Close

Rezultati i Sondazhit: Si e kuptoni thelbin e lëvizjes 'Vetëvendosja' së Albin Kurtit?

Votues
68. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Referendum për pavarësi të Kosovës

    10 14.71%
  • Referendum për bashkim me Shqipërinë

    9 13.24%
  • Referendum për bashkim të të gjitha trojeve shqiptare

    33 48.53%
  • Nuk më intereson

    16 23.53%
Faqja 14 prej 40 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 400
  1. #131
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Filluan klithmat serbe... shpresoj të mos jetë dikund në mal se do përësritet zëri shumë herë deri sa të na hiqet qafe...
    do i ket dhon unimku nai kocke me lepi, meqe e ka pas nonen serbe

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Me thanë!!!

    Për hir të dinjitetit tim nuk do përmendi emra, por do thamë, çfarë më kanë thanë:
    - Adem Demaqi është spiun i Serbisë!
    - Ali Lajqi shëtitët në bulevarde beogradase, ndërsa ne rrihemi!
    - Hashim Thaqi drenicak dy lidhje nuk i ka me krye e po donë mu bë lider!
    - Adem Jashari është kryekëput i paguar nga Millosheviqi!
    - UÇK-ja paguhet nga Serbia dhe atë me para të majme!
    - Ne shqiptarët mundohem të ja ngrënin mishin njëri tjetrit, serbet janë grusht!
    Po të njëjtit përjetuan!!!
    - Adem Demaçin zëdhënës i parë i UÇK-së!
    - Ali Lajqi kryetar dhe deputet në Kuvendin e Kosovës!
    - Hashim Thaqi Kryeminister i Kosovës së Lirë!
    - Adem Jashari Hero dhe Legjendë pas Skenderbeut!
    - UÇK-ja luftoi dhe solli forcën më të madhe botërore siç është NATO në Serbi!
    - Jo! Nuk ishin shqiptarët që ngrënin mishin njëri tjetrit! Por, ishte Klani i Zemunit. “ndoshta për të njëjtit janë shqiptar”
    Adem Jashari me UÇK-ë Thaqi identifikohet me PD, Ramushi me AAK, Ai me atë, e ky me atë, po pse mos të identifikohet edhe Albini me Vetvendosje, sa qon peshë emri (“tim për shtëpi qef për njeri!”) Peshë qon vepra. Asgjë mos me fol për Albinin mjafton që, çdo baba apo nënë qe ka fëmijën e vet të zemrës, me shikuar ato pamje rrëqethëse në duar të policisë serbe gjatë demonstratave të studentëve siç ishte Albini çdo shqiptar duhet rrëqethur. Fjala: Albi, Albi, Albanin, Alban, Albina, Albania, kjo është që është Albin Kurti, të cilit ja kanë zili shumë analist botërorë dhe shqiptar. Pa mendime të ndryshme nuk ka progres. Por ju lutem! Pak jemi tendosur rrafsh njëqind (100) vjet? Tani të vazhdojmë ende (se fjalën, “akoma” nuk po ma qet, sepse e kishte rrënjën në Greqi) me atë “muzikë”. Nuk me vjen seri nga njerëzit që janë pjekë dhe tha në atë muzikë. Mirëpo, rinia si e huazoi atë pelim nga të “njëjtit” Nuk me mbet gjë tjetër, por të ja them një strofë të madhit KHAJAM:
    Dhe posa në Tavernë këndoi gjeli,
    Besnikët jashtë thirrën: “Portat çeli!
    E shkurtër është jeta, ja, u plakëm
    Dhe mbeti si kofini pas vjeli...”

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    krejt ata qe jan kunder levizjes vetvendosje para lufte kafen e mengjesit e pinin me komshiun serb edhe diqka kta kur u shfaq UCK kta tipat i quanin njerz te paguar nga serbia pra nuk habitem as pak se pse albin kurtin shum qen po e lehin por nuk mund ta han se skan forc intelegjence me shum
    pra albin kurti esht ardhmeria e kombit lavdi dota perkrahi gjdoher

  4. #134
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    kur u shfaq UCK kta tipat i quanin njerz te paguar nga serbia
    fatkeqesia jon qe kemi lon jevgjit te rrojne mes nesh dhe te hiqen per shqiptare

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Nato – Shqipëria Dhe Adrenalina

    Data 04 PRILL 2009, ora 12. Pamjet e përfaqësuesve të Aleancës së NATO-së në televizion, ngacmuan sytë dhe veshtë e mijë. Ato ngacmime përmes sistemit nervor, pikërisht përmes neuroneve, ngacmuan sensorët e qendrës nervore për të urdhëruar qe të aktivizohet adrenalina. Pikërisht në orën 12 adrenalina shpejton qarkullimin e gjakut, Zemra fillon të rrahë në pikën maksimale të saj, fytyra me kuqet. Hapa PC-në time. Gishti im tregues në dorën e djathtë nga lartë shtypë butonin e parë të shkronjës (N) në tastaturën e shkronjave, ndërsa nga dy sytë e mijë rrjedhin dy pika lot për të freskuar zjarrin e trupit tim që ma kaploi kjo vepër e madhe dhe shumë madhështore për popullin shqiptar në tërësi!!! JU UROI
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 04-04-2009 më 06:27 Arsyeja: Zvoglim i formatit te shkimit

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga salihaj Lexo Postimin
    . Por, nuk është në gjendje ta luftoi vëllain e vet, të cilin po bënë përpjekje që ta vetëdijësoj përmes aktiviteteve të tij praktike dhe pragmatike siç janë demonstratat etj. Këtu qëndron konstatimi i juaj zotëri që thuani: “Fundi,fundit deshirat dhe mundesite jan dy gjera qe rralle behen bashke”. Kam një mori argumente konkrete që duhet shkruar me ditë të tera. Me kaq Ju përshëndes
    I nderuar
    Edhe nje here po e perserise se kam respekt te madhe per Albinin.
    Une e kam shkruar mendimin tim shume shkurter,te cilit i qendroje forte prane sepse ne tere boten gjerat me se miri ne nje shtet ndryshohen me politike.
    Angazhimi i njerezve me te afte ne politike nuk do te thote kurre te luftosh shokun,mikun apo vellaun por te mundohesh qe ne menyre te ligjshme te ndryshosh per te mire situaten ne vendin tend.
    Nuk e di ku do te dilnim ne sote nese asnjeri prej atyre djemve qe i kthyen pushken shkaut dje nuk do te angazhohej ne politike,por do te kritikonte sot ashtu si Albini.
    Mendon qe do kishim arritur deri ketu ku kemi arritur.
    Pershendetje

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po e postoi ket komunikat te Ambasades se SHBA-ve
    edhe ne ket tem
    vetem krahasone ju lutem se qfar thon miqt tan qe na ndihmuan
    te Çlirohemi na ndihmuan qe te bejm shtetin
    e ne anen tjeter shifni se qfar thon keta trimat e rrugve te vetfundosjes
    --------------------



    Vendim i drejtë

    Nga Express më 18.04.2009 në ora 13:46

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës
    kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës e cila i ka dhënë leje Presidentit të Serbisë Boris Tadic që të hyjë të premten e kaluar në Kosovë.

    Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë përmes një njoftimi për media ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i mundësuar Presidentit të Serbisë që të lutet në Manastirin e Deçanit ka qenë i drejtë dhe në frymën e Pakos së Ahtisaarit.

    “Përshëndesim vendimin e Qeverisë së Kosovës që t’i japë leje Kryetarit të Serbisë, Boris Tadiqit, që të lutet në Manastirin e Deçanit me rastin e së Premtes së Mirë ortodokse serbe. Ishte një vendim i drejtë. Ky ishte vendim i një shteti sovran, i marrur në frymën e Planit të Ahtisarit, dhe në interes të marrëdhënieve fqinjësore” thuhet në kumtesën për media të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

    -------------------------------------------------------------------------------








    Kronikë e një vizite të paralajmëruar





    Boris Tadiqi prapë hyri në Kosovë. Me helikopterë të KFOR-it, ky
    kryetar i një shteti armik u fut thellë në territorin e Kosovës, në
    Deçan. Dhe atë me pëlqimin, sado formal, të Hashim Thaçit e Fatmir
    Sejdiut. Këta krerë institucionalë të Kosovës ishin zotuar tash e sa
    herë se vizitat e krerëve institucionalë e politikë të Serbisë do të
    bëhen vetëm në pajtim me procedurat institucionale të tyre. Por Tadiqi
    ua shpërfilli haptazi edhe procedurat, edhe institucionet e Kosovës.

    Tadiqi ia kishte paralajmëruar vizitën zyres së BE-së në Beograd më 14
    prill. Pieter Feithi më 15 prill kishte kërkuar nga Thaçi që kjo
    vizitë të mundësohet. Hashim Thaçi, pasi që vetë kishte ikur në
    Slloveni, iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Feithit. Ai i tha se
    Tadiqi mund të vijë në Kosovë për t?i kremtuar pashkët ortodokse. Për
    këtë Thaçi ofroi edhe eskortë policie të Kosovës për t?ia mundësuar
    një vizitë sa më të lehtë Tadiqit. Për Thaçin, Tadiqit nuk duhej t?i
    pengonte asgjë gjatë rrugëtimit. Prandaj eskorta e policisë ? që
    Tadiqit t?i hapen rrugët gjerë e gjatë për ta shkelur Kosovën.

    Kjo nuk është hera e parë që Thaçi me të tjerët vendosin në momentin e
    fundit për t?i lejuar zyrtarët nga Serbia të lëvizin lirshëm nëpër
    territorin e Kosovës. Edhe këtë herë Thaçi priti deri në momentin e
    fundit për ta fshehur një të vërtetë tjetër që tashmë e dinë të gjithë
    ? se (edhe) për vizitat e zyrtarëve serbë vendimet merren jashtë
    Kosovës dhe larg syve tonë dhe të Thaçit. Ky vetëm në fund i miraton
    ato, pasi t?i ketë ?menduar? mirë! Dhe, natyrisht, përherë pas
    intervenimit nga zyrtarë të lartë të ?bashkësisë ndërkombëtare?. Këtë
    herë ishte Havier Solana, ai që kishte vendosur dhe ai që kishte
    ushtruar trysni. Kjo trysni për të cilën flitet por kurrë nuk
    publikohet zyrtarisht, mëton t?i luajë dy funksione njëkohësisht. Në
    njërën anë e paraqet Thaçin në një pozitë ku ai doemos duhet të
    lëshojë pe pasi që po e thërrasin të ?mëdhenjtë?, pra për ta
    shfajësuar qullësinë e tij. Në anën tjetër, Thaçi na paraqitet si një
    burrështetas tejet i rëndësishëm të cilin e marrin në telefon
    personalitete të rëndësishme të skenës politike globale. Pra, siç do
    të thoshte populli, Thaçi i ka lidhur punët ngushtë me këta të
    ?mëdhenjtë?. Të dy këta Hashim Thaça janë thelbësisht të mjerë. Ky
    Thaçi i trysnisë është personalitet i dobët që kërruset para secilës
    trysni, pavarësisht kërkesës që vjen nga trysnia. Pra, i padenjë për
    ta udhëhequr një familje, e lëre më një shtet. Thaçi i dytë është i
    zbrazët, pa vlerë, dhe shpreson të fitojë përmbajtje përmes lidhjeve
    që ka.

    Por Thaçi i parë këtë herë nuk u dorëzua edhe aq lehtë. Vendosi
    kushte. ?Le të vijë [Tadiqi],? tha ai, ?por nëse e thotë edhe një
    fjalë të vetme që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk
    do ta lëmë më të hyjë në Kosovë.? Çka do të thotë kjo? Se Tadiqi do ta
    ketë tash e pas dritën e gjelbër të hyjë në Kosovë sa herë të dojë, me
    kusht që nuk flet kundër Kushtetutës? Tadiqi është kreu i shtetit që
    vazhdon t?i mbështes me zell religjioz strukturat paralele në Kosovë,
    të cilat me vetë qenien dhe veprimtarinë e tyre e shkelin Kushtetutën
    e Kosovës për çdo sekondë. A duhet Tadiqi të flasë kundër kësaj
    kushtetute, që institucionet e Kosovës ta konsiderojnë të
    papranueshëm? Po çka u bë me të gjitha ato viktima për të cilat Serbia
    kurrë nuk kërkoi falje e as që bëri gjë për t?u penduar? Po me punën e
    përditshme të kësaj Tadiqit me bashkëpunëtorë për ta rrënuar Kosovën?
    Po me dëmet që i shkaktoi Serbia ekonomisë së Kosovës gjatë luftës? Po
    me bllokadën që po ua bën mallrave të Kosovës tash? Të gjitha këto nuk
    qenkan gjë për Thaçin. Ai nuk e lejon një gjë ? që Tadiqi të na e
    shajë kushtetutën. Pra vetëm mos të na lëndojë simbolikisht, se sa për
    dëmtimet faktike aktuale e historike Thaçit nuk i bëhet vonë.

    E aq më pak u bëhet vonë institucioneve ndërkombëtare. Prania e BE-së
    këtu është ?neutrale ndaj statusit?. Rrjedhimisht për ta pavarësia e
    Kosovës nuk ekziston. Njëjtë edhe për KFOR-in. Por vizita e Tadiqit e
    tregon qartë se nuk mund të jenë neutral ndaj statusit. Për shkak se
    dokumenti në të cilin këta e bazojnë neutralitetin, e njeh Kosovën si
    pjesë të Serbisë. Rrjedhimisht ardhja e Tadiqit në Kosovë konsiderohet
    nga ata, por edhe Tadiqi, si udhëtim përbrenda vendit (natyrisht se
    Tadiqi paraprakisht lajmëron institucionet ndërkombëtare, por ky
    lajmërim ka të bëjë më shumë me kërkesën për sigurim të përcjelljes
    policore se sa për të marrë leje). Kështu KFOR-i sakaq e dërgon
    helikopterin në Serbi për ta marrë Tadiqin. Dhe e sjell atë në Deçan
    edhe përkundër refuzimit absolut të qytetarëve të Kosovës për ta
    pranuar Tadiqin në territorin e vendit të tyre. Ky veprim nuk është
    neutral. Ai ia plotëson kërkesat Serbisë. Dhe vetëm Serbisë.


    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Prishtinë, 17 prill 2009
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 18-04-2009 më 09:52
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Shkurt e shqip Albin kurti ka politk te gabuar qe s'do koment.

  9. #139
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
    Shkurt e shqip Albin kurti ka politk te gabuar qe s'do koment.
    Kto fjale dalin vetem prej nje keqedashesi Shqiptar.

    Llapush ku ishin miqte tone Amerikan kur i ndane trojet tona, apo kur greket sulmonin Shqiperin dhe bombardonin shkollat tona me ndihmen e "miqve tone amerikane"?

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    flora82

    Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
    Shkurt e shqip Albin kurti ka politk te gabuar qe s'do koment.
    oj flora ma nga dal moj mos u be nervoz sa ende ska per fundua as gje

Faqja 14 prej 40 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Lec Kurti, kompozitori dhe diplomati i shquar shkodran
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 16:13
  4. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •