Close
Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 209
  1. #121
    Anetare World Forum Maska e Genna
    Anėtarėsuar
    15-11-2008
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    294
    Citim Postuar mė parė nga Egnatius Lexo Postimin
    O Genna mos qesh shume se te bien dhembet pastaj

    edhe ajo puna e 97es eshte shume me e komplikuar dhe jashte mundesive te kuptimit per mua dhe per ty.

    Por meqenese ti paske qene jashte shtetit, pyet njehere ato motrat dhe vellezerit se kush e dogji shqiperine dhe do shohesh qe ishte zan caushi me tan kateshin me neritan ceken me gjinushin e plot trima te tjere socialiste qe deshen me shkaterru Shqiperine dhe jo sala.
    Pershendetje

    Jemi ne dijeni qe gjithmon kur nje parti eshte ne fuqi, dhe ndodhein trazirera ne ate periudh thon qe i beri partija tjeter per te treguar qe shiko cfar ben partia ne fuqi .
    Dhe qe nuk jetojm atje eshte e vertet, po qe jemi 100% ne dijeni se cfar ndodh kete ta siguroj une ( flas per familjen time)
    Dhe qe e kemi vuajtur 1997 dhe pa banuar atje e kemi vuajtur dhe jasht mase duke i ndejtur prane njerzve tane 1-Shpirterish 2- ekonomikisht


    Pershendetje
    Jam Krenare Qe Jam Shqipetare

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Egnatius Lexo Postimin
    O Genna mos qesh shume se te bien dhembet pastaj

    edhe ajo puna e 97es eshte shume me e komplikuar dhe jashte mundesive te kuptimit per mua dhe per ty.

    Por meqenese ti paske qene jashte shtetit, pyet njehere ato motrat dhe vellezerit se kush e dogji shqiperine dhe do shohesh qe ishte zan caushi me tan kateshin me neritan ceken me gjinushin e plot trima te tjere socialiste qe deshen me shkaterru Shqiperine dhe jo sala.

    Duke munduar tu vesh fajin vetem ketyre qe po thua, ti po nxjerr ne pah sic u kam thene edhe disve ketu, qe Sala sa here qe e ka marre pushtetin nuk ka qene i zoti te mbaje syte kater. Duke treguar se nuk di te bej organizimin e duhur Sales i pelcasin gjithje ja 97'tat ja Gerdecet. Atehere per c'fare arsye e mbajme akoma, kur ky njeri nuk ka aftesi qeverisjeje!?

    Neritan Ceka, si ka mundesi qe Sala e pranoi kete bashkepunim me dike qe paska dashur te djegi Shqiperine qe Sala u mundua ta ""shpetoje"", kaq shpejt i harroi ky, apo mos ishte edhe Sala ne tave, apo kryesori qe conte helikopterat per te shfarosur popullin e Vlores.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #123
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar mė parė nga dragon+++ Lexo Postimin
    ku ta ka mbush mendjen ty se 97 nuk ishte nje rrebelim komunist e shteti esht shtet rregulli duhet mbrojtur kur njetuf kok pa lar nga vlora te liruar nga burgu nga greqia vetem per te ber krime e djegur vendin e tyre por qar ti besh kur keta pede*raste nga vlora fshihen pas gra e femive, mos harro se piramidat kan ndollur ne shum vende te botes por ne asnje vend opozita nuk i holli benzin sherrit , ka shum arkiva te demostratave te 97 ne vlor ishin ne krye te vetquajturit socialiste un i quaj socialkomuniste kerko ti shohesh.ishte populli iniorant prandaj perfituan e moren pushtetin me kallash . pse mos ti besojm kesaj qe them un por asaj qe thoni ju socialkomunistet.......
    Po ty o kungull kush ta ka mbush mendjen se ishte nje "rebelim komunist", $2 miliarde te vjedhura, humbja e cdo pasurie, zhytja ne mjerim te tejskajshem, votat dhe zgjedhjet e vjedhura, padrejtesite xhahiliste te PDse ne sistemin socialo-shoqeror te shqiptareve, etj etj nuk jane te mjaftueshme per ty qe shqiptaret te rebelohen kunder ketij xhahili, duhet patjeter te vijne ca komuniste nga Marsi qe te organizojne protesta?

    Jo o rrote, piramidat nuk kane ndodhur ne cdo vend te botes ne ate mase sa ndodhen ne Shqiperi, ku 70% e shqiptareve humben cdo qindarke. Ne cdo vend te botes ka kriminele dhe grupe anti-shtet por askund nuk dezerton shteti per 48 ore, kur sulmohet prej krimineleve.

    Mire ne Vlore po ne Tropoje pse dezertuan repartet ushtarake.

    Sigurisht qe opozita do ishte ne krye te demostratave. Kur nje qeveri falimenton ne cdo vend te botes opozita kerkon pushtetin dhe vihet ne krye te pakenaqesive popullore, keshtu eshte dhe keshtu duhet te jete. Edhe LOPA e di kete.

    Por opozita e atehershme ne Shqiperi ishte degjeneruar, rrahur, demonizuar, persekutuar, burgosur dhe zhveshur nga cdo lloj autoriteti, e keshtu ishte e paafte te kontrollonte turmat e irrituara nga leshqenet dhe kokepalaret e Bjeshkeve te Nemuna, ish-burgaxhinjte e Hoxhes qe ishin derguar per te mbajtur rendin ne Vlore me shkopa gome. Kafshet e PDse preferonin qe turmat e irrituara nga ajo qeverisje ti udhehiqte Zan Caushi dhe jo Fatos Nano. Nano ishte ne burg, PSja e persekutuar, dhe turmat kerkonin nje lider qe ti permbante, e keshtu nemungese te nje lideri politik, doli Zan Caushi, lideri alabak kundershtari juaj i denje. Alabaket derguat per te mbajtur rendin ne Vlore (policet e Sales), dhe me alabaket e gjetet sherrin.

    Perse nuk thua ketu sesi Vlonjatet protestuan paqesisht per 1 muaj rresht pa hedhur qofte edhe nje gur mbi policine, dhe sesi gjendja u acarua pikerisht kur forcat speciale te xhahileve te PDse erdhen nga Tirana per ti "disiplinuar" vlonjatet, sesi Sali Ram Vicidoli akuzonte Vloren si filo-Serbe, apo i akuzonte si "kelysh te kuq" sepse ata me te drejte te Zotit kerkonin drejtesi per hajduterine publike qe zuri vend per 3 vjet rresht nen shtetin e manaxhuar nga krye - Xhahili nga Vicidoli.

    Qe kshtu or taj....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 26-05-2009 mė 16:28

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    Citim Postuar mė parė nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Po ty o kungull kush ta ka mbush mendjen se ishte nje "rebelim komunist", $2 miliarde te vjedhura, humbja e cdo pasurie, zhytja ne mjerim te tejskajshem, votat dhe zgjedhjet e vjedhura, padrejtesite xhahiliste te PDse ne sistemin socialo-shoqeror te shqiptareve, etj etj nuk jane te mjaftueshme per ty qe shqiptaret te rebelohen kunder ketij xhahili, duhet patjeter te vijne ca komuniste nga Marsi qe te organizojne protesta?

    Jo o rrote, piramidat nuk kane ndodhur ne cdo vend te botes ne ate mase sa ndodhen ne Shqiperi, ku 70% e shqiptareve humben cdo qindarke. Ne cdo vend te botes ka kriminele dhe grupe anti-shtet por askund nuk dezerton shteti per 48 ore, kur sulmohet prej krimineleve.

    Mire ne Vlore po ne Tropoje pse dezertuan repartet ushtarake.

    Sigurisht qe opozita do ishte ne krye te demostratave. Kur nje qeveri falimenton ne cdo vend te botes opozita kerkon pushtetin dhe vihet ne krye te pakenaqesive popullore, keshtu eshte dhe keshtu duhet te jete. Edhe LOPA e di kete.

    Por opozita e atehershme ne Shqiperi ishte degjeneruar, rrahur, demonizuar, persekutuar, burgosur dhe zhveshur nga cdo lloj autoriteti, e keshtu ishte e paafte te kontrollonte turmat e irrituara nga leshqenet dhe kokepalaret e Bjeshkeve te Nemuna, ish-burgaxhinjte e Hoxhes qe ishin derguar per te mbajtur rendin ne Vlore me shkopa gome. Kafshet e PDse preferonin qe turmat e irrituara nga ajo qeverisje ti udhehiqte Zan Caushi dhe jo Fatos Nano. Nano ishte ne burg, PSja e persekutuar, dhe turmat kerkonin nje lider qe ti permbante, e keshtu nemungese te nje lideri politik, doli Zan Caushi, lideri alabak kundershtari juaj i denje. Alabaket derguat per te mbajtur rendin ne Vlore (policet e Sales), dhe me alabaket e gjetet sherrin.

    Perse nuk thua ketu sesi Vlonjatet protestuan paqesisht per 1 muaj rresht pa hedhur qofte edhe nje gur mbi policine, dhe sesi gjendja u acarua pikerisht kur forcat speciale te xhahileve te PDse erdhen nga Tirana per ti "disiplinuar" vlonjatet, sesi Sali Ram Vicidoli akuzonte Vloren si filo-Serbe, apo i akuzonte si "kelysh te kuq" sepse ata me te drejte te Zotit kerkonin drejtesi per hajduterine publike qe zuri vend per 3 vjet rresht nen shtetin e manaxhuar nga krye - Xhahili nga Vicidoli.

    Qe kshtu or taj....
    nuk na the asgje te re berr berr berr i kemi degjuar keto perralla shum koh me para . nu na the ka na mbolli ky kundershtari i ashtuquajtur i denj !!! mos u merzit duhet te kalojn 10 vjet qe ti te kuptosh se 97 ishte vetem nje rebelim komunist , ti i beson nje propogande socialkomuniste un i besoj dhogjikes , mos harro ekzistenca e partis te punes bazohej shum vetem ne propogande per 58 vjet keshtu qe jane njeshat ne shqiperi . per mendimin tim gjeten me shum injorante ne vlor komuniste gjithashtu prandaj vendosen te djegin vloren ne fillim . 97 ishte nje idjotsi vetem nje tuf idjotesh qohen e djegin shtepin e tyre .....
    DRAGON+++

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e unikali
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    227
    Eshte budalleku me i madh qe t humbesh kohen te merresh me Salen, por edhe une po e ha kete..., se nuk me durohet qe te mbrohet nje njeri te pafytyre si ai. Shqiptaret do ta mbajne mend gjate dhe ai pa dashje me bemat e tij do hyje ne histori, pavaresisht nga deshira jone. Shqiptaret do te mbajne mend gjate kete njeri qe vetem ka shkaterruar Shqiperine, vetem i ka dhene mbrapsht e vetem eshte kujdesur me shume qe punet ti vene mire Sllobodanit se sa shqipetareve. Thone se jemi pranuar ne NATO e aplikuar ne BE per sebep te tij, por per sebep te tij duhet te ishim pranuar ne keto organizma qe para 10 vjeteve. Ai ka lindur per te keqen tone, e sa me shpejt te largohet ai, aq me te lire do te jemi ne, aq me shume do punojme per vete e jo per familjen e tij biologjike e politike. Nuk mund te krahasohet me Edi Ramen. Nuk mund te krahasohet puna dhe efektiviteti i tyre. Saliu nuk skuqet kur genjen. Ai po na fut ne borxhe dhe nuk do te dije cfare len prapa. Pas meje te behet kjameti - tha Qezari. Shyqyr qe se di Qezari se me ke eshte krahasuar se do te ngjallej. Enveri nuk ngjallet se eshte gjalle Saliu. Enveri masakroj shqiptaret me diktature, kurse Sala me Gerdec, Borxhe, Faslliq, Central berthamor, dhe me soj e sorollopat e servilet e tij qe nuk mungojne edhe ne kete forum. Salen e mbron vetem ai qe ka marre nje cope te mire dhe e mban fort si qeni kocken e hungerin sa here i afrohet dikush. Kush punon me djeres habitet se si nuk arriti te pasurohet e te enderroj ate parajse qe gezon familja biologjike e politike e Saliut. Kush mbron Saliun mbron krimin e korrupsionin, mbron pasurine e vene me dallavere, mbron te gjithe ata qe nuk ngopen me rrenat e premtimet boshe. Mos i besoni me.... mjaft ju a hodhi... zgjohuni dhe ferkoni syte.... orjentohuni e ecni drejt... boll me me keta... a ka ndonjehere fund kjo histori... PO PO KA.... POR JO ME sali ber-ISH-en

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Kur Berisha Brohoret: Rrofte Liria!

    Tė gjithė diktatorėt dhe kaudiliot e botės kanė folur pėr lirinė, janė betuar pėr lirinė, kanė mashtruar popujt nė emėr tė "lirisė sė popullit". Kėshtu kanė bėrė Musolini, Hitleri, Enveri, Stalini apo tė gjithė truiliot. Duke u betuar pėr lirinė krijuan sisteme skllavėruese, ku "mbrojtėsi" i lirisė nuk ishte sistemi i institucioneve qė i pengon pushtetet politike dhe qeveritė tė dhunojnė liritė e tė drejtat e njerėzve, por vetė qeveria, Kryeministri, lideri. Pra, nė kohėn e Musolinit "mbrojtės" i lirive dhe tė drejtave ishte jo sistemi i institucioneve, jo drejtėsia dhe gjyqėsori i pavarur, por Musolini, nė kohėn e Hitlerit-Hitleri, nė kohėn e Stalinit-Stalini, nė kohėn e Enverit-Enveri. Dhe ne e dimė se si u "mbrojt" liria dhe tė drejtat e njeriut nga kėta tiranė.

    Por sot ka dalė pėrsėri njė tjetėr lider qė pretendon "tė mbrojė" liritė dhe tė drejtat e shqiptarėve duke e korrigjuar dhe reformuar sistemin e institucioneve. Po ashtu si Enveri, ai ka vendosur tė qėndrojė shumė gjatė nė politikė pėr tė bėrė tė mundur ėndrrėn e shqiptarėve, integrimin nė Evropė qė ėshtė, nė thelb, njė ėndėrr lirie. Pra pas thuajse 20 vjet tranzicion ne nuk kemi njė sistem institucionesh qė na mbron nga ekseset e liderėve, por kemi njė lider shpėtimtar, njė Mesia, qė mbron lirinė tonė nga ekseset e sistemit, qė "na mbron" nga institucionet. Dhe kjo "mrekulli" u pa edhe nė kongresin elektoral tė PD-sė, ku pa asnjė pikė modestie Sali Berisha bėri thirrje tė votohet pėr Sali Berishėn.


    Dhe qėndrimin e tij nė politikė edhe pėr shumė vite tė tjerė (le tė pėlcasė armiku!) e lidhi me fatin e popullit, me tė ardhmen evropiane tė tij. Vetėm liderė si Hitleri kanė pasur ēmendurinė politike tė unifikojnė publikisht fatin e vet me atė tė popullit, ndėrkohė qė edhe Enver Hoxha ishte shumė mė dinak pėr tė dėshmuar hapur njė kult tė tillė prej megalomani. Ai u shndėrrua nė Zot, nė Zeus, e megjithatė pėr "politikė" deklaronte "nuk jam koka e Zeusit". Diktatori Hoxha bėnte thirrje tė votoheshin "kandidatėt e Frontit Demokratik", qė ishin nė fakt kandidatėt e Partisė sė Punės, por nuk arriti kurrė tė bėnte thirrje, votoni pėr Enverin. Sali Berisha arriti t‘ia kalojė edhe diktatorit, duke bėrė thirrje tė votohet pėr Berishėn! Eshtė njė degradim politik qė pėrputhet me dinamikėn e natyrės sė tij tė pandreqshme prej autokrati.


