Hadith d.m.th. fjale apo thenie, kurse Synnet urdher, metode, menyre ose veper!
Hadith d.m.th. fjale apo thenie, kurse Synnet urdher, metode, menyre ose veper!
Vetėm Zoti mund tė mė gjykojė!
_____________________________________
I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!
Halil Gostivari, e kam verejt qe gjat kohe nuk je fut ne forum, biles vet me vete mendoja mos valle te ka ndodhur dicka e keqe!!! Dhe tani qe te shikoj se shkruan perseri te pakten e di qe je mire dhe shendosh , dhe kjo me gezon.
Sa i perket emrit te profetit a shkruhet a.s. Muhamedi ose Muhamedi a.s. , eshte njelloj sikur me thene psh Mbreteresha Teuta ose Teuta Mbretereshe !!!
Fjala Alejhi Selam eshte titulli i profetit, pra nuk ka gabim nese permend titullin para ose pas emrit te tij.
E per hadithet i kam dhene fjalen dikujt ketu ne forum andaj nuk do te shkruaj haptas mendimet e mija, por kete pune do te bejme permes emailava.
Sinqerisht,
GV_USA
WE WILL NOT GO DOWN!
Ore panajot ne cilen kohe jeton ti a ?!!! Ne mesjete ?!!! Ne kohen e faraonave ?!! Ose valle ne kohen moderne?!!!
Te gjitha hadithet i ke ne internet, ti me trego vellimin, librin dhe numrin e hadithit , une do ta sjell ketu ne forum jo vetem ne shqip, por ne arabisht, ne anglisht, ne gjermanisht , ne cilen gjuhe te kesh qef!
Sa i perket Kuranit , e njejta pune , e ke ne internet edhe ate ne te gjitha gjuhet e botes.
Sot Kuranin dhe hadithet nuk i din vetem ai qe eshte analfabet, qe nuk din shkrim dhe lexim, dhe te tille jane shum pak.
GV_USA
WE WILL NOT GO DOWN!
Inshallah ne kete teme pak e nga pak fusim disa postime sa per introduksion te kesaj shkence Islame duke u bazuar ne ato qe dijetaret e hadithit kane thene rreth saj (kuptohet kjo do jete shume shkurtimisht). Te gjithe vellezerit inshallah do te kontribojne ne te sipas mundesive dhe kohes dhe ne fund inshallah dikush prej vellezerve i sistemon keto postime qe te jete dicka rreth hadithit ku vellezerit mund te lexojne dhe te njihen me hapat e para te kesaj shkence fisnike inshallah.
Cfare eshte mustalahul hadithi?
El-Mustalah el-hadith eshte shkenca e studimit te hadithit qe mundeson njohjen e terminiologjise, principeve, kushteve dhe rregullave nepermjet te cilave mundesohet stabilizimi i gjendjes se transmetuesve dhe i asaj qe transmetohet ne lidhje me pranimin apo braktisjen.
Pra kjo eshte shkenca qe mundeson qartesimin mes haditheve te pranuara dhe te braktisura sipas autenticitetit te tyre. Kjo eshte nje nga shkencat me te nderuara dhe njohesit e saj jane nga dijetaret me te nderuar te Islamit pasi ata jane ata qe qartesojne per umetin gjendjen dhe vertetesine e gjykimeve duke iu referuar asaj qe eshte padyshim e sakte.
