Intervistė e atė Artur Liolinit dhėnė gazetės “Shqip”
I urojmė Kryepiskopit Anastas punė tė mbarė dhe tė bekuar!
Kancelari i Kishės Orthodhokse tė Bostonit, e cila ėshtė njė vatėr jo vetėm fetare pėr shqiptarėt e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, shumė i njohuri atė Artur Liolini, tregohet menjėherė i gatshėm tė flasė pėr situatėn nė Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, por edhe pėr probleme tė tjera nė lidhje me shqiptarėt kudo qė ndodhen.
Duke folur nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Shqip”, atė Liolini, synon tė japė njė mesazh pajtimi mes orthodhoksėve, duke lėshuar pėr tė parėn herė njė mesazh qė nuk e kishte thėnė mė parė, duke i kėrkuar Presidentit tė Republikės, qė t‘i japė shtetėsinė shqiptare Kryepiskopit Anastas.
Sė fundmi, nė Shqipėri ka shpėrthyer njė polemikė, nė lidhje me emėrimin e njė prifti joshqiptar, por me kombėsi dhe nėnshtetėsi greke, si drejtues i komunitetit orthodhoks tė Jugut tė Shqipėrisė. A mund tė mė thoni ju lutem, opinionin tuaj nė lidhje me kėto zhvillime?
Kam lexuar pėr emėrimin e mitropolitit Dhimitėr (Sinaiti) nė fronin e Gjirokastrės. Imzot Dhimitri ka shėrbyer si arkimandrit dhe dekan i kėsaj kishe pėr afro 14 vjet me radhė, periudhė nė tė cilėn nuk kemi dėgjuar ndonjė gjė veēse fjalė tė mira pėr sjelljet e tij. Besoj se edhe Presidenti i Republikės mori pjesė nė shėrbesat e kėsaj kishe vitin e kaluar pėr festat e Krishtlindjes dhe dha komente pėr shqipen e bukur qė dėgjoi gjatė shėrbesės. Kėshtu, me kėto tė dhėna jemi tė gėzuar se njė shėrbėtor i Zotit me nam tė mirė udhėheq tani peshkopatėn e Gjirokastrės, e cila ishte vakant pėr shumė vite. Kemi shpresė se imzot Dhimitri, i cili ka shėrbyer nė gjuhėn shqipe, si dhe greqisht, do plotėsojė detyrat pėr tė mirėn e famullisė sė tij.
Atė Liolin, me emėrimin e mitropolitit tė Gjirokastrės me kombėsi greke, Sinodi i Shenjtė i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dominohet nga klerikė grekė, duke prishur kėshtu ekuilibrin e autoqefalisė. Ju Hirėsi, si i konsideroni kėta ekuilibra tė tjerė?
Sipas lajmeve zyrtare nga Kryesia e Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, anėtarėt e Sinodit tė Shenjtė janė 4 klerikė tė lartė me kombėsi shqiptare, 1 qė ėshtė arvanitas dhe dy me prejardhje nga Greqia. Por pėr mė shumė rėndėsi, tė gjithė kanė shėrbyer nė Shqipėri pėr vite me radhė me sjellje tepėr korrekte dhe tė pėrshtatshme siē u takon klerikėve tė ndershėm.
Jemi tė gėzuar se nė tė njėjtin vendim u zgjodhėn edhe dy peshkopė tė tjerė: Imzot Nikolla (Hyka), i cili do tė kryesojė Akademinė Teologjike nė Durrės, dhe imzot Andon (Merdani). Tė gjitha kėto janė shenja pozitive dhe raste pėr t’u gėzuar. I urojmė punė tė mbarė dhe tė bekuar.
Kreu i kishės sė Shėn Marisė nė Elbasan, atė Nikolla Marku, ka kėrkuar qė nė situatėn aktuale nė gjirin e Kishės Orthodhokse, duhet tė ndėrhyjė edhe komuniteti shqiptar i SHBA-sė dhe nė veēanti, ka kėrkuar ndėrhyrjen Tuaj si personalitet jo vetėm i orthodhoksėve shqiptarė. A e shikoni tė arsyeshme ndėrmjetėsimin pėr tė qetėsuar, apo pėr tė zgjidhur kėtė polemikė ndėrmjet orthodhoksėve nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė?
Nuk e shoh si tė pėrshtatshme ose tė nevojshme, nė fakt, pėr njė klerik tė Kishės Orthodhokse tė Amerikės tė ndėrhyjė nė punėt e brendshme tė Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė. Megjithatė, nuk jemi indiferentė. Gjatė udhėtimeve tė mia nė 2005-ėn, si dhe udhėtimin e episkopit shqiptaro-amerikan, Niko i Bostonit, nė pranverėn e kaluar, e pamė qė struktura e kishės atje ėshtė vendosur mirė dhe me kujdes, si dhe udhėheqėsit vazhdojnė tė bėjnė ēdo gjė pėr tė mirėn e tė gjithė besimtarėve atje, e vendimet e pėrshtatshme pėr shtetin shqiptar. Nė pėrgjithėsi, pėrgatitjet pėr njė kuadėr tė klerit - si famullitarė tė thjeshtė ose si klerikė tė lartė - janė nė njė rrugė tė mirė qė i takon njė kishe autoqefale.
I nderuar atė Liolini, kreu i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Anastas Janullatosi, ka aplikuar sėrish pėr tė marrė shtetėsinė shqiptare te Presidenti i Republikės. Ju si mendoni, a do tė ishte kjo zgjidhja e duhur, apo vendi ynė ėshtė i pėrgatitur, qė tė ketė nė krye tė Kishės Orthodhokse Autoqefale njė shqiptar tė pastėr, siē ka dashur gjithmonė Imzot Noli?
Mė duket se Imzot Anastasi e meriton njė lloj nėnshtetėsie, pėr ta nderuar punėn e tij tė palodhur, tė ndershme dhe tė shumanshme pėr tė mirėn e njė pjese tė madhe tė popullsisė shqiptare dhe pėr njė institucion tė rėndėsishėm siē ėshtė Kisha Autoqefale, si dhe pėr sjelljet e tij shembullore pa dallim feje. Njė gjest nderi i kėtillė do tė pritet mirė nga udhėheqėsit fetarė nė Evropė dhe do tė forcojė imazhin e Shqipėrisė, si njė shtet qė vėrtet duhet pranuar nė Bashkimin Evropian.
Tė gjithė e dimė se Imzot Fan Noli shpresonte pėr njė kishė autoqefale nė gjithė kuptimin e fjalės. Besoj se edhe Imzot Anastasi vepron pėr kėtė qėllim, siē ka thėnė mė shumė se njė herė publikisht. Por nuk duhet ta kufizojmė mendjen e Nolit ose ta shohim vetėm si njė figurė tė mbetur nė hapėsirėn kohore kur ka pasur aktivitetin, pra nė vitin 1911. Historia kalon, ndryshon dhe evoluon, dhe na jep sfida tė ndryshme pėr ta kapėrcyer. Ka shumė raste nė jetėn dhe veprat noliane kur e shikonte realitetin me sy tė qartė dhe cilėsonte ēdo rast me vėmendje dhe largpamėsi. Pėr mendimin tim, unė jam i sigurt se Noli do ishte mik me Imzot Anastasin, se tė dy gėzojnė arsim tė lartė e tė thellė, vizion tė gjerė intelektual dhe njė frymė tė hapur e tė gjerė jo vetėm pėr orthodhoksinė, por edhe pėr rolin e besimit pėr njeriun nė pėrgjithėsi. Tė dy shfaqin respekt pėr traditėn dhe zakonet e ndryshme, kaluan nėpėr sfida, ambiente dhe punė tė rėndėsishme, delikate dhe tė lodhshme. Dhe tė dy trupėzojnė njė frymė mė pėrparimtare dhe njė mendje tė hapur pėr fenė e tyre.
* * *
Atė Arturi, duke qėndruar nė marrėdhėniet shqiptaro- greke, kohėt e fundit nė Shqipėri ka pasur debate, nė lidhje me varrezat e ushtarėve grekė qė janė vrarė nė territorin shqiptar, gjatė periudhės sė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė kėtė debat u pėrfshinė edhe disa priftėrinj orthodhoksė qė nisėn zhvarrimin e disa varreve pėr tė gjetur eshtra shqiptarėsh, por edhe diplomatė grekė. Cili do tė ishte opinioni juaj?
Mė duket njė ēėshtje qė ishte komplekse dhe patjetėr u rritėn emocionet. Siē e di unė prej sė largu, prifti i Kosinės bėri vetėm lutje dhe detyrat e tij fetare qė i pėrkasin njė kleriku. Kur u nisėn bisedimet zyrtare pėr kėtė ēėshtje, u formua njė komision qė duhej tė merrej menjėherė me detajet e kėsaj pune delikate. Edhe kėtu e kanė nė dorė tė dy qeveritė ta zgjidhin problemin dhe tė gjitha derivatet qė dalin, nė aspektet mė specifike.
Duke Ju kėrkuar ndjesė pėr shqetėsimin, a mund ta mbyllim intervistėn me njė mesazh tuajin pėr tė gjithė shqiptarėt?
Si gjithmonė, urojmė gjithė shqiptarėt tė mbajnė lart vlerat, trashėgiminė dhe aspiratat e tyre, me krenari, por edhe me gjakftohtėsi dhe objektivitet. Problemet e Shqipėrisė janė lidhur jo vetėm me ato tė rajonit ose tė kontinentit tė tyre, por edhe me gjithė botėn. Marrim shembullin edhe kėtu nga Fan Noli ynė, i cili kujdesej me mish e me shpirt gjithmonė pėr Shqipėrinė, por edhe kishte tru tė zhvilluar dhe mejtime shumė tė gjera, kozmopolit dhe u interesua pėr probleme botėrore: tė pushimit tė luftėrave, tė ekologjisė, tė etikės dhe moralit dhe pėr njė paqe midis tė gjithė popujve tė botės. Ai dinte fort mirė se tė gjithė ne banojmė nė njė botė, ngrohemi nga njė diell, kemi shpresa tė pėrbashkėta, lutemi pėr njė tė ardhme paqėsore dhe pėrparimtare dhe eventualisht do tė hyjmė kėshtu tok, duke shpresuar pėr njė jetė mė tė mirė se deri tani pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo qė ata jetojnė.
Krijoni Kontakt