    ***

    Kryeministri Berisha u pėrpoq tė shitej nė Kongresin elektoral tė PD-sė si kampion i lirisė dhe tė drejtave tė njerėzve. Veē qėndrimi i tij politik ėshtė edhe mė i vjetėr sesa ai i Skėnderbeut, i cili mbi 5 shekuj mė parė u thoshte shqiptarėve: Lirinė nuk ua u solla unė! Berisha bėn tė kundėrtėn. Po mbush 20 vjet nė politikė dhe akoma u kėrkon shqiptarėve qė ta votojnė Berishėn, liderin e vetėm qė mund tė pėrmbushė ėndrrėn e tyre evropiane, ėndrrėn e lirisė. Por tashmė dihet qė kur luftohet pėr lirinė kombėtare, kur nuk ka institucione luftėvazhdonjėse, njė lider mund tė luajė njė rol tė pazakontė dhe humbja e tij mund tė sjellė, edhe pse jo pėrgjithmonė, zbaticėn e luftės pėr liri. Kėshtu ndodhi nė rastin e Skėnderbeut. Por njė skemė e tillė ėshtė shumė e vjetėr, shumė patriarkale, shumė autokratike pėr t‘u zbatuar sot, kur problem nuk ėshtė mė liria e kombit, por liria e popullit, pra jo liria kombėtare por shoqėrore, jo liria e shqiptarit nga i huaji por liria e shqiptarit nga shqiptari, liria e shtetasit dhe qytetarit nga lideri e pushteti i liderit.

    Dhe kjo liri qytetare dhe shoqėrore, qė nė vetvete pėrbėhet nga njė strukturė tė drejtash (tė punės, pronės, tė lėvizjes, fjalės, organizimit, protestės, kritikės) nuk mund tė garantohet nga lideri i pushtetit apo pushteti i liderit, por nga institucionet e pavarura, nga pushteti i liderit dhe lideri i pushtetit. Pra kėto liri dhe tė drejta mund tė mbrohen vetėm kur institucionet e pavarura si prokuroritė, gjykatat, avokati i popullit, media, shoqėria civile, veē e veē dhe tok, nuk e lejojnė liderin qė tė abuzojė me pushtetin, nuk lejojnė fanatikėt e liderit nė pushtet qė tė dhunojnė kėto tė drejta.


    ***

    Tė pretendosh si Berisha se ai, qeveria, pushteti i tij dhe partia e tij janė garancia e lirive e tė drejtave dhe jo sistemi e institucionet e tij, do tė thotė tė deklarosh hapur dėshtimin e sistemit me pushtete dhe institucione tė pavarura. Eshtė njėherazi provė se nuk ke asnjė kuptim mbi rėndėsinė qė ka ndarja e pushteteve pėr lirinė dhe tė drejtat. Tė mos kuptosh se liritė dhe tė drejtat janė zhvilluar dhe mbrojtur nė Evropė, qė nga koha e Kartės sė Madhe tė Lirive, vetėm duke kufizuar pushtetin e monarkėve dhe jo duke e rritur atė. Nė fakt Berisha nuk ka lėnė gur pa lėvizur qė tė mos themelohet nė Shqipėri njė sistem me institucione dhe pushtete tė kufizuara, tė ndara, tė balancuara. Lufta e tij kundėr kryeprokurorėve tė radhės, shantazhimi i gjyqtarėve qė nuk i shėrbejnė, prodhimi i juristėve nė kursin e plepave, projektkushtetuta e vitit 1994, tė gjitha synonin krijimin e njė pushteti ku pėrqendroheshin tė gjitha pushtetet, krijimin e njė sistemi "heliocentrik", ku Berisha do tė ishte qendra, "dielli" i tij.

    Sundimi i plotė, total dhe jo liria e pushteteve dhe ndarja e tyre mbetet ėndrra e pafjetur e Berishės. Kėtė qėllim kanė edhe reformat "e mėdha" (tė kryera, mjerisht, nė bashkėpunim me Edi Ramėn) pėr ndryshimin e Kushtetutės dhe sistemit zgjedhor qė e kanė bėrė Berishėn njė Kryeministėr mė tė fuqishėm, qė i kanė bėrė deputetėt mė tė nėnshtruar po ndaj Kryeministrit qė ėshtė edhe kryetari i partisė qė cakton se kush do bėhet deputet, qė i bėn deputetėt tė ulin kokėn para vullnetit tė Kryeministrit, ndryshe humbasin karrigen e deputetit, qė i jep mundėsi Kryeministrit tė zgjedhė Presidentin e Republikės vetėm me votat e shumicės sė tij, pra tė vėrė nė krye tė "qeverisė sė gjyqėsorit" njė besnik tė tij qė do tė thotė, veten e tij. Tė gjitha reformat e Berishės kanė ēuar nė njė humbje tė lirisė sė institucioneve tė pavarura pėrballė pushtetit nė zgjerim tė Berishės mbi tė gjitha, nė bjerrje tė lirisė sė pushtetit tė drejtėsisė. Dhe atje ku nuk ka drejtėsi nuk mund tė ketė liri dhe tė drejta.


    ***

    Krejt nė kundėrshtim me atė qė Berisha deklaroi nė Kongresin e tij elektoral, reformat e tij nuk tė ēojnė nė Evropė, por nė gropėn e tragjedive, si ato tė piramidave financiare apo tė Gėrdecit. Si tragjedinė e piramidave ashtu edhe atė tė Gėrdecit, Berisha kėrkon t‘i paraqesė si "aksidente" qė ndodhėn nga "padija". Por kėto tragjedi dhe tė tjera skandale janė prova kokėfortė e mosfunksionimit tė sistemit tė institucioneve qė duhet tė kishin denoncuar me kohė verbėrinė, injorancėn, padijen e qeverisė. Nė tė dyja rastet sistemi, institucionet e tij nuk e parandaluan katastrofėn, nuk i mbrojtėn jetėt e qytetarėve, paratė, pronat e tyre. Pėrse? Sepse i kishte trembur pushteti skandaloz i Berishės. Institucionet heshtėn, ashtu sikundėr heshtet pėrballė terrorit qė shkakton njė mafie. Dhe pasi e ka bėrė sistemin tė dėshtojė nė parandalimin e njė tragjedie si ajo e Gėrdecit, pushteti i Berishės po lufton me shpirt ndėr dhėmbė tė pengojė pushtetin e drejtėsisė, lirinė dhe tė drejtėn qė duhet tė ketė ky pushtet tė hetojė dhe gjykojė shkaktarėt e tragjedisė. Berisha ėshtė kundėr tė drejtės, kundėr sė vėrtetės sė tragjedisė sė Gėrdecit, sepse nė kėtė aferė tė tipit mafioz duket i pėrfshirė thellė djali i tij, ministrat e tij, bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt.

    Interesi privat i Berishės, pėrfitimet dhe pasurimi i tij, i klanit politik dhe i familjes, janė nė konflikt me tė vėrtetėn dhe tė drejtėn. Sepse e vėrteta e "Gėrdecit" ėshtė korruptimi i familjes dhe kabinetit "Berisha", ndėrsa e drejta, ndėshkimi i kėtij korruptimi. Por ai qė ėshtė nė konflikt me tė drejtėn, nuk mund tė mos jetė nė konflikt me lirinė, me lirinė e tė gjithė atyre qė duan tė shqiptojnė tė vėrtetėn mbi tė cilėn themelohet dhe e drejta. Prandaj pushteti i Berishės, ndėrsa Berisha betohet pėr lirinė e medias, bllokon "pėr arsye shtetėrore" gazeta si "Tema", apo pėrpiqet tė fshijė nga tregu tirazhin e "Gazetės Shqiptare" qė i tregojnė publikut tė vėrteta tė zymta pėr tragjedinė e Gėrdecit. Pushteti i Berishės dhe qeverisjet e tij kanė degraduar pėrfundimisht nė qeverisje antiliri, sepse bazohen te gėnjeshtra dhe jo te e vėrteta, te padrejtėsia dhe jo te drejtėsia.


    ***

    Konflikti i interesit qė i ka lindur me drejtėsinė dhe lirinė e saj pėr shkak tė korrupsionit pushtetar dhe familjar, e bėn Berishėn qė tė mos shprehet pėr lirinė e drejtėsisė, por nė fjalėn e tij nė Kongres, tė flasė vetėm pėr modernizmin e burgjeve. Ēfarė aspirate lirie! Ndėrkaq, instinkti autoritarist kundėr njė sistemi me liri, e bėn qė tė investohet pėr kultin e tij tė individit. "Unė kam bindjen se mė 28 qershor qytetarėt shqiptarė do tė votojnė pėr Sali Berishėn, pėr luftėn e tij kundėr korrupsionit me zero tolerancė edhe pėr krimin e organizuar", deklaroi Berisha. Ėshtė njė thirrje jo vetė mesianike dhe antisistem, por edhe shprehje e njė dėshire tė fshehtė, qė luftėn kundėr korrupsionit tė mos ta zhvillojė dot sistemi, por vetė i korruptuari, qė "ujkut" t‘i varen nė qafė mėlēitė. Kur ėshtė fjala pėr t‘u shpjeguar publikisht pėr misteret e tė birit apo skandalet e tjera tė qeverisė, ky politikan dinak e kalon "topin" te "drejtėsia e cila po heton", por kur ėshtė fjala pėr demagogji premton se do tė jetė ai, Berisha, dhe jo sistemi i pavarur i drejtėsisė, shpresa e vetme pėr njė luftė me tolerancė zero kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Kulti i Berishės ėshtė shpresa e fundit e Berishės pėr t‘i shpėtuar drejtėsisė.

