Te luemi Gregu lexo me kujdes dhe mos mendo se qka t'mė thuajsh por ēfare ėshtė Purgatori sipas Kishes Katolike?
Lere njėher ti Papen dhe Luterin e asaj kohe se asnjėri nuk ka vepruar ma mirė se sa tjetri, i kan nda gjymtyret e trupit te Krishtit dhe hiq ma shumė.
Purgatori sipas doktrinės sė kishės katolike, ėshtė njė gjendje e nevojshme por e dhimbshme e pastrimit nėpėr tė cilin duhet tė kalojnė ata shpirtėra tė njerzve tė vdekur, qė megjithse janė nė Hirin e Zotit nė ēastin e vdekjes, nuk janė plotėsisht tė pastėr, por atyre u ėshtė siguruar shpėtimi i amshuar dhe hyrja nė parajsė pas pastrimit. Ata duhet tė vuajnė pėr tė shpėrblyer Drejtėsinė Hyjnore, qė tė hyjnė nė parajsė dhe shijojnė praninė e fytyrės sė Zotit.
Purgatori nuk ėshtė njė ndėshkim hyjnor mizor; pėrkundrazi, ai ėshtė frut i dashurisė sė pafundme tė Zotit. Nė purgator vuajtja qėndron nė atė, qė i vdekuri nė tė vėrtetė e ndjen praninė dhe dashurinė e pėrkryer tė Hyjit, por pėr shkak tė mėkateve (jo mekateve qe qojnė nė vdekje) tė tij nuk ndihet i denjė pėr kėtė dashuri. Pikėrisht kjo shkakton dhimbjen e madhe - shpirti pastrohet nga faji i tij i fundit nėpėrmjet pendesės sė tij. Nė fakt, nė teologjinė katolike, njė shpirt i papėrsosur nuk do tė mundte tė qėndronte pėrballė Hyjit pa vuajtur pamasė pėr mjerimin e vet, prandaj purgatori ėshtė njė gjendje e domosdoshme nė lumninė e shpirtėrave mėkatare, edhe pse ndodhen nė hirin hyjnor.
Lutjet e tė gjallėve (tona), ndihmojnė qė kjo kohė tė shkurtohet.
Nga Katekizmi i Kishes Katolike:
Katekizmi i Kishes Katolike duke ndjekur doktrinen e Koncileve te meparshme, veēanerisht ate te Firences, te Trentit dhe Vatikanit II, ne numrin 1030 thote: "Ata te cilet vdesin ne hirin dhe miqesine e Zotit, por nuk jane pastruar persoshmerisht, edhe pse jane te sigurte per shelbimin e tyre te amshuar, i nenshtrohen pas vdekjes, nje pastrimi, me qellim qe te arrijne shenjterine e nevojshme per te hyr ne gezimin e qiellit."
Numri 1031 percakton edhe me qarte duke u shprehur se: "Kisha quan Purgator kete pastrim perfundimtar te te zgjedhurve, qe eshte diēka krejt e ndryshme me ndeshkimin e te denuarve (per ferr)." Gjithashtu Katekizmi thekson shume rendesine e lemoshes, ndjeses, veprave pendestare ne favor te te vdekurve, siē do ta shohim edhe me tej. Nga ky pohim i Katekizmit, Purgatori mund te percaktohet pra, si gjendja e atyre qe kane vdekur ne hirin dhe paqen e Krishtit, por nuk jane ende aq te pastert sa te pranohen ne Lumturine e Hyjit. Per kete arsye ata kane nevoje per lutjet tona, qe bashkimi i tyre me Zotin te jete sa me i shpejte. Edhe ne Shkrimin Shenjt mund te verejme ato pjese, te cilat na lene te kuptojme se flitet per nje realitet te tille. Ne librin e dyte te Makabenjve (12,43-46) shkruhet se Juda, gjeneral ne krye te trupave Hebreje, pasi kishte bere nje lufte te pergjakshme, gjate se ciles shume prej te tijve vdiqen, mblodhi nga secili burre dy mije drahma te argjenda, i dergoi ne Jerusalem qe te kushtohej flia per mekate. Gjithashtu per nje falje mekatesh pas vdekjes mund te kuptohet edhe nga fjalet e Jezusit ne Ungjillin e Mateut kur thote: "nese dikush thote ndonje gje kunder Shpirtit Shenjt, nuk do t'i falet as ne kete, as ne boten e ardhshme" (Mt 12,32). Me fjale te tjera, disa faje mund te flaen ne kete bote dhe disa te tjera ne boten tjeter, e cila nuk mund te jete tjeter perveē Purgatorit. Por, edhe shen Pali ne letren e pare drejtuar Korintasve pohon: "po iu dogj vepra ndokujt, ai do te pesoje dem; njemend do te shelbohet, por si ai qe shpeton neper zjarr" (1 Kor 3,15).
Perse ekziston Purgatori?
Pergjigjja e kesaj pyetje na ben te kuptojme nje gje shume te rendesishme: ate te thirrjes ne shenjteri. Siē e thame edhe me lart, ne Purgator plotesohet pastrimi jo i kryer si duhet ne kete jete. Ēfare do te thote te pastrohesh? Te jesh i paster do te thote te jesh i persosur ne dashuri, ose siē thote Jezusi: "jini, pra te perkryer siē eshte i perkryer edhe Ati juaj qe eshte ne qiell!" (Mt 5,48). Duke qene se nuk i pergjigjemi me bujarine dhe seriozitetin e duhur kesaj thirrjeje, por e leme te paplotesuar atehere mund te themi se: "Purgatori ekzisotn, sepse eshte e pranishme tendeca e njeriut per mediokritet e vaktesi, pasi njeriu ne kete jete nuk afesohet te beje akte dashurie aq te perkryera, sa ta aftesoje shpirtin per te hyre menjehere ne Lumturine e Hyjit" (nga katekeza e P. L. F). Atje, gjithēka shihet ne driten e plote te se vertetes. Aty, edhe ata persona qe ne kete bote mendojne se jane te "drejte", sepse "nuk vrasin e nuk vjedhin", do ta shohin se ēdo te thote te jesh vertete i drejte para Zotit.
Krijoni Kontakt