Close
Faqja 5 prej 44 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 440
  1. #41
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Si shqiponja me dy krerë
    Kish dy emra trimi ynë
    Njërin Gjergj tjetrin Skënder
    Një të vetme Shqipëri

    Kur mbi turq Skënderi hopa
    Nga Gjergji mbrohej Evropa

    I shkoj jeta për mbi kal
    Nuk e çlodhi shpatën kurr
    Sa në fushë moj aq lart në mal
    Me dy emra një flamur

    Kur mbi turq Skënderi hopa
    Nga Gjergji mbrohej Evropa

    Në beteja prej beteje
    Kështjell gjokset për mbi topa
    Gjaku yt na rrjedh në deje
    Duhet të na njoh Evropa

    Kur mbi turq Skënderi hopa
    Nga Gjergji mbrohej Evropa
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #42
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Shqipëtar kudo që jini
    Anë e mbanë nëpër botë
    Ju pret nëna që u lindi
    Në gjirin e saj të ngrohtë

    Mbi këta gur xhevairi
    Që jan vaditur me lotë
    Pret nëna ti vij i biri
    Ta puth dhe diçka ti thotë

    Juve ju ndau mërgimi
    Ikët dhe nuk erdhët dotë
    Neve na ndau mjerimi
    Më të varfrit në Evropë

    Këtu ku ja thot bilbili
    Ku buron ujët e ftohtë
    Ku pimë qumësht nga gjiri
    Këtu të bëhemi tokë

    Sot që tundet rruzullimi
    Është dita vetëm sotë
    Feja jon është bashkimi
    Ndryshe mbaruam si kombë
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    un jam lab 24 karatesh, por si kenga himarjote nuk ka

    Hyri prilli, shkriu bora, majave
    moj vajze kanakare c'ben atje
    mua me harrove fare zemer ke
    jo moj jo s'te kam harruar s'te harroj
    ne zemer te kam te shkruar sa te rroje

    do 2 shishe rraki per te kendur nje varg
    do zoti ta kendojme ndonjehere ne "direkt" se na u nxi jeta me You Tubat e leshit....

  4. #44
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    un jam lab 24 karatesh, por si kenga himarjote nuk ka
    Dhe unë pajtohem me ju se kënga Himarjote është Mretëresha e Polifornisë Shqiptare
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938
    Kenga himariote eshte quajtur perla e polifonise shqiptare

    ------------------------------------
    moj neperka pika-pika


    do kendoj po me zu grika
    moj neperka pika-pika

    ne jale te portit te prita
    moj neperka pika-pika

    te prita mike te prita
    moj neperka pika-pika

    ti nuk erdhe une ika
    moj neperka pika-pika

    ate dite kishte ngrica
    moj neperka pika-pika

    kishte ngrica ate dite
    moj neperka pika-pika

    duke qare i fshive site
    moj neperka pika-pika

    ti mos qaj o yll o drite
    moj neperka pika-pika

    se do te prishene site
    moj neperka pika-pika

  6. #46
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Shumë shumë e bukur!
    Nuk e kisha dëgjuar ndonjë këtë variant të këngës, unë di variantin tjetër që këndohet në zonën e Përmetit

    ...........Me dy gurë çtë gotita
    Moj nepërka pika pika

    Të vrava më raftë pika
    Moj nepërka pika pika..........
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #47
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Varianti i Permetit eshte thjesht nje kopjim i rendomte Vashe e Valeve eshte nje nga perlat e kenges Labe.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #48
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Varianti i Permetit eshte thjesht nje kopjim i rendomte Vashe e Valeve eshte nje nga perlat e kenges Labe.
    Ne po kundojm për nepërkën o derman, çna hap meselera me përla nashti?
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Ne po kundojm për nepërkën o derman, çna hap meselera me përla nashti?
    Aman o Flory80 si thua t'ia marrim njëherë përmetarçe: "As aman, o moj lule"
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #50
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ja marim vëlla si të duash ti, lavdi Zotit unë vijë nga derë e madhe dhe kemi miqësira nga të 4 anët e Shqipërisë, kështu që të përgjigjem me çfardo lloj kënge të duash ti!
    As aman, o moj lule..... Nuk është këngë polifornike por bën pjes tek këngët karakteristike Përmetare.
    Polifornia Përmetare është shumë e vështirë për tu kënduar dhe do mjeshtëri, nuk e di a më përgjigjesh dot zotrote.
    Shembull: "Mbeçë more shokë, mbeçë"
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 5 prej 44 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •