Himara Shqipetare
U trondite tu drodh shpirti
ti që s'pyet ku je gjënd
moj me pëllëmbë kush të goditi
kush te tha që s'të kam mëmë
Kush ka lindur në Himarë
krenohet që është Shqiptarë
Bijë e Vlorës moj Himarë
je bërë prehë e zilisë
e moj nusja margaritarë
në gjirin e Kaonisë
Kush ka lindur në Himarë
e krenohet që është Shqiptarë
Në Himarë ku zbriti Gjoni
vajzë trime Bubulina
trima si Kollokotroni
Presefoni Kokëdhima
Himara mbushur me trima
që shkelen mbi vetëtima
O ju trimat a bregut
Të penës e të dyfekut
që merrni gjysmat e lekut
pse latë flamurin e Grekut
Kemi Flamurin Shqiptarë
qe valvitet në Himarë
Hallall qoftë qumështi i gjirit
ja mëkove djalërisë
e nuk tu drodh qerpiku syrit
se je palcë e Labriësë
Labëri me palcë guri
që kurrë s'të ulet Flamuri
Grupi i Himares
Hapu vetëtim se shkova
pritmëni malet e flakës
si zogu nga deti dola
unë jam Damiani i Himarës
dhe guri më njeh
Kjo është Himara që thonë
dielli përmbi Shqiponjë
Ku je sulltani i oborroit
gremis mal e shteron dete
ktheu prapë prej Anadollit
Himarën e kam për vete
vetëm imja je
Kjo është Himara që thonë
dielli përmbi Shqiponjë
Unë e kam lulen e shpirtit
Zanën e Akroqeranës
ti lavdin falja shpirtit
paqe me bijt e Himarës
rrugë tjetër s'ke
Kjo është Himara që thonë
dielli përmbi Shqiponjë
Këtu në vëndet e mija
ku dhe Zoti vjen i ftuar
vjen e qetëson
mbretëron vetëm liria
Flamur tjetër s'ka pranuar
jo mor jo s'pranojmë
mos e prekeni zemrën ton
lulen që ka çel zambaku
o për flamurin me shqiponja
kemi derdhur një lumë gjaku
Krijoni Kontakt