Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 21 prej 21

Tema: Purgatori

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar mė parė nga Gregu Lexo Postimin
    Pershendetje torrkerry dhe te tjeret

    Duket sikur po me paragjykoni kur une po citoj se vetem permes Krishti eshte shpetimi!
    Te nderuar ne asnje koment timin nuk kam thene, po e perseris, nuk kam thene se katoliket nuk jane te shpetuar apo se nuk do shkojn ne parajse.

    Ajo qe e kam thene dhe po e them eshte: Vetem permes Jezu Krishtit ne sot shkojm ne parajse apo fitojm jeten e perjeteshme ne prani te Perendise.
    Nese ju besoni se Krishti eshte Zot dhe permes Tij shkohet ne parajse, eshte ne rregull. Nuk po ju akuzoj apo gjykoj per kete.
    Besimi eshte personal dhe nuk perfshihem ne marredhenjen tuaj me Perendine. Nuk me takon nje gje e till. Une as per miqte e mi, as per pastorin tim, nuk mund te sigurj se ka per te shkuar ne parajse. Kjo eshte qeshtje mes vet personit dhe Zotit. Ne flasim ne baze te asaj qe shohim, por Zoti njehe zemrat.

    Ajo qe une nuk jam dakurt, eshte se sot Ungjillit, bibles, i jane shtuar doktrina e mendime, e teori qe nuk jane biblike. Kur dicka nuk eshte biblike, une nuk mund te bije dakort me te. Autoritet im eshte Perendia dhe Fjala e Tij.
    Doktrinat e nxjerrura apo shpikura nga njerezit pergjate histories, nuk duhet marre per baze apo barazuar me dokrinen dhe Fjalen e Zotit.
    Kur ju e barazoni Purgatoin me Fjalen e Zotit, per mua nuk eshte ne rregull.

    Shume gjera i jane shtuar krishterimit nder vite, shume tradita, dhe mund te themi se nuk ka ndonje problem ne to, por ti shtosh Fjales se Zotit dicka qe nuk eshte e Tij, kjo nuk me pelqen.

    Me habite fakti ku ju me citoni nga librat e Makabejve. Une si ne biblen qe perdoret nga ungjilloret si ne ate katolike nuk kam gjetur ato libra.
    Bibla ka 66 libra. Makabejt nuk jane pjese e bibles, Apokrifa nuk eshte pjese e bibles, ungjilli i Barnabes nuk ehste pjese e bibles.

    Sot bota mban miliarda libra, por bibla eshte nje. Asnje nga kato miliadra libra nuk eshte Fjala e Zotit, por vetem bibla.

    Njerzit nuk kan nevoj per Purgator. Ata kan nevoj per Krishtin, per faljen e mekateve. Kan nevoj per Frymen e Shenjte qe do i pastroj nga mekati dhe do i shenjteroj deri kur te vij dita e largimit nga kjo bote (jete).

    Djema tė mi, ju shkruaj kėto gjėra qė tė mos mėkatoni; dhe nė qoftė se ndokush mėkatoi, kemi njė avokat te Ati, Jezu Krishtin tė drejtin.
    Ai ėshtė shlyesi pėr mėkatet tona; dhe jo vetėm pėr tonat, por edhe pėr ata tė tė gjithė botės. 1 Gjoni 2:1-2

    Nuk ka shlyes tjeter, dhe vend tjeter.

    Duke ju pershendetur dhe uruar bekimet e Zotit,
    Gregu
    Dje nuk kisha parashikuar nje reagim aq te forte si ate te Tonit. Une si vellau me shume qetesi deshiroj te them tre gjera.

    1) Mos e perdore Biblen si e perdorin Myslymanet. Ne temen time: A eshte Jezu Krishti Zot (Rm 10,9), ke nje menyre korrekte per perdorimin e saj.

    2) Ke shkruar: Me habite fakti ku ju me citoni nga librat e Makabejve. Une si ne biblen qe perdoret nga ungjilloret si ne ate katolike nuk kam gjetur ato libra.
    Bibla ka 66 libra. Makabejt nuk jane pjese e bibles, Apokrifa nuk eshte pjese e bibles, ungjilli i Barnabes nuk ehste pjese e bibles.

    Me dashurine e Krishtit, sepse te dua, edhe nese nuk te njoh personalisht, te lutem, mos trego ne kete menyre mungesat e tua e faktin qe nuk je pergatitur fare per keta debate.

    ABU (Aleanca Biblika Universale) nje shoqate ku marrim pjese shumica e konfesioneve te krishtere, edhe ajo e jotja, ka botuar nje Bible (duke marre edhe nje vendim per te ardhmen), ne te cilen te ashtuquajtur librat apokrifa, (ne e quajme deuterokanonike= qe kane hyre ne listen e librave kanonike ne nje kohe tjeter, ne Aleksandrine, kur 70-te e kane botuar Biblen me kete emer 100 vjet perpara Krishtit; protestantet e quajne apokrife duke i bashkuar me shume librat e tjera e shkruar me shumice pas Krishtit) nder te cilet jane edhe dy libra e Makabenjve, gjejne vendin e tyre pas librave "klasike" te Beselidhjes se Vjeter.

    Nuk e di nese e di historine e tyre. Nuk kane vend ne Biblen hebraike. Te 70-te e kane perthyer ne greqisht ata qe ne origjinalin ishin ne gjuhen hebraike, dhe e kane futur ne Biblen e tyre se bashu edhe me ata e shkruar ne origjinalin ne gjuhen greke.
    Ne Sinagogat, ne Palestine dhe ne diasporen, bibla e 70-ave ishte perdorur normalisht ne liturgjine, te krishteret e pare e kane perdorur kete Beselidhje te Vjeter. duke e ndjekur shembullin e Jezusit.

    Kur pas perndjekjeve, te krishteret e pare e kane strukturuar liturgjine e tyre, kane zgjedhur shume leximet edhe nga keta libra, si deshmojne shume mesharet antike: missale veronense, gelasianum, gregorianum, gallicanum... Keta libra ekzistojne e mund te kexohen edhe sot. Jane edhe ne internet.

    Eterit e Kihes i kane cituar e komentuar keta libra. Shen Jeromimi i ka perkthyer si gjithe te tjeret ne latinisht.
    Me nje tradite e rrenjosur ne koherat apostolike, pra, tradita katolike dhe tradita ortodokse i pranojne keta libra si frymezuar prej Zotit.
    Protestantizmi, ne dekadat te pare te shekulli 16-te i ka refuzuar. Koncili i Trentos duke djekur nje tradite 1500 vjeēare, i ka futur ne listen e librave kanonike te Kishes. Ne postimet e tua ndihet diēka e nje polemike te vjeter: jane katolike qe e kane futur ne listen e tyre per te mbeshtetur doktrinat e tyre? Jo, sepse katolike dhe ortodokset i kane pranuar keto libra nga fillimi!
    Jane protestantet qe nuk i kane pranuar per te mos pasur argumente kunder doktrinave te tyre? Per shembull doktrina e purgatorit? me duket se po, me duket se jo! Jane problemet te veshtire qe studiohen nga komisione nderkonfesionale nga njerez me kompetente se une dhe ti.

    Ka per shembull. me e rendesishme se doktrina e purgatorit, gjithe doktrina e sakramentave, doktrina mbi kishen, Marine...
    Nje gje me ben shume pershtipje: themeluesite e protestantizmit per nje kohe kane dhene mesime mbi doktrinat "tradicvionale" te Kishes katolike, ne te cilen merrnin pjese; por ne nje date te caktuar, per te mbeshtetur rivendikimet e tjera (politike, ekonomike, shoqerore...) kane nderruar edhe te vertetat fetare ne te cilat kishin besuar me perpara.
    Ka nje nderprerje e nje shapllje mbi doktrina krejt ndryshne.

    Ne katolike nuk bejne me "teologjine" kunder konfesioneve te krishtera tjera.
    E shpallim besimin tone, per anetaret e kishes tone e per ata qe jane ne kerkim.
    Pastaj ne rrugen tone gejme intelektuale protestante apo njerez si ti qe pretendojne gabimisht ta njohin besimin tone me mire se ne, marrin pretekst nga nje fjali e marre nga nje kontekst e kjo fjali qe nuk e shprh besimin tone, por ndoshta ate qe disa mendojne te jete besimi yne, eshte preteksti per te shkruar poema te tera kunder emrit Katolike, Kishes katoolike. "Shpif, shpif, diēka do te rrije" (Voltaire).

    Te keshilloj diēka: kerko ne forumin sa jane katoliket qe kane hapur nje teme ne funksion antiprotestante, edhe ante-myslymane, e kerko sa jane protestantet dhe myslymanet qe kane hapur tema ne funksion antikatolike.

    3) Ungjilli i Barnabes: ajo qe ke shkruar per kete eshte prova qe nuk je serioz.
    Ne literaturen e krishtere te fillimit te shekullit te dyte, ka nje Leter e Barnabes. Eshte nje kyeveper i kesaj literature kristine antike.
    Ka nje liber tjeter me tituill ungjilli sipas Barabes, une e kam nje kopje, botuar ne Bosnje nga Myslymanet. Ky liber ka qene shkruar nga nje myslyman ne Spanje, pastaj e kane perthjer ne italisht. Ne kopje qe kam une, botuesit kane fotokopjuar nje faqe me titull: facsimil siaps origjinalit...Nje lexues normal qe i ka lexuar te gjitha citime nga Veprat e Apostujve mbi Shen Barnaben, duke pare kete faksimil sipas origjinalit te shkruar me dore, mendon se ka ne dore diēka shume e ēmueshme. Por une, per studimet e mia, kam qene detyruar te bej disa kurse per te lexuar doreshkrimet ne gjuhen italiane e latine te shekujve 12-14.
    Nuk ka qene e veshtire per mu te kuptoj qe ajo facsimil eshte nje fallco e qe ajo faqe eshte shkruar ne gjuhen italiane, e kohes se Boccaccio-s.


    Ky liber eshte nje "panflet" kunder Bibles, ne funksion antikatolike (protestantet nuk ezsistonin ne ate kohe). Si eshte e mundur qe ti ke pasur guxim ta citosh kete liber se bashku me Ungjite e Mt. Mk, e Lk, e Gjn?.

    Me nderim.

    Torrkerry
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga torrkerry : 25-03-2009 mė 06:26

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e pashkruara
    Nga laguna blu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 13-08-2015, 16:49
  2. Mendime rreth ēėshtjes sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-06-2011, 12:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •