Dr Dituria!Nuk thuhet ne shqip-MOS MERRENI ...* .Sikur po e adhuron shume vehten.Ik dhe meso bazat fillestare te drejtshkrimit te shqipes se keshtu nuk te shijojne as adhuruesit e tu te shumte ne forum .
Qe te mos humbin vlerat e tuaja !
Dr Dituria!Nuk thuhet ne shqip-MOS MERRENI ...* .Sikur po e adhuron shume vehten.Ik dhe meso bazat fillestare te drejtshkrimit te shqipes se keshtu nuk te shijojne as adhuruesit e tu te shumte ne forum .
Qe te mos humbin vlerat e tuaja !
Ndryshuar për herë të fundit nga klaus fisher : 13-04-2009 më 13:07
Gzohesh Shum
Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se nëse qendra e shqiptarëve në Ballkan del prej errësirës dhe kapet pas shkëndijave të dritës, me siguri se këto shkëndija do të reflektonin te të gjithë shqiptarët e Ballkanit dhe të rruzullit tokësor. E nëse qendra e shqiptarëve në Ballkan futet edhe më tejë në errësira institucionale dhe politike prej të cilave e ka të vështirë që të dalë, atëherë shqiptarët edhe për shumë vite do të humben në errësirat e huaja dhe nuk do të kenë mundësi që të shohin dritën me sy.
ceshtja eshte se u shfrytezua shum politikisht jo si aritje e shqipetareve por e nje klase te caktuar politike.
nato maja, rrypa rrypa...
Nato dhe fundi i tranzicionit
Nga Arjan Konomi
Pas rënies së diktaturës komuniste shqiptarët duke zbuluar lirinë dhe demokracinë i kthyen sytë për herë të parë nga perëndimi si një model i zhvillimit dhe i mirëqenies. Do të fillonte qysh prej fillimit të viteve ’90 rruga e mundimshme e tranzicionit që vlerat e dëshiruara do ti kthente në realitet. 18 vjet janë shumë për një vend të vogël si ky yni, por trazirat e ’97 e kthyen çdo gjë nga fillimi. Më shumë sesa nga Europa shqiptarët i drejtuan sytë nga Shtetet e Bashkuara.
Tradita e komunizmit për t’u lidhur më një vend të madh e të fuqishëm ishte radikalizuar në psikologjinë kolektive, kështu pas Rusisë dhe Kinës zgjodhën Shba-në. Padyshim që lidhja më e ngushtë me të do të ishte anëtarësimi në organizimin ushtarak më të madh ku Amerika luan rolin e protagonistit, Aleanca e Atlantikut Verior ose Nato. Nga ana e saj Nato e pandryshuar në përbërje qysh prej krijimit, duhet të reflektonte pas ndryshimeve drastike në balancat politike të krijuara pas rënies së Murit të Berlinit duke shtuar partnerët e saj të mundshëm për një tjetër konfigurim në realitetin e ri të rendit botëror .
Në fund të vitit 1991, Nato hodhi një hap vendimtar për nje bashkëpunim te ri te institucionalizuar ne çeshtjet e sigurise dhe ato politike me vendet e ish Traktatit te Varshaves, duke krijuar nje organizëm te ri konsultues te quajtur Nacc (Keshilli i Bashkepunimit te Atlantikut te Veriut), ku Shqiperia anëtarësohet ne qershor të vitit 1992.
Ne janar të 1994-ës, me krijimin e Nismës së Parneritetit per Paqe iu bë e mundur demokracive te reja per t’u konsultuar direkt me Aleancen ne fushen e sigurise, një mundesi reale për to, për të qenë partnere ne procesin e pergjithshem te forcimit te sigurise ne Europe, si dhe te leviznin gradualisht drejt strukturave politike e ushtarake te Aleances. Një muaj më pas, Shqipëria ishte vendi i pare, ndërmjet atyre te ish bllokut komunist, e cila nënshkroi këtë dokument dhe kerkoi zyrtarisht antaresimin ne NATO, duke vijuar në vitin 1997 hapjen e një misioni diplomatik për këtë qëllim në Bruksel. Anëtarësimin në këtë Aleancë vlerash, Shqipëria e shpalli si objektiv madhor, e bindur se do të siguronte një garanci për lirinë, sovranitetin, stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe një garanci të vërtetë për zhvillimet demokratike, ekonomike, politike dhe sociale. Ky u bë një objektiv kombëtar, që asnjë vend tjetër qoftë edhe anëtar i hershëm aleancës gëzonte një mbështetje kaq të gjerë popullore dhe politike.
Problemet dhe rreziku i terrorizmit lindën nevojën e rritjes së sigurisë kolektive duke bërë që Nato të mendonte konkretisht për zgjerimin e saj. Në këtë frymë në vjeshtën e vitit 2003 Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia do të firmosnin me Shba, Kartën e Partneritetit ose si quhet ndryshe ‘Adriatik 3’. Duke patur parasysh problemet e Kroacisë me Gjykatën e Hagës, të Maqedonisë me të drejtat e shqiptarëve dhe çështjes së emrit, Shqipëria ishte vendi me kushte më të përshtatshme për të realizuar këtë proces integrimi, por nevojiteshin ende të kryeshin reformat e thella në forcimin e institucioneve shtetërore për krijimin e një shteti ligjor. Reformat e gjithanshme të këtyre katër viteve të fundit jo vetëm që ndihmuan në këtë drejtim, por bënë të mundur që në prillin e vitit 2008 Shqipëria të bëhej ‘de fakto’ anëtare e Natos. Gjithçka më pas do të ishte një procedurë në mos rutinë, burokratike, siç e vërtetoi dhe koha. Protokolli i anëtarësimit i firmosur në Bruksel tre muaj më pas, në korrik, do të ndiqte rrugën e ratifikimit nga vendet anëtare për të përfunduar në mesin e shkurtit të këtij viti.
Samiti i Strasburgut shënoi pjesmarrjen përfundimtare të Shqipërisë në Nato si anëtare me të drejta të plota duke realizuar kështu ëndrrën më të madhe të shqiptarëve qysh pas rënies së diktaturës.
Nga ana tjetër ky anëtarësim do të shërbejë në sytë e botës që ne jemi një vend me stabilitet, me një demokraci të konsoliduar e me garancira të tilla që padyshim do të bëjnë të mundur shtimin e investimeve të huaja, të domosdoshme për rritjen ekonomike të vendit.
Pavarësisht se ende mbetet shumë për të bërë, kjo ngjarje ka edhe një rëndësi të madhe historike se për herë të parë pas 18 vitesh shënon fundin e një tranzicioni të mundimshëm të vështirë.
mendimi imeshte se ne ne nato nuk dokemi shum domethenie memir si ishim![]()
i lus te gjith lexuesit ne forum tme shkruaj se si te shoh ne internet seriali shtat mekatet ne digji+ ngase nuk e kam par fundin e serialit ju pershendes qao
Rash pa ndenja Gzim i Modh
pershendetje te gjitheve,,reagimi im ishte ky u ndeja shum i kenaqur por nuk qe nje supriz se dihej,eshte ndryshe kur degjon dicka te re
Krijoni Kontakt