    Prandaj, edhe kur premton dhe betohet se do tė qėndrojė pafundėsisht nė politikė kėtė nuk e bėn nė emėr tė demokracisė dhe lirisė, as qė shqiptarėt tė mund tė shkojnė nė Evropė. Kėto janė premtime dhe betime antidemokratike dhe antiliri, sepse dihet qė ku ka liri dhe demokraci ka edhe rotacion liderėsh dhe pushtetesh. Nė demokraci nuk ėshtė lideri qė determinon fatin e popullit, por populli atė tė liderit. Ku nuk ka liri dhe demokraci, aty ku partia shndėrrohet nė bandė, nė tribu apo klan, shefi i partisė mbetet gjithė jetėn nė krye tė saj. Tamam si nė Partinė e Punės. Tamam edhe si nė PD. Tamam si Enveri. Tamam si Berisha. Dhe nuk mund tė mos gajasesh kur shikon kėtė gėrmadhė politike qė u premton shqiptarėve liri dhe Evropė nė kėmbim tė njė mandati tjetėr nė pushtet. Sepse ėshtė njė pushtet qė e do pėr tė mbytur pėrfundimisht drejtėsinė dhe lirinė.


    Gazeta Shqip
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #127
    Qent e forumit le te lehin,Sali Berisha dhe PD le te hec perpara !!!

    http://balkanweb.com/sitev4/newsadmi...1.php?id=38096

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Qeveria "privatizon" Karaburinin pėrpara zgjedhjeve tė Qershorit

    Qeveria shqiptare miratoi pa shumė zhurmė dhe nė prag tė zgjedhjeve parlamentare, njė vendim shumė tė debatuar, qė rrezikon tė shkatėrrojė gadishullin e Karaburunit, zona e vetme e Shqipėrisė pa kurrfarė ndotjeje dhe qė vlerėsohet nga ekspertėt si “parajsė tokėsore”. Qeveria miratoi “autorizimin e ndėrtimit tė centralit elektrik me erė (parqet eolike) nė gadishullin e Karaburunit, malet Rrėzė e Kanalit dhe malet Lungarė”, pa e diskutuar mė parė me publikun, siē kėrkohet nga ligji pėr zonat e mbrojtura dhe pa dhėnė njė shpjegim mbi pėrfitimet dhe humbjet e vendit. Vendimi u miratua nė mbledhjen e qeverisė mė 13 maj, mes njė morie vendimesh tė tjera dhe kaloi pa i kushtuar kurrfarė vėmendjeje, edhe pse nė lojė ėshtė zona mė e bukur e Shqipėrisė. Kompania qė mori autorizimin, “Enpower Albania” sh.p.k., ėshtė e regjistruar nė Tiranė me kapital themeltar prej 100 mijė lekėsh. Megjithėse me njė kapital tė paguar tė tillė tė papėrfillshėm, kompania premton se do tė shpenzojė 1.2 miliardė euro nė projektin shqiptar. Ajo ka premtuar se do tė ndėrtojė impiante energjie me erė prej 500 megavat, plus linjat e transmetimit, si dhe njė rrjet tė gjerė rrugėsh qė do tė lidhin kullat me njėra-tjetrėn, pėrgjatė tė gjithė gadishullit tė Karaburunit, si dhe njė linjė interkonjeksioni Shqipėri-Itali, pėr tė dėrguar nė Itali energjinė e prodhuar nė Shqipėri. Ambientalistėt thonė se plani pėr tė hapur 56 kilometra rrugė nė gadishull, do tė mundėsojė fillimin e ndėrtimeve nė zonė, ndėrkohė qė shqiptarėt do tė pėrfitojnė pak apo aspak nga ky resurs, pėr shkak se rrugėt do tė ndėrtohen nė tokėn qė qeveria ia ka dhėnė kompanisė “Enpower” pėr pėrdorim privat.

    98 hektarė tokė

    Qeveria i ka dhėnė kompanisė nė fjalė 98 hektarė tokė me njė formė ligjore tė paqartė, por qė i ka lejuar kompanisė tė marrė pronėsinė mbi parcela tė shpėrndara pėrgjatė tė gjithė Karaburunit, si dhe rripa toke private do tė pėrdoren pėr ndėrtim rrugėsh. Mėnyra e privatizimit tė rrugėve lidhėse sjell kontroll automatik mbi tė gjithė gadishullin. Qeveria ndryshoi njė ligj pėr t‘i dhėnė vetes tė drejtėn pėr privatizimin e 100 hektarėve tokė, pa njė miratim paraprak nga Parlamenti. Ligji i mėparshėm e lejonte qeverinė tė jepte me koncesion sipėrfaqe territori jo mė tė mėdha se 30 hektarė, ndėrsa pėr sipėrfaqet mbi 30 ha kėrkohej miratimi i Parlamentit. Vitin e kaluar, vetėm dy muaj para se “Enpower” tė merrte lejen paraprake, ligji u ndryshua. Vendimet e qeverisė qė transferojnė pronėsinė nga shteti te kompania janė publikuar tė mangėta. Hartat shoqėruese, tė cilat duhej tė publikoheshin nė Fletoren Zyrtare dhe qė krijonin njė ide se ku nė Karaburun do tė ndėrtoheshin rrugėt dhe kullat, nuk e panė kurrė dritėn e botimit. Punonjėsit e Qendrės sė Publikimit tė Akteve Zyrtare thonė se kanė publikuar nė fletore vendimin siē ishte dėrguar dosja nga Kėshilli i Ministrave, pra hartat shoqėruese janė mbajtur mėnjanė nga vetė qeveria.

