Kryeministri turk Erdogan takoi medresantet nga Kosova
Njė grup maturantesh (vajzash) nga medreseja e mesme Aluad-din, (Prishtina dhe Prizreni) nė krye me drejtorin Bahri Simnica, Jakup Ēunaku, Ramadan Uka, Xhemil Selmani, Emine Vezaj, po qėndrojnė nė vizitė nė qytetin Tekirdag tė Turqisė tė ftuar nga Valiu i kėtij regjioni. Ndėr vizitat e shumta qė patėn nė vende te ndryshme historike, kulturore, ata ndėr tė tjera u takuan edhe me Valiun e kėtij regjioni, zotėri Aydın Nezih Doğan.
Mirėpo, evenimenti mė i rėndėsishėm padyshim qė ishte takimi mė kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan gjatė vizitės qė ky i fundit, i bėri qytetit Tekirdag
Me tė arritur helikopteri qė e barte kryeministrin dhe bashkėshorten e tij, nė pritje tė tij pėrveē tė tjerėve ishte edhe njė grup i nxėnėsve nė krye me drejtorin Bahri ef. Simnica dhe kryetarin e kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Prizren Lutfi efendi Ballėku pėr t'i shprehur mirėseardhje.
Kryeministri Erdogan nga agjenda e tij e ngjeshur ndau ca kohė qė tė kishte njė takim mė pėr sė afėrmi dhe miqėsor me delegacionin kosovar. Ndėr tė tjera ai u shpreh i kėnaqur qė sot takohet me kėto nxėnėse tė cilat vijnė nga shteti mė i ri nė botė- Kosova.
Me kėtė rast, drejtori i medresesė sė mesme Alaud-din Bahri ef. Simnica i dhuroi Kryeministrit njė dhuratė simbolike nė tė cilėn paraqitej flamuri shtetėror i Kosovės dhe njėkohėsisht e falėnderoi pėr kontributin e dhėnė nga ana e shtetit Turk rreth ēėshtjes sė Kosovės. Ndėr tė tjera, z. Bahriu theksoi se, jemi fatlum qė kemi miq tė fortė siē ėshtė shteti turk, i cili nė ēdo kohė ndihmoi popullin shqiptarė dhe po vazhdon ta ndihmoj atė nė forma tė ndryshme edhe shtetin e Kosovės. Pėr kėtė, zotėri kryeministėr, iu jemi shumė mirėnjohės, pėrfundoi fjalėn e tij drejtori i Medresesė..
Pėrndryshe, delegacioni kosovar pati rastin tė merrte pjesė edhe nė njė tubim tjetėr tė kryeministrit me qytetarėt e Tekirdagut me rastin e shpalosjes sė programit tė partisė sė tij pėr zgjedhjet lokale. Kur Kryeministri kur doli nė platformė qė t'u drejtohet qytetarėve, hasi nė njė befasi tė kėndshme nga delegacioni kosovarė, sepse nė duart e nxėnėseve mbahej njė afishe nė tė cilėn shkruante "Ne tė falėnderojmė shumė zotėri Kryeministėr."
I prekur emocionalisht, Kryeministri Erdogan, fjalimin e tij drejtuar tė pranishmėve e filloi me fjalėt: Kur Kosova shpalli pavarėsinė, nė ishim nė kontakte tė vazhdueshme me SHBA-tė dhe paralelisht, ndėr tė parėt kemi njohur Kosovėn si shtet tė pavarur e sovran. Jemi shumė tė lumtur qė e kemi bėrė kėtė, sepse ata janė vėllezėrit tanė!".
Ndėrkohė, vlen tė theksohet se bashkėshortja e Kryeministrit tė shtetit, pėrshėndeti pėr sė afėrmi tė gjitha nxėnėset e Medresesė veē e veē, dhe secilės prej tyre i ndau nga njė dhuratė, e pastaj me to mori edhe njė foto tė pėrbashkėt nė shenjė kujtimi.
Pėrndryshe, profesorėt e Medresesė dhe nxėnėsit, patėn rastin qė gjatė kėtyre ditėve tė vizitojnė shumė vende historike si Ēanakkale, vendin e rezistencės turke, Edirnen qytet i njohur me xhaminė Selimije, Stambollin dhe shumė vende te tjera nė Turqi.
Tekirdag, Mars, 2009
Krijoni Kontakt