E dashur Genna, mirë se erdhe,
shkrimi yt, por edhe i shumë dashamirësve të tjetër të gjuhës dhe të fjalës së bukur shqipe më dha kurajë se megjithatë gjuha shqipe do të gjëllijë.
Është i vërtetë konstatimi se gjuha shqipe po vritet nga persona që duan të duken - nuk po them mendjemëdhenj - por me kohë besoj do të binden edhe ata. Dhe kjo ma kujtoj një rast takimi me një shkrimtar, i cili po fliste për veten e tij:"Më kanë thënë shokët se kur flet "XY"( e kishte fjalën për vete), ne duhet të përdorim fjalorë". Dhe mburrej me këtë dhe harronte se ajo që fliste nuk i bënte nder. Përkundrazi. Sepse me këtë ai tregonte se nuk po fliste shqip.
Kemi gjuhë të bukur, mor aman.
Mos e vritni!
Respekt për ty Genna dhe për gjithë dashamirësit e gjuhës shqipe.
Krijoni Kontakt