Allahu ka urdheruar te Derguarin e Tij duke i thene:
"....Ne ta kemi shpallur shpalljen ty qe tu shpjegosh njerezve cfare shpallet per ta dhe qe te bejne kujdes" (16:44)
Ky urdher ne vetvehte konsiston ne dy pjese:
1-Urdheri ndaj Profetit qe te shpalle shpalljen dhe ta shpjegoje ate
2- Urdheri per ne qe ti permbahemi shpjegimit te Profetit
Dhe ky urdher eshte perforcuar ne vende te ndryshme ne Kur'an sikurse:
"O ju qė besoni! Mos i vini vehtet tuaja para Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, por kini frikė Allahun..." (49:1)
"Nuk i takon asnjė besimtari apo besimtarje qė kur Allahu dhe i dėrguari i Tij kanė vendosur pėr njė ēėshtje, qė ata tė zgjedhin ndonjė zgjidhje tjetėr pėr atė ēėshtje. E kush nuk i bindet Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, kanė dalė nė rrugė tė shtrembėr dhe nė humbje tė hapėt. (33:36)
Ata qė nuk besuan dhe penguan tė tjerėt nga rruga e Allahut edhe pse u qe sqaruar rruga e drejtė dhe kundėrshtuan tė dėrguarin, ata smund ta dėmtojnė aspak Allahun. Ai do tua shkatėrrojė veprat e tyre.O ju qė besoni! Bindjuni Allahut dhe tė dėrguarit dhe mos i shkatėrroni veprat tuaja.(47:32-33)
Kush kundėrshton tė dėrguarin pasi i bėhet e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga besimtarėt i japim ē'ka zgjedhur dhe do ta hedhim nė xhehenem. Sa pėrfundim i keq. (4:115).
Duke pasur parasysh qe nje urdher i tille eshte aq preciz dhe aq me pasoja po qe se nuk ndiqet, eshte e natyreshme qe dikush duhet te sigurohet mire per gjithecka qe i ofrohet nga dija/feja se vertete kjo gje qe i ofrohet eshte nga profeti ose jo. Nese eshte nga profeti nuk levizet as djathtas e as majtas por i duhet nenshtruar asaj e nese eshte nga tjeter vec profetit, duhet pare dhe analizuar. Imam Melik Allahu e meshirofte tha te verteten kur tha se secilit do ti pranohen dhe do ti refuzohen theniet e tija pervec profetit.
Pra te siguruarit e dijes/fese se ajo vjen nga burimi kryesor nga vete profeti per te cilin Allahu te ka urdheruar qe ti referohesh per cdo ceshtje qofte kjo e madhe apo e vogel eshte pjese e fese dhe eshte detyrimi i pare qe bie mbi robin e Allahut. Vertete qe Allahu nuk mund te adhurohet pos me ate qe Ai ka kerkuar nga ne dhe sipas menyres qe Ai ka percaktuar per ne. Kjo nuk mund te arrihet pos me ndjekjen e te derguarve te Tij. Allahu e ka perfeksionuar dhe percaktuar rrugen qe duhet ndjekur me ardhjen e Muhamedit tek tere njerezit dhe xhinet bashke. Pra askush nuk mund te njohe, te adhuroje dhe te afrohet tek Allahu pos sipas asaj me te cilen u dergua Muhamedi. Kjo ka dy fusha:
1-Permbajtja me te cilen Muhamedi u dergua
2-Menyra e plotesimit te saj
Qe te dyja keto duhen plotesuar plotesisht dhe njekohesisht. Dhe nuk mund te plotesohen asnjera nga keto pervec sipas transmetimeve te sakta dhe precize te vertetuara qe kane ardhur nga ai qe "....nuk flet nga mendja e tij. Seshte tjeter vec shpallje qe i shpallet" (53:3-4).
Dhe transmetimet qe te verifikohen dhe te saktesohen apo braktisen duhet qe te behet kjo mbi dije te qarte dhe precize. Kjo dije e qarte dhe precize duhet te jete nje dije e kodifikuar drejt dhe e percaktuar si ne princip edhe ne detaje. Dhe shkenca qe kryen kete funksion eshte mustalah el hadith.
Principi i pare qe duhet njohur:
Diferencimi mes pranueshmerise dhe braktisjes se informacionit/transmetimit duke marre parasysh mbartesit e saj.
Di, Allahu te udhezofte ne ate me te cilen Ai eshte i kenaqur se kjo fe eshte e bazuar mbi argumente te qarte dhe precize. Kjo fe eshte transmetuar nga besniket e saj tek besniket pasardhes e keshtu me rradhe. Kjo fe eshte sikurse hallkat e zinxhirit te lidhura fort njera me tjetren dhe ne harmoni me njera tjetren. Per aq kohe sa hallkat e zinxhirit jane te pa demtuara sigurohet vazhdueshmeria dhe zgjatja e ketij zinxhiri e nese ne te hyn nje hallke e ndryshkur dobesohet tere pjesa e varur mbi kete hallke.
Domosdoshmerisht behet e qarte dhe e obligueshme kujdesi dhe perzgjedhja e hallkave qe te sigurohet vazhdimesia e shendeteshme e ketij zinxhiri sa qe hallka e fundit e tij te arrije te jete ne harmoni totale me te paren.
Di, Allahu te meshirofte dhe te drejtofte ne bindje ndaj tij se nuk i lejohet askujt te flase per kete ceshtje (Islamin) sipas deshirave dhe epsheve te tij/tija perkundrazi secili duhet te sigurohet qe ta marre fene e tij/saj te kulluar dhe kristal te qarte ne menyre qe te mos bie ndesh me ate qe Ligjvenesi ka urdheruar apo te mos kundershtoje ate qe i Derguari ka percaktuar. Kjo ne vetvehte sjell domosdoshmerine e perkujdesit ne pranimin e asaj qe sillet duke permbushur keshtu urdherin e Allahut:
"O ju qe besoni! Nese nje fasik vjen tek ju me nje lajm, verifikojeni ate qe te mos demtoni njerezit gabimisht dhe me pas te pendoheni per ate qe bete" (49:6)
Perkundrazi jo vetem qe verifikojme lajmin e fasikut por ne te njejten kohe pranojme:
"...te tille qe ju i pranoni si deshmitare" (2:282)
"...dy burra te drejte nga mesi juaj" (65:2)
Natyrshmerisht del qarte fakti se lajmi i fasikut nuk pranohet sikurse edhe deshmia e jo te drejtit braktiset dhe pranimi i transmetimeve edhe pse ndryshon nga deshmia ne disa aspekte, eshte e ngjashme me te ne aspektin me kryesor ngase deshmia e fasikut nuk pranohet nga fukahate sikurse edhe deshmia e te pa drejtit braktiset.
Ky pranim dhe braktisje nuk duhen bazuar ne epshe apo inate apo deshira personale pasi kjo do te qe ne vetvehte nje kundershtim i urdherit te Allahut. Perkundrazi, veprohet me drejtesi dhe barazi pasi ceshtja qe kerkon gjykim eshte ceshtje madhore dhe mbit te varet fati i individit prandaj duhet kujdes dhe drejtesi ne te.
Ibn Kajim thekson nė "Risalat et-Tebukijah": Allahu i komandon besimtarėt qė tė stabilizojnė barazi dhe drejtėsi. Kjo i duhet drejtuar gjithėkujt si armikut edhe mikut. Ėshtė tepėr e rėndėsishme qė tė stabilizohet drejtėsia nė lidhje me pozicionet, opinionet dhe animet ngase ato i referohen urdhėresave tė Allahut dhe mėsimeve tė Tij. Tė stabilizosh pozicionet, opinionet dhe animet duke u bazuar nė dėshira dhe paragjykime, bie ndesh me urdhėresat e Allahut dhe udhėzimit tė tė Dėrguarve. Pėrkundrazi, stabilizimi i tyre me drejtėsi ėshtė misioni i pasardhėsve besnikė nga ndjekėsit e ēdo tė Dėrguari nė ymetin e tij. Askush nuk e meriton tė pėrshkruarit e drejtėsisė pėrveē atyre qė stabilizojnė drejtėsi tė plotė nė kėto ēėshtje dhe kėshtu duke plotėsuar kėshillėn e kėrkuar pėr Allahun, Librin e Tij, tė Dėrguarin e Tij dhe adhuruesit e Tij. Ata janė nė vėrtetėsi trashėgimtarėt e mesaxhit dhe jo dikush qė merr shokėt apo miqtė e tij, opinionet, dhe animet si masa dhe kritere tė drejtėsisė. Sa larg ėshtė njė person i tillė nga stabilizimi i drejtėsisė qė Allahu ka obliguar mbi gjithėkėnd sidomos nė ēėshtjet e besimit ku obligimi i drejtėsisė ėshtė shumė mė i madh...".
Dhe ajo qe kihet parasysh ne drejtpeshimin e individeve qe transmetojne eshte pozicioni i tyre fetar dhe veprimtaria e tyre sikurse Bukhari transmeton nga Umari se ai tha: "Njerėzit qenė gjykuar sipas shpalljes gjatė kohės sė Profetit por tani nuk ka mė shpallje. Tani ne do u gjykojmė ju sipas veprave qė bėni".
Principi i dytė
Zinxhiri i transmetimit ėshtė pjesė e fesė dhe transmetimi i takon vetem te besueshmeve. Kritikimi i transmetuesve si pasoje e asaj qe gjendet tek ta jo vetėm qė ėshtė e lejuar por ėshtė obligim. Kjo nuk ėshtė ajo qė ėshtė ndaluar si mbajtje neper gojė e dikujt por pėrkundrazi ėshtė nga mbrojtja e fesė Islame.
Imam Muslim ne Mukadimah-n e sahihut tė tij transmeton se Ibn Sirin tha: "Vėrtetė qė kjo dije ėshtė fe, pra kujdes se nga e merr fenė tėnde".
E Abdullah Ibn Mubarek thoshte: "Zinxhiri i transmetimit tė haditheve tek unė ėshtė pjesė e fesė. Sikur tė mos kishte qenė pėr zinxhirin e transmetimit, kujt ti tekej do te fuste nė fe ēfarė ti tekej".
Dhe Ibn Sirin tha: "Nuk pyetej pėr zinxhirin e transmetimit por kur fitneja u bė e pranishme, ata (njerėzit e dijes nė fe) thoshin: Na tregoni njerėzit tuaj (nga tė cilėt i keni marrė transmetimet)! Ata qė ishin nga njerėzit e sunetit, u pranohej hadithi ndėrkohė qė ata qė ishin nga bidatēinjtė nuk u merrej hadithi".
Ibn Ebi Zinad transmetoi nga i ati qė: "Unė kam takuar nė Medina 100 individė (qė transmetonin hadithe). Tė tėrė ishin tė besueshėm. Dhe transmetimi nuk merrej prej tyre e thuhej: ata nuk janė nga njerėzit e tij (transmetimit qė janė verifikues dhe kėrkues).
E sa i pėrket denoncimeve te gėnjeshtarėve dhe braktisjes sė trilluesve librat e dijetarėve tė hadithit janė tė mbushur plot e pėrplot dhe kjo nuk ėshtė konsideruar nga marrja nepėr gojė e dikujt dhe vetė hadithet e transmetuara nga Profeti dėshmojnė pėr kėtė hadithe tė ndryshme dhe prej tyre:
"Dikush kėrkoi tė leje tė hynte tė takonte profetin dhe profeti tha:- Le tė hyjė por ai ėshtė i keq me familjen e tij". (Bukhari dhe Muslim nga Aisha)
Profeti tha: "Unė nuk besoj se filani dhe filani (dy hipokritė) pėlqejnė diēka nga besimi ynė" (Bukhari nga Aisha)
Profeti tha: "Sa i pėrket Muawijes ai ėshtė i varfėr dhe nuk ka pasuri. Abu Jahm nuk e lėshon shkopin nga dora. Martohu me Usamėn mė mirė..." (Bukhari dhe Muslim nga Fatima bint Kais)
Krijoni Kontakt