Kryepeshkopi: "Dhuna dhe terrorizmi nė kundėrshtim me frymėn e besimit
--------------------------------------------------------------------------------
Dhuna dhe terrorizmi janė nė kundėrshtim me frymėn e vėrtetė tė besimit fetar.
Prof. Dr. Anastasi*
E gjatė ėshtė lista e viktimave tė terrorizmit qė nisi mė 11 shtator 2001 nė Nju Jork, deri nė hekatombat e fėmijėve tė pafajshėm nė shkollėn e Beslanit tė Rusisė. Ndėrmjet tyre rrezikon tė gjendet edhe feja. Sidoqoftė, ndėrgjegja fetare tė mbetet nė rolin e vet tė shenjtė: paqtimin, mirėkuptimin, faljen, mbylljen e traumave. Gjatė kėtyre viteve tė fundit, nėpėr kongrese tė njėpasnjėshme ndėrfetare, ne, pėrfaqėsuesit e besimeve tė ndryshme kemi rėnė dakord qė feja duhet tė sjellė dhe tė mbėshtesė paqen nė botė, se dhuna dhe terrorizmi me prejardhje individuale, kolektive ose shtetėrore janė nė kundėrshtim me frymėn e vėrtetė tė fesė. Kemi dėnuar nė veēanti dhunėn dhe luftėn qė kryhen duke iu referuar vullnetit tė Perėndisė.
Njėkohėsisht, pjesėmarrėsit ndėrmorėn detyrimin pėr t’u bashkuar me thirrjen e tė gjithė atyre mbi tė cilėt ushtrohet dhunė dhe gjithashtu, tė kontribuojnė me tė gjitha forcat pėr sigurimin e lirisė dhe dinjitetit tė ēdo personi e ēdo populli.
Mė 5-7 shtator 2004 nė Milano, qindra pėrfaqėsues, burra e gra nga 60 vende dhe besime tė ndryshme tė mbarė botės, morėn pjesė nė kongres tė madh ndėrfetar me temė: “Guxim pėr njė humanizėm tė ri shpirtėror”. Thirrja pėr paqe, nėnshkruar nga tė gjithė pjesėmarrėsit, ndėrmjet tė tjerave thekson: “Paqe ėshtė emri i Perėndisė. Ndaj ata qė shfrytėzojnė emrin e shenjtė tė Perėndisė pėr tė bekuar veten e tyre nga Perėndia. Asnjė luftė nuk ėshtė e shenjtė. Vetėm paqja ėshtė e shenjtė.
Duke u thelluar nė traditat tona fetare, e kemi kuptuar mė mirė se frika, terrorizmi dhe lufta e vėnė njerėzimin nė rrezik vetėshkatėrrimi dhe sa njerėzit pėrfundojnė t’i nėnshtrohen asaj sė keqeje, tė cilės synojnė t’i kundėrvihen.
Stuhia terroriste dhe ajo e luftės qė ka shpėrthyer nė fillim tė shekullit tė 21-tė, nuk duhet tė marrė me vete edhe shenjtėrinė e fesė, duke infektuar zemrat e njerėzve me hidhėrim dhe armiqėsi ndaj fesė sė tjetrit. Shkatėrrime mė tė kėqija edhe se ato nga armėt e shkatėrrimit nė masė, mund tė shkaktojnė nxitja e intolerancės fetare. Radioaktiviteti i urrejtjes, i pasuruar me “uraniumin” e pasionit fetar, zgjat edhe pas mbarimit tė akteve terroriste dhe konflikteve luftarake, pėr dhjetėravjeēarė, ndoshta pėr shekuj, siē ka ndodhur me kryqėzatat dhe “luftėrat e shenjta” tė sė kaluarės.
Tė gjithė sa i besojnė “Perėndisė sė dashurisė” (Rom. 15:33; Filip , 4:9; Hebr. 13:20 etj.), nuk mund tė mos pėrsėrisim me ngulm pėrgjėrimin “pėr paqen nė mbarė botėn” dhe tė pėrpiqemi me tė gjitha forcat qė nė tokė tė mbizotėrojnė drejtėsia dhe paqja.
*Kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė
Krijoni Kontakt