Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Lightbulb OPINION/ Qirje Bollano, e xum tria lia la laaaaa!

    • Nga Kico Blushi
    Nė tė vėrtetė, nė kėto ditė tė para tė vitit nuk ia vlen tė merresh me kundrat, tė ēdo lloji qofshin! E mira e lyp tė urosh: Gėzuar Vitin e Ri, o shqiptarė medemek tė lirė e sovranė!

    Ejani tė kėndojmė nė korr: “E xum tri a lia la aaa, e pika qė s’na ra”! Le tė harrojmė hallet, gėrrmėrret e keqkuptimet e tė besojmė mė shumė te vetja, te njėri-tjetri, te Shqipėria demokratike! Le t’u gėzohemi sukseseve tė papara tė qeverisė Berisha qė po dehet nga vetkėnaqėsia “me dy shifra” e rritjes sė njėkohshme hėm tė ekonomisė hėm tė varfėrisė!...Le tė ngazėllehemi me udhėheqėsit tanė qė nuk na harruan as nė kėto ditė: ca shkuan nėpėr jetimore, ca nė maternitet, ca nėpėr spitale, ca te dyert e burgjeve tė plakave, por mė rėndėsorėt u bėnė personazhe skeēesh pėr tė na gajasur!…Oh, sa tė dashur janė me fakirfukarenjtė, me njerėzit nė nevojė kėta udhėheqėsit tanė nė ditė feste! Kur i sheh nėpėr ekrane tė vjen tė qash e pastaj tė ulėrish: kush dreqin janė ata edepsėzė (tė tjerė, natyrisht!) qė na bėjnė tė vuajmė, xhanėm?...Se kėta duken kaq tė mirė e kaq tė pėrkushtuar?!
    Por tė gjithė fajin me sa duket e ka tranzicioni dhe shpikja qė quhet televizion! E kanė kamerat! E ka vargu i pakuptimtė i kėngės nėpėr votimet tona festive: “E xum tri a la laaaa!” Sikur tė mos ishte ky i uruar televizion, qė tani ka hyrė pa trokitur nė ēdo shtėpi, ne nuk do tė shihnim ēdo natė, dy e tri herė, kėtė lukuni udhėheqėsish kaq tė panginjur me surretėrit e fjalėt e tyre! Nuk do ta dinim qė jemi tė fundit e mė tė vetmuarit jo vetėm nė Evropė, po edhe nė Ballkan! Pa kamerat e TėVėrave, Kuvendi nuk do tė ishte estradė e as fushėbetejė, pasi edhe deputetėt do tė kėndonin:”E xum tri a la laaaa”! Krerėt tanė nuk do tė pozonin e ligjėronin para kamerave pėr jetimėt e pėr pleqtė e azileve, e as pėr hallet tona ( kėta, sipas traditės sė Enverit, ende pėrdoren si figurantė e dekor), por pėr tė na hedhur sėrish hi syve ne, zgjedhėsve tė mbetur jetimė dhe azilantė nė vendin tonė tė dashur qė qesh edhe me fatkeqėsitė e veta! Fajin pra e kanė ekranet, aktori i humorit Agron Llakaj dhe ne qytetarėt qė u mbajmė iso! Ndaj urimi i tyre “Gėzuar!” mė shumė ngjan si njė tallje e radhės pėr tė mos thėnė si njė mallkim tjetėr pėr (mos)ndryshim! E megjithatė, ejani mblidhuni kėtu-kėtu qė tė kėndojmė tė gjithė tok: “E xum tria la lia lalaaaa!”
    ***
    Por le tė largohemi paksa nga Tirana e nga liderėt tanė maniakė televizivė e tė shohim veten nga njė tjetėr pasqyrė, nga pasqyra e njė politikani provincial, tė dorės sė tretė, nė dukje pa peshė e pa rėndėsi, por qė, megjithatė, jo pa sukses ka sfiduar dhe vėnė nė provė shtetin shqiptar, dinjitetin kombėtar dhe peshėn e Shqipėrisė! Ky Bollano e meriton tė ishte shpallur “njeriu i vitit” nė Greqi, sepse gjatė 2008-tės ai ka qenė njė nga protagonistėt mė tė spikatur si nė Shqipėri e nė Greqi! Venizollisti i vonuar Vasil Bollano, i cili, edhe nė ditė festash, para Krishtlindjeve, nuk mėnoi tė trazojė klimėn festive dhe harmoninė ndėretnike nė Shqipėri, sepse pas “memorandumit” kaloi nė intervista flakėhedhėse pėr gazetat greke qė tė na detyrojė tė besojmė se Shqipėria sa vjen e po leqendiset nga Bollanoja i Himarės! Mė me guxim edhe se Berisha, ky nėpunės shkel Kushtetutėn pėr tė ngjallur tė vdekurin e palindur, Vorio-Epirin! Ky “misionar” i pėrēarjes nuk ngurron tė shpallet hapur si antishqiptar! Ky bulon kėrkon tė bėhet martir i Megaloidhesė, madje kėrkon tė futet patjetėr nė burg qė tė bėhet i famshėm nė Greqi! Ky njeri kėrkon sherr me ēdo kusht, jo vetėm me banorėt e Himarės, po me tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė! Qirje Bollano ėshtė modeli ballkanik i tjetėrsimit, i shitblerjes sė vetes pėr tė pėrfituar sadopak lavdi, ofiqe e pasuri tė pamerituar! Ky i ngjet atij nėpunėsit tė tregimit tė Ēehovit qė i doli karrocės pėrpara qė t’i pėrmendej emri nė gazetė! Bollano i del pėrpara qerres sė shtetit shqiptar pėr ta atė vėnė nė provė se sa takat dhe dinjitet ndėrkombėtar ka!...E xum triala laaaa!
    Ajo qė tė habit ėshtė fakti qė PBDNJ-shi, kjo parti e regjistruar si parti shqiptare dhe jo greke nuk reagon kur na shkelen tė drejtat ne shqiptarėve… Edhe qarqet zyrtare greke (ato qė janė vėrtet demokratike) nuk po e kuptojnė se njė bulon i tillė nė tė vėrtetė u prish punė, se dėmton jo vetėm marrėdhėniet Shqipėri-Greqi, po edhe imazhin e Greqisė…Ndaj Bollanoja vlen pėr tė shtruar kėto pyetje: Pėrse i leverdis Greqisė tė mbjellė nė Shqipėri farėn “Bollano” tė urrejtjes? Tekefundit,pėrse i duhet njė “Bollano” kaq provokativ? A thua vėrtet ka nė Greqi qarqe qė shpresojnė se mund tė aneksojnė njė ditė territore tė Shqipėrisė, pasi tė ketė mbirė “fara” Bollano? Por as PBDNJ dhe as zėrat demokratikė grekė, ēuditėrisht, (ndoshta duhet thėnė: jo dhe aq ēuditėrisht!) nuk i vėnė fre nė gojė kėtij buloni tė spanarur! Pikėrisht ky fakt e bėn “ēėshtjen Bollano” njė dukuri qė lipset tė trajtohet seriozisht!
    Me sa duket pėrēarja dhe urrejtja ndėretnike, kėto mbeturina atavike tė sė kaluarės sė largėt nė marrėdhėniet Greqi-Shqipėri, nė disa qarqe ende prodhojnė emėr dhe pasurim tė padrejtė e tė atypėratyshėm, madje edhe dalje nga anonimati provincial i askėrrkushit. Bollano dhe xhinsi i tij “vorioepirot” ėshtė prodhimi mė i shpėrdorur i kėtij investimi shovinist qė synon tė mbjellė njė klimė qė e kemi provuar dhe shijuar veēanėrisht nė kohėn kur po sendėrtohej Pavarėsia e Shqipėrisė, natyrisht jo vetėm me fjalė, po edhe me terror, me vrasje patriotėsh e masakra tė pashembullta nė Jug tė vendit! Nė tė vėrtetė, po ta vėshtrosh nga larg, nuk ia vlen tė merresh me Bollanon, por ama ky shembull vulgariteti ballkanik shėrben pėr tė kuptuar se sa janė pėrkequr punėt nė shtetin tonė! Sepse nė ēdo vend normal demokratik, njė zyrtar i tillė, nuk do tė guxonte tė shkelte Kushtetutėn e tė mbillte pėrēarje ndėretnike, pasi do tė kishte marrė pėrgjigjen e merituar nga organet e Drejtėsisė! Nė cilin vend demokratik, “sovran e tė lirė” (si u shprehėn kohėt e fundit Berisha dhe Topalli nė pėrgjigje tė ambasadorit amerikan), mund tė ndodhė qė njė kryebashkiak province tė kėrkojė ndarjen e vendit, tė vendosė nėpėr rrugė tabela me alfabet grek, tė heqė ato shqip, tė ndėrrojė emrat e qytetarėve nė regjistrat e gjendjes civile, tė hedhė parrulla armiqėsore me flamuj grekė (si nė njė tokė tė pushtuar!) nėpėr fushatat zgjedhore tė Himarės, tė stimulojė “homogjenizimin” e popullatės dhe shteti e pėrfaqėsuesit e saj tė mos pipėtijnė?! Ku mund tė bėjė vaki qė njė zyrtar, qoftė edhe pėrfaqėsues minoriteti, t’i bėjė thirrje njė vendi tjetėr qė ky tė mos ratifikojė MSA-nė, pa na vėnė kushte pėr dizintegrimin e vendit? Por derisa Greqia nuk po jep asnjė shenjė se mund tė ratifikojė MSA-nė dhe hyrjen tonė nė NATO, (njėlloj si ka vepruar me “ligjin e luftės”),duke mbetur e fundit nė radhėn e shteteve anėtare tė BE-sė, dėshmon se deklaratat dhe letrat e Bollanos nė Parlamentin grek nuk janė “bulona vetiakė”vetėm tė tij!Kjo ėshtė ana mė e dyshimtė, por edhe mė e qartė e “ēėshtjes Bollano!”
    ***
    Greqia ėshtė nė ditėt e saj mė tė vėshtira, pas trazirave gati njėmujore tė rinisė dhe tė popullit grek. Kėto trazira qė nuk u shuan as pėr Krishtlindje provojnė se kriza greke nuk ėshtė vetėm krizė e qeverisė aktuale, por e mbarė shoqėrisė greke qė po kėrkon, me tė drejtė, ndryshime rrėnjėsore e strukturore! Ndėrkohė Greqia e megalomanisė dhe e megaloidesė, -ky burim i pashterur antievropjan i krizave tė saj -, veē situatės sė brendshme, deri tani tė pazgjidhshme, ka probleme tė vėshtira me Maqedoninė, pas vetos kundėr kėtij vendi pėr ēėshtjen e emrit! Sė largu, kjo duket si njė trill tipik grek qė ka vėnė nė vėshtirėsi BE-nė, SHBA-nė, madje edhe OKB-nė. Por Greqia ka probleme historike me Turqinė, natyrisht jo vetėm pėr shkak tė Qipros…Atėherė, nė kėtė kontekst, pėrse i lipset edhe njė tjetėr sherr nė rajon? Pėrse po rindizen urat e zjarrit me Shqipėrinė?
    Pavarėsisht se nuk kemi ecur pėrpara si do tė dėshironim, ne, shqiptarėt, nuk jemi mė ata tė viteve 90-tė! Tani ka dy shtete shqiptarėsh. Ne kemi mbi gjysmė milion shqiptarė nė Greqi. Shumė shpejt edhe si popullsi ne do tė jemi mė shumė se grekėt. Shqiptarėt po lėnė punėt e zeza nė Greqi e po punėsojnė grekėt edhe kėtu, edhe nė Greqi. Vetėm siguracionet dhe depozitat e shqiptarėve nė Greqi do tė mjaftonin pėr tė destabilizuar ekonomikisht Greqinė…Pėr tė mos folur pėr ēėshtjen ēame, e cila, edhe pse nuk pėrmendet nga politika e sotme e Tiranės, nuk do tė thotė se ėshtė e humbur dhe e harruar nė arkivat tona…Ka pėr tė ardhur shpejt dita qė Greqia tė jetė fort e interesuar ta ketė mirė me Shqipėrinė…Atėherė kujt i leverdis kjo miopi “Bollanosh” e bulonash nė Athinė?
    Tė gjitha deklaratat e Bollanos, madje edhe trysnia e MPJ greke pėr varrezat e ushtarėve grekė nė Jug tė Shqipėrisė tė cilat po na serviren, mė shumė si kushte, si provokacione e si ultimatume tė njėanshme, se sa si akte humanizmi, apo si leksione “pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė minoriteteve”, duket sikur po kalojnė pa u vėnė re…Kjo sepse shqiptarėt ende janė nė “tenxheren me presion” tė varfėrisė, tė pasigurisė dhe sidomos tė mosbesimit te klasa e sotme drejtuese…(Mos vallė edhe pėr kėto arsye e mbajnė mė kėmbė Berishėn?)…Por edhe pse prapa derės sė Greqisė ende qėndron “fshesa” dhe vetoja pėr nė NATO dhe BE, si njė kamxhik i ngrehur. Megjithatė, kėto veprime antidemokratike tė njė anėtari tė BE-sė duhen denoncuar nga BE-ja e MPJ jonė, e cila asnjėherė nuk ėshtė shprehur zyrtarisht, edhe pse sjelljet e Athinės shkojnė ndesh me detyrimin pėr reciprocitet dhe fqinjėsi tė mirė, duke na poshtėruar jo vetėm nė pikat e kalimit tė kufirit…Pėrse nuk i ushtrohet asnjė trysni nga Tirana e sotme Greqisė qė nuk po ratifikon MSA-nė dhe NATO-n? Ėshtė e qartė, kjo dėshmon frikėn prej njė sejmeni katundar para njė Athine qė tė bėn gjėmėn, andaj kėtu qeveria vazhdon tė kėndojė me iso: E xum triala lalaaa!
    Deri tani nuk ka kurrfarė reagimi as nga qeveria, as nga Presidenti i Republikės, as nga “nacionalisti”i thekur Berisha! Kėta pranojnė me pėrulėsi poshtėrimin vetjak dhe sidomos atė kombėtar, qė nė rastin mė tė mirė do tė thotė se atyre nuk ua mban tė pėrballen me ultrat obskurantiste dhe zėrat shovinistė, tė cilat kanė provuar mėse njė herė se mund tė tė rrėzojnė nga pushteti!Mjafton njė telefonatė nga Athina qė tė dalė nga koalicioni PBDNJ qė qeveria Berisha tė shembet!Pėr tė mos pėrmendur edhe “mjetet” diplomatike” tė lobingjeve greke…Kėtė mėsim-pėsim mė mirė se kushdo e di Berisha qė nuk e harron kurrė “koston” qė pagoi kur arrestoi minoritarėt grekė. Ndaj Berisha nuk kruhet dot mė me “vėllezėrit” e tij grekė…Por tani as diaspora jonė e menēur nuk dėgjohet tė thotė se “nė Tiranė paska njė qeveri greke”, si thuhej e madje edhe besohej pėr qeverinė Nano…Kėtė e di Bollano, omonistėt e tij dhe veēanėrisht disa deputetė grekė, kinse shovinistė qė provokojnė e luajnė si macja me miun mbi fuēinė me barut…!Por njė sjellje e tillė lapangjozėrishte nuk ndodh me klasėn politike tė Maqedonisė, edhe pse ky shtet ende ėshtė pa njė emėr zyrtar, edhe pse nuk ka atė ndikim ekonomik dhe njerėzor (mbi gjysmė milion shqiptarė qė punojnė nė Greqi) si kemi ne…Edhe nė Maqedoni qėnkesh njė prift serb qė bėn tė njėjtat provokime qė bėn Bollano! Por prifti nacionalist serb nuk ka atė ndikim dhe pėrkrahje nga qeveria si e ka Bollanoja, madje atė e rrasin herė pas here edhe nė burg pėr ta sjellė nė vete!...Maqedonia madje sakrifikoi edhe futjen nė NATO, hyri edhe nė zgjedhje tė parakohshme, po hedh nė gjyq ndėrkombėtar Greqinė, po ankohet pėr tė drejtat e pakicave maqedonase nė Greqi, etj,etj, tė cilat, gjithsesi, meritojnė respekt!
    Kurse ne po na tėrheq pėr hunde njė copė Bollanoje!E xum tria la lalaaaaa!
    (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Hajt se nuk eshte Kico burre me i mire

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Burre i mire a burre i keq ske cu heq atyre qe ka shkruar.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    O Shqiptar O Vellezer Po Synimi I Fqinjve Tane Jugor E Verior Eshte Po Ai Qe Ka Qen Dhe Dikur Hde Nese Ne Nuk Zgjohemi Nga Gjumi E Te Bejm Dicka Do Na Djegin Ne Gjume Ndonje Dite E Nuk Do Jete Cudi.
    Kur Shqiptaret Do Ta Mesojne Te Verteten Se Pse Fqinjet Tan Na Urrejn Kaq Shume?????? Po Eshte E Thjeshte Ne Jemi Prova E Vjetersis Ne Ballakan E Me Gjere .gjicka E Vjeter Ketu Ne Ballkan Flet Shqip Dhe Nuk Mund Ti Ndryshojne Keto Pa I Hequr Qafe Nje Here E Mire Shqiptaret.nuk Edi Pse Shteti Jon Rri Kaq Indiferent Pse Nuk Merren Masa Qe Mos Te Kemi Fenomena Bollano Apo Fenomena Filo Arabe Ne Shqiperi Duhet Pastruar Burimi Nga Krimbat Se Po Le Nje E Dy Aty E Zaptuan Ujin Aty dhe E Mbushen Plot Me Krimba Te Tjere Qe Jane Pjelle E Ketyre Krimbave Te Medhenj.shteti Ka Si Detyre Ti Mare Seriozisht Keto Probleme Sot Se Neser Do Jete Shume Von.duhen Larguar Menje Here Nga Shqiperia Dhelprat Grekofile Hienat Arabo E Serbo File.do Propozoja Qe Te Gjith Ketu Ne Forumin Shqiptare Te Pergatisnim Nje Material Te Shkruar Me Fakte E Te Gjithe Se Bashku Ta Dergojme Ne Instancat Me Te Larta Shqiptare Duhet Te Bejme Dicka Patjeter Mos E Injoroni Ata Qe Shkruajta Me Larte Kombi Jon Eshte Ne Rrezik Per Te Ardhmen E Tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sulioti : 05-01-2009 mė 09:12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Apelit rrėzon akuzat pėr shpėrdorim detyre nga Bollano
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 28-06-2010, 10:58
  2. Maratona elektorale ne emisionin Opinion
    Nga flor1 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 08:11
  3. Skandali i rradhes, Bollano: Himara ėshtė minoritet grek
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 18:00
  4. Bllokohet rruga nacionale nė Himarė nė formė proteste
    Nga Kryeplaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 05:20
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •