Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Angry Shkup: Lopata të përgjakshme për ata që janë kundër kishës

    Shkup: Lopata të përgjakshme për ata që janë kundër kishës


    http://www.shqipmedia.com/2009/04/sh...-kunde-kishes/

    Mesazhe te pergjakshme nga prifterinjte maqedonas .

    Ndërtimi i kishës “Shën Nikolla” në sheshin në Shkup është punë e kryer, ndërsa ata që do të jenë kundër, gjatë vendosjes së gurëthemelit, i presin lopata të përgjakshme.

    Këtë porosi “kristiane” mitropoliti evropian Pimen, e dërgoi të martën në një kolumnë të publikuar në gazetën e përditshme maqedonase “Dnevnik”. Paralajmërim tmerrues për të gjitha ata që nuk mendojnë njëjtë si Kisha.

    Me këtë rast, tentohet të barazohen ata që kanë protestuar qetë dhe ata që në emër të fesë i kanë rrahur. Nuk ka dënim të dhunës - dajaku ka dalë prej parajsës. S`ka dënim për sulmin mbi redaktorët dhe themeluesit “joortodoksë” të mediumeve. Gjithçka barazohet me mosmarrëveshje.

    Kolumba bartë edhe porosi të qartë për lidhshmërinë e Kishës dhe Pushtetit, pa marrë parasysh që, kot, tenton të dëshmojë se Maqedonia është shtet shekullar. Si shembull, fatkeqësisht, përmendet Franca ku në gazetat dhe televizionin ka mësim fetar. Mësim besimin nëpër shkolla nuk e përmendë.

    Këmbëngulëse është kërkesa e kishës që dikur ka qenë në qendër të qytetit të ndërtohet në vendin e njëjtë. Nuk përmendet protesta e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) për shkak të faktit se në truallin e konfiskuar në qendër të Shkupit, tani ndërtohet filharmoni.

    Është e drejtë legjitime e Kishës që të kërkojë dhe të synojë të marrë pjesë në Pushtetin, ose të ketë ndikim mbi të. Ashtu ka qenë gjatë historisë. Nga Pushteti, jo nga Kisha, varet nëse shteti do të jetë shekullar, ose jo.

    Kisha në qendër të Shkupt do të ndërtohet me mbështetje të Qeverisë, e cila i ka siguruar të gjitha lejet. Me këtë paralajmërimi se gjatë vendosjes së gurë themelit “do të luajnë lopata” fiton edhe një dimension të rrezikshëm.

    ***************************************

    Une them te organizohet nje portest MASIVE ne diten ose para dites se hedhjes se gurthemelit... Parashikoni 100 mije Shqiptar te mbledhur ne sheshin Skenderbej pastaj ne menyer te organizuar te kalohet ura e gurit duke qendruar ne mes te sheshit Maqedonia !!! nuk dot kete force qe dot na ndale nese jemi bashkuar te gjithe kunder kesaj kishe,,,... si mendoni??
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    100 mij -walla as 1 mi nuk i ke,akoma sjemi mesuar ne te organizojm dic

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Nese nuk bejme dicka athere mire na ben shkau... e meritojme ... Kete qe ben shkau eshte nje shuplak e madhe kunder c'do interes te shqiptarve, eshte teper simbolik... nese lejome kete lejome ate athere nuk ndalen...

    Duhej te jemi me kembngules dhe konstruktiv....
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    nje gje nuk kuptoj une,
    ku qendron problemi i ndertimit te nje kishe ne shkup?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    X Files...

    As une nuk e di mire se si ka shkuar puna atje, andaj kishte qene mire sikur ndokush te n'a sqaronte me mire...
    Por ate qe e kam lexuar permes gazetave, di te them se, ne vendin ku do te ndertohet kjo kishe, ka qene e vendosur shtepia e Nene Terezes...i bie m'u ne qender te Shkupit...
    Ndersa, cfare kane bere Maqedonasit...e kane ndertuar nje shtepi-muzej te Nene Terezes, kinse m'u ne vendin ku ajo ka qene e ndertuar, ndersa, realitet eshte ndryshe, se eshte bere manipulim...ajo eshte ndertuar ne nje lokacion tjeter, me qellim qe vendi se ku ka egzistuar shtepia e Nene Terezes, do te i jepet kishes...

    Pervec shqipetareve, kunder ketij ndertimi te kesaj kishe jane, edhe vete maqedonasit, por jo ata ultra-naconalistet...por vete njerezit e thjeshte...
    Ndryshuar për herë të fundit nga RinorZ : 09-04-2009 më 01:49

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    nje gje nuk kuptoj une,
    ku qendron problemi i ndertimit te nje kishe ne shkup?
    Sepse një kishë në Shkup e ka kuptimin një kishë serbe në tokën shqiptare.

    Ka një invazion ndërtimor të bullgarëve kundër tokave shqiptare këto ditët e fundit, që përfshin ndërtime kishash, kryqe, përmendore sllave etj.

    Kjo është një serbo-bullgarizim i tokës shqiptare.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ok e kuptova,
    atehere po jam edhe une kunder.

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ok e kuptova,
    atehere po jam edhe une kunder.
    Problemi qëndron në identifikimin e gjerë të shqiptarëve të Maqedonisë si muslimanë.

    Kjo ndikon keq në opinonin botëror, se posa të kundërshtohen këto gjëra, menjëherë pasojnë akuzat se "talebanët po luftojnë kundër neve kristianëve".

  9. #9
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Problemi qëndron në identifikimin e gjerë të shqiptarëve të Maqedonisë si muslimanë.

    Kjo ndikon keq në opinonin botëror, se posa të kundërshtohen këto gjëra, menjëherë pasojnë akuzat se "talebanët po luftojnë kundër neve kristianëve".
    Shum po i han botes per ortodokset sllav , ne si kemi pengu kurr me ndertu kisha , por kto na pengojn neve me ndertu xhamite tona.

    Nese ndertohet kisha ateher kerkojme qe te ndertohet edhe xhamia e cila ekzistonte ne sheshin e Shkupit e qe u rrenua nga serbo ortodokset para nja 70 vjetve.

    Ke xhamin e Prilepit e cila eshte e djegur nga teroristet ortodoks ne vitin 2001 dhe akoma seshte e rindertuar , sepse nuk lejojn , dojn te na i bejn xhamite muzeume e galeri artesh , ndersa nga ana tjeter te ndertojn sa me shum kisha , te cilat si ndertojne per tu lut , por si gur kufitar , sikur qe i kan ndertu serbet , e qe sot akoma kemi problem me ato kisha .
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  10. #10
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Shum po i han botes per ortodokset sllav , ne si kemi pengu kurr me ndertu kisha , por kto na pengojn neve me ndertu xhamite tona.
    Mirë e paska bërë punën bullgari.

    Paska arritur që konfliktin ndër-kombëtar t'a kthejë në konflikt ndërfetar.

    Xhamiat nuk janë tonat, ndërtesa që mund të jenë tonat janë kullat e gurit, kështjellat ilire, përmendore të Skenderbeut, Nënë Terezës, Xhemë Gostivarit, Aleksandrit të Madh, etj.

    Edhe vetë kishat që ata i kanë uzurpuar janë kishat e lashta shqiptare të Maqedonisë.

    Pikërisht identifikimi i shqiptarëve si muslimanë, i ndihmon më së shumti kësaj çështjeje.

    Ti thua "ne nuk i pengojmë që të ndërtojnë kisha", por nuk ia ke idenë se çfarë po flet, këto kisha janë pikërisht gurë kufiri, për të treguar se kjo tokë është sllave. Ndërsa zhaminë t'a lejon, kur të duash nisja ndërto, vetëm e ke teritorin e caktuar ku mund t'a bësh, se ai nuk të lejon ta bësh në qendër të Shkupit, se Shkupin ka vendos me e marr për vete.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja e varrezave greke në Shqipëri
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  2. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •