Data 19 Gusht shenon diten boterore te fotografise.
Arsyja pse eshte pikerisht data 19 Gusht eshte spepse me 19 Gusht te vitit 1839 eshte shkrepur fotografia e pare ne historine njerezore.
Do deshiroja qe kete vit, me te gjithe anetaret e forumit qe jane te apasionuar ne artin e fotografise, te organizonim nje dicka te vecante.
Ne nje ore te caktuar dhe egzakte te kesaj dite, te gjithe antaret qe deshirojne te benin nje shkrepje fotografie dhe ta postonin ne nje teme qe do te hapet enkas per kete rast. Me kamera celularesh, me kamera kompakt, gjysme profesionale apo profesionale.... pak rendesi ka. Rendesi ka qe fotografine e beni ate dite dhe ne ate ore. Atyre qe perdorin aparate digital, qe u jepet mundesia, eshte mire te aktivizojne daten dhe oren te dukshme ne fotografi. Te gjithe aparatet digjital e kane opsionin e dates dhe ores. Fotografite e bera me celulare nuk shfaqin daten dhe oren, por kjo nuk ka ndonje rendesi teper te madhe.
Ora eshte dicka qe mund ta vendosim bashkarisht, dhe do jete e vendosur me oren e Shqiperise. Pra nese behet fjale per oren 12 te drekes, ne Britani bejme fjale per oren 11 dhe ne Greqi bejme fjale per oren 1 pasdite.
Kriteri i vetem eshte qe fotografia te mos permbaje materjale te cilat mund te jene ofenduese apo mund te permajne karakter te ulet moral per komunitetin e forumit tone. Duke u permbajtur ketij kriteri, gjithcka tjeter mund te zere vend ne objektivin e aparatit tuaj. Ne cdo vend te botes ku jeni, ne cdo aspekt te jetes tuaj, ne ate kohe do jete eshte vetem qeshtje sekondash qe te beni nje shkrepje.
Kjo sigurisht qe nuk ka natyren e "Kush ben fotografine me te bukur" por me teper aktivizimin e aparateve tuaj ne kete dite dhe kohe te caktuar, per te sjelle sa me shume foto nga momenti i caktuar i kesaj dite te shenuar.
Pse po hap kete teme 3 muaj me pare?
Per arsyje qe te behet e ditur tek sa me shume anetare, me qellim qe tema e asaj dite te permbaje nje numer rekord fotografish nga shume anetar, madje dhe ata qe nuk jane aktivizuar ndonjehere me shkrepje fotografish.
Kjo teme eshte e hapur per mendimet tuaja te cilat jane te mirepritura.
Krijoni Kontakt