Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 54
  1. #11
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Mirë e paska bërë punën bullgari.

    Paska arritur që konfliktin ndër-kombëtar t'a kthejë në konflikt ndërfetar.

    Xhamiat nuk janë tonat, ndërtesa që mund të jenë tonat janë kullat e gurit, kështjellat ilire, përmendore të Skenderbeut, Nënë Terezës, Xhemë Gostivarit, Aleksandrit të Madh, etj.

    Edhe vetë kishat që ata i kanë uzurpuar janë kishat e lashta shqiptare të Maqedonisë.

    Pikërisht identifikimi i shqiptarëve si muslimanë, i ndihmon më së shumti kësaj çështjeje.

    Ti thua "ne nuk i pengojmë që të ndërtojnë kisha", por nuk ia ke idenë se çfarë po flet, këto kisha janë pikërisht gurë kufiri, për të treguar se kjo tokë është sllave. Ndërsa zhaminë t'a lejon, kur të duash nisja ndërto, vetëm e ke teritorin e caktuar ku mund t'a bësh, se ai nuk të lejon ta bësh në qendër të Shkupit, se Shkupin ka vendos me e marr për vete.

    Let bojn ato kisha , ne bojm xhamia pran kishave , edhe ateher ato kisha sdo ta ken kuptimin e gurve te kufirit , por keshtu sic po bejn maqedonet qe ndertojn vetem kisha dhe nuk lejojn xhamite , ato kisha kan kuptim te gurve te kufinit .

    E per kishat shqiptare , le ti kerkoje dikush tjeter , Janullatosi dhe ortodokset shqiptar , sikur qe i kerkon Serbia kishat e veta ne Kosov , ne Maqedoni ska ortodoks shqiptar , ata jan te asimilum , nese ortodokset nuk ishin patriota me i rujt kishat e tyre , pse po kerkoni prej muslimaneve me u bo.

    Hajt tregom ti a reagun katoliket e Kosoves dhe Shqiperis per ndertimin e kishes ortodokse ne vendin ku ishte shtepia e Bojaxhiajve ??
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shumica e Shqiptarve nuk jane kunder ndertimin e Kishave, por problemi qendron se kisha sllavo-orthodokse qe po permendet ketu qe eshte planifikuar te ndertohet ne qender te shkupit bije ne te njejtin vend ku kane qene themelet te shtepise se Nene Terezes - Shqiptare Katolike -

    Pra aty eshte meseleja... Gjith Shqiptaret duhet te themi NDAL kesaj akt, anti-Shqiptare anti humane... NJE ZERI -- Tirana e ka obligim ta ngrere zerin ne emer te Shqiptarve dhe interesat tona...
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin
    Shumica e Shqiptarve nuk jane kunder ndertimin e Kishave, por problemi qendron se kisha sllavo-orthodokse qe po permendet ketu qe eshte planifikuar te ndertohet ne qender te shkupit bije ne te njejtin vend ku kane qene themelet te shtepise se Nene Terezes - Shqiptare Katolike -

    Pra aty eshte meseleja... Gjith Shqiptaret duhet te themi NDAL kesaj akt, anti-Shqiptare anti humane... NJE ZERI -- Tirana e ka obligim ta ngrere zerin ne emer te Shqiptarve dhe interesat tona...
    po mo faik po meselja aty asht per ty e per do patriota te tjer

    po jo per Visten e drinin e zi e arposin e njoni ch etj etj taleban te makedonis atyne spo u ha palla sa ku po ndertohet kjo kish i vetmi problem qi kan kto asht se dun ndertimin e ni xhamije ne kompensim te ksaj kishe

    nuk ekuptojn kto mehuma se nderitmi i ni kishe ortodokse asht gur kufini per bullgaro makedont kurse ndertimi i ni xhamije nuk perfaqso sen
    Ndryshuar për herë të fundit nga derjansi : 09-04-2009 më 11:10
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    PO derjansi te kuptoj cfar thua, gjithe e dime se shqiptaret te shkupit jane teper fetar nje gje qe nuk i ka hije shqiptarit, Kur shkoj ne shkup me te vertet me vjen keq kur i shof gjithe ato mjekrra dhe gra te mbuluar si ne lindjen e mesme, kjo dukuri eshte (per mua) shume shqetsuese...

    Nuk duhet kompensim per kishen me xhamine... te dy keto jane qeshtje te ndryshme... cfar i duhet Shkupit me shume xhamia eshte e mbushur plot me to dhe kisha poashtu...
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #15
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Pak saqrim per temen: Para 2 javesh pati protesta ne Shkup nga ana e rinise maqedonase te cilet kundershtonin uzurpimin e sheshit te Shkupit me ndertimin e kishes. Dmth ne kete problem jane dy pale e ato jane vet maqedonasit.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Ketu nuk ka asgje kunder asaj qe ndertohet Kishe, ketu afer meje nje vend me shumice Shqiptar musliman, eshte duke u ndertuar nje kishe, qe askush nuk e ndalon, por problemi eshte vendi ku ndertohet, prandaj ka proteste.

    ps.Faik po ku do bejsh bre vlla proteste kur partite tona jane ne gjume, pastaj pse kundershtoni mendimin e tjereve per kompenzim, fundi fundit nese ndertohet kishe, let e ndertohet edhe xhami, kujt i ha per qendren e Shkupit???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alex731 : 09-04-2009 më 14:47
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosni tek profili juaj por jo në firmë. Stafi i forumit!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Alex731
    Anëtarësuar
    06-04-2007
    Postime
    540
    Ketu nuk ka asgje kunder asaj qe ndertohet Kishe, ketu afer meje nje vend me shumice Shqiptar musliman, eshte duke u ndertuar nje kishe, qe askush nuk e ndalon, por problemi eshte vendi ku ndertohet, prandaj ka proteste.
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosni tek profili juaj por jo në firmë. Stafi i forumit!

  8. #18
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Mirë e paska bërë punën bullgari.

    Paska arritur që konfliktin ndër-kombëtar t'a kthejë në konflikt ndërfetar.

    Xhamiat nuk janë tonat, ndërtesa që mund të jenë tonat janë kullat e gurit, kështjellat ilire, përmendore të Skenderbeut, Nënë Terezës, Xhemë Gostivarit, Aleksandrit të Madh, etj.
    Kane filluar te vetedisohen pak shqiptaret atje, nuk po bejne me nga 2-3 xhami per cdo fshat (qe me shume ka xhamia se sa shkolla)...Skenderbeun e kane sjell ne Shkup gjithashtu kane ndertu shume lapidare te ushtarve te UCK-se...vetem kete menyre shqiptaret munden ti friksojne sllavet e jo me xhamia...ti japim fund ketij avazi me ndertime pa mase te xhamive se kemi me cfare ti zavendsojme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GL_Branch : 09-04-2009 më 14:54

  9. #19
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kane filluar te vetedisohen pak shqiptaret atje, nuk po bejne me nga 2-3 xhami per cdo fshat (qe me shume ka xhamia se sa shkolla)...Skenderbeun e kane sjell ne Shkup gjithashtu kane ndertu shume lapidare te ushtarve te UCK-se...vetem kete menyre shqiptaret munden ti friksojne sllavet e jo me xhamia...ti japim fund ketij avazi me ndertime pa mase te xhamive se kemi me cfare ti zavendsojme.
    Po, unë njoh shqiptarë atje, nuk janë krejt kështu kopuka. Përpara e di që një shumicë u shtyjshin cilli pe ban xhaminë e mahallës tvet ma tmir matmadhe.

    Veç e di që ka kshtu një pjesë që qojnë jetë qytetare, zotnisht, kam pas rast me taku e me pi naj birrë

  10. #20
    NoboDy Maska e besar_atb
    Anëtarësuar
    22-04-2007
    Vendndodhja
    T3TovA
    Postime
    281
    Ali baba, Faik,e te tjere,duhet njehere e pergjithmone te jemi te qarte,mos ballafaqohemi me gjera te kota,duhet apo nuk duhet te ndertohen xhamia,sa shum xhamia jane ndertuar dhe se a duhet ende,paska apo spaska cdo lagje xhami.Une jam Mysliman por nuk kerkoj qe ky ndertim i kesaj kishe te kompenzohet me xhami.Ky akt qe po bejne sllavo maqedont eshte akt skandaloz dhe njeherit na ben me dije neve shqiptare qe kurdoher do vije koha qe te ndahemi dhe se Shkupi do ju takon atyre.Kishte cek edhe Vista me larte,keta nuk e bejne kete kishe pa qellim,nuk e bejne per lutje dhe ceremoni fetare,ky ndertim ka qellim tjeter e ajo eshte se jane gurret e kufijve te me vonshem.Ne kete rast te gjithe shqiptaret pamar parasysh religjionin e tyre duhet nje zeri te jemi kunder ketij ndertimi,neve ne kete rast na nevojitet jasht mase perkrahja e shtetit ame dhe Kosoves.Une jam pro ides qe duhet te kete nje proteste teper te madhe,duhet te gjithe shqiptaret kudoqofshin ne vise shqiptare te tubohemi ne Shkup per nje proteste te qete,njejte si kur tubohemi ne ndonje ndeshje futbolli te KOmbetares Shqiptare.Prandaj nese mendojme se jemi Shqiptare te vertetete duhet ne kete rast te jemi krejt BASHKE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga besar_atb : 09-04-2009 më 16:36
    Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çështja e varrezave greke në Shqipëri
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 28-06-2011, 10:08
  2. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •