Close
Faqja 20 prej 27 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 265
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ore Sabriu
    A mendon qe ka nje takam "analistash" qe meazallah se e lënë këtë popull me gzue????????!!!!!!!!!!

  2. #192
    e ëmbël - pa sheqer :) Maska e Yllëza*
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    2,315
    Dite e madhe per te gjithe shqiptaret. Urime Shqiperi!!!
    Thank God I'm a woman!!!

  3. #193
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    ka qen interesante me pa kush u hidheru shum kto dit me hyrjen ne NATO

    komunistet dhe arabt.

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Ore Sabriu
    A mendon qe ka nje takam "analistash" qe meazallah se e lënë këtë popull me gzue????????!!!!!!!!!!
    Nqs je Agimi i vertete ,e di qe gezohesh (mi be te fala Lulit dhe Takut)
    Per Fatosin si intelektual dhe njeri kam respekt ,e kam pas komshi ,po eshte idealist ,kerkon gjera qe nuk realizohen edhe ne perendim ,nejse, urime ,urime urime,te gjith popullit Shqiptar.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #195
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Cila eshte NATO_OTAN???
    Hyme vete aty apo na futen ndonje shqelm te fuqishem BYTHEVE,sa kapercyem 7 shkalle pernjeheresh dhe befas pame veten Anetare te saj???
    Sigurisht qe 100% eshte ajo e fundit,dmth KRENARE POR TE DHJERE.
    Krenare se jemi ne Nato,dhe si te dhjere se nuk hyme me meritat tona.
    Cila eshte Nato,kjo Organizate Zemermire,qe fut ne Aleance dhe Shqiperine??
    Sic e kam shkruar dhe here te Tjera,Nato=eshte krahu i armatosur i Rendit te Ri Boteror,Ose me shkoqur Masonerise,Ombrella e sigurise se bisneseve te saj.
    Kush ishin Krenaret ne kete mes???Natyrisht G(k)LASA jone politike,me fytyra te EKSITUARA qe bertisnin dhe hidheshin sikur,a thua valle se qe nga koha e Skenderbeut kjo ishte arritja me e madhe,e ne qofte se po,kjo do te thote qe jemi.....Perridos para Contentos=te Lumtur Por si qente.

  6. #196
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Hyri Shqipëria në NATO apo e mori NATO Shqipërinë ??!! Sa ështe dashur të investoje shteti shqiptar për të arritur kushtin e anëtarësimit në NATO , a din kush të tregojë ? Mos valle do të kishte qenë me e rrugës që ato miliarda te investoheshin fillimisht ne përmirësimin e mirëqenies së popullit e pastaj Futja ne aleance ??!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Enkeleu : 06-04-2009 më 19:33

  7. #197
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Historia do e vleresoje si, kush, pse e qysh hyri Shqiperia ne NATO por mund te them me gojen plote se ishte lajmi me i madh i ketij 20-vjecari.

    Nato nuk do zgjidhi hallet e Shqiperise... por vetem po te keni respekt per Historine e ketij vendi do konstatoni se mbas gjithe ketyre shekujsh u zgjidh me ne fund rreziku verior/sllav per republiken e Shqiperise (per shekullin e pranishem te pakten)... dhe nuk do i afrohet me ushtari serb Kukesit ne gjimimin e Kosovareve (sic beri 10 vjet me pare) se kesaj radhe do ket te bej me NATO-n e jo me Shqiperine qe njohu....

    Mbase shembulli eshte ekstrem por nje hall me pak nje hap me shume, dhe mos kujtoni se eshte koincidence qe hyrja ne NATO shenohet vetem nje vit mbas pavarsise se Kosoves (sigurisht fakti na ben edhe ta kuptojme sesa i vogel eshte roli politik shqiptar perballe ketyre llogaritjeve strategjike qe behen nga jashte vendit.... vende te tjera -psh. Qipro- jane treguar shume here me te afta se sa Shqiperia per te fshehur mangesite e tyre strategjike).

    ps. NATO edhe BE jane pakete e mire per Shqiperine, plotesojne njera tjetren

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Bruksel, flamuri shqiptar, i pari në rreshtin e flamujve të NATO-s

