Close
Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 172
  1. #101
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Luleshtrydhe (dredhëza) me krem qumështi

    Materialet për 4 persona

    • 500 gr. luleshtrydhe
    • ½ litër kos
    • 3 lugë gjelle sheqer
    • 2 lugë gjelle liker
    • 1 lugë ëmbëlsirë vanilje

    Përgatitja:

    1 - Rrihni në mikser kosin derisa të bëhet një masë e shkumëzuar
    2 - Shtoni sheqerin pak nga pak dhe në vazhdim vaniljen.
    3 - I prisni luleshtrydhet në katërsh dhe i përzieni me kosin e rrahur dhe likerin.
    4 - E hidhni masën nëpër gota dhe e zbukuroni me luleshtrydhet e mbetura.

    Sui generis

  2. #102
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja keto ishin disa receta te embelsirave te shoqeruara edhe me nga nje foto se si duken ato kurre jane gati, shpresoje te te kene ndihmuar

    Kalofsh bukur.
    Sui generis

  3. #103
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Embelsire-Tiramisu

    Ingriedentet
    du kokrra vez
    750 gr djath Maskarpone
    Nji konfecion biskota Savojardi
    Nje got liquore me konjak ose (marsala)
    Sheqer
    Kafe
    kakao pa sheqer(amaro)

    Ne nje tas hidhni te kuqen e vezve djathin dhe 5 lug te medhaja sheqer.
    Perziini te gjitha bashk
    Ne nje tas tjeter rrihni te bardhat e vezes e pastaj hidhni dhe vezen e bardhe te rrahur dhe shtoni konjakun(ne rastin tim marsalen) ne tasin e pare dhe perzini te gjitha bashk.
    Pregatisni dhe nje kafe per 6 figjane(o me teper)dhe hidheni ne nje pjat te thelle.

    Shtroni tek tepsia harxhin nje shtres te holle e me pas vendosni biskotat nji nga nji te njomura ne kafe,mbuloheni serisht me harxhin e vendosni akoma biskotat me kafe e ne fund mbuloheni me harxhin.

    Hidhni kakaon siper dhe futeni ne frigorifer per 12 ore,kjo operacion i fundit eshte i rendesishem sepse biskotat thithin harxhin e embelsira behet e njom sic duhet.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 11-03-2009 më 13:39

  4. #104
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    kompletimi

    Ju befte mire
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  5. #105
    Tiramisu me i mire qe kam bere ka qene kur kam perdorur Starbucks Coffee Liqueur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Përshëndetje Roi!
    Ja një recetë.

    Dy kg d.m.th.kilogram fiq.
    Sheqer 1kg e 456 gram.
    Hidhen në një enë dhe ju shtohet 1 litër e 782 gram ujë
    I vë të zjejnë dhe ja na del reçeli i fikut.

    Besoj se reçeli i mollës bëhet me mollë të grira.

    Besoj se edhe ti i kupton këto lloj recetash.

    Kalofsh një natë të bukur!

  7. #107
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    ciao roi
    Ja dhe nje recet-me shqer pra e embel eshte!!
    654 gr oriz
    989 sheqer
    1 liter e 287ml qumesht
    ne pamundsi te gjith qumshit shtoje me uj.

    Hidh uji hidh hidh oriz mtenxhere leje te vloj dhe ja sultajshti eshte gati
    Me lepi gishtat si kalamojt,jo per naigjo po na kujton dhe ate kohen e enverit me tallona,fotografit ...
    boll e ke komentin shqipe del e mjafto.

    ti me kupton mire besoj!!!
    heres tjeter do ju fus ate pacamurin e omel

    hongsh i shultjasht te mire!harrova hidhni dhe shqerin mrena ntengjere se jo jemi jasht teme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altint71 : 12-03-2009 më 08:56

  8. #108
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Torte çokollate me lajthi

    Perberesit :

    * 350 g. çokollate te hidhur (te zeze pa sheqe)
    * 150 g. sheqer, plus 2 luge
    * 200 g. gjalp, plus ate per tepsine
    * 1 bustine vanilie
    * 3 veze te medha
    * 125 g. miell, plus ate per tepsine
    * 50 ml. liker lajthie ose qumesht
    * 1/2 luve (e vogel) kripe
    * 70 g. lajthi te pjekura dhe te shtypura
    * 2 luge shurup glikoze (sheqeri)

    Pergatitja :

    Pergatisni furren ne nxehtesine 180°C. Tepsine ku do te piqni embelsiren e zgjidhni qe te kete nje diameter te pakten 23 cm, e lyeni me gjalpe dhe e plurosni me miell.

    Shkrini gjysmen e çokollates ne mikrovale , ne fuqi maximale per nje minute, perzjeni,nqs eshte e nevojshme e lini çokollaten dhe 15 minuta ne mikrovale, perzjeni perseri dhe perserisni veprimet derisa ajo te skrihet e gjitha. Lereni te ftohet ne temperaturen e mjedisit.


    Duke perdorur mixerin perzjejme 150g sheqer me 160g gjalp dhe bustinen e vaniljes derisa te fitojme nje mase homogjene kremoze. Mases i shtojme dhe çokollaten e shkrire dhe te verdhat e 3 vezeve. Me pas bashkoni miellin me likerin ose qumshtin, duke e perzjere derisa masa te behet homogjene, i shtoni lajthite.
    Perzjeni me mixer te bardhat e vezeve derisa te arrini nje mase kremi dhe i shtoni pak nga pak 2 luge te vogla sheqer.Bashkoni te bardhat e vezeve me masen e cokollates,duke i perzjere derisa cokollate te shperndahet dhe te krijohet mase homogjene.

    Perzjerjen te fituar e hidhni ne tepsine qe pergatitet ne fullim.E lini ne sobe per 35-40 minuta, ose e lini aq sa duke e provuar me pirua, e cponi dhe piroi del siper paksa i lagesht, atehere jeni siguruar qe masa eshte pjekur mire. E lini te ftohet ne tepsi per 15 minuta, pastaj me shume kujdes e heqim qe aty dhe e vendosim ne pjaten e tortes me shume kujdes dhe e leme te ftohet plotesisht.

    Tani pergatisim kremin me cokollat.Shkrijme gjalpin e mbetur,shurupin e sheqerit dhe nje luge uji, te gjitha keto ne nje tenxhere me fund te rende duke i lene ne flake te lehte, e perzjejme mishelen derisa do filloje te zjeje.E heqim nga zjarri duke i shtuar masen e çokollates qe mbeti, i perzjejme derisa masa behet homogjene. Me pas i leme te ftohen ne temperature ambjenti.

    Hedhim 3 luge krem çokollate ne nje shiringe kuzhine. Kremin tjeter e hedhim mbi torte dhe e shperhapim ne menyre uniforme.E lini te prehet per disa minuta, me pas shiringes i vini pajen e holle dhe me te kaloni pjesen e tortes ne forme rigash apo forma qe deshironi.


    Kjo torte mund te behet gjithashtu edhe me bajame, te perdorura ne vend te lajthive, te jene te pjekura dhe te shtypura dhe liker amaretti.


    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #109
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Torte limoni

    Per bazen :

    * Bistota te thata 250 g
    * 2 luge sheqer
    * Gjalp 100 g

    Per mbushjen:

    * 3 veze
    * 1 bustin xhelatine pluhur
    * sheqer 80 g
    * 2 limona
    * pana 200ml
    * 1 limon per dekorim

    Pergatitja:

    Shkrini gjalpin, pastaj fruloheni bashke me biskotat dhe sheqerin derisa te fitoni ne mase brumose homogjene. Mbuloni me kete mase nje tepsi te rrumbullaket me diameter rreth 20 cm. Perpiquni qe ta shperhapni masen ne te gjithe tepsine ne menyre uniforme.

    E vini ne furr ne temperature 180° per 6 minuta, me pas e hiqni dhe e lini te ftohet. Thyeni vezet dhe ndani te bardhat nga te verdhat.Me rende heqim lekuren e dy limonave dhe u shtrydhim lengun dhe me pas e filtrojme ne kullojse.

    Rrahim te verdhat e veze me sheqer dhe me copezet e lekures se limonit te grira imet nga rendja, i rrahim derisa fitojme nje perzjerje te trashe dhe shkumoze.
    Me njane hedhim lengun e dy limonave ,pluhurin e xhelatines dhe i perzjejme mire. E leme ne prehje per 5 minuta, pastaj e veme ne zjarr te dobet derisa sa te ngrohet , por jo aq sa te zjeje.E heqim nga zjarri dhe e bashkojme me vezet e rrahura dhe i perzjejme mire.

    Panen dhe te bardhat e vezes i rrahim qe te krijohet nje mase e trashe homogjene.Ne tepsi hedhim fillimisht masen e pare pastaj i shtojme mases e dyte te panes me te bardhen e vezeve. E veme ne frigorifer dhe e leme te ftohet per 12 ore. Para se ta sherbejme, lajme mire limonin e fundit dhe e presim ne feteza te holla , per te dekoruar torte.

    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #110
    Gjuli Maska e gjuli
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    preshev
    Postime
    15
    ju lutem me tregoni se qka eshte xhelatina dhe kanella se nuk kuptoj fare ????

    pergjigjuni sa ma shpejt qe eshte e mundur se po me duhen

Faqja 11 prej 18 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •