Dje bëra një shkrim për Odën e Drenicës pikërisht për Albinin. Ju përshëndes për përkrahje. Në shkrimin e cekur kam shkruar sa vijon: Ne kemi pasur luftë shekullore me okupatoret e ndryshëm, e sidomos me serbin. Andaj kam dhënë vërejtje të MADHE për të luftuar okupatorin është luftë e shenjtë e pastër dhe patriotike. Por, lufta me vëlla, apo luftë civile, ajo është luftë e tmerrshme dhe e pistë ose më mirë me quajt katastrofike! Tani në Kosovë qëndron rreziku i madh nga raporti në mes popullatës me interes material që thithë kapital nga Serbia dhe popullatës patriotike. Çdo biznesmen që është pasuruar në formë të shpejtë dhe pa mbështetje të shëndoshë ekonomike është më i rrezikshëm se armiku. Të tillët diellin e shohin përmes lekut, familja për ta është sekondare, ndërsa populli as që ekziston. Për ta Leku është vatan, babë, nënë e çdo gjë. Gjithnjë po flas për pasanikët që kurrë nuk kanë qenë pasanik dem baba dem. Vet serbet kanë thënë: “runa Zot nga skorosteku!”. Skorostek dmth: “përfitues i çastit”, që kurrë më parë nuk ka pasur. Kur kjo shtresë e popullatës merr hovë, atëherë serbi do veproi për të destabilizuar vendin. Por fat i madh është se, në shtresat patriotike e që janë nën hije! “ja luan naret milkukës” e nuk pretojnë fare. Për të dalë nga kjo duhet mençuri e madhe dhe guxim i madh, këtë veti nuk jam duke vërejtur ende në elitën kosovare.
Krijoni Kontakt