    Flamuri shqiptar do të ngrihet sot në selinë e NATO-s në Bruksel përkrah flamujve të 27 vendeve të tjera anëtare të Aleancës. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar në selinë e Aleancës do të jetë kryeministri Berisha, i cili u nis dje në krye të delegacionit shqiptar për në Bruksel. Në këtë ceremoni, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, do të jenë të pranishëm 26 ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s dhe delegacionet e Shqipërisë dhe Kroacisë, të kryesuar nga kryeministri Berisha dhe kryeministri kroat Sanader, në përbërjen e të cilëve do të jenë edhe ministrat e Punëve të Jashtme respektivë dhe ambasadorët e të dy vendeve në NATO. Banda ceremoniale e NATO-s do të luajë fillimisht himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Kroacisë dhe himnin e NATO-s. Këtë ceremoni do ta përshëndesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Japp de Hoop Scheffer dhe më pas, do të mbajnë fjalët e tyre të rastit kryeministri Berisha dhe kryeministri i Kroacisë, Sanader. Gjatë kësaj vizite, kryeministri do të ketë takime dhe bisedime me personalitete të pranishme në këtë ceremoni. Ngritja e flamurit shqiptar, i cili do të renditet i pari në rreshtin e flamujve të vendeve më të fuqishme të globit, përbën aktin më solemn të vlerësimit dhe krnarisë për çdo qytetar shqiptar. Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Samitin e Strasburg-Kehlit, pasi 26 vendet anëtare brenda një kohe rekord ratifikuan Protokollin e Anëtarësimit, që u firmos në muajin korrik të vitit të kaluar. Tre ditë më parë, në samitin jubilar të 60-vjetorit të Aleancës, Presidenti i SHBA-së Barack Obama, i vlerësoi si të jashtëzakonshme reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ajo kroate. Të njëjtin qëndrim mbajtën të gjithë drejtuesit e vendeve anëtare, të cilët vlerësuan se anëtarësimi ishte plotësisht meritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe jo një dhuratë e Aleancës. Kryeministri Berisha e vlerësoi momentin e anëtarësimit të vendit në NATO si ngjarjen më madhore të kombit pas shpalljes së Pavarësisë. Dy ditë më parë, kryeqyteti shqiptar, në një atmosferë entuziasmi të pamasë festoi anëtarësimin e vendit në Aleancën politiko-ushtarake më të fuqishme të globit. Qindra mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin qëndror të Tiranës, për të ndarë së bashku gëzimin për këtë arritje të madhe kombëtare. Kreu i qeverisë, duke përshëndetur qytetarët e mbledhur për të celebruar këtë ngjarje, tha se përfaqësuesit shqiptarë u ulën për herë të parë si anëtarë me të drejta të plota përkrah me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, Presidentin e Francës, Nikola Sarkozi, Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe të gjithë drejtuesit e Aleancës. "Dje, ju dhe përfaqësuesit tuaj më të lartë, u ulën për herë të parë në historinë e këtij kombi në Samitin e Strasburgut si të barabartë me liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Prandaj sot, urimi im për ju, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, por edhe për shqiptarët kudo që janë sot, është: Gëzuar ditën e madhe të krenarisë kombëtare, ditën e bardhë të mrekullisë së lirisë", u tha Berisha mbi 150 mijë qytetarëve të Tiranës të mbledhur në Sheshin "Skënderbej". Ai tha se anëtarësimi në NATO shënon sigurinë e lirive të qytetarëve shqiptarë dhe të gjitha gjeneratave që vijnë. Ky anëtarësim, tha kreu i ekzekutivit, shënon fundin e një udhëtimi shekullor; epik në qëndresë, legjendë në dhimbje, sakrificash dhe vuajtjesh më të mëdha se të çdo kombi tjetër. Berisha e cilësoi këtë ngjarje si një fillim të ri të ndritur, në të cilin shqiptarët do të kenë NATO-n mburojë të lirive të tyre, epokë në të cilën ata do të mund të ndërtojnë të lirë, të ardhmen e munguar dhe të ardhmen që meritojnë. Ndërkohë, vetë qytetarët shprehen se ndihen krenarë për këtë arritje madhore, duke nënvizuar se janë optimistë për një integrim të shpejtë edhe në BE.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #199
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Un per vete jam skeptik qe hyrja ne Nato do te kete favore per Shqiperine.

    Dyshoj ne faktin qe si ka mundesi nje vend kaq i prapambetur ushtarakisht si Shqiperia te antaresohet ne Nato. Cdo ti jape Natos Shqiperia? Po Nato shqiperise?

  10. #200
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Ky fatosi ka shpirtin e kundershtimit.Duket qe vuan nga depresioni. Gjyna i shkreti.

    Une mendoj se NATO per Shqiperine eshte dicka shume me vlere.Ne e morem NATOn dhurate pa rrezikuar duke gezuar falas frytet e saj.Nderkohe qe Turqia rrezikonte me hyrjen ne NATO duke qene prane Rusise, Rumania gjithashtu duhej te perballej me inatin rus, Bullgaria duhet te shqyrtonte lidhjet historike me Rusine etj etj, ne shqiptaret e morem NATOn pa shperblim, thjesht shenje e dashurise se perendimit per Shqiperine.

    Rrofte 7 Prilli, dita e pushtimit italian dhe dita e futjes ne NATO pas 70 vitesh.
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

Faqja 20 prej 27 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •