Si mund te jete nje shtet i pasur kur bankat nuk jane te tijat??
A e dini zoteri se çfare eshte Seigniorage dhe se çfare nenkuptohet me te??
link: http://en.wikipedia.org/wiki/Seigniorage
Informohuni zoteri informohuni se keni akoma per te mesuar nga jeta!!!
Pikerisht ate po them edhe une, pse mos te jete nje banke shqiptare qe te kete kete te drejte qe te veje e te bleje aksionet (kupto pasurite shteterore) te bankave islamike, greke, italiane etj??
Pse te mos jete sistemi bankar shqiptar i fuqizuar deri ne ate pik sa te jene bankat e tjera dhe shtetet e tyre perkatese qe te kene nevoje per hua dhe investime ??
Ne dore te kujt eshte dhe nga kush varet kjo??
Te mendonim te gjith keshtu si ty brenda 24 oresh do ktheheshim te gjith nga shqiptare shqiperie ne cigane dhe gabel pa atdhe nomade neper bote pa rrenje dhe pa te ardhme pasi shqiperia nuk do ishte me prone e shqiptareve!(Po gjete,ndonje arab,sille,se i shes edhe 100% te shtepise,ne tiran).
Nje fjale e urte Shqptare thote keshtu "kure mos shit gjithmone blej" apo " ai qe blen gjithmone fiton"
Po une s'po kuptoj nje diçka, kush eshte shqetesimi yt, arabi, sllavi apo greku, pastaj ç'lidhje kane te gjithe keta.Postuar më parë nga bnik
Ty do te pelqente te vinte arabi nga azia e te blente 55% te shtepise tende duke u kthyer keshtu pronar i saj me 55% maxhorance?? S'besoj! Se nese arabi duke qene pronar me % me te madhe te shtepise tende sesa ti , i ngrihet truri dhe ia shet pastaj ate shtepine tende nje sllavi ose greku. Si do ja besh atehere, do flesh me sllavin dhe grekun perqafe ne te njetin krevat??![]()
Ketu mund te shtrohet pyetja, perse keta arabe te nderuar..., jane duke vepruar ndryshe nga ajo qe vene dhe propagandojne me mesimet e tyre..., ku ashte "mekat" te perfitohet dhe te jipet para me kamate, keshtu duke e blere nje aksion me psh nje lek, neser do ta leshoje me te pakten dy, ky lloj veprimi shum i thjesht spekullues, ndalohet ne kulturen arabe, them keshtu pasi bazohet ne fe.
Ku edhe financa e asaj kulture duhej ti nenshtrohej atij kushti, por ja qe gjithnje e me shpesh shohim te shfaqen ultra miliardere shehike dhe emra vakant qe perfaqesojne diktatore te ndryshem te po asaj preardhje, ku shohim te blejne me parate e naftes, pjese te shumekobesheve, ose aksione te ndryshem, sasi te konsiderueshme te shume aktiviteteve ne Perendim, ose ne sport e me tej...
Eshte e drejte te futen ne bisnes edhe arabet, por qe te pakten mos te hiqen si "te shenjte" pasi nuk veprojne me ligjin e sheriatit, por me ate te spekullim-fitimit..., si te gjithe grykesit miliardere. Ku po ata super miliardere kur leshojne komente ne televizjonet dhe gazetat e tyre, duhet te mos i fshihen publikut vendas te tyre, por ta thone hapur pse dhe ku i kane degdisur parate e tyre pa hesap, ne cilat nga bancat e Zvicres ose te ndonje vendi qe konsiderohet "parajse financjare". Ku mos ti japin gjithnje fajin Amerikes per varferine qe kane ne vendet e tyre, ku jo gjithnje fjalet per rivendosjen e sheriatit si te vetmin ligj dhe per nje zhihad te pergjithshem, nuk pajtohen me veprimtarine qe kryejne kreret e atyre vendeve me parate e shfrytezuara po me ato vende qe edhe i urrejne, psh, si binladenat por jane edhe me mijera te tjere, pothuaj te gjithe kreret e vendeve qe u fol me lart...
Nuk ka aresye pse te impresionohemi, pasi nje arab, vlen sa nje grek, ose sa nje amerikan dhe kinez, fakti eshte qe te gjithe rrespektojne " zotin para" dhe nuk i behet vone hiç per ke dhe ku i investojne parate e tyre me ere gjaku..., pasi ata nuk rrespektojne rregulla dhe etike, ku me pangomesite e tyre, ku shkelin nenshtrojne popuj dhe ata vete i pergjunjen vetem dollarit, euros,ose dinarit, ose sterlines,lires qofte edhe lekut, bolle qe te kenaqe epshet e tyre per shfrytezim dhe pushtet djallezor...
Nje shtet eshte i forte,kur ka banka te forta,por nuk do te thote qe vlen dhe e kunderta.
Po ne na mungon shteti,e duke mos patur as iden e shtetit,nuk kemi as iden,se per cfar sherben financa e ekonomia.
Ne dore te kujt eshte o varet?.Ne dore te popullit qe voton.
E kur nje popull,diskuton,se nuk duhet,tja sheshim arabit,serbit o grekut,eshte nje popull qe nuk kupton se ceshte ekonomia financiare e politike.
E MERITON,"SUDEN",SI MINISTERT FINANCASH.
(Nuk eshte problemi,ta mendonin te gjith si un,se te gjithe e mendojn njesoj,varet nga cmimi,prona prandaj quhet,PRONE PRIVATE)
E MJAFT ME KETE PATRIOTIZEM INJORANT,se jo vetem qe te le pa buk e zhvillim,po sjell dhe diktaturen komuniste,se dhe patriotet komunist,nuk i shisnin,as arabit as serbit e as grekut......
Le te vijne me pare jo vetem islamiket ,por dhe dreqi vete. E rendesishme eshte te sjellin para dhe ta cojne perpara kete vend. Duhet te arrijme potencialin tone maksimal.Potenciali yne per ashtu sic kemi qene, te kemi qytete si Apollonia e vjeter apo Dyrrahu i vjeter, qytete ku vinte dhe studionte Cezari.Dua te shoh djalin e Berluskonit apo te Sarkozi te vije te studioje ne Shqiperi. Atehere do te them se kemi arritur maksimumin e MUNDSHEM. Deri atehere lerini fjalet e teperta dhe ...mireprisni parate, ngado te vijne ato.
Ich bin Chef
Ich habe immer recht
Du tust was ich sage
Ketu nuk ka te beje me patriotizem bajat dhe injorant por ka te beje me interesa ekonomike kombetare qe po shkelen me te dyja kembet prej vitesh!!E MJAFT ME KETE PATRIOTIZEM INJORANT,se jo vetem qe te le pa buk e zhvillim,po sjell dhe diktaturen komuniste,se dhe patriotet komunist,nuk i shisnin,as arabit as serbit e as grekut
Ju kujtoj zoteri se ka qene piekrisht ushtrimi i nacionalizmit ekonomik dhe politik anglez qe krijoi shtetin e USA, ka qene pikerisht aplikimi i politikave nacionaliste te çdo shteti europjan qe çuan ne krijimin e shteteve te forta dhe te fuqishme ekonomiko-politike ne perendim!!
Por nuk besoj se ju do keni studjuar sado pak Eonomi Politike ose Historin e ekonomike te shtetve perendimore (pasi s'besoj se do keni mbaruar universitetin, maksimumi do keni bere nje shkolle te mesme profesionale duke pare njohurite e cekta qe keni).
Sa per info historike per ju dhe te tjere si ju, ne vitet e krizes ekonomike boterore '30, USA, europa , rusia dhe japonia ndermoren masa PROTEKCIONISTE/MBROJTESE PER EKONOMINE KOMBETARE TE SHTETEVE TE TYRE PERKATESE!! Madje ne USA Will Hawley dhe Reed Smoot futen nje ligj qe rriti ne maksimum taksat per çdo prodhim te huaj qe futej ne vend!
Aktualisht Franca, Anglia dhe SHBA po kufizojne hyrjen e kompanjive te huaja ne tregjet e tyre kombetare. Ne USA kongresi amerikan ka futur nje Klauzole ne Planin e Stimulimit te ekonomise amerikane te propozuar nga Obama, qe detyron te gjitha kompanite qe kane marre fonde dhe financime shteterore, te blejne DETYRIMISHT VETEM DHE ESKLUZIVISHT PRODHIME USA TE PRODHUARA NE USA (dhe jo jashte). Ndryshe kjo fushate quhet "Be American, Buy American", informohuni!
Ne Rusi ruset kane rritur taksen mbi makinat e huaja deri mbi 20%; ne France e Angli populli dhe punonjesit po kerkon heqjen nga puna te te huajve dhe jo-komunitareve etj
Pra sipas llogjikes suaj ju jeni dakord qe te aplikohet nacionalizmi ekonomik i shteteve te tjera ne shqiperi por nuk jeni dakord qe shqiptaret te aplikojne nacionalizmin e tyre ekonomik ne shtepi te tyren dhe vende te tjera?? Ju e konsideroni kete lloigjike normale???
Nese nuk e dini se çfare eshte nacionalizmi ekonomik ju lutem lexojeni dhe mos e ngateroni me patriotizmin injorant te cilit ju i referoheni: http://en.wikipedia.org/wiki/Economic_nationalism
Gjithashtu po ju postoj nje koment shume interesant te zotit Sergio Bagnoli te publikuar ne nje web sit shqiptar qe shkruhet ne gjuhen italiane.
link: http://www.albanianews.it/cronaca/carbone-per-lalbania
Dhe keto deklarata degjeneruese ndaj shqiptareve ishin te nje ministri te zhvillimit ekonomik : http://www.allaguida.it/img/scajola01g_123183.jpgPërshëndetje! Une jam Sergio Bagnoli por jam më së shumti një qytetar i Provincës së Liguria Imperia, te asaj krahine qe eshte dhe qyteti i lindjes se Ministrit italian te Zhvillimit Ekonomik zotit Scajola.
..... Për fat të keq në rajonin tonë ka aktualisht dy centrale te mdha me qymyr në Vado Ligure dhe Spezia.
Scajola i tha ligurianeve javën e kaluar në Sanremo se: "Poli politik i qendrës se djathtë (partia e Beruskonit), ka per ti mbyllur centralet me qymyr ne Liguria , dhe ka per ti transferuar ne Shqipëri, pasi as Berisha dhe as shqiptarët nuk kuptojnë asgjë, janë të korruptuar dhe të dëshpëruar qe për 4 qindarka do benin prostituta edhe vajzat e tyre"- ishin keto fjalet e Ministrit italian Scajola te cilat u pershendeten nga simpantizantet dhe mbeshtetesit e partise se tij te djathte.
Shqiptarë: ju duhet të keni më shumë dinjitet! Vetëm kështu mund ti bashkoheni Europes!
Kur nje popull diskuton per te ardhmen ekonomike te vendit te tij dhe si rrjedhoj te ardhmen e tij dhe te femijeve te vet, do te thot se eshte nje popull shume me i ndergjegjshem sesa pushtetaret e oligarkise fashiste qe jane ne pushtet prej me shume se 30-vjetesh (te majte e te djathte bashke)!!E kur nje popull,diskuton,se nuk duhet,tja sheshim arabit,serbit o grekut,eshte nje popull qe nuk kupton se ceshte ekonomia financiare e politike.
E MERITON,"SUDEN",SI MINISTERT FINANCASH
Keta funderina (te majte e te djathte) nuk i ka zgjedhur populli por jane vet-zgjedhur duke u imponuar shqiptareve, duke mos i lene liri veprimi intelektualeve dhe shqiptareve vertet te pergatitur te cilet jane detyruar te marrin rruget e kurbetit!!
Ndryshuar për herë të fundit nga bnik : 08-04-2009 më 06:43
Shpresoj qe ju te mos keni patur seriozish ne kete koment qe keni shkruar!!
Nuk zhvillohet nje shtet me kapitale dhe investime te huaja, por e kunderta zhvillohet kur perforcohet ekonomia vendore , lokale dhe kombetare deri ne ate pike sa perfaqsuesit e saj te ushtrojne supermacine e tyre edhe ne tregjet e huaja!
Atehere do arrihet potenciali maksimal, kur te jene shqiptaret si Sarkozy qe te bejne ligjin ne vendin dhe shtetin e tyre me kapitalet e tyre !!
Krijoni Kontakt