Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Ceshtja e Mitrovices

    Populli i Mitrovicės, shumica shqiptarė, kėta njerz tė thjeshtė, tė
    rėndomtė, tė urtė e tė ndershėm, tė sinqertė e tė devotshėm, tė munduar e tė persekutuar gjatė sundimeve tė huaja, por tė guximshėm, tė qėndrueshėm, tė besės e tė fjalės ardhjen e ē’do musafiri e miku e ēmojnė dhe e respektojn nė mėnyr tradicionale me: bukė, kripė e zemėr.

    Vetė qyteti i Mitrovicės nė regjistrimin e vitit 1981 kishte 45.800 banorė (82% shqiptarė), kurse tani supozohet tė ketė mbi 70.000 banorė. Rėndėsi tė veēantė pėr Mitrovicėn si qendėr urbane ka edhe pozita e saj e pėrshtatshme pėr komunikacion transitor, sepse qyteti ndodhet nė mes Beogradit nė veri dhe Shkupit e Selanikut nė jug; Nishit e Sofjes nė lindje dhe Podgoricės e Tivarit nė perėndim. Rrugėt e rėndėsishme me karakter regjional dhe interregjional, qė kalojn nėpėr Mitrovicė, ēojnė nė brendi tė Gadishulit Ballkanik dhe nė bregdetin Adriatik dhe Egje. Mitrovica me rrethinė ėshtė e njohur si qendra mė e zhvilluara industriale nė Kosovė. Kurė flitet pėr Mitrovicėn si qendėr industriale, duhet tė kihet parasysh
    nė rend tė parė " TREPĒA", qė ėshtė prodhues gjigant i njohur edhe nė pėrmasa ndėrkombėtare. Trepēa ka identitet ilir. Emri i saj rrjedh nga fisi ilir Trepca. Sipas dokumentave mesjetare ishte e njohur me emrat: Trepza, Trepce, Tripiza, Tepza, kurse mė 1455 del edhe me emrat: Triepdchia e Tripeza Turcha (Trepēa Turke). Kombinati "Trepēa" ishte prodhuesi mė i madhė i plumbit, yinkut dhe i akumulatorėve nė ish-Jugosllavi e nė tė njėjtėn kohė ishte edhe eksportuesi i tyre mė i madh nė Kosovė dhe njėri ndėr mė tė mėdhenjtė nė ish-Jugosllavi.

    MItrociva akom edhe pas 3 vjet e gjysme eshte e ndar. Qyteti i minatoreve tani eshte problem politik dhe ekonomike i Kosoves dhe kerkon zgjidhje e cila si duket eshte shume large.

    C'po bene sot faktori shqiptar mbrenda dhe jashte Kosoves per bashkimin e Mitrovices?

    A jeni optimiste ne bashkimin e qytetit te minatoreve?

    Cka duhet te ndermarre faktori shqiptar mbrenda dhe jashte Kosoves per tij dhene fund ketij problemi politiko-ekonomik?

    A jane ne gjendje shqiptaret te jetojne se bashku me serbet ne veri te Mitrovices, apo zgjidhja e ketij problemi eshte largimi i serbeve nga pjesa veriore e qytetit?

    Faji per ndarjen e Mitrovices bij mbi supet e shqiptareve apo mbi qarqet nderkombetare?

    Le te diskutojme pak mbi kete ceshtje

    Ne fotografine e meposhtem shihet veri i Mitrovices i banuar kryesishte nga serbet i fotografuar nga jugu-i banuar nga shqiptaret.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Intermexo, me rėndėsi, nė Mitrovicė

    Teledirigjimi i serbėve tė Kosovės kalon prej “Rojave tė urės” nė Parlament

    VETON SURROI

    1. Nė Beograd u vendos qė tė ndrydhet ndėrprerėsi i “Rojave tė urės” dhe nė pjesėn veriore tė qytetit tė Mitrovicės dje, pėrfundimisht me orėn 17:00 u ēmontuan, sė paku publikisht, strukturat paralele serbe. Nuk ka mė administratė serbe, nuk ka “Roja tė urės” nė rrugė, e nė vend tė tyre UNMIK-u vendos zyrėn e vet e nė rrugė patrullojnė forcat e policisė sė UNMIK-ut. Kėshtu duket lajmi i thjeshtė nga ngjarja e djeshme nė njėrėn prej zonave tė ndara, e si tė tilla tė krizės, nė Evropė. Sot, nė kėtė kontinent, sė bashku me Mitrovicėn janė tė njohur Mostari nė Bosnjė dhe Nikozia nė Qipro. Lajmi duket i thjeshtė, dhe zhvillimi i ditės sė djeshme, sė paku deri nė orėn 17:00 pa spektakėl, ndonėse nė tė vėrtetė kemi tė bėjmė me njė moment qė mund tė jetė kthesė pėr Mitrovicėn, e sė bashku me tė edhe pėr Kosovėn. Nė prapavijė ishin muaj tė tėrė negociatash mes kryeadministratorit Steiner dhe palėve tė ndryshme nė Beograd qė pak a shumė rezultuan me njė premtim me shkrim se Beogradi nuk do t’i financojė strukturat paralele serbe nė Mitrovicė, se do t’i respektojė institucionet e ligjshme tė UNMIK-ut, e se nė vend tė “Rojave tė urės” do t’ia besojė mbrojtjen e ligjit policisė sė UNMIK-ut dhe SHPK-sė. 2.

    Mitrovica sot nuk do tė jetė qytet i bashkuar. Nė jug tė qytetit do tė administrojė, aq sa mundet, autoriteti i zgjedhur komunal, ndėrsa nė pjesėn veriore tė tij do tė jetė UNMIK-u. Pėr mė tepėr, dekreti me tė cilin autorizohet administrimi komunal i UNMIK-ut nė Mitrovicė nuk ėshtė kurrfarė risie: UNMIK-u edhe ashtu e administronte kėtė qytet mė herėt. Dhe, pėr kėtė gjė gjithnjė kishte nė dispozicion edhe forcat e KFOR-it e edhe ato tė policisė sė UNMIKut. Madje, nė harresė arkivore tashmė do tė mbetet edhe Plani i famshėm prej 7 pikash i Steinerit qė duhej ta shpėtonte Mitrovicėn vetėm para njė muaji. Ajo ēka ėshtė e re ėshtė faktori kohė. Pas tre vjetėsh dėshtimesh nė vendosjen e njė normaliteti nė Mitrovicė, e posaēėrisht ngase dėshtoi forma demokratike, pra qė nėpėrmjet zgjedhjeve tė bėhet unifikimi i qytetit, tash krijohet njė asimetri e re. Nė vend tė shpėrpjesėtimit mes autoriteteve tė zgjedhura kosovare nė jug tė qytetit dhe atyre tė kontrolluara nga Beogradi nė veri, tashmė administrimi vazhdon tė jetė kosovar nė jug, por pėrkohėsisht iu merret strukturave paralele serbe nė veri. Shikuar kėshtu, UNMIK-u vetėm zbaton mandatin e vet, me tre vjet vonesė, dhe me gjasė nė situatė ku ka mė shumė vullnet politik ndėrkombėtar. Por, ky fakt ėshtė me rėndėsi, sepse krijon hapėsirėn e intermexos nė njė situatė tė pakompromis: shqiptarėt deri mė sot nuk deshėn a ditėn tė krijojnė veprim qė do tė ofrojė siguri pėr serbėt; serbėt nuk deshėn a ditėn tė krijojnė veprim qė do tė ofrojė bashkėjetesė me shqiptarėt, brenda njė kornize ligjore kosovare. Nė kėso situate, administrimi i UNMIK-ut nė pjesėn veriore tė qytetit, po qe se zbatohet, do tė krijojė mundėsinė qė ndėrsa vazhdon debati politik i ardhmėrisė, qytetarėt tė kenė mundėsi tė lėvizin lirisht nėpėr tėrė territorin e qytetit. 3.

    Ēka do tė ndodhė pas njė viti me kėtė iniciativė? Po qe se ndėrtohet gradualisht mirėbesimi i qytetarėve, e posaēėrisht nėse pengohet ndonjė shprehje eventuale e dhunės nga cilado forcė ekstremiste, mund tė ndėrtohet atmosfera ku do tė debatohet mė lehtė lidhur me ardhmėrinė e kėtij qyteti, pra edhe tė Kosovės. Kjo, natyrisht, nuk do tė thotė se as ata qė nė Beograd urdhėruan ēmontimin e “Rojave tė urės” do tė rrijnė duarkryq. Nuk e besoj se ky do tė jetė fundi i strukturave paralele, nė mos pėr gjė tjetėr, atėherė pėr shkak tė faktit se Beogradi ende vazhdon t’i mbajė “gjyqet e Kosmetit” dhe sekretariatet e MPB-sė sė “Kosmetit” nė qytete tė ndryshme tė Serbisė. Pėr mė tepėr, fakti se dikush mund tė aktivizojė e tė ēaktivizojė “Rojat e urės” si tė dojė, do tė thotė se mund ta bėjė tė njėjtėn gjė nė tė ardhmen. Ata qė vendosėn nė Beograd lidhur me kėtė, nuk e bėnė pėr tė ēaktivizuar rolin e vet nė tė ardhmen, por pėr ta ngritur nė njė nivel tjetėr. Nė fakt, prej “Rojave tė urės”, teledirigjimi i Beogradit ka kaluar nė krijimin e efektit bllokues institucional, nė radhė tė parė parlamentar. E, rezultat i kėtij efekti bllokues duhet tė jetė jo vetėm dėshmia se institucionet e Kosovės nuk janė tė afta, porse nuk janė nė gjendje t’i respektojnė tė drejtat e popullit pakicė, andaj se duhet krijuar njėsi territoriale-etnike pėr mbrojtjen e tė drejtave serbe. E tėra kjo, nė njė situatė ku tashmė Beogradi nuk do tė mund tė akuzohet se po e ērregullon situatėn nė Mitrovicė, duke hequr kėshtu njėrėn prej pikave kritike qė ka bashkėsia ndėrkombėtare pėr Serbinė (arrestimi i kriminelėve tė luftės, shitje armėve Irakut, etj). 4.

    Dikush nė Beograd mund tė ndodhė tė ketė kėrkuar diēka si kundėrshpėrblim pėr heqjen e “Rojave tė urės”. Ka gjasa qė nė muajt e ardhshėm tė kuptojmė ēka. Sfida, megjithatė, nuk do tė jetė ky, apo ndonjė dėmshpėrblim tjetėr, por si do tė mbushet me aktivitet politik dhe qytetar zbrazėtia e cila po krijohet me tėrheqjen e formacionit tė fundit shtetėror serb prej sipėrfaqes publike dhe hyrjes sė njė administrate ndėrkombėtare qė duhej ta kishte vendin aty para tre vjetėsh. E, kėtu, pos krijimit tė kushteve tė sigurisė, mė shumė do tė varet prej aktivistėve kosovarė, shqiptarė e serbė, sesa prej vullnetit tė mirė tė UNMIK-ut.

    Marre nga Koha Ditore
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  3. #3
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    U bashkua apo u nda Mitrovica?
    Nga Nexhmedin Spahiu*

    Qindra telefonata nga qytete tė ndryshme tė Kosovės dhe nga shumė vende tė botės mora mbrėmė qė mė uronin "bashkimin" e Mitrovicės. Haberin e parė pėr kėtė eveniment ma sollėn Sulejman Gashi e Avni Spahiu tė cilėt kishin ardhur nė Mitrovicė pėr tė transmetuar direkt nga vendi i ngjarjes "bashkimin" e Mitrovicės. Pak minuta mė pas na u afruan Faruk Spahija dhe Mursel Ibrahimi, kryetari pėrkatėsisht nėnkryetari i Kuvendit Komunal tė Mitrovicės, tė cilėt, Syla dhe Avniu i informuan se "qė sot u bashkua Mitrovica". Syla ua tregoi njė dokument tė cilin unė nuk arrita ta shoh sepse ishte akoma nėn embargo. Fakti qė kryetari dhe nėnkryetari i Kuvendit Komunal tė Mitrovicės po mėsonin nga RTK-ja se Mitrovica po "bashkohej" mė bėri tė dyshoj automatikisht nė gjithė atė qė quhej "bashkim i Mitrovicės". Vrapova ta takoj njė mik timin ndėrkombėtar i cili mė shpjegoi se "Steineri ia hangėr Farukut (Spahisė) ēokollatat e Ramazanit". (Ironizimim ky me njė ves tė shqiptarėve kėtu nė Mitrovicė qė gjatė Ramazanit luajnė bixhoz me ēokollata). Mė tregoi kopjen e dokumentit qė kishte nėnshkruar Steineri (i cili tashmė ishte bėrė publik nė veri tė Mitrovicės) dhe ku thuhej se UNMIK-u i merrte mbi vete kompetencat nė veri tė Mitrovicės tė cilat nė bazė tė rregullores 2000/45 iu ishin dhėnė dy vjet mė parė komunave. Vendimi hynte nė fuqi nė po tė njėjtėn datė mė 25 nėntor 2002. Shkova dhe i tregova nėnkryetarit tė Komunės sė Mitrovicės Mursel Ibrahimit se me urdhėresėn e Steinerit nė fakt po legalizohet ndarja e Mitrovicės.
    Deri mė tani Kuvendi Komunal i Mitrovicės kishte pasur kompetenca formale mbi territorin verior tė saj, por qė praktikisht nuk i kishte ushtruar asnjėherė gjatė mandatit tė tij dyvjeēar, por tani e tutje nuk do t'i ketė as ato formale. Me Faruk Spahinė ishte e pamundur tė bisedohej ngase ndjenjat e tij ishin tė pėrziera. Ai ishte i gėzuar nė kulm sepse akoma kujtonte se "qyteti po i bashkohej" por nė anėn tjetėr ishte i pikėlluar pse pėr kėtė "gėzim" Steineri nuk e kishte informuar me kohė. Ndėrkohė krerėt komunalė ishin thirrur nė darkė me Steinerin nė njė restorant nė jug tė Mitrovicės ku do tė informoheshin se si "pėr t'u bashkuar Mitrovica, ata (pra Kuvendi Komunal) pėrkohėsisht do tė duhej tė hiqnin dorė nga kompetencat e tyre nė veri tė saj". Nė letėr Komuna e Mitrovicės mbetet e pandarė. Ura lidhėse do tė jetė administratori komunal i cili ėshtė i vetmi organ qė do tė ketė kompetenca mbi tė dy pjesėt e komunės. Administrata e UNMIK-ut nė jug tė Mitrovicės do tė drejtohet nga administratori komunal i Mitrovicės dhe Kuvendi i saj Komunal si nė tė gjitha komunat e tjera tė Kosovės, ndėrsa veriu i Mitrovicės do tė drejtohet nga zėvendėsadministratori komunal i Mitrovicės dhe administrata qė do tė ngritet nga ai e qė do tė ketė njė staf pak a shumė sa edhe komuna nė jug tė Mitrovicės.
    Nė mbrėmje, pėrmes TV MOST-it tė Zvecanit i cili ritransmeton RTS-in dhe pėr tė cilin Simon Haselock angazhohet qė t'i sigurojė njė grant prej disa qindra mijėra eurove, qytetarėt e Mitrovicės patėn rastin tė dėgjojnė nėnkryetarin e qeverisė sė Serbisė, Nebojsha Coviq tek u premton gjithė punonjėsve tė komunės sė deritashme paralele se do tė punėsohen nga UNMIK-u nė tė njėjtat detyra qė kanė pasur mė parė. Natyrisht, pezmi i qytetarėve tė Mitrovicės u ngrit nė maksimum nė momentin, kur nė Radio Televizionin e Mitrovicės u prezentua para kamerave urdhėresa e z.Michael Steinerit. Shumica e qytetarėve ngelėn tė habitur pėr informin jo tė plotė nga ana e RTK-sė. Pėr tė qenė ironia nė kulm, derisa gazetarė tė shumtė po e prisnin Steinerin nė restorant, tė tėrhequr nga drita e reflektorėve tė RTK-sė u afruan disa qindra tė rinj shqiptarė tė cilin nuk ishin akoma tė informuar se a po "bashkohej" apo po "ndahej" Mitrovica, por ishin kureshtarė pėr tė parė Steinerin dhe njerėzit nga kryeqyteti. Befas, forca tė mėdha policore dhe njėsia speciale e policisė sė UNMIK-ut (zakonisht ato qė pėrdorėn kundėr demonstratave tė dhunshme) ia bėhen para restorantit ku do tė vinte Steineri. Natyrisht, njė situatė e tillė ishte pasqyra mė e mirė e raporteve kosovarė-UNMIK. Ajo ēfarė vlen tė thuhet nė kėtė rast ėshtė fakti se tani UNMIK-u dhe Beogradi zyrtar korrėn njė fitore tė cilėn po e festojnė kosovarėt falė informimit tė mangėt tė RTK-sė. Tani, veriu i Mitrovicės ėshtė po aq komunė sa ėshtė Kosova shtet. Kurdo qė tė diskutohet statusi i Kosovės, tė njėjtat argumente qė shqiptarėt do tė nxjerrin pėr Kosovėn shtet tė pavarur nė mėnyrė automatike kėto argumente do tė vlejnė pėr veriun e Mitrovicės si Komunė. Kėsisoj Beogradi zyrtar iu afrua edhe pėr njė hap mė shumė mundėsisė sė copėtimit tė Kosovės.

    *Autori ėshtė analist politik dhe drejtor i Radio Televizionit tė Mitrovicės
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Nė pjesėn veriore lejohet pėrdorimi i flamurit serb, por jo edhe pėrdorimi i flamurit shqiptar!

    Mitrovicė, 29 nėntor 2002 - Trupat franceze tė KFOR-it nuk kanė lejuar vendosjen e flamujve kombėtar nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Zyrtarėt e KFOR-it deklaruan se kjo ėshtė bėrė me qėllim qė askush tė ndihet i provokuar. Madje, togeri i kėtyre forcave Lukner tha se flamuri shqiptar do tė ishte provokim pėr serbėt!.

    Mirėpo, ai nuk ishte nė gjendje tė shpjegonte se si lejohet pėrdorimi i flamujve tė Serbisė e tė Jugosllavisė sė vetėshpallur nė veri tė Mitrovicės, ndėrsa ai i shqiptarėve jo.

    Ndryshe, nė pjesėn jugore tė Mitrovicės nė Ditėn e Flamurit nė shtėpi, banesa e dyqane ishin vendosur flamujt kombėtarė shqiptar, ndėrsa rrugėt ishin pėrplot me njerėz qė kremtonin kėtė festė kombėtare.

    Nė anėn tjetėr forca tė mėdha tė njėsisė speciale tė policisė ndėrkombėtare ishin pėrqėndruar qė nė orėt e mėngjesit nė krahun jugor tė urės kryesore mbi lumin Ibėr si dhe para palestrės sportive ku nė orėn 13.00 kishte filluar manifestimi qendror nėn patronatin e Kuvendit Komunal tė Mitrovicės.
    ----------------------------
    -------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  5. #5
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Mitrovica, vazhdim i ndarjes
    Nga Patrick Moore

    Duket sikur ngjarja kryesore politike kėtė javė ishte urdhri i zotit Shtajner pėr tė vendosur kontroll nė pjesėn e dominuar nga serbėt nė Mitrovicė. Zyrtarė ndėrkombėtarė janė shumė tė kėnaqur me kėtė ngjarje. Njė deputet shqiptar i Kuvendit tė Kosovės tha se “ky ėshtė krijim i njė komune tė re mbi baza etnike serbe”. A ėshtė ky ėshtė me tė vėrtetė fundi i ndarjes sė Mitrovicės?
    Duket se mėsimi i vėrtetė nga kjo ėshtė me siguri proverbi francez qė “sa mė shumė gjėrat ndryshojnė aq mė shumė mbeten tė njejta”. Dy gjėra janė tė qarta nė kėtė marrėveshje tė Shtajnerit me Beogradin; sė pari - ėshtė fakti se ne nuk dimė se ēfarė qėndron pas kėsaj marrėveshjeje. Sė dyti - ėshtė e qartė qė kjo marrėveshje ėshtė shumė mė e thellė, sesa paraqitet nė sipėrfaqe dhe vetėm koha do ta tregojė pėrmbajtjen e saj tė vėrtetė. Nėse do t’i pėrgjigjesha pyetjes sė mėsipėrme me njė fjali, mendoj qė kjo do tė jetė vazhdimi i ndarjes sė Mitrovicės nėn njė emėr tjetėr.
    Gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Mitrovicė, Ēoviē tha se “Rojet e Urės” dhe ish -pjesėtarėt e Ministrisė sė Brendshme serbe do tė kenė tė drejtė tė konkurrojnė nė Shėrbimin policor tė Kosovės, qė do tė jetė i angazhuar nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. A mund tė fuksionojė kjo?
    Kjo nuk ėshtė hera e parė nė histori, qė njė ushtri apo forcė policore ka “ndryshuar” besnikėrinė e vet, thjesht nėpėrmjet ndryshimit tė uniformės. Nė realitet ēdo gjė qėndron e njėjtė. Ishte me tė vėrtetė njė mister i madh njoftimi i kėsaj jave. A duhet tė besojmė qė kėta gangsterė qė janė nė “Rojet e Urės,” dhe njerėzit e tjerė nė veri, tė cilėt kanė terrorizuar zyrtarėt ndėrkombėtarė sa herė qė kanė shkuar aty, janė shndėrruar papritur nė policė tė mirė dhe tė bindur? A duhet tė besojmė qė nuk kanė pasur kundėrshtime tė forta ndaj dorėzimit tė asaj qė kanė pasur gjithė kėto vite, thjesht pėr faktin se ka pasur njė marrėveshje mes Shtajnerit dhe Ēoviēit? A duhet tė besojmė se kjo do tė ndryshojė diēka? Jo, kėta njerėz e dinė se ēfarė po ndodh, e dinė qė ajo qė po ndodh aty ėshtė ndoshta njė ndryshim nė formė, por jo nė thelb.
    Ndoshta ajo qė zoti Shtajner po pėrpiqet tė bėjė ėshtė tė marrė minimumin e saj qė mund tė marrė. Siē e themi nė anglisht “nėse nuk mund ta marrėsh njė bukė tė plotė atėherė merr gjysmėn e saj”. Ai e di qė nuk do tė arrijė t’i japė fund strukturave paralele brenda natės; e di qė nuk do ta largoj influencėn e Beogradit nė kėtė zonė brenda natės. Mbase, me gjasė, ai nuk e dėshiron kėtė, pasi e sheh Beogradin si njė faktor stabiliteti qė mund ta kontrollojė disa nga kėta njerėz…nėse ata mund tė kontrollohen…
    Gjėja mė interesante nė gjithė kėto zhvillime, nuk ėshtė fakti qė nuk do tė shohim ndryshime nė Mitrovicė…Mendoj se shumė interesante do tė jetė se si nė sytė e serbėve nė Veri dhe nė sytė e Shtajnerit do tė shihet fakti se personi qė kishte mundėsi tė merrte ndonjė vendim pėr kėtė gjė ishte pikėrisht Ēoviēi…Kjo gjė na bėn tė pyesim se nė gjithė aktet kriminale tė “Rojeve tė Urės” dhe tė tė tjerėve, sa autoritet ka pasur Beogradi nė ato kohė?
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Rexhepi: Plani im pėr tė bashkuar Mitrovicėn

    Flet ish-kryeministri i Kosovės: UNMIK forcoi strukturat paralele

    Kryeministri mė jetėgjatė nė Kosovėn e pasluftės, Bajram Rexhepi, i ėshtė pėrveshur punės pėr t‘u rikthyer nė komunėn e tij tė Mitrovicės. Ka pranuar tė hyjė nė garė elektorale pėr tė marrė kreun e qytetit mė problematik tė Kosovės. Nė njė intervistė pėr "Shqip" ai akuzon UNMIK-un dhe krerėt e komunės pėr mungesė vullneti dhe iniciativė gjatė kėtyre tetė viteve, pėr tė integruar qytetin. Ai nuk premton se do tė bėjė shpejt njė gjė tė tillė, por thotė se duhet tė shfrytėzohet vullneti i disa serbėve dhe shqiptarėve pėr tė punuar sė bashku.

    UNMIK-u, nė njė deklaratė tė fundit, pranoi se nuk ka bėrė mjaft pėr bashkimin e qyteti tė Mitrovicės, si e interpretoni ju kėtė deklaratė?

    Deklaratė e vonuar, gati nė fund tė mandatit tė UNMIK-ut pranojnė njė dėshtim qė ka qenė evident gjatė kėtyre tetė viteve. Faktikisht ata nuk e kanė realizuar mandatin e tyre gjatė kėtyre tetė viteve nė Mitrovicė dhe nė pjesėn veriore tė Kosovės.

    Ēfarė mund tė kishin bėrė ata mė shumė ose ēfarė nuk kanė bėrė?

    Duhej tė kishin implementuar atė qė del nga mandati i tyre, nga rezoluta 1244, qė ta shtrinė autoritetin e tyre nė tėrė tėrėsinė territoriale tė Kosovės. Kėtė nuk e kanė bėrė. Kanė qenė tė pranishėm formalisht nė pjesėn veriore, por aty vazhdimisht kanė qenė prezente strukturat paralele. UNMIK-u ka bashkėpunuar ndonjėherė edhe me kėto, me qėllimin qė t‘i integrojnė, mirėpo kjo nuk ka dhėnė efekt dhe nė njė mėnyrė ata vetėm i kanė fuqizuar, iu kanė dhėnė hapėsirė tė mjaftueshme qė tė veprojmė lirshėm edhe pse nė mėnyrė jo legjitime.

    Ēfarė hapash tė ashpėr mund tė ishin ndėrmarrė nga UNMIK-u?

    Mbase nuk do t‘i quaja tė ashpėr, por ata kanė ardhur me njė mision paqeruajtės, themelimin e institucioneve demokratike, ata nuk i kanė realizuar, ka mekanizma juridike, mekanizma tė demokracisė se si bėhen kėto gjėra, pa pėrdorur ashpėrsinė, apo dhunėn.

    Dhuna pėr UNMIK-un do tė thotė prishje e qetėsisė dhe stabilitetit…

    Po ndoshta i ka frikėsuar ndonjė destabilizim dhe kanė dashur nė kėtė mėnyrė, duke i ledhatuar dhe duke i bėrė disa kompromise jo parimore me kėto struktura paralele, qė ta ruajnė njė qetėsi tė brishtė mirėpo kjo nuk i ka zgjidhur problemet, pėrkundrazi i ka grumbulluar edhe mė tepėr, dhe ato gjithnjė mund tė shfaqen nė njė formė edhe mė tė ashpėr. Tani ėshtė njė paqe sipėrfaqėsore mund tė them, mirėpo tensionet dhe problemet kanė mbetur tė pazgjidhura.

    Sipas jush, a i ka mbetur mė kohė UNMIK-ut qė tė veprojė?

    Nuk ma merr mendja. Nėse UNMIK-u nuk ka bėrė gjė pėr tetė vite, s‘besoj se mund tė bėjė diēka edhe nė dy apo tre muajt e ardhshėm apo sa do tė vazhdojė misioni i tij. Kjo do t‘i mbetet barrė misionit tė ardhshėm tė Bashkimit Evropian, tė cilėt veē tė tjerash kanė paraparė edhe ngritjen e njė zyre nė pjesėn veriore tė Mitrovicės dhe mbetet qė gradualisht me institucionet e Kosovės tė bėjnė integrimin e pjesės veriore tė Kosovės.

    A veprojnė strukturat pėr tė cilat raportohet nė media, struktura tė armatosura, njerėz tė shėrbimeve sekrete tė paguar nga shteti i Serbisė?

    Kjo ėshtė njė e vėrtetė qė tė gjithė e dinė. Janė njerėz ndoshta jo tė gjithė tė uniformuar, por shėrbime tė ndryshme, njerėz tė shėrbimit sekret serb, forca tė policisė serbe qė i quajnė MUP. Forma tė ndryshme tė mbrojtjes territoriale dhe struktura paralele tė individėve janė prezente dhe kėtė e dinė edhe ata qė duhet ta dinė, shėrbimet inteligjente tė KFOR-it dhe tė strukturave tė tjera, qoftė edhe tė shėrbimit policor dhe ndėrkombėtar.

    A kanė bashkėpunim me kėto struktura?

    Nuk ma merr mendja qė KFOR-i ka lidhje me kėto struktura, nuk besoj se lėshohet me atė nivel, qė tė bisedojė me kėto struktura paralele, por me vetė faktin qė dihet se ato janė tė pranishme nė pjesėn Veriore tė Kosovės dhe nuk ndėrmarrin aksione pak mė aktive, konkretisht policisė ndėrkombėtare, atėherė mund tė thuhet se kohė pas kohe kanė edhe ndonjė bashkėpunim, jo nė kuptimin qė t‘i fuqizojnė, por me qėllimin qė tė ruhet qetėsia, ndonjė shkėmbim informatash.

    Ju zgjodhėt pėr tė konkurruar si kryetar komune pėr Mitrovicėn, ku dhe keni qenė pėrpara se tė bėheshit Kryeministėr. Ishte kjo njė zgjedhje e juaja, apo e imponuar nga partia?

    Ishte njė zgjedhje e imja dhe ishte njė mendim i pėrbashkėt nė strukturat e PDK-sė, qė pjesa udhėheqėse e partisė kėtė herė tė kthehet drejt bazės, nga edhe kemi ardhur me qėllimin pėr tė rritur PDK-nė nė nivel qendror, por edhe qė tė fitojmė disa komuna. Ndėrsa Mitrovica dallohet nga komunat tjera. Nėse komunat e tjera do tė orientohen drejt zhvillimit ekonomik nė projekte tė ndryshme qė kanė tė bėjnė mė kėtė apo atė tė funksionimit tė administratės, Mitrovica edhe mė tutje mbetet njė problem shumė i madh, qė ka edhe komponentin politik.

    Ju konsideroni se po shkoni me mision atje, nėse fitoni?

    Shkoj me njė qėllim, asnjėherė nuk i kam ikur sfidave dhe ndoshta rezultatet mė tė mira i kam pasur aty ku ka pasur sfida. Unė ndjej njė obligim edhe ndaj qytetarėve tė Mitrovicės si kryetar i parė i Komunės sė Mitrovicės, i emėruar nė qeverinė e pėrkohshme, por edhe si ish-kryeministėr tė bėj sa tė jetė e mundur nė kėto momente qė nuk janė tė lehta pėr ta. Ky ishte qėllimi im kryesor. Dikush e ka konsideruar kėtė si njė lloj denigrimi nga posti i ish-kryeministrit, nė njė komunė, mirėpo unė nuk e konsideroj si tė tillė, dhe e jap ndihmesėn aty ku ėshtė e domosdoshme.

    Keni pėrgatitur ndonjė platformė apo projekt pėr kėtė qytet, se si do tė bashkohet?

    Sapo tė nisė pjesa zyrtare e fushatės do ta prezantojmė. Ėshtė diēka e kombinuar me ato korniza qė e kemi paraqitur para dhjetė ditėsh. Mirėpo me specifikat e Mitrovicės ka dhe ide konkrete, ka pasur dhe gjatė fushatės sė kaluar.

    A mund tė na thoni ndonjė nga kėto ide, kam parasysh ndarjen e qytetit…

    Nėse zgjidhem kryetar i komunės, aktiviteti im do tė jetė i ndarė edhe nė pjesėn politike, edhe nė atė tė krijimit tė njė perspektive mė tė mirė pėr Mitrovicėn. Do tė pėrqendrohem nė projekte tė ndryshme multietnike qė unė besoj se kam mė tepėr kredibilitet edhe fuqi politike qė tė inkurajoj edhe donacionet e ndryshme ndėrkombėtare, por edhe financime. Kėto projekte mund tė jenė ente edukimi, njė shėndetėsi mė e mirė, njė infrastrukturė mė mirė, mund tė jenė ndėrmarrje apo fabrika jo shumė tė mėdha por qė kanė treg dhe mundėsi punėsimi.

    A mund tė punojnė mė bashkė shqiptarėt dhe serbėt?

    Disa herė edhe shqiptarėt edhe serbėt janė shprehur se janė qytetarė tė Mitrovicės, se janė tė gatshėm qė tė punojnė bashkėrisht, prandaj duhet qė kėtė minimum tė pajtueshmėrisė qė ta shfrytėzojmė.

    Po pjesa mė madhe e serbėve nė Veri tė Mitrovicės nuk janė banorė tė kėtij qyteti apo jo? Sa pengesė mund tė bėhen kėta pėr projekte tė tilla qė pėrmendni ju?

    Ata janė pengesė realisht. Njė pjesė kanė ardhur nga pjesė tė tjera tė Kosovės, ndėrsa njė pjesė tjetėr nuk janė qytetarė fare tė Kosovės, janė nga Serbia, ata ne nuk do t‘i dėbojmė me forcė, por ata nuk janė rezidentė tė Kosovės. Prioritet do tė kenė qytetarėt e Kosovės, konkretisht qytetarėt e Mitrovicės.

    A mund t‘ju premtoni ju shqiptarėve tė pjesės Jugore se nėse vini nė krye tė komunės, ata do tė mund tė kthehen nė shtėpitė e tyre.

    Sikur tė varej vetėm nga unė, sigurisht qė do t‘ju premtoja, mirėpo ky ėshtė njė proces kompleks. Unė do tė jap kontributin maksimal, qė tė respektohet e drejta e qasjes dhe posedimit tė pronės sė tyre, e drejta e lirisė sė lėvizjes dhe bashkė me faktorin ndėrkombėtar do tė krijojmė kushtet qė secili tė kthehet nė pronėn e vet. Unė premtoj angazhim dhe pėrkushtim maksimal, por nuk do tė ishte realiste tė premtoja diēka qė nuk varet vetėm nga unė.

    A ka shanse qė shqiptarėt nė njė tė ardhme tė afėrt tė rikthehen nė shtėpitė e tyre nė pjesėn Veriore?

    Kjo duhet tė ndodhė, optimizmi ekziston dhe ėshtė optimizėm realisht. Unė e shoh se ėshtė e mundur pas pėrcaktimit tė statusit final tė Kosovės. Unė besoj se atėherė do tė jetė njė situatė mė e qartė, si pėr qytetarėt shumicė, ashtu edhe pėr ata pakicė, pra serbėt. Edhe ata do ta shohin pozicionin e tyre, a duan tė jenė pjesė e realitet kosovar apo duan tė jetojnė nė disa iluzione apo dizinformata qė marrin nga strukturat politike tė Serbisė.

    Ku i shihni ju gabimet e administratės sė komunsės tė qytetit tė Mitrovicės nė lidhje me bashkimin e qytetit?

    Sa i pėrket bashkimit tė qytetit nė tė dyja mandatet ka qenė njė "status quo" dhe nuk kanė ndėrmarrė thuajse asgjė. Ka qenė njė kėrkesė e pėrhershme pėr integrim administrativ. Kėrkesa ka qenė legjitime por s‘ka pasur nisma, nuk ka pasur angazhim dhe gjithnjė janė fshehur pas mungesės sė kompetencave. Prandaj ka pas "status quo" dhe nuk ka pasur asnjė lėvizje. E di qė mundėsitė janė tė kufizuara, por askush si ka penguar qė tė kenė nisma mė tė guximshme dhe tė fillojnė t‘i lėvizin gjėrat.

    Gjatė kohės qė ishit Kryeministėr, ēfarė justifikimi ju ėshtė thėnė nga UNMIK-u pėr moslėvizjen?

    Gjatė kėsaj kohe kemi kėrkuar vazhdimisht, ka pasur premtime nga ata, por Serbia ka bėrė njė investim tepėr tė madh, qoftė politik, qoftė ekonomik, ose shantazhim i qytetarėve serbė pėr tė mos bashkėpunuar as me institucionet e Kosovės e as me UNMIK-un. Gjithnjė kanė pasur idenė qė kėtė ta shfrytėzojnė gjatė negociatave si njė argument tė fuqishėm se serbėt janė tė rrezikuar, por qėllimi ėshtė ndarja e pjesės Veriore. Shihet tani qė kėtė e kanė shfrytėzuar me mjeshtėri ndaj faktorit ndėrkombėtar.

    A mund tė themi qė UNMIK-u nuk ka pasur vullnet politik pėr tė ndėrmarrė hapa?

    Unė s‘mund tė them se s‘ka pasur vullnet, por veprime s‘kanė marrė. Unė nuk i gjykoj sipas vullnetit, por sipas fakteve nė terren, ēfarė kanė bėrė, jo ēfarė kanė dashur...

    A mund tė shkohet te ndarja apo jo, duke pasur parasysh rrjedhėn e procesit?

    Teorikisht kjo mundėsi ekziston, ambiciet e strukturave tė ndryshme serbe nuk janė shuar pėr ndarje, qoftė edhe pse zyrtarisht qeveria e Serbisė deklaron publikisht se nuk jemi pėr ndarje. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, pasi ata zgjidhje tė fundit e kanė ndarje. Por ne mbėshtesim parimet e grupit tė Kontaktit dhe jemi tė pėrkushtuar qė tė mos lejojmė ndarje, pasi njė gjė e tillė do tė hapte probleme tė mėdha jo vetėm nė Kosovė por edhe nė vendet fqinje.

    Nėse Kosova shpall pavarėsinė, edhe pjesa Veriore do tė bėjė tė njėjtėn gjė?

    Atė unė e pres, ata do tė bėjnė njė shpallje tė tillė, pavarėsisht nėse Kosova pavarėsohet me njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit apo pa tė. Kėtu ėshtė dallimi nė qasje, pasi shumė analistė mendojnė se nėse bėhet shpallja e njėanshme, pa rezolutė, serbėt e pjesės Veriore do ta shpallin, ata do ta shpallin edhe pa rezolutė, kjo duhet kujtuar. Por detyrė e institucioneve tė Kosovės ėshtė qė tė reagojnė menjėherė dhe ta shpallin tė pavlefshme, e tė njėjtėn gjė tė bėjė edhe faktori ndėrkombėtar. Ajo do tė mbetet nė letėr si dėshirė, mirėpo nuk do tė ketė efekte juridike. Ne e kemi pasur pavarėsinė tė shpallur prej sa vitesh, por ajo mbeti nė letėr. Por s‘besoj se do tė krijojė problem kjo gjė.

    A ekziston mundėsia qė edhe misioni i ardhshėm i BE-sė tė veprojė pak a shumė si UNMIK-u, pra nė emėr tė ruajtjes sė stabilitetit tė lejojė strukturat paralele tė veprojnė?

    Po shpresojmė se kanė nxjerrė mėsime, pasi njė pjesė e madhe e UNMIK-ut janė edhe pėrfaqėsues tė Evropės dhe do tė veprojnė nė mėnyrė mė tė efektshme se UNMK-u, nė tė kundėrt nėse vazhdohet kėshtu do tė ishte tragjike pėr pjesėn Veriore.

    Midis kėtij pesimizmi, qė bashkimi nuk varet prej jush dhe kandidimit tuaj pėr kryetar komune, ku premtoni integrim, ēfarė qėndron nė mes pėr sa i pėrket integrimit tė qytetit tė ndarė?

    Unė integrimin e konsideroj si proces dhe ai plani qė ėshtė propozuar nga ekipi i Unitetit dhe qė unė kam marrė pjesė, fillimisht nuk ėshtė plani mė i mirė, por nėse ai realizohet siē ėshtė parashikuar, ėshtė njė bazė e mirė qė tė funksionojnė njė qytet me dy komuna dhe gradualisht tė bėhet integrimi, jo vetėm i pjesės Veriore tė Mitrovicės, por edhe i tėrė pjesės Veriore tė Kosovės. Ky ėshtė njė proces qė mund tė zgjasė.

    Si mund ta pengojė Serbia realizimin e kėtij plani?

    Strukturat serbe kanė pėr qėllim ndarjen e Kosovės. Kjo ėshtė sfida, mirėpo ka dy qasje tė serbėve nė Kosovė. Ata qė jetojnė nėpėr enklava nuk janė tė interesuar pėr konceptin e ndarjes, sepse e dinė qė ja prishin vendin vetes, ndėrsa disa struktura tė tjera nė pjesėn Veriore duan t‘i bashkėngjiten Serbisė, pra edhe brenda spektrit politik serb ka dallime.


    Gazeta Shqip

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Mitrovica von ka nxon me ja pa pak hajrin Trepqes,s'jan kon gjinja budal kur kan brohoritur ne demonstratat e 81 "Trepca radi Beograd se gradi". Por nje qe mua personalisht me bren eshte se RTK-ja kur i jep lajmet per motin ajo tona qytetet i permend vec mitrovicen jo???????????

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    "Trepca radi Beograd se gradi".
    qishtu bre vazhdo ne gjuhen tane
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    O llapi une perndryshe shum ne nga Mitrovica i kem pas kojshit derem dere, qe besa kem nejt neper kafe bashke me ta , ne shkoll bashke jena shku, me ta fudboll kena lu...perse m'et rejt, qe besa edhe lepa brenen e kem ngu mashum se shkurten...qka me bo qato 60vjet keshtu e kem pas me ta deshtem zdeshtem...e ju tash te UQK-ės qe doni ejani dhe pushkatonani tonve...vec ta mart mendja se ne e kem harru ndonehere se kush jem...dij se atehere kan mu tu pi dhomte ne qoftese ket dyshim e shpreh publikisht para Mitrovicalive te mi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    O llapi une perndryshe shum ne nga Mitrovica i kem pas kojshit derem dere, qe besa kem nejt neper kafe bashke me ta , ne shkoll bashke jena shku, me ta fudboll kena lu...perse m'et rejt, qe besa edhe lepa brenen e kem ngu mashum se shkurten...qka me bo qato 60vjet keshtu e kem pas me ta deshtem zdeshtem...e ju tash te UQK-ės qe doni ejani dhe pushkatonani tonve...vec ta mart mendja se ne e kem harru ndonehere se kush jem...dij se atehere kan mu tu pi dhomte ne qoftese ket dyshim e shpreh publikisht para Mitrovicalive te mi.


    ***Unė veē pėr njė fjalė deshta me tė pyet: ēka ke fjala jote - UQK-ės?

    Nėse kupton UĒK-ja qė pruni NATO-n dhe solli lirinė e Kosovės - mirė, e nėse mendon se je i B-UQK-ės e kallxon 'pimja dhomsh' tė UĒK-ės, vijo atė lojėn e vjetėr tė futbollit, se tė pihen dhomt bashk me ata tė futbollit tė dikurshėm - se Mitrovicalitė e dinė mirė, se duhet me iu pi dhomt atyne qė dikur ke lujtė futboll me ta!

    A mundesh me u kfjellė pak...?

    A mos je me at kongen:

    Pa u farue Mitrovica -
    jo nuk ndahen dejm e ēika


    Veē kallxona drejt a bre Mitrovicalia...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ZANOR : 23-05-2009 mė 19:25 Arsyeja: teknike
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Mitrovica, spastrimi etnik i popullsisė Shqiptare
    Nga flory80 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 15:30
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Ligjerohet ndarja e Mitrovices
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2003, 16:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •