Close
Faqja 17 prej 44 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 440
  1. #161
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Meqe jeni folkloristet e forumit, a ben te bej nje kerkese une?

    E keni parasysh ate kengen qe kendon Kadri Roshi tek "Lulekuqet mbi mure"? Eshte shtrire ne krevat dhe ja thote nje kenge te vjeter.
    A ka mundesi ndonjeri te ma gjeje si tekst te plote?
    Do t`ua dija per nder po te ma gjenit.
    Falemithenks.
    -

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Po ti merja këngës e mos i mer lejë njeriu, po nuk të vajti kënga gjym, të gjithë burrat e mexhlisit dënohen sipas zakonit me nga 10 filxhan raki.
    Bravo qenke lab i vertet ,zakonelli.A je ulur ndonjehere me burra ne dasmat labe ku burrat vendosen rreth e rreth dhomes se miqve,kurse nje pjese rrijne kurriz me kurriz ne mes.Keshtu krijohen dy trapeza.Dollia dhe kenga kalojne nga njera trepeze tek tjetra.Kam mbi 20 vjet qe nuk jam ulur ashtu e kam mall te ulem edhe njehere.Tani eshte tralala zura nje gale.Dikur miqte vinin edhe me nje dash ne kale e me tepsine e revanise me mjalte.Burri hypur ne kale dhe gruaja e ndiqte pas ne kembe nga Terbaci gjer ne Drashovice apo diku tjeter.Kjo ishte absurditet,por aso kohe me dukej normale djema.
    Megjithate jam nostalgjik per traditen e mire,per pirjen e rakise me rregull,per marrjen e kenges po ashtu me rregull.Kishte burra qe uleshin ne darke dhe ne mengjez ngriheshin nga rakia;benin muhabet,pinin raki dhe kendonin si bilbila.Edhe tani pijne gjysem opinget,por nuk e merr vesh qeni te zoone.

    Me kete kenge te bukur kenduar nga Grupi i Gumenices pershendes vajzen Albela me nje kusht qe Bato komandanti t'ja marre une t'ja ktheje,flori80 t'ja hedhe dhe vogelushja te beje iso me zerin e saj prej thelleze malesh laberie.Nqse jeni dakord hajt t'ja fillojme.Po patet kundershtime thoni,ne menyre qe te ndrojme rolet.

    Saba e darka ne lume
    shkrive 10 kallep sapune
    kostrat te binin ne uje
    qysh te ngrysa moj e shtune

    Thera dashin me te mirte
    kurban per ty e per mua
    u skuq lumi trendafil
    pergjaku buzet e tua

    Ne mesnate te zuri kolla
    te vesha me shparge dhjami
    une me vello te percolla
    Mos derdh lote se fale zjarrin

    Mos theri me sy hena
    mos u ndame per se gjalli
    sa here me bene si zog zemra
    dal e pres si korb tek zalli

    Shpresoj t'ju kete pelqyer!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Nje nga ata rapsode te talentuar popullor, i cili derdhi nektarin e shpirtit te tij duke shkruar tekste te bukura kengesh popullore labe eshte edhe rapsodi Maliq Lila.Ai nuk jeton me, por per ate nuk do te kete vdekje,sepse ai rron i gjalle ne kenget e krijuara prej shpirtit te tij poetik, Kendohen ne dasma e gezime,ne festa e evenimente te krahines se Laberise.Kenget e tij i kendon shume bukur nje ze i bukur e melodioz,nje star i paarritshem gjer tani,Tomorr Lelua.
    Sa here degjoje kenget e kenduara nga ky ze i mrekullueshem qe nuk shteron kurrre,emocionohem dhe krahet e imagjinates me cojne fluturim ne malet e Laberise,Nga Mavrova e gjer ne Smokthine,ne Vranisht e ne K uc tek BuronjatMe pas ngjitem per ne Fterre e perfundoje ne Pilur e Qeparo,ne Himare(por pa ja pare surratin Bollano qenit) e Dhermi.Fluturimi imagjinar ndalet gjate ne Dukatin e burrave te rende,pastaj zbres ne Dukatin fushe e pije nje kafe tek Qetsor Ferunaj;ndalem pak edhe ne Tragjas per te degjuar kengen e bukur qe ju kushtohet vajzave dhe nuseve suljote qe per te ruajtur nderin u hodhen nga shkembi me gjithe djepat e femijve.F
    Ndjej se luturimi imagjinar me behet i lehte,sepse shpirti im eshte behar.Ndihem i dehur prej kengve te mrekullueshme,qe ka skalitur muza e qindra rapsodve lab te kalibrit Xhebro Gjika e Selim Brati,Maliq Lela,Feti Brahimi e shume te tjere.Ndihem krenar qe jam bir i asaj krahine plot vitalitet e krenari,ndihem krenar ashtu si edhe ju per Vloren tone te Flamurit!Te me falni se e zgjata pak,por me besoni,jam larg Vlores time,jam larg mrekullise e madheshtise se kenges labe,ajo me mungon,e ndjej mungesen e saj,prandaj nostalgjia dhe emocionet bejne punen e vet.
    Po ju kenaq me kete kenge kushtuar rapsodit te shquar M Lella.Ajo titullohet:

    Ngrihu Maliq e fol nje fjale

    Ngru Maliq fole nje fjale
    ngreu se malli na ka marre
    sepse ti dhe kejo salle
    jeni si eshk e sterrall

    Ngreu o ti pena tesqine
    ngreu te presesh urime
    bilbilat e cdo krahine
    La o Laberia ime

    Ngriu o ti malli i patretur
    ne cdo kohe shpirti paepur
    shtegun vargut ja ke gjetur
    mbas fillit te lemshit shpleksur

    Ngrehu qe te vishe ne Buronja
    ku rrijne shtruar sofrat tona
    sic dije nje kenge kendona
    haj,haj moj Maro Konda

    Vloren qe aq shume e deshe
    te ka ardhur me peshqeshe
    per burrat ne ate sheshe
    derdhe nektarin qe keshe

    Ne Vlore erdhe per krishtlindje
    me shume mall, po na le shume dhimbje
    ne te themi me shume bindje
    per ty ka vetem ditlindje
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 23-02-2010 më 07:29
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  4. #164
    O po ç’është kjo rreze dielli !

    Djali:
    O po ç’është kjo rreze dielli
    që më jep kaq ngrohtësi
    tingujt e ëmbël të fyellit
    të t’i sjell moj siç i do ti


    Vajza:
    Brinjave shkëlqeu një vesë
    lart mbi kodër sa ka dalë
    t'i tremba ball'n e kopesë
    (mor) ti s’më fole asnjë fjalë


    Djali:
    Ç’të të them o derëziu
    m'u tha pështyma në grykë
    akoma ujku s’i griu
    hajde të t’i puth dy sytë


    Vajza:
    Çoban me avash ngadale
    t’i shpiem për ujë nga shkarpa
    t’i dëgjojmë ato çokale
    (mor) pastaj ku të n’a zëjë nata


    Djali:
    Gusha jote si shkumë deti
    por dhe trupi si lastarë
    nga t’ja filloj unë i shkreti
    se dhe buza më është tharë


    Vajza:
    Çoban ç’po të shoh në hallë
    do të ulem vet në gjunjë
    aman dhe ty të nxjerr mallë
    (mor) të të ngjitem si shushunjë


    Vajza:
    Ç’është ky yll i rënë nga qielli
    Djali:
    po kjo lule sapo çeli
    Të dy bashkë:
    të dua vajzë~djalo të dua
    ashtu siç më do ti mua




    Shpalosje e erosit edhe në këngën labe !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 23-02-2010 më 17:59 Arsyeja: Saktësuar me ndihmën e Kavir.

  5. #165
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    O po ç’është kjo rreze dielli !


    Vajza:
    Brinjave shkëlqeu një vesë
    lart mbi kodër sa ka dalë
    ta tremba ball`n e kopesë
    ti s’më fole asnjë fjalë
    Kur trembet "balli i kopese", kopeja shperndahet, dhe eshte zor t`i mbledhesh.
    -

  6. #166
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Per te ghithe ju adhuruesit e kengeve labe kisha nje kerkes sepse jam duke kerkuar nje kenge qe per fat te keq nuk i di titullin por vetem nje pjese te refrenit.

    Isone ma mbani
    Labce moj ma do xhani.


    Kush e ka idene per titullin e kesaj kenge do ti lutesha te me kontaktonte me MP pasi kam rreth 1 vit qe po e kerkoj.

    Flm paraprakisht.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  7. #167
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Dalan ,po nga je a i vrare?C'eshte kjo kenge keshtu a te q...h.a udhet!

    Djali:
    Ç’të të them o derëziu
    m'u tha pështyma në grykë
    akoma ujku s’i griu
    hajde të t’i puth dy sytë

    Ku pyeste me ne ato momente lumemadhi(Jetmiri i BBA3 thote:''Beje qef o lumemadh!'')

    Nuk ka si shkon me bukur,Dalan djali!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  9. #169
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Bravo qenke lab i vertet ,zakonelli.A je ulur ndonjehere me burra ne dasmat labe ku burrat vendosen rreth e rreth dhomes se miqve,kurse nje pjese rrijne kurriz me kurriz ne mes.Keshtu krijohen dy trapeza.Dollia dhe kenga kalojne nga njera trepeze tek tjetra.Kam mbi 20 vjet qe nuk jam ulur ashtu e kam mall te ulem edhe njehere.Tani eshte tralala zura nje gale.Dikur miqte vinin edhe me nje dash ne kale e me tepsine e revanise me mjalte.Burri hypur ne kale dhe gruaja e ndiqte pas ne kembe nga Terbaci gjer ne Drashovice apo diku tjeter.Kjo ishte absurditet,por aso kohe me dukej normale djema.
    Megjithate jam nostalgjik per traditen e mire,per pirjen e rakise me rregull,per marrjen e kenges po ashtu me rregull.Kishte burra qe uleshin ne darke dhe ne mengjez ngriheshin nga rakia;benin muhabet,pinin raki dhe kendonin si bilbila.Edhe tani pijne gjysem opinget,por nuk e merr vesh qeni te zoone.

    Me kete kenge te bukur kenduar nga Grupi i Gumenices pershendes vajzen Albela me nje kusht qe Bato komandanti t'ja marre une t'ja ktheje,flori80 t'ja hedhe dhe vogelushja te beje iso me zerin e saj prej thelleze malesh laberie.Nqse jeni dakord hajt t'ja fillojme.Po patet kundershtime thoni,ne menyre qe te ndrojme rolet.

    Saba e darka ne lume
    shkrive 10 kallep sapune
    kostrat te binin ne uje
    qysh te ngrysa moj e shtune

    Thera dashin me te mirte
    kurban per ty e per mua
    u skuq lumi trendafil
    pergjaku buzet e tua

    Ne mesnate te zuri kolla
    te vesha me shparge dhjami
    une me vello te percolla
    Mos derdh lote se fale zjarrin

    Mos theri me sy hena
    mos u ndame per se gjalli
    sa here me bene si zog zemra
    dal e pres si korb tek zalli

    Shpresoj t'ju kete pelqyer!

    Ah more vëlla ç'mu këput xhani për një gosti nga ato të parat, ku të ulen burrat këmkryq, e të tundet strea e çatis nga kënga.
    Hysmeçinjtë të bredhin me lëkurët e Rakisë në krah, helli të shkoj varavingo, dufekët varur tek dera, e kuajt e shaluar që presin të zonë.
    S'ka më nga ato dasma, tani i bëjnë me Di-Xhej, vishen Alla-Frënga e as një valle s'din të hedhin.

    Kjo kënga qënka shumë e fuqishme, më gjej ndonjë video apo ndonjë link ku mund ta dëgjoj melodinë.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  10. #170
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Sdashke gje fare ti.Por po u ule me mua ne trapez do ta bejme me dolli, te shohim kush do shpier shoku shokun ne kashte
    Pastaj aman te keqen vellai, jo me dyfeqe tek dera se do vritemi per kutite ... hahaha
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 17 prej 44 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •