Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 67
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky shkrim i kristo frasherit duhet marrre me pak rezerve..

    e qe te zbardhen mire ato kohe duhen dhe prurje nga historiane qe nuk ngjyrosin ngjarje e figura sipas konjukturave te sotme..

    islamizmi aso kohe.. nuk ishte ky i sotmi.. i cili sot ka marre nje dimension poliedrik kto vite.. ku fe e politik jan bere ne ca vende e ne ca degezime te kesaj filozofije.. shume problematike e kunder thenese..

    gjithashtu.. historianet tane vuajn pak nga periudha e karantines enveriste ne kend veshtrimet historike.. te te gjitha epokave..
    jo vetem ne historianet qe jetonin ne tirane 400 metra larg shtepise bllok te enverit.. la pasoja kjo karantine.. por dhe ne historianet qe jetuan 400 km larg shpis enverit..

    kleri qofte i fese muslimane e qofte i fese kristiane.. ka qene dikur gjenerator i filozofise rilindase e i veprimtarise rilindase.. per shum arsye..

    karantina enveriste i detyronte historianet qe kur qemtonin ato kohra.. te kishin kujdes qe tua ulnin e zbehnin ose tu a harronin fare emrat e vepren rilindasve me callme apo mantel..

    pra klerikeve.. tu a erresonin vepren..
    e kjo la gjurme qe paten pasoja ne historiografi..
    e qe sot me lirite qe ka u duhen ri vleresuar emri e vepra atyre te ngrateve..

    plaku kristo.. akoma vuan nga ato semundje.. e nuku po xhishet akoma.. e te kridhet ne histori..pa akualang polumbari..po thjeshte.. e drejte..sic e do historia..

    megjithate aimbetet historian i forte.. fale moshes se vjeter qe.. i jep shance per te ditur me shume se tjeret..pra te rinjte..

    saliu u dha mundesi historianve qe te hulumtojne pa frike se mo i thot gje xhaxhi miz apo enver..

    e kjo eshte gje e madhe..












    ..

  2. #32
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Nė 131 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

    Nė 131 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

    LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT:
    ORGANIZIMI USHTARAK DHE SHEMBUJ
    TĖ LUFTĖS SĖ SAJ


    Shkruan: Arbėr Ahmeti - 10.06. 2009




    Kuvendi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u mbajt mė 10 qershor 1878, dhe ishte fillimi i organizimit te vetėm mbrėkombėtar qė nga koha e Skėnderbeut. Rreziku qė i kanosej shqiptarėve ishte jashtėzakonisht i madh. Lakmitė e shteteve shoviniste fqinje dhe fitoret e aleatės sė tyre Rusisė mbi Turqinė pėrbėnin rrezik pėr ekzistencėn e Kombit Shqiptar. Ministri i jashtėm serb Ilia Garashanin hartoi dokumentin “Naēertania” mė 1844, projekt qė synonte rritjen e Principatės sė vogėl serbe nė “shtet tė madh sllav sipas shembullit tė perandorisė sė Stefan Dushanit”. Poashtu edhe Greqia pėrmes programit tė monarkut tė saj Jani Koletit, hartoi programin i cili njihej me emrin “Megali Idea”(Ideja e Madhe) qė synonte rritjen e mbretėrisė sė vogėl greke nė Perandori tė madhe helenike me kryeqendėr Stambollin. Nė bazė tė parimeve tė kėtij programi tėrė Epiri deri nė Shkumbin, dhe tėrė Maqedonia deri nė Korēė i takon Greqis. Po ashtu edhe Mali i Zi ėndėrronte qė pėr kryeqendėr ta kishte Shkodrėn, dhe kjo lakmi u tregua qartė me veprimet e Knjaz Nikollės kur vojvodėt dhe bandat malzeze me ndihmėn e turqve pushtuan Vraninėn, ishull me pozitė strategjike nė liqenin e Shkodrės i cili konsiderohet si urė pėr tė marrė Shkodrėn. Gjatė bisedimeve greko-serbe qė u zhvilluan nė Stamboll mė 1861, Athina dhe Beogradi u pajtuan pėr ta ndarė Shqipėrin mes tyre, madje ato si kufi mes tyre caktuan rrugėn e vjetėr Egnatia (Durrės-Elbasan-Ohėr). Edhe pse nuk u arrit ndonjė marrėveshje konkrete kėto dy vende vazhdonin qėndrimin e tyre antishqitar.Kėtė qėndrim pėr vitet qė vijuan e shtjellon mirė profesori i nderuar Kristo Frashėri i cili nė monografinė e tij pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit citon: “Mė 1866, kur mardhėniet midis shqiptarėve dhe Stambollit ishin shumė tė acaruara sa pritej,siē shkruante atė vit Dora D’Istria,qė nė rastin mė tė parė tė ndodhin ndėrlikim tė rėnda, Athina dhe Beogradi u vunė menjėherė nė lėvizje pėr tė shfrytėzuar momentin nė interes tė politikės sė tyre ekspansioniste. Si mė 1845 ashtu edhe tani,mė 1866, banda andartėsh grek hynė pėrsėri nga territori i Greqis nė Vilajetin e Janinės pėr tė ndezur flakėn e kryngritjes antiosmane nėn flamurin e Megali Idesė helenike. Nė tė njėjtėn kohė, diplomacia serbe shpresoi se do tė shfrytėzonte gatishmėrinė e shqiptarėve pėr kryengritje antiosmane duke i premtuar njėrit prej perfaqsuesve tė fundit tė feudalve separatist, Xhelal Pashė Zogut, krijimin e njė shteti Shqiptar liliput nė viset e Shqipėris qėndrore.”



    1/3 - LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT ( 1878 - 1881 )



    Mė 1867 dy monarkitė ballkanike, Serbia e Greqia u ulėn sėrish pėball njėra tjetrės pėr bisedime, rezultat i tė cilave ishte Traktati i Aleancės Greko-Serbe, i nėnshkruar nė Vėslau, i cili parashihte luftėn e pėrbashkėt kundėr perandorisė Osmane, duke i shikuar Shqiptarėt si ndihmesė tė shkallės sė lartė, por pa dalur jashtė kornizave tė parimit tė ndarjes sė Shqipėrisė tė vendosur 6 vjet mė parė nė Stamboll.
    Pėr 4 dekada rresht Lėvizja Kombėtare Shqiptare, punoi me vetėmohim pėr tė vetėdijsuar popullin,dhe tė rris gatishmėrinė e tij pėr luftė kundėr armikut. Tėrė kryengritjet dhe revoltat (mbi 39 sosh) qė ndodhėn kundėr Reformave tė Tanzimatit dhe Pushtimit Turk gjatė viteve 1830-70, krijuan pėrvojėn organizative - ushtarake, dhe pjekėn kushtet pėr organizimin mbarėkombėtar qė ndodhi mė 1878 pė ti dhėnė fund shtypjes shumėshekullore dhe tregtisė me tokat Shqiptare. Tėrė ajo pėrpjekje u kurorzua mė 10 qershor 1878, kur tėrė populli shqiptarė iu pėrgjigj thirrjes pėr tu bashkuar nė luftė pėr mbrojtjen e ēdo pėllėmbe tė tokės Shqiptare. Historiani amerikan Ferdinand Schevill, nė veprėn e tij “Ballkani-Historia dhe qytetrimi” pėr pozitėn e Shqiptarėve nė shek XIX citon: ”Duke qenė njė popull analfabet dhe i paorganizuar, shqiptarėt nuk mundėn tė krijonin njė propagandė dhe njihnin vetėm gjuhėn e revolės dhe pushkės. Megjithatė ata ishin shumė tė aftė nė pėrdorimin e kėtyre mjeteve dhe shpesh u pėrdorėn nga turqit meqė kishin tė njėjtėn fe me otomanėt”.
    Propaganda e jashtme shumė e mefshtė shqiptare, sillte krijimin e opinionit tė gabuar, tė ndikuar nga propaganda greke e sllave shumė e zhvilluar, gjė qė qonte intelektualė gjer nė atė pike sa ta quanin Shqipėrinė “shprehje gjeografike”, siē ndodhi me Bismarkun. Pėrkundėr propagandės sė jashtme tė pazhvilluar, Lidhja kishte propagandė tė brendshme mjaftė tė fuqishme, e cila ishte fryt i punės sė Lėvizjes Kombtare Shqiptare, dhe populli nuk ndikohej fare nga njerzit me poste, apo shėrbėtorėt tė portės, por u besonte trimave dhe mendjeve tė shquara qė prinin nė ēdo betej ndaj ēdo armiku, u besonte bijve mė tė mire tė kombit qė dilnin nga gjiri i tij nė ditėt mė tė vėshtira. Jeta dhe vepra tre vjeēare e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881), ėshtė njė nga epopetė mė tė mėdha tė popullit dhe historisė shqiptare, dhe ishte organizimi i vetėm politiko-ushtarak mbarėkombėtar qė nga koha e Skėnderbeut, madje ajo finalizoi krijimin e kombit Shqiptar. Ajo ishte tregues i vetėdijes sė lartė tė popullit shqiptar, dhe vullnetit tė tij pėr tė jetuar njė jetė tė lirė dhe tė dinjitetshme.
    Vendimet dhe planet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit synonin organizimin tėrėsor tė forcės luftarake tė popullit shqiptar. Ndėr sukseset e Lidhjes ėshtė se nė kuvendin e saj pėrballoi me sukses sabotimet e sulltanit, i cili pėrmes feudalėve vendas mundohej tė merrte tė drejtėn pėr mobilizimin e forcave luftarake vullnetare tė vetėmbrojtjes tė cilėt nėn hijen e flamurit perandorak dėshironte ti dėrgonte nė Bosnje, dhe ti pėrdorte pėr interesa tė veta. Po ashtu Lidhja zbatoi masa pėr tė paaftėsuar dhe izoluar skemat dhe shabllonet e ngurta organizativo-ushtarake feudale, tė cilat ishin pengesė sepse kufizonin si nė numėr dhe cilėsi forcėn ushtarake vepruese tė Lidhjes. Megjithatė nė shumicėn e rasteve ata janė vėnė nė shėrbim tė Lidhjes, dhe kjo gjė dėshmohet nga procesverbalet e gjygjeve qė janė bėrė ndaj feudalėve pjesmarrės tė Lidhjes Shqiptare, pas shuarjes sė saj, ku kėta feudal dėshmonin se nuk guxonin tė mos bėheshin pjesė e Lidhjes ( flasim pėr procesverbalet qė gjenden nė Arkivin e Kosovės dhe tė cilat janė studiuar dhe pėrkthyer).
    Synimi i Lidhjes pėr aspektin ushtarak ishte tė bėnte organizimin e plotė ushtarakė dhe format e luftimit ti fuste nė binarėt e veprimtarisė sė rregullt dhe ti ngrinte nė nivelin strategjik, duke mos harruar format organizative popullore e tradicionale,dhe pėrvojėn e mire luftarake tė sė kaluarės. Lidhja Shqiptare e Prizrenit e bėri planin e moblizimit dhe parashikimin e numrit tė forcave tė gatishmėrisė qė u bė nė varėsi me shkallėn e rrezikut dhe mobilizimin e forcave armike qė do tė kalonin nė agresion, si p.sh. Mali i Zi i cili vuri nė gjendje gadishmėrie tė lartė gjithė forcėn ushtarake (Nėnkol. Prof. As. Dr. Pjetėr Hidri, Nėnkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/Gazeta Ushtria.
    Mirėpo njė faktė jo i ditur shumė ėshtė se kuvendi i Lidhjes Shqiptare (10 qershor 1878- korrik 1878) kishte ndodhur pas organizimit ne disa zona. E kemi si shembull zonėn e Dibrės ku formacionet e ushtrisė jo tė rregullt vullnetare Shqiptare u krijuan qė nė vitin 1877, dhe mbi kėtė ngjarje na hedhė dritė Zėvendėskonsulli Anglez Eduard Barker ( Edward B. B. Barker) i cili nė raportin dėrguar Zotėri Layardit nga Selaniku mė 22 shtator 1877 shprehet: “ Kam nderin ti raportoj Ekselencės Suaj se informatat, tė cilat i ceka nė mėnyrė tė pėrciptė nė letrėn time tė dt. 18 tė muajit tė kaluar nėpėrmjet tė postės sė fundit, u vėrtetuan plotėsisht. Selim beu udhėheqės, i cili ka pasurinė nė Dibėr, ėshtė angazhuar pėr tė pėrgatitur trupin prej 4000 vetėsh tė ushtrisė jo tė rregullt vullnetare Shqiptare pėr tė qenė kufitarė nė kufirin e Greqisė. Propozimi i tij ėshtė pranuar, dhe kėta njerėz janė ndarė nė 3 ēeta prej 1.500, 1.300 dhe 1.200, duke marrė 3 drejtime tė ndryshme (...) Kėta Shqiptarė (gegė) janė raca mė e rreptė e Shqiptarėve, dhe se mu pėr kėtė arsye janė zgjedhur pėr t’u dėrguar kundėr invazionit tė supozuar grek. (The British Museum, London, Accounts and Papers (37). 1878 LXXXII. 82, 285, 286)”. Si rrjedhoj shohim se Lidhja Shqiptare kishte formacione tė gatshme tė krijuara, pa marrė parasysh mėnyrėn e krijimit dhe ideatorin, ato forca kanė kryer detyrėn patriotike dhe nė momentet e duhura janė futur nėn ombrellėn e organizimit zyrtar te forcės sė Lidhjes.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #33
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ushtria e Lidhjes - Ushtria Kombėtare Shqiptare

    Sistemin e plotėsimit tė rradhėve dhe mobilizimin Lidhja e ngriti nė njė shkallė mė tė lartė, tė bazuar nė kriteret zakonore krahinore dhe mbarėkombtare, pa harruar tė servirej me metodat e pėrdorura nė vendet e tjera. Lidhja vendosi kritere normative dhe rregulluse (“Kanuni i Lidhjes”-1 korrik 1878), duke krijuar njė varg organesh pėr kėtė qėllim (Komiteti i Lidhjes, Komiteti i Luftės apo siq quhet ndryshe Komiteti i Mbrojtjes). Mobilizimi shtrihej nė popullsinė e Shqipėrisė pa pėrjashtime. Hapi i parė i Lidhjes nė kėtė drejtim ishte regjistrimi i popullsisė, qėllimi i tė cilit ishte qė tė dihej saktėsisht numri i njerėzve tė aftė pėr tė mbajtur armė. Dėshmi janė raportet e konsullit austro-hungarez Lippih i cili nga Shkodra i raportonte mė 20 korrik 1878 qeverisė sė tij se komitetet e Lidhjes Shqiptare ne sanxhaqe, siē citonte ai, “po punojnė me zell pėr regjistrimin e tė gjithė burrave prej moshės 15-70vjeē, pjesėrisht pėr ti inkuadruar nė milicinė efektive,pjesėrisht pėr ushtrinė e saj rezervė”.
    Dėshmi tjetėr pėr kėtė ėshtė edhe njė dokument tjetėr i nxjerrė nga Lidhja i cili nėpėr dokumente gjendet me emrin Talimat (rregullore, udhėzim, instruksion, Dekretligj), i cili ne Nenin III shprehet: “Ēdo rreth (kaza) do ti marrė masat njė orė e mė parė dhe do ta hetoj numrin e njerėzve qė janė tė aftė ti pėrdorin armėt, dhe ti dėrgojn si ushtarė tė rregullt, atje ku ta lyp nevoja, sipas urdhėrit tė kshillit qėndror (K.A. Dako, Liga e Prizrenit, Bukuresht,1922. A.K. Fondi L.P. fot. Nr. 1)”.
    Lidhur me kėtė pėrcaktohet me rregullore se kushdo qė tė jetė dhe pa marrė parasysh cilit besim e krahinė i takon, detyrohej ti pėrgjigjej nė kohė thirrjes sė atdheut. Rregull shumė e pėrdorur e mobilizimit ishte “njė luftėtar pėr shtėpi”, mirėpo nė raste tė jashtėzakonshme nė krahina kufitare, numri arriti edhe nė “tre burra pėr shtėpi” e madje edhe gjithė burrat e aftė pėr tė mbajtur armė, siē ndodhi nė Malsinė e Madhe. Sipas regjistrimit qė bėri Lidhja, nė gjitha viset ky plotėsim pėrfshinte rreth 260’000 veta, qė ishte baraz me 15-16% tė popullsisė.Vilajeti i Kosovės me Shkupin, Manastirin dhe rrethet nxirrte rreth 130’000 luftėtarė. Vilajeti i Janinės pėrfshirė Beratin, Prevezėn,Artėn, sė bashku me rrethet e tyre arrinin shifren 70’000 luftėtarė. Shkodra me Shqipėrinė e mesme deri nė Ohėr do tė jepte deri 60’000 luftėtarė(Gazeta Ushtria).
    Ndėrsa prof. dr. Kristo Frashėri kur pėrmend dispozitata e Talimatit (Urdhėrsė/17 qershor 1878) nė tė cilat Kuvendi i pėrgjithshėm synon tė ngrijė nė kėmbė ‘njė ushtri tė rregullt tė disiplinuar dhe tė ndėrgjegjshme’ citon: “Forcat ushtarake tė Lidhjes do tė pėrbėheshin nga ushtarė tė mobilizuar, tė cilėt do tė qėndronin nė frontin e luftės, dhe nga ushtarė rezervė , tė cilėt do tė rrinin nė gatishmėri pranė shtėpive tė tyre. Si bazė territoriale pėr ushtrinė do tė shėrbente sanxhaku, kurse nga pikpamja operative, tė gjitha repartet do tė vareshin nga komiteti qėndror. Kuadrot ushtarake do tė caktoheshin nga instancat eprore, por do tė miratoheshin nga popullsia e bazės territoriale tė repartit (nenet 2-15)”
    Sipas “Talimatit” njėsia bazė ishte kompania prej 100 vetash me nė krye njė Kapiten. Do tė kishte kompani kėmbėsorėsh dhe kalorėsish, tė inkuadruar nė batalione prej 500 vetash me nė krye njė Major. Disa batalione do formonin njė regjiment (brigadė) me 2’000-2’500 luftėtarė tė komanduar nga njė Kolonel, ndėrsa dy regjimente me rreth 5’000 ushtarė do krijonin njė divizion tė komanduar nga njė Gjeneral (Kapedan). Njėsia mė e lartė do tė ishte korparmata qė do mbulonte njė front luftarak, e cila do pėrbėhej nga njė numėr i caktuar divizionesh sipas rėndėsisė sė frontit.
    Pėrshkrim edhe mė tė plotė tė organizimit ushtarak tė Lidhjes Shqiptare na jep Xhafer Belegu ne verpėn e tij kur citon dokumentet e botuara ne “Liga e Przrenit” tė Kristo Dakos publikuar me 1922 nė Bukuresht. Nė pikėn e 19 ku flitet pikėrisht pėr organizimin ushtarak thuhet: 19) Nė ēdo vend ushtria do tė ndahet nė kompani; ēdo kompani do tė ketė 100 burra e do tė komadohet prej nji kapidani, nji nėntogeri 5 aspirantave, 10 rreshtereve dhe nji llogaritari. Nji batalion formohet prej 4 kompanive kėmbėsorėsh dhe nji kompanie kalorėsish nėn urdhėrin e nji majori. Do tė ketė nji imam, nji sekretar dhe nė rasė nevoje dhe nji flamurtar. Nji batalion do tė ketė 500 vetė, 4 bataliona do tė komandohen prej nji kolloneli, e nji nėnkolloneli me nji sekretar. Pėr ēdo dy regjimente do tė ketė nji gjeneral brigade... ( Xhafer Belegu- Lidhja e Prizrenit, fq. 38/ Trianė 1939) Moblilizimi u planifikua dhe u krye nė periudha kohe tė shkurtėra nga njė deri dy javė, e nė raste tė jashtzakonshme edhe brenda 3-5 ditėsh, siē ėshtė rasti i mbrojtjes sė Hotit dhe Grudės(prill 1880).
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #34
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kufitarėt e Lidhjes, Sistemi i Gatishmėris

    Shifrat e mėposhtme janė tė nxjerra nga studimi i dy ushtarakeve shqiptar me teme studimi “Ēėshtje ushtarake tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” . Sipas kėtij studimi Lidhja planifikoi 25’000 luftėtarė pėr ruajtjen e kufirit shqiptar. Drejtimin Mal i Zi-Shkodėr me 50-60km gjatėsi forcat e ruajtjes apo mbrojtjes arrinin nė 5000-6000 luftėtarė, dhe ishte drejtimi mė i rrezikuar pėr shkak tė mobilizimit tė tėrėsishėm tė Malit tė Zi. Pėr ruajtjen e kufirit nė drejtimet verilindore dhe lindore, pėrballė Serbisė dhe Bullgarisė, me gjatėsi deri 200 km, u caktua njė forcė prej 6000-7000 veta. Nė drejtimin jugor, sektori i Prevezės dhe Artės, rreth 30-40 km i gjatė u parashikua ta mbronin forcat ekzistuse shtetrore, sepse eprorėt dhe ushtarėt ishin Shqiptarė dhe Valiu apo autoriteti i Portės sė Lartė nuk kishte ndikim mbi ta si pasojė e dezertimeve qė ndodhnin, por rasti i Vilajetit tė Janinės qe diqka e veēantė sepse forcat ushtarake turke, qė ishin tė mbushura me Shqiptarė nuk patėn nevoj tė shpėrbėhen pėr shkak tė dezertimit, sepse ato u futėn si tėrėsi organizative nėn pushtetin e Lidhjes.
    Forcat e ruajtjes dhe gadishmėrisė morėn forma tė formacioneve tė rregullta, dhe pikat e pėrqėndrimit i kthenin nė kampe ushtarake, ku bėhej pėrgatitje dhe stėrvitje ushtarake, pajisej, furnizohej dhe organizohej trupa etj. Sistemi i gatishmėrisė i planifikuar nga “Komiteti i Luftės” (diku paraqitet edhe Komiteti i Mbrojtjes) i Lidhjes Shqiptare, kishte koordinuar futjen e veprimit tė forcave sipas radhėve tė caktuara. Duke u varur nga veprimet e kundėrshtarit dhe largėsisė sė rajonit tė grumbullimit tė forcave, kategorizimin e rradhėve sipas studimeve tė eprorėve tė Ushtrisė sė Republikės sė Shqipėrisė e bėnė kėshtu:
    - Tė rradhės sė parė ose sigurimit luftarak;
    - Tė rradhės sė dytė ose forcat e mbrojtjes fillestare; dhe
    -Tė rradhės sė tretė ose tė mbrojtjes sė plotė, rezervat apo pėrforcimet e mbrojtjes (Nėnkol. Prof. As. Dr. Pjetėr Hidri, Nėnkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit).
    - Forcat e rradhės sė parė dilnin prej popullsive tė rajonit kufitar, nė brez kufitar tė thellė 10-20 e mė tepėr kilometra. Ato nuk arrinin arrinin numėr tė lartė tė luftėtarėve, pėr sektore shifrat e mobilizimit tė forces luftarake vullnetare arrinin nė nivelin e batalionit (200-500 luftėtarė). Nė Plavė, Guci, Hot, Grudė dhe Ulqin pėr secilin sektor numri i forcės sė armatosur arrin 300-400 vullnetarė. Nė gjithė vijėn e kufirit me Malin e Zi, numri i kėtyre forave vullnetare tė dala nga rradha e parė arrinte nė 2500-3000 luftėtarė.
    - Rradha e dytė pėrbėhej nga forcat e zonave mė tė thella tė vendit, nė njė distance nga brezi kufitarė qė fillonte nga 20km dhe shkonte deri nė 80 km nė thellsi.Krijimi i formacioneve tė rradhės sė dytė bėhej me urdhėr tė udhėheqjes qėndrore tė Lidhjes.
    - Rradha e tretė ose forcat e mbrojtjes sė plotė, rezervat dhe pėrforcimet e mbrojtjes, plotėsohej nga forcat qė vinin nga zonat mė tė thella tė vendit. Tė tilla ishin Dibra, Mati, Kavaja, Tirana, Elbasani, Berati, Vlora etj. Disa nga grupimet apo formacionet e kėsaj kategorie pėrbėnin rezervat e mirfillta strategjike, tė cilat parimisht do tė pėrdoreshin si pėrforcime pėr formacionet e rradhės sė dytė, dhe plotėsim nė forcat mėsymse. Parashikohej se me rastin e luftės nė veprim tė forcave tė rradhės sė tretė raporti i forcave rritej sė tepėrmi. Sipas disa pėrllogaritjeve tė pėrafėrta,raporti do tė arrinte nė 1.5me1(1.5:1) ose mė tepėr nė favor tė Lidhjes Shqiptare, duke llogaritur vetėm forcėn e gjallė, pa u llogaritur bateritė e artilerisė qė parimisht nė ato kohė njė grykė topi rrahte 10 veta, pavarsisht se kjo qėndronte vetėm nė teorin ushtarake sepse shpėrndarja e forcave dhe vendosja e tyre nė terren i pamundėsonte artilerisė tė bėnte dėme tė konsiderushme pėrveqse nė rastet e mėsymjes, kur forcat ekspozoheshin.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #35
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Forcat Mbrojtėse dhe Kundėr - mėsymse

    Sistemi ushtarak i Lidhjes, duke u orientuar nga forca vullnetare dhe duke pasur mbėshtetje ekonomike tė dobėt, nuk mundi tė formonte njė ushtri tė rregullt e tė pėrhershme. Sipas programit tė Lidhjes u realizua vetėm mobilizimi, plotsimi dhe organizimi pjesor pėr tė kundėrvepruar nė drejtimet e kėrcėnuara e tė veēanta(Nėnkol. Prof. As. Dr. Pjetėr Hidri, Nėnkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/Gazeta Ushtria). Po nė tė njėjtin dokument tė pėrmendur mė parė, lidhur me organizimin e trupės nė terren dhe pėrbėrjen e saj thuhet si mė poshtė: 6) Prej Jenipazarit (Treut tė Ri) do tė formohet nji ushtri e pėtbėrė prej 20000 Shqiptarėsh .7) Nė Kosovė do tė formohet nji ushtri prej Shqiptarėsh e cila do tė mbrojė viset prej Mitrovice deri nė Gillan ; Kjo ushtri nė kėto Krahina do tė bashkohet me atė tė shkupit dhe numri i saj do tė arrij deri mė 70’000 shiprtė. 8) nė Shkup do tė formohet nji ushtri e cila duke u-bashkue me ate tė Kosovės, do tė shkojė nė Pallanka dhe nė Vrajė... ( Xhafer Belegu- Lidhja e Prizrenit, fq. 39/ Trianė 1939).
    Ndėrsa nė lidhje me organizimin ushtarak nė pjesėt Jugore tė Shqipėrisė, ky sektorė nxirrte mbi 70’000 burra nėn armė. Madje Lidhja e projektoi njė forcė e cila do ishte e gatshme pėr ēdo rast. Kjo forcė do mblidhej nga kryetarėt dhe anėtarėt e degėve tė Lidhjes. Personat qė do kontribonin nė organizimin e kėsaj force ishin: Mustafė Pashė Vlona Kryetar i degės sė Vlorės 10’000 shpirtė, Mehmet Ali Pashė Vrioni kryetar i degės sė Beratit 3000 shpirtė, e anėtarėt Hasan Bej Vrioni, 1000, Ymer Beu i Kahreman Pashės 3000, Telha Situmi 500, Emin Telha Beu 1000, Zeqi Hysen Plenotniku 5000, Rrustem Celo Picari 1000, Sabri Bej Gjata 1000, Hysen Beu 1000, Mehmet Beu 1000, Baba Mustafai 5000, Demo Likoja 500, tė gjithė anėtarė tė Lidhjes sė Gjinokastrės, Baba Hysen Mamlia 5000, Myslim Ago Vasjari e tė vėllaznit 3000, Latif Zeqi 1000, Kaso Tefiku 500, Osman Tahiri 1500, Ibrahim Bej Dragoti 2000, tė gjithė anėtarėt e Lidhjes nė Tepelenė; Ahmet e Daljan Bej 5000, Abdyl Bej Frashėri 1500, Ymer Metko nga Luzati 500, Ismail Bej Velishti 500, Nexhip Aga 500, tė gjithė anėtar% tė Lidhjes nė Pėrmet, Jahja Bej Zavalani 300, Iljaz Be Kolonja 3000 tė Kolonjės; Myslim Gjoleka prej Kurveleshit 2000. Ēamėria u zotue nė rastė nevoje me ngritė 10000 burra. Me kto fuqina do tė bashkoheshin edhe 4000 ushtarė shqiptarė tė ushtrisė turke n’Epir e Thesali.... ( Xhafer Belegu- Lidhja e Prizrenit, fq. 149/ Trianė 1939).
    Duke parė kėtė program, tė hartuar nga Lidhja, nė bazė tė parimit tė vullnetarizmit, me suksesin e arritur nė vetėdijsimin e Popullit, Ushtria Kombėtare Shqiptare do pėrbėhej nga “180’000 burra me 38 batalione (142000 kambėsor dhe 38000 kalorės)”(Xh. Belegu-Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq.39/ Tiranė 1939). Por nė mungesė tė mjeteve ky program nuk u arrit tė plotėsohej tėrėsisht, dhe efektivi i vėrtet i forcave ushtarake tė Lidhjes nuk i kaloi tė 25 mijė luftėtarėt nė tėrė trojet e Shqipėris veri-lindore, dhe tė 30 mijė luftėtarėt nė Shqipėrinė e Poshtme. Nga kėta vetėm disa mijėra u ndeshėn (midis 10-15 mijėve) u ndeshėn frontalisht me armikun nė disa pika, nė veri e veri lindje, ndėrsa tė tjerėt u mbajtėn rezervė ose nė gatishmėri (Ligor Mile- Rreth Oreganizimit Politik, Pushtetor dhe Ushtarak tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit/Artikull).
    Nė pėrshtatje me mundėsitė e mėsymjes sė armikut nga disa drejtime e gjithė fuqia e armatosur e Lidhjes sipas urdhėreses sė saj do ndahej nė pesė korpuse. Kėto grupforca tė mėdha ndėrkrahinore tė quajtura korpuse (ushtri krahė) ndahen: Korpusi i Kosovės, i Tregut tė Ri, i Shkodrės, i Shkupit dhe ai i Janinės dhe kėto ishin struktuarat mė tė avancuara tė ushtrisė sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėr shkak se ofronin mundėsinė e mėsymjes. (Nėnkol. Prof. As. Dr. Pjetėr Hidri, Nėnkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/Gazeta Ushtria).
    - Korpusi i Kosovės do mund tė pėrbėhej prej 70 mijė vetash. Ai do tė kishte si detyrė tė mbrohej ndaj mėsymjes serbe, kurse nė kuadrin e veprimeve mėsymse pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara prej Serbisė do pėrbėnte forcėn kryesore. Gjithashtu do tė ndihmonte korpusin e Shkodrės dhe Tregut tė Ri nė luftėn kundėr Malit tė Zi, dhe kjo gjė ndodhi madje z. Kirby Green i shkruan Kontit Granville mė 29 korrik 1880 nga Shkodra i cili tregonte mbėrritjen e njė kontigjenti vullnetarėsh nga Prizreni dhe thotė: “ ...duke ju lajmėruar ardhjen e njė kontigjenti vullnetarėsh nga Prizreni, kam nderin t’ju raportoj se kjo forcė si thuhet pėrbėhet prej afro njėqind vetash nga ēdo krahinė kryesore e Vilajetit tė Kosovės, dhe se, ajo vjen si njė lloj premtimi shqiptarėve tė veriut pse Shqipėria Verilindore do t’i ndihmojė me gjithė forcė nė momentin e nevojshėm.” (Public Record Office, London, F. O 195/ 1303) The British Museum, London, Accounts and Papers (43) 1880. LXXXII. 82, 582-583)
    - Korpusi i Tregut tė Ri do formohej nga 20’000 veta dhe pėrbėnte forcėn ndihmėse e pėrforcuese ndaj Malit tė Zi dhe Serbisė.
    - Korpusi i Shkupit pėrbėhej nga 40’000 veta dhe do merrej me mbrojtjen nė drejtimin strategjik lindor.
    - Korpusi i Shkodrės mund tė arrinte deri nė 60’000 luftėtarė por natyrisht duke u plotėsuar nga rrethet e Tiranės, Elbasanit, Matit, Ohrit, Dibrės etj. Pėrbėnte forcėn kryesore pėr mbrojtjen dhe kundėrmėsymjen nė drejtimin strategjik verior pėrballė Malit tė Zi.
    - Korpusi i Janinės formohej nga 25-30 grupe luftėtarėsh qė llogariteshin afėrsisht 70’000 veta. Kishte pėr detyrė mbrojtjen ndaj agresionit grek.
    Numri i njėsive tė secilit korpus ishte i ndryshėm. Nė Korpusin e Kosovės dhe Janinės mund tė formoheshin 15-18 regjimente(brigada) kėmbėsorie, nė atė tė Shkodrės prej 14-15 regjimente kėmbėsorie, nė tė Shkupit 8-9 regjimente dhe nė atė tė Tregut tė Ri 5-6 regjimente kėmbėsorie. Korpusi si njėsi strategjike mund tė plotsohej nė varėsi me situatat. Duke i pasur kėto struktura, nė rastet e mėsymjes do tė bashkoheshin Korpuset qė kanė pėrputhje tė terrenit mes vete. Si shembull mund tė marrim Korpusin e Tregut tė ri tė pėrbėrė prej 20’000 trupash. Ai ishte si force pėrforcuese nė rast mėsymje, dhe mund tė pėrforconte Korpusin e Shkodrės nė rast ofensive ndaj Malit tė Zi dhe Korpusin e Kosovės nė rast ofensive ndaj Serbisė. Natyrisht qė korpusi si njėsi operative ėshtė shumė efektiv dhe funksional nė mbrojtje, ndėrsa nė rast ofensive, korpuset do operonin tė ndara nė regjimente dhe divizioni, pėr arsye si tė tilla do ishin mė operacionale dhe efektive nė terren nė rrethanat e mėsymjes.
    Pėr mbrojtjen e Plavės, Gucisė dhe Hotit e Grudės u plotėsuan 2-3 regjimente apo afėrsisht njė division nė secilin drejtim. Formacionet e plotėsuara nė gjitha drejtimet marrur sė bashku arritėn afėrsisht 40’000 veta prej tė cilėve 9’000-10’000 nė Plavė e Guci, deri 12’000 nė Hot e Grudė, rreth 3’000 nė Ulqin, 5’000 nė Janinė, po kėshtu 7’000-8’000 nė vitin 1881 nė luftėn kundėr osmanve. Korpusi dhe njėsitė taktike tė hyra nė varėsi tė tij ishin tė pėrkoshme. Ato mund tė plotėsoheshin e tė qėndronin nė kėto pėrmasa aq kohė sa do tė zhvillohej lufta dhe me efektiv tė zvogluar pėr periudhėn sa do tė vazhdonte kėrcėnimi dhe duhej mbajtur gatishmėria luftarake nė drejtime tė caktuara. Efektivi i regjimentit tė pėrkohshėm (qė do tė plotėsohej) do tė ishte 2’000 veta ndėrsa i divizionit 4’000 veta, nė rast tė ngutshme efektivi i njėsive tė plotėsuara do tė ishte mė i vogėl, i batalionit 200 dhe i regjimentit mė i ultė se 2’000. Kėtu shihet se Lidhja ka vėnė themlet organizativo-ushtarake tė rregullta dhe pėrgatitje e drejtim ushtarak me baza shkencore. (Nėnkol. Prof. As. Dr. Pjetėr Hidri, Nėnkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/Gazeta Ushtria).
    “Organi mė i lartė i Lidhjes ishte Seksioni i Finanacave dhe Mbrojtjes i cili mori formėn e njė kėshilli dhe Shtabi ushtarak madhor i cili si i tillė veproi deri nė shtypjen e Lidhjes. Seksioni i mbrojtjes ishte ngarkuar me detyrat e hartimit tė planeve dhe urdhrave pėr mobilizim tė formacioneve tė armatosura, tė organizimit dhe kontrollit tė gatishmėrisė, dhe drejtimin veprimeve luftarake strategjike.” (Po Aty -Gazeta Ushtria). Ky organ kishte kryetar Sylejman Vokshin (kryekomandant i ushtrisė sė Lidhjes), pak anėtar dhe personelin. Edhe pse ishte organ i udhėheqjes qėndrore tė Lidhjes mbeti nė nivelin e grupit drejtues operativ. Organe drejtuese nė shkallė mė tė vogėl ishin “Komietet Mbrojtėse” tė degėve tė Lidhjes nė sanxhaqe. Komitetet qė paten funksione kryesisht ushtarake morėn pėrsipėr barrėn e organizimit dhe drejtimit tė luftės mbrojtse.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #36
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Doktrina e Mbrojtjes

    Thelbi i konceptit strategjik qė pėrcaktoi Lidhja, pėbėnte kryesisht idenė e luftės mbrojtse dhe ēlirimtare. Tipari kryesor mbrojtės do tė ishte mbrojtja me kėmbėngulje e ēdo pėllėmbe toke. Pėr rrjedhoj skena tė luftės do tė bėheshin krahinat buzė kufirit dhe ato tė afėrta. Nė kuadėr tė luftimeve mbrojtėse, pėrpos asgjėsimit tė forcave armike qė mund tė futeshin nė brendėsi tė tokave Shqiptare, Lidhja parashikonte tė ndėrmerrte edhe veprime kundėrmėsymse, gjė qė do tė tregonte se mbrojtja nuk do tė ishte aspak pasive mirpo plotėsisht aktive. Duke qenė aktive nė terren Lidhja do karakterizohej nga “vrulli dhe dinamizmi, nga tendenca pėr t’ia rrėmbyer iniciativėn armikut dhe pėr ta mbajtur atė vazhdimisht pėr vete”. “Veprimet kryheshin ditėn dhe natėn, nė mėnyrė tė fshehtė dhe tė befasishme, dhe karakterizoheshin nė veprime me reparte, nėnreparte e deri nė grupe tė vogla, nga luftimi i afėrt me armė zjarri dhe tė ftohta, deri nė luftimin trup me trup”. (Kadri Cenolli- Arti Ushtarak nė Lidhjen Shqiptare tė themeluar nė Prizren/Artikull ) Kolonat nė mėsymje shfrytėzonin terrenin, dhe gjatė sulmit pėrhapeshin nė terren pėrgjat kurrizeve malore, pllajave dhe pjerrėsive duke sulmuar me vrull armikun nga lart.Nė mbrojtje formacionet e luftimit ndėrtoheshin tė thella, duke i vendosur forcat tė shkallėzuara nė njė ose disa skalione, por gjithmonė duke mbajtur rezerva. Skalionet e dyta dhe rezervat pėrdoreshin pėr dhėnien e kundėrsulmit qė zhvillohej gjithmonė nga lart poshtė (K.C.- Po aty ). Nė pėrshtatje me terrenin, Lidhja Shqiptare, si veprimet ushtarake mbrojtėse edhe ato kundėr-mėsymse i kreu nė praktikė me drejtime apo vija strategjike. Drejtimet strategjike kryesore tė veprimeve luftarake ishin Mal i Zi-Shkodėr, Mal i Zi-Rrafsh i Dukagjinit, Serbi-Tregu i Ri, Serbi-Fushė Kosovė dhe Greqi-Ēamėri. Planet mbrojtėse tė pėrpiluara me kujdes dhe nga ushtarakė tė regjur paraqiteshin nė programet politike e ushtarake tė Lidhjes si nė nivelin e udhėheqjes qėndrore ashtu edhe nė ato tė udhėheqjeve tė degėve kryesore tė Lidhjes (Komitetet qė u vendosėn pranė sanxhaqeve).
    Mbrojtja e tėrsisė territoriale tė tokave shqiptare u vė nė plan tė parė nė planet strategjike qė hartoi Lidhja. Madje Lidhja krijoi edhe njė forcė tė llojit tė Reagimit tė Shpejtė qė do ndėrhynte menjėherė nė drejtimin e sulmuar, pa pritur thirrjen pėr mobilizim qė do bėnin Komitet e Mbrojtjes pranė Sanxhaqeve. Kėto forca u krijuan me vendim nė fund tė vitit 1878 dhe do pėrbėheshin nga tri brigada nė krahinėn e Matit dhe 5-6 brigada nė krahinėn e Dibrės (Kadri Cenolli- Arti Ushtarak nė Lidhjen Shqiptare tė themeluar nė Prizren/Artikull). Ndėrsa menjėherė pas mbrojtjes sė trojeve shqiptare si detyrė nė planet e Lidhjes hynte ēlirimi i tokave tė pushtuara mė parė, siē janė tokat e shpopulluara dhe pushtuara tė Kosovės veriore e verilindore nga principata serbe dhe atyre tė pushtuara nga Mali i Zi. Secila grupforcė (korpus) do mbronte e kundėrsulmonte nė drejtimin e caktuar nė njė front tė gjerė prej 100 e mė shumė kilometrash. Poashtu sipas planeve tė Lidhjes u planifikua njė mbrojtje nė njė front tė pėrgjithshėm rreth 500-600 km tė gjatė, vijė fronti e cila nuk kishte gjasė tė mbulohej me forca nė tėrė gjatėsinė e saj, pėr shkak tė terrenit malor tė ashpėr e shumė tė thyer, por natyrisht nuk ekzistonte as frika dhe mundėsia e sulmit tė armikut nė njė vijė tė tillė.
    Nė kėto plane strategjike tė Lidhjes natyrisht shqyrtohej edhe vendosja e trupave nė terren dhe nė rajonet e duhura e sa mė afėr sektorėve tė mbrojtjes. Rajonet e pėrqėndrimit tė forcave kryesore shtriheshin nė njė brez kufitar tė thellė qė fillonte rreth 20 km pas vijės kufitare dhe nuk kalonte mė thell se 50 km. Rajonet e grumbullimit tė korpuseve veriore ishin: Prizreni, Peja, Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Tregu i Ri dhe Shkodra, ndėrsa nė Jug ishin Janina, Preveza, Arta etj. Sipas planit strategjik tė lidhjes organizimi dhe veprimet e shpejta tė mbrojtjes me forca tė mjaftueshme realizoheshin nė njė afat kohor tė shkurtėr prej 1-4 ditė.
    Nė aspektin e kundėrmėsymjeve tė forcave tė Lidhjes, ajo nė fund tė vitit 1880, parashikoi ēlirimin e viseve tė pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi para vitit 1878, duke specifikuar nė programin politik e strategjik se nėse Serbia nuk do ti lėshonte trojet e pushtuara prej saj, atėherė ndaj saj do ndėrmerreshin ekspedita ushtarake deri nė ēlirimin dhe zbrazjen e atyre viseve. Nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprohej edhe ndaj Malit tė Zi (Nėnkol. Prof. As. Dr. Pjetėr Hidri, Nėnkol. Ahmet Leka-Ceshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit/Gazeta Ushtria).
    Pėr tu arritur njė gjė e tillė Qeveria e pėrkohshme e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit hartoi njė plan strategjik nė bazė tė tė cilit pėr tu realizuar kundėrmėsymja pėr ēlirimin e tėrė viseve veriore dhe verilindore (kėto tė fundit ishin ende nėn administratėn turke) tė Shqipėrisė duheshin krijuar dy grupforca tė mėdha me nga 40’000 ushtarė dhe njė rezervė prej 20’000 vetash. Ky operacion i madh do fillonte me veprimin e dy grupforcave, njėra e pėrbėrė prej 12’000 vullnetarėsh qė do marshonte nė drejtimin Fushė Kosovė-Shkup-Manastir dhe tjetra njėsi operacionale nė drejtimin Dibėr-Ohėr-Manastir, gjė qė do tė shthurte administratėn turke nga kėto pjesė e sidomos nga Shkupi ku do fitohej pėrparsi se do mbyllej mundėsia e njė ekspedite turke tė befasishme(pasi portat pėr hyrje nė Kosovė konsiderohen Shkupi dhe Presheva) dhe njėkohėsisht do krijohej mundėsia pėr pėrballimin e ekspeditave turke nė Shkup apo pėrgatitja e mbrojtjes nė grykė tė Kaēanikut (pa harruar tė sigurohet lugina e Preshevės pasi shumėherė ekspeditat ndėshkimore turke janė ndarė nė dy pjesė duke qarė drejt Rrafshit tė Kosovės pėrmes kėtyre dy drejtimeve).
    Nė anėn tjetėr forcat vullnetare tė Kosovės nė bashkėveprim me popullsinė e Tregut tė Ri dhe Shkodrės do mėsynin nė drejtimin Shkodėr-Podgoricė pėr tė ēliruar Ulqinin dhe Podgoricėn nga pushtimi Malazez. Kėto plane kundėrmėsymse qė Lidhja i hartoi me njė kujdes dhe seriozitet tė veēantė nuk u realizuan pėr shkak tė ngjarjeve tė mėvonshme. Pengesė kryesore ishte sundimi osman edhe pse nė pjesėn mė tė madhe tė vendit ishte i paralizuar pėrshkak tė strukturave paralele dhe fenomenit tė mbylljes sė forcave turke nėpėr kazemrma qė ruheshin nga luftėtarė tė Lidhjes. Po ashtu njė ndėr shkaqet janė edhe forcat reaksionare, shabllonet organizativo ushtarake feudale qė nė momente tė caktuara me dredhi ēorientuan dhe penguan forcat e Lidhjes pėr organizimin e mbrojtjes ndaj forcave osmane (Prill 1881).
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #37
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Problemi i Logjistikės

    Nė kuadrin e logjistikės, problemi kryesor u bė furnizimi dhe pajisja me armatim dhe municione i formacioneve ushtarake. Lidhja kėrkoi tė siguronte shumė armė tė reja kėmbsorie.Vetėm kontigjenti i parė i pushkėve i kėrkuar pėr nevojat e mbrojtjes sė sektoreve nė Vilajetin e Janinė ishte 20’000 deri 30’000 copė. Po kėshtu edhe nga pjesėt e tjera tė vendit u kėrkua numėr i madh i pushkėve. Pėr plotėsimin e nevojave tė mbrojtjes sė vendit Lidhja parashikoi edhe rrėmbimin me forcė tė armėve nga depot shtetrore dhe ushtarake osmane. Ndėr masat e para pėr sigurimin e armėve qė bėri Lidhja ishte ndalimi i qarkullimit tė armėve nga administrate shtetrore turke si brenda ashtu edhe nxjerrja e tyre jashtė Shqipėrisė. Modelet e armėve qė pėrdori Lidhja janė pushkė tė punuara nė vend me gurė stralli, por edhe armė moderne qė iu morėn armikut ose u blenė si Peabody Matini-Henry, Snider, Enfield etj. Lidhja si bazė furnizimi me armė konsideronte edhe qendrat tradicionale Shqiptare tė prodhimit tė armėve. Tė njohura pėr prodhimin e armėve ishin Shkodra, Prizreni,Tetova, Gjakova, Peja, Dibra, Mati, Lezha, Tirana, Elbasani, Vlora, Delvina, Janina, Preveza, Gjirokastra etj (G. Ushtria).
    Furnizimi me ushqim dhe veshmbathje kryesisht u mbėshtet nė burimet e vendit dhe mundėsit vetjake tė luftėtarėve. Nuk duhet harruar tė ceket se gjatė kohės sa veproi Lidhja Shqiptare e Prizrenit populli nė pėrgjithsi nuk i paguante taksat e papėrballueshme administrates turke (e cila ishte pasivizuar dhe izoluar gjatė viteve 1878-1881) dhe tė korrat ishin tė bollshme madje thuhet se duhej ndėrtuar hambarė tė rinjė kudo nėpėr vendet fushore nė Shqipėri (Kjo ndodhė vetėm nė vitin 1878 sepse nė vitin 1879 plas njė zi urie nė gjithė Shqipėrinė). Por ishin edhe udhėheqėsit e Lidhjes ata qe kontribuan shumė pėr anėn ekonomike, pėr shkak se ata shkrinė tėrė pasuritė e tyre pėr mirėqenien e Lidhjes.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #38
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Drejtimi Strategjik Kritik

    Lufta mbrojtėse e Lidhjes, mė e organizuar dhe mė e rreptė u zhvillua kundėr mėsymjeve tė ushtrive malazeze. Veprimet luftarake tė Forcave tė Lidhjes karakterizoheshin me vendosmėri tė pashoq dhe moral tė lartė tė luftėtarėve tė saj. Lufta pėr mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė zgjati nga tetori 1879-janar 1880, dhe ėshtė njė ndėr betejat mė tė organizuara nga Lidhja e Prizrenit. Pėrplasjet e para ndodhėn nė fillim tė tetorit. E tėrė historia e tensionit dhe betejave qė u zhvilluan nė Plavė dhe Guci, filloi me rastin kur Princi i ri Knjaz Nikolla vendosi ti zbatonte pėrfitimet qė i jepte Konferenca e Berlinit.Nė fillim tė tetorit tė vitit 1879, forcat ushtarake malazeze kryen njė mori provokimesh dhe sulmesh gjatė vijes kufitare duke vrarė disa fshatarė dhe duke ua grabitur bagėtitė.
    Pas kėtyre ngjarjeve, Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes dhe Shtabi Ushtarak me nė krye Ali Pashė Gucinė, tė krijuara nga Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes Shqiptare pėr Kosovėn, morėn vendim pėr shpalljen e gjendjes sė luftės nė Plavė e Guci. Tė gjithė burrat e aftė pėr armė tė Plavės e Gucisė u shpallėn luftėtarė nė gatishmėri, siē rregullohej me Kanunin e Lidhjes. Por ata nuk ishin tė vetėm, pas disa ditėsh u nisėn pėr nė Guci 2000 gjakovarė tė armatosur, dhe sipas vendimeve qė u morrėn nė Gjakovė, me fillimin e luftės edhe dy mijė vullnetarė tė tjerė do niseshin nga Gjakova pėr nė skenėn e luftės. Ndėrkohė rrethet fqinje, qėndronin nė gatishmėri pėr tė nisur trupa ushtarake tė organizuara nė njėsi vullnetarėsh drejt Plavės dhe Gucisė.
    Ndėrsa zhvillohej lojė e madhe diplomatike, vazhdonte presioni i madhė i Cetinės pėr ta zbatuar vendimin e fuqive tė mėdha, mė 14 tetor 1879, Safet Pasha e njoftoi ambasadorin austro-hungarez nė Stamboll, Ziēi, se malazezėt me pėrgatitjet e ethshme ushtarake qė po bėnin pėrball Gucisė dhe me provokimet qė po kryenin me bandat e tyre tė armatosura (tė cilėt kalonin kufirin, vrisnin njerėz, grabisnin bagėti, plaēkisnin fshatra), po e acaronin aq tepėr gjendjen, sa qė Porta e Lartė nuk ishte mė nė gjendje ti pėrmbante shqiptarėt (Kristo Frashėri-Lidhja Shqiptare e Prizrenit, fq. 205). Ndėrkohė duke e parė gjendjen e acaruar dhe gatishmėrinė e vendosmėrinė e shqiptarėve, shumė herė, disa prej Fuqive tė Mėdha i propozuan Malit tė Zi kompensim tė territorit, pėrderisa princi i ri kėtė gjė e kundėrshtonte kategorikisht, madje edhe kalonte nė ofensivė duke bėrė presion tek Fuqitė e Mėdha dhe Porta e Lartė pėr dorėzimin sa mė tė shpejt tė Plavės dhe Gucisė malazezėve, e kėto tė fundit duke e parė situatėn dhe tensionimin e shqiptarėve e dinin se nuk kishte mundėsi qė Plava dhe Gucia tė dorėzoheshin nė mėnyrė paqėsore. Mali i Zi, kėmbėngulte nė pėrdorimin e dhunės, dhe kjo vendosmėri i egėrsoi tej mase shqiptarėt, madje nga tensionet e krijuara nė kufi, nė Shkodėr u pėrhapėn lajme sikur malazezėt kishin kaluar vijėn kufitare dhe kishin pushtuar Gucinė. Si pasojė Shkodranėt qė fillimisht e besuan lajmin, u ngritėn nė kėmbė dhe kėrkuan tė shkonin nė front pėr ti zbuar forcat malazeze. Kaq tepėr u shqetėsua knjaz Nikolla nga ky rast saqė, kėrkoi nga konsulli britanik Grin, tė ndėrhynte pėr tė qetsuar shkodranėt, duke ia pėrcjell atyre mesazhin e knjaz Nikollės qė Cetina nuk mendonte tė sulmonte Gucinė, kėshtu qė konsulli t’u kėrkonte shqiptarėve qė tė mos i sulmonin forcat malazeze (K. Frashėri-Po aty, fq. 207).
    Knjaz Nikolla nuk duronte dot, dhe etja e tij pėr tė pushtuar Plavėn dhe Gucinė dėrgoi ushtritė malazeze deri nė zhvillimin e operacioneve luftarake pėr tė matur pulsin e Shqiptarėve. Mė 31 tetor 1879 forcat malazeze duke e parė veten nė pozicione mė tė favorshme se tė Ali Pashė Gucisė, vendosėn tė kryejn njė inkursion ushtarak kundėr vijės mbrojtėse tė shqiptarėve qė ishte organizuar pėrball fshatit Pepaj (Pepiē).Ky inkursion pati pėrgjigjen e menjėhershme tė forcave shqiptare, dhe doli se pozicionet e Ali Pashė Gucisė nuk kishin qenė aq tė “jofavorshme” sa u dukej malazezėve. Tė nesėrmen mė 1 nėntor forcat malazeze sėrish pėrsėritėn inkursionin e tyre afėr fshatit Arzhanicė, duke vrarė rreth 30 fshatarė dhe duke djegur disa shtėpi, mirėpo pas ca orėsh u dėbuan nga forcat e Lidhjes, pėrderisa pėr kėtė ngjarje foli edhe shtypi evropian, duke i fryrė gjėrat. Cetina e tronditur u detyrua ti ndėrpriste operacionet e saj ushtarake nė kufi me Shqipėrinė.
    Nė atė kohė Lidhja Shqiptare ishte forcuar jashtėzakonisht, duke e bėrė jofunksionale adminstratėn turke, dhe duke vepruar si njė organizim shtetėror qė kishte edhe organet e drejtsisė dhe administratėn, tė ndėrtuara nė bazė tė Talimatit apo si mund ta quajm Kanuni i Lidhjes. Kėtė forcim na e dėshmon edhe letra e veēantė e Ymer Prizrenit kur njoftonte valiun e Kosovės se Lidhja Shqiptare kishte konfiskuar armėt qė gjendeshin nė depot e garnizoneve qeveritare tė Shkupit, Prishtinės dhe Mitrovicės, duke pėrfshirė dhe armėt e rėnda ( topa dhe mitroloza). Ai njoftonte se mytesarifi i Shkupit qė kishte tentuar ta pengojė kėtė veprim u dėbua nga qyteti. Si duket Lidhja kishte shtrirė pushtetin e saj gjithandej dhe kishte krijuar kushtet pėr ti pėrballuar dhe pėrgjigjur njė sulmi ushtarak nė shkallė tė gjerė nga ana e Malit tė Zi.
    Mė 27 nėntor 1879 i gjithė shtabi i malazez u vendos nė Andrejevicė, 10 kilometra nė veriperėndim tė Plavės. Shtabi Shqiptarė selinė e vet e vendosi 5 kilometra larg kufirit, dhe pėrbėhej nga Ali Pashė Gucia(kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Ēel Shabani, Kurt Asllani nga Nokshiqi, Riza Kryeziu dhe Bajram Curri nga Gjakova, Mic Sokoli nga Bujani, Filip Ēeka e Isuf Sokoli nga Shkodra, dhe prijės tė tjerė tė malsisė. Sipas dėshmive dhe konstatimeve tė nxjerra pėrball Plavės e Gucisė ishin rreshtuar 12 batalione malazeze, qė kishin nė pėrbėrje rreth 6 mijė luftėtarė. Ndėrsa nė sektorin Shqiptarė ishin vendosur 4’800 luftėtarė, prej tė cilve 1’500 vendas, dhe 2 mijė luftėtarė nga Gjakova, 1’000 vullnetarė Pejanė dhe 300 luftėtar nga trevat e Shkodrės duke pėrfshir edhe 50 vullnetar nga qyteti. Forcat malazeze nė fillim tė dhjetorit ishin rreshtuar gjatė vijės kufitare, nė fshatrat Murinė, Pepaj, Arzhanicė e Velikė, ndėrsa forcat shqiptare pėrball nė fshatrat Martinaj, Kolenivicė, Plavė e Nokshiq, dhe kėto dy ushtri i ndante lumi Lim i cili kishte vetėm njė urė druri. Nuk duhet lėnė pa pėrmendur se atė vit dimri ka qenė ndėr mė tė ftohtit dhe niveli i Limit ka qenė i rritur. Tensionet ishin tepėr tė rėnda dhe Knjaz Nikolla ushtarėve tė tij dhe opinionit botėror u deklaronte se Shqiptarėve do i jepnin njė “mėsim shembullor”.
    Kėto tensione shpėrthyen mė 4 dhjetor 1879 kur Teodor Milani lėshoi pozicionet nė Pepaj dhe u hodh nė sulm me dy batalione nė drejtim tė Nokshiqit, duke i kapur nė befasi 500 shqiptarėt qė mbronin kufirin, tė cilėt u detyruan tė tėrhiqeshin. Me kėtė rast forcat malazeze marshuan nė drejtim tė Plavės. Por njėkohėsisht, me tė dėgjuar krismat, forcat vullnetare tė Plavės dhe Rugovės me rreth 1000 luftėtarė me nė krye Jakup Ferrin e Ēel Shabanin u nisėn me shpejtėsi drejt veriut nė ndihmė tė luftėtarėve nokshiqas. Nėn udhėheqjen e kapedanėve Kurt Asllani dhe Nure Kurti kėto forca synonin tė kapnin Velikėn pėr tu marrė krahėt forcave malazeze, tė cilėt vazhdonin depėrtimin drejt Plavės pa e kuptuar se po rrethoheshin. Mirėpo kėto veprime u vėrjetėn nga vojvoda Mark Milani i cili vėzhgonte nga Arazhnica rrjedhėn e pėrparimit tė forcave tė udhėhequra nga vėllau i tij, e me kėtė rast u sul nė sulm me 4 batalione pėr tė shmangur rrethimin e forcave qė depėrtonin drejt Plavės. Forcat e tij ju drejtuan me shpejtėsi Nokshiqit pasi qė kaluan lumin Lim, veprim qė i siguronte shpinėn forcave tė Theodor Milanit. Me marrjen e Nokshiqit, plavianėt rugovasit dhe nokshiqasit u kthyen pėr ta shpėtuar atė duke mos e ditur se ėshtė marrė nga Mark Milani. Si pasojė ata vrapuan tė shkujdesur tatėpjetės sė malit tė Velikės duke u ndodhur tė zbuluar dhe nėn zjarrin armik, ku pati shumė humbje nga ana e Shqiptarėve. Pasi ndodhi kjo gjė sipas dėshmive ( i referohem prof. Kristo Frashėrit i cili citon kujtimet e Ymer Shabės-pjesmarrės nė luftė) shqiptarėt e egėrsuar nė kulm u turrėn me tėrbim kundėr forcave malazeze qė gjendeshin nė luginėn e Nokshiqit.
    Burimet malazeze dėshmojn se, “nė njė truall tė ngarkuar me borė tė madhe dhe me ngricė tė egėr, shqiptarėt dhe malazezėt u pėrleshėn egėrsisht me njėri tjetrin”. Kjo ishte pėrleshje e e rreptė, ku lufohej trup mė trup. Pėrderisa zhvilloheshin kėto luftime tė pėrgjakshme kishin filluar lėvizjen forcat e tjera shqiptare qė ndodheshin nė Guci, tė cilat tė ndara nė dy kolona vrapuan tė kapin lumin Lim dhe urėn e vetme ekzistuese duke u bėrė kurth vdekjeprurėse me rastin e tėrheqjes sė forcave tė Mark Milanit. Shefi i shtabit ushtarak Bozho Petroviq Njegoshi, teksa ndiqte me dylbi veprimet luftarake nė fushėbetej nga kodrat e Andrejevicės, nisi menjėher nė ndihmė tė Mark Milanit dy batalione pasi situata i dha tė kuptonte se forcat e Mark Milanit gjendeshin para asgjėsimit tė plotė. Sektori i Nokshiqit, vlonte nga lufta e 4’000 malazezėve pėrball 2 mijė shqiptarėve. Beteja u stėrndez pasi erdhėn pėrforcimet e dy palėve ndėrluftuse, Lugina e Nokshiqit u kthye nė njė arenė ku luftėtarėt pėrlesheshin aq egėrsisht, sa tė dy palėt hodhėn plotėsisht hutat duke i nxjerrur jataganėt si kaherė. Pas disa orė luftimesh Mark Milani arriti ta qajė rrethimin por kur forcat e tij arritėn tek ura e Limit ranė nė pritėn e shqiptarėve, tė cilėt bėnė kėrdi mbi armiqtė gjersa malazezėt u detyruan tė kalonin lumin me not ku edhe shumė u morrėn nga rrjedha e tij dhe u mbytėn me dhjetra sosh. Pėr kėtė ngjarje dėshmon edhe konsulli anglez Kirbi Grin ( Kirby Green) kur i raportonte Marquis of Salisburyt dhe shprehej me kėto fjalė: “..dy batalione malazeze kanė kaluar lumin Lim dhe kanė pushtuar fshatin Novshiq, banorėt e Plavės dhe tė fshatit Pėrnjavor , tė ndihmuar nga vullnetarėt e anės sė Prizrenit , arritėn nė mėngjes tė enjten, mė 4, dhe u vendosėn nė mes tė lumit dhe tė malazezėve, dhe u kacafytėn gjoks pėr gjoks. Pasojat dhe rezultatet e saj janė masakrimi i plotė i forcave malazeze. Niveli i rritur i lumit Lim i pengoi dy palėt qė tė ikin” dhe mė tej po nė tė njėjtin ekstrakt shtonte “..malazezėt duke i besuar fuqisė sė qeverisė turke pėr ta mbrojtur konfliktin, i lejuan vetes qė tė befasohen dhe pėrjetuan humbje tė rėndė” ( Public Record Office, London, F. O. 195 / 1236; The British Museum, London, Accounts and Papers (43). 1880. LXXXII. 82.389).
    Dėshmi tjetėr pėr kėtė betej na vie nga kujtimet e pjesmarrėsit tė saj Ymer Shaba i cili tregon, “Shumė malazez i gjetėm tė vrarė atė ditė, porse edhe mbi ne ishte bėrė kėrdia. Jakup Ferrin e gjetėm tė vrarė, me hundė dhe buzė tė prerė. Mbasi arritėm ne u ndez luftė e madhe. Ne luftuam mė shumė me jataganė dhe me shula pushkėsh, sepse u rrasėm fyt mė fyt me malazezėt” ( Kristo Frashėri e citon dėshmitarin nė veprėn e tij).Sa i pėrket numrit tė tė vrarve ka shumė kontradita, malazezėt falsifikojn shifrat duke thėnė se janė vrarė e plagosur 1 mijė shqiptarė dhe janė vrarė 85 malazez e janė plagosur 105, ndėrsa sipas Beto Qoshjes qė i dėrgonte letėr Halil Kėrpallės 4 ditė pas betejės tregonte se shqiptarėt sollėn nė Guci mė tepėr se 100 krena armiqsh me njė flamur malazez, ndersa nga ana shqiptare pati pak humbje. Kėtu nuk thuhet numri i humbjeve tė shqiptarėve. Ka variante nė raportet e konsujve tė ndryshėm ku humbjet e malazezėve i ngrisin deri nė 700 tė vrarė.
    Por nė tė vėrtet mendohet se nė kėtė betej mbetėn tė vrarė mbi 300 malazez, ndersa shqiptarėt patėn 300 tė vrarė e tė plagosur, edhe sot e kėsaj dite nuk dihet numri i shqiptarėve tė vrarė. Nė anėn tjetėr gazeta Ruse “San-Pjeterburshke vjedemosti” mė 14 dhjetor 1879, boton lajmin e shpallur nė gazetėn, “Deutsche Zeitung”, mė 9 dhjetor, se “janė bėrė luftimet midis shiqiptarėve dhe malazezėve nė Velikė, nė lumin Lim; kėshtu mė 2 dhjetor, u sulmuan pozitat e malazezėve nga shqiptarėt dhe ushtarėt malazez u detyruan tė tėrhiqen pas disa orė luftimesh. Mė 4 dhjetor u erdhėn nė ndihmė malazezėve 3 batalione nėn komandėn e Mark Milanit qėu zbrapėn nga shqiptarėt. Lufta vazhdoi deri mė 6 dhjetor; humbjet e malazezėve nė tė vrarė e tė plagosur nuk janė mė shumė se 300 njerėz; humbjet shqiptare janė gati po nė kėtė numėr. Nė qytetet e Plavės dhe Gucisė po arrin pa ndėrprerje forca tė reja tė armatosura shqiptare”...( San-Pjeterburshke vjedemosti, Nr. 331, 2 (14) dhjetor 1879). Kjo betej ishte njė humbje e madhe pėr malazezėt, dhe njė fitore e madhe pėr shqiptarėt edhe pse me dhimbje si shkak i humbjeve tė konsiderushme. Por si duket Mali i Zi nuk i kishte pėmbyllur pėrpjekjet pėr pushtimin e Plavės dhe Gucisė, por do tė vazhdonte deri nė humbjen e vetė tė plotė nė kėtė sektor. Shqiptarėt po pėrgatisin “mėsimin shembullor” pėr Knjaz Nikollėn.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #39
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Mėsimi Shembullor

    Mundėsia e shtimit tė rradhėve nė sektorin e Plavės dhe Gucisė ishte e realizueshme, dhe Kapiteni Sale kur i shkruan Kontit Granville nga Dubrovniku mė 8 maj 1880 shprehet se “shqiptarėt e veriut mund tė sjellin nė kufirin shqiptaro-malazez forcėn prej 25.000 njerėzish duke qenė e pėrfshirė nga mirditasit dhe njerėzit e Gucisė dhe tė Plavės”. Ai thotė se “ kjo ėshtė forcė ekstreme vetėm e shqiptarėve verior, pa i numruar shqiptarėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut”. Ai dėshmon se fiset afėr kufirit janė tė armatosur me “pushkė tė shkėlqyeshme” Peabody Martin-Henry me plot municion. Madje ky Kapiten deshmon se Lidhja vetėm i kishte mjetet pėr mbajtjen e 8.000 trupave nė kufirin e kundėrshtarit pėr 4-6 muaj.Profesori Kristo Frashėri (Lidhja Shqiptare e Prizrenit-fq/220-221) tregon pėr idenė e Cetinės pėr shpėrthim tė njė aksioni luftarak kundrejt Plavės dhe Gucisė nė javėn e fundit tė dhjetorit. Sipas tij Shtabi Ushtarak malazez kishte rreshtuar gjatė kufirit jugor tė Malit tė Zi rreth 25 batalione dhe njė bateri artilerie. Ai thotė se prej 25 batalioneve, 18 qenė rreshtuar pėrballė Plavės dhe Gucisė, kurse pjesa tjetėr e pėrbėrė prej 7 batalionesh ishte pėrqėndruar nė Podgoricė qė tė ndėrhynte nė rast se forcat shqiptare mėsynin drejt kėtij sektori. Nė anėn tjetėr u mobilizuan me mijra vullnetarė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė por vetėm njė pjesė e tyre u urdhėruan tė shkonin nė frontin verior. Komandėn e operacioneve e morri nė dorė kryetari i Shtabit, Ali Pashė Gucia. Kėto ishin lėvizjet e mėdha nga tė dyja anėt, para se tė ndodhte pėrplasja, ngjarje qė do hynte nė rrethin e dy betejave mė tė mėdha pėr mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė, para agimit tė 7 janarit. Vetėm 7’000 luftėtarė ishin pėrqėndruar mėngjesin e akullt tė 7 janarit 1880,kundrejt 9’000 ushtarėve malazez, ndėrsa 600 kolashinas e palabardhas nga ana e Bjellopoljes dhe Moioēvacit sulmuan kufirin verilindor tė Malit tė Zi. Ky sulm i befasishėm u bė pėr tė ēorientuar forcat malazeze qė ishin pėrqėndruar nė sektorin e ngushtė Velikė-Pepaj me qėllim shpartallimin e forcave shqiptare qė nė mėsymjen e parė, dhe ky sulm i papritur krijoi pėrshtypjen tek forcat malazeze se shqiptarėt po synonin tė pushtonin Andrejevicėn.
    Qėllimi kishte qenė tu mirrej nisma e sulmit forcave malazeze. Menjėherė u bėnė lėvizje nė vijėn e pėrqėndrimit tė forcave malazeze, tė cilėt u detyruan ti dėrgonin disa batalione malazeze drejt veriut pėr tė ndaluar marshimin e forcave shqiptare drejt Andrejevicės dhe sigurimin se mos bėhej ndonjė mėsymje nga sanxhaku i Tregut tė Ri, pasi njėsi tė vogla shqiptarėsh kishin zhvilluar opercione luftarake nė errėsirėn e 6 janarit, brenda territorit malazez. Kėtė lėvizje tė forcave malazeze qė e kishte parashikuar Shtabi Shqiptar, e shfrytzoi mėngjesin e 8 janarit kur forcat shqiptare tė rreshuara nė sektorin e Plavės, siē shprehet K.Frashėri ‘shpėrthyen me tre kolona njė sulm tė furishėm kundėr pozitave tė armikut qė ndodheshin nė Velikė, nė Pepaj dhe Arzhanicė’. Sulmi ishte nisur nga luftėtarėt e Nokshiqit nėn komandėn e Kurt Asllanit dhe Nure Kurtit, dhe ishte aq i fuqishėm saqė forcat Shqiptare arritėn tė depėrtonin menjėherė brenda rradhėve tė armikut, duke u pėrleshur si nė betejėn e Nokshiqit, trup mė trup.
    Pas kėtij sulmi tė parė sulmuan forcat e tjera shqiptare, tė cilat zunė ngusht 7 batalionet malazeze (afėrsisht 3 mijė ushtarė) dhe i detyruan tė tėrhiqeshin. Krahu i djathtė i forcave shqiptare pasi shpartalloi batalionet e Mark Milanit pushtoi Arzhanicėn dhe Velikėn, ndėrsa krahu i majt mori Pepajn duke iu drejtuar fshatit Murinė ku ndodheshin forcat e Teodor Milanit. Betejat e Velikės dhe Pepajt ishin mė tė rreptat pasi morėn edhe emrin e tyre, ndėrsa malazezėt e quajtėn beteja e Murinės pėr tė fshehur sado pak turpin e humbjes. Pasi u thyen ushtritė malazeze u tėrhoqėn nė grykėn e Sutjeskės ku vendosėn tė bėnin njė rrezistencė kėmbėngulėse. Por forcat Shqiptare nuk synonin tė vazhdonin mė tej. Sa pėr humbjet shifrat mė tė sakta i dha Ali Pashė Gucia madje nė njė letėr qė i dėrgonte mė 14 janar 1880 bajraktarit tė Helmit nė Hot, Ismail Markut, thoshte:“Nė ndeshjen qė patėm me malazezėt tė enjtėn qė shkoi (8 janar 1880) ata pėsuan humbje tė rėnda dhe u thyen. U dogjėn tre fshatra tė tyre. Ranė nė duart tona 37 krena, njė flamur dhe 4 arka municioni. Shyqyr zotit ana jonė pati vetėm pak tė plagusur dhe tė vrarė. Nuk mund tė tregohet nderi dhe fitorja qė korrėm nė kėtė betejė tė pėrgjakshme”. Pas kėsaj beteje forcat Shqiptare u tėrhoqėn nė kufijt e vjetėr, gjė qė i tregoi qartė botės se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk synonte pushtimin e territoreve qė nuk ishin shqiptare. Me kėtė betejė tė pėrgjakshme, pėr organizimin dhe pėrpilimin e strategjisė tė sė cilės komandanti i Shtabit tė ushtrisė malazeze Bozho Petroviē deklaroi se shqiptarėt i drejtonte njė “mjeshtėr i madh”, u mbyll seria e pėrpjekjeve malazeze pėr pushtimin e Plavės dhe Gucisė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #40
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shpartallimi i rradhės

    Me thyerjen e malazezve nė sektorin e Plavės dhe Gucisė dhe me vendimin e Fuqive tė Mėdha skena e luftės u zhvendos nė Hot dhe Grudė. Projekti “Korti” (Corti) siē u quajt nė fushėn e diplomacisė, parashihte ti jepeshin Malit tė Zi Hoti dhe Gruda, pėrfshirė fshatrat Selcė dhe Vukėl tė Kelmendit banorėt e tė cilve ishin tėrėsisht shqiptarė. Menjėherė u vunė nė lėvizje forcat Shqiptare. Nė Shkodėr po pėrgatitej mbrojtja e Hotit dhe Grudės, ndėrsa nė Gjakovė rifilluan parapėrgatitjet dhe mobilizimi i vullnetarėve pėr mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė. Kjo ndodhi qė tė mos mbetej e pambrojtur Plava dhe Gucia kur skenat e luftės dhe betejat e rrepta do zhvendoseshin nė Hot dhe Grudė. Por kjo ndodhi natyrisht edhe pėr shkak tė provokimeve tė shpeshta qė po i bėheshin sektorit tė Plavės dhe Gucisė nga ana e malazezve. Duke mos pėrjashtuar mundėsinė e pushtimit tė kazas sė Gucisė nė kohėn kur do ndodhte lufta nė Hot e Grudė, nė Gjakovė u mblodh njė kuvend ku morėn pjesė qytetarėt e Gjakovės, malsorėt e Gjakovės dhe pėrfaqsus nga krahinat fqinje. Ky kuvend qė u mbajt ditėt e para tė marsit vendosi tė dėrgonte nė Plavė e Guci rreth 6000 luftėtarė tė pajisur me pushkė “Martina” (modeli mė modern i asaj kohe Peabody Martini-Henry). Nė kėtė kohė mardhėniet e shqiptarėve me Portėn e Lartė u acaruan tej mase. Dy ishin shkaqet, prirja e Portės pėr tė pranuar projektin “Korti” dhe zia e bukės qė kishte kapluar gjithė vendin. Konsulli anglez Sen Xhon raportonte nga Prizreni: “Mua nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse tė ritheksoj edhe njėherė ndjenjėn e dėshprimit mbi gjendjen e vajtueshme qė gjendet ky vend” (Public Record Office,London-Rap.10/20 shkurt 1880 Prizren). Kėshtu u pa nevoja pėr shkėputje nga Perandoria osmane. Nga mesi i muajit mars Sulejman Vokshi, Ali Ibra dhe Haxhi Jonuzi shkuan nė Rakoc tė Gjakovės ku deklaruan se Lidhjes i duhej njė program i ri, qė tė mbrohej tėrėsia e trojeve Shqiptare, dhe deklaruan se duhej bashkimi i gjithė Shqiptarėve pa dallim feje duke denoncuar pėrpjekjet pėr pėrēarjen fetare nė vend. U planifikua edhe njė marshim i armatosur nga Gjakova nė Prizren ku ndodhej Ahmet Muhtar Pasha me 12 batalionet e tij.
    Krerėt e Lidhjes i dėrguan edhe njė ultimatum Muhtar Pashės, ku kėrkohej largimi i menjėhershėm i 7 nėpunsve tė administratės turke tė cilėt ishin pėrpjekur tė pengonin mbrojtjen e Plavės dhe Gucisė, dhe tė emroheshin menjėherė dy oficerėt e xhandarmėrisė tė propuzuar nga krerėt radikal tė Lidhjes (sipas konsullit anglez nė Prizren Sen Xhon). Me ta u bashkua edhe Ymer Prizreni, pas tė cilit qėndronin 8000 trima tė armatosur. Shqiptarėt kėrkuan tė hynin me ēdo kusht nė Prizren pėr tė “vėrtetuar zbatimin e kėrkesave tė tyre”. Marshali pranoi tė hynin nė Prizren vetėm krerėt me 60 trima tė shoqruar dhe tė mos qėndronin mė shumė se 48 orė. Mirpo fill pas krerėve hynė edhe 600 malsorė tė armatosur dhe nuk u larguan pas dy ditėsh por pas 7 ditėsh, mė 29 mars 1880. Kjo ndodhi pėr tė paralajmruar administratėn turke dhe tė demostronte fuqinė para saj, dhe poashtu tė pėrgatiste terrenin pėr tė marrur pushtetin kur tė jetė koha. Ngjarjet i vendosim nė Shkodėr ku bėhej pėrgatitja pėr mbrojtjen e Hotit dhe Grudės. Mė 15 mars 1880, Ali Pash Gucia i bėri thirrje Hotit sipas zakonit tė lashtė tė malsive tė veriut, ta printe luftėn kundėr ushtrive armike. Ai kėrkoi qė nė kundėrsulm tė merrnin pjesė edhe luftėtarėt Dibran, Matjan dhe Mirditor (sipas Kristo Frashrit). Nė anėn tjetėr nė Stamboll po bėheshin bisedime tė fshehta mes Stambollit dhe Cetinės. Mė 9 prill Porta e pranoi projektin “Korti” por duke hequr pėrgjegjėsit qė binin mbi tė. Si kundėrpėrgjigje ndaj kėtyre bisedimeve, mė 9 prill 1880 u mblodh nė Shkodėr Komiteti Ndėrkrahinor, ku morėn pjesė gjithė krerėt e Malsive tė veriut. Sėrish u ripohua vendimi pėr tė mos lėshuar Hotin e Grudėn. Malsorėt e Malsisė sė madhe deklaruan se ishin tė gatshėm ta mbronin Hotin dhe Grudėn me forcat e tyre, veēse kėrkuan qė nė luftė tė merrnin pjesė nė shenjė solidariteti 100 vullnetar nga Shkodra po aq nga fshatrat e rrethit dhe nga Mirdita.
    Dita e dorzimit tė Hotit e Grudės po afrohej (22 prilli). Mbrėmjen e 21 prillit u nisėn duke lundruar nėpėr liqen me disa dhjetra anije, afėr 3000 veta, bashkarisht me Shtabin ushtarak dhe kryetarin e tij Hodo Sokolin, tė cilėt pasi zbrakuan nė skelėn e Helmit, arritėn gjatė natės nė Tuz. Po nė atė kohė dy emisarė tė valiut tė Shkodrės (kapiten Jakup Aga dhe dragomani i legates italiane Pjetėr Tonieti) u nisėn me anije drejt Podgoricės ku do kryenin me komandantin Pop Ilia Plamencanin formailtetet zyrtare pėr dorzimin e Hotit dhe Grudės. Sipas dokumentit, forcat turke do tė tėrhiqeshin nga Tuzi dhe pikat qė do ti dorėzoheshin Malit tė Zi, mė 22 prill 1880, nė orėn 4:30 pasdite. Trupat osmane filluan tė tėrhiqeshin nė kohėn e caktuar. Forcat e Lidhjes qė kishin ditė qė ruanin ato zona, me tė parė qė po tėrhiqeshin ushtrit osmane, zunė Urėn e Razhnicės mbi lumin Cem ( ku kalonte rruga qė qonte ushtrit Malazeze nga Podgorica nė Tuz ), dhe me tė shpejtė zunė edhe pikat tjera tė lėshuara nga ushtritė osmane. Kristo Frashėri tregon pėr dėshmit e P. Tonietit, pėr ēastet kur ushtritė turke po tėrhiqeshin nga kalaja e Tuzit. Sipas tij kur repartet turke po tėrhiqeshin nga kalaja, malsorėt Shqiptarė u sulėn mbi ta duke i kėrcėnuar se do hapnin zjarr nė rast se do merrnin me vete materialin luftarak. Tė friksuar dhe pa pasur ndėrmend tė hapnin njė konflikt tė armatosur me ‘shqiptarėt e egėrsuar u larguan me tė shpejtė pa tėrhequr materialin qė ndodhej ende nė Tuz’. Me kėtė rast Shqiptarėt shtinė nė dorė 4000 arka me municion, 560 pushkė“Martina”, 60 thasė galeta, 20 thasė oriz dhe 60 thasė miell. Si pasoj e kėtyre veprimeve tė rrufeshme situate nė kufirin shqiptaro-malazez ndryshoi rrėnjėsisht. Forcat e Lidhjes me 8000 vullnetarė, shtabi i tė cilėve u vendos menjėher nė Tuz, qėndronin pėrball 12 batalioneve malazeze me rreth 10 mijė ushtarė tė komanduar nga Petar Vukotiqi. Po mė 22 prill ushtria malazeze u nda nė dy kolona dhe mėsyu drejt “tokave tė premtuara”, njėra drejt urės sė Rzhanicės e tjetra drejt fshatit Dunosh. Kur kolonat arritėn nė brigjet e lumit Cem, pasi qė iu kėrkua tė ktheheshin mbrapsht, ushtritė malazeze u sulmuan me furi duke u detyruar tė tėrhiqeshin. Nė tė njėjtėn kohė u sulmuan furishėm edhe afėr Helmit. Konsulli Lė Rč, dėftonte guximin e shtuar tė shqiptarėve pas konfrontimit tek Ura e Rzhanicės. Ai thoshte se pėrdit niseshin vullnetar nga Shkodra drejt Tuzit, dhe mijra vullnetarė tjerė qė vinin nga 4 anėt e Shqipėrisė. Sipas tij numri i mbrojtsve arriti 12 mijė luftėtarė, dhe se ushtarėt shqiptarė qė shėrbenin nė ushtrinė osmane po dezertonin nė masė, vetėm mė 25 prill sipas tij kishin dezertuar 160 ushtarė nga garnizoni i Shkodrės, kurse tė nesėrmen u arratisėn 300 vetė. Engjėll Ēoba deklaronte se Lidhja po pėrgatitej qė brenda “njė jave” tė mėsynte pėr tė rimarrur Podgoricėn. Morali i luftėtarve qė ndodheshin nė Tuz u rrit edhe mė shumė kur mbi 2000 mirditor marshuan pėrmes Kallmetit (1 maj), Zadrimės (2 maj), Bushatit (3 maj), hynė nė Shkodėr mė 4 maj dhe mė 6 maj arritėn nė Tuz. Kjo gjė u bė pėr tė demostruar forcė dhe pėr ta shtuar moralin e popullit.Skenat e luftės do tė zhvendoseshin nė sektore tjera, pasi qė Mali i Zi dėshtoi plotėsisht nė kėto sektore. Edhe Fuqitė e Mėdha u detyruan qe ti shfuqizojnė vendimet e tyre pasi qė panė qėndresėn stoike tė shqiptarėve tė udhėhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
    Studimi i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit na jep rezultate tė kėnaqshme nga tė gjitha fushat, si kur e studjojm aspektin politik tė saj, aspektin historik, atė ushtarak, aspektin e diplomacisė dhe propagandės qė ėshtė zhvilluar rreth ngjarjeve nė Shqipėri, dhe poashtu kjo ėshtė koha kur hisotira e popullit shqipėtar u vu nė fokus nga gazetat Evropiane. Amanetin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, tė mbėrritur deri tek ne, duhet ta qojmė deri nė fund, dhe vetėm atėher do i nderojm bėmat e herojve qė e jetuan atė kohė, dhe do nderojmė gjakun e dėshmorėve tė rėnė pėr Shqipėrinė Natyrale.Sidoqoftė lufta e Lidhjes Shqiptare do mbetet e paharruar, si pėr vulosjen qė i dha formimit tė Kombit Shqiptar, si pėr luftėn e drejtė tė drejtuar mjeshtėrisht, ashtu edhe pėr vullnetin dhe moralin qė ia dha brezave deri nė ditėt e sotme, e do t’ua jap deri sa tė arrihet qėllimi i shenjtė i Bashkimit Kombėtar, duke na mėsuar se si luftohet pėr tė mbrojtur vatanin. Rrjedhimisht gjaku i dėshmorėve si tė Lidhjes Shqiptare si tė atyre qė ranė mė parė dhe pas saj, do jetė fuqia dhe vullneti i ēdo atdhetari dhe mallkimi e frika e ēdo tradhėtari.

    Literatura e pėrdorur:

    • Kristo Frashėri-“Lidhja Shqiptare e Prizrenit”
    • Xhafer Belegu – Lidhja e Prizrenit
    • Gazeta Ushtria - Nėnkol. Prof. As. Dr. Pjetėr Hidri, Nėnkol. Ahmet Leka / Ēėshtje ushtarake te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
    • Skėnder Rizaj – Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1877-1885)
    • Arkivi i Kosovės - Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente Angleze
    • Arkivi i Kosovės - Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente Osmane
    • Akademia e Shkncave tė RPS sė Shqipėrisė - Konferenca kombėtare e studimeve pė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit
    • Akademia e Shkncave tė RPS sė Shqipėrisė – Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente Osmane 1878-1881
    • Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet Austro-Hungareze(1878) V.I
    • Instituti Albanologjik i Prishtinės - Gjurmime albanologjike / Seria e shkencave historike
    • Sherafedin Hoxha – Shtypi i Kombeve dhe i Kombėsive tė Kosovės
    • Historia e Popullit Shqiptar II
    • Ferdinand Schevill-“Ballkani-Historia dhe Qytetrimi
    • Konferenca Shkencore e 100-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit I,II
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-08-2014, 06:49
  2. Lidhja e dytė e Prizrenit
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 11:46
  3. ROLI I ULEMAVE NĖ LIDHJEN E PRIZRENIT, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 03:52
  4. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •