Close
Faqja 771 prej 1135 FillimFillim ... 271671721761769770771772773781821871 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 7,701 deri 7,710 prej 11341
  1. #7701
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Qe me Ademin dhe Haven,edhe kete nese se pranon eshte problemi yte,kuptoje si te duash

  2. #7702
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar mė parė nga TEKNIKU Lexo Postimin
    qa thu e din ti kur eshte ndigjuar per here te pare fjale feja islame.
    une nuk e di dhe do doja te ma thonit........................
    dhe nje pyetje kisha: Kush e krijoi Ate?????????????????????

  3. #7703
    i/e regjistruar Maska e TEKNIKU
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Postime
    35
    Citim Postuar mė parė nga muslimani72 Lexo Postimin
    Qe me Ademin dhe Haven,edhe kete nese se pranon eshte problemi yte,kuptoje si te duash
    haaaaaaaa haaaaaaaaa haaaaaaaaa po me bjen te fikt tu qesh haaaaaa

  4. #7704


    Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė Zotit!


    Krijuesi krijon e nuk ėshtė i krijuar, ndėrsa krijesa ėshtė e krijuar dhe nuk krijon! Ėshtė ky njė parim universal dhe i pėrhershėm, i pėrcaktuar pikėrisht nga Zoti i botėve.

    E shtunė, 16 Maj 2009 12:56

    Nga: Muhamet Krasniqi, Student i Departamentit tė Sociologjisė - UP

    Argumentet logjike tė shoqėruara nga shembuj alegorik, qė do tė shpalohen nė vazhdim, pėr t'i dhėnė njė pasqyrim mė tė hollėsishėm ekzistencės sė Zotit - janė tėrėsisht nė pėrputhje me arsyen e shėndoshė. Shembujt mund tė jenė kompleks pėr ata qė nuk meditojmė rreth tyre, por janė shumė tė qartė nėse meditojmė rreth tyre, dhe i qasemi nė mėnyrė analitike, pse jo edhe kritike.
    Sė pari duhet cekur atributin mė tė rėndėsishėm tė Zotit, qė ėshtė Krijuesi. Ky atribut i Zotit, ėshtė qenėsor, i pėrhershėm dhe i ngėrthen nė vete tė gjitha atributet, cilėsitė tjera qė Krijuesi i posedon, tė cilat e bėjnė njė fuqi tė pėrkryer absolute, tė gjithėfuqishme.

    Krijuesi krijon e nuk ėshtė i krijuar, ndėrsa krijesa ėshtė e krijuar dhe nuk krijon! Ėshtė ky njė parim universal dhe i pėrhershėm, i pėrcaktuar pikėrisht nga Zoti i botėve.
    Njeriu dhe askush tjetėr nuk e kanė pasur, nuk e kanė, dhe as qė do ta kenė ndonjėherė cilėsinė dhe fuqinė e krijimit. Edhe me gjithė kėtė aftėsi mendore e fizike qė i ėshtė dhėnė njeriut, ai ende nuk ka arritur tė krijoj diēka nga asgjėja.
    Njė person i cili nuk e pranon ekzistencėn e Zotit, nuk mund ta shpjegoj ekzistimin e asnjė krijimi! Qė ky pohim tė vėrtetohet, duhet tė meditohet pasi tė lexohet.
    Parimi i kauzalitetit kundron se ēdo pasojė (rrjedhim) e ka njė shkak. Ky pohim ėshtė i saktė, por vlen vetėm deri tek shkaku i pashkak – Zoti.
    Sikurse ēdo gjė qė ekziston tė varej nga njė shkak tjetėr, dhe i njėjti parim tė vlente edhe pėr Krijuesin, atėherė nuk do tė kishim as edhe krijimin mė tė vogėl.

    1. Nėse marrim njė bukė dhe pyesim se kush u bė shkak qė ajo tė vinte nė atė formė?, patjetėr se pėrgjigja do tė jetė: faktor relevant i saj ėshtė mielli (nė mėnyrė qė tė jemi sa mė konciz, nuk do tė ceken elementet tjera qė bėjnė tė mundur trajtat e caktuara tė krijimit)!, prapė pyesim, nga erdhi mielli? - nga gruri!, po gruri nga doli, kush u bė shkak i tij?, - s'ka dyshim se shkaktar ishte toka, dhe pyetja e fundit qė mund tė shtrohet, ėshtė, nga erdhi toka, kush e krijoi atė? Pėr besimtarėt pėrgjigja ėshtė shumė e qartė - atė e ka krijuar Zoti dhe vetėm Ai. Zoti ėshtė shkaktar i tė gjitha shkaqeve, i Cili vet ėshtė i pashkak. Siē thoshte filozofi i njohur antik, Aristoteli: Lėvizėsi i palėvizshėm – Zoti. Por ja qė mosbesimtarėt (ateistėt) nuk ndalen me kaq, ata parashtrojnė pyetjen: kush ėshtė krijues i Krijuesit?
    Ata qė nė fillim nisen nga njė pikė e gabuar, ngase njėherė pranojnė Krijuesin, mė pastaj pyesin se kush e krijoi Atė. Por harrojnė se si ēdo send qė ka karakteristikėn e vet, edhe Krijuesi i ka karakteristikat/cilėsitė e veta, e qė njėra ndėr to ėshtė: I Pėrhershmi. Sigurisht qė kėto tentativa tė tyre gjithnjė kanė dėshtuar dhe gjithherė destinim i tyre do tė jetė dėshtimi i kulluar, ngase nisen nga njė pikė mjaft e shėmtuar.
    Njerėz qė fenomene shoqėrore, natyrore e universale i shpjegojnė nė mėnyrė racionale dhe shkencore, e kanė tė qartė se Zoti ėshtė krijues dhe sundues i gjithėsisė, e tė cilėt janė tė bindur se vetėm nėn kompetencėn e Tij ėshtė i mundur krijimi nga asgjėja.
    Do tė nisemi nga kėndvėshtrimi i ateistėve, pėr t'u kthyer nė retrospektivė, qė t'i kėrkojmė shkaqet e shkaqeve tė pėrkohshme. Por, fillimisht pyetjes sė ateistit, se ēfarė ka para Zotit, do tė pėrpiqemi t'i pėrgjigjemi pėrmes njė postulati matematikor, nėpėrmjet njė dialogu tė imagjinuar, ndėrmjet dy krijesave tė Zotit me perceptime diametralisht tė kundėrta pėr Zotin.

    Ateisti: Ēfarė ka para Zotit?
    Besimtari: Asgjė, Zoti ka ekzistuar pėrjetėsisht!
    Besimtari: Ēfarė ka para njėshit (1)?
    Ateisti: Zero (0)!
    Besimtari: Sa bėjnė 1+0?
    Ateisti: Njė (1)!
    Besimtari: Prapė po mbetet njė! Zoti ėshtė njė dhe i vetėm, asgjė nuk ka para Tij, sepse Ai ėshtė i Pėrhershėm.
    Besimtari: Cili ėshtė numri i fundit?
    Ateisti: Nuk ka numėr tė fundit!
    Besimtari: Zoti ėshtė i pambarim. Sikur tė kishte mbarim nuk do tė quhej Zot.


    Nėpėrmjet kėtij dialogu imagjinar, ndėrmjet besimtarit dhe mosbesimtarit, kuptuam se Krijuesi na ka mundėsuar qė edhe nėpėrmjet matematikės ta kuptojmė tė ekzistuarit e Tij tė pėrhershėm.

    Marrim X1 dhe pėrpiqemi tė gjejmė shkakun e tij, qė ėshtė X2, shtrohet pyetja e radhės – kush u bė shkak qė X2 tė vinte nė ekzistencė, natyrisht se X3, por nga erdhi X3, vetėm si rezultat i X4, dhe kėshtu arsyetimi vazhdon deri nė Xn, por edhe mė tutje, deri nė infinit, nė pafundėsi.
    Kuptuam se krijimi i X1 nuk do tė realizohej asnjėherė pa krijimin e Xn, ngase ekzistenca e tij do tė varej nga gjitha kėto shkaqe tė pėrkohshme..

    Dhe ēfarė do tė ngjante atėherė!? Asgjė! Pikėrisht asgjė! Sepse, nė kėtė rast, nuk do tė kishim njė varg shkaqesh tė ekzistencės siē kemi tani, por njė varg shkaqesh tė mos ekzistencės, me fjalė tė tjera nuk do tė ekzistonte as edhe grimca mė e vogėl, qė deri nė shekullin XX mendohej se ėshtė atomi! Pikėrisht sepse secili shkak i pėrkohshėm po varet nga shkaqe tjera, po ashtu tė pėrkohshme, dhe ky proces shkon drejt e nė pafundėsi e regres, ndėrsa regresi nė kėtė rast ėshtė i pamundur, pikėrisht se nė gjithėsi ka progres, kemi njė varg shkaqesh tė cilat japin tė kuptojnė se shkaku pėrfundimtar i ekzistencės sė tyre nuk mund tė jetė i pėrkohshėm por i pėrjetshėm, i pėrhershėm, ky ėshtė Krijuesi, fuqia Supreme.
    Arritėm tek pėrfundimi, se ekzistenca jonė do tė ishte e pamundur, po mos tė ishte Krijuesi dhe dėshira Tij qė ne tė ekzistonim.
    2. Thamė se Krijuesi krijon ndėrsa krijesa nuk krijon. Mirėpo, jo pse ne e thamė ėshtė kėshtu, por pikėrisht se kėshtu ėshtė ne e thamė, ngase nuk kemi pse tė themi ndryshe. Krijesa (nė ketė rast, njeriu) nuk krijon, ai/ajo vetėm manipulon, modifikon apo i ndryshon trajtėn njė krijimi qė tashmė veē ekziston, ėshtė krijuar nga Zoti.
    Nėse pran vetes kemi njė veturė, nuk mundemi dhe as qė do tė ishte e pranueshme tė mendojmė se atė e ka krijuar njeriu, pikėrisht pėr faktin se pėr prodhimin e saj, janė nevojitur njė sintetizim i elementeve tė ndryshme, prej tė cilave hekuri ka rol dominues. Por hekuri nuk ėshtė produkt i krijimit tė njeriut; ngase prejardhja e tij ėshtė nga shkėmbinjtė, tė cilėt janė krijuar nga Zoti jashtė kėtij sistemi diellor, pėr arsye se fuqia qė nevojitet pėr ndėrtimin e elementit tė hekurit duhet tė jetė 4 herė mė e madhe se fuqia e sistemit tonė diellor.
    Apo sikurse pėrēuesi, pėrcjellėsi i rrymės. Pėrēuesi nuk e prodhon rrymėn, por vetėm bėhet shkak qė ajo tė pėrcillet deri tek njė objekt i caktuar.
    Pra, ajo qė njeriu bėn, nuk ėshtė tjetėr veēse njė reflektim i asaj qė tashmė ekziston. Sikurse raporti i Diellit kundrejt Hėnės. Hėna nuk prodhon dritė, ajo vetėm e reflekton dritėn e rrezeve tė diellit. Po mos tė ishte dielli hėna as qė do tė shihej, do tė ishte e mundur tė ekzistonte por nuk do tė shihej.
    Rikthehemi tek pyetja e ateistit, kush e krijoi Zotin.

    3. Nėse do tė thoshim se Zotin e ka krijuar njė qenie tjetėr, atėherė, Zotit tė njėmend, po ia marrim atributin e Krijuesit, dhe si rezultat ne Zotin, i Cili, i Vetmi, e posedon atributin e krijimit, e shndėrruam nė krijesė, ndėrsa pohuam tė vėrtetėn se krijesa nuk krijon. Si rrjedhojė vijmė nė pėrfundim se po tė ishte Zoti krijesė ne dhe asgjė tjetėr nuk do tė ekzistonim, sepse ai nuk do e posedonte cilėsinė e krijuesit, veēori/cilėsi e cila mundėson krijimin nga asgjėja.
    4. Nėse imagjinojmė dy persona, tė cilėt janė drejtuar nė shtėpinė e njėrit prej tyre, dhe pasi tė kenė hyrė nė shtėpi, pronari i shtėpisė, ēantėn qė mbante nė krah e vendos nė dysheme dhe pėr disa qaste del nga dhoma, ndėrsa miku i tij ulet nė njė kolltuk. Ndėrkohė, pronari i shtėpisė hyn nė dhomė, e sheh mikun i cili, nga kolltuku qė kishte qenė ulur mė parė, kishte kaluar nė dysheme, afėr ēantės sė tij.
    Ai as qė hamendet apo pyet pėr mėnyrėn e kalimit nga kolltuku nė dysheme, sepse e di se njė nga karakteristikat e njeriut ėshtė qė ai lėviz pa ndihmėn e askujt (abstragojmė ndikimin e Zotit mbi tė). Gjithashtu ai nuk ēuditet as me ēantėn qė ka qėndruar e palėvizur, sepse e di qė njė prej karakteristikave tė saj ėshtė sė ajo qėndron e palėvizshme, statike.
    Pra, karakteristikė e Krijuesit ėshtė se ai krijon dhe nuk ėshtė i krijuar, Ai ėshtė i pari i pa fillim, dhe i fundit i pa mbarim, ėshtė Qenie Absolute, e Pėrhershme. Nė tėrė qenien e njeriut ėshtė rrėnjosur ky fakt. Filozofi i njohur Rene Dekarti, njėri prej pėrfaqėsuesve mė tė njohur tė dy pikėpamjeve/drejtimeve filozofike: dualizmit dhe racionalizmit, - mendonte se ideja pėr Zotin ėshtė e rrėnjosur nė tėrė qenien e njeriut.

    Nė asnjė mėnyrė njohja e Zotit nuk bėn tė kėrkohet vetėm nėpėrmjet shqisave, pikėrisht sepse asnjėherė nuk mund tė arrihet. Shqisat kontribuojnė nė drejtim tė njohjes sė Zotit, por nuk janė faktor vendimtar. Falė shqisės sė shikuarit ne vėshtrojmė krijimin madhėshtor tė Zotit, por vetėm pėrmes mendjes mund t'ia japim vlerėsimin e merituar njė krijimi tė caktuar.
    Me njohje tė Zotit nuk nėnkuptojmė dijen mbi qenien e Tij esenciale, por tė kuptuarit mbi ekzistencėn e Tij reale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Explorer : 17-05-2009 mė 08:02

  5. #7705
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Cilat janė faktet e pakundėrshtueshme se ka zot?

    Se ėshtė vetėm njė?
    Egzistenca yte !
    Egzistenca e Kosmosit.
    Egzistenca e asaj qe sheh e qe nuk sheh (transendenciale).

    Kur'ani( Fjala e Zotit xh.sh) thote:

    41:53.Ne do t'ua bėjmė atyre tė mundshme qė t'i shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre deri qė t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė. A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Explorer : 17-05-2009 mė 08:53

  6. #7706
    Citim Postuar mė parė nga Adaes Lexo Postimin
    Po si do i vene femijet ne gjume robt???... duke u tregu prralla nga fe te ndryshme, sa me shum fe,aq me shum variacion perrallash do kemi ...
    Kur nuk ke kapacitet te debatosh per nje ceshtje, me mire eshte te mbyllish gojen.
    Tema nuk eshte per perallat, por per dicka tjeter, nese di te lexosh.

  7. #7707
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Ata qe nuk besojne dhe bene qufer,ua terhoqe verejtje apo jo, ata perseri nuk do te besojne .

    mendoj qe ky ajet Kur`anor e sqaron qarte kategorine e disave anetareve te forumit,tani cilet jane ata ,nuk eshte rende qe te gabojsh

  8. #7708
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ish kan niher ni njeri shum i drejtė edhe i nershėm. I vjen rendi edhe atij me vdek. Kur vdes, po mbrrin te dera e parrizit. Aty po e ndal ni rojtar. Po ja qet nė kandar tė mirat dhe tė kqijat. Edhe rojtari u qudit, s'kish pa qe shum kohė ni njeri me aq shumė tė mira e me aq pak tė kqija. Edhe e i tha me hy mrenda. Ama ni fjal ja tha: - Ti me hy hyn po mos gabo me fol edhe n'pafsh naj qudė atje mbrena. Ky edhe hyni mbrena. Atje, po i sheh nja 4 vetė qė ishin hip nė nji pemė. Njani marrke fruta t'pjekne. Ni tjetėr ato gjys t'pjekne. Ni tjetėr tv verdha - pa pjek hiq e i katėrti i thejke degt. Njeri i drejtė i kqyrke pėr seri edhe u quditke. Dikur s'mujti me nejtė pa folė edhe po ju thot: - Pėr qi po merrni fruta t'pjekne mirė, gjys t'pjekne hahen diqysh, edhe kėto t'papjeknet nashta kur t'pėrzihen me t'pjekne bajnė am qeto degė pse po i theni? Ata e kqyrėn pėrqudnisht edhe i thanė: - Ti kokshe hi gabim ktu. Edhe e qitėn jashtė. Rojtari e pa edhe e dveti: - Hė, qka u ba? Ky i kallxoi fill e pėr pe. Ai edhe po ja shpjegon: - Frutat e pjekne janė pleqtė, frutat gjys t'pjekne janė t'rritnit po qė s'u ka ardhė hala pleqnija e t'papjeknet janė fmija. E degtė janė fmija n'bark t'nanės vet. Po ti s'u dasht m'u pėrzie se kjo asht pun e Zotit e ai e din kan me marrė e kan me lanė. Hajt qe po ta qeli apet derėn po mos gabo ti ma me folė apet. Hini ky apet. Kur tash po sheh: katėr burra vigaj n'katėr anė ja kan ngjit ni bjeshke edhe po e ngrehin secili prej anes s'vet. Ky i kqyri e i kqyri edhe dikur po u thot: - E pse s'po bahni tan bashk me ja ngjitė pėr ni ane e nashta bani diqka po jeni dalė secili kundroj tjetrit e kshtu veq shtyhni e lodhni se gja s'un bani?! Ata edhe s'banė nja e dy po e qitėn jasht. Rojtari u habit kur e pa apet jashtė edhe e dveti pse. Ky i kallxoi. Ai edhe ja shpjegoi: - Bjeshka asht ZOTI. Katėr VIGAJT jan katėr fetė ma t'mdhaja t'botes. Secila fe munohet me arritė Zotin po asnjana s'munet. Po vet asht Zoti qi i len fetė me kan shumė se me dashtė i ban krejt nja. E ty po ta qeli derėn e kur t'pajsh naj qudė tjetėr mos fol ma se nuk ban me u pėrzie n'pun t'Zotit..


    Shum interesante Paulus. Me pelqeu.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #7709
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anėtarėsuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar mė parė nga Explorer Lexo Postimin
    Kur nuk ke kapacitet te debatosh per nje ceshtje, me mire eshte te mbyllish gojen.
    Tema nuk eshte per perallat, por per dicka tjeter, nese di te lexosh.
    Ore sje askushi ti te me thush mu ke kapacitet,ske kapacitet.

    Eshte komuniteti ateist,e shkruj ate qe mendoj,sepse jam e tille vete... Fete jan prralla qe verbojn ca rob qe svene arsyen ne pune,dhe Zoti eshte thjesht nje trillim i njerzimit.

    P.S Nqs nuk e kupton ironine,sorry per ty...
    Really Dude... Get A Life!!!

  10. #7710
    Kapaciteti matet me argumente.
    Une nuk shoh te kesh sjelle ndonje argument?

    Une solla do argumente nese i ke lexuar.

    mos u nxe , se cdo gje kalon me kohen.. heheeheh

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •