
Postuar mė parė nga
DeuS
Jam dhe do vdes Shqiptar, fatmiresisht dhe fatkeqesisht! Pamvaresisht vendit ku jeton, kultura e huaj te cilen e absorvon nder vite dhe dashje pa dashje behet nje pjese extra e jotja, ne pershtatesi e siper te cdonjerit prej nesh, ne nevojen per tu integruar ne shoqerite perkatese. Ato tipat qe mendojne ndryshe dhe ato deklarata qesharake, jane thjeshte pordhe me rigon. Madje ne gje dua te theksoj. Ne momentin qe kam lene vendin tim, me eshte shtuar krenaria per Shqiperine (qofte kjo edhe vete-kritikuese, qofte pa themele te shendosha dhe shpesh-here vete-stimuluese) dhe gjithnje i kam dhene forca vetes, per te mbajtur te pa-cenuar identitetin tim, madje edhe ta perforcoj ate.
Punen me te veshtire do ta kem me femijet e mi. Te cilet ndryshe nga une, do rriten teresisht ne nje shoqeri te huaj, por me qelizen baze (familjen) shqiptare. Ky do jete test i veshtire per mua. Nese do jem ne gjendje tu injektoj te njejten devotshmeri dhe te njejten dashuri qe kam une per vendin tim. Sepse ndryshe ne, qe lindem e u rritem ne ate vend, qe morrem gjuhen, zakonet, veset e kulturen, qe kishim shoqeri me dreqin e t'birin dhe beme nje jete shume kolektive, shume te afert me kusherinj, komshinj, shoke lagjeje e me tej, ku na merr malli te kujtojme edhe buken me sheqer e voj qe hanim perjashta, per femijet tane qe rriten ketej, pak a shume si 'femije serash' do jete pune jo e lehte. Une ec me parimin qe nuk eshte vendi qe jeton, apo qe ke lindur, qe te percakton identitetin tend, apo percakton karakterin tend. Eshte si ajo shprehja qe thote:
N.q.s ti ke lindur ne maje te pemes, nuk do te thote detyrimisht qe je zog!
Ose nese ke lindur ne nje stalle, kjo nuk te ben kal, apo lope!
Krijoni Kontakt