    Vendimi i qeverisė shkel ligjin pėr zonat e mbrojtura, pasi akordon njė sipėrfaqe toke edhe nga Parku Kombėtar i Llogarasė, i cili ėshtė ligjėrisht zonė e mbrojtur.

    Njė parajsė drejt zhdukjes

    Gadishulli i Karaburunit ėshtė sot larg syve tė vizitorėve, i ndaluar pėr shqiptarėt e zakonshėm nga prania e bazės ushtarake tė Pashė Limanit, nga ku kalon rruga e vetme drejt bregut lindor. Shumė pak shqiptarė kanė arritur ta shohin, por tė gjithė thonė se ėshtė njė “parajsė mbi tokė”. Ekspertėt e konsiderojnė si zona e fundit e pastėr e tė gjithė detit Mesdhe. Nė kėtė parajsė, kompania “Enpower” programon tė ndėrtojė disa qindra kulla, tė cilat janė deri nė 75 metra tė larta, (sa njė pallat 25-katėsh), si dhe tė hapė 56 kilometra rrugė private.

    Para se tė mėsojė nėse ndėrtimi i njė parku eolik ėshtė me leverdi nė Karaburun, kompania koncesionmarrėse duhet tė masė shpejtėsinė dhe drejtimin e erės nė kushte reale pėr sė paku tre vjet. Por, pavarėsisht dyshimeve pėr rentabilitetin e njė projekti tė tillė, (as kompania dhe as qeveria nuk e kanė marrė mundimin ta shpjegojnė), qeveria i ka dhėnė mundėsi kompanisė tė fillojė ndėrtimin e rrugėve private nė tokėn e marrė falas nga qeveria.

    Asnjė pėrfitim pėr shqiptarėt

    Ekspertėt kanė dyshime nėse projekti i energjisė sė erės do tė realizohet ndonjėherė. Megjithatė, nėse do tė ndėrtohet, pėrfitimi i shqiptarėve do tė jetė zero. Energjia e erės do tė dėrgohet pėr t‘u konsumuar nė Itali. Shqipėria do tė arkėtojė “rentėn koncesionare”, 3 pėr qind tė xhiros. Por prodhimi i energjisė nga era nuk krijon kurrė biznes tė madh. Energjia e prodhuar nė Karaburun nuk do tė mund tė konsumohet nė Shqipėri, pėr shkak se ėshtė tmerrėsisht e shtrenjtė, si dhe pėr shkak se rrjeti energjetik shqiptar nuk i pėrballon dot kapacitete tė tilla. Shqipėria do tė humbasė zonėn e vetme bregdetare tė paprekur dhe tė pastėr. Por, nė rast se nuk ndėrtohet, gjithsesi kompania italiane do tė mund tė ndėrtojė fillimisht sistemin e rrugėve private, tė cilat mund tė pėrdoren pėr ēfarėdolloj qėllimi tjetėr, pėrveē prodhimit tė energjisė.

    Premtim pėr viza

    Projektet energjetike tė kompanive italiane janė trajtuar me shumė agresivitet nga qeveria e sotme e Romės. Projekti i Karaburunit u nėnshkrua nė mėnyrė simbolike nė prani tė Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, mė 2 dhjetorin e kaluar, ndėrkohė qė ministri i Jashtėm italian, Franko Fratini, i cili ėshtė anėtar i qeverisė mė ksenofobe nė Evropė, ka ofruar nė shumė raste “liberalizim vizash” pėr shqiptarėt nė kėmbim tė projekteve energjetike italiane. Premtimet e Fratinit pėr viza janė pėrdorur politikisht nė Tiranė, por deri mė sot, asnjė hap konkret nuk ėshtė ndėrmarrė. Pėr mė tepėr, vizat po pėrdoren pėr herė tė parė nga “miqtė tanė italianė” si njė mekanizėm presioni.

    Fillimi i fundit tė parajsės

    Karaburuni mbulon njė sipėrfaqe prej 62 kilometrash katrorė pranė Parkut Kombėtar tė Llogarasė, njė prej zonave tė mbrojtura mė tė rėndėsishme nė Mesdhe. Megjithėse Karaburuni ėshtė njė rezervat natyror, por jo park i mbrojtur kombėtar, njė pafundėsi studimesh serioze kanė propozuar shpalljen e gadishullit “park kombėtar i mbrojtur”. Qeveria nuk i ka pranuar deri mė sot rekomandimet e ekspertėve.

    Genuario Belmonte, profesor i Biologjisė Marine nė Universitetin e Salentos nė Italinė e Jugut, e pėrshkruan Karaburunin si njė parajsė e pazbuluar. “Karaburuni ėshtė njė vend mitik, njė kartolinė qė na kujton se si duhej tė ishte i gjithė Mesdheu”, thotė ai. “Gadishulli ėshtė aseti mė i mirė i rajonit pėr tė tėrhequr turistė nga Bashkimi Evropian”.

    “Zona e Karaburunit ėshtė njė nga tė paktat qė meriton emrin e zonės sė pastėr… sepse pothuajse gjithēka tjetėr nė Shqipėri ėshtė shkatėrruar tashmė”, thotė Xhemal Mato, i Lidhjes Ambientaliste Shqiptare.

    “Fakti qė rruga e vetme qė tė dėrgon nė Karaburun kalon nga njė bazė ushtarake, e bėn atė njė zonė tė ndarė nga pjesa tjetėr e botės dhe jashtėzakonisht tė pasur me florė dhe faunė”, shton ai.

    Moncada ia prezantoi projektin disa ambientalistėve shqiptarė nė zyrat e veta qendrore nė Agrixhento, ku morėn pjesė edhe shumė zyrtarė tė qeverisė shqiptare, gjė qė shkel ligjin shqiptar, i cili nuk lejon pėrfitimin e favoreve tė ēdo lloji, pėrfshirė edhe udhėtimet turistike, nga kompanitė private me tė cilat kanė marrėdhėnie zyrtare.

    Xhemal Mato, i cili mori pjesė nė prezantim si pėrfaqėsues i ambientalistėve shqiptarė, thotė se projekti pėr hapjen e rrugėve do tė sjellė nė mėnyrė tė pashmangshme “urbanizimin e zonės dhe shkatėrrimin e Karaburunit”.

    Profesor Belmonte paralajmėron gjithashtu se rrjeti i rrugėve dhe infrastruktura do tė sjellin “fillimin e fundit tė vlerave natyrore tė gadishullit”.

    Strategjia kombėtare e turizmit, e miratuar nga qeveria nė vitin 2005, vė theksin te vlerat ekologjike dhe turizmi, tė cilat Shqipėria i ka ende, ndryshe nga fqinjėt, tė cilėt kanė mbizhvilluar bregdetin, duke shkaktuar humbje tė mėdha.

    “Vlera e Vlorės si njė destinacion turistik qėndron absolutisht nė zonat natyrore tė Karaburunit”, thotė profesor Belmonte, i cili shton se projekti pėr parkun e energjisė me erė, do tė ketė tė njėjtat pasoja negative qė ka sjellė ndėrtueshmėria e madhe nė Durrės, Vlorė dhe Sarandė.

    “Unė nuk e kuptoj se ēfarė kemi pėr tė pėrfituar nė kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė kemi shumė pėr tė humbur”, thotė Mato.

    Jo zgjidhje pėr krizėn energjetike

    Kriza energjetike kronike qė ka pėrfshirė Shqipėrinė qė nga viti 2000, ka shtyrė shumė spekulantė tė ofrojnė zgjidhje magjike pėr stresin mė tė madh tė shqiptarėve. Ēdo lloj projekti energjetik prezantohet si fundi i ndėrprerjeve tė vazhdueshme tė furnizimit normal me energji elektrike. Por, shumica dėrrmuese e projekteve jo vetėm qė nuk e zgjidhin krizėn, por as nuk ndihmojnė pėr ta zbutur sadopak atė. Nga kėto, projekti i energjisė sė erės ėshtė mė spekulativi. Qeveria italiane ofron 30 cent tė euros pėr kilovat tė energjisė sė prodhuar nga era, ndėrkohė qė shqiptarėt paguajnė aktualisht mė pak se 7 cent pėr kilovat. Por, mbi tė gjitha, energjia e prodhuar nė Karaburun, nėse do tė prodhohet ndonjėherė, do tė shkojė detyrimisht nė Itali. Ekspertėt thonė se nuk ka asnjė mundėsi teknike dhe ekonomike pėr ta pėrdorur atė nė Shqipėri.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=_AuLoNa_;2277139]Qeveria shqiptare miratoi pa shumė zhurmė dhe nė prag tė zgjedhjeve parlamentare, njė vendim shumė tė debatuar, qė rrezikon tė shkatėrrojė gadishullin e Karaburunit, zona e vetme e Shqipėrisė pa kurrfarė ndotjeje dhe qė vlerėsohet nga ekspertėt si “parajsė tokėsore”. Qeveria miratoi “autorizimin e ndėrtimit tė centralit elektrik me erė (parqet eolike) nė gadishullin e Karaburunit, malet Rrėzė e Kanalit dhe malet Lungarė”, pa e diskutuar mė parė me publikun, siē kėrkohet nga ligji pėr zonat e mbrojtura dhe pa dhėnė njė shpjegim mbi pėrfitimet dhe humbjet e QUOTE]

    Publik leshi.Ti po na flet si Enveri me kllasen punetore ,lidhjet me masat.
    Me sa shof te beken keq ato elikat kur rrotullohen.Do te pyesin ty se si ta prodhojne energjine.Ne fakt do te jete interesante se si mund te realizohet nje teme e tille.Ja Xhepi do thote une nuk jam dakord me mullite,Samiu e Babacia, e duam me rreze djelli,Sazani me dru vidhi e ai tjetri me cafr thua ti?......C'po na luani ne tarravile.

  10. #130
    Fitore Partia Demokratike Maska e amela1
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Vendndodhja
    tra la la world
    Postime
    172
    PD sigurisht qe do fitoj !

Faqja 13 prej 21 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rikthimi i themeluesve tė PD-sė
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22
  2. Nicolas Gage: Nje person i padeshiruar viziton Tiranen
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •