
Postuar mė parė nga
Albo
Kete pyetje, ben mire t'ia drejtosh Perendise, me koken e ngritur lart nga qielli. Une si besimtar i krishtere as nuk perpiqem te kuptoj se si nje Virgjereshe mund te lindi nje Perendi-Njeri pa prishje, dhe te vazhdoje te ngelet virgjereshe. Mendja njerezore te shtyn te besosh se "kjo eshte e pamundur", por une nuk jam pre e mendjes njerezore, une kam besim se ajo qe eshte e pamundur per njerezit, eshte mese e mundur per Perendine.
Une kam besim dhe besoj se ishte plani i Perendise qe Shpetimtari i botes te lindte nga nje Virgjereshe e lumeruar nga te gjitha brezat e njerezimit ne perjetesi duke bere realitet profecite e hershme te profeteve te popullit te Izraelit.
Nuk do te beje keq qe te lexoje te gjithe paragrafin qe ke cituar. Ajo thenie e Krishtit ne Bibel, erdhi si pergjigje ndaj dy vellezerve qe ishin dishepuj te tij, te cilet i kerkuan qe te jene gjithmone "ne te majten e te djathten e tij ne Mbreterine e Atit" per te cilen ai bente fjale. Dhe pergjigjia e Krishtit eshte nje korrigjim dhe nje mesim per dishepujt e tij qe te mos kerkonin ate qe nuk u takon por te tregoheshin te bindur ndaj Vullnetit te Perendise, ashtu si edhe Ai Vete, ishte i bindur ndaj Vullnetit te Atit.
Mire ne te krishteret qe e kemi pare Zotin tone Jisu Krisht, po ti si mysliman ku e ke pare Zotin aqsa na hiqesh edhe si kompetent sikur di se cilat cilesi i takojne Perendise e ciles jo?!
Albo
Krijoni Kontakt