Ne fakt mendimin tim e kam dhene shume here me siper dhe nuk me mbetet vetem te riperseris ato qe kam thene, shkurtimisht:
-Kryepiskopi +Anastas eshte zgjedhur sipas kanoneve (rregullave) te Kishes Orthodhokse, me kerkesen dhe miratimin e Patriarkanes Ekumenike ne Kostandinopol (Stamboll).
-Kryepiskopi +Anastas gezon dashurine dhe mbeshtetjen e plote te orthodhokseve shqiptare dhe respektin e pjeses me te madhe te shoqerise shqiptare.
-Kryepiskopi +Anastas, gjate ketyre 18 vjeteve, ka qene faktori kryesor (per te mos thene i vetmi) i ngritjes dhe zhvillimit te Kishe Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise (objekte, besim, praktike fetare, etj.)
-Kryepiskopi eshte etalon i "tolerances" dhe mirekuptimit fetar me komunitetet e tjera fetare dhe me popullin shqiptar ne pergjithesi.
-Kontributi i tij nuk ka qene vetem per orthodhokset per per mbare shoqerine shqiptare e me tej. Ai quhet Eksark i Ilirise, ku permblidhen gjithe trojet shqiptare ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, ne kufijte e Ilirise se hershme.
-Bemat e tij jane te panumerta. Disa shkurtimisht:
-Pika ushqimi per te varferit pa dallim besimi, race, etj., ne Korce, Tirane, e ne shume qytete te tjera.
-Shkolla dhe kopshte per femijet shqiptare, pa dallim besimi, race, etj.
-Spitale dhe ambulanca ku mjekohen njerez pa dallim besimi, race dhe pozite shoqerore. (Klinika Orthodhokse ne Tirane, e para ne Ballkan per Skaner)
-Ne kohen e luftes ne Kosove ne vitin 1999, Kryepiskopi +Anastas mblodhi ndihma ne vleren 12 milion USD ( sa per 2 Katedrale si ajo qe po behet ne qender te Tiranes) dhe strehoi rreth 35 mije refugjate nga Kosova.
- Ne vitin 2004 hoqi 600.000 USD nga fondet per ndertimin e Katedrales dhe i dergoi ne Kosove per ndertimin e nje Kishe, nje Xhamie, ose qender rinore.
-Ka te tjera bamiresi te tij sa te duash qe dihen e nuk dihen.
Ne fund te fundit qenja apo jo ne krye te KOASH-it, e Kryepiskopit +Anastas, u takon vetem orthodhokseve shqiptare. "Patriotizmat" ne kete ceshtje jane fare te kota kur dihet se "Patriotizmi eshte cerdhja e fundit e maskarenjve, ( s`e di kush e ka thene, une jo).
Krijoni Kontakt