhe të fjalëve të egërishtes:
Bindosi (18); bitse (23, 44...); si gjarpni m’bligt(22); i davoi (40); ferliku(39); flashie (17); me ju(iu)gjillimit (17); herdo-kurdo(33) hov (çast?) (11); karavilena(39);
maje llallti (16); me ligatë (8); matutjeshëm(32) mje (pikërisht, gjer në)(35); mzdraku (46); mojtsa (10); neshtrasha (43); ngadhnue(32); t’ngata(34); a ke njetin (ndërmend) (18); pamendia(26); paradi (47); përpindie(21);
përtsoptoj (46); proh, o Perëndi (47); regshë (17); rrpina-rrpina (42); skejnilet(34); stervinë (45); sogjitkë
(9); shtiet (32); i true (mallkuar) (17); tsalieqtë (39); tsokorja m’rrajë (cokorja m’asht) (42); as tsok s’bani(31); t’shuhët (36); mikesha t’vaditme (34); velika (9); ju (iu) zburit nji hov (19); zburitnue (42).
[Kllapat tregojnë numrin e faqeve,në veprën e Gjeçovit].
Këto janë një pjesë e fjalëve që i duhen sqaruar lexuesit.
Jepet një idé, edhe me kaq, për domosdoshmërinë e pasurimit të fjalorit tonë.
Disa nga vërejtjet
Shoqata Miqtë e gjuhës shqipe ka pasë bërë një tubim të të gjithë gazetarëve. Një relator i kësaj shoqate mori në analizë pjesën më të madhe të gazetave, duke bërë edhe krahasimet ndërmjet tyre, për të vënë në dukje mungesën e kujdesit në të shkruar, e duke shtjelluar gabimet tipike
gjuhësore ose drejtshkrimore. Së shpejti është menduar të bëhet një tubim i dytë. Shumë gazeta kanë pasqyruar shqetësimet për çështjet që paraqiten në këtë shkrim.
Gabimet drejtshkrimore dhe ato të shtypit janë referuar si tepër të shpeshta në shtypin tonë të përditshëm.
Janë paraqitur rastet më tipike. Shkruhet, për shembull afruar për ofruar dhe anasjellas. Po ashtu mostër
për monstër ( përbindësh). Fjalët kompromentuar dhe instikt ose istinkt ose istikt janë të gjitha të
gabuara nga pikëpamja drejtshkrimore (saktësiht duhen shkruar:komprometuar, instinkt). Edhe fjala okielo
rrallë shkruhet si duhet.
Nuk është e mundur që të bëhet një spastrim rënjësor për fjalët e huaja, si në letërsinë e mirëfilltë. Por, amà, është krejt e panatyrshme të shkruhet ta bëra prezent një herë për ta thashë një herë ! Në kronikat mbizotëron ishin prezentë.... për ishin të pranishëm... .
Neologjizmat përftohen gjatë një procesi evolutiv, qoftë edhe të shkurtër, në harkun kohor. Ato mundet edhe
të krijohen. Por, gjithmonë duhet të jenë në përshtatje me harmoninë e gjuhës. Një studiues shkruante, në vend të frazës kontradikta bëhet antagoniste , kontradikta antagonizmohet ! I njëjti person shkruan
Inkuizicionizëm ndaj Kosovës për Inkuizicion ndaj Kosovës . Nëse na lejohet të bëjmë hiperbola të tilla me mbiemrin i kuçedërshëm , (si në shkrimin, e cituar pa emër
autori) atëherë dikujt do t’i teket të shkruaj edhe kuçedror !
Gjuhësia nuk pranon shabllone. Nëse kemi antipatikë dhe apatikë, apo antifetarë dhe afetarë, s'mund të përgjithësohet kjo dhe të kemi antifashistë dhe afashistë. Dhe s'është e thënë se, meqë ka të drejtë normative fjala antihistorike, ta ketë këtë edhe ahistorike, që nuk ekziston në fjalor. Ndodh edhe e kundërta:
Kemi alogjike, por jo antilogjike.
Krijoni Kontakt