Close

Rezultati i Sondazhit: Si e kuptoni thelbin e lëvizjes 'Vetëvendosja' së Albin Kurtit?

Votues
68. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Referendum për pavarësi të Kosovës

    10 14.71%
  • Referendum për bashkim me Shqipërinë

    9 13.24%
  • Referendum për bashkim të të gjitha trojeve shqiptare

    33 48.53%
  • Nuk më intereson

    16 23.53%
Faqja 16 prej 40 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 400
  1. #151
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Gjelosh duhet me lexu pak me shume qe me qene sa ma afer diturise!

    Truri i kesaj levizje jane ne te vertete disa "veterane" te levizjeve te viteve '80, qe ne pamundesi per te mbledhur dike si dikur, gjeten nje forme te re qe te perdorin Albinat per t'u rikthye ne politike.
    Poj tash njiri nuk mundet me than kurre se jam i ditun sepse pergjdo dite meson gjana te reja, por dijeni kam, dhe fjalet e mija nuk dalin nga pagesa qe disa marrin per te shpernda prapagande dhe vrer te lyem me mjalte.

    E kush kekan ata qe dojkan me hyp ne pushtet mos ndoshta Shqiptaret? se po shifet qe kto ne qeveri jane gjithkushi dhe per gjithkushin veq Shqiptar dhe per Shqiptaret nuk jane.

  2. #152
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Jo jo gabim e ke nese mendon ne Bacen Adem
    se edhe ai e din fort mire bile qe albini eshte nji vegel e unmikut dhe e disa sherbimeve te huaja
    tjeter eshte qe del ai nganjiher ne tubimet e ti
    dhe kinse i perkrah

    Po po prandja fjalet e para te Albinit kan ken kundra UNMIK-ut ( nje force qe paguhet nga taksat e Shqiptareve per te mos i lan me shku ne shtepite e tyre)


    Zgjohu Shqiptar





    Organogrami i strukturave paralele të Serbisë




    Letër mërgimtarit


    I/e nderuar mërgimtar/e,
    shpresojmë që po kalon pushime të këndshme. Ndoshta ke shetitur në Kosovë, e ke parë se vendi është në zor. Sipas
    statistikave zyrtare papunësia është 47 përqind, por shumë ekspertë vlerësojnë se ajo është rreth 60 përqind. Gjysma e
    popullit rron në varfëri, çereku në varfëri ekstreme, ndërsa brutoprodhimi kombëtar është nën atë të Afrikës Qendrore, sipas
    Bankës Botërore. Jemi pa ujë e pa drita, ndonëse kemi rezerva të bollshme natyrore. Kosova është vendi i vetëm në
    Evropë jo pa rritje, po me rënie ekonomike. Ekonomia ynë varet aq fort nga Serbia, sa ta kemi tash problem edhe bukën e
    gojës. Ekspertët janë unanimë që kjo teposhtëz shkaktohet nga a) statusi i pazgjidhur, e b) korrupsioni në UNMIK e në
    institucione.
    Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja forcë e organizuar që ka ngritur zërin kundër kësaj. Ne e kemi luftuar UNMIK-un
    dhe korrupsionin. E kemi luftuar vartësinë ekonomike nga Serbia. E kemi sulmuar pakon e Ahtisaarit, që sajonte copëzim
    etnik e diskriminim fetar. Kemi paralajmëruar që pranimi i njëanshëm i pakos së Ahtisaarit sall nga Kosova çon drejt
    shtyrjeve e keqësimeve të reja, gjë që, mjerisht, po na vërtetohet dhimbshëm. Për ty si mërgimtar shqiptar, ne kemi kërkuar
    që të quhesh zyrtarisht si refugjat nga Kosova, status ky që ti e gëzon edhe në vendet e origjinës së UNMIK-ut.
    VETËVENDOSJE! kërkon që të investohet edhe në kthimin e akomodimin tënd njësoj si për serbët. Dr Hakif Bajrami,
    ekspert kosovar për demografi, ka llogaritur se Serbia në vitet 1980 e 1990 ka përzënë mëse 360 000 shqiptarë nga
    Kosova. E megjithatë, ti këtu s'figuron me asnjë germë a shifër si kosovar. Zanafilla e kësaj nis më 1999, kur UNMIK-u
    dekretoi që si kosovar të quhet vetëm kush ka qenë i regjistruar në Kosovë më 1998 e këtej. Që atëhere, ti tok me gjysëm
    milioni mërgimtarë tjerë heq të zitë e ullirit për të nxjerrur një pasaportë, një letërnjoftim, a një çertifikatë. Ty të mohohet
    statusi i refugjatit, ndonëse këtë e ke të pranuar edhe në shtetet anëtare të UNMIK-ut. Të mohohet shtetësia e dyfishtë, në
    kundërshtim me ligjet e Kosovës e me konventat ndërkombëtare. Para së gjithash, të mohohet e drejta e votës. Si shtetas
    zviceran, gjerman a suedez, ti mund të banosh kudo në rruzullin tokësor e prapë të votosh në shtetin e banimit -
    por jo në Kosovën tënde! Kjo zgjidhje përjetësohet në nenin 1.6 të Aneksit I - Dispozitat Kushtetuese të pakos së Ahtisaarit,
    ku thuhet që shtetësi të Kosovës do të marrin vetëm "qytetarët e ish Republikës Federative të Jugosllavisë" dhe "banorët e
    përhershëm të Kosovës" gjer më 1 janar 1998. (Vëre dallimin në terme "qytetarë" të ish RFJsë e "banorë" të Kosovës!) Sa
    për krahasim, veç këqyr se çfarë trajtimi special që po u bëhet serbëve. UNMIK-u e ka zyrtarizuar propagandën se nga
    Kosova gjoja paskan ikur 200 a 300 mijë serbë (shifra dallon ndër dokumente), ndonëse provat flasin ndryshe. Në
    regjistrimin e fundit, më 1991, Serbia pat thënë vetë se në Kosovë ishin sall 194 000 serbë, e ajo sot ankohet për fatin e
    "130 000 serbëve të mbetur". Prej ku pikën këtu edhe 200 mijë serbë tjerë!? E pra, ai dekret i UNMIK-ut që ta mohon ty
    identitetin kosovar, ia ofron atë me dy duart jo veç serbëve vendorë; por edhe refugjatëve që i pat prurë Serbia e fëmijëve të
    tyre, si dhe ushtarakëve, policëve, agjentëve, pylltarëve, drejtorëve të dhunshëm, gjyqtarëve, konduktorëve, e gjithë tjerëve
    që i zu këtu viti 1998 me një adresë kosovare, sa për t'u ardhur letrat prej familjes. Merre me mend: vetë serbët dallojnë
    mes "došljaci" e "starosedeoci" (serbë të ardhur e vendorë), kurse UNMIK-u e qeveria jo! Këta duan që edhe puro serbët t'i
    bëjnë kosovarë me zor, u ndajnë troje, e u ndërtojnë shtëpi. Ndërsa ty si mërgimtar ta mshelin derën me shul, e familja jote
    në enklava detyrohet t'ia shet shtëpinë Serbisë. VETËVENDOSJE! është lëvizje qytetare e cila lufton paqësisht që UNMIKu
    dhe institucionet të respektojnë vullnetin e gjithë kosovarëve, pra edhe ty e vullnetin tënd. Në aksionet tona ne s'e kemi
    lënduar asnjeri, por anëtarët tanë janë vrarë, plagosur, rrahur e burgosur nga UNMIK-u e veglat e tij. Më shumë informata
    për ne gjen te websajti www.vetevendosje.org. Ne nisemi
    nga Rezoluta 1514 të Këshillit të Sigurisë, që thotë troç: "Vetëvendosja është e drejtë e të gjithë popujve të kolonizuar.
    Mungesa e parapërgatitjeve në fushat e politikës, të ekonomisë, të shoqërisë apo të arsimit kurrë s'bën të përdoret si
    pretekst për të shtyrë mëvetësinë." Për t'i jetësuar të drejtat tona, na duhet ndihmë. Andaj, të lutemi që ta përkrahësh
    lëvizjen VETËVENDOSJE! Asnjë ndihmë nuk është pak - çdo qindarkë e jotja e ndihmon çështjen tonë të përbashkët. Nëse
    do të ndihmosh edhe në forma tjera, mos ngurro po merr kontakt me qendrën tonë më të afërt. Ndihmo aktivisht atdheun e
    familjen tënde – përkrahe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në:

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Postime
    65
    levizja vetvendosje eshte nje subjekt me kerkesa politike maksimaliste(largimin e te huajve prej kosoves,bashkimin e gjithe shqiptareve ne ballkan)ata jane pasqyre e vertete e deshirave te shqipetareve,gjithe populli shqiptar pajtohet e deshirojne po at qe kerkon vetvendosja
    duke e llogaritur at se qfare barazpeshe ofrojne te huajt ne kosove(administrimin e monitorimin e institucioneve te papervoje te kosoves;prej korrupcionit,deri te jokompetencat,nepotizmi,hakmarrjet nderpartiake)eshte kryesorjaa te huajt,pa naton,be,kosova nuk ka mekanizma mbrojtes shtetror qe sovranitetin e vet te jete ne gjendje ta mbroje edhe me arme nese eshte nevoja(ky eshte realiteti),do te ishte naive te mendohet se serbia po ta ishte edhe me te voglen mundesi,nuk do ta sulmnte e pushtonte kosoven prape,ppra ne shume raste te huajt na mrojne prej vetes e prej tjerve(serbise)
    kerkesa tjeter e vetvendosjes eshte bashkimi komtar;edhe ketu ata nuk jane ne faze me kohen,bashkim komtar nuk e lejon amerika e evropa,shkaku i barazpeshes ne ballkan e efektit te dominos qe do ta kaplonte ,maqedonine e bosnen edhe serbine
    por,zeri i vetvendosjes eshte zeri me i larte e me i madh opozitar ne kosove(duke pare opoziten apatike formale)nuk e kane veshtire te jene
    vetvendosja thot at cka populli deshiron e deshirat e njerve zakonisht jane jorealiste

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    tjeter eshte te flasesh e tjeter eshte te veprosh
    edhe zogjet e malit qe kan kalue nji her mbi Kosove e din qe albini paguhet prej UNMIKU e disa sherbimeve tiera
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #155
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    tjeter eshte te flasesh e tjeter eshte te veprosh
    edhe zogjet e malit qe kan kalue nji her mbi Kosove e din qe albini paguhet prej UNMIKU e disa sherbimeve tiera
    Tjeter ashte me fole prej mendimit tand te formuar nga leximet veprat dhe qendrimi qe subjekti mban, dhe tjeter me fole nga rroga qe ta mban shpirtin tand te zi te gjall.
    Tadiqi thote se Kosova ashte pjese e Serbise dhe Thoshoviqi ja kthen se vizita e tij ashte ne te mire te Kosoves.

    Na i sill faktet qe Albini u paguaka nga UNMIK-u dhe ato te tjerat.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Gjelosh PRekaj Lexo Postimin
    Tjeter ashte me fole prej mendimit tand te formuar nga leximet veprat dhe qendrimi qe subjekti mban, dhe tjeter me fole nga rroga qe ta mban shpirtin tand te zi te gjall.
    Tadiqi thote se Kosova ashte pjese e Serbise dhe Thoshoviqi ja kthen se vizita e tij ashte ne te mire te Kosoves.

    Na i sill faktet qe Albini u paguaka nga UNMIK-u dhe ato te tjerat.
    prit deri te parin e muajt kur te merr albini pagen
    e te ma tregon mua
    une do ta sjell ty faktet
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #157
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Jo jo gabim e ke nese mendon ne Bacen Adem
    se edhe ai e din fort mire bile qe albini eshte nji vegel e unmikut dhe e disa sherbimeve te huaja
    tjeter eshte qe del ai nganjiher ne tubimet e ti
    dhe kinse i perkrah

    Atehere po ta kthjelli pak mendjen (se baca Adem ka qene ne burg ne vitet '80).
    Ata qe u takuan ne Stamboll PKMLSHJ dhe LNCKVSHJ jane ne prapaskenen e Vetevendosjes.
    Ata luajne me Albinin teater kukullash. Baca Adem eshte si gjithmone ne delir!

  8. #158
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    o llap e kompani, vetevendosja osh force e nevojshme per te kriju situata ne baze te cilave qeveria mund te justifikoje veprime te ndryshme "te detyrume nga populli". po ju derrat partiake s'keni me kuptu naiher naigjo. per ju ca s'osht e partis, osht "armik" se der ke huna shifni. kope leshi, injorante ngelet gjith jeten

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    o llap e kompani, vetevendosja osh force e nevojshme per te kriju situata ne baze te cilave qeveria mund te justifikoje veprime te ndryshme "te detyrume nga populli". po ju derrat partiake s'keni me kuptu naiher naigjo. per ju ca s'osht e partis, osht "armik" se der ke huna shifni. kope leshi, injorante ngelet gjith jeten
    aiiiihhh me sha eshte ma se lehti o ushtari i albinit haaaaa
    ah trima bre
    dilni ne rrug e shani se moti sini dal
    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 19-04-2009 më 17:57
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    llapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    tjeter eshte te flasesh e tjeter eshte te veprosh
    edhe zogjet e malit qe kan kalue nji her mbi Kosove e din qe albini paguhet prej UNMIKU e disa sherbimeve tiera
    pse ja fut kot or i mjer po ti jo qe sdi sen per albin kurtin por e ke nga gjelozia albin kurti esht njeri i madh mendje preht dhe i shef gjerat shum me me laret e kush e pa gun albin kurtin ti smunesh me dit o debil albin kurti nuk shitet aj esht nje patriot dhe atdhetar i madh ti duhesh te jesh krenar per albin kurtin

Faqja 16 prej 40 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Lec Kurti, kompozitori dhe diplomati i shquar shkodran
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 16:13
  4. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •