Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 67
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    JEHONA E LIDHJES SĖ PRIZRENIT NĖ TĖ PĖRKOHSHMET SHQIPE (1878—1912)

    Thirrjet e kushtrimet e patriotėve, nė pėrkim me luftėn pėr autonomi e pavarėsi tė Lidhjes sė Prizrenit, populli shqiptar i dėgjoi me vendosmėri dhe i frymėzuar nga patriotėt demokratė ia doli mbarė ta shpallė pavarėsinė.

    Abdullah Karjagdiu

    Nė situatėn e re politike, tė krijuar fill pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit, rilindasit e patriotėt shqiptarė, jo vetėm qė nuk hoqėn dorė nga ideja pėr ēlirimin nga zgjedha e huaj, por disa prej tyre zunė tė luftonin me njė hov e pėrkushtim tė paparė nė ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare, nė pėrhapjen e programin e lėvizjes kombėtare, nė pėrparimin e njė programi tė autonomisė e tė pavarėsisė, nė pajtim e nė harmoni, me frymėn e Lidhjes sė Prizrenit.

    Nėn ndikimin e Lidhjes sė Prizrenit, rilindasit tanė, dishepujt e lirisė, tė bashkimit, tė arsimit e tė pavarėsisė kombėtare, njė pjesė tė veprimtarisė sė tyre e zhvilluan nė tė pėrkohshmet dhe revistat shqipe qė zunė tė dilnin nėpėr kolonitė shqiptare jashtė e larg trojeve ku jetonin ata.

    Disa prej tė pėrkohshmeve shqipe kanė qenė nėn ndikimin aq tė madh tė Lidhjes sė Prizrenit, sa qė, nė njė farė mėnyre, bėhen tribunė e vėrtetė e rilindasve dhe mjet i vazhdimit tė luftės pėr autonomi e liri. Mė 6 shtator tė vitit 1897, nė tė pėrkohshmen „Shqipėria" tė Bukureshtit, njė rilindas yni shkruante: „Kombi i cili s'ka njė ditare shkruar nė gjuhė tė tij, nuk mund tė dijė mirė, cili ėshtė e ku qėndron. Si gjaku e fryma qė ėshtė shpirti i njeriut, ashtu edhe ditarja dhe mėsimi janė shpirtrat e njė kombi".

    Mė e vjetra e pėrkohshme shqipe, ajo e De Radės („L'Albanese d'Italia, 1848), s'do mend, nuk pati si ta pėrqafonte kauzėn e madhe tė Lidhjes sė Prizrenit, mirėpo, „I foni tis Alvanias" („Zėri Shqipėrisė", Athinė, 1879—1880) i botuar greqisht e shqip prej Anastas Kulluriotit, nuk harroi dhe nuk ngurroi, nė mėnyrėn e vet, ta shėnojė jehonėn imediate tė Lidhjes sė Prizrenit.

    Nė numrin 21 tė datės 16 shkurt tė vitit 1880, redaksia e tė pėrkohshmes „I foni tis Alvanias", pos tė tjerash, shkruan: „Me 10 janar, njė delegacion shkoi nga Peja nė Prishtinė te valiu i Kosovės Nezir Pasha dhe i dorėzoi pėr Portėn e Lartė njė kėrkesė me ketė pėrmbajtje: „Interesat mė jetike tė shqiptarėve duan zhvillimin politik dhe kombėtar tė vendit tė tyre(...) ... Pra kombi kėrkon: 1) bashkimin e viseve shqiptare nė njė vilajet 2) formimin e njė asambleje kombėtare, e cila do tė ketė edhe disa tė drejta legjislativė; 3) formimin e njė kėshilli tė zgjedhur pranė vezirit; 4) caktim tė njėhershėm tė taksave; 5) ushtria shqiptare tė qėndrojė nė vatrat e saj dhe nė kohė paqeje, tė ketė pėr detyrė ruajtjen e rendit...". Afėr mendsh, kjo e pėrkohshme, po i botonte me pak modifikime, kėrkesat kryesore tė Lidhjes sė Prizrenit.

    Ndėrkaq e pėrkohshmja tjetėr e De Radės „Flamuri i Arbėrit" (1883—1887), sipas tė gjitha gjasave, ishtė tribunė e vėrtetė e Lidhjes sė Prizrenit. Numrin e parė tė sė pėrkohshmes sė tij, De Rada e hapi me njė pėrshkrim tronditės mbi mėnyrėn e vrasjes sė mareshalit turk, Mehrnet Ali pashės, nė Gjakovė, nga forcat e Lidhjes sė Prizrenit, kurse nė ēdo numėr tjetėr tė „Flamurit tė Arbėrit" do tė hasim nė artikuj, shėnime, komente, vėshtrime mbi historinė e shqiptarėve, kulturėn, letėrsinė, gjuhėn, mbi zgjimin e shqiptarėve, mbi pėrpjekjet e tyre pėr autonomi, si edhe mbi luftėn e ēetave dhe tė aradhave tė shqiptarėve kundėr reparteve tė ushtrisė turke.

    Ėshtė interesant tė spikatet me kėtė rast, se De Rada, (sikundėr edhe kryengritėsit) aradhat kryengritėse tė shqiptarėve qė pėrleshen me ushtrinė turke dikah nė Luxnė, nė rrethin e Gjakovės, tė Prizrenit apo tė Ferizajit, i konsideron si forca qė luftojnė pėr t'i vėnė nė jetė disa nga kėrkesat e Lidhjes sė Prizrenit.

    Nė faqet e gazetės „Shqipėria", qė dilte nė Bukuresht, u botua njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė Lėvizjes kombėtare shqiptare. Nė memorandumin e botuar nė kėtė tė pėrkohshme, nė nėntorin e vitit 1897, nen titullin: „Ndė embėr tė Llauzit (popullit) shqiptar", nga Turqia kėrkohet qė „tė njohė tė drejtat e Llauzit shqiptar dhe tė japė autonominė administrative, tė bashkojė viset shqiptare nė njė vilajet, i cili tė ketė njė qeveritar tė pergjithshėm nga gjaku shqiptar... dhe tė njohė gjuhėn kombėtare shqipe si gjuhė zyrtare nė tė gjitha institucionet".

    Nė tė vėrtetė, kėrkesa e memorandume tė kėtilla, me ndonjė modifikim apo element tė ri, do tė botojnė, herėt a vonė edhe tė pėrkohshmet e tjera tė Rilindjes kombėtare, si nga fundi i qindyjetėshit tė kaluar, ashtu edhe nga fillimi i qindvjetėshit tonė.
    „Albania" e Brukselit botoi disa memorandume tė ngjashme, natyrisht disa vite pas botimit tė memorandumit tė botuar nė „Shqipėria". Mė 7 korrik tė vitit 1903 „Albania" me fare pak nderrime e riboton memorandumin e Bukureshtit me titullin „Njė thirrje Evropės". Nė tė, pos tė tjerash, kėrkohet edhe hapja e shkollave shqipe, lirimi nga burgu i patriotėve shqiptarė, njohja e kombit shqiptar nė suazėn e Perandorisė Otomane dhe jashtė suazės sė saj.

    Nė njė numėr tjetėr tė ,Albanias" tė botuar nė Londėr, pas njė viti, domethėnė mė 1904, botohet sėrisht njė kėrkesė e ngjashme pėr autonomi. Nė raste tė tjera, fletorarėt, rilindasit, intelektualėt, poetėt apo siikrimtarėt tanė tė periudhės qe pasoi fill pas Lidhjes sė Prizrenit, duke u bėrė zbatues konsekuent e dishepuj tė patriotėve tė Lidhjes sė Prizrenit, nėn ndikimin e ngjarjeve tė Lidhjes sė Prizrenit, e pėrkujtojnė me mburrje kėtė lėvizje kombėtare. „Njėzet e pesė vjet u mbushėn", shkruan „Besa" e Kajros nė numrin 4—5 tė saj, tė vitit 1905, kur pėr tė parėn herė qė kur ramė ndėr duart e tur-kut, gjyshėrit edhe etrit tanė u mblodhnė nė Prizren nė njė mbledhje tė pėrgjithshme". Sipas arfcikullit tė kėsaj tė pėrkohshmeje, shqiptarėt kanė kėrkuar autonominė apo „veturdhėrin" tė udhėhe-qur nga Lddhja e Prizrenit". Dhe, „me tė vėrtetė", „thuhet nė artikull", „Tre vjet me radhė Shqipėria u qeveris prej Ligės sė Prizrenit dhe kurrė nuk qe qeverisur Shqipėria aq mirė e butė... Posa kryetarė tanė muarėn vesh qė s'del gjė nga Turqia, e cila i pėrqeshi liksht, atėherė nėn krye tė Abdyl Beut — Frashėrit, ngritnė krye, kundrė saj. Po pėr fat tė keq, kjo kryengritje s'dolli fatbardhė",„Kombi" i Bostonit vetėm gjatė vitit 1906 botoi njė sėrė arti-kujsh tė gjatė mbi Lidhjen e Prizrenit. Mė 13 tetor tė vitit 1906, „Kombi" shkruan: „Sapo u hap Kuvendi i Berlinit, shqiptarėt, myslimanė e tė krishterė, ndjenė se interesat e kombit tė tyre ishin nė rrezik, ndjenė nevojėn e tė aferuarit njeri me tjetrin, panė se janė vėllezėr prej gjaku. .. .Njė erė e ēuditshme zuri tė fryjė nėpėr Shqipėri, njė erė qė rrėfen furtunė, njė zjarr zuri tė pushtonjė zemėrat e shqiptarėve." Me datėn 29 tetor tė tė njėjtit vit, nė numrin tjetėr tė„Kombit" vazhdon seria e artikujve mbi Lidhjen e Prizrenit. „Tri vjet me radhė, „shkruan nė kėtė numėr", u mbajtėn nė kėmbė ligat e Prizrenit e tė Shkodrės, edhe me kėtė kohė zemėrat e shqiptarėve ishin ndreqtuar. Nga kėto tre vjet, gjashtė muaj me radhė urdhėruan kėto dy komitete ndė Shqipėri ndė vent tė Turqisė... Njė ushtėri e rregulluar ishte bėrė ndė Gegėri, e cila gjendeshe nėn urdhėrimin tė Komitetit tė Shkodrės dhe kishte barrėn me njė anė tė mbante vendin ndė qetim, dhe me tjatėr anė tė mbronje Shqipėrinė..."

    Jehona e Lidhjes sė Prizrenit nuk bie nė sy ndoshta sa duhet nė artikuj tė tillė, pėrkujtimorė e tė rastit, sa nė morinė e artikujve, tė shėnimeve, tė trajtesave, polemikave, vėshtrimeve dhe kėrkesave tė tjera tė botuara nė faqet e dhjetra e dhjetra tė pėrkoh-shmeve shqipe tė kėsaj periudhe ku, ndonėse, Lidhja e Prizrenit nuk pėrmendet, porosia e autorėve ėshtė nė pajtim me tendencat e Lidhjes sė Prizrenit, ose, pėrkon, e dendur edhe begaton aspiratat clhe synimet autonomiste e liridashėse tė kėsaj organizate politike, shoqėrore e kombėtare.

    Nė faqet e tė pėrkohshmeve shqipe tė kėsaj periudhe, pos te tjerash, fletorarėt, publicistėt e rilindasit tanė, shtrojnė nevojėn e themelimit tė njė alfabeti unik shqiptar, kėrkojnė hapjen e shkollave shqipe, shtrojnė kėrkesėn pėr krijimin e njė gjuhe letrare shqipe, japin kushtrime liridashėse, ku mbisundon porosia e bashkimit, e lirisė, e vėllazėrisė, e barazisė dhe e kryengritjes.

    Nė disa tė pėrkohshme tė tjera, dalin nė dritė artikuj me ton polemizues, pėrmes tė cilėve kėrkohet haptazi autonomia, ose demaskohet politika antishqiptare tė tė huajve dhe tė Perandorisė osmane, afirmohet kultura, letėrsia, lashtėsia dhe gjuha kombėtare, e njėherėsh stigmatizohet pėrēarja fetare, veprimtaria reaksio nare e klerikėve dhe e ēifligarėve.

    Afėr mendsh, pat edhe revista tė atilla, ku pėrvidheshin edhe interesat e ndonjėrit prej atyre monarkive apo vendeve ku dilnin revistat, mirėpo, megjithatė, rilindasit tanė, secili nė mėnyrėn e vet, pa marrė parasysh a vepronte nė Perandorinė osmane, apo nė Amerikė, nė Ballkan apo nė Egjipt, u pėrpoq ta thellojė, ta pasurojė e ta pėrforcojė ndėrgjegjen kombėtare, zhvillimin kulturorė, emancipimin kombėtar dhe idenė liridashėse.

    Duke e pasuruar idenė e lirisė, tė autonomisė e tė pavarėsisė me kalimin e kohės shumė rilindasė tanė, erdhėn nė pėrfundimin se kėrkesat e autonomisė territoriale-administrative tė Shqipėrisė brenda kufijve tė Perandorisė osmane nuk ishte e vetmja kėrkesė e lėvizjes kombėtare shqiptare nė fund tė shekullit XIX e nė fillim tė shekullit XX.

    Nė fakt, rilindasit tanė, sidomos ata mė largpamėsit, duke e kuptuar gjendjen e vėrtetė, formuan bindjen se Porta e lartė nuk mund t'i siguronte asnjė tė drejtė popullit shqiptar, se vetė Perandoria osmane, i kishte ditėt e numėruara, se ajo manevronte me shqiptarėt sipas rastit e nevojės, dhe se nuk mjaftonte vetėm kėrkimi i tė drejtave arsimuese, kulturore, politike dhe ekonomike, por e vetmja rrugė e shpėtimit dhe e realizimit tė plotė tė auto-nomisė ishte kryengritja e armatosur.

    Sė kėndejmi, ne artikujt e botuar nė faqet e gazetave shqipe „Drita" e Sof jes, „Kombi,, i Bostonit, patriotėt shqiptarė, ata qė ende s'kishin formuar ēetat kryengritėse dhe s'u ishin qepur maleve bėnin thirrje „tė dalim tė gjithė si pleq e tė ri, si tė pasun e tė vobekėt, e tė derdhim gjakun e kushtueshėm pėr liri tė Shqiperisė". („Drita", nr. 8—9, 25 shtator 1907). Herave tė tjera, jepej kushtrimi dhe rilindasi ynė shkruante se kishte ardhur koha qė „me pushkė nė dorė tė ēlirojmė Shqipninė" ("Albanija", Beograd, nr. 37, 11 shkurt 1905). Nė tė pėrkohshmen „Shpresa e Shqypnisė" tė datės 16 janar 1907 poeti, rilindasi e patrioti, Hilė Mosi, sėrish buēet: „Tė gjithė muhamedan katolik e ortodoks si vllazėn qi nji gjuhė e njė gjak kena, tė rrokim martinat kundra anmikut".

    Thirrjet e kushtrimet e patriotėve, nė pėrkim me luftėn pėr autonomi e pavarėsi tė Lidhjes sė Prizrenit, populli shqiptar, pas tridhjetė vitesh, i degjoi me vendosmėri dhe i frymėzuar nga patriotėt demokratė, u hodh nė kryengritjet masive, popullore dhe liridashėse tė viteve 1910, 1911 e 1912, nė pėrleshjen e pabarabartė kundėr sundimit osman dhe, duke luftuar me armė nė dorė pėr liri, ia doli mbarė ta shpallė pavarėsinė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    "LA FEDERATION BALCANIQUE" PĖR LIDHJEN SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT

    Nė „La Federation Balcanique" janė botuar artikuj dhe vėshtrime pėr tė kaluarėn e vuajtur por edhe tė lavdishme, pas shumė shekujsh roberie ideja e ēlirimit kombėtar pėrfshiu tėrė popullin shqiptar nė tė gjitha trevat etnike.

    Hakif Bajrami

    „La Federation Balcanique" ishte organ i minoriteteve nacionale dhe i popujve ballkanikė tė shtypur. Botohej nė Vjenė nė tė gjitha gjuhėt ballkanike, duke filluar prej vitit 1924 deri mė 1931. Kėtu janė botuar artikuj pėr lėvizjet ēlirimtare dhe pėr problemet organizabivo-politike tė lėvizjes shoqėrore nė pėrgjithėsi nė truallin e Ballkanit. Ka edhe vėshtrime pėr tė kaluarėn e vuajtur por edhe tė lavdishme, pėr luftėn qė bėnte populli shqiptar pėr identitet kombėtar.1

    Nė shtypin evropian, thuhet nė komentet nė „Federation Balcanique", flitet pėr Ballkanin si regjion tė pėrshtatshėm pėr krijimin e kolonive nė interes tė kapitalit tė fuqive imperialiste, ndėrsa pėr popujt e kėsaj treve thuhet se janė tė pakulturuar, rrjedhimisht popujt e kėtij gadishulli janė „vetėm shėrbėtorė tė mirė".Pėr ta arritur qėllimin e tyre Fuqitė e Mėdha evropiane nxitnin urrejtjen nė mėnyrė qė tė siguronin atė qė dėshironin: depėrtimin ekonomik dhe krijimin e tregjeve tė reja pėr interesat e tyre. Mirėpo, popujt e Ballkanit pėr tė gjithė pushtuesit ishin dhe mbetėn „Arrė e fortė".2

    Edhe pse nė rrethana shumė tė vėshtira, tek populli shqiptar, theksohet nė „Federation Balcanique'*, nuk ka mundur tė zhvillohet lėvizje e fortė shoviniste, sepse dihej fort mirė sesa e dėmshme ėshtė njė dukuri e tillė. Populli shqiptar, thuhet po kėtu, nuk ka pasur pretendime territoriale, por pėr tė fituar lirinė kombėtare kishte luftuar pandėrprerje.3

    Shqiptarėt gjatė shekujve u shfrytėzuan mjaft nga klasa feudale. Kjo jo vetėm qe i shfrytėzonte nė mėnyrėn mė tė eger, por zotėronte edhe viset mė pjellore, kėshtu qė e varfėroi dhe e robėroi popullin shqiptar. Pėrveē kėsaj, ishte edhe njė vegėl e sunduesve tė huaj.4 Duke qenė nė gjendje tė vėshtirė, populli shqiptar u hodh i tėri nė luftė tė dyfishtė, kundėr feudalizmit dhe kundėr zaptuesve osmanlinj pėr njė rend tė ri shoqėror e liri kombėtare, pa i dėmtuar interesat e kombeve tė tjera tė Ballkanit,5 pėrfundon komenti.
    Tragjedia e popullit shqiptar, thuhet nė njė koment tė kėtij organi, ishte varfėria dhe dhuna e feudalėve. Shqiptari kishte tre napoleona tė ardhura pėr krye banori pėr njė vit. Kjo ėshtė pasojė e faktit se Shqipėria nėn sundimin e sulltanėve tė Stambollit pėr mė se katėr shekuj vetėm sa rrėnohej dhe gjatė kėsaj kohe nuk kishte pasur progres ekonomik dhe lumturi kombėtare nė kuptimin e plotė tė fjalės.6

    Pėrkundėr kėsaj gjendjeje tė vėshtirė, Fan Noli thekson se: „Asnjė popull ballkanik s'ka luftuar aq fuqimisht pėr indipendencė kundėr imperialistėve dhe shtypėsve siē luftuan shqiptarėt... Historia e Shqipėrisė qė prej shekullit XV e gjer nė shekullin XX s'ėshtė veēse njė sėrė kryengritjesh kundėr tiranisė turke.7

    Lidhur me tiraninė turke „La Federation Balcanique", vinte nė dukje: „Sikur me muejtė me i shtiė me folė zallinat e Jemenit, gurėt e fortesave tė Beligradit, kodrinat e Plevnės apo krejt shkrepat e Ballkanit, kishte pėr t'na hyjė mėnera: do tė na dukej shofim njė lum prej gjakut apo nji bjeshkė prej eshtnash e prej krenash... Vetėm kėto dy f jalėt e fundit mund t'a shkurtonin ma sė miri historinė t'anė tė vjetėr pėr deri mė 1880. Mė kėtė kohė, kur Kongresi i Berlinit vendosd t'a coptoj Shqipnin, populli i ynė mujti me kuptue qi psimet e tij nuk kishin sherbye veē se pėr t'a ranjue sundimin e tė huajve dhe kėrkoj nji rrugė tė re e cila tė siguroj vetėm e vetėm lirinė kombėtare. Prej kėtij mendimi tė ri leu Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Aty nė Prizren, nė kėtė skutė tė Kosovės, Shqypnia e Re u betue mbi armet e veta dhe i tha botės mbarė: „Jo, nuk do tė hyj nė varr si nji qyqar. Deka do tė mė gjejė me pushkė nė dorė".8

    Nga kjo del se nė faqet e organit „La Federation Balcanique Lėvizja Kombėtare Shqiptare, e nė kuadrin e saj edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ēmohej si Lėvizje e nxitur nga poshtė-lart, gjė qė dėshmohej me luftėrat e parreshtura popullore pėr ēlirimin nga shtypja otomane dhe feudale nė pėrgjihėsi.

    Pėrkundėr rrethanave tė vėshtira shoqėrore qė zotėronin nėpėr fshatra, thuhet nė kėtė organ prapėseprapė nė ēdo kushtrim qė lėshohej nga prijėsit e Lėvizjes Kombėtare pėr luftė a vdekje kundėr osmanllinjve, fshati ishte ai qė regrutonte luftėtarė tė patrembur e qė dalloheshin nė betejat qė kishin karakter ēlirimtar. Fuqitė e Mėdha dhe borgjezitė shoviniste tė Ballkanit nuk e shikonin me sy tė mirė luftėn permanente tė popullit shqiptar, luftė kjo qė pengonte realizimin e qėllimeve imperialiste ndaj Ballkanit, sepse popujt tjerė nė tė shihnin shembullin e luftės pėr identitet nacional; por edhe populli shqiptar ka mėsuar edhe prej popujve tjere tė Ballkanit, „populli shqiptar nuk mund tė mbetej jabanxhi e mos tė dijė mirė pėr lėvizjet e kojshive".

    Shqiptarėt, theksohet nė njė vėshtrim tė „La Federation", bėjnė njė luftė ēlirimtare, secilin trathtar dhe shtypės e pėrbuzin, pėrbuzin ēdo vepėr qė e bėn njeriun skllav, burrave tė kėtij kombi nuk u shkoi ndėrmend t'i nėnshtrohen tjetėrkujt, vetėm dokeve dhe zakoneve tė veta, tė kėrkojnė prej tjeterkujt ndihmė — veē prej armėve tė veta.9

    Duke pasur pėr bazė kėtė qėndrim — se shqiptarėt ishin gjithnjė e kudo tė gatshėm pėr t'i rrokur armėt, nė komentet e organit nė fjalė, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ēmohet si faqe e ndritur „dhe kulminante e luftės pėr liri". Vend tė spikatur zėnė sidomos forcat e armatosura tė komanduara prej Lidhjes, qė hudhėn poshtė vendimet e Kongresit tė Berlinit, qė kishin pėr qellim robėrimin e mėtejshėm tė popullit shqiptar. Kundėr vendimeve imperialiste tė Shėn Stefanit dhe Berlinit, shqiptarėt, thuhet aty, ishin ngritur si njė zgjue.10

    Duke nxjerrė nė plan tė parė faktorin e brendshėm — popullin, prej nga rridhte Lėvizja. „La Federation..." ēmon lart me tė drejtė angazhimin e kolonive shqiptare, sidomos tė asaj tė Stambollit, lidhur me emancipimin kombėtar: „kolonitė shqiptare luajtėn nė luftėn e indipendencės shqiptare nji rol kryesor nė kohėn e robėrisė tyrke ku ēdo lėvizje liriet ish e ndaluem qė nė tė lemė, vatrat e lėvizjeve liridashėse e revolucionare ishin kolonitė shqiptare nė dhe tė huaj: kėtu shtypeshin fletore, broshura e veprat historiet qė u pėrndaheshin — kudo ku jetonin shqiptarėt. Ndėr kolonitė shqiptare ish e mundur me mbajtė mbledhje e me marrė vendime qė ishte vėshtire dhe rrezik tė mbaheshin nė Shqipėri. Nė kėtė drejtim prej kolonivet shqiptare delnin protestat, apelet, memorandumet dhe u dėrgoheshin burrave shtetėrorė anė e mbanė botės. Prej kolonive patėn dalė edhe shumė pris e intelektual qė luftonin pėr lirimin e Shqipėrisė..."." Evropės iu bė e qartė se Lidhja Shqiptare e Prizrenit tregoi qė „Shqipėria ėshtė njė tokė me zot dhe se sulltani nuk mund tė nxjerrė nė pazar asnjė pllambė toke prej saj pa pyetur pėr dėshirėn e trashėgimtarėve qė janė shqiptarėt vetė".13

    Pas shumė shekujsh roberie ideja e ēlirimit kombėtar pėrfshiu tėrė popullin shqiptar, saqė nė „La Federation balcanique" thuhet: „Kurr mė tepėr se deri nė kėtė kohė i gjithe populli shqiptar nuk ishte ngritė i tėri si njė nė kėmbė dhe, kurr mė fuqishėm se ksajė radhe nuk e kishte rrokė armen pėr t'i mbrojtur vatrat e veta katragjyshe".18

    Nė vėshtrimet e „La Federation balcanique" gjejmė edhe konstatimin se Haxhi Zeka, Sylejman Vokshi dhe Ali Ibra ishin organizatorėt e flakėt tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, „ata me za tė bindshėm folėn nė emėr tė popullit dhe kėrkuan qė menjėherė e pa vonim tė shpallet indipendenca e Shqipnisė. Indipendenca, shpallja e sajė u pranua si me njė za". Nė vazhdim thuhet se heroizmi i Mic Sokolit tregoi se ketė popull askush nuk mund ta shtrojė me armė e as pėr ta vėnė nė zgjedhė tė huaj prane cilėsdo tryezė qoftė, pa i „konsultuar armėt dhe qėndresėn muskulare tė tyre.14

    Nė artikullin „Katundari ballkanas", qė e botoi „La Federation balcanique" theksohet se fshatarėt e kėsaj treve ishin ata qė tė huajit gjithmonė i dhanė grushtin, por edhe qė nė disa raste dėgjuan urdhrat e ndyta tė trathtarėve te vendit dhe me vonė, sė bashku me ta, pėrjetuan kataklizmat mė te rėnda.15

    „La Federation balcanique" vė nė dukje se shqiptari i Kosovės kishte pėr dashuri te vatres farėn dhe pushkėn dhe asgjė nuk do ta shtyjė kėtė popull qė t'i tradhtojė interesat e larta kombėtare, Sipas kėtij organi faktori i parė e kryesor i zgjimit kombėtar ishte, ėshtė dhe do tė jetė djersa qė derdh populli pėr ta merituar jetėn. Nė zgjimin kombėtar kanė ndihmuar edhe kėta fakt-rė: Lufta ruso-turke (1877—1878), ēėshtja e emigrimit tė popu-llsisė shqiptare prej Leskovcit, Prokuples, Kurshumlisė dhe Vranjes, qė ishin sinjal i parė pėr shtypjen e mėtejshme te shqiptarėve.16

    Nė „La Federation balcanique" thuhet se Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Gjakova etj., nė pjesėn e dytė tė shekullit XIX ishin bėrė qendra tė rezistencės tė popullit shqiptar nė Kosovė. Luftėrat pėr ēlirimin kombėtar, tė cilat i udhėhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit krijuan njė epope tė gjallė nė favor tė zgjimit nacional. Kushtrimin „Shqipnia asht nė rrezik", „Shqipnia po copėtohet" populli e kuptoi me seriozitet, rrjedhimisht nga „kjo del i tėrė ai vrull nacionalēlirimtar kundėr Mehmet Ali pashė Maxharrit dhe tendencave tė Mark Milanit nė Karadak".17

    Pas shpėrnguljes tė shqiptarėve nga Toplica nė Kosovė, popullsia e kėsaj ane i tregoi botės sė „interesuar" se ēfarė solidarėsie e rrallė mbretėronte nė radhėt e popullit shqiptar. Shqiptaret e Kosovės i pritėn me dyer tė hapura, u angazhuan dhe i ndihmuan pėr ndėrtimin e kasollave si dhe tė „shtroje-mblojes" si thoshte populli. Organizimin e punės e kryenin nė kushte tė vėshtira pleqėsitė regjionale, qė vareshin nga Pleqėsia Qeveritare Qendrore nė Prizren.13

    Nė zgjimin kombėtar nė kėtė kohė ndikuan indirekt edhe lidhjet e volitshme ekonomike: Kosovė-Selanik, Kosovė-Beograd, Kosovė-Sofje dhe drejtimet e tjera. Tregtari i Kosovės, thuhet nė „La Federation balcanique", qė eksportonte drith, bagėti e drurė dhe importonte konfeksion, kthehej nė vendlindje me bindje tė avancuar, qė pastaj e pėrhapte nė popull. Njė vend, thuhet mėtej, qė dėrgon pėr ēdo ditė nėpėr vende tė huaja me qindra njerėz, nuk mund tė mos zgjohet e mos tė dijė se ēfarė tė bėjė per tė siguruar lirinė e vet.19

    Zhvillimi i mjeteve tė komunikacionit brenda vendit siguroi lidhje shoqėrore dhe ekonomike tė ngushta saqe qytetarėt dhe fshatarėt „ishin gjithnjė nė kontakt me shoqi-shojnė dhe afroheshin e grumbulloheshin aq me kujdes saqė ishin nė gjendje tė realizonin njė bashkėpunim tė ngushtė nė ēdo lėmi tė jetės".
    Nė pjesėn e dytė tė shekullit XIX, thekson „La Federation balcanique" njė prishtinas, „nuk ishte jabanxhi" nė Pejė, Mitrovicė, Prizren, Gjakovė apo nė Shkup. Sidomos nė radhėt e drejtuesve tė fatit tė vendit, pari e intelektualė, mbretėronte njė miqėsi nga mė tė rrallat".20

    Marrėveshjet, besėlidhjet bėheshin me fjalė tė shkurtėra, tė rrumbullakėta e shpeshherė i merrshin vendimet „fėt e fėt" si thonė nė Kosovė dhe shpėrndaheshin pa pasė nevojė „tė bėjnė bujė tė madhe" thuhet nė „La Federation balcanique".21

    Vendimet ishin bėrė njėfarė zakoni pėr tė cilat diskutohej shumė. Nėse ndokush kundėrshtonte vendimin e marrė i thuhej: „Zotni ka pas vytė me mendue para se tė vendosin. Ke mbetė vonė". Pastaj theksohet se tradhtari nuk kishte vend as ndėr burra e as ndėr gra.22

    „La Federation Balcanique", lidhur me dėshtimin e Lidhjes sė Prizrenit jep kėtė konkludim: „Kur u desht me i dhanė fund sundimit tė Sulltanit, Lidhja e Prizrenit u shkatėrrue mė 1881 sidomos pėr kėto dy arsye: 1. pse njė pjesė e parisė sė Kosovės e tė Shqipnisė u mashtrue me rytbe e me nishane qi iu premtoi Stamolla dhe trathtuen besėn e dhanė, 2. njė pjesė e popullit, fare e vogėl, u hoq prej lidhjes pėr t'i mbetė besnik asaj parie qė trathtuan Lidhjen". Mėtej thuhet: „Qysh nė kėtė dakik fusha tė tana u transferuan nė njė lėmė luftet, e ndėr malet t'anė ma se 30 vjet rresht (1880—1912), gjimuan topat mizorė tė pushtuesit: fika nau kėrcėnua pa pra, vargi i dėshmorėve mrriu me nje numėr tė mnershėm, e Kosova e shkretė njehi nė tymė e nė flakė. Por, ma nė fund pushtuesi i lėshoi amėt, e Shqipnisė trime iu vu nė krye dafina e ngadhnimit (1912)".33

    ------------------------------------
    1 La Federation Balcanique, nr. 1, nr. 4—5, 1924. pėr Lidhjen e Pm-renit, shih gjerėsisht: Ali Hadri, Prilog rasvetljavanju Prizrenske lige 1878—1881, „Pėrparimi", nr. 1, 1967.
    2 Po aty.
    3 Po aty.
    4 Po aty, nr. 20—21.
    5 Po aty.
    6 Po aty, nx. 105.
    7 Po aty, nr. 105, f. 2300.
    8 Po aty, nr. 24.
    9 Po aty. Lidhur me luftėn qė bėri Lidhja Shqiptare, shih gjerėsisht: Ali Hadri, v. c, f. 45—58.
    10 La Federation Baleanique, nr. 24.
    11 Po aty, nr. 55.
    12 Vendimet e Iidhjes Shqiptare tė hartuara nga Komiteti i Stambollit, pika 1 — (2) — 7, fotokopje.
    13 La Federation Balcanique, nr. 78—84.
    14 Po aty, nr. 84.
    15 Po aty, nr. 100/28.
    16 Po aty, nr. 117/18.
    17 Po aty, nr. 117/18.
    18 Po aty, nr. 70/27.
    19 Po aty, nr. 117/8.
    20 Po aty.
    21 Po aty.
    22 Po aty.
    23 Po aty, nr. 24/25.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    New York Times gjithashtu ka botuar gjithashtu artikuj interesante gjate asaj periudhe qe flasin per Lidhjen e Prizrenit. Shum nga keta artikuj mund ti gjeni ne linkun e meposhtem:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=52214

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet nė Bllog
    22
    Dosjet dhe valixhet “e pambledhura” tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit


    Pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit ėshtė shkruar mjaft deri sot, janė botuar monografi, studime dhe vėllime me dokumente e dorėshkrime, por, megjithatė ka mbetur njė pjesė e madhe e burimeve arkivore, lėndė kjo e dorės sė parė, e pa botuar dhe pa hulumtuar.
    Studiuesit dhe specialistėt e kėsaj periudhe i pret njė lėndė mjaft voluminoze dorėshkrimesh, dokumentash, raportesh, relacionesh dhe materiali tjetėr nė disa arkiva, siē janė ato tė Vjenės, Romės, Vatikanit dhe Zagrebit. Ne, gjatė viteve tė kalura, kemi shfrytėzuar pjesėrisht disa nga fondet e kėtyre arkivave dhe si kontribut modest, pėr ndihmesė studiuesve shqiptarė dhe tė tjerė, ju ofrojmė rezultatet e kėrkimeve tona, me dėshirė qė ato tė shkojnė edhe mė tutje, veēanėrisht nė pėrvjetorėt tjerė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
    Nuk jemi ndalur kėsaj radhe pėr tė analizuar arkivat veē e veē, fondet apo pėrmbajtjen e dokumentave. Nė njė studim tė mėvonshėm, i cili ėshtė nė pėrgatitje e sipėr, do tė bėjmė njė gjė tė tillė, duke shtjelluar lėndėn arkivore tė konsultuar nga arkivat e pėrmendura. Njė pjesė tė kėsaj lėnde, respektivisht asaj nga Arkivi Shtetėror i Zagrebit, nė formė tė skanuar dhe tė stampuar, ja kemi dhuruar Arkivit Qendror Shtetėror. Pjesėn tjetėr, me tė pėrfunduar studimi monografik, po ashtu do ta dorėzojmė nė institucionet pėrkatėse pėr t’iu kursyer kohėn si dhe pėr t’iu lehtėsuar punėn studiuesve dhe historianėve tė cilėt nuk kanė nevojė tė udhėtojnė nė arkivat pėrkatėse ngase kėto burime mund t’i shfrytėzojnė nė institucionet e cekura.
    Arkivat e Romės, Vatikanit dhe Zagrebit, asnjėherė deri mė sot, nuk janė studiuar nė mėnyrė sistematike, pėr periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ndėrsa situata ėshtė mė ndryshe me Arkivin Shtetėror tė Vjenės, por edhe nga ky arkiv, pas konsultimeve tė fondeve pėrkatėse dhe krahasimeve me vėllimet e dokumentave tė botuara, u vėrrejt se ka ende mjaft lėndė arkivore origjinale tė pa botuar. Kjo lėndė burimore nga tė gjitha kėto arkiva, pas pėrgatitjes sė saj pėr botim, nga studiues dhe specialistė tė fushave pėrkatėse, duke pėrdorur metodat bashkėkohore kritike tė botimit tė dokumenteve tė tilla, veēanėrisht atė krahasuese, do tė hidhte dritė nė disa segmente ende tė pandriēuara sa duhet pėr veprimtarinė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kohėn e themelimit, rrethanat politiko-shoqėrore, ndikimet, kontributet dhe pengesat e ambasadave dhe konsullatave tė huaja me veprimet e tyre gjatė viteve 1877-1881, si dhe mbi disa nga personalitetet mė kyēe tė cilat drejtuan Lidhjen.

    Arkiva e Vjenės pėr eventin shqiptar

    Nė Arkivin Shtetėror tė Vjenės ėshtė njė numėr i madh fondesh, nė tė cilat ka shumė material burimor pėr Lidhjen e Prizrenit dhe periudhėn nė tė cilėn ka vepruar ajo. Kėto fonde janė “Politisches Archiv” tė ashtuquajturat “Gehemie Akten” qė fillojnė nė vitin 1839 dhe vazhdojnė deri nė vitin 1918; pastaj fondet: “Bulgarien,” 1879-1918, dosjet: XV/1-123; “Griechenland,” 1848-1917, dosjet: XV/l-96; “Montenegro” pėr vitet 1879-1914, dosjet XVII/35, veēanėrisht: Haupakten der albanischen Liga, pėr vitet 1878-1881; “Rumanien” 1879-1918; “Serbien,” 1879-1914, dosjet: XIX/1-94; “Turkei” dosjet I-XII, “Albanische Liga” dosja XII/236B, vitet 1880-1881; “Varia”- Gusinje Frage dhe Albanesische Liga, pėr vitet: 1878-1880; “Zivilkommisariat Plevle,” vitet 1880-1888, dosjet 111-121. Ndėrkaq, kujdes tė veēantė i duhet kushtuar fondit: “Konsulate” 1848-1918, dosjet: I-XXXVIII, me 89 libra tė protokollit pėr vitet: 1853-1918; ndėrsa nė fondin “Akten” tė konsullatave austro-hungareze nė vende tė ndryshme tė Gadishullit Ballkanik, dosjet janė tė renditura nė bazė tė alfabetit, gjė qė lehtėson shumė punėn e kėrkuesve dhe studiuesve. Disa nga dosjet e kėtij fondi tė konsullatave janė: Antivari, pėr vitet: 1877-1878; Beogradi pėr vitin 1878; Cetinja pėr vitin 1878; Dubrovniku, pėr vitin 1878; Janinė pėr vitin 1878; Manastiri pėr vitet 1878-1881; Mostar pėr vitin 1878; Prizreni, pėr vitet 1869-1914; Sarajeva 1878-1879; Selaniku pėr vitet 1878-1881; Shkodra, pėr vitet: 1878-1881, etj.

    Volumet arkivore nė Romė

    Nė Romė nė: “Archivio Storico del Ministero degli Affari Esteri,” qė gjendet nė ndėrtesėn e quajtur Farnesina, janė disa fonde nė tė cilat ka dokumente pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Ato fonde janė: “Turchia-raportti in arrivo” vėll. 1-23; pastj fondi: Pacc. ser. 1460-1472, vėll. I, 21 dhjetor 1877-5 prill 1879; Scutari/ Questione albanese; dhjetor 1877; pastaj: vėll. II, korrik 1878; vėll. III, tetor 1878; vėll. IV, dhjetor 1878; vėll. V, 15 dhjetor 1878-15 shkurt 1879; vėll. VI, vitet 1879-1880), vėll. VII, vitet 1880-1881; dhe vėll. VIII, vitet 1881-1882. Ndėrsa nė: “Serie terza: Divisione “Politica,” pėr vitet 1867-1888, janė tė ruajtura raportet e konsujve dhe ambasadorėve italianė nga Bullgaria /Sofje/; Greqia, /Athinė, Selanik/; Rumania, /Bukuresht/, Serbia, /Beogradi/ etj.

    Pasuria e Vatikanit

    Nė Vatikan, njė rėndėsi tė veēantė kanė posaēėrisht arkivat si: Archvio Segreto Vaticano, respektivisht fondet: “Archivio della Delegazione Apostolica di Albania; Visite Apostoliche; Archivio della Nunciatura di Albania; Libri litterarum visitationum sacrorum liminum; dhe Arkivi i Propagandės Fide, pėrkatėsisht fondet: Scritture Originali Riferite nelle Congregazioni Generali; Scritture Riferite nei Congressi; Lettere della Sacra Congregazione “de Propaganda Fide”; Acta della Sacra Congregazione “de Propaganda Fide” etj.

    Arkiva dhe 24 kutitė e Zagrebit

    Nė Zagreb, nė Arkivin Shtetėror Kroat, nė fondin: 435, “Akten des K. K. General-Commandos Zagreb Grenz Verėaltungs – Presidial, pėr vitet 1878-1881; ruhen raporte tė konsullit austro-hungarez, nė Shkodėr, F. Lippich-ut dhe dokumente tė tjera origjinale dhe kopje tė dubluara nė 24 kuti, psh. dosja XVIII, num. act. 619-1307; dosja XIX, num. act. 4-967; dosja XX, num. act. 970-1899; dosja XXI, num. act. 1905-3246; dosja XXII, num. act. 14-3999; dosja XXXIII, num. act. 4028-5073 dhe 104-3588, etj. Ky fond, por edhe disa tė tjera, janė konsultuar nga M. Panxhiq, D. Marjaniq dhe ne, gjatė viteve 2002-2004.


    12 Qershor 2007
    Albania

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Lidhja e Prizerenit

    VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE E DELEGACIONIT TĖ LIDHJES SHQIPTARE NĖ PRANVERĖN E VITIT 1879



    Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krahas organizimit tė veprimeve me armė nė dorė pėrdori nė shkallė tė gjerė edhe veprimet diplomatike. Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim zė veprimtaria diplomatike qė zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare nėpėr kryeqytetet e fuqive pjesėmarrėse tė Kongresit tė Berlinit, nė muajt prill—qershor tė vitit 1879.
    Pėr shkak tė qėndresės sė vendosur dhe tė organizuar tė popullit shqiptar, deri nė praverėn e vitit 1879, nuk kishte qenė e mundur tė zbatoheshin vendimet e Kongresit tė Berlinit. Sido-mos i mprehtė ishte bėrė protalemi nė Jug, nė lidhje me pėrcaktimin e vijės sė re kufitare greko-turke qė kishte rekomanduar Kongresi. Lidhja Shqiptare ishte shqetėsuar thellėsisht nga fakti se qarqet shoviniste greke, nuk i fshihnin synimet ekspansioniste mbi gjithė vilajetan e Janinės, nė tė cilėn popullsia shqiptare pėrbėnte pjesėn mė tė madhe dhe mė kompakte tė banorėve tė saj. „...nė sferat qeveritare (greke), raportonte ministri austriak nė Athinė, Konti Dubski, ushqehet dėshira pėr t'i dhėnė njė shtrirje sa mė tė madhe"1 vijės kufitare tė rekomanduar. Aneksimi i Shqipėrisė sė Jugut shihej si njė „garanci e sigurt pėr tė ardhmen (e helenizmit)".

    Pėrballė kėtij rreziku edhe nė Jug, ashtu si nė krahinat e tjera tė Shqipėrisė, nėn udhėheqjen e Lidhjes, po zhvillohej njė veprimtari e fuqishme edhe e gjithanshme pėr tė kundėrshtuar me armė shovinistėt grekė, bile edhe vetė Portėn, nė rast se ajo do tė bėnte qoftė edhe njė lėshim tė vogėl lidhur me territoret shqiptare. Nė protestat, thirrjet, memorandumet qė iu drejtuan Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė, shprehej vendosmėria e paepur e mbarė popullit shqiptarė pėr tė bėrė ēdo sakrificė dhe pėr tė mbrojtur deri nė vdekje kombėsinė dhe trevat e tij jugore.

    Duke vlerėsuar situatėn e krijuar, konsulli francez nė Selanik raportonte se „ ... shqiptarėt janė shumė tė acaruar dhe i shpallin me krenari qėllimet e tyre pėr tė kundėrshtuar ēdo lloj aneksimi" dhe se „ Greqisėdo t’i duhet tė pėrballojė njė rezistencė shumė serioze nė qoftė se ngul kėmbė nė pretendimet e sotme".2 Porta e Lartė, e interesuar pėr tė ruajtur tė pa prekura territoret e Perandorisė, megjithėse hyri nė bisedime me Greqinė, nuk donte tė merreshin si pikėnisje linjat e rekomanduara nė protokollin e 13-tė tė Kongresit tė Berlinit. Vendimet e Kongresit ajo nuk i quante tė detyrueshme dhe vijėn Kalamas—Selemvria, tė rekomanduar prej tij, e konsideronte tė papranueshme. Por, e paaftė pėr t'i bėrė ballė presionit tė Fuqive dhe pėr t'iu kundėrvėnė atyre, pėrpiqej tė pėrdorte si argument qėndresėn e fuqishme tė shqiptarėve. Ndėrsa qeveria greke ngulte kėmbė nė zbatimin e linjės sė rekomanduar.

    Nė kėto kushte bisedimet e komisionit greko-turk qė u zhvilluan nė Prevezė nė muajt shkurt—mars, e qė u zvaritėn ditė tė tėra, nuk mund tė jepnin e nuk dhanė asnjė rezultat.
    Qarqet sunduese greke tė ndodhura pėrballė qėndresės sė vendosur tė Lidhjes Shqiptare dhe tė pakėnaqura nga rezultati i bisedimeve kėrkuan ndėrmjetėsimin e Fuqive nėnshkruese tė Traktatit me qėllim qė tė siguronin pėrkrahjen e tyre pėr aneksimin e tokave qė aspironin.
    Nė gjendjen e krijuar Lidhja ndėrmori hapa tė rinj dhe zhvilloi njė veprimtari diplomatike intensive pėr tė ndikuar aktivisht nė favor tė ēėshtjes shqiptare pranė Fuqive tė Mėdha, dhe pėr tė krijuar njė opinion publik botėror, i cili ishte mjaft i dezinformuar nga armiqtė e Shqipėrisė.

    Nė mars tė 1879-ės, mbledhja e Komitetit tė Lidhjes i Prevezės vendosi tė dėrgonte njė delegacion nė Evropė, pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe interesat e kombit shqiptar. I kryesuar nga udhėheqėsi i Lidhjes Shqiptare dhe diplomati i shquar Abdyl Frashėri, delegacioni nė muajt prill—qershor 1879 vizitoi krye-qytetet e pesė Fuqive tė Mėdha, nėnshkruese tė Traktatit tė Berlinit (Romėn, Parisin, Londrėn, Berlinin e Vjenėn) si edhe Stambollin. Si pėrfaqėsues i mbarė popullit shqiptar, ai mbrojti me guxim dhe vendosmėri pranė kabineteve evropiane tė drejtat legjitime tė shqiptarėve, tėrėsinė territoriale e paprekshmėrinė e Shqipėrisė dhe u deklaroi atyre se tė gjithė shqiptarėt, tė bashkuar si njė trup i vetėm do tė luftonin nė rast se Evropa do tė lejonte aneksimin e njė pjese tė vendit tė tyre nga ana e Greqisė, edhe sikur vetė Porta tė detyrohej ta pranonte kėtė aneksim.3

    Anėtarėt e delegacionit, megjithėse kishin marrė pėrsipėr njė detyrė „shumė tė guximshme nga tė gjitha pikėpamjet", e kishin pėr nder dhe ishin tė vendosur qė ta pėrmbushin misionin e diplomatėve tė parė tė kombit shqiptar pa u dekurajuar. „Ne do tė trokasim nė tė gjitha dyert, pa humbur zemėr"4 — deklaronte Abdyl Frashėri.

    Nisja e delegacionit ndeshi qysh nė fillim, nė Prevezė, nė qėndrimin negativ tė zėvendės konsullit tė Francės si dhe tė konsullit austro-hungarez, tė cilit iu duk si „arrogancė" dhe „e habitshme"5 qė Lidhja po niste njė delegacion pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar.

    Aksioni diplomatik i Lidhjes Shqiptare shkaktoi gjithashtu shqetėsim nė qarqet qeveritare tė Athinės dhe nė Portėn e Lartė. Tė dy palėt reaguan dhe u pėrpoqėn pėr ta penguar veprimtarinė e delegacionit shqiptar.

    Me insistimin e madh tė Athinės, u nis njė delegacion „epirotas" nė po ato kryeqytete, si kundėrpeshė pėr tė luftuar pėrēapjet e misionit shqiptar dhe pėr tė neutralizuar efektin qė mund tė bėnte ai nė Evropė.

    Po kėshtu, Porta e Lartė, e vendosur nė politikėn e saj antishqiptare, pėr tė ruajtur tė paprekur sundimin e vet mbi Shqipėrinė dhe popullin shqiptar nuk mund tė pranonte qė ky tė pėr-faqėsohej nga dikush tjetėr pėrveē asaj, dhe aq mė tepėr qė shqiptarėt tė vepronin nė mėnyrė tė pavarur nė arenėn ndėrkombėtare. Prandaj pėrpjekjet e delegacionit ajo i konsideronte si veprime „tė pahijshme" dhe tė „paarsyeshme". Nė telegramet qė ministri i Punėve tė Jashtme tė Perandorisė Osmane u drejtonte ambasadorėve tė vet nė Romė, Paris, Berlin, Vjenė, i porosiste tė vepronin nė mėnyrė tė tillė qė pėrfaqėsuesit shqiptarė „tė heqin dorė nga misioni qė kishin marrė pėrsipėr".6

    Pėrpjekjet e Portės sė Lartė pėr tė penguar veprimtarinė diplomatike tė Lidhjes nė arenėn ndėrkombėtare, janė njė aspekt tjetėr qė hedh poshtė pikėpamjet e asaj historiografie qė e paraqet Lidhjen Shqiptare si pjellė tė Portės dhe nismat e saj si tė nxitura e tė organizuara nga ajo.

    Me gjithė kėto pengesa, delegacioni shqiptar nuk u tėrhoq nga rruga e nisur, i ndėrgjegjshėm se vetėm ai kishte tė drejtėn dhe ishte nė gjendje tė mbronte interesat mė jetike tė popullit shqiptar. „Porta e Lartė flet si qeveri e cila ėshtė e lidhur gjer nė njė farė mase me Traktatin e Berlinit" — deklaronte Abdyl Frashėri, ndėrsa ne „kemi ardhur nė perėndim me qėllim qė tė parashtrojmė gojarisht vendimin e njė populli tė tėrė... e t'i japim tė kuptojė Evropės se preferojmė tė vdesim tė gjithė me armė nė dorė duke luftuar kundėr atyre qė duan tė pushtojnė vendin tonė".7 Kjo ishte pėrgjigjja qė pėrfaqėsuesit shqiptarė i dhanė Portės sė Lartė.

    Misionin e vet delegacioni e zhvilloi nėpėrmjet memorandumit me shkrim qė iu dorėzoi kabineteve tė Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė, si edhe me anė tė parashtrimit gojarisht tė kėrkesave shqiptare nė takimet me personalitete tė larta zyrtare tė tyre. Nė kėtė memorandum, ngrihej zėri i protestės ndaj vendimeve tė padrejta tė Kongresit tė Berlinit, i cili kishte mohuar dhe cėnuar rėndė tė drejtat e kombit shqiptar.

    Nė tė shpreheshin qartė nė emėr tė popullit shqiptar kėrkesat themelore tė lėvizjes: ruajtja e tėrėsisė tokėsore dhe njohja e kombit shqiptar, si njė komb qė kishte luftuar pėr tė ruajtur atdheun e vet, kombėsinė e vet, gjuhėn dhe zakonet. „Njė komb kaq trim dhe kaq i lidhur me truallin e tij, thuhej nė memorandum, — nuk duhet lejuar, tė sakrifikohet... pa asnjė arsye tė ligjshme".8 Duke kėrkuar nga Fuqitė e Mėdha qė tė hiqnin dorė nga vendimet e padrejta tė Kongresit tė Berlinit, nė memorandum shprehej vendosmėria e paepur e tė gjithė popullit shqiptar pėr tė mbrojtur me gjak atdheun dhe kombėsinė pėrballė rreziqeve qė i kėcėnonin.

    Nė fillim delegacioni i Lidhjes Shqiptare shkoi nė Romė, ku u takua me kryeministrin si dhe me personalitete tė tjera politike.Kėrkesat shqiptare gjetėn njė farė pėrkrahje nė qarqet qeve-ritare italiane. Vetė kryeministri u pohoi atyre se pretendimet e padrejta tė Greqisė (mbi Epirin) nuk do tė merreshin parasysh.9 Ky pohim fliste pėr njė kthesė nė politikėn italiane ndaj ēėshtjes sė kufirit greko-turk, nė krahasim me qėndrimin e mbajtur nė Kongresin e Berlinit, ku Italia jo vetėm kishte treguar „simptoma aq tė ngrohta pėr Greqinė", por pėr mė tepėr ishte bashkuar me Francėn nė pėrkrahje tė rivendikimeve greke. Tani ajo sugjeronte qė mbretėria greke tė dėmshpėrblehej nė Tesali. Kjo kthesė padyshim nuk buronte nga „dėshira e mirė" pėr tė njohur luftėn e popullit shqiptar pėr tė drejtat e tij kombėtare, por kishte tė bėnte kryesisht me interesat e Italisė nė Shqipėri.

    Nga informatat qė kishte marrė qeveria italiane ishte bindur se realizimi i pretendimeve greke do tė ndeshte nė njė rezistencė shumė tė ashpėr nga ana e shqiptarėve, gjė qė do tė ēonte padyshim „nė komplikacione tė rėnda", duke krijuar njė gjendje shqetėsuese pėr atė. Prandaj ajo ishte e interesuar, qė tė mos krijohej „njė situatė (e tillė) nga e cila, Austria", rivalja e saj kryesore nė Ballkanin Perėndimor, „do tė pėrfitonte dhe me pretekstin e rivendosjes sė qetėsisė do tė okuponte edhe Shqipėrinė".10

    Italia, duke e konsideruar shkatėrrimin e Perandorisė Osmane vetėm si ēėshtje kohe, jo vetėm pėrpiqej tė evitonte vendosjen definitive tė Austrisė nė bregdetin pėr karshi, por pėr tė realizuar nė tė ardhmen synimet e saj preferonte qė Epiri mė mirė tė mbetej nėn Perandorinė, se sa tė bashkohej dhe tė asimilohej nga njė shtet tjetėr.

    Megjithatė, Italia duke mos qenė nė gjendje tė luante njė rol mė vete, dhe nga frika se mund tė izolohej krejt nė „koncertin evropian", nuk mori asnjė angazhim zyrtar ndaj delegacionit. Ajo e pėrcolli atė me fraza tė pėrgjithshme se protestat e tij do tė merreshin nė konsideratė, se ishte duke u biseduar ēėshtja e ndėrmjetėsimit tė fuqive, prandaj shqiptarėt nuk duhej t'u shkaktonin vėshtirėsi Fuqive tė Mėdha.11

    Ndryshe nga ē'ndodhi me qarqet qeveritare, kėrkesat e drejta tė delegacionit tėrhoqėn vėmendjen e rretheve demokratike si dhe tė shtypit pėrparimtar italian, tė cilat ngritėn zėrin nė mbrojtje tė tė drejtave tė kombit shqiptar dhe i bėnė thirrje qeverisė italiane qė tė mos bashkėpunonte pėr tė shtypur njė kombėsi nė interes tė njė tjetre.
    Nga fundi i prillit delegacioni u drejtua pėr nė Paris. Pėr pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare ishte e qartė se ato do ta kishin shumė mė tė vėshtirė realizimin e misionit tė tyre nė Francė.

    Nė Kongresin e Berlinit ishte pikėrisht pėrfaqėsuesi francez Vadingtoni qė, nė pėrkrahje tė pretendimeve greke, kishte rekomanduar vijėn e lumenjve Kalamas—Selemvria si bazė pėr rregullimin e kufirit greko-turk. Edhe mė pas, Franca nguli kėmbė pranė Fuqive tė Mėdha pėr tė vėnė nė veprim protokollin e 13-tė tė Kongresit, e pėr ta detyruar Portėn qė tė hynte nė bisedime me komisionin grek. Pasi bisedimet e komisionit nė Prevezė nuk dhanė rezultat, ajo jo vetėm shprehu gadishmėrinė e plotė, por edhe shpresėn se kėrkesa e Athinės pėr ndėrmjetėsimin e fuqive nė favor tė saj, do tė pritej me dashamirėsi.12

    Megjithėkėtė delegacioni kishte iluzionin se argumentet e tij tė drejta, tė mbėshtetura me qėndresėn e organizuar tė popullit shqiptar, do tė ndikonin pėr njė ndryshim nė qėndrimin e Francės, e cila, ndonėse ishte pėrkrahėse e pretendimeve greke ashtu si dhe Fuqitė e tjera, nuk ishte e interesuar pėr prishjen e statuskuosė nė Ballkan.

    Nė takimin qė patėn me ministrin e Jashtėm Francez, Vadingtonin, pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare i deklaruan atij se protokollet e Kongresit tė Berlinit lidhur me kufirin jugor kishin sjellė shqetėsime nė tė gjithė Shqipėrinė, dhe, pasi kundėrshtuan bindjen e Vadingtonit se cedimet nė favor tė mbretėrisė greke nuk do tė shkaktonin kundėrshtim nga ana e popullsisė, ata shprehėn vedosmėrinė e popullit shqiptar pėr t'i dalė zot vendit tė tyre „nė rast se nuk do tė merreshin parasysh protestat dhe nuk do tė njiheshin tė drejtat e tij".13

    Pėrgjigjja zyrtare qė Vadingtoni i dha delegacionit tregonte se kabineti francez njihte Portėn e Lartė si tė vetmin autoritet me tė cilėn mund tė bisedohej pėr kėtė problem dhe, e pėrcolli atė te Konferenca e Stambollit me „premtimin" se „do t'i jepte udhėzime ambasadorit tė tij nė Stamboll qė tė mos u bėhej ndonjė padrejtėsi tė dyja palėve".14

    Shprehje akoma mė e hapur e kėtij qėndrimi ishte paraqitja e shtrembėruar e problemit shqiptar nė gazetėn zyrtare „Republica Franceze" e cila e konsideronte kombėsinė shqiptare „vetėm njė endėrr tė disa kokėkrisurve".15

    Duke iu pėrgjigjur kėsaj gazete dhe indirekt edhe qarqeve qeveritare franceze nė artikullin e botuar nė „Monitėr Universel", nė maj 1879, Abdyl Frashėri shkruante: „Franca qan gjithmonė humbjen e krahinave tė saj. Banorėt e Alsasė dhe Lorenės rėnkojnė kur kujtojnė privimin e kombėsisė sė tyre. Pėrse njė gazetė franceze i gjen qesharakė shqiptarėt, tė cilėt pėrpiqen tė evitojnė rrezikun e njė fatkeqėsie tė tillė"?16

    Nė maj tė 1879-ės, delegacioni shqiptar vizitoi kryeqytetin e Anglisė, Gjermanisė dhe tė Austro-Hungarisė. Kėto fuqi, ishin mbrojtėse mė tė vendosura tė parimit tė ruajtjes sė Perandorisė Osmane, parim qė u shėrbente atyre pėr tė ndaluar depėrtimin e mėtejshėm tė Rusisė dhe influencės sė saj nė Ballkan dhe pėr tė vazhduar vetė grabitjen e Turqisė. Rrjedhimisht ato ishin kundėr ēdo lėvizjeje ēlirimtare qė mund ta prishte statuskuonė e me tė edhe Perandorinė. Si pasojė edhe qėndrimi i tyre ndaj pėrfaqėsuesve tė Lidhjes Shqiptare ishte pothuajse i njėjtė dhe negativ. Kabineti anglez, i interesuar pėr tė evituar „trazimet e kom-plikimet" e paparashikuara dhe tė padėshirueshme pėr tė nė Ballkan, si dhe pėr tė qenė „korrekt" me zotimet e fshehta qė kishte marrė ndaj Portės nė ēastin e marrjes sė ishullit tė Qipros, ishte bėrė, sipas shprehjes sė njė gazete tė kohės „garancia mė e sigurtė"17 pėr Turqinė.

    I trembur nga njė kryengritje shqiptare, kabineti anglez mendonte se mbretėrisė greke i duheshin dhėnė ato territore qė mund ta forconin atė, por jo ato qė ajo nuk mund t'i nėnshtronte e t'i sundonte nė rrugė paqėsore. Prandaj ai pėrdori tėrė ndikimin e vet qė mbretėria greke tė hiqte dorė nga pretendimet mbi Janinėn dhe mbi territoret e Shqipėrisė Jugore, tė cilat ajo nuk mund t'i merrte dot pa luftė. Nga ana tjetėr Anglia nuk ishte e interesuar aspak qė tė pėrkrahte qoftė edhe moralisht ēėshtjen shqiptare. Ishin kėto arsyet qė nėn maskėn e ruajtjes sė statu-kuosė, „tė paqes dhe tė drejtėsisė", nuk u prit zyrtarisht dele gacioni shqiptar. Lord Salisbėri mė nė fund „denjoi" ta priste delegacionin shqiptar, jo nė Forejn Ofis, por nė shtėpinė e tij. Pasi pėrfaqėsuesit shqiptarė i parashtruan dėshirat e kombit tė tyre dhe i dorzuan memorandumin, ai u mundua „t'i qetėsonte" ata duke u deklaruar se pėr kėtė ēėshtje do t'i jepte udhėzime ambasadorit tė tij nė Stamboll, dhe se shpresonte se nuk do t'i jepej (Greqisė) ndonjė gjė nga Epiri.18 Pra Anglia i pėrcolli emisarėt shqiptarė pa marrė pėrsipėr asnjė angazhim nė pėrkrahje tė tė drejtave tė popullit shqiptar.

    Akoma mė i keq qe qėndrimi qė mbajtėn ndaj delegacionit Gjermania dhe Austro-Hungaria, tė cilat nuk denjuan as ta prisnin fare atė.

    Kabineti i Berlinit, vazhdonte tė ishte pėr „inkurajimin e perspektivave" tė zmadhimit tė mbretėrisė helene edhe nė kurriz tė tokave shqiptare, pėr ta pėrdorur atė si kundėrpeshė ndaj pan-sllavizmit, kėtij rreziku serioz" pėr Evropėn Lindore. Me kėtė shpjegohet edhe fakti qė qarqet qeveritare gjermane nuk pranuan tė zhvillonin kurrfarė bisedimesh me pėrfaqėsuesit nga Shqipėria, e cila sipas Bismarkut nuk ishte veēse njė „shprehje gjeografike". Siē shprehej sekretari i shtetit Bulov, ndaj delegacionit shqiptar do tė mbahej njė qėndrim mjaft mospėrfillės.

    Kabineti i justifikoi qėndrimin e vet duke deklaruar se „nuk ishte i interesuar drejtpėrdrejtė nė punėt qė i pėrkisnin Lindjes" (gjė qė nuk ishte aspak e vėrtetė) dhe se meqė „nuk kishte pra-nuar gjer tashti asnjė pėrfaqėsues qė kishte ardhur nga (vendet) e Lindjes",19 nuk mund tė priste as delegacionin shqiptar. Pėrsa i pėrket memorandumit qė iu dorėzua, Bulovi nuk ngurroi ta cilėsojė me cinizėm si „aspak interesant" dhe se „nė ēdo radhė" tė kėtij ai shihte „vulėn e njė ekzagjerimi tendencioz".20

    I njejti qėndrim iu rezervua delegacionit edhe nė kryeqytetin e Perandorisė Habsburge nė Vjenė. Austro-Hungaria, e interesuar jo vetėm pėr ruajtjen statuskuosė por njėkohėsisht edhe si njė fuqi me synime tė drejtpėrdrejta nė Ballkan, aspironte tė shtrihej nė pjesėn Perėndimore tė tij, duke pėrfshirė edhe tokat shqiptare deri nė Vlorė. Si rrjedhim ajo e orientonte politikėn e vet kundėr lėvizjes shqiptare.

    Nė kėto kushte kancelari i Rajhut dhe Kont Andrashi, ashtu sikurse kabineti i Berlinit, nuk i pritėn pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare nėn pretekstin se nuk ishin pranuar as pėrfaqėsuesit e Rumelisė Lindore.21

    Ky qėndrim i kabineteve tė Berlinit dhe tė Vjenės ndaj emisarėve shqiptarė, qė nuk ndryshonte nė thelb nga ai i kabineteve tė tjera dėshmonte se qarqet zyrtare tė Fuqive tė Mėdha vazhdonte me konsekuencė politikėn e mosnjohjes sė popullit shqiptar si komb mė vehte,duke i konsideruar thjesht si shtetas tė Perandorisė Osmane.

    Lidhja Shqiptare nuk u tėrhoq pėrballė kėtij qėndrimi armiqėsor e mospėrfillės tė Fuqive tė Mėdha ndaj interesave tė popullt shqiptar.Ajo iu pėrgjegj kėsaj mospėrfilljeje duke luftuar me armė nė dorė pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar.
    ----------------
    1 Hans-Hof-und Staatsarchiv, Politisches Archiv (mė tej do tė citohet HHStA PA) Raport i ministrit austro-hun^arez nė Athinė dėrguar Minis-trisė sė Punėve tė Jashtme nė Vjenė, mė 26 !rrik 1878.
    2 Archives du Ministere des affaires Etrangėres, Correspondence polir tique et consulaire (mė tej do tė citohet AMAE) Raporti i konsullit fran-cez nė Selanik dėrguar mė 12 shkurt 1879 ministrit tė Punėve tė Jashtme Vadingtonit nė Paris.
    3 Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet osmane 1878—1881. Pėr-gatitur nga Kristaq Prifti. Tiranė 1978, dok. 12 fq. 31.
    4 AMAE, Raport i z/konsullit tė Francės nė Janinė, dėrguar ministrit tė Punėve tė Jashtme, Vadingtonit nė Paris mė 26 mars 1879.
    5 HHStA, PA, Raport i konsullit austro-hungarez nė Janinė dėrguar baronit von S c h w e g e 1, mė 30 mars 1879.
    6 Lidhja Shqiptare e Prizrenit..., dok. 13, fq. 32, dok. 23, fq. 42.
    7 Pa aty, dok. 15, fq. 33.
    8 Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare (1878—1912) Pėrgatitur nea Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Tiranė 1978, fq. 86.
    9 Basvelaket Arsivi. Jildiz esas evraki kisin nr. 14, evrak no-88/7 zarf nr. 88, karton nr. 12 (mė tej do tė citohet BVA).
    10 Po aty.
    12 PAV?%' T^tėr e Vadingtonit, kr-'eministėr dhe ministėr i Pit nėve tė Shtm^tfFrancės, dėrfuar Tiso, ministrit tė Francės ne Athme
    mė ^ffldlfaShqivtare e Prizrenit..., dok. 17, fq. 35.
    14 BVA dok. i cituar.
    15 Arkivi Qendror Historik i RPSSH, Fondi i D e R a d ė s. Dosja 54/1 dok. 267—268.
    16 Shih — A. B u d a, Shqiptarėt pėrballė krizės lindore, nė rev. „Studime Historike", 1978, nr. 1.
    17 AMAE, Raport i tė ngarkuarit tė pėrkohshėm te Francės nė Athinė, dėrguar ministrit tė Punėvs tė Jashtme Vadingtomt, mė 25 qer-shor 1879.
    18 BVA. Dok. i cituar.
    19 Po aiy.
    20 Politisches Archiv des Auswartingen Amtes. Njoftlm i sekretarit tė shtetit Bulov, drejtuar madhėrisė sė tij Perandorit dhe mbretit, Berlin, 23 maj 1879.
    31 BVA, Dok. i ci .uar.
    #VamosArgentina

  6. #26

    Post Abdyl Frashėri: Dhe rreziku islamik nė Lidhjen e Prizrenit

    • PROF. KRISTO FRASHĖRI

    Historia e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ėshtė e lidhur aq ngushtė, me emrin e Abdyl Frashėrit, sa qė kur shqiptojmė emrin e saj, na shfaqet para syve, silueta e patriotit frashėrlli. Nė tė vėrtetė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nuk e themeloi Abdyl Frashėri, dhe askush tjetėr, nga ata qė morėn pjesė nė mbledhjen historike tė Prizrenit, mė 10 Qershor 1878. Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit e themeloi, e ēimentoi dhe e pėrjetėsoi Rilindja Kombėtare Shqiptare, mė saktė, vrulli patriotik i shtresave tė gjera shqiptare, tė cilat iu pėrgjigjen kushtrimit qė erdhi nga ndėrgjegjja historike, pėr tė kundėrshtuar rrezikun e copėtimit tė trojeve amtare dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė realizuar tė drejtat kombėtare, ashtu siē i kishin fituar kombėsitė e tjera tė Gadishullit Ballkanik.
    Abdyl Frashėri, ka meritėn e madhe se ishte i pari ndėr tė parėt intelektualė qė perceptoi madje e parashikoi rrezikun pėr Kombin shqiptar, qė sillte me vete, kriza lindore e viteve shtatėdhjetė, shek. XIX.
    Siē dihet, krizėn lindore tė viteve shtatėdhjetė, e provokoi Rusia Cariste, nė interes tė lakmive tė saj ekspansioniste, pėr tė mbisunduar nė Gadishullin Ballkanik dhe pėr tė dalė nė ujėrat e ngrohta tė Detit Mesdhe.
    Jo vetėm Abdyl Frashėri, por tė gjithė faktorėt politikė shqiptarė, ishin tė bindur, se me fitoren e armėve Ruse, Shqipėria jo vetėm nuk do tė fitonte asnjė tė drejtė kombėtare, por ē’ishte mė e keqja, trojet e saj pasi tė shkėputeshin nga Perandoria Osmane, do tė copėtoheshin midis monarkive ballkanike aleate tė Rusisė. Si rrjedhim, sapo Perandoria Ruse, i shpalli luftė, mė 23 Prill 1877, Perandorisė Osmane, mbarė qarqet politike-shqiptare u vunė nė lėvizje. Por qėndrimi qė ato mbajtėn, kur filloi lufta, nuk ishte i njėjtė. Pashallarėt shqiptarė, qė gėzonin mjaft influencė politike nė krahinat e tyre, vendosėn tė prisnin, pėr tė parė, se nga do tė anonte kandari i fitores. Madje, jo pak prej tyre, vrapuan sė bashku me forcat lokale luftarake, nė frontin e luftės, nė ndihmė tė ushtrisė Osmane, kundėr ushtrive Ruse. Pėrkundrazi Abdyl Frashėri, sė bashku me njė grup patriotėsh demokratė, e kuptuan se kishte trokitur ora e aksionit ēlirimtar, pavarėsisht se kush do ta fitonte luftėn: Rusia apo Turqia.
    Me kėtė rast, Abdyl Frashėri, shpalosi njė platformė tė re politike dhe ideologjike, pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, e cila nė fillim pati pak pėrkrahės, por shumė shpejt, atė e pėrqafuan shtresat e gjera tė popullit. Platforma qė hartoi Abdyl Frashėri i kundėrvihej platformės qė pėrpunuan qarqet Sulltaniste tė Stambollit. E para, platforma e Abdylit, u drejtohej vetėm shqiptarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare dhe krahinore dhe synonte mbrojtjen e interesave Kombėtare tė Shqipėrisė. E dyta, ajo e Sulltanistėve u drejtohej myslimanėve tė kombeve tė ndryshme tė Ballkanit dhe synonte mbrojtjen e kufijve tė Perandorisė Osmane nė Evropėn Juglindore. Platforma e Sulltanistėve, qe tepėr e rrezikshme pėr interesat kombėtare shqiptare. Sė pari ajo, se nuk e shtronte fare ēėshtjen e kombėsisė shqiptare si subjekt i tė drejtave kombėtare. E dyta ajo, i i konsideronte shqiptarėt myslimanė, si pjesėtarė tė kombėsisė islamike ballkanike. E treti ajo, i nxiste shqiptarėt tė luftonin pėr tė qėndruar edhe nė tė ardhmen nėn zgjedhėn shekullore Osmane, dhe e fundit, e thellonte edhe mė tej pėrēarjen e shqiptarėve tė besimeve tė ndryshme. Pėrkundrazi, platforma e Abdyl Frashėrit, ishte ndėrtuar mbi ideologjinė e Rilindjes Kombėtare, nė pėrshtatje me kushtet e brendshme dhe tė jashtme tė Shqipėrisė. Platforma e tij, e cila u miratua nga Komiteti Shqiptar i Janinės, nė maj tė vitit 1877, fill pasi filloi lufta Ruso-Turke, mbėshtetej mbi katėr pilastra.
    Platforma, mund tė kuptohet, po tė kemi parasysh, se kur filloi kriza lindore, Shqipėria ndodhej prej katėr shekujsh, nėn zgjedhėn e Perandorisė Osmane, se ajo nuk gėzonte asnjė nga tė drejtat kombėtare, tė shpallura nė shek. XIX, se shqiptarėt e besimeve tė ndryshme, nuk trajtoheshin si pjesėtarė tė njė kombėsie tė vetme, se krerėt e krahinave tė ndryshme, ishin nė rivalitet me njėri-tjetrin, se nė arenėn ndėrkombėtare, shqiptarėt shiheshin nga fuqitė e mėdha me syrin e njerkės, se monarkitė fqinje ballkanike kishin lidhur marrėveshje pėr copėtimin, nė favor tė tyre, tė trojeve tė saj, dhe mė nė fund se miratimi i platformės Sulltaniste islamike, do ta komprometonte mė keq, pozitėn e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare. Pėr tė kapėrcyer situatėn e ndėrlikuar, tė brendshme dhe tė jashtme, Abdyl Frashėri kėrkonte nė radhė tė parė bashkimin e tė gjitha rrėkeve tė rezistencės shqiptare, nė frontin e madh tė lėvizjes kombėtare dhe realizimin e tij, nėpėrmjet traditave tė lashta shqiptare, tė besėlidhjeve krahinore, pėr tė arritur nė besėlidhjen kombėtare. E dyta; nė frontin e pėrbashkėt, tė merrnin pjesė tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga dallimet fetare dhe krahinore pėr tė vepruar si njė komb i vetėm dhe pėr tė dėshmuar ekzistencėn e tij, si njė komb i lashtė. E treta; besėlidhja shqiptare, tė veēohej nga Administrata Perandorake, tė pajisej me atribute pushtetore, me administratė dhe ushtri tė veēantė dhe tė luftonte, jo pėr kufijtė e Perandorisė Osmane por vetėm pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare. E katėrta; tė shtronte si synim politik, bashkimin e mbarė trojeve shqiptare, tė shpėrndara nė atė kohė nė katėr vilajete tė Ballkanit Perėndimor –Vilajete tė Kosovės, Shkodrės, Manastirit dhe Janinės, - nė njė vilajet tė vetėm, me emrin “Vilajeti i Shqipėrisė”, i cili, do tė shndėrrohej nė kushtet e favorshme, nė njė shtet autonom ose tė pavarur shqiptar. Me realizimin e kėtyre, katėr parimeve, Komiteti Kombėtar i Stambollit, i cili u krijua nė dhjetor tė vitit 1877, nėn kryesinė e Abdyl Frashėrit, kishte besim se do ta thyente, qėndrimin prej njerke, tė diplomacisė Evropiane, ndaj ēėshtjes shqiptare, dhe se do ta realizonte mė nė fund aspiratėn e madhe tė Rilindjes Kombėtare – krijimin e shtetit shqiptar tė pavarur. Disfata qė pėsoi Perandoria Osmane nga ushtritė Ruse dhe nėnshkrimi prej saj mė 3 mars 1878, i traktatit tė Shėn Stefanit, me tė cilin parashihej copėtimi i trojeve shqiptare, nė favor tė tre shteteve sllave tė Ballkanit, e ngriti peshė mbarė opinionin publik shqiptar. Nė rrethanat e kėtij shqetėsimi tė pėrditshėm, platforma e hartuar, nga Abdyl Frashėri, e cila tani mbante vulėn e Komitetit Kombėtar tė Stambollit, nė kėto rrethana u pėrqafua edhe nga mjaft pjesėtarė tė qarqeve feudale shqiptare. Megjithatė, reaksioni sulltanit islamik, nuk u nėnshktrua. Ballafaqimi i dy platformave, vazhdoi gjatė gjithė pranverės sė vitit 1878.
    Veprimtaria qė zhvilloi Abdyl Frashėri, gjatė asaj pranvere, ka qenė e jashtėzakonshme. Asnjė nga personalitetet politike tė botės shqiptare, nuk na ka lėnė gjurmė, nė fushėn e shkrimeve si Abdyl Frashėri. Ne kemi sot nė dorė, njė varg shkrimesh, tė botuara brenda dhe jashtė Perandorisė Osmane, shkrime nė frėngjisht, turqisht, greqisht (ka gjurmė dhe tė shkrimeve shqip, por pėr fat tė keq kanė humbur), tė cilat trajtojnė ēėshtjen kombėtare shqiptare nė gjithė diapazonin e saj politik, historik, linguistik, etnografik dhe diplomatik. Janė shkrime qė tregojnė kulturėn e gjerė tė kėtij Rilindėsi tė madh; thellėsinė e admirueshme tė mendimit tė tij, patriotizmin e rrallė tė veprimeve tė tij, tė cilat tregojnė se ky Frashėrlli i madh, shkoi nė Kuvendin Kombėtar tė Prizrenit, mė 10 Qershor 1878, me njė pėrgatitje politike, me njė qartėsi ideologjike dhe me njė militantizėm tė begatshėm e tė pasur si askush tjetėr.
    Siē dihet, mė 10 Qershor 1878, nė Prizren nė kryeqendrėn e Vilajetit tė atėhershėm tė Kosovės, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me kryetar Iliaz Pashė Dibrėn, kurse Abdyl Frashėri, u ngarkua me funksionin e pėrgjegjėsit, pėr punėt e jashtme. Nė bazė tė detyrės qė mori pėrsipėr, Abdyli u nis menjėherė nė Berlin, nė krye tė delegacionit shqiptar, pėr t’i parashtruar Kongresit tė Fuqive tė Mėdha, qė u hap mė 13 Qershor 1878, peticionin me tė cilin kėrkohej respektimi i tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve – nė radhė tė parė paprekshmėrinė e trojeve tė tyre amtare. Ndėrkohė, u vu re se qarqet Sulltaniste tė Stambollit, nuk kishin hequr dorė nga platforma e tyre Islamiste. Me nxitjen e tyre nė Kuvendin e Prizrenit erdhėn edhe delegatė tė popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, tė cilėt me pėrkrahjen e shefave tė Administratės Perandorake dhe me premtimin e ndihmave qė do tė jepte Porta e Lartė, mundėn tė bindnin shumicėn e delegatėve tė Kuvendit, tė miratonin mė 16 Qershor 1878, njė statut me germė dhe me frymė islamike. Statuti me titullin “Karar-name” (libri i vendimeve), pėrmblidhej nė tre parime: Organizata qė u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare,por “Xhemijet islamik” (komitet islamik), merrte pėrsipėr tė luftonte pėr mbrojtjen e mbarė kufijve tė Perandorisė Osmane dhe se myslimanėt e Gadishullit Ballkanik, nuk do tė ndaheshin kurrė nga Sulltani.
    “Karar-name”-ja, shkaktoi ashtu siē pritej, kundėrshtimin e zjarrtė tė qarqeve patriotike shqiptare. Me sa dimė, tė parėt qė reaguan, qenė delegatėt Shkodranė, tė cilėt morėn porosi nga komiteti i tyre krahinor, tė mos e nėnshkruanin statutin, madje as tė merrnin pjesė nė Organizatėn e Prizrenit, nė rast se ajo nuk do tė hiqte dorė nga programi i saj islamik. Nė fakt, si pasojė e kėtij kundėrshtimi tė pėrgjithshėm, mė 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatėt nga viset e tjera tė Shqipėrisė, pėrfshirė edhe delegacionin e kryesuar nga Abdyl Frashėri, Kuvendi i Pėrgjithshėm i Lidhjes, e hodhi poshtė “Karar-namė”-nė. Nė vend tė saj, Kuvendi miratoi njė program tė ri, me frymė thellėsisht kombėtare, njė statut i ngjashėm, me platformėn e Abdyl Frashėrit.
    Nė vėshtrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit, nė shinat e Rilindjes Kombėtare. Pėr kėtė arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, korri sukseset e saj historike nė tė tri drejtimet e mėdha tė Lėvizjes Rilindėse: i detyroi Fuqitė e Mėdha tė hiqnin dorė, disa herė nga vendimet e tyre tė padrejta, pėr e shqiptarėt, veē kėsaj i detyroi kancelaritė e tyre, qė tani e tutje tė kishin parasysh ēėshtjen shqiptare, si subjekt i tė drejtave kombėtare. Sė dyti, e tronditi qė nga themelet pushtetin shekullor Osman nė Shqipėri, duke shpejtuar, tatėpjetėn e sundimit tė saj shekullor, nė viset shqiptare. E treta: e ēimentoi bashkimin e mbarė shqiptarėve, pavarėsisht nga pėrkatėsia shoqėrore, fetare dhe krahinore, rreth synimit pėrfundimtar tė fitores sė Pavarėsisė Kombėtare dhe krijimit tė Shtetit tė Pavarur.
    Vendin kryesor, si ideolog i kėtyre tre fronteve kryesore tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, e zė pa dyshim, Abdyl Frashėri. Kjo ėshtė arsyeja pėrse emri i kėtij Frashėrlliu tė madh, i cili nuk qe asnjėherė kryetar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ėshtė i lidhur ngushtė me historinė e saj.


    Revista Milosao
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    131 vjetori i Lidhjes sė Prizrenit

    ROLI I ULEMAVE NĖ
    LIDHJEN PRIZRENIT
    (1878-1881)


    All-llahu i Madhėruar e ka pėrcaktuar se kush janė besimtarė:
    “Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hirė tė All-llahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillėt janė ata tė vėrtetėt.” (Kur’an, 49:15)

    Hyrje

    “Haj medet pėr kit Shqipni,
    Shtatė krajla n’ta janė hi:
    Karadaki me Serbi…”
    -Popullore

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme historike tė kombit shqiptar. Rėndėsia e madhe historike e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit shtrihet jo vetėm nė tė gjitha trojet shqiptare, por edhe nė Ballkan, madje edhe nė tėrė Europėn.
    Lidhja Shqiptare e Prizrenit e zgjoi, e zhvilloi dhe e pėrparoi vetėdijen
    kombėtare shqiptare. Ajo me pėrpjekje tė mėdha e ngriti kėtė veprimtari nė
    shkallėn mė tė lartė, duke e oganizuar edhe luftėn pėr autonomi-pavarėsi…
    Lidhja Shqiptare e Prizrenit e ēoj , e ngriti pėr herė tė parė ēėshtjėn
    kombėtare shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare.
    Trajtimi i drejtė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėrmban njohjen
    e kushteve dhe marrėdhėnjeve politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore
    dhe nė veēanti atė fetare.
    Feja, nė veēanti feja Islame, prej shumicės sė studiuesve, historianėve,
    nuk ėshtė pėrfillur. Nuk janė pėrfillur as institucionet e saj, as objektet e saj:
    xhamitė, teqetė, mejtepet, medresetė, ku janė zhvilluar veprimtari tė ndryshme
    gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit…
    Nuk janė pėrfillur as titujt e nderuar fetar si myfti, kadi, haxhi, myderriz,
    hafiz, shejh, hoxhė, imam, mulla, dervish etj.
    Gjithashtu, nuk janė pėrfillur as dijetarėt e saj ose ulematė shqiptarė…
    Ulematė shqiptarė, jo vetėm qė nuk janė pėrfillur, por janė pėrbuzur,
    janė nėnēmuar, madje edhe janė akuzuar si “turkoshak”, “turkofil”, “turkoman”
    “sulltanistė” edhe me emra tjerė edhe mė tė pistė…!
    E vėrteta ėshtė se, ulematė shqiptarė ishin mendja, zemra dhe
    shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.


    Roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit

    Roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit do tė kuptohet mė mirė kur tė kuptohen, pranohen dhe zbatohen, nė jetėn e pėrkohėshme tokėsore, porositė e pėrhershme hyjnore.
    Religjioni ose feja, sipas enciklopedistėve anglo-amerikanė, ėshtė faktor pėrcaktues pėr jetė a vdekje, qoftė si individ apo si shoqėri, dhe nė gjirin e saj ajo pėrfshinė gjėrat mė themelore: rregullin dhe domethėnien e jetės…
    Feja, sipas William James-it, psikolog amerikan, na jep siguri dhe lumturi nė jetė, nė marrėnėnie me tė tjerėt ėshtė burim dashurie.
    Mungesa e besimit, e dashurisė sjellė urrejtje. Urrejtja sjellė sėmundje. Njerėzit e sėmur kanė nevojė pėr t’u shėruar dhe jo pėr tė shkruar histori tė shtrembėruar…!
    Traktati i Paqės, i imponuar, ndėrmjet Perandorisė Ruse dhe Perandorisė Osmane i shkėpuste rreth 80 pėrqind tė territorit qė Turqia kishte nė Gadishullin Ballkanik, gjysmėn e trojeve shqiptare…
    Me nėnshkrimin e Traktatit tė Shėn Stefanit me 3 mars 1878, me vendimet e Kongresit tė Berlinit, 13 qershor-13 korrik 1878, Perandoria Osmane pėrjetoi tronditje tė mėdha politike, bashkė me te edhe shqiptarėt qė ndodheshin nė pėrbėrje tė saj…
    Kombit shqiptar dhe trojeve tė tyre etnike nuk ju dhanė kurrfarė rėndėsie prej kancelarive tė Fuqive tė Mėdha, madje ata e kėrcėnonin se do ta coptonin…
    Thėnia qė i atribuohet Bismarkut se : ” Nuk ka komb shqiptar, Shqipėria ėshtė vetėm njė shprehje gjeografike” e dėshmon gjendjen e shqiptarėve shumė katastrofike…
    Nė fakt, ky problem i ruajtjes sė tėrėsisė sė Shqipėrisė kishte filluar nė vitet e Krizės Lindore 1875-1878…
    Shqiptarėve rreziku mė i madh i vinte prej vendeve fqinje: Italia, Greqia, Bullgaria, nė veēanti nga Sėrbia dhe Mali i Zi…
    Poeti i madh, prifti i lartė katolik-franēeskan, Gjergj Fishta, duke e parė rrezikun nga fqinjtė, te kryevepra e tij “Lahuta e Malcis” u drejtohet shqiptarėve:

    “Por, pse na tė vogjėl jemi
    Pse fis e vlla nuk kemi
    Na sod shkjaut s’mund t’i bajmė ballė
    Qi po do t’na pėrpijė gjallė,
    Prandej, thom se e lyp e mara
    Qi dhe sot na, si pėrpara,
    Tė rrim njit me mbret t’Stambollit
    Pėr me i bamun ballė Nikollit…”

    Poeti i madh i kombit, prifti i lartė i Kishės Katolike, Gjergj Fishta, vetė e shikonte Mbretin, Sulltanin, Turqinė, Stambollin, nė atė periudhė tė vėshtirė pėr shqiptarėt dhe trojet e tyre, si shpėtimtar dhe si njė faktor i bashkimit kombėtar, pėrballė fqinjėve serbo-malazezė…
    Nė kėto rrethana shumė tė ndėrlikuara, ulematė shqiptarė me veprimtari e dėshmuan atė qė besuan.
    Ulematė shqiptarė ishin zhveshur nga gjėrat e kota, qė rrjedhin nga bota; ata me shembullin e vet, me besim, me dituri, me pasuri, dėshmuan me devotshmėri se pėr shqiptar nuk ka jetė pa Shqipėri…
    Ulematė shqiptarė i filluan pėrgatitjet pėr themelimin e njė lėvizje politike-ushtarake, qė nė muajin mars tė vitit 1878. Mbledhjet u mbajtėn nėpėr xhami, teqe, mejtepe dhe medrese…
    Kuvendi themelues, Kuvendi i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u organizue prej ulemave. Ulematė ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Tė gjitha komitetet e Lidhjes, apo degėt e saj, qė ishin themeluar nė tė gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovės deri nė Shkodėr, nga Prishtina deri nė Dibėr, qė u pėrhapen me tė shpejtė edhe nė Shqipėrinė e Jugut, deri nė Janinė…
    Nė Kuvendin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ku muarrėn pjesė rreth treqind pėrfaqėsues, edhe nga Sanxhaku e Bosna, prej tyre dihen emrat e rreth 150 pėrfaqėsuesve, 96 ishin nga Kosova, 26 nga Vilajeti i Shkodrės, tė tjerėt nga Vilajeti i Manastirit dhe i Janinės, shumica prej pėrfaqėsuesve ishin ulema…
    Dega e Gjakovės kishte shumė ulema, prej tyre dallohen, Kadiu i Gjakovės, Ahmed Efendi Korenica, Myfti i Gjakovės, Ismail Efendi Yvejsi, Myderriz Hasan Efendi Shllaku, Baba Ademi i Bektashinjve, Shejh Emini i Sa'adive…
    Dega e Shkodrės kryesohej nga Myderriz Daut Efendi Boriēi (1825-1896) i cili kishte mbėshtjetje nga Myftiu Jusuf Efendi Tabaku.
    Dega e Ulqinit kishte nė kryesi dy veprimtarė tė shquar, Hafiz Salih Hylja dhe Hafiz Tamizin…
    Dega e Pejės pėrfaqėsohej nga Myderriz Haxhi Zeka…
    Dega e Prizrenit kryesohej nga Myderriz Ymer Efendiu.
    Dega e Mirovicės nga Myderriz Osman Efendiu dhe Myderriz Ali Efendiu…
    Dega e Prishtinėn pėrfaqėsohej nga Myftiu Zejnel Abedini.
    Bajrakun e Lubinės e kryesonte Mulla Hasani
    Tetova pėrfaqėsohej nga Shejh Mustafa
    Dega e Dibrės kishte veprimtarė Hoxhė Moglicėn dhe Shejh Hysenin…
    Dega e Shkupit kishte veprimtar tė dalluar Myderriz Abdyl Efendiun, i cili ishte myderrizi kryesor i Shkupit, qė u burgos me Abdyl Frashėrin nė muajin prill, 1881 nė burgun ushtarak, nė Kalanė e Prizrenit, kur Dervish Pasha hyri nė Prizrenin…
    Nė tė gjitha degėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė katėr vilajetet shqipare, ulematė ishin shtylla kryesore e tyre. Disa ishin, siē thuhet sot, mė tė moderuar, disa mė konservatorė, disa tė tjerė mė radikal. Por, secili prej tyre ishte i veēant…
    I veēant ishte Myderriz Haxhi Ymer Prizreni, me tipare luftarake, por edhe me ndikim tė madh shoqėror, kulturor e pedagogjik, i pėrafėrt ishte edhe Myderriz Haxhi Zeka, dy nga figurat mė tė shquara tė ulemave nė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
    Ulematė shqiptarė pėrveē organizimit, drejtimit dhe fuqizimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, zhvilluan edhe veprimtarinė kulturore-pedagogjike.
    Prej themelimit, prej Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili i zhvilloj punimet nė Xhaminė Bajrakli, jo aty nė atė shtėpinė e vogėl, e cila ishte mejtep (mėsojtore), dhe deri nė shuarjen e saj me luftė, prill-maj, 1881, ulematė ishin ata qė i shkruan
    shumicėn e akteve, peticionet, memorandumet, shkruan, pėrpiluan, hartuan, Kararnamen (Akt-vendimin), Talimatin (Urdhėresat) etj. Prej kėtyre shkruesve dallohen ulematė pedagogė, qė ishin puntorė tė arsimit, pra ishin myderrizėt, si myderriz Ymer Prizreni, myderriz Ismail Efendi Yvejsi, myfti nga Gjakova, myderriz Ali Efendiu nga Mitrovica, Myderriz Daut Efendi Boriēi nga Shkodra etj.
    Ulematė ishin frymėzuesit, organizuesit, e protestave kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, qė po vendosnin tė coptonin trojet shqiptare. Ulematė ishin frymėzuesit, kur e lypte nevoja, edhe tė luftės sė armatosur. Ngjarjet e Gjakovės, qė e tronditėn Europėn, shtator, 1878, ku u vra pėrfaqėsuesi i Turqisė, gjenerali Mehmet Ali Pasha me Abdullah Pashė Drenin, mikpritėsin nga Gjakova, dhe qindra tė tjerė, ishin frymėzuar nga Myderriz Ymer Prizreni, nga Kadiu i Gjakovės, Ahmed Efendi Korenica dhe disa ulema tė tjerė…
    Kėshtu ndodhi edhe nė mbrojtjen e Plavės, Gusisė, tė Ulqinit. Nė luftėn qė u zhvillue nė Slivovė e Shtimle, prill, 1881, ku u vranė dhe u plagosėn rreth 1200 luftėtarė, mes tyre edhe Mic Sokoli, aty u zue gjallė Mulla Hyseni, i cili u ekzekutue pa gjyq, me Ali Nimanin, oficier, dhe Sefė Kosharėn…
    Shpirtin luftarak tė ulemave, pa dyshim, e pėrfaqėson, pėrveē tė
    tjerėve, Myderriz Haxhi Ymer Prizreni.
    Aristoteli (384-322) thoshte se poezia ėshtė mė filozofike, mė e vleshme se historia, sepse poezia priret tė shpreh tė pėrgjithshmėn, kurse historia tė pjesėrishmėn.
    Nė njė poezi, kėngė trimėrie popullore, qė i kushtohet Myderriz Haxhi Ymer Prizrenit, para betejės nė Qafė t’Morinės, afėr Gjakovės, pranverė, 1881, mendoj se shprehet mjaft bukur e pėrgjithshmja pėr ulematė…

    Kush ja jep mretit ni plum

    (Kushtuar Myderriz Haxhi Ymer Prizrenit)

    Ymer Efenija, trim shqiptar,
    Sylejmani ni komandar,
    I tubuan tre mi’ luftarė,
    Tanė malsorė, n’plisa t’bardhė,
    N’Qafė t’Morinės kokan dalė,
    Sylejmani majti fjalė:
    - Ngoni ju vllazėn shqiptarė,
    Do t’i dalim turkut pėrballė;
    Dervish Pasha n’Gjakovė a ardhė,
    Pėr m’i zanė krent, m’i vjerr’ vet,
    Me coptue kėt ven t’shkretė.
    - Efeni, ēka me ba,
    A ban turkut pushkė m’i ra?
    Myderrizi kish pas thanė:
    - Kur asht fjala pėr vatan,
    Jo veē turkut e atij tjetrit,
    Po ni plum kush ja jep mretit,
    Ka me shkue n’lule t’Xhenetit!
    Fjalėt e hoxhės kur i nguen
    Tė tanė burrat n’kam u ēuen,
    Lidhėn Besė e pajtuen gjaqe,
    - Me ven tonė s’ka pazarllaqe...!

    All-llahu i Madhnueshėm e ka pėrcaktuar kush janė besimtarė:
    “Besimtarė janė vetėm ata qė i besuan All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, e mandej nuk dyshuan dhe pėr hirė tė All-llahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė tillėt janė ata tė vėrtetėt.” (Kur’an, 49:15)

    Me pak fjalė, ky ishte roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, kėtė nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar tė tjerėt ta harrojnė, sepse e harrojmė vetveten….

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

    ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN PRIZRENIT
    (1878-1881)



    Hyrje

    “Haj medet pėr kit Shqipni,
    Shtatė krajla n’ta janė hi:
    Karadaki me Serbi…”
    -Popullore

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme historike tė kombit shqiptar. Rėndėsia e madhe historike e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit shtrihet jo vetėm nė tė gjitha trojet shqiptare, por edhe nė Ballkan, madje edhe nė tėrė Europėn.
    Lidhja Shqiptare e Prizrenit e zgjoi, e zhvilloi dhe e pėrparoi vetėdijen
    kombėtare shqiptare. Ajo me pėrpjekje tė mėdha e ngriti kėtė veprimtari nė
    shkallėn mė tė lartė, duke e oganizuar edhe luftėn pėr autonomi-pavarėsi…
    Lidhja Shqiptare e Prizrenit e ēoj , e ngriti pėr herė tė parė ēėshtjėn
    kombėtare shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare.
    Trajtimi i drejtė i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėrmban njohjen
    e kushteve dhe marrėdhėnjeve politike, ekonomike, shoqėrore, kulturore
    dhe nė veēanti atė fetare.
    Feja, nė veēanti feja Islame, prej shumicės sė studiuesve, historianėve,
    nuk ėshtė pėrfillur. Nuk janė pėrfillur as institucionet e saj, as objektet e saj:
    xhamitė, teqetė, mejtepet, medresetė, ku janė zhvilluar veprimtari tė ndryshme
    gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit…
    Nuk janė pėrfillur as titujt e nderuar fetar si myfti, kadi, haxhi, myderriz,
    hafiz, shejh, hoxhė, imam, mulla, dervish etj.
    Gjithashtu, nuk janė pėrfillur as dijetarėt e saj ose ulematė shqiptarė…
    Ulematė shqiptarė, jo vetėm qė nuk janė pėrfillur, por janė pėrbuzur,
    janė nėnēmuar, madje edhe janė akuzuar si “turkoshak”, “turkofil”, “turkoman”
    “sulltanistė” edhe me emra tjerė edhe mė tė pistė…!
    E vėrteta ėshtė se, ulematė shqiptarė ishin mendja, zemra dhe
    shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.


    Roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit

    Roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit do tė kuptohet mė mirė kur tė kuptohen, pranohen dhe zbatohen, nė jetėn e pėrkohėshme tokėsore, porositė e pėrhershme hyjnore.
    Religjioni ose feja, sipas enciklopedistėve anglo-amerikanė, ėshtė faktor pėrcaktues pėr jetė a vdekje, qoftė si individ apo si shoqėri, dhe nė gjirin e saj ajo pėrfshinė gjėrat mė themelore: rregullin dhe domethėnien e jetės…
    Feja, sipas William James-it, psikolog amerikan, na jep siguri dhe lumturi nė jetė, nė marrėnėnie me tė tjerėt ėshtė burim dashurie.
    Mungesa e besimit, e dashurisė sjellė urrejtje. Urrejtja sjellė sėmundje. Njerėzit e sėmur kanė nevojė pėr t’u shėruar dhe jo pėr tė shkruar histori tė shtrembėruar…!
    Traktati i Paqės, i imponuar, ndėrmjet Perandorisė Ruse dhe Perandorisė Osmane i shkėpuste rreth 80 pėrqind tė territorit qė Turqia kishte nė Gadishullin Ballkanik, gjysmėn e trojeve shqiptare…
    Me nėnshkrimin e Traktatit tė Shėn Stefanit me 3 mars 1878, me vendimet e Kongresit tė Berlinit, 13 qershor-13 korrik 1878, Perandoria Osmane pėrjetoi tronditje tė mėdha politike, bashkė me te edhe shqiptarėt qė ndodheshin nė pėrbėrje tė saj…
    Kombit shqiptar dhe trojeve tė tyre etnike nuk ju dhanė kurrfarė rėndėsie prej kancelarive tė Fuqive tė Mėdha, madje ata e kėrcėnonin se do ta coptonin…
    Thėnia qė i atribuohet Bismarkut se : ” Nuk ka komb shqiptar, Shqipėria ėshtė vetėm njė shprehje gjeografike” e dėshmon gjendjen e shqiptarėve shumė katastrofike…
    Nė fakt, ky problem i ruajtjes sė tėrėsisė sė Shqipėrisė kishte filluar nė vitet e Krizės Lindore 1875-1878…
    Shqiptarėve rreziku mė i madh i vinte prej vendeve fqinje: Italia, Greqia, Bullgaria, nė veēanti nga Sėrbia dhe Mali i Zi…
    Poeti i madh, prifti i lartė katolik-franēeskan, Gjergj Fishta, duke e parė rrezikun nga fqinjtė, te kryevepra e tij “Lahuta e Malcis” u drejtohet shqiptarėve:

    “Por, pse na tė vogjėl jemi
    Pse fis e vlla nuk kemi
    Na sod shkjaut s’mund t’i bajmė ballė
    Qi po do t’na pėrpijė gjallė,
    Prandej, thom se e lyp e mara
    Qi dhe sot na, si pėrpara,
    Tė rrim njit me mbret t’Stambollit
    Pėr me i bamun ballė Nikollit…”

    Poeti i madh i kombit, prifti i lartė i Kishės Katolike, Gjergj Fishta, vetė e shikonte Mbretin, Sulltanin, Turqinė, Stambollin, nė atė periudhė tė vėshtirė pėr shqiptarėt dhe trojet e tyre, si shpėtimtar dhe si njė faktor i bashkimit kombėtar, pėrballė fqinjėve serbo-malazezė…
    Nė kėto rrethana shumė tė ndėrlikuara, ulematė shqiptarė me veprimtari e dėshmuan atė qė besuan.
    Ulematė shqiptarė ishin zhveshur nga gjėrat e kota, qė rrjedhin nga bota; ata me shembullin e vet, me besim, me dituri, me pasuri, dėshmuan me devotshmėri se pėr shqiptar nuk ka jetė pa Shqipėri…
    Ulematė shqiptarė i filluan pėrgatitjet pėr themelimin e njė lėvizje politike-ushtarake, qė nė muajin mars tė vitit 1878. Mbledhjet u mbajtėn nėpėr xhami, teqe, mejtepe dhe medrese…
    Kuvendi themelues, Kuvendi i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u organizue prej ulemave. Ulematė ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Tė gjitha komitetet e Lidhjes, apo degėt e saj, qė ishin themeluar nė tė gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovės deri nė Shkodėr, nga Prishtina deri nė Dibėr, qė u pėrhapen me tė shpejtė edhe nė Shqipėrinė e Jugut, deri nė Janinė…
    Nė Kuvendin e Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ku muarrėn pjesė rreth treqind pėrfaqėsues, edhe nga Sanxhaku e Bosna, prej tyre dihen emrat e rreth 150 pėrfaqėsuesve, 96 ishin nga Kosova, 26 nga Vilajeti i Shkodrės, tė tjerėt nga Vilajeti i Manastirit dhe i Janinės, shumica prej pėrfaqėsuesve ishin ulema…
    Dega e Gjakovės kishte shumė ulema, prej tyre dallohen, Kadiu i Gjakovės, Ahmed Efendi Korenica, Myfti i Gjakovės, Ismail Efendi Yvejsi, Myderriz Hasan Efendi Shllaku, Baba Ademi i Bektashinjve, Shejh Emini i Sa'adive…
    Dega e Shkodrės kryesohej nga Myderriz Daut Efendi Boriēi (1825-1896) i cili kishte mbėshtjetje nga Myftiu Jusuf Efendi Tabaku.
    Dega e Ulqinit kishte nė kryesi dy veprimtarė tė shquar, Hafiz Salih Hylja dhe Hafiz Tamizin…
    Dega e Pejės pėrfaqėsohej nga Myderriz Haxhi Zeka…
    Dega e Prizrenit kryesohej nga Myderriz Ymer Efendiu.
    Dega e Mirovicės nga Myderriz Osman Efendiu dhe Myderriz Ali Efendiu…
    Dega e Prishtinėn pėrfaqėsohej nga Myftiu Zejnel Abedini.
    Bajrakun e Lubinės e kryesonte Mulla Hasani
    Tetova pėrfaqėsohej nga Shejh Mustafa
    Dega e Dibrės kishte veprimtarė Hoxhė Moglicėn dhe Shejh Hysenin…
    Dega e Shkupit kishte veprimtar tė dalluar Myderriz Abdyl Efendiun, i cili ishte myderrizi kryesor i Shkupit, qė u burgos me Abdyl Frashėrin nė muajin prill, 1881 nė burgun ushtarak, nė Kalanė e Prizrenit, kur Dervish Pasha hyri nė Prizrenin…
    Nė tė gjitha degėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė katėr vilajetet shqipare, ulematė ishin shtylla kryesore e tyre. Disa ishin, siē thuhet sot, mė tė moderuar, disa mė konservatorė, disa tė tjerė mė radikal. Por, secili prej tyre ishte i veēant…
    I veēant ishte Myderriz Haxhi Ymer Prizreni, me tipare luftarake, por edhe me ndikim tė madh shoqėror, kulturor e pedagogjik, i pėrafėrt ishte edhe Myderriz Haxhi Zeka, dy nga figurat mė tė shquara tė ulemave nė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
    Ulematė shqiptarė pėrveē organizimit, drejtimit dhe fuqizimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, zhvilluan edhe veprimtarinė kulturore-pedagogjike.
    Prej themelimit, prej Kuvendit tė Pėrgjithshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili i zhvilloj punimet nė Xhaminė Bajrakli, jo aty nė atė shtėpinė e vogėl, e cila ishte mejtep (mėsojtore), dhe deri nė shuarjen e saj me luftė, prill-maj, 1881, ulematė ishin ata qė i shkruan
    shumicėn e akteve, peticionet, memorandumet, shkruan, pėrpiluan, hartuan, Kararnamen (Akt-vendimin), Talimatin (Urdhėresat) etj. Prej kėtyre shkruesve dallohen ulematė pedagogė, qė ishin puntorė tė arsimit, pra ishin myderrizėt, si myderriz Ymer Prizreni, myderriz Ismail Efendi Yvejsi, myfti nga Gjakova, myderriz Ali Efendiu nga Mitrovica, Myderriz Daut Efendi Boriēi nga Shkodra etj.
    Ulematė ishin frymėzuesit, organizuesit, e protestave kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit, qė po vendosnin tė coptonin trojet shqiptare. Ulematė ishin frymėzuesit, kur e lypte nevoja, edhe tė luftės sė armatosur. Ngjarjet e Gjakovės, qė e tronditėn Europėn, shtator, 1878, ku u vra pėrfaqėsuesi i Turqisė, gjenerali Mehmet Ali Pasha me Abdullah Pashė Drenin, mikpritėsin nga Gjakova, dhe qindra tė tjerė, ishin frymėzuar nga Myderriz Ymer Prizreni, nga Kadiu i Gjakovės, Ahmed Efendi Korenica dhe disa ulema tė tjerė…
    Kėshtu ndodhi edhe nė mbrojtjen e Plavės, Gusisė, tė Ulqinit. Nė luftėn qė u zhvillue nė Slivovė e Shtimle, prill, 1881, ku u vranė dhe u plagosėn rreth 1200 luftėtarė, mes tyre edhe Mic Sokoli, aty u zue gjallė Mulla Hyseni, i cili u ekzekutue pa gjyq, me Ali Nimanin, oficier, dhe Sefė Kosharėn…
    Shpirtin luftarak tė ulemave, pa dyshim, e pėrfaqėson, pėrveē tė
    tjerėve, Myderriz Haxhi Ymer Prizreni.
    Aristoteli (384-322) thoshte se poezia ėshtė mė filozofike, mė e vleshme se historia, sepse poezia priret tė shpreh tė pėrgjithshmėn, kurse historia tė pjesėrishmėn.
    Nė njė poezi, kėngė trimėrie popullore, qė i kushtohet Myderriz Haxhi Ymer Prizrenit, para betejės nė Qafė t’Morinės, afėr Gjakovės, pranverė, 1881, mendoj se shprehet mjaft bukur e pėrgjithshmja pėr ulematė…

    Kush ja jep mretit ni plum

    (Kushtuar Myderriz Haxhi Ymer Prizrenit)

    Ymer Efenija, trim shqiptar,
    Sylejmani ni komandar,
    I tubuan tre mi’ luftarė,
    Tanė malsorė, n’plisa t’bardhė,
    N’Qafė t’Morinės kokan dalė,
    Sylejmani majti fjalė:
    - Ngoni ju vllazėn shqiptarė,
    Do t’i dalim turkut pėrballė;
    Dervish Pasha n’Gjakovė a ardhė,
    Pėr m’i zanė krent, m’i vjerr’ vet,
    Me coptue kėt ven t’shkretė.
    - Efeni, ēka me ba,
    A ban turkut pushkė m’i ra?
    Myderrizi kish pas thanė:
    - Kur asht fjala pėr vatan,
    Jo veē turkut e atij tjetrit,
    Po ni plum kush ja jep mretit,
    Ka me shkue n’lule t’Xhenetit!
    Fjalėt e hoxhės kur i nguen
    Tė tanė burrat n’kam u ēuen,
    Lidhėn Besė e pajtuen gjaqe,
    - Me ven tonė s’ka pazarllaqe...!


    Me pak fjalė, ky ishte roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, kėtė nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar tė tjerėt ta harrojnė, sepse e harrojmė vetveten….

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 26-04-2009 mė 23:33 Arsyeja: jashte teme

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Poeti i madh, prifti i lartė katolik-franēeskan, Gjergj Fishta, duke e parė rrezikun nga fqinjtė, te kryevepra e tij “Lahuta e Malcis” u drejtohet shqiptarėve:

    “Por, pse na tė vogjėl jemi
    Pse fis e vlla nuk kemi
    Na sod shkjaut s’mund t’i bajmė ballė
    Qi po do t’na pėrpijė gjallė,
    Prandej, thom se e lyp e mara
    Qi dhe sot na, si pėrpara,
    Tė rrim njit me mbret t’Stambollit
    Pėr me i bamun ballė Nikollit…”

    Poeti i madh i kombit, prifti i lartė i Kishės Katolike, Gjergj Fishta, vetė e shikonte Mbretin, Sulltanin, Turqinė, Stambollin, nė atė periudhė tė vėshtirė pėr shqiptarėt dhe trojet e tyre, si shpėtimtar dhe si njė faktor i bashkimit kombėtar, pėrballė fqinjėve serbo-malazezė…
    Ne ket pjese te Lahuta e Malcis behet fjale per Lidhjen e Prizrenit.
    Eshte Ali Pashe Gucia qe i thot kto fjale per me i mbushe mendjen Mar Luls, i cili nuk dote me luftu kunder shkjaut perkrah turqve.
    Edhe ne vargjet ne vazhdim Ali Pasha i thot qe mbas shkjave merrna me turqit

    Mos i merrni vetem pjeset qe i'u interesojne per me i dhane kuptim tjeter

  10. #30
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Vetevendosje 130 Vjetori I Lshp-prizren

    LIDHJA ĖSHTĖ GJALLĖ - TA FESTOJMĖ SĖ BASHKU 131 VJETORIN E LSHP’sė

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-08-2014, 06:49
  2. Lidhja e dytė e Prizrenit
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  3. ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 03:52
  4. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •