KOSTOJA E LARTE PER NE NATO, NUK ESHTE VETEM KAQ!
Skepticizmi Juaj e ka nje baze. Por, edhe NATO-ja, siç duket pas kaq shume vitesh, ka nevoje per nje vend si Shqiperia. Me te tilla standarte skandaloze, siç duket asaj i duhet vetem pozicioni yne strategjik dhe vetem ushtare. Nje vend si ky i yni, me kaq shume probleme (pronat, paligjshmeria, mungesa e shtetit, pushteti ne duar te disave etj.), pranohet ne Nato, tregon se edhe "steka" e saj nuk eshte aq lart sa ka qene me pare.
Hallin, shqetesimin, problemin, vetëm Pushteti nuk e shikon. Dhe nuk ka se si ta shikojë, atë që vetë ai ka montuar. Të mëdhenjtë tanë janë të pagabueshëm. Fajin e gjejnë tek tjetri dhe, vetë janë në rolin e Zeusit që shpërndante rrufetë. Gjithmonë në prapaskenë. Gjithnjë, pas çdo situate, në rolin e Pons Pilatit, të shpëtimtarit dhe të heroit. Gjithnjë dyshues dhe me vetëdije të trazuar. Demagogë dhe skrupulozë, për të arritur qëllimet. Narcistë dhe të pabesë, autorë dhe aktorë të dramës tonë makbethiane. Me pamjen e një kalorësi karagjos, Pushteti na kujton Tartufin komik.
Një spirale, sa të mbrapshtë, aq dhe djallëzore, kam dalluar në sistemin e gjërave, të montuara aq mjeshtërisht nga mendja njerëzore. Mallkimi ynë, qëndron, se këta sojsëzë, edhe kur kalben e bien, bëhen pleh dhe ushqim për plehrishten e aventurës së radhës. Nga ana tjetër, turmës i pëlqen Sançoja, sançopançizmi dhe psherëtimat e tij. Njerëzia ka qejf të perceptojë gjithçka sipas mënyrës së vet dhe, përpiqet t’i përkthejë fjalët dhe bëmat e të mëdhenjëve, po sipas oreksit të tij. Sepse absurdin e ka bërë mënyrë jetese. Sepse ka dëshirë, t’i ngjajë dhe të imitojë të zotin. Se marrëzitë e zotërisë, nuk vlejnë asnjë grosh, pa budallallëqet e shërbëtorit. Dhe kështu turma qesh e zgërdhihet. Njëkohësisht “amin o hoxhë” dhe bashkohet në refrenin e të Madhit “tra-la-la, zura një galë”. Kjo sjellje tragjike, tjetërsoi identitetin dhe individualitetin tonë, duke e lidhur ekzistencën me udhëheqësin si qënie hyjnore, të pazëvendësueshëm…
Krijoni Kontakt