kj
--
Bogdani: Balla ka trafikuar vajza te reja
E Merkure, 18 Mars 2009
Partia Demokratike deklaroi dje se zedhenesit e Partise Socialiste, nuk bejne gje tjeter vecse mashtrojne qytetaret, ne lidhje me Progres-Raportin e Bashkimit Evropian me Shqiperine. Zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani deklaroi dje se deklaratat e Taulant Balles ishin te instrumentalizuara pikerisht nga kreu i PS-se, Edi Rama. Por nga ana tjeter zedhenesi i PD-se, e akuzoi deputetin socialist Taulant Balla se ky kishte bere trafik ilegal dhe madje kishte trafikuar edhe vajza te reja. "Mr. 15% apo tashme edhe Mr. Dosja, me zedhenesin e tij te ri, nje njeri qe eshte ndaluar ne kufijte e vendeve fqinj, sepse ka nxjerre viza dhe ka trafikuar me makinen e tij vajza te reja, nje njeri qe ka ndertuar pasurite e tij mbi trafikun e tyre, foli sot nga selia e PS-se, me nje gjuhe te nje rrugaci ordiner, ne nje deklarate te diktuar nga z.Dosja, duke trilluar, mashtruar dhe dizinformuar qytetaret shqiptare, lidhur me Progres-Raportin e Bashkimit Evropian", deklaroi Bogdani ne fjalen tij. Sipas zedhenesit te PD-se, Taulant Balla dje me shume se kurre vuri ne dukje se politika e re e propaganduar nga Edi Rama, eshte vetem nje mashtrim per qytetaret dhe vetem nje politike e re, nuk mund te quhet. F.M
Krijoni